Page 46 of 56

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 04 Jul 2010 , 13:52
by loroborici
sejad wrote:loroborici mos kurit vedin mor djal tu fol kshtu gjana kote....

Higuain edhe Messi te mbivlersum? Ti shifke futbollin neper livescore me duket, apo si? Pse cili asht ma i mir se Messi? Lojtaret e Velecikut apo Ades??

Ti me duket se nuk shef futboll por vec merr vesh rezultatin e manej vjen me fol. Ti zdin me kuptue cdo methan i "mbivlersue". E KAM SHPEJGUE MA NALT, pranaj lexo me kuptue.

Meqi po me hiqesh si specilast po te jap nji te dhan qi u permne edhe dje tek ESPN deportes. Hap syte:
Messi ne 18 ndesje eleminatore per botnorin ka shnue vec 2 gola, kurse ne finalet e botnorit ne 5 ndesje as i gol nuk ka ba. Jan te dhana qi flasin vet...

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 04 Jul 2010 , 16:07
by fpjalmi
sejad wrote:

Une ju thom itu, se Gjermania ka me e hanger Spanjen.
sejad

para 2 vjetesh spanja ka ken ma mire se gjermanet sepse

spanjollet kan pas tranier te mire dhe i ka vu lojtaret aty ku duhen ,kurse gjermani nuk i ka pas talentet e reja si ozel e shum te tjeter , dhe tashti gjanat jan ndrysh ,ku gjermanet jan paraqit shum ma mire se spanja qe do te thote

mbeshtetem ne mendimin tand

gjermania 4 petlla ka me i fut edhe spanjes ,sepse per here te pare pash spanjen dje ,dhe u qudita si kampionia e europes paska ra kaq shum :shock:

gjermania ka me e korit edhe spanjen

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 04 Jul 2010 , 16:10
by fpjalmi
Mesazhi i Van Marvijk: Nese beson, fiton

Trajneri i Holandës: Lojtarët e mi besojnë të titulli kampion i botes :lol: :lol:

http://albania-sport.com/mat.php?idm=15256

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 04 Jul 2010 , 16:21
by loroborici
fpjalmi wrote: gjermania 4 petlla ka me i fut edhe spanjes ,sepse per here te pare pash spanjen dje ,dhe u qudita si kampionia e europes paska ra kaq shum :shock:

gjermania ka me e korit edhe spanjen
Kaq tsigurte e ke ti pjalm?! Si kenka njilloj Spanja me Argjentinen?! Per mue mesfushen qi ka Spanaj, se ka asi ekip tjeter ne botnor. Edhe mrojten e ka 100 her ma te forte se Argjentina. Manej simas ktij arsytimit tand, i bi qi ka me e korit dhe Hollanden ne finale bash me 4 gola :mrgreen:

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 04 Jul 2010 , 16:42
by fpjalmi
loroborici wrote:
fpjalmi wrote: gjermania 4 petlla ka me i fut edhe spanjes ,sepse per here te pare pash spanjen dje ,dhe u qudita si kampionia e europes paska ra kaq shum :shock:

gjermania ka me e korit edhe spanjen
Kaq tsigurte e ke ti pjalm?! Si kenka njilloj Spanja me Argjentinen?! Per mue mesfushen qi ka Spanaj, se ka asi ekip tjeter ne botnor. Edhe mrojten e ka 100 her ma te forte se Argjentina. Manej simas ktij arsytimit tand, i bi qi ka me e korit dhe Hollanden ne finale bash me 4 gola :mrgreen:
Un mendoj qe argjentina ishte shum ma e forte se spanja loro ,dhe ka lojtare shum ma te mire se spanja

ndoshta jam gabim :(

kurse ne finalen holland gjermani do jete ndrysh

2 mbrojtjet ma te mira te botnorit

2 mesfushat ma te mira te botnorit

, 2 sulmet ma te mira te botnorit

,2 portierat ma te mire te botnorit qe kan eleminu 2 pretendentet per titull brazilin dhe argjentinen do ndeshen me njena tjetren

loro ,nuk ma mori mendja qe gjermanet jan te forte qysh se humben me serbine ,por 4-1` anglise dhe 4-0 argjentines ,rezultatet flasin vete dhe mendoj se spanja boll te veshtire e ka me shpresu

nuk di qa me than loro ,por 2 skuadrat qe e kan meritu finalen deri tash jan veq hollanda me gjermanine

mandej le te fitojn ma e mira

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 04 Jul 2010 , 17:04
by loroborici
fpjalmi wrote:
Un mendoj qe argjentina ishte shum ma e forte se spanja loro
Ku bazohesh ti pjalm qi thu asht ma e forte?! Munesh me dhan naj argument apo nai te dhan?!

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 04 Jul 2010 , 18:29
by fpjalmi
loroborici wrote:
fpjalmi wrote:
Un mendoj qe argjentina ishte shum ma e forte se spanja loro
Ku bazohesh ti pjalm qi thu asht ma e forte?! Munesh me dhan naj argument apo nai te dhan?!

posi loro

mundem me te dhan

sulmi i argjenrines dhe mesfusha asht vdekjeprures pasi keshtu asht than qysh se ka fillu botnori ,ku mesi haguan dhe tevez jan lojtare klasit me skuadra qe lozin

bazimi jem asht qe mbrojtja gjermane nuk i ka lan me marr fryme dhe nuk i ka lan ne asnji moment me marr as fryme ku mesi fituesi i arte nuk asht duk aspak pjesen e dyte dhe sa kapsin topin emrat qe te permenda ma nalt bishin viktime e mbrojtjes gjermane

tashti du me te fol per spanjen

vila dhe torres nuk mendoj qe krahesohen me 3 emrat e argjentines ,ku torres ka zhgenji jashzakonisht dhe nuk asht kerkun tu krahesu 2 vitet ma pare.

atehere ,kur mbrojtja gjermane ndaloj dhe nuk i la me marr fryme 3 lojtaret argjentines qe te permenda ma pare ,atehere cfare mund te baje david vila i vetem ,dhe a do ta kete te veshtire mbrojtja gjermane me mbulu david vilen kur ia doli me sukses me mesin huguan dhe taves dhe nuk i la as me marre fryme??????????????

jam me ty kur the qe spanja ka nder mesfushat ma te mira ne bote ,por per mendimin tem gjermanet i hajn gjalle duke pa qe shkaterrune argjentinen e madhe dhe qun maradonen ne shpi.

loro ,me fal per parashikimin tem ,ngaqe ti nuk mund te jesh dakort ,por kja gjermani me tamam asht kthy e frikeshme

pika ma e dobet e gjermaneve do te jete qe do mungoje muller me duket ,por besoj qe do ta zevendesojn me 1 lojtare tjeter dhe mendoj qe nuk do ndihet mungesa e tij

un nuk mund te tham qe gjermanet mund te fitojn 4-0 siq fitune me argjentinen ,por mendoj se gjermanet do ta kalojn pa problem spanjen

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 04 Jul 2010 , 19:14
by loroborici
fpjalmi wrote:
loroborici wrote:
fpjalmi wrote:
Un mendoj qe argjentina ishte shum ma e forte se spanja loro
Ku bazohesh ti pjalm qi thu asht ma e forte?! Munesh me dhan naj argument apo nai te dhan?!

posi loro

mundem me te dhan

sulmi i argjenrines dhe mesfusha asht vdekjeprures pasi keshtu asht than qysh se ka fillu botnori ,ku mesi haguan dhe tevez jan lojtare klasit me skuadra qe lozin
Kto qi ke thyan ti pjalm jane gjana jo e verteta. Mesfusha e Argjentins pa Veron, Cambiasso dhe Rikelem asht reparti ma i deshtum, cka asht pa edhe dje naj gjermneve e asht komentue nga tan mediat botnore. Manej sulmi ska tregue asgja nga ato vlera qi jan than, kur ne disa neshje kan shnue mbrotjit Di Michelis dhe Heinze, kur Mesi ska shnue asi gol ne 5 neshje, kshu qi faktet qi jep ti jane gabume. Perkurza Spnja ka vite qe asht ne elite.

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 04 Jul 2010 , 20:07
by fpjalmi
o loro boriqi

argjentina a asht dasht me e ba te pakten 1 gol nderit mbas 4 golave qe gjermanet bane

a asht dasht me e ba te pakten 1 shtyll

a asht dasht ma ba te pakten nje rast te rrezikshem qe me u permend dhe mu u kujtu ai rast

ja per gja ,por un per 93 minuta nuk pash as edhe 1 rast te rrezikshem


kurse per spanjen 2 vjet e fundit u zgju prej gjumit dhe e mori at kupe europet me merite ,dhe nuk ta mohoj ,por a ishte ajo spanje qe lujti dje me paraguajin ,dhe a e pame te tan se me zor fitoj sepse loja ishte e barabarte ndaj nje paraguaji qe lujti 1 per 1 me ta

kur spanja fitoi me paraguajin me zor ,qa don me prit ti kunder gjermanit qe ka fitu me rezultate tenistike

Nuk di qa me te than mar loro ,dhe na mbetet ta shofin 2 ndeshjet holland uruguaj dhe gjermani spanje

edhe njihere te kerkoj te falun nese kam gabu ,por me beso ,nuk du me ul spanjen dhe me qu gjermanine ,veq po te tham se sa asht forca e spanjes dhe sa asht forca e gjermaneve

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 04 Jul 2010 , 20:26
by loroborici
fpjalmi wrote:o loro boriqi

argjentina a asht dasht me e ba te pakten 1 gol nderit mbas 4 golave qe gjermanet bane

a asht dasht me e ba te pakten 1 shtyll

a asht dasht ma ba te pakten nje rast te rrezikshem qe me u permend dhe mu u kujtu ai rast

ja per gja ,por un per 93 minuta nuk pash as edhe 1 rast te rrezikshem
Kjo tregon se jan ma te forte se Spanja ne sulm?!
fpjalmi wrote:o loro boriqi

kur spanja fitoi me paraguajin me zor ,qa don me prit ti kunder gjermanit qe ka fitu me rezultate tenistike
Kjo mnyre qi arsyton ti nuk asht bindse. Edhe gjermnAt kan hup me Serbine e kan fitue tuj lujt dobt me Ganen. Paraguaji ka lujt boll mire me tana ekipet, dhe dje ka hup neshjen e pare. Khsu qi mos e ul kaq nalt Parguajin qe ne fun te funit ka dal fituse e grupit te vet. Pra asht ekip i vshtire me u mun jo vec prij Spanjs por edhe prij tana ekipve te tjer. JAN BASH NESHJE TE VSHTIRA ME ELIMINIM KUR CDO GJA MUNET ME NODH

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 04 Jul 2010 , 23:25
by Man in Redblue
Disa statistika per tifozat gjerman, qi ti bahet zemra mal, sepse asht me te vertet krenari e madhe me ken tifoz i Gjermanis; kurse per tifozat jogjerman, ndoshta si ndihm orientuese, qi ta dijn se per ke flasin, kur flasin per Gjermanine:

Ne pjesmarrjen e saj te 17. ne kampionate botnore, Gjermania ka arrit 13 her cerekfinalen, dhe ka dal ma shum se cdo skuader (pra edhe ma shum se Brazili qi ka del vec 10 her) plot 12 here ne gjysmfinale, ne finale ka dal 7 her, pra ma shpesh si 1 nder 3 her, kurse ne finale te kapionateve europiane del mesatarisht 1 ne 2 her.

Statistikat flasin vet:

Gjermania eshte emer i madh, qi i fut dridhmat cdo kundershtari.

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 04 Jul 2010 , 23:50
by shv13
Man in Redblue wrote:Disa statistika per tifozat gjerman, qi ti bahet zemra mal, sepse asht me te vertet krenari e madhe me ken tifoz i Gjermanis; kurse per tifozat jogjerman, ndoshta si ndihm orientuese, qi ta dijn se per ke flasin, kur flasin per Gjermanine:

Ne pjesmarrjen e saj te 17. ne kampionate botnore, Gjermania ka arrit 13 her cerekfinalen, dhe ka dal ma shum se cdo skuader (pra edhe ma shum se Brazili qi ka del vec 10 her) plot 12 here ne gjysmfinale, ne finale ka dal 7 her, pra ma shpesh si 1 nder 3 her, kurse ne finale te kapionateve europiane del mesatarisht 1 ne 2 her.

Statistikat flasin vet:

Gjermania eshte emer i madh, qi i fut dridhmat cdo kundershtari.
kam thane qe s komentoj ma te kjo teme po me kyt mesazh me detyrove man :-)
Ato numra kane ba historine e futbollit, n dac tju pelqejne e n dac jo.
Mund t humbim me spanjen,nuk tham se me 100 % fitojme pavaresisht se per ca kena pa deri tesh spanja asht larg prej nivelit te dy viteve ma pare, po per mu e kena thane fjalen tone ne kyt botnor.
4-1 kunder pijanecave e 4-0 kunder balerinave te tangos do te mbesin per jete te jeteve ne historinee botnoreve.

Ekipet fituese jane ato qe urrehen (ne mnyre sportive e kam fjalen), angline se urren kush se e ka hanger tane jeten prej t mdhajave e prej t voglave, spanja po ashtu (perjashto europianin e fundit).
Hollanda asht simpatike per tane po ma shume per gjynah se lot gjithmone bukur e n fund s fiton kurre kompeticione, habitesh se si me tane ata ca ka xjerre nder vite vazhdon hala me nji europian te fitum.
Ekipet qe urrehen jane brazili, italia e gjermania.
Argjentina deri diku po prape jo ne nivelin e ktyne trejave ndoshta ngaqe ka pak tifoza.

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 05 Jul 2010 , 01:17
by fpjalmi
loroborici wrote:
fpjalmi wrote:o loro boriqi

argjentina a asht dasht me e ba te pakten 1 gol nderit mbas 4 golave qe gjermanet bane

a asht dasht me e ba te pakten 1 shtyll

a asht dasht ma ba te pakten nje rast te rrezikshem qe me u permend dhe mu u kujtu ai rast

ja per gja ,por un per 93 minuta nuk pash as edhe 1 rast te rrezikshem
Kjo tregon se jan ma te forte se Spanja ne sulm?!
fpjalmi wrote:o loro boriqi

kur spanja fitoi me paraguajin me zor ,qa don me prit ti kunder gjermanit qe ka fitu me rezultate tenistike
Kjo mnyre qi arsyton ti nuk asht bindse. Edhe gjermnAt kan hup me Serbine e kan fitue tuj lujt dobt me Ganen. Paraguaji ka lujt boll mire me tana ekipet, dhe dje ka hup neshjen e pare. Khsu qi mos e ul kaq nalt Parguajin qe ne fun te funit ka dal fituse e grupit te vet. Pra asht ekip i vshtire me u mun jo vec prij Spanjs por edhe prij tana ekipve te tjer. JAN BASH NESHJE TE VSHTIRA ME ELIMINIM KUR CDO GJA MUNET ME NODH

duke pa statistikat e tan ndeshjeve qe jan ba ne kete botnore del qe gjermania asht ma e forte se spanja ne sulm

njaq gola sa gjermania i ka ba vetem argjentines ,spanja ka shenu komplet ne tan ndeshjet ,dhe kja te tregon qarte se sulmi gjerman punon me kundersulme dhe qa kam vu re ne kundersulmet e gjermanise ,80 perqind te tyne i ka realizu ,dhe kja tregon se asht skuader e frikshme per cdo kundershtare

loro

edhe spanjollet i rrahu zvicrra qe doli e fundit ne grup ne mos gabosha ,ku i bjen qe me fitu me spanjen dhe me humb ndeshjet me ato skuadrat e dobeta

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 05 Jul 2010 , 02:09
by loroborici
fpjalmi wrote:
duke pa statistikat e tan ndeshjeve qe jan ba ne kete botnore del qe gjermania asht ma e forte se spanja ne sulm
Clidhje ka statistika e 50 vitve pjalm me formen aktuale te ekipve?!

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 05 Jul 2010 , 04:13
by fpjalmi
loroborici wrote:
fpjalmi wrote:
duke pa statistikat e tan ndeshjeve qe jan ba ne kete botnore del qe gjermania asht ma e forte se spanja ne sulm
Clidhje ka statistika e 50 vitve pjalm me formen aktuale te ekipve?!

loro

un kam shkru statistikat qe jan ba ne kete botnore dhe jo te 50 viteve

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 05 Jul 2010 , 04:24
by fpjalmi
Nga i pavlerë, në lojtarin e vitit

Ky është truri dhe lideri i “portokallinjve”

Uesli Shnajder mister hollanda

Në ish-skuadrën e Murinjos, triumfuese në Champions League, ishin të shpeshta rastet kur Uesli Shnajder cilësohej si “njeriu i ditës”. Por, tashmë ai është shndërruar në “njeriun e vitit”. Pasi ishte truri i sezonit të jashtëzakonshëm të Interit, ai është bërë edhe mendja dhe krahu i Holandës, e cila ka shansin të luajë në finalen e Afrikës së Jugut. 26-vjeçari ka mundësinë të realizojë objektivin ku dështoi një legjendë si Johan Krujf

Ky është momenti i tij, viti i tij: çdo top kalon nga Shnajder dhe e gjithë Holanda ëndërron…

http://216.75.13.41/index/sport

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 05 Jul 2010 , 04:29
by fpjalmi
Me duket se dokan me ia dhan snyderit topin e arte ket vit

nese hollanda merr kupen e botes ,mendoj se 100 perqind askush nuk e meriton topin e arte perveq snyder

ka fitu 2 kupat e italise

ka fitu kupen e kampioneve dhe nese fiton kupen e botes asht i vetmi lojtare qe i ka fitu te gjitha,sepse ne tan historine e botes nuk ka asnji lojtare qe ka fitu 4 trofe ,biles as kryf dhe bakenbaul nuk ia kan arrit ketij qellimit kurre ,dhe bahet i vetmi lojtare qe ka fitu cdo gja

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 05 Jul 2010 , 08:52
by Ledi1920
loroborici wrote:
Admin wrote:Loro nuk jam dakort qe Higuain asht lojtar mesatar !!!?
Ket sezon me Realin ka lujt 40 ndeshje edhe ka shenu 29 gola!!!
....
As un smunem me ken dakort me ty. 29 gola( per cka kan sherbye) munesh me i ba per nje sezon( kunra Malags e Getafes) por nuk asht tregus me tregue qi asht sulmus i nivelit te nalt. Un jam tuj gjykue ne tersi sa vlen Higuain dhe ky botmor asht tregus se ai asht lojtar mesatar.

Une se kuptoj. Barca eshte ekip qe ka mor 97 pik...dhe Reali ka mor 94 pike. E di ci thone 94 pike apo jo? se te rref barca mrena dhe humb kampionatin nuk eshte turp se eshte ekipi me i mire ne bote.
29 gola nuk jane pak...kjo tregon qe eshte sulmus qe njef porten mire...Milito eshte 30 vjec, kam pershtypjen se gjunjet e tij nuk bajn ket boteror se smahet per noj pergatitje te larte fizike.
Admin wrote:
Sa i takon Maradones, nuk ka pas ca me i ba ma shume, Argjentina ka hanger gol qysh ne fillim edhe lojtart e tij kan humb direkt besimin, ....
Si? Si munka me u hup besimi per 3 minuta kur neshja ka me zgjat 90 minuta?! Trajner asht ai apo bari lopsh?! Pse nuk e hupi Hollanda besimin por ka gjed forca me permys lojn

Nga ana psikologjike te marresh gol qe ne min e trete nuk eshte e lehte me e kapercu sidomos latinet qe i gol ahjne e dridhen.Ekipet europiane jane me te forta ne ket drejtim. MAradona ka gabu ne perzgjedhjen e lojtareve, ka besu me shume tek aftesite individuale te lojtareve sesa tek taktika dhe disiplina ne fushe. Per mu ate ndeshje nuk kishte ca me bo. Vetem i gje nuk kuptoj pse nuk e kish fut titullar Samuelin???me te mirin qe ka??? Demichelis eshte gafaxhi edhe Bayernin e ka mar shume here ne qafe.Mu sme jep besim. Argjentina sic erdhi ashtu ene iku...pa shkelqim.
Admin wrote: Ndoshta Maradona mund te kishte fut Veron, por mas te harrojme se Veron ka kene i damtum deri ne ndeshjen e pare!!
....
Nuk asht e verete qi Veron ka ken damtue. Maradona ka zgjedh mesfushen me 3 vet ku ka hjek Veron si zgidhje taktike, domthen bash marri e tij

Po ca Veron thoni ore cuna.Veron me Shveinin ne mesfushe...Veron 37 vjec si golf 2 Scheini si Hammer :mrgreen: :mrgreen: .
Admin wrote:Sdq Lev e lojtart gjerman jane tregu shume te disiplinum edhe i kane ndjek detyrat sic duhet, kjo ka ba qe Argjentina me humb e nuk asht faji i Maradones ....
Merita e gjermanve nuk ka me u vue ne dyshim. Por qi Argjenrina ka deshtue sot per faj te Maradons kjo ska dyshim besa. Munesh me hup i neshje por jo me u diskretitue. Kur lun kaq keq sda men qi pergjegjsia asht 100% e trajnerit. Shif si jan ba golat, njani ma qesharak se tjetni, manej thue qi ky ekip ska pas as taktik e asgja.
Goli pare goditje satandarte...
Goli dyte gafe e mbrojtjes...
Goli trete,goli katert jane aksione model...

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 05 Jul 2010 , 09:13
by Ledi1920
DUHET ME SQARU I GJO.

NESE FITON NDESHJEN GJERMANI 4-0 NUK ESHTE PUNA SE ARGJENTINA ISHTE DOBET.
THONI KET TE PAREN QE ISHTE GJERMANIA SHUME E FORTE PER ARGJENTINEN. PRA ISHTE NJI GJERMANI SUPERIORE SE ARGJENTINA.

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 05 Jul 2010 , 15:36
by loroborici
Trajneri pas eliminimit: Mesi një ditë do ta kuptojë çfarë do të thotë të marrësh përsipër Argjentinën

Sërish në tokë. Lakuriq. Vështrimin e ka fiksuar përpara. “Është njësoj si të marrësh një grusht të fortë nga Muhamed Ali.” Në momentin e zhgënjimit shtrëngon fort të bijën, ngushëllon futbollistët e tij që i kanë mbushur sytë me lot, më pas futet në dhomat e zhveshjes me hap të pasigurt. Kthen shikimin nga kamera dhe lëshon të shara për spektatorët e zhgënjyer:

Diego Armando Maradona sërish në një udhë pa krye për të disatën herë në jetën e tij në sytë e të gjithë botës. Është pikërisht ai mbreti i këtij zhgënjimi, jo Leo Mesi, prej të cilit pritej shumë më tepër. Maradona ka nja dy fjalë edhe për “yllin” e Barcelonës: “Një ditë do ta kuptojë se ç’do të thotë të marrësh përsipër Argjentinën.” Dhe kur një mbret bie nga froni, zhurma që bën është më e madhe.


Gjestet - Po, është pikërisht Diego Armando Maradona fatkeqësia universale, pa personazhe të tjera. Nuk ka bërë asgjë për të tërhequr vëmendjen me lëvizjet tekniko-taktike. Çfarë mrekullie ato gjeste të pakontrolluara të transmetuara nga televizonet sikur të ishte një komedian i shkëlqyer
tespiet që i mban mes gishtave, tre minutat për puthjet drejtuar nipit Benjamin, dy sahatët e mëdhenj të dorës, dy sy të mëdhenj të zgurdulluar, sikur t’i ketë kopjuar nga Al Paçino te filmi

“Njeriu me shenjë në faqe”, mirëseardhja shpërthyese për Salvatore Banjin para konferencës, gjestet entuziaste për Grobilarin, portierin e Liverpulit, që i bën një pyetjes. E sërish ato përqafime teatrale për të larguarin nga fusha si dhe puthjet për çdo futbollist para dhe pas ndeshjes, baleti me bashkëpunëtorët pas çdo goli, veprimet e nxemjes gjatë gjithë ndeshjes me xhaketën dhe kravatën elegante (”ma ka kërkuar vajza ime, Xhanina”).

Gjithmonë me këmbën gati për të rikuperuar çdo top që del në anësore, duke e goditur me plot finesë, sikur të thoshte: Unë jam akoma më i miri. “Pele është për ta vënë në muze, Platini francez i zakonshëm… Përkundrazi, jo, atij (Platinisë) i kërkoj të falur, por Pelesë…” FIFA ia fali këtë sjellje, por Federata Argjentinase e Futbollit ndoshta jo. Por a do të jetë Maradona trajneri i Argjentinës për Kupën e Amerikës, që do të zhvillohet pikërisht në vendin e tij?

E ardhmja - “Nuk e di, sapo kam marrë një grusht të fortë në fytyrë… Duhet të flas me familjarët e mi, futbollistët, bashkëpunëtorët dhe federatën. Për momentin nuk mund të them nëse do të qëndroj apo jo. Është momenti më i vështirë në jetën time,” - ka deklaruar Maradona. Më e vështirë të ringrihesh nga kjo disfatë apo nga droga?

Ekziston një kontratë që e mban të lidhur me Argjentinën deri në vitin 2011. Ose ndoshta ishte, kushedi çfarë do të ndodhë në Buenos Aires ditët e ardhshme. Përshtypja e fundit është që Maradona pret reagimin e futbollistëve më të rëndësishëm. Ndërkohë ul kokën si një qen i keqtrajtuar:

“Jam shumë i zhgënjyer, si të gjithë argjentinasit. Ishte një humbje shokuese, askush nuk mund ta fshehë. Jam i bindur gjithashtu që njerëzit e duan futbollin tonë. Ai që do të vijë pas meje duhet ta ketë parasysh. Futbolli duhet të jetë sulmues, si ai i Mesit. Ai i bën njerëzit të kënaqen.” Por ky i fundit nuk di ta tërheqë skuadrën dhe ka shënuar zero gola.

Dritëhijet - Flet me zë të ulët dhe kapet me golin e parë “që na i prishi planet”. Duket një trajner “normal”, në kërkim të shpjegimeve. Maradona nuk është më ai personazhi kryesor, i aftë ta bëjë për vete skenën e kësaj Argjentine, që mezi e kaloi rrezikun e kualifikimit në botëror me një gol në minutat e fundit të Martin Palermos (ndaj Perusë në Montevideo).

“Zaneti dhe Kambiaso në shtëpi. Nuk dua t’i jap shpjegime kurrkujt” (me Gjermaninë, pasi ka parë paraqitjen e Maksi Rodrigezit dhe Otamendit duhet të jetë penduar). Sapo filloi kampionati, ja polemikat me që pas fitores së parë: “Nuk pretendoj që shtypi të na marrë dorën, por do të ishte e drejtë nëse do të merrja përsipër disa gabime. Ky është një grup që do të kapë majat.”

Paaftësia - Ka kërkuar që familjarizimi me futbollistët të japë efektin e duhur, për të mbuluar mungesën e eksperiencës si futbollist (Me Gjermaninë ka qenë thjesht spektator). Ka qenë në duart e Maskeranos (gjatë pushimit u ka shpjeguar shokëve të skuadrës se si duhet të luanin), Higuainit, Hainçezit, Demikelisit, Burdizos dhe Jonasit. Si kope.

Ka besuar shumë tek aftësitë e Mesit, por i ka rreshtuar një mesfushë të çekuilibruar: këta janë elementët e shkatërrimit. Mënyra sesi Maradona e ka vendosur skuadrën, ka barazuar dy rezultatet më të këqija në histori: 1-6 me Bolivinë, i njëjti rezultat si në Botërorin e vitit 1954 me Çekosllovakinë, dhe 0-4 me Gjermaninë krahasuar me humbjen me të njëjtat shifra me Holandën në vitin 1974. Diegoja nuk ka alibi dhe as mund t’i gjejë. Gjatë orëve në vazhdim mund të kuptojmë nëse do të mund të ringrihet edhe një herë.