Page 46 of 160
Posted: Mon, 21 May 2007 , 16:14
by Admin
Edhe vjet u fol shume per Pemen, por presidenca jone me sa duket nuk proj me e marr!!!!
Per mendimin tem do te ishte shume mire nqs do te vinte te Vllaznia.
Vllanise kshi lojtaresh i duhet qe te lozin fort per me xan nji vend ne formacion baze.
Posted: Mon, 21 May 2007 , 19:22
by vllaznia1919
Nuk e shof keq sulmun me dyshen Sinani-Pema e Dalipi mas tyne.
Qa menoni djema?
Posted: Thu, 24 May 2007 , 08:15
by forri
Eh!!
I rrin pak e madhe,më duket!
Do ishte fantastike,por nuk ma don mëndja se ka me u largu prej Tirane.
Shkon ose atje ku ishte,te Dinamo ose e merr Partizani.
Posted: Thu, 24 May 2007 , 13:18
by vllaznia1919
Thashe kot ba mai i dale xhumi kti te tonit se njashtu si thu ti asht.
Posted: Mon, 28 May 2007 , 00:03
by Admin
Plaku prane Dinamos !!!
Po me vjen mire qe Josa asht konfirmu, dhe ishalla krijon nji ekip te mire.
Vllaznise i duhen lojtare nga te tana repartet, Porta, mbrojtja, mesfusha e sulmi!!
Ishalla Josa bashke me Fushajn po levizin sa ma pare.
Posted: Mon, 28 May 2007 , 13:16
by vllaznia1919
Posted: Tue, 29 May 2007 , 00:30
by Admin
Hhahahah naqe, ishalla kete sezon po levizin shpejt edhe marrin lojtart e duhun!!!
Posted: Tue, 29 May 2007 , 13:51
by vllaznia1919
Interresimi per Leandron po me pelqen shum.Mu me ka pelqy gjithmone njaj lojtar por ishalla po e marrin edhe spo nalen veq te aj.
Posted: Wed, 30 May 2007 , 03:13
by Ultras Kuqeblu
T.Osmani: Në Shkodër, si jashtë shtetit
Vetë lojtari i pranon kontaktet dhe njëkohësisht thotë se është lënë takimi në tavolinë ditët e ardhshme
Preferohet nga drejtuesit e Vllaznisë dhe për rrjedhojë në ambiciet e tyre për të ndërtuar një ekip pretendent, ata kanë futur në "rreth" edhe mbrojtësin korçar Tefik Osmani. Kontaktet me të kanë nisur, por gjërat deri në këto momente nuk kanë evoluar më tej, por kanë mbetur vetëm në kuadrin e bisedave telefonike. Vetë lojtari i pranon kontaktet dhe njëkohësisht thotë se është lënë takimi në tavolinë ditët e ardhshme. "Po, është e vërtetë që drejtuesit e Vllaznisë më kanë bërë një oferë për të luajtur me ta në sezonin e ri, por vetëm kaq. E kishim lënë të takoheshim të shtunën që kaloi me presidentin Fushaj, por për disa arsye të ndryshme ky takim nuk u bë dhe prandaj besoj se do ta realizojmë në ditët e ardhshme,"është shprehur mbrojtësi që sezonin e fundit luajti me Elbasanin. Sakaq takimi me presidentin Fushaj ka një qëllim të vetëm: dëgjimin e ofertës financiare të tij.
Më pas, lojtari sigurisht që do ta peshojë mirë atë dhe do të vendosë se ku do të shkojë. Në të vërtetë, në adresë të Osmanit kanë ardhur edhe disa oferta të tjera, ku lojtari si më të rëndësishmen përmend atë të të kuqve. Sakaq ofertën shkodrane ai nuk thotë se do ta refuzojë, sepse në këtë mes janë paratë ato që vendosin. Megjithatë, lojtari duket se nuk e ka shumë për zemër vajtjen në Shkodër, prandaj shton: "Jam shprehur edhe më parë në shtyp se dëshira ime është të qëndroj te Skënderbeu, ose të luaj me ndonjë nga ekipet e kryeqytetit. Aktualisht, oferta më e mirë që më është bërë është ajo e Partizanit, por asgjë nuk kam përfunduar me asnjë ekip. E thashë që e kam lënë të takohem me presidentin Fushaj për të parë atë çfarë afron Vllaznia për mua.
Nëse oferta është më e mirë se e ekipeve të tjera, edhe mund ta pranoj, sepse ne futbollistët për para luajmë. Të shkosh nga Korça të luash në Shkodër është si të shkosh jashtë shtetit, megjithatë kur janë paratë në mes, ato që të kënaqin, nuk ka pse të them jo. Por duhet të presim edhe disa kohë për të vendosur se ku do të luaj." Shtatlartin e mbrojtjes që ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare është trajneri Josa që e kërkon me ngulm në skuadër për sezonin e ri. Për këtë fakt vetë Osmani është më se i kënaqur, megjithëse nuk është se ka njohje të afërt me të. "Sigurisht para dëshirës së një presidenti për të më marrë në skuadër, unë jam i interesuar të di edhe opinionin e trajnerit që do të më stërvisë.
Të them të drejtën, më ka ardhur mirë që Josa ka dhënë "ok" in e tij, sepse nuk e njoh nga afër dhe nuk më ka rastisur të punoj me të. Duke qenë kështu, e falënderoj për konsideratën e mirë që ka në adresën time, përderisa kërkon të më marrë te Vllaznia, por të presim ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë,"thotë në fund të prononcimit të tij përmes telefonit një nga futbollistët e kërkuar në merkato nga shkodranët, pikërisht Tefik Osmani.
Posted: Wed, 30 May 2007 , 03:19
by Ultras Kuqeblu
Ky ishalla vjen se sishte kene keq se mbrojtes me pervoje eshte,po ja bajme qefin vedit ishtu sa te mundemi.
Posted: Wed, 30 May 2007 , 12:06
by Edmond-Cela
Sinani, “Kepuca” ne shtepi
30 Maj Njeshi i shkodraneve konfirmon kapitenin Osja, mbrojtesin Teli dhe gjirokastritin Nora, nderkohe qe ne mbyllje te bisedimeve jane edhe Sinani, Lici, Belisha, Sina e Tefik Osmani
Ashtu sic kishte premtuar, presidenti shkodran Valter Fushaj nuk ka vonuar te filloje e te beje realitet emrat e Vllaznise se re. Pasi ka kryer pune, me ate me kryesorin, drejtuesin e skuadres ? detyre te cilen ia ka besuar serish Mirel Joses ? Fushaj ka ne qender te vemendjes “rehatimin” e atyre qe do te luajne ne fushen e lojes. Diten e hene njeshi i klubit kuqeblu ka qendruar ne kryeqytet, duke bere bisedime te njepasnjeshme me nje sere titullaresh te kampionatit shqiptar, te cilet dite me pare jane lakuar si alternativa te mundshme per te qene pjese e Vllaznise. Nderkohe, dje, ai eshte pare gjate te gjithe kohes te qendroje pa levizur fare nga rezidenca e tij prane Hotel “Koloseo”, ku ka vijuar “misionin” e tij.
OK nga Osja, Teli dhe Nora
Te paret qe kane zyrtarizuar veshjen e tyre kuqeblu jane Osja, Teli dhe Nora. Ndersa dy te paret jane ne shtepine e tyre, i treti mberrin per here ne qytetin verior duke bere realitet nje deshire te dy viteve te fundit, por qe per arsye te ndryshme nuk u be realitet. Tre blerjet u konfirmuan nga vete presidenti Valter Fushaj, duke shprehur ne te njejten kohe kenaqesine qe keta futbolliste do te jene ne sherbimin e skuadres kuqeblu per sezonin e ardhshem. Me Osjen dhe Telin, presidenti i klubit kuqeblu ka kryer dy pune njeheresh: elbasanasit pretendonin te rimerrnin ne gjirin e tyre ish kampionin verdheblu, Safet Osja, nderkohe qe Admir Teli ishte vene ne shenjestren e te kuqve te Partizanit. Keshtu, pervecse po kompleton skuadren e tij, Fushaj nuk i po i jep mundesi rivaleve te marrin ne skuadrat e tyre lojtaret titullare.
Sinani, 90 perqind i Vllaznise
Pervec konfirmimit te treshes Osja?Teli?Nora, njeshi i kuqebluve ka bere te ditura edhe levizjet e fundit ne kampin shkodran. Keshtu, per njerin nga emrat e shumelakuar ditet e fundit, ate te Viorensin Sinanit, edhe pse ne planin zyrtar nuk ka patur nje konfirmim te tille, presidenti shkodran deshiroi ta quaje pjese te Vllaznise. “Une kam biseduar me Viorin dhe besoj se kemi gjetur mirekuptimin ne te gjitha aspektet qe kerkon merkatoja. Kesisoj, nuk ka pse te mos e quaj ate pjese te Vllaznise”, tha zoti Fushaj, i cili, duke dashur te ishte me i sakte ne ate qe thoshte, saktesoi se, “Sinani eshte zgjidhur ne 90%”, dhe se mbetja pezull ka qene per shkak te angazhimit te tij ditet e fundit me perfaqesuesen. Besueshmeria per nje riveshje kuqeblu te “Kepuces se Arte” te kampionatit te fundit konstatohet edhe ne pohimet e vete sulmuesit potent, i cili, megjithe kenaqesine e “aventures” bardheblu, nuk e fsheh d`shiren e rikthimit ne qytetin e lindjes, aty ku pervec njerezve te tij me te afert te familjes, e pret edhe nje tifozeri e zjarrte.
Lici, Kaci, Belisha, Sina, Osmani ne bisedime
Pjese e axhendes se presidentit shkodran kane qene edhe bisedimet me emra te tjere qe priten te plotesojne formatin e skuadres shkodrane, qe duhet te jete e perfunduar me daten 6 qershor, dite kur skuadra do te nise nga pergatitjet per Kupen Intertoto. Keshtu, gjithnje sipas vete zotit Fushaj, ai ka vazhduar bisedat edhe me Licin, Kacin dhe Belishen, dy te fundit bujtes ne skuadrat e tjera te kampionatit te kaluar shqiptar per mos gjetjen e akordit financiar me te. Presidenti pohoi edhe per Sinen e Tefik Osmanin, me te cilet pas fazes se pare te bisedimeve te kryera ne Tirane, pritet qe ata te jene fizikisht ne qytetin verior per te kryer “hesapet” ne zyren e tij.
sportekspres
Posted: Wed, 30 May 2007 , 13:52
by vllaznia1919
Ba me u realizu tana ita blemje bashke me Leandron ekipi nuk aht keq hiq.
Posted: Fri, 01 Jun 2007 , 12:29
by Man in Redblue
Xhani rivesh Bejzaden “te kuq”
1 Qershor Skerdi Bejzade, qe prej dites se djeshme, eshte nje lojtar i Partizanit! Nuk eshte aspak ndonje nga ato shakate e presidentit te “demave”, Albert Xhani, ? sic jemi mesuar te degjojme gjithmone, ? por nje e vertete. Mund te jete e cuditshme, deri e pakonceptueshme, por gjithmone mbetet nje e vertete. “Po, jam nje lojtar i Partizanit”, ka thene Bejzade nga ana tjeter e telefonit, madje, pa hezituar asnje moment (edhe pse shume lojtare ne keto raste do te thonin “aman, mos e shkruaj ne emrin tim”). Keshtu, sipas tij, ka qene presidenti i Partizanit, Xhani, ai qe e ka kerkuar dhe, pa asnje dyshim (pare faktin se kontrata e tij me kuqeblute shkodrane ka perfunduar), Bejzade i ka thene “po”.
Kushtet e kontrates
Skerdi Bejzade eshte i vetmi qe, pas deklaratave te Xhanit per kontrata te detyrueshme trevjecare, ka nenshkruar vetem per nje vit me te kuqte. Por, rasti i Skerdit, te pakten nga ato qe mesohen, eshte dicka e vecante. Kjo, pasi “Hamzai” (sic e therret Xhani Bejzaden) do te kete nje kontrate shume me te favorshme se futbollistet e tjere. Ne radhe te pare, ai do te perfitoje 40 mije euro per nje sezon, shume qe, deri tani, asnje nga futbollistet e kuq, qe kane firmosur per tre vjet, nuk kane mundur ta arrijne. Por, ka edhe me. Bejzade, sipas Xhanit, por edhe vete futbollistit, nuk do te jete vetem lojtar ne fushe. Duke marre “spunto” nga eksperienca (edhe pse jopozitive) e Redi Jupit tek Dinamo, “Hamzai” do te jete nje lojtar, por edhe pjesetar i stafit teknik te “demave”. Trajneri Lika eshte i paprekshem, aq me teper pas kontrates trevjecare te firmosur me “Sulltanin” (sic e therret Bejzade presidentin Xhani) dhe i vetmi vend, qe gjate gjithe sezonit ka mbetur “vakant”, eshte ai i ndihmestrajnerit, qe do te zihet nga Bejzade.
Lojtari: “Ja perse firmosa”
Menjehere pasi ka hedhur firmen e tij mbi kontrate, sulmuesi tiranas, Skerdi Bejzade, ka rrefyer arsyet perse e ka bere nje gje te tille. “Kemi ne mendje nje projekt te madh per skuadren sezonin tjeter”, ka thene ai. “Kam biseduar me presidentin Xhani dhe jemi gati qe, se bashku me trajnerin Lika, drejtorin teknik Birce dhe me drejtorin e Akademise, Tomorri, do te ndertojme nje skuader kompetitive qe, jo thjesht te synoje, por te arrije te marre titullin kampion pas kaq vitesh”, ka vijuar Skerdi. Nderkohe, i pyetur sesi eshte rikthyer, aq me teper pas gjithe atyre qe kane ndodhur, ? kur presidenti Xhani largoi Bejzaden nga skuadra, se bashku me gjashte lojtare te tjere, duke e akuzuar se i kishte shitur ndeshje ne kupen UEFA me izraelitet e Hapoel Bnei Sakni (te dyja perballjet e humbura nga te kuqte me rezultatin 0?3), ? Bejzade u pergjigj shume shkurt: “Kur jam larguar nga Partizani, kam ikur si fituesi i kupes se Shqiperise, pra me lavdi. Dhe tani do te vij per te synuar trofeun dhe shpresoj t’ia dalim mbane”.
Intertoto, dyshimi i vetem
Edhe pse kontrata e tij me Vllaznine ka perfunduar, dilema e vetme e futbollistit eshte, nese ai do te luaje me Vllaznine ne Intertoto, apo jo. “Nuk e di, ? ka shtuar Skerdi, ? pasi duhet te flas me pare me presidentin Xhani, pastaj dhe me Fushajn. Por, nje gje e tille do te mesohet shume shpejt”, ka perfunduar ai. Gjithsesi, Intertoto, ose jo, e rendesishme eshte qe ai do te jete lojtar i Partizanit. Madje, me shume se kaq, pjesetar i stafit teknik.
Gjergj Cicani
Mbeten edhe 600 milione
Pas firmes se hedhur nga Bejzade, por edhe nga shume futbolliste titullare te skuadres, perfshire edhe trajnerin Lika, tani Partizani do te synoje edhe kater lojtare te tjere ne merkaton e kesaj vere. Jane edhe 600 milione leke (te vjetra), te cilat duhet te perdoren vetem per kater futbolliste cilesore, qe te kuqte do te marrin. Nuk dihen ende emrat e tyre, teksa me siguri nuk do te jene te huaj. “Ata kerkojne shume dhe aq me teper nese do te kene kontrata trevjecare”, ka thene Xhani qe, nese i shton pakenaqesite e Likes, ? i cili nuk eshte se i do shume te huajt ? atehere e vetmja piste eshte marrja e lojtareve nga kampionati shqiptar. Vazhdojne kontaktet me Vrapin, Osmanin, Shkembin, por edhe me Allmucen, qe pritet te luaje me pare ne Champions me bardheblute dhe me pas te rikthehet ne “shtepi”. Por, gjithcka eshte vetem ne kuadrin e zerave. Bejzade eshte i vetmi, qe u konfirmua dje edhe zyrtarisht.
Ikja e gudjabit dhe bejzades jan shum pozitive per vllaznine per mendimin tem.
Posted: Fri, 01 Jun 2007 , 22:24
by Ultras Kuqeblu
Mire boll si paska ike se ka pa plase myth, ka hera del ne gazeta e neper lesh ja kshtu ja ashtu me te thane mendja a Ronaldo.
Posted: Fri, 01 Jun 2007 , 22:51
by forri
Edmond-Cela wrote:
OK nga Osja, Teli dhe Nora
Më bëhet qefi që po ofrohet në skuadër Arlind Nora.Më pëlqen sepse është nji lojtar me grintë dhe vjen në një moment kur kemi nevojë për nji lojtar të tillë,i shpejtë dhe shumë i aftë në organizimin e sulmeve.Bashkë me Vioren,them se kan me e ba nji dyshe simpatike megjithse dëshira ime do ishte,që të vinte Sabino Plaku ose Fjodor Xhafa,megjithatë edhe këto zgjidhje nuk janë të këqija.
Posted: Sat, 02 Jun 2007 , 01:20
by Admin
Nora asht lojtar i mire dhe shpresoj te na bajne pune, por kam frike se tek Luftetari ka ec mire pasi ekipi ka lujt per te kurse tek Vllaznia ka me ken e kunderta dhe kam frike se ka me pas probleme.
Ishalla e justifikon vedin.
Nderkohe qe Lici, Teli dhe Grima kane firmos me Vllaznine.
Kta dite kane me u diskutu me Ahin, Hotin dhe Dalipin.
Posted: Mon, 11 Jun 2007 , 21:06
by GOLDIAN
fle gjume merkato shkodrane
dhe turp ti vije valterit qe ne stervitje ka lojtare te ades se velipojes
Posted: Tue, 12 Jun 2007 , 00:51
by Edmond-Cela
Shkodranet firmosin
Monday, 11 June 2007
Besi Bekteshi
Futboll
Shkodranet firmosin, por ka akoma edhe disa firma per tu hedhur.
Shkoder—Ka nje intesitet te madhe “merkato” e futbollit ne ekipin kuq e blu te “Vllaznise” dhe Fushaj me sa duket po ben te mundur afrimin e te gjithe shkodraneve qe luajne jashte ne ligen e pare per te firmosur.
Keshtu sot pritet te hedhin firmen Dabulla dhe Dalipi dhe kjo do te ishte edhe plotesimi ekipor me te huajt te shkodranizuar tashme.
Nga burime te sigurta ne stafin e “Vllaznise” mesojme se Kaçi ka firmosur me ekipin por mediatikisht kjo firme duket e veshtire sidomos per nje diference ne oferte dhe kerkese midis furbollistit shkodran me presidentin Fushaj. Po keshtu edhe firma e mbrojtesit Ilir Dibra konsiderohet diçka e kryer dhe me sa duket ai do te luaje me “Vllaznine” ne zezonin e ardheshem. Te huajt qe te te provohen jane Sasha Delain dhe bisedohet edhe per Haninger kurse firmat edhe pse jo te konfirmuara pritet te zyrtarizohen shume shpejt.
Ndersa per Sinanin ajo qe dihet tani per tani eshte interesi dy palesh kurse firme me sa duket eshte per te premten ose te shtunen.
Gjithsesi nga menaxheri i ekipit Armando Lohja marrim nje liste ku jepen lojtaret e sigurte si firmatare dhe qe jane:
Grima, Bishani dhe Selimi ne porte. Pastaj vijne Lici, Teli, Osja, Kaçi, Nora, Sinani; Ahi, Sukaj, Hoti.Lika,Guri, Sino, Dalipi dhe Dabulla akoma ne pikepyetje,Cani, Tafili, Kotrri, Beqiri dhe Shtupina ende jo i sigurte.
Bie ne sy se Kaçi konsiderohet i “Vllaznise” dhe se 22 lojtare tashme jane pothuaj ne dispozicion te trainerit Josa i cili pret edhe apelimin e denimit te tij.
http://www.infoshkodra.com/index.php?op ... &Itemid=72
Posted: Tue, 12 Jun 2007 , 09:52
by GOLDIAN
sa shpejt firmosen keta 20 vete ne dite
po me duket pak e cuditshme se me disa prej tyne kam fol dhe mu shprehen se veshtire te firmosin me ato kushte qe ju krijon valteri
Posted: Tue, 12 Jun 2007 , 11:24
by Edmond-Cela
Vllaznia, firmos Kaçi, Delain pas Intertotos
Vllaznia vazhdon përforcimet e kontingjentit të futbollistëve, për të pasur një skuadër pretendente edhe gjatë sezonit të ardhshëm. Pas konfirmimit të Klevis Dalipit e Rezart Dabullës, klubi shkodran ka arritur të sigurojë firmën e Albert Kaçit. Sulmuesi shtatshkurtër, që në sezonet e fundit është aktivizuar tek Elbasani (me një aktivizim 6-mujor te Lucerna në kampionatin zviceran), ka preferuar të kthehet në shtëpi. Dje, Kaçi ka firmosur me drejtuesit kuqeblu dhe aktivizimi i tij do bëhet që prej ndeshjeve në Kupën Intertoto. Ndërkohë, burime pranë skuadrës shkodrane kanë bërë të ditur se menjëherë pas aktivitetit ndërkombëtar, nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa do vihet edhe Sasha Delain. Kongolezo-gjermani, një nga të huajt më të mirë që ka ardhur në kampionatin shqiptar, gjatë sezonit të kaluar u aktivizua me Flamurtarin.
gazeta-sot