Page 44 of 87

Posted: Sun, 08 Feb 2009 , 16:56
by vllaznia1919
KRENARIA KUQ e BLU wrote:
vllaznia1919 wrote:Edhe shyqyr qe skan gjurmu edhe nej drejtus tjeter por vetem Moxhin. :wink: :wink: :wink: :wink:
I kan pergju tan. Po vetem Moggin kan nigju tu fol 36 here me arbitrin Bertini para Juve-Milan. Dhe per koincidence, Bertini i han 2 penallti Milanit. Vetem Moggi i shperndate arbitrave karta telefonike te huja per mos me e pergu kur flitte me ta. Vetem Moggi urdhnote nji anesor me i anullu golat Milanit ne Siena. E vetem Moggi urdhnot dezinjatort cil arbiter me e vu ne filan ndeshje.
Tana ita qe permenda, nuk perbajn shkelje penale, e Moggi me shoke kane me dal te pafajshem ne gjygj. Por jane sjellje antisportive, e per ket gja asht denu prej gjygjit sportiv mos me kene ma pjese e futbollit. Natyrisht edhe Juventus, qe man pergjithsi per drjtusat e vet, e qe ka perfitu prej sjelljes se tyne, asht denu me ramje ne serine b. Denim qe e ka kerku vete avokati mrojtes i Juventusit
Ja maj naqe se nuk kan gjurmu kerken si jane vu mrapa Moxhit.Nja dy tri gjana te vogla dolen dhe u myllen shpejt se kishte me marre fund komplet futbolli po te delshin te tan.Nese se ka pak ransi.Secili man mendimin e vet edhe skena me ja gjet fundin kurr ktij muhabet por mas te bajne ekipet e tjera si te nershem se sjan aq.
Shnet e pare.

Posted: Sun, 08 Feb 2009 , 22:29
by shv13
per pasaportat interi ka pagu se recoba u denu 6 muaj, se mbaj mend ne c vit tesh,plusvalencat i bajne tane ekipet...ba me pa ba pislleqe moratti atehere i paska ba per me hupe tesh sa vjet dmth?T kishte fitu gja hajt po me manipulu arbitrat e me humbe s ka kuptim...po perimend si the ti ktij muhabet si dalim per fund kurre,secili ban tifozllek per skuadren e vet e s pyt per tjere :lol: :lol: ...njashtu s interi qe s pyt per kerkend po i asfalton tane...ishalla edhe derbin tesh,,

Posted: Mon, 09 Feb 2009 , 17:08
by Skodrinon
shv13 wrote:per pasaportat interi ka pagu se recoba u denu 6 muaj, se mbaj mend ne c vit tesh,plusvalencat i bajne tane ekipet...ba me pa ba pislleqe moratti atehere i paska ba per me hupe tesh sa vjet dmth?T kishte fitu gja hajt po me manipulu arbitrat e me humbe s ka kuptim...po perimend si the ti ktij muhabet si dalim per fund kurre,secili ban tifozllek per skuadren e vet e s pyt per tjere :lol: :lol: ...njashtu s interi qe s pyt per kerkend po i asfalton tane...ishalla edhe derbin tesh,,
recoba u denu 6 muj, kurse interi vetem me gjobe. me rregullore asht dashte me i hek tan pikt e interit ku ka kene ne fushe ose ne pankine recoba.
per ikyt ka te drejte vllaznia1919, asnji ekip nuk asht i paster. juve asht ma e perlyme se te tana, po askush nuk mundet me thane se nuk kam ba kurr ndonji gja te pandershme.

Posted: Mon, 09 Feb 2009 , 22:37
by fpjalmi
Mourinjo polemik: Po ndodhin gjëra të çuditshme


Trajneri portugez ka kritikuar vendimet e marra nga arbitrat ndaj lojtarëve zikaltër

Sulmi i Hoze Mourinjos i godet të gjithë, nga televizionet, gazetat, dhe deri tek arbitrat. “Pas golit të Maikonit në Siena gjithë Italia kishte ndaluar, - ka thënë portugezi -, ndërsa tani nuk shoh të njëjtin qëndrim”. Durimit të “Rreshterit Mou” i ka ardhur fundi të shtunën rreth orës 7 të mbasdites. Shkak për këtë ka qenë “penalltia e dukshme në favor të Ibrahimoviçit e transformuar në një karton të verdhë për simulim.

Përfitoj nga ky rast për të komentuar një muaj të mbushur me ngjarje të çuditshme. I çuditshëm pezullimi prej tre javësh i Adrianos, i çuditshëm kartoni i kuq i dhënë ndaj Muntarit në Katania, e çuditshme penalltia që na është mohuar kundër Torinos (prekje e topit me dorë nga Abate) dhe i çuditshëm kartoni i verdhë i marrë nga Ibra, që në një moment shumë të rëndësishëm do të jetë i detyruar të luajë nën rrezikun e një skualifikimi tjetër”. Ndoshta kemi të bëjmë me një komplot kundër Interit.

“Këtë ma thoni ju, unë jam i ri në këtë ambient, por sigurisht këto ngjarje të njëpasnjëshme janë paksa të çuditshme. Ka ardhur momenti për të folur. Këtë e kërkojnë vetë lojtarët e mi, atëherë mund të mendojnë se nuk kanë një lider të vërtetë në stol, por se stërviten nga një njeri që mendon për imazhin e tij para çdo gjëje tjetër”. I acaruar edhe për kartonin e verdhë (mosrespektimi i distancës) që do t’i kushtojë Balotelit skualifikimin: “Disa herë duhet që arbitrat të jenë pak më të arsyeshëm.

Gjithsesi, mua më ka pëlqyer qëndrimi i Marios. E kam aktivizuar vetëm për dhjetë minutat e fundit, por ai është futur me mentalitetin e duhur. Ashtu si ju, edhe unë jam i vetëdijshëm për talentin e tij, tani dua të shoh nga ai një pjekuri taktike”. Eshtë java e derbit, “dhe do ta filloj duke shkuar në Londër (në fushën e Uest Hemit) për të ndjekur Mançester Junajtedin. Të enjten do të kem në dispozicion të gjithë lojtarët që do të largohen me kombëtaret, atëherë do të fillojmë të përgatisim taktikisht sfidën me Milanin. Sigurisht për ne kampionati nuk do të vendoset të dielën, ndërsa pjesa më e madhe e presionit do të jetë mbi ekipin kuqezi”, ka deklaruar Mou.

—————————————————————————–

Mesfushori portugez

Figo: Të gjithë duan të luajnë në derbi
Zgjedhjet që Mourinjo do të bëjë në lidhje me formacionin që do të luajë në derbi do të mbështeten nga Figo, “sepse është e qartë se secili nga ne një ndeshje të tillë do të donte ta luante gjithmonë, por tani gjëja që ka më shumë rëndësi është të ndihmohet ekipi”. Ishte larg kujtimi i një goli të shënuar (më shumë se një vit më parë, 26 shtator 2007, Inter- Sampdoria 3-0) dhe sigurisht që portugezi nuk i ka fiksuar mirë disa momente: edhe atë ditë ka shënuar pas Ibrahimoviçit (dygolësh) dhe kur shënoi në Leçe (29 janar 2006) ka siguruar fitoren (2-0) bashkë me Stankoviçin. Ai realizim me të djathtën në “Via del Mare” i kishte dalë nga mendja, “dhe nuk di as të them se kur ka qenë hera e fundit kur kam shënuar me kokë. Por lëvizjet që na kishte kërkuar Mourinjo i mbanim mend mirë dhe i kemi zbatuar, duke përfituar nga fakti se në transfertë kundërshtarët na lënë më shumë hapësira”, ka thënë Figo.

—————————————————————————-

Mesfushori serb

Dejan Stankoviç: Na duhet vazhdimësia
Tani, thotë Stankoviç, “duhet të gjejmë vazhdimësinë, pasi kundër Leçes kemi zhvilluar një ndeshje pothuajse perfekte. I kemi thënë njëri-tjetrit se të gjitha ndeshjet do të ishin si një finale e vogël dhe këtë ndeshje e kemi luajtur si të tillë”. Mesfushori serb, është një lojtar që po luan me një siguri që i mungonte prej disa kohësh. Të shtunën e kaluar ka festuar prezencën e tij të 200-të dhe golin numër 27 (4 në këtë kampionat, 2 rradhazi me kokë) me Interin dhe Mourinjon, i cili i ka kërkuar të mos sforcohet shumë me kombëtaren. “Kam arritur një marrëveshje me trajnerin e kombëtares dhe ai do të më aktivizojë 45 minuta të martën dhe 45 të mërkurën, jo më shumë”. Më pas, është nisur menjëherë për në Beograd për të përforcuar fjalën e urtë serbe (”Prapa kalit të mirë ngrihet shumë pluhur”) që e ka zbatuar në ditët e kaluara: “Por kuajt e mirë kundër Leçes kanë qenë 11 dhe pluhur kanë ngritur shumë”, ka thënë Stankoviç.

Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 00:49
by Skodrinon
fpjalmi wrote:Mourinjo polemik: Po ndodhin gjëra të çuditshme


Trajneri portugez ka kritikuar vendimet e marra nga arbitrat ndaj lojtarëve zikaltër
O ky asht nji bir ku....
Ka hall me e kondicionu arbitrin e derbit
Nuk i kan dhane hala nji penallti kunder, e vjen e ban si viktime

Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 04:25
by fpjalmi
krenaria kuq e blu shkruan

O ky asht nji bir ku....
Ka hall me e kondicionu arbitrin e derbit
Nuk i kan dhane hala nji penallti kunder, e vjen e ban si viktime

________________________________________________

haaahaaaa.ke te dsrejte naqe e nuk kam qa te shtoj ma teper. :D :D

ishtu bate edhe me qelesin ,e sidomos kta gjana i thote ma teper kur qelesi ishte ne kupen e kampioneve :lol: :lol:

Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 08:59
by shv13
mire se nuk i kane dhane kunder, po pro sa i kane dhane interit?ka dy jave rresht qe nuk ja napin penalltite(me toron e me leccen)....
ma mire me cu zanin e me fole ca asht ,se sa me kene hipokrit si ranieri qe del e thote kishte kene mire mos me fole per arbitrat mbasi qe i hangren penalltine katanias sa gazepi..

Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 13:12
by Skodrinon
shv13 wrote:mire se nuk i kane dhane kunder, po pro sa i kane dhane interit?ka dy jave rresht qe nuk ja napin penalltite(me toron e me leccen)....
ma mire me cu zanin e me fole ca asht ,se sa me kene hipokrit si ranieri qe del e thote kishte kene mire mos me fole per arbitrat mbasi qe i hangren penalltine katanias sa gazepi..
kur futesh ne zone me 2 vete nuk ke si me marre penallti.
pse nuk tha qi ibrahimoviç me leccen asht dashte me e qite me karton te kuq? nuk kishte me lujt as derbin....

Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 18:21
by tironsi_tr
Po penalltine qe s'ju dha me Torinon ktij Murinjos? :lol: Edhe penalltine qe s'ju dha atij ekipit te Djeles Juves (s'po ja them emrin) se marote neshja 2-2, qe e pranoi dhe Ranieri vete.


Ku o ai V1919 ta komentoje cik!!! :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 18:27
by Skodrinon
tironsi_tr wrote:Po penalltine qe s'ju dha me Torinon ktij Murinjos? :lol:
Po, por me Torinon duhet te dilte jashte Cruz me dy kartona te verdhe para penaltise :)

Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 18:36
by shv13
kot lodhena tane,te treja ekipet kane pase favore po mourinho normal qe do ta mbrojne ekipin se s ka per ta mbrojte as mediaseti e as tuttosporti...

ishalla s na prishin derbin me ndoj arbitrim te poshter...fakti asht qe interi asht ma e forta ne itali edhe pike,nqs nuk bjen si vjet ne faze te dyte s ja hek kush SCUDETTON e 4 rresht...

Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 18:42
by Skodrinon
shv13 wrote:nqs nuk bjen si vjet ne faze te dyte s ja hek kush SCUDETTON e 4 rresht...
as lojtart e interit nuk e numrojn ate te parin :D
kot nuk ka thane mourinho ne pushim te ndeshjes me atalanten: "scudetton e pare ju kane dhane ne tavoline, te dytin se te tjert kane kene te penalizum. Jeni skuader m...." :lol: :lol: :lol:
kyt e ka thane vete mourinho e.

Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 19:01
by shv13
e di ma po me qeshe e kisha,i detyroi uefa me ia dhane dikujt edhe s pat ca me ba as federata... :wink:

Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 23:22
by vllaznia1919
shv13 wrote:mire se nuk i kane dhane kunder, po pro sa i kane dhane interit?ka dy jave rresht qe nuk ja napin penalltite(me toron e me leccen)....
ma mire me cu zanin e me fole ca asht ,se sa me kene hipokrit si ranieri qe del e thote kishte kene mire mos me fole per arbitrat mbasi qe i hangren penalltine katanias sa gazepi..
Jeni tuj u ba te merzitshem tesh.flitni per zhelet e juja e mas u merrni me te tjert.Mas ma krahasoni magjypin e portugalise me zotnin.

Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 23:46
by shv13
me na e ba hallall.. :wink:

Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 00:55
by fpjalmi
Brazili, leksion futbolli kampionëve të botës



Brazil – Itali 2-0

Shënojnë Elano dhe Robinjo

Miqësorja e luksit mes Brazilit dhe Italisë ka përfunduar 2-0 për djemtë e Karlos Dungës, të cilët treguan klasin e vërtetë brazilian përballë takticienëve italianë. Ka qenë një ndeshje e bukur, që nuk ngjasonte fare me miqësoret e zakonshme. S’kish si të ndodhte ndryshe, pasi në fushë ishin nëntë tituj botërorë. Pas katër minutave lojë, Pirlo i jep një asist perfekt Fabio Grosos, që mund të kishte shënuar historinë e mbrëmjes. Goli i Grosos do të mbahej mend gjatë, pasi ishte i veçantë në llojin e tij, mirëpo gjyqtari e anulon. Që nga ky moment, djemtë e Lipit duhet të përballojnë aftësitë teknike të “Seleçaos”. Topi është, por edhe nuk është… Mbrojtja “axurre” humbet pikën e referimit dhe golat brzilianë vijnë njëri 14 minuta pas tjetrit.

Goli i parë lindi nga këmbët e Ronaldinjos, i cili nxjerr të lirë Roibnjon. Mbrojtësit itlianë bëjnë gjithçka për ta ndalur, por pasi i tij për Elanion është si rrufeja në qiell të hapur. Brazili kalon në avantazh.

Goli i dytë vjen nga Robinjo, që shfrytëzon një moment pasigurie të mbrojtjes italiane.

Reagimi i kombëtares italiane vjen vetëm në pjesën e dytë, me futjen në lojë të Rosit. Shumë të vonuar në ndërhyrje dhe të vetëm në fazën sulmuese. Gabime të shumta nga ana e “axurrëve” në këtë mbremje. Italia mori një mësim të mirë nga Brazili i futbollit të bukur, megjithatë rruga për në botëror, për të mbrojtur titullin e fituar gati tre vite më parë është e hapur.





Brazili: (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Juan (78′ Thiago Silva), Marcelo; Elano (70′ Dani Alves), Felipe Melo, Gilberto Silva (89′ Josuè); Ronaldinho; Adriano (81′ Pato), Robinho (89′ Julio Baptista).

Trajner. Karlos Dunga (Në Dispozicion: Doni, Luisao, Adriano Correia)



Italia: (4-3-3): Buffon; Zambrotta, Legrottaglie, F. Cannavaro, Grosso; De Rossi (59′ Aquilani), Pirlo (75′ Dossena), Montolivo (46′ Perrotta); Pepe (46′ G. Rossi), Gilardino (46′ Toni), Di Natale (46′ Camoranesi).

Trajner: Marcelo Lippi (Në dispozicion: Amelia, Bonera, Gamberini, Iaquinta, Quagliarella, De Sanctis)



Gjyqtar: Webb (Angli)



Shënues: 13′ pt Elano, 27′ pt Robinho



Kartonë të verdhë: Perrotta (I), Grosso (I), Zambrotta (I)

Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 08:36
by shv13
hera e pare qe m ka pelqy brazili mu :lol: :lol: kushedi pse....ka kene taman futbolli kunder antifutbollit...edhe ronaldinjo u ba fenomen mrame..

Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 12:48
by shv13
une shpresoj qe kaka te lujne se bahet ndeshje ma e bukur po kjo difton edhe nji here "stilin milanist" te drejtusave (kacurrelit galliani e xhuxhit mafioz)...qe rregullorja e federates:

L' articolo 76 delle Noif (Norme organizzative interne della Figc) recita infatti al comma 3 che «i calciatori che, denunciando un impedimento per infortunio o, comunque, per una infermità non rispondono alle convocazioni,di una rappresentativa di Lega e di rappresentative dei comitati in occasione di manifestazioni ufficiali, sono automaticamente inibiti a prendere parte, con la squadra della Società di appartenenza, alla gara ufficiale immediatamente successiva alla data della convocazione alla quale non hanno risposto»....

nqs 2+2 bajne hala 4, kakà-se nuk i takon me lujte...une si kam besu qysh n fillim kur i dhanen 15 dite prognoze...gjithsesi per spektaklin shpresoj qe t lujne...

Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 14:26
by Skodrinon
shv13 wrote:une shpresoj qe kaka te lujne se bahet ndeshje ma e bukur po kjo difton edhe nji here "stilin milanist" te drejtusave (kacurrelit galliani e xhuxhit mafioz)...qe rregullorja e federates:

L' articolo 76 delle Noif (Norme organizzative interne della Figc) recita infatti al comma 3 che «i calciatori che, denunciando un impedimento per infortunio o, comunque, per una infermità non rispondono alle convocazioni,di una rappresentativa di Lega e di rappresentative dei comitati in occasione di manifestazioni ufficiali, sono automaticamente inibiti a prendere parte, con la squadra della Società di appartenenza, alla gara ufficiale immediatamente successiva alla data della convocazione alla quale non hanno risposto»....

nqs 2+2 bajne hala 4, kakà-se nuk i takon me lujte...une si kam besu qysh n fillim kur i dhanen 15 dite prognoze...gjithsesi per spektaklin shpresoj qe t lujne...
Po kur bani Ibrahimoviç te njejten gja para pak kohesh, pse nuk erdhe ktu me ba te njejtin diskutim? Po sot pse nuk ka shku me lujt me Suedine Ibrahimoviç?
Simas tejet Kakà ka ba demek se asht vra mas me lujt me komtaren, qi dihet se sa e dojn braziljant, e s'ka gja se dahet barazim Milan me Regginen.
Sa per stil, nuk munden me i dhan leksion Milanit kurrkush. Aq ma pak Moratti e Oriali, fallsifikatort e pasaportave.
edhe ronaldinjo u ba fenomen mrame..
E ke pa te derbi i kalum se sa asht fenomen Ronaldinho.... :D

Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 17:34
by shv13
ibran se kane thirre hic po jo per demtim...nejse ma une kam lezet me e pa kakane tu lujte pamvaresisht se asht milanist po m vjen inat pse bajne teater kta te dirigjences njashtu si banen kur hini m.city me e marre...

ps: aksioni qe model pamvaresisht se pak sa hapsajt :wink: ...ishalla ndeshje me gola ihere se 0-0 si duroj hic,mandej t fitojne ma i miri...ba me shku +11 e han dreqi kampionatin krejt vec