Page 46 of 72

Posted: Tue, 16 Dec 2008 , 15:22
by Man in Redblue
Goldian, nrradh tpare, ca leshin ke qi po shan vllaznit cecen :evil: :lol:

Nrradh te dyte, ky lajm asht me tkap gazi e jo me u ba me nerva: po ku ka nenshtetesi cecene??? Cecenia nuk asht vend i pavarun, ska kombetare etj. Sic e tha V1919 mund te jete nai cop leter per respekt,

Per ma shume info lajmi ma poshte:

28-vjeçari trajtohet si një “mbret” në Grozni, pasi adhuruesi e tifozi i tij më i madh është vetë presidenti i klubit. “Mezi pret që unë të rinovoj kontratën me Terekun, - është shprehur Lika për “Ora Sport”. Presidenti i Terek Groznit është një njeri shumë besimtar, dhe duke parë se Lika shkon shpesh për të kryer ritualet fetare në xhami, kanë krijuar edhe një “feeling” që kalon përmasat president-futbollist. Më parë, presidenti i Terekut i dhuroi një makinë “Land Kruizer” Likës, një dhuratë me vlerë 110 mijë dollarë.

“E vlerëson shumë anën fetare. Më trajton në mënyrë speciale, dhe nga ana financiare jam shumë i kënaqur. Përveç makinës ‘Land Rover’, presidenti më ka blerë edhe një shtëpi”, - shton Lika. Ilioni, që tashmë edhe ai është mësuar me emrin Iljaz, jeton në një qytet rus dhe në Grozni shkon me një avion special çarter për ndeshje.

“Nuk e di si ia kam fituar zemrën, ndoshta nga paraqitjet e mia të mira, por bashkë me presidentin kam kaluar pushime të mrekullueshme ne Dubai e Mekë. Në shënjë vlerësimi do të më japë edhe pasaportën çeçene, pasi për të luajtur me Kombëtaren ruse, as që bëhet fjalë, pasi edhe sikur të më ftonin nuk ka asnjë mundësi teorike pasi kam zhvilluar ndeshje me Shqipërinë”.

Terek Grozni me 35 pikë të grumbulluara në 30 ndeshje u rendit në vendin e 10-të me 3 midis 16 skuadrave (Rubin, kampion me 60 pikë). 28-vjecari është rikthyer në Shqipëri, pas përfundimit të kampionatit rus dhe po stërvitet te Tirana.

Posted: Tue, 16 Dec 2008 , 16:03
by Miri
Salihi mund të kalojë tek Bursaspori



Bursaspori mund të jetë destinacioni i ri i futbollistit të kombëtarës shqiptare, Hamdi Salihi. Bomberi shtatlartë aktivizohet aktualisht me skuadrën e Riedit në Austri, ku është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer. Salihi mund t’i bashkohet në Turqi kolonisë së shqiptarëve të Haxhetepesë, Admir Telit, Gilman Likës dhe Xhevair Sukajt.

Mësohet se klubi i Bursasporit mund të derdhë në arkat e Riedit një shumë prej 300 mijë eurosh. Lajmi për kalimin e Salihit në Turqi është publikuar fillimisht nga Hurriyet, një nga gazetat më të mëdha në këtë vend.

Posted: Tue, 16 Dec 2008 , 22:15
by GOLDIAN
vllazen kerkoj falje sinqerisht se u nxitova
e paskam keqkuptu shkrimin
po thash te lesh pasaporen shqiptare per nje cecene
me iku truni
o miri lene ate shkrimin qe ke ba se ta po inatoset fushaj :lol:

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 16:46
by Miri
Oferta, Hoze Murinjo thërret Lorik Canën: Hajde tek Interi



Mesfushori shqiptar, në marrëveshjen që transferon Krespon


Një tjetër "big" evropian është vënë në gjurmët e Lorik Canës. Bëhet fjalë për Interin, kampionen (dhe aktualisht kryesuesen) e Serisë A italiane. Mesfushori i Kombëtares shqiptare mund të kalojë te zikaltërit si pjesë e marrëveshjes që do të transferonte Hernan Krespo tek Olimpiku i Marsejës. Lajmin e ka bërë të ditur "football.fr", e cila bazohet te zërat pranë klubit të Masimo Moratit. Sulmuesi argjentinas aktivizohet "me pikatore" dhe nuk shihet si i nevojshëm nga Murinjo, që shpeshherë është ankuar se ka në kontingjent më shumë lojtarë nga sa i nevojiten. Një prej pistave për të vazhduar karrierën është edhe Liga 1 franceze dhe këtu ka dalë në skenë emri i Canës. Në fakt, tekniku luzitan është një adhurues i lojës së mesfushorit kuqezi, të cilin e ka vëzhguar edhe në periudhën kur drejtonte Çelsin.

Shkëmbimi

Largimi i Krespos në janar duket fakt i kryer, por sulmuesi ende nuk ka gjetur një skuadër tjetër ku mund të luajë. Pista që e transferonte te Reali i Madridit u zbeh pasi "merengues" blenë Huntelar, ndërkohë që klubet e tjera të interesuara nuk arrijnë të përmbushin kërkesat financiare të amerikano-latinit. Gjatë orëve të fundit, ka dalë opsioni për të luajtur në Francë, ku Olimpik Marseja, Lioni, PSG dhe Monako duken të interesuara. Deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt nga këto katër skuadra, por marzejezët mund të favorizohen nga Interi. "Olimpiku mund të jetë në avantazh, sepse trajneri portugez, Hoze Murinjo, kërkon të ketë nën urdhrat e tij dy lojtarë të kësaj skuadre", citonte "football.fr". "Nëse marsejezët pranojnë, Interi është i gatshëm të bëjë një sforco dhe të transferojë aty Hernan Krespon në këmbim të kapitenit Lorik Cana dhe Sharl Kabores, dy lojtarë që Murinjo i kërkonte edhe në periudhën kur ishte te Çelsi". Me forcën fizike dhe lojën plotë grintë, Cana do t‘i shërbente shumë mesfushës zikaltër, e cila po vuan mungesën e një "shkatërruesi" të mirëfilltë. Dëmtimet e francezit Patrik Vieira nuk japin asnjë siguri, ndërkohë që nga skuadra mund të largohet Kambiaso (për të cilin Mançester Siti është gati të shpenzojë miliona euro).

Ofertat

Largimi i Lorik Canës nga kampionati francez duket pothuajse i sigurt. E ardhmja e zv/kapitenit të Kombëtares lidhet me disa prej ligave dhe klubeve më të forta në "kontinentin e vjetër". Në listën e pritjes për 25-vjeçarin janë gjermanët e Bajernit të Mynihut, spanjollët e Realit të Madridit, anglezët e Everton dhe Arsenal dhe italianët e Romës.

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 16:49
by Miri
:shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:

As Maradona me pa ken nuk kishte pas kaq oferta por tana jane rrena gazetaresh qe me shit nej gazet :( :(

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 17:45
by GOLDIAN
e tmerrshme nuk paska gazetar ma fodull bota se gazetaret shqiptar

Posted: Fri, 19 Dec 2008 , 11:25
by vllaznia1919
Itesh e more vesht ti a????
Lexoni artikullin per Berishen te panorama sport e te albania-sport.I marrun per te njajtes gazet anglez e trajtojne ne dy mnyra te kunderta.Njena thote do rrijn te Burnley tjetra thote larg Burnley-t!
Hahahahahahaha.Kuku per ta qfare debilash jane.

Posted: Fri, 19 Dec 2008 , 19:47
by Man in Redblue
me qi ra fjala te gazetaret shqiptare: te panorama sport thote Dalipi kerkon pike ne Loro Borici :shock: :shock:

Posted: Sat, 20 Dec 2008 , 23:00
by GOLDIAN
subotic nje nga futbollistet me te talentuar ne bundeslige
ne qershor do kaloje tek napoli
ka vendosur te luaje per komtaren serbe duke refuzu amerikanet aty ku ai ka jetu me vite
a nuk ju ban cudi vllazen kja pune
se na ok shajme duken se e dime se car ftyret asht po keta behramat e ninat e me the e te thash nuk kan goj me fol qe jena rrit ketu e ja u kena vendit x apo y per nder me lujt per ta
sbesoj se tek serbet do marrin suboti ma shume lek se cmund te merrte po te luante per amerikanet
po zemra e tij vendosi e jo ana financiare
KOMTARJA NUK A ME FITU LEK SE FITOJNE BOLL NE KLUBET E TYNE

me vjen keq qe mora shembull nje serb ne kete rast po me vjen plasja

Posted: Fri, 26 Dec 2008 , 09:03
by Miri
Edmond Kapllani, pritet largimi

Edmond Kapllani nuk ka mundur dot te rinovoje nje kontrate me Karlsruhen. Ne prag te merkatos se janarit, ai pritet te largohet ne nje ekip tjere dhe mundesite jane dy, ose te jepet ne forme huazimi nga ekipi i Karlsruhes, ose te shitet kartoni i tij, pasi sulmuesi shqiptar eshte ne kontrate, deri ne fund te ketij sezoni me Karlsruhen. Ne te kundert, sulmuesi shqiptar do te qendroje deri ne vere, ne pritje te skadimit te kontrates, per te gjetur nje ekip tjeter. Nurenbergu ka shfaqur interes per sulmuesin e kombetares sone.

Posted: Fri, 26 Dec 2008 , 09:04
by Miri
Edhe Ervin Skela, me kontrate te re

Ervin Skela rinovoi nje kontrate, pak kohe me pare me ekipin e tij, Enerxhi Kotbus. Fantazisti i ekipit tone kombetar aktivizohet rregullisht me klubin gjerman, duke zgjatur ne kete menyre edhe kontraten. Skela eshte nje lojtar i rendesishem i Kotbusit. Nje sezon me pare ekipi i Bundesliges rrezikonte renien nga kategoria dhe Skela me golat e tij i dha pike te mjaftueshme qe te ngjitej, per t'i shpetuar ne fund renies ne nje kategori me poshte. Enerxhi Kotbus e mbylli pjesen e pare te ketij sezoni serish ne vend te fundit, me shprese, ashtu si edhe ne edicionin e shkuar, do te ngrihet gjate fazes se dyte.

Posted: Sat, 27 Dec 2008 , 16:26
by vllaznia1919
Vllazen votoni te albaniasoccer per lojtarin ma te mire te vitit.Un kisha thane me votun o per Sinani o per Salihin por skam vendose ala per cilin.
http://albaniasoccer.com/al/Lajme/ndrys ... Vitit.html

Posted: Sat, 03 Jan 2009 , 13:04
by Miri
Olimpiakosi kërkon Arian Beqajn

Olimpiakosi i Pireut ia ka vënë syrin portierit shqiptar Arian Beqaj. Kampioni i shumëfishtë i Greqisë kërkon të forcojë portën dhe drejtuesit teknikë kanë në vëmendje portierin e kombëtares turke, Volkan Demirel të Fenerbahçes si dhe atë të kombëtares së Shqipërisë, Beqajn. Këtë e shkruan media “typos.com” nën titullin “sirena për Beqajn”.

Është e mundur që propozimi konkret dhe zyrtar për shqiptarin të shkojë në zyrat e Anortosisit këto ditë. Mundësia për të marrë Demirelin nuk është shumë e madhe sepse turqit nuk do ta lëshonin lehtë, aq më shumë që superliga e Turqisë është edhe më e fortë sesa kampionati grek. Së fundi, çmimi i kartonit të Demirelit shkon deri në 6 milionë euro, apo edhe më shumë.

Kartoni i Beqajt nuk vlerësohet më shumë se 1 milion euro, ndoshta edhe për shkak të kampionatit ku luan apo moshës 33-vjeçare të tij. Sidoqoftë, me 35 ndeshje për Shqipërinë dhe karrierën e gjatë jashtë vendit, shqiptari do të ishte tepër i përshtatshëm, aq më shumë që e njeh kampionatin grek duke pas luajtur tek OFI i Kretës dhe Ionikos i Nikesë.

Nëse kalimi i Beqajt në skuadrën e shquar pirease dot të realizohej, ai do të bëhej i dyti “gardian” i portës ndër shqiptarë që vesh fanellën bardhëkuqe. I pari ka qenë i shquari Foti Strakosha që luajti për Olimpiakosin deri më 1997 dhe veshi 73 herë fanellën e kombëtares shqiptare. Strakosha është 10 vjet më i madh sesa Beqaj si dhe paraardhësi i tij në portën kuqezi.

Posted: Sat, 03 Jan 2009 , 13:04
by Miri
Ishalla nuk shkon te kja skuader

Posted: Sat, 03 Jan 2009 , 19:17
by Admin
Sot lexova ne gazete se Bogdani mund trasferohet tek Roma.
Ka kohe qe Roma asht ne ndjekje te Bogdanin e ka mundsi qe tesh ne janar te kalojne tek Roma ne forme huazimi!!

Posted: Sat, 03 Jan 2009 , 20:45
by GOLDIAN
Admin wrote:Sot lexova ne gazete se Bogdani mund trasferohet tek Roma.
Ka kohe qe Roma asht ne ndjekje te Bogdanin e ka mundsi qe tesh ne janar te kalojne tek Roma ne forme huazimi!!
pa ma admin po hekun dore prej podolskit roma e po merr bogdanin
kam lexu se dojne podolskin

Posted: Sat, 03 Jan 2009 , 20:55
by Miri
Admin wrote:Sot lexova ne gazete se Bogdani mund trasferohet tek Roma.
Ka kohe qe Roma asht ne ndjekje te Bogdanin e ka mundsi qe tesh ne janar te kalojne tek Roma ne forme huazimi!!
Leni mar ca rrejn gazetat se edhe une e lexova por ne te vertet bogdani nuk po asht i zoti me lujt ne kievo e ja pa shkon te roma :evil:

Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 16:10
by Miri
Debatik Curri vihet në shenjestrën e Hofenheimit

Image

Debatik Curri kërkohet nga kampionët e dimrit në Bundësligës gjermane, skuadra e Hofenheimit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare aktivizohet aktualisht në kampionatin ukrainas me skuadrën e Vorskla Poltavës. Lajmi për interesimin e gjermanëve është publikuar në faqen zyrtare të klubit ku aktivizohet kosovari.

Hofenheim surprizoi gjithë opinionin europian me paraqitjet e saj në fazën e parë në kampionatin gjerman. Skuadra e sapongjitur në kategorinë e më të mirave arriti të shpallej kampione dimrit në Gjermani. Kërkesa e tyre është një vlerësim për futbollistin e Shqipërisë, Debatik Curri.

Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 18:45
by Admin
Miri wrote:
Admin wrote:Sot lexova ne gazete se Bogdani mund trasferohet tek Roma.
Ka kohe qe Roma asht ne ndjekje te Bogdanin e ka mundsi qe tesh ne janar te kalojne tek Roma ne forme huazimi!!
Leni mar ca rrejn gazetat se edhe une e lexova por ne te vertet bogdani nuk po asht i zoti me lujt ne kievo e ja pa shkon te roma :evil:
Une e lexova tek gazetat italiane ku zakonisht rrejne ma pak se sa shqiptaret :)
Arsyje se pse Bogdani den me ik tek Roma asht tek Kievo qe kerkon me e hek Bogdanin sepse ka nji rroge mujore te madhe si edhe den me marr nje lojtar te ri OKAKA.
Ky shkembim asht propozu prej Keivos e nuk dihet hala se ca den me ba Roma.....
Sdq Roma ka 2-3 vjet qe i rrin mrapa Bogdanit......
Bogdani ka ana e tij i ka kerku garanci Romes per trasferimin .... :shock: :shock: :shock: (aj nuk asht tu lujt rregullisht tek Kievo ....!!!)

Sa i takon Podolskit, Roma nuk ka njaq lek sa me e marr pasi Bayerni kerkon 10 milion euro .....

Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 23:28
by GOLDIAN
o mir cila faqe internetit e ka dhane kete punen e currit
se shqiptareve sju besoj hic