Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 02:59
Ndaj tyre nuk ka pasur kurrë simpati, por vlerësimet reciproke,
ashtu sikundër shigjetimet ndaj njëri-tjetrit, nuk kanë munguar kurrë
Murinjo kundër Ançelotit,
një “derbi” që s’njeh limite
Zhoze Murinjo dhe
Karlo Ançeloti, ose
“Speciali” kundër
“Normalit”, të ndryshëm në
gjithçka, asnjëherë banalë.
Gjithmonë në qendër të vëmendjes,
të paktën portugezin
kjo gjë e ka shoqëruar edhe
përpara se të mbërrinte në
Itali. Të dy janë “ngacmuar”
gjithmonë në distancë, duke
shkëmbyer komplimente
dhe sulme. Ja dhe një përplasje
verbale (e ndodhur
ndër vite) midis dy trajnerëve
të Interit dhe Milanit:
Qershor 2004, konferenca
e parë për shtyp te Çelsi
Murinjo: “Ju lutem, mos më
quani arrogant, por unë jam
kampion i Evropës dhe mendoj
se jam shumë i veçantë”.
Korrik 2008, Milanelo
Ançeloti: “Kam fituar dy
Liga Kampionësh, por nuk
jam i veçantë”.
Dhjetor 2007, përpara
Botërorit të klubeve
Ançeloti: “Murinjo? Mendoj
se është ai që e do më
shumë Milanin sesa anasjelltas”.
Maj 2008, shtypi italian
afron portugezin me
Milanin
Ançeloti: “Murinjo në vendin
tim? Fatkeqësisht e kemi
gjetur zëvendësuesin e Kostakurtës,
por po ta kishim ditur
më përpara, do ta kishim
bërë pjesë të stafit. Të ndihmoj
përgatitësin e portierëve? Jo,
ai nuk ka luajtur kurrë futboll,
nuk do të ishte në gjendje të
gjuante në portë”.
Korrik 2008, Murinjo në
Pinetina
Murinjo: “Mendoj se
Ançeloti ka harruar që një trajner
shumë i rëndësishëm në
historinë e Milanit, Arrigo
Saki, nuk ka luajtur më
shumë futboll se unë”.
Gusht 2008,
fillon kampionati
Ançeloti: “Murinjo është
një tip i veçantë, unë e njoh
dhe mund të them se është
shumë i këndshëm, por i
pëlqen të bëjë disa lloj debatesh
nëpërmjet gazetave,
që nuk më pëlqejnë shumë.
Si të thuash është pak provokues”.
Gusht 2008, Shevçenko
rikthehet te Milani
Murinjo: “Në Milano e trajtonin
si princ dhe një situatë
të tillë nuk e ka përjetuar kurrë
në Angli. Tashmë duket fare
thjesht që është përmirësuar
shumë në krahasim me periudhën
që ka qenë në Londër.
Me siguri ka diçka në Milano
që e bën të lumtur atë person.
Çfarë mund të japë te Milani?
I uroj që të bëhet kryegolashënues,
në Kupën UEFA sigurisht”.
Shtator 2008,
çështja e mikpritjes
Ançeloti: “Murinjo ka filluar
të përdorë disa taktika
shumë të veçanta me topin.
Kjo metodë më duket shumë
interesante dhe do të më
pëlqente ta mësoja”.
Murinjo: “Do të ishte një
kënaqësi të prisja Ançelotin,
por vetëm për një ditë do ta
bëja një gjë të tillë”.
Ançeloti: “Murinjo është
shumë i mirëpritur këtu.
Vetëm për një ditë? Edhe për
më shumë pa asnjë lloj problemi”.
Shtator 2008, një nga
emisionet televizive që
zhvillohen pas ndeshjeve
ditën e diel
Murinjo: “Ka nga ata
njerëz që gëzohen pas arritjes
së një fitoreje, unë nuk kam
kohë të festoj”.
Ançeloti: “Nuk ka nevojë
të festosh për të qenë optimist”.
Shtator 2008, Murinjo
dhe paga e tij
Murinjo: “Marr diçka më
shumë se 14 milionë euro”.
Ançeloti: “E kam thënë
edhe më parë se kush më
pëlqen, por po filloj të mendoj
që kur të lidh kontratën e
ardhshme ta punësoj Murinjon
si menaxher. Ndoshta
mund të më ndihmojë”.
Tetor 2008, Ronaldinjo
dhe netët në diskotekë
Ançeloti: “Është kthyer
vonë? Në çfarë ore? I kisha
dhënë leje deri në 5, pra nëse
është kthyer në orën 4 është
shumë në rregull. Të dielën
mund të bëjë çfarë të dojë, nuk
jam tutori i tij. Nga ana tjetër,
nëse është kthyer në orën 4
do të thotë që nuk qenka
kënaqur aspak”.
Nëntor 2008, Murinjo i
inatosur me Adrianon:
Nuk është në kushte për
t’u stërvitur
Ançeloti: “Nëse do të sillesha
si Murinjo, nuk do të
kisha asnjë lojtar në fushë
gjatë stërvitjes...”.
Janar 2008, polemikat
pas humbjes së Interit
në Bergamo
Ançeloti: “Nga trajneri
portugez do të merrja
cinizmin, guximin e të thënit
në sy të gjërave, ndërsa unë
shpeshherë preferoj të pres
disi. Në përgjithësi ai që thotë
atë që mendon, duhet vlerësuar.
I ndodh të gjithë trajnerëve
të përdorin tone të
ashpra në mënyrë që të
stimulojnë skuadrën e tyre”.
12 janar 2009,
Inter 43 pikë, Milan 34 pikë
Murinjo: “Nëse mendojnë
se mund t’i fitojnë të gjitha
ndeshjet, atëherë bëjnë shumë
mirë që mendojnë edhe për titullin.
Por atyre nuk u mjafton
të fitojnë gjithmonë, duhet
edhe të shpresojnë që Interi
të mos fitojë. Kjo është ajo
varësi në futboll, që unë nuk
do të doja kurrë ta kisha. Për
këtë arsye, sfida e tyre është
e komplikuar”.
2 shkurt 2009,
Inter 50 pikë, Milan 44 pikë
Murinjo: “Kuqezinjtë? Po
ecin shumë mirë, Pato, Kaka,
Bekham. Të gjithë po zhvillojnë
një lojë shumë të mirë,
po fatkeqësisht janë 6 pikë më
pak se Interi...”.
ashtu sikundër shigjetimet ndaj njëri-tjetrit, nuk kanë munguar kurrë
Murinjo kundër Ançelotit,
një “derbi” që s’njeh limite
Zhoze Murinjo dhe
Karlo Ançeloti, ose
“Speciali” kundër
“Normalit”, të ndryshëm në
gjithçka, asnjëherë banalë.
Gjithmonë në qendër të vëmendjes,
të paktën portugezin
kjo gjë e ka shoqëruar edhe
përpara se të mbërrinte në
Itali. Të dy janë “ngacmuar”
gjithmonë në distancë, duke
shkëmbyer komplimente
dhe sulme. Ja dhe një përplasje
verbale (e ndodhur
ndër vite) midis dy trajnerëve
të Interit dhe Milanit:
Qershor 2004, konferenca
e parë për shtyp te Çelsi
Murinjo: “Ju lutem, mos më
quani arrogant, por unë jam
kampion i Evropës dhe mendoj
se jam shumë i veçantë”.
Korrik 2008, Milanelo
Ançeloti: “Kam fituar dy
Liga Kampionësh, por nuk
jam i veçantë”.
Dhjetor 2007, përpara
Botërorit të klubeve
Ançeloti: “Murinjo? Mendoj
se është ai që e do më
shumë Milanin sesa anasjelltas”.
Maj 2008, shtypi italian
afron portugezin me
Milanin
Ançeloti: “Murinjo në vendin
tim? Fatkeqësisht e kemi
gjetur zëvendësuesin e Kostakurtës,
por po ta kishim ditur
më përpara, do ta kishim
bërë pjesë të stafit. Të ndihmoj
përgatitësin e portierëve? Jo,
ai nuk ka luajtur kurrë futboll,
nuk do të ishte në gjendje të
gjuante në portë”.
Korrik 2008, Murinjo në
Pinetina
Murinjo: “Mendoj se
Ançeloti ka harruar që një trajner
shumë i rëndësishëm në
historinë e Milanit, Arrigo
Saki, nuk ka luajtur më
shumë futboll se unë”.
Gusht 2008,
fillon kampionati
Ançeloti: “Murinjo është
një tip i veçantë, unë e njoh
dhe mund të them se është
shumë i këndshëm, por i
pëlqen të bëjë disa lloj debatesh
nëpërmjet gazetave,
që nuk më pëlqejnë shumë.
Si të thuash është pak provokues”.
Gusht 2008, Shevçenko
rikthehet te Milani
Murinjo: “Në Milano e trajtonin
si princ dhe një situatë
të tillë nuk e ka përjetuar kurrë
në Angli. Tashmë duket fare
thjesht që është përmirësuar
shumë në krahasim me periudhën
që ka qenë në Londër.
Me siguri ka diçka në Milano
që e bën të lumtur atë person.
Çfarë mund të japë te Milani?
I uroj që të bëhet kryegolashënues,
në Kupën UEFA sigurisht”.
Shtator 2008,
çështja e mikpritjes
Ançeloti: “Murinjo ka filluar
të përdorë disa taktika
shumë të veçanta me topin.
Kjo metodë më duket shumë
interesante dhe do të më
pëlqente ta mësoja”.
Murinjo: “Do të ishte një
kënaqësi të prisja Ançelotin,
por vetëm për një ditë do ta
bëja një gjë të tillë”.
Ançeloti: “Murinjo është
shumë i mirëpritur këtu.
Vetëm për një ditë? Edhe për
më shumë pa asnjë lloj problemi”.
Shtator 2008, një nga
emisionet televizive që
zhvillohen pas ndeshjeve
ditën e diel
Murinjo: “Ka nga ata
njerëz që gëzohen pas arritjes
së një fitoreje, unë nuk kam
kohë të festoj”.
Ançeloti: “Nuk ka nevojë
të festosh për të qenë optimist”.
Shtator 2008, Murinjo
dhe paga e tij
Murinjo: “Marr diçka më
shumë se 14 milionë euro”.
Ançeloti: “E kam thënë
edhe më parë se kush më
pëlqen, por po filloj të mendoj
që kur të lidh kontratën e
ardhshme ta punësoj Murinjon
si menaxher. Ndoshta
mund të më ndihmojë”.
Tetor 2008, Ronaldinjo
dhe netët në diskotekë
Ançeloti: “Është kthyer
vonë? Në çfarë ore? I kisha
dhënë leje deri në 5, pra nëse
është kthyer në orën 4 është
shumë në rregull. Të dielën
mund të bëjë çfarë të dojë, nuk
jam tutori i tij. Nga ana tjetër,
nëse është kthyer në orën 4
do të thotë që nuk qenka
kënaqur aspak”.
Nëntor 2008, Murinjo i
inatosur me Adrianon:
Nuk është në kushte për
t’u stërvitur
Ançeloti: “Nëse do të sillesha
si Murinjo, nuk do të
kisha asnjë lojtar në fushë
gjatë stërvitjes...”.
Janar 2008, polemikat
pas humbjes së Interit
në Bergamo
Ançeloti: “Nga trajneri
portugez do të merrja
cinizmin, guximin e të thënit
në sy të gjërave, ndërsa unë
shpeshherë preferoj të pres
disi. Në përgjithësi ai që thotë
atë që mendon, duhet vlerësuar.
I ndodh të gjithë trajnerëve
të përdorin tone të
ashpra në mënyrë që të
stimulojnë skuadrën e tyre”.
12 janar 2009,
Inter 43 pikë, Milan 34 pikë
Murinjo: “Nëse mendojnë
se mund t’i fitojnë të gjitha
ndeshjet, atëherë bëjnë shumë
mirë që mendojnë edhe për titullin.
Por atyre nuk u mjafton
të fitojnë gjithmonë, duhet
edhe të shpresojnë që Interi
të mos fitojë. Kjo është ajo
varësi në futboll, që unë nuk
do të doja kurrë ta kisha. Për
këtë arsye, sfida e tyre është
e komplikuar”.
2 shkurt 2009,
Inter 50 pikë, Milan 44 pikë
Murinjo: “Kuqezinjtë? Po
ecin shumë mirë, Pato, Kaka,
Bekham. Të gjithë po zhvillojnë
një lojë shumë të mirë,
po fatkeqësisht janë 6 pikë më
pak se Interi...”.