Post
by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 23:12
“Më sjell Boadu”, një ganez gati të “habisë” shkodranët
29 Janar “Menaxheri” i tij Boadu: Është, të paktën po aq i mirë sa unë”
Sulmuesi Ampofoce, ka marrë vizë në Egjipt. Deri në fundjavë vjen në Shkodër
Goditja e radhës, por me sa duket edhe e fundit për merkaton e kuqebluve në këtë sezon futbollistik quhet Emanuel Ampofoce. 21 vjeçari me shtatlartësi 1.80 metra vjen nga Gana, dhe përket repartit të sulmit. Lajmin e bën të ditur menaxheri i Vllaznisë Kujtim Shaba, i cili pas interesimit më të fundit të drejtuesve të klubit shkodran, mësohet se mbërrin në Shkodër për dy?tre ditë. Stafi teknik i Vllaznisë e kishte llogaritur atë ta kishte në dispozicion për ditët përgatitore të Ulqinit, por një e tillë nuk u bë realitet. Vonesa e ardhjes së tij nuk është pritur aspak mirë nga ana e teknikut Canaj, i cili kërkonte ta përshtaste ganezin me skuadrën, madje dëshironte ta provonte në ndonjë ndeshje miqësore, ku edhe mund të shikoheshin më qartë vlerat e këtij futbollisti. Gjithsesi, ganezi tjetër i Vllaznisë Xhejms Boadu, i cili thuhet se ka qënë ka qënë ai nxitësi dhe propozuesi tek presidenti Fushaj për të sjellë në Shkodër Ampofoce, ka bërë të ditur se bashkëatdhetari i tij 21 vjeçar që pritet të mbërrijë, disponon vlera shumë të mëdha si sulmues. Me ardhjen e tij, Canaj do të ketë tre sulmues të mirëfilltë në dispozicion dhe se me këtë rast ai do ta ketë shumë më të lehtë të zgjedhë. Megjithatë, këto janë vetëm plane, pasi ganezi ende nuk ka mbërritur në Shkodër, ndërkohë që duke i marrë të mirëqëna vlerat e tij si futbollist, nuk dihet saktësisht gjendja e tij në aspektin fizik. Sipas Shabës, por edhe pjesëtarëve të tjerë të klubit Vllaznia, tashmë pajisja e tij me vizë hyrëse në Shqipëri është bërë e mundur në ambasadën shqiptare në Egjipt dhe deri në fund javë, futbollisti ganez pritet të jetë në Shkodër. ”Shënojeni edhe ganezin Emanuel Ampofoce pjesë të Vllaznisë, pasi një gjë e tillë është shumë e sigurtë”, thotë drejtori i Vllaznisë Shaba, i cili si për të dashur që ta bëjë edhe më bindëse atë që thotë, bën të ditur se zyrtarisht klubi Vllaznia e ka federuar ganezin në listën e saj pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Me blerjen edhe të sulmuesit ganez, Vllaznia ka bërë goditje mjaft të rëndësishme, ndërkohë që mendon se këtu mbyllet edhe merkato e klubit për këtë sezon futbollistik. “Ne jemi shumë të kënaqur me blerjet që kemi bërë dhe mendojmë se do të jenë një forcë më tepër në shërbim të skuadrës, për të realizuar objektivat që i kemi vënë vetes, fitimin e të dy trofeve”, përfundon Shaba.