Page 44 of 125

Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 01:40
by fpjalmi
un mendoj se as te marten nuk marrin gja.

lojtaret e partizanit duhet me prit 1 prillin tash se ndoshta ne ate date edhe mund ti shlyejne :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 21:09
by vllaznia1919
Shifet qe asht vend pa shtet Shqipnia.Si lehet nji ekip si Partizani ne dore te Xhanit??????

Posted: Thu, 22 Jan 2009 , 05:01
by fpjalmi
Tirana barazon 2-2 me Apoloninë


Kjo ishte miqësorja e tretë për Tiranën. Në të dy të parat formacioni i dyshes Kola-Bençivenga fitoi kundër Bafra Beledyespor (Turqi) 5-1 dhe humbi kundër një seleskioni brazilian (1-3).





Tirana barazoi 2-2 në miqësoren kundër Apolonisë, të luajtur të martën në Antalia të Turqisë. Autori i dy golave për bardheblutë ishte Daniel Xhafa.

Pjesa e parë u mbyll 2-1, pasi Apolonia shënoi me penalltinë e fituar nga Mladen Brkic, e të shndërruar në gol nga Sreckovski. Autogoli i Begës së Tiranës vulosi edhe shifrat 2-2.

Kjo ishte miqësorja e tretë për Tiranën. Në të dy të parat formacioni i dyshes Kola-Bençivenga fitoi kundër Bafra Beledyespor (Turqi) 5-1 dhe humbi kundër një seleksioni brazilian (1-3).


--------------------------------------------------------------------------------
MIQËSORET E TIRANËS
15.01.2009: Tirana-Bafra Beledyespor (Turqi) 5-1 (Antalia)
18.01.2009: Tirana-Seleksion lojtarësh (Brazil) 1-3 (Antalia)
20.01.2009: Tirana-Apolonia (2-2) (Antalia

Posted: Thu, 22 Jan 2009 , 05:03
by fpjalmi
sa mire asht tirana.

pa pa pa pa.fiton 5 me 1 10 dite ma pare.

humb 3 me 1 me kombetaren b te brazilit ku mehmelli demek ban 2 shtylla dhe arrin e barazon me apolonine qe asht ekipi ma i mire ne bote per momentin :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 23 Jan 2009 , 11:58
by Ledi1920
Neshje pergatitore jane skane shume rendesi,si per Tironen si per Apolonin.Nqs Vllaznia humb apo barazon nje ndeshje ne faze pergatitore kjo do me thone qe vllaznia nuk eshte mire????Sa per Memellin ket vit eshte kepuca e arte.

Shnet e pare

Posted: Fri, 23 Jan 2009 , 16:52
by Ujku
Memeli kepucen e art e deshiron por me marr s ka me marr mor shoku t jesh i binun.

Posted: Fri, 23 Jan 2009 , 17:07
by toni kuqeblu
Ai qe do marri kpucen e arte asht i zakonshmi Vior Sinani.
Asht Vllaznia ajo qe do triumfojne si me titull kolektiv e si me individual.
Mandej te shofim ca do lam naj lemoshe per skuadrat tjera.
Kupa e kampionati per simjet e per vite qe do vijne uroj te kthehet aty ku i shkon ma pershtat ne vendlindje Shkoder.

Posted: Fri, 23 Jan 2009 , 17:45
by Ledi1920
Kampionati eshte akoma i gjate. Ta fitoje ai qe e meriton por jo pa fol para kohe qe vllaznia eshte kampione.Se edhe ene ashtu tham per Tironen kur ishte plus shtate pike nga vendi dyte por ja qe jemi ne vend te dyte tani...

Posted: Fri, 23 Jan 2009 , 21:11
by vllaznia1919
Sejcili don te veten.Asht normale qe na thona ka me fitu Vllaznia se njat na don zemra.

Posted: Fri, 23 Jan 2009 , 21:34
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Sejcili don te veten.Asht normale qe na thona ka me fitu Vllaznia se njat na don zemra.
sa mka marre malli me tlexu shkrimet

Posted: Fri, 23 Jan 2009 , 21:56
by fpjalmi
ledi shkruan

Neshje pergatitore jane skane shume rendesi,si per Tironen si per Apolonin.Nqs Vllaznia humb apo barazon nje ndeshje ne faze pergatitore kjo do me thone qe vllaznia nuk eshte mire????Sa per Memellin ket vit eshte kepuca e arte.

_____________________________________________________

pse e thu kete mor ledi.apo pse memelli asht 2 gola para. :lol: :lol:

un mendoj se kete vit sinani e merr perseri kepucen e arte ,dhe nuk po flas me tifozllek por po flas se cfare sulmit ka vllaznia.

sukaj kombinon mjaft mire me sinanin ,dhe sinani padiskutim do jete edhe kete vit njishi 1.

per 5 jave un nuk mendoj se tirana do e gezojn vendin e dyte ,per arsyje si dinamo asht ma mire se tirana ,dhe ne javen e pare mund ta parakalojn tiranen me ndeshjen direkte,kurse per vllaznine harroje naqe.

mund te thuash pse.

sepse merkatoja asht bomb dhe asht e mbushur me yje ,dhe mund ta them shum thjesht qe cdo lojtare asht yll duke pa edhe rezervat ,kurse tirana jo vetem qe ka nej ne vend numero ne merkato ,por i kan ikur 2 dhe i kan ardh 2 pa eksperience si patushi/.

un mendoj qe tirana kur te lozin me vllaznine kete sezon do te shperthiqet pa diskutim.

lojtaret qe ka vllaznia per momentin jan shum me lart se tirana ,dhe un per mendimin tem mund ta quaj ,vllaznia profesioniste kurse tirana skuader amatore..

un mendoj se te dy trofete jan te vllaznise kete vit .

ledi mund te thuash pse .

sepse vllaznia asht komplet e kompletume dhe ka lojtare kampion ,ashtu si ne rrezerva ashtu edhe me titullare ,ku cana do ta kete shum te veshtire per te vendos se kush ka per te luajtur,

kurse e dyta asht qe merkatoja e vllaznise asht cilesore dhe cdo lojtare asht kampion ,dhe lojtaret e vllaznise kur te lozin per kupe dhe kampionat ,nuk do te jen te lodhur sepse edhe nji here po ta tham ledi

kena lojtare cilesore si titullaret ashtu dhe rezervat,dhe mund ta shifsh fare qarte se tirana keto cilesi nuk i ka.

un mendoj se nese tirana do te shkonte ne intertoto duhet te jete shum e gezuar sepse nuk asht as per vendin e dyte dhe as te tretin.

pershendetje prej pjalmit.

Posted: Fri, 23 Jan 2009 , 22:58
by fpjalmi
UEFA, 100 mijë euro për gjyqtarët shqiptarë
» Vendosur: 22/01/2009 - 08:47





UEFA është e gatshme të akordojë për Shqipërinë një fond prej 100 mijë eurosh, i cili do të përdoret për sektorin e gjyqtarëve. Këtë e ka pohuar shefi i sektorit të bluzave të zeza në FSHF, Plarent Kotherja, i cili ka thënë se për herë të parë Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë pjesë në konventën e gjyqtarëve. "Është hera e parë për Federatën tonë që merr pjesë në këtë konventë të përvitshme, që zhvillohet në fund të muajit janar. Ftesa që kemi marrë është edhe një sinjal se nëse përmbushim kriteret e duhura, atëherë UEFA do të akordojë edhe një fond prej 100 mijë eurosh për sektorin e gjyqtarëve në Shqipëri", ka thënë Kotherja. Ndërkaq, dje është zhvilluar një takim me gjyqtarët në FSHF, ku është bërë një analizë e hollësishme për rendimentin e tyre gjatë fazës së parë. "Ua treguam me pamje filmike të gjitha gabimet që kanë bërë secili prej tyre. Lista e dhjetë më të mirëve do të ketë ndryshime, por unë nuk mund t'ua jap dot emrat, pasi këtë vendim e merr Komiteti Ekzekutiv", ka shtuar Kotherja.

Posted: Sat, 24 Jan 2009 , 00:26
by GOLDIAN
me ckam lexu dinamo ka ba nje merkato bombastike e majten plakun bodrusic ju kthy edhe ky argjentinasi tjeter duket ka te dhana te mire
edhe elbasani qe per cudi pa lazen (se ku i gjeti lekt)ka mbledh rreth vedit nje formacion komplet te ri po qe per mu nuk a zgjidhje qe cdo tre muj te nderrosh lojtaret
pa harru qe pema karcev dede qorri e noj tjeter kan kohe pa lujt
tirana mbetet po ajo dhelpra vjeter duhet pas shume kujdes

Posted: Sat, 24 Jan 2009 , 08:53
by fpjalmi
goldian.

sa te ka hyp frika maj naqe prej dinamos.

na ka rrah pa dashje naqe ,dhe plaku asht nje lojtare qe nuk krahesohet me sinanit.

vllaznia ka 11 lojtare ku disa prej tyne jan ma te mire se plaku naqe,kurse tirana maje mend

per 5 jave ne vend te gjashte tapo e sheh.

njaq sa kuptoj ne futboll dinamo dhe besa mund te luftojn per vendewt e dyta dhe te treeta duke mos harru as elbasanin qe duke se do jete ndrysh dhe jo si ne sezonin e fundit.

per skuadrat e tjera nuk jan ne nivel ma nalt nga ato qe permbenda ,dhe ky asht mendimi jem edhe pse ndoshta mund te jem gabim

Posted: Sat, 24 Jan 2009 , 12:11
by Miri
GOLDIAN wrote:elbasani qe per cudi pa lazen (se ku i gjeti lekt)ka mbledh rreth vedit nje formacion komplet te ri
Arken nuk e ka marr me vedi :D

Posted: Sat, 24 Jan 2009 , 17:11
by vllaznia1919
Normalisht qe ekipet jane forcu por duhen pa ne fushe se qa do te napin kta lojtar.

Posted: Sun, 25 Jan 2009 , 14:49
by GOLDIAN
Miri wrote:
GOLDIAN wrote:elbasani qe per cudi pa lazen (se ku i gjeti lekt)ka mbledh rreth vedit nje formacion komplet te ri
Arken nuk e ka marr me vedi :D
tash ma ke myll gojen
hallall
e kam mendu
taman njata lek te pista te tijat po i perdorin sa ma shume te jete e mujtun qe kur te kontrollohet kontojae tij mos ti gjehen shuma te mdhaja
turp shtetit shqiptar i fillojne punet e sdijne mi maru

pjalmi dashje pa dashje ska justifikim na i morren tre piket ne shkoder
v1919 ke drejte duhen paq ne fushe se dede pema e karcev me qorrin kane kohe pa lujt futboll vec kan nxe pankinat

Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 02:35
by fpjalmi
goldi

pjalmi dashje pa dashje ska justifikim na i morren tre piket ne shkoder

____________________________________________________

goldi,un e di se i moren 3 piket ,por nuk besoj se kan fitu me merite naqe.

un hala mendoj se ndeshja ka ken e shitun

Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 09:50
by Ledi1920
Fpjalmi thote...
pse e thu kete mor ledi.apo pse memelli asht 2 gola para.

________________________________________________________

Nuk e thashe se eshte dy gola para por me ca kam pa ne fushe.Memelli nuk eshte noj lojtar shume teknik por eshte i fuqishem.Vrapon shume,edhe ne lojen pa top vrapon shume.Ka force dhe e godet shpesh porten.Ai ka pas ate Xhafen e mbarum ne krah po po te kishte qene noj sulmus tjeter memelli do ishte shume me lart me gola.

Sa per kush e fiton kampionatin.Per mu Tirona po nuk fitoi me Dinamon i thote mirupafshim titullit.Mgjth te shofim.

Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 21:25
by vllaznia1919
Hajt ishalla i barazim pra ne derbi.Hahahahaha!