Page 45 of 125

Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 13:21
by Miri
Milani sërish në Tiranë, me Juven ose Interin

Skuadra e Milanit do të vijë sërish në Tiranë për të marrë pjesë në trofeun ‘Taçi Oil’, i cili do të zhvillohet në fund të muajit gusht. Lajmin e jep për Panorama Sport vetë presidenti i kompanisë “Taçi Oil”, Rezart Taçi. Sipas tij, në kryeqytetin shqiptar mund të vijë edhe një ekip tjetër i Serisë A, Juventusi ose Interi.

“Kam zhvillua një takim dyorësh me jë përfaqësi të Milanit, dhe ideja është që trofeu ‘Taçi Oil’ të zhvillohet përsëri në fund të muajit gusht, -deklaron Taçi. Nga Galiani personalisht kam marrë konfirmimin se do të jetë prezent në Shqipëri. Ndërkohë që jemi në pritje të një përgjigjeje nga një tjetër skuadër prestigjoze italiane,ku synohet Juventusi ose Interi”.

Ideja është që në trofeun e këtij viti të zhvillohet një triangolare, ku do të mari pjesë edhe një ekip shqiptar, i cili nuk është caktuar akoma se cili do të jetë.
nuk prish pune qe e vendosa tek kja teme :D

Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 13:22
by Miri
Tesh ishalla asht rradha e Vllaznis me lujt.

Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 15:14
by ingleo
o ledi.mos na ban me qesh pash te madhin zot.ska krahasim memelli me sinanin. ne kampionatin shqiptar sinani i ka mbush tana skuadrat me gola.eshte nje ujk i vjeter qe nuhat porten dhe eshte shume teknik e i forte fizikisht. kur asht ne forme ska mbrojtes qe e mban. ka qen i demtum se te tregoj une se sa gola kishte ba ne faze te pare.
edhe memelli eshte nje sulmues i mire por ska kurre nuhatjen e sinanit.
tregojne faktet se sinani ka dale te pakten 5-6 here kryegolshenues.
memelli ka pas fatin se ka ba dy here nga tre gola ne do ndeshje kote.

Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 19:53
by Ujku
Po le te vin milan ,juve a kush te doj ca don me than kjo Taci OIL e ban me rru pare qyl, se shqiptart shkojn ne stadium me pa personalitetet njoftna t futbollit.
Ca don me than me fitu me milanin n tiran e i jav mrapa me hup me i skuader t veneve t funit ne superligen shqiptare.

Posted: Wed, 28 Jan 2009 , 20:18
by kristiani
Miri wrote:Milani sërish në Tiranë, me Juven ose Interin

Skuadra e Milanit do të vijë sërish në Tiranë për të marrë pjesë në trofeun ‘Taçi Oil’, i cili do të zhvillohet në fund të muajit gusht. Lajmin e jep për Panorama Sport vetë presidenti i kompanisë “Taçi Oil”, Rezart Taçi. Sipas tij, në kryeqytetin shqiptar mund të vijë edhe një ekip tjetër i Serisë A, Juventusi ose Interi.

“Kam zhvillua një takim dyorësh me jë përfaqësi të Milanit, dhe ideja është që trofeu ‘Taçi Oil’ të zhvillohet përsëri në fund të muajit gusht, -deklaron Taçi. Nga Galiani personalisht kam marrë konfirmimin se do të jetë prezent në Shqipëri. Ndërkohë që jemi në pritje të një përgjigjeje nga një tjetër skuadër prestigjoze italiane,ku synohet Juventusi ose Interi”.

Ideja është që në trofeun e këtij viti të zhvillohet një triangolare, ku do të mari pjesë edhe një ekip shqiptar, i cili nuk është caktuar akoma se cili do të jetë.
nuk prish pune qe e vendosa tek kja teme :D
Pse nuk thrrasin bajernin me ardh me lujt n shqipni kishte ken hata, ishalla po vendosin vllaznine si skuader tjeter shqiptare mbas tiranes por sma han mendja se e bajn kyt gja :twisted: :twisted:

Posted: Thu, 29 Jan 2009 , 10:21
by Ledi1920
ingleo wrote:o ledi.mos na ban me qesh pash te madhin zot.ska krahasim memelli me sinanin. ne kampionatin shqiptar sinani i ka mbush tana skuadrat me gola.eshte nje ujk i vjeter qe nuhat porten dhe eshte shume teknik e i forte fizikisht. kur asht ne forme ska mbrojtes qe e mban. ka qen i demtum se te tregoj une se sa gola kishte ba ne faze te pare.
edhe memelli eshte nje sulmues i mire por ska kurre nuhatjen e sinanit.
tregojne faktet se sinani ka dale te pakten 5-6 here kryegolshenues.
memelli ka pas fatin se ka ba dy here nga tre gola ne do ndeshje kote.

Se vej ne diskutim qe Sinani eshte sulmues me i forte ene me i mire edhe me rezultativ se Memelli.Thjesht vitet qe kane kalu e tregojne ket gjo.Nuk bona krahasim, thjesht dhashe idene time pse memelli mund te fitoje kepucen e arte.Po dhe ato ndeshjet kot e bojn diferencen.Goli eshte gol.

Posted: Thu, 29 Jan 2009 , 22:45
by fpjalmi
v1919

Hajt ishalla i barazim pra ne derbi.Hahahahaha!
_________________________________________________

shum bujar je naqe :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Thu, 29 Jan 2009 , 23:03
by fpjalmi
PARTIZANI


Fansat rrëfejnë se kanë biseduar me Bejzaden, Beqirin, Alikajn e Progrin




Objektivi i tifozëve të kuq nuk qëndron vetëm në
mbledhjen e parave, për të ndihmuar lojtarët aktualë të
skuadrës. Këtë fushatë të tyre kanë ndërmend ta përdorin
edhe për të zhvilluar merkaton. “Nëse në llogarinë bankare
do të mblidhet një fond i konsiderueshëm, synimi ynë është
të afrojmë edhe lojtarë të tjerë – ka shpjeguar Ilir Çema, biznesmen
dhe një nga tifozët e zjarrtë të të kuqve -. Mund të
konfirmoj se kemi biseduar me katër lojtarë, si Ardit Beqiri,
Skerdi Bejzade, Enkel Alikaj dhe Gerhard Progri. Kemi marrë
fjalën dhe gatishmërinë e tyre për të ardhur në ndihmë të
“Mbledhim fonde, edhe për 4 përforcime”
skuadrës, nëse do të ekzistojë një fond i madh financiar”.
Për momentin, ky duket si një mision i pamundur, duke
pasur parasysh kohën e paktë që ka mbetur deri në mbyllje
të merkatos, teksa hapja e llogarisë është bërë vetëm dje
dhe kampionati rinis gjatë kësaj fundjave. Gjithsesi, nëse
do të ekzistojë vullneti i dhjetëra mijëra tifozëve të kuq, të
shpërndarë nëpër të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, gjithçka
do të ishte e realizueshme. Fare mirë mund të fitohet
gara me kohën, duke ia dalë mbanë që të shkëputen lojtarët
në fjalë nga klubet e tyre aktualë.

Posted: Thu, 29 Jan 2009 , 23:04
by fpjalmi
Tifozët ‘marrin në dorë’ Partizanin
Hapet llogaria bankare për fonde. Thirrja e nismëtarëve: “Ejani të mbajmë lart ekipin”
Iniciativa e paprecedent në ndihmë të një klubi shqiptar, dje ka marrë jetë realisht



Një hap i rëndësishëm
dhe unik
për futbollin shqiptar,
është hedhur në
nismën “Shpëtoni Partizanin”.
Tani, përveç kontributeve
nëpër gjimnaze, secili
ka mundesinë të japë ndihmen
e vet për skuadrën e
kuqe, duke përdorur llogarinë
bankare të hapur për
këtë iniciativë me emrin “Kontribute
nga tifozët/Shpëtoni
Partizanin”, në bankën “Intesa
Sanpaolo Bank Albania”.
Kështu, praktikisht tifozët
kanë mundësinë të marrin
në dorë fatet e skuadrës.
Pinari
Llogaria është hapur nga
ideatori i kësaj nisme Erjon
Dake (“Demi”), i shoqëruar
nga mbrojtësi i Partizanit
Luan Pinari. Vetë lojtari ka
treguar se fillimisht, skuadra
e kishte marrë pak me të
qeshur: “Megjithatë, tashmë
që e hapëm, të shohim sesi do
të rrjedhin ngjarjet...”. Tepër
optimistë nga ana tjetër janë
fansët e kuq, të cilët të paktën
me fjalë shprehin bindjen
e mbledhjes së një kapitali
të konsiderueshëm. Sidoqoftë,
gjithçka tashmë do
të jetë në varësi të gatishmërisë
së mbarë futbolldashësve
të Partizanit për të
dhënë ndihmën e nevojshme.
Thirrja
Ilir Çema është një prej
mbështetësve kryesorë, pasi ka
vite që e ndjek Partizanin dhe
tregon përse duhet të bashkohen
tifozët e tjerë në këtë mision:
“Ju bëjmë thirrje të gjithëve
fansëve të Partizanit, kudo që
ndodhen që të bashkohen me
ne në këtë nismë. Të mos e
bëjmë për Xhanin, por thjesht
për të mos lënë të përdhoset një
emër i madh dhe i lavdishëm i
futbollit shqiptar. Ai që e ndjen
vërtet veten tifoz të Partizanit,
ka mundësinë ta tregojë
veten në këtë moment të vështirë
të skuadrës”. Nga dje mësohet
se kanë nisur të hidhen
në llogari shuma të konsiderueshme,
si nga biznesmenë,
edhe nga njerëz të
thjeshtë. Ndonëse askush
s’ka ditur të thotë se çfarë
kuotë është kapur, pasi çdo
gjë ka qenë sekrete. “Kam
konfirmime se janë hedhur
shuma nga jashtë Shqipërisë.
Por vetëm të premten do të
shkojmë të shohim se ku ka
mbërritur shifra”, ka treguar
iniciatori Erjon Dake, i cili ka
besim se ky mision do

Posted: Thu, 29 Jan 2009 , 23:08
by fpjalmi
Gënjyen me dëmtimet, gati masat
Stafi drejtues, kontroll “blic” në skuadër. Do ketë ndëshkime për ata që mashtruan
Flamurtari/Pas verifikimit konstatohet se një pjesë e lojtarëve s’donin të luanin



Alarmi mbi mungesat
kuqezi në prag të
takimit të parë në
këtë pjesë të dytë të sezonit, ka
bërë që në lojë të hyjnë drejtuesit
më të lartë të Flamurtarit. Donatorit
të skuadrës i intereson
vetëm fitorja në të dyja takimet
shtëpiake (një javë më pas
Vlorën e viziton Teuta),
kështu që stafit dhe grupit
kuqezi u duhet të garantojnë
këto dy objektiva, pasi deri
tani donatori ka bërë më
tepër se sa duhet për
skuadrën kuqezi. Ajo që
pretendohet nga ai vetë dhe
të gjithë sportdashësit kuqezi
në prag të çeljes së kampionatit,
është një e drejtë
morale e grupit dhe stafit
teknik, por nuk përfundon
këtu. Nga burime të sigurta,
mësojmë që ky mesazh
nuk është lënë të vetëkuptohet
nga aktorët që pritet
të zbresin në fushë të shtunën.
Drejtuesit më të lartë
të klubit kanë bërë një
“blic” në radhët e ekipit
për të bërë të qartë gjithçka
kërkohet nga kjo sfidë e
rëndësishme. Përveç këtij
rekomandimi, mësohet që
janë kontaktuar lojtarët që
kanë pasur probleme dëmtimi,
apo që kishin vënë në
dyshim pjesëmarrjen në
sfidën ndaj Apolonisë. Këto
lëvizje kanë mobilizuar të
gjithë Flamurtarin, madje
tre nga lojtarët që ishin përfolur
si të dëmtuar dhe nuk
që nuk do të ishin në dispozicion
të Liçajt, duket se
blici i 24 orëve në radhët e
grupit ka bërë që edhe ata
të mendohen mirë për pasojat.
Veliu, Alvizh dhe Beqiri
jepeshin për mungesa
fikse, pasi pretendohej që
kishin nevojë për më tepër
pushim pas shqetësimeve
të shfaqura gjatë takimeve
miqësore në Turqi. Por që
sot, ata nuk janë më në
listën e mungesave, por do
të jenë në dispozicion të trajnerit
Liçaj. Një gjë të tillë
nuk e konfirmon vetëm investigimi
ynë mbi lëvizjet
që janë bërë në klubin kuqezi,
por edhe pjesëmarrja
në ndeshjen e kontrollit të
zhvilluar ditën e mërkurë.
Të tre këta lojtarë i janë
përgjigjur thirrjes, ose kanë
ndjerë dorën e hekurt të klubit
vlonjat, duke zbritur në
fushën e lojës. Ata nuk janë
më në dyshim dhe duket se
gjithçka u ka kaluar shpejt
pas blicit në radhët kuqezi
nga ana e drejtuesve më të
lartë të klubit. Disa parregullsi
të ndodhura gjatë seancave
stërvitore, por
edhe mungesat e lajmëruara
dy ditë më parë, kanë
bërë që drejtuesit e klubit
të përdorin një metodë
tjetër për të mobilizuar
grupin. Dhe pas kësaj
lëvizjeje, duket se situata
po shkon drejt përmirësimit
dhe kuqezinjtë janë
më të mobilizuar për të
realizuar një takim model
në fundjavë, nga i cili
pretendohet vetëm fitorja

Posted: Thu, 29 Jan 2009 , 23:12
by fpjalmi
“Më sjell Boadu”, një ganez gati të “habisë” shkodranët
29 Janar “Menaxheri” i tij Boadu: Është, të paktën po aq i mirë sa unë”

Sulmuesi Ampofoce, ka marrë vizë në Egjipt. Deri në fundjavë vjen në Shkodër



Goditja e radhës, por me sa duket edhe e fundit për merkaton e kuqebluve në këtë sezon futbollistik quhet Emanuel Ampofoce. 21 vjeçari me shtatlartësi 1.80 metra vjen nga Gana, dhe përket repartit të sulmit. Lajmin e bën të ditur menaxheri i Vllaznisë Kujtim Shaba, i cili pas interesimit më të fundit të drejtuesve të klubit shkodran, mësohet se mbërrin në Shkodër për dy?tre ditë. Stafi teknik i Vllaznisë e kishte llogaritur atë ta kishte në dispozicion për ditët përgatitore të Ulqinit, por një e tillë nuk u bë realitet. Vonesa e ardhjes së tij nuk është pritur aspak mirë nga ana e teknikut Canaj, i cili kërkonte ta përshtaste ganezin me skuadrën, madje dëshironte ta provonte në ndonjë ndeshje miqësore, ku edhe mund të shikoheshin më qartë vlerat e këtij futbollisti. Gjithsesi, ganezi tjetër i Vllaznisë Xhejms Boadu, i cili thuhet se ka qënë ka qënë ai nxitësi dhe propozuesi tek presidenti Fushaj për të sjellë në Shkodër Ampofoce, ka bërë të ditur se bashkëatdhetari i tij 21 vjeçar që pritet të mbërrijë, disponon vlera shumë të mëdha si sulmues. Me ardhjen e tij, Canaj do të ketë tre sulmues të mirëfilltë në dispozicion dhe se me këtë rast ai do ta ketë shumë më të lehtë të zgjedhë. Megjithatë, këto janë vetëm plane, pasi ganezi ende nuk ka mbërritur në Shkodër, ndërkohë që duke i marrë të mirëqëna vlerat e tij si futbollist, nuk dihet saktësisht gjendja e tij në aspektin fizik. Sipas Shabës, por edhe pjesëtarëve të tjerë të klubit Vllaznia, tashmë pajisja e tij me vizë hyrëse në Shqipëri është bërë e mundur në ambasadën shqiptare në Egjipt dhe deri në fund javë, futbollisti ganez pritet të jetë në Shkodër. ”Shënojeni edhe ganezin Emanuel Ampofoce pjesë të Vllaznisë, pasi një gjë e tillë është shumë e sigurtë”, thotë drejtori i Vllaznisë Shaba, i cili si për të dashur që ta bëjë edhe më bindëse atë që thotë, bën të ditur se zyrtarisht klubi Vllaznia e ka federuar ganezin në listën e saj pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Me blerjen edhe të sulmuesit ganez, Vllaznia ka bërë goditje mjaft të rëndësishme, ndërkohë që mendon se këtu mbyllet edhe merkato e klubit për këtë sezon futbollistik. “Ne jemi shumë të kënaqur me blerjet që kemi bërë dhe mendojmë se do të jenë një forcë më tepër në shërbim të skuadrës, për të realizuar objektivat që i kemi vënë vetes, fitimin e të dy trofeve”, përfundon Shaba.

Posted: Thu, 29 Jan 2009 , 23:13
by fpjalmi
admin.e kam postu iket ne faqe te gabum naqe .ma ban hallall

Posted: Fri, 30 Jan 2009 , 20:35
by fpjalmi
Slikoviç: Nga Tirana më largoi presidenti


“Problemet erdhën pas miqësores me Milanin. Në pesë takime skuadra mori vetëm një fitore dhe unë atëherë kërkova që të ndryshoj disa lojtarë të cilët nuk i përgjigjeshin lojës time. Ia komunikova këtë gjë presidentit i cili nuk pranoi, ndaj edhe unë nuk kisha rrugë tjetër veçse të largohesha nga drejtimi i skuadrës”, ka thënë Sliskoviç





LEONARD KARAJ - I ka hedhur fajin presidentit-donator, Refik Halili, Blazh Sliskoviç për largimin e tij nga skuadra e Tiranës. Në një prononcim për mediat boshnjake (www.dnevniavaz.ba) ish-trajneri bardheblu nuk ka fshehur divergjencat mes tij, futbollistëve dhe drejtuesëve të klubit. “Problemet erdhën pas miqësores me Milanin. Në pesë takime skuadra mori vetëm një fitore dhe unë atëherë kërkova që të ndryshoj disa lojtarë të cilët nuk i përgjigjeshin lojës time. Ia komunikova këtë gjë presidentit i cili nuk pranoi, ndaj edhe unë nuk kisha rrugë tjetër veçse të largohesha nga drejtimi i skuadrës”, ka thënë Sliskoviç. Më tej tekniku ka pohuar se ka pasur oferta gjatë merkatos dimërore edhe nga Arabia Saudite porse ai nuk dëshiron të largohet nga kontinenti evropian. Teksa në fund ka lëshuar edhe një sinjal tjetër për klubet shqiptare. “Do të më pëlqente të drejtojë edhe ndonjë skuadër tjetër në Shqipëri”, ka përfunduar Sliskoviç.
Burimi: Tirana Observer

E Premte, 30 Janar 2009

Posted: Fri, 30 Jan 2009 , 21:41
by vllaznia1919
Qa po te duhet Shqiperia mar Blaz.Lene at kampionat te mallkum mas vedit.

Posted: Fri, 30 Jan 2009 , 22:43
by GOLDIAN
ca na duhet dhe nji sulmus se marr vesht

Posted: Sun, 01 Feb 2009 , 07:15
by Miri
Tifozi, 50 milionë lekë për skuadrën

Në prag të rifillimit të kam
pionatit, lojtarët e Partizanit
kanë 70 milionë arsye për të
fituar në fushën e Bylisit. Në
fakt, 20 milionë lekëve të grumbulluara
nga mbështetësit e
kuq për fushatën "Shpëtoni
Partizanin", i është shtuar
edhe kontributi me 50 milionë
lekë të vjetra. Kjo shifër është
sponsorizuar nga një person i
vetëm dhe ai është Ilir Cema,
vëllai i njërit prej tifozëve më të
zjarrtë të "demave", Kastriot
Cema, i cili ka ndërruar jetë në
vitin 2007. Për nder të tij, në
sezonin 2007/‘08, u krijua trofeu
"Joti", që sipas votave të tifozëve
i jepej lojtarit më të
mirë të Partizanit. Ndërkohë,
kontingjenti i skuadrës së
Shpëtim Duros është përforcuar
me afrimin e mesfushorit
Enkel Alikajt, i cili u aktivizua
me Besën e Kavajës në
gjysmën e parë të sezonit.

Posted: Sun, 01 Feb 2009 , 07:16
by Miri
Ju lumte tifozave te Partizanit.

Posted: Sun, 01 Feb 2009 , 15:48
by vllaznia1919
I lumte por ne kete menyr po ndihmojne edhe Xhan matrapazin perveq ekipit.

Posted: Mon, 02 Feb 2009 , 12:49
by Ledi1920
vllaznia1919 wrote:I lumte por ne kete menyr po ndihmojne edhe Xhan matrapazin perveq ekipit.

Per veprimin hallall, por fushata duhet te quhet: Ndihmoni Xhanin dhe jo ndihmoni Partizanin.Me ket qe jane tu bo jan tu i thone Xhanit Rri :D :D :D

Posted: Mon, 02 Feb 2009 , 12:52
by Ledi1920
Ledi1920 wrote:
ingleo wrote:o ledi.mos na ban me qesh pash te madhin zot.ska krahasim memelli me sinanin. ne kampionatin shqiptar sinani i ka mbush tana skuadrat me gola.eshte nje ujk i vjeter qe nuhat porten dhe eshte shume teknik e i forte fizikisht. kur asht ne forme ska mbrojtes qe e mban. ka qen i demtum se te tregoj une se sa gola kishte ba ne faze te pare.
edhe memelli eshte nje sulmues i mire por ska kurre nuhatjen e sinanit.
tregojne faktet se sinani ka dale te pakten 5-6 here kryegolshenues.
memelli ka pas fatin se ka ba dy here nga tre gola ne do ndeshje kote.

Se vej ne diskutim qe Sinani eshte sulmues me i forte ene me i mire edhe me rezultativ se Memelli.Thjesht vitet qe kane kalu e tregojne ket gjo.Nuk bona krahasim, thjesht dhashe idene time pse memelli mund te fitoje kepucen e arte.Po dhe ato ndeshjet kot e bojn diferencen.Goli eshte gol.
Memelli shenoi dy gola me Dinamon.(qe nuk eshte ndeshje kot).Do e bote dhe te tretin po e pengoi portieri...Kshuqe ngelet pretendenti kryesor per kepucen e art.