Page 43 of 160

Posted: Sat, 27 Jan 2007 , 13:39
by Edmond-Cela
-Vjen Gudjabi, sot pritet në stërvitje te Vllaznia
Ka mbërritur më në fund në Shqipëri senegalezi Gudjabi dhe sot pritet që ai të jetë në stërvitje me Vllazninë. Kështu bëhet e ditur nga burime pranë skuadrës shkodrane sipas të cilave thuhet se afrikani me të mbërritur në Rinas është drejtuar për në Tiranë ku ka shkuar në klubin Dinamo për të sqaruar pozicionin e tij. Bëhet e ditur se ai ka këmbëngulur në përfundimin e kontratës që ka pasur me blutë dhe një çështje e tillë duket se ka marrë fund pas deklarimit të lojtarit se ka ardhur në Shqipëri për llogari të Vllaznisë. Madje ka qenë vetë presidenti Fushaj që i ka siguruar vizën e hyrjes në Shqipëri dhe njëkohësisht edhe lejen e qëndrimit në vendin tonë. Sot pritet që lojtari të drejtohet për në Shkodër për të filluar stërvitjen me kuqeblutë.
-Shkodranët dje dy seanca stërvitore
Dita e djeshme ka qenë e ngarkuar për kuqeblutë. Ata kanë zhvilluar sërish dy seanca stërvitore sipas planit të trajnerit Josa. Paradreke skuadra ka qenë në sallën e forcës së kompleksit “Zmijani” ndërsa pasdite në fushën e Shtojit është zhvilluar një ndeshje kontrolli brenda skuadrës. Anullimi i ndeshjes me Luftëtarin ka bërë që kuqeblutë të zhvillojnë gjithsesi një test një javë para ndeshjes zyrtare me Flamurtarin. Në stërvitjet e djeshme përveç kosovarit Miroci që ka mbërritur në darkë nga Gjermania, nuk kanë qenë as dy lojtarët që vazhdojnë të jenë në grumbullimin e kombëtares në Turqi, Teli e Sukaj. Në stërvitjen e sotme priten të jenë prezent edhe Gudjabi e Miroci.

Posted: Sat, 27 Jan 2007 , 14:00
by kuqeblu4ever
Ca na gjeti me El Hajdut Gudjabin qe s'na duhet gja hic, keni me pas asnji gol nuk ka me ba, vec me u sjell si kali n'lame si Ziamboja, ma mire te rinjte tone me i mbeshtet jo me harxhu energji me pru ne forme edhe iher Gudjabin, per mendimin tem lek te cuara dem dhe qe ma shume na demton se na ben pune.

Posted: Sat, 27 Jan 2007 , 14:40
by gdr
Edhe un mendoj se nuk na duhen gja kto majmuna, po lexova se kishin marr Canin............... nuk e njof, kush e njef ma pershkruni pak se çar tip lojtarit asht e po keshtu do te kisha pas qef me pas 1 pershkrim ose 1 skede per lojtart e VLLAZNIS. Ky do te ishte 1 favor per ne qe jena jasht e nuk kena mundesi me e pa skuadren tuj lujt. Ne kyt menyr do t'kishim 1 ide ma te qart se per ke jena tuj fol

Posted: Sat, 27 Jan 2007 , 17:02
by Admin
Qe te dhanat e Canit:

Mosha : 20 Vjeç
Lindur me : 28/02/1986
Roli ne fushe: Sulmues

Kete sezon deri ne dhjetor ka lujt me Shkumbini ku ka ba edhe 1 gol kunder Dinamos ne javen e 5-te.
As une se mbaj mend ne fushe si lojtar por thojne se asht i shpejte edhe me perspektive.
Ishalla po del i hajrit :wink:

Posted: Sat, 27 Jan 2007 , 18:45
by gdr
Duhet me than ishalla po punojn me kta djemt e ri, se 2 sulmusa 19-20 vjeça jan 1 mall i çmushem per skuadren

Posted: Sat, 27 Jan 2007 , 21:38
by kuqeblu4ever
GOLDIAN wrote:sabino plaku eshte i lire pse se ben nje tentative ky VALTERI?
po pra e lexova edhe une qe Sabino Plaku eshte pa skuader, nuk e kuptoj ca bajne kto tonet, me mire Sabino Plaku se Gudjabi.

Posted: Sun, 28 Jan 2007 , 03:23
by Admin
kuqeblu4ever wrote:
GOLDIAN wrote:sabino plaku eshte i lire pse se ben nje tentative ky VALTERI?
po pra e lexova edhe une qe Sabino Plaku eshte pa skuader, nuk e kuptoj ca bajne kto tonet, me mire Sabino Plaku se Gudjabi.
100 here ma mire po.... , pa ca me ba ishalla pa bahet ndoj gja per me e marr Plakun edhe ash pak e veshtire aja pune !!!

Posted: Sun, 28 Jan 2007 , 04:04
by Edmond-Cela
Vllaznia konfirmon Gudjabin, kenaqen tifozet
Dita e djeshme ka shenuar edhe nje emer te ri me teper per kuqeblute. Behet fjale per senegalezin El Haxhi Gudjabi i cili pas mberritjes ne Shqiperi dhe sqarimit te pozicionit te tij me drejtuesit e Dinamos, ka udhetuar menjehere drejt Shkodres. Per pasoje dje paradreke ai ka qene ne Shkoder dhe ka zhvilluar stervitjen e tij te pare me Vllaznine. Me ardhjen e tij ajo qe ka mbizoteruar ne rradhet e tifozerise kuqeblu ka qene njelloj gezimi per kete blerje te presidentit Fushaj. Kjo sepse afrikani gjithnje eshte pelqyer ne Shkoder ndoshta edhe per faktin se ne gjitha ndeshjet qe ai ka luajtur aty me skuadren blu, ka qene me fat duke zhvilluar lojera te shkelqyera. Nga ana tjeter ajo qe mbetet per t’u pare tashme eshte vetem forma e tij fizike.

Per nje problem te tille eshte i shqetesuar edhe vete trajneri Josa i cili nuk e ka “kaperdire” mire faktin se lojtari ka ardhur me shume vonese per te filluar stervitjen kur kishte shpresuar se do ta kishte te gatshem qe me 8 janar. Megjithate trajneri i Vllaznise eshte i qete ne lidhje me kete çeshtje e thote se mbetet per t’u verifikuar forma e lojtarit. Çka do te thote se nese ai rezulton i papergatitur, ne ndeshjet e para nuk do jete ne formacion. Ne te kunderten dera per te do jete e hapur. Pavaresisht ketyre fjaleve ajo çfare ne kemi konstatuar ne stervitjen e djeshme, te pakten nga pamja e jashtme, dukej qarte se Gudjabi nuk ishte ne mbipeshe per te mos thene se ishte ne formen ideale te tij. Sakaq ne kampin shkodran dje nuk eshte pritur mire nje deklarim i drejtuesve te Dinamos qe kane thene se nese Vllaznia deshiron ta marre kete lojtar, atehere klubi shkodran duhet te paguaje per ta patur sherbimin e tij. Ne lidhje me kete çeshtje i kemi kerkuar nje prononcim presidentit te klubit shkodran Valter Fushaj i cili nuk ndodhet ne Shqiperi por permes telefonit eshte shprehur: “Sa i takon asaj çfare mund te kerkojne drejtuesit e Dinamos, mund te them se nuk me intereson aspak. Vllaznia e ka bere publike qe ne dhjetor kontraten e firmosur me Gudjabin dhe per kete jemi te qete. Nuk ka sesi nje lojtar te kete 3, 4 apo 5 kontrata siç pretendojne drejtuesit dinamovite. Kontrata e vlefshme eshte vetem ajo e presidentit sepse eshte ai qe paguan parate dhe perderisa ajo i ka mbaruar Gudjabit, atehere ai automatikisht eshte futbollist i lire dhe prandaj ka firmosur per ne. vllaznia nuk do paguaje asnje lek per kete çeshtje”. Nderkohe edhe vete lojtari ka qene i shqetesuar nga deklarime te tilla te drejtuesve blu prandaj dhe para stervitjes se djeshme ka thene: “Siç e shihni une jam ne Shkoder sepse kam firmosur nje kontrate me presidentin Fushaj dhe do jem futbollist i kesaj skuadre. Drejtuesit e Dinamos nuk e di pse vazhdojne te pretendojne se une jam futbollist i tyre kur kontrata ime ka mbaruar qe me 15 dhjetor. Jam tek Vllaznia dhe tashme do mendoj vetem per te”. Ne kete menyre me ardhjen e senegalezit kuqeblute duket se e kane mbyllur edhe problemin e sulmit duke shpresuar shume ne nje paraqitje ndryshe nga ajo me Dinamon ne fazen e pare.

Posted: Sun, 28 Jan 2007 , 08:07
by iliriny
A thu ka me shpreh presidenti Fushaj interes per S. Plakun me e marre te Vllaznia. Per mua ai lojtar s'ka te paguar nese keta ta tonet duan te dalin kampion. Kam nje parandjenje se kane per t'u treguar indiferent ndaj tij. Ba me e marre atehere po jua them njitu se ne jena kampione. Vetem thoni ishalla i intereson presidentit me pagu ma shume se tane te tjeret per te.

Posted: Sun, 28 Jan 2007 , 13:30
by GOLDIAN
po tirana ska nevoje per plakun se mori abazajn ka pemen e sinanin
dinamo me 5 sulmusa ska nevoje per te
vec asht puna e elbasanit
se as durresi nuk e merr
keshtu ky i joni nuk asht se ka me mposht 6 oferta tjera qe me e marr plakun maksimumi oferten e elbasanit

Posted: Sun, 28 Jan 2007 , 13:40
by Edmond-Cela
o shoke ka maru merkato jon per kyt vit. mos u lodheni se ska per ble tjetur kend kyt vit fushaj. do te ishte fatnastike ta kishim plakun. por kaq i ka mundesit presidenti jon

Posted: Sun, 28 Jan 2007 , 13:52
by GOLDIAN
mondi ke shume te drejte KUR U NDAME KESHTU NA RAN
vllaznia1919 gudjabi 3 jave kohe kerkon per arrit ne formen e tij fizike
nuk jane shume jo se 1 muj qe kishte per faze pegatitore e ka kalu tu fjet

Posted: Sun, 28 Jan 2007 , 17:58
by vllaznia1919
Ju hala nuk e keni kuptu pse presidenti jone i "dashtun" nuk e merr PLAKUN.Tane problemi asht te emri,na dona vetem lojtar te perspektivs nuk na duhen gja lojtart Pleq.Manej e shani ju presidentin. :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 28 Jan 2007 , 18:57
by Edmond-Cela
Afrimi i fundit te merkatos se dimrit ka shtuar edhe levizjet ne kampet e çdo skuadre te kampionatit tone per te arritut ate çfare nuk kane bere gjate ketij muaji. Keshtu po ngjet edhe me Vllaznine e cila megjithese ka afruar tre lojtare deri tani ne rradhet e saj ende nuk ndjehet “e ngopur”. Keshtu Gudjabit, Mirocit dhe Canit ne ditet e ardhshme mund t’i bashkohet edhe nje tjeter futbollist dhe behet fjale per nje mesfushor nga Mali i Zi. Lajmi behet i ditur nga burime prane klubit shkodran sipas te cileve ne shenjester eshte Ivanisheviç. Lojtari ne fjale para dy sezonesh ka qene pjese e skuadres se Dinamos per pak kohe nderkohe qe me pas u largua nga kampionati yne. Ai luan ne qender te repartit te mesfushes por edhe pas dy sulmuesve, vend te cilin ne fakt duket se e ka “privatizuar” Bejzade.

Per rrjedhoje malazezi kerkohet per ta vene ne qender per te marre persiper keshtu organizimin e lojes se shkodraneve, element taktik ky qe ka çaluar kohet e fundit tek Vllaznia ngaqe nuk ka patur nje lojtare stabel per kete problem. Bisedimet me Ivanisheviç kane nisur keto dy ditet e fundit dhe pritet te konkretizohen pas kthimit ne Shqiperi te presidentit Fushaj. Nese behet realitet nje blerje e tille atehere Vllaznia me plot gojen mund te quhet e plotesuar sepse qe ne fillim objektivi i drejtuesve te saj ka qene per te blere 3 lojtare ne merkaton e janarit. Fillimisht u sigurua Gudjabi, me pas u tentua per te marre kosovarin Popova por ne vend te tij erdhi nje tjeter kosovar dhe pikerisht Miroci nderkohe qe i treti nuk po dukej ne horizont. Kjo pasi disa nga lojtaret e kerkuar nga shkodranet ose nuk pranuan te vinin ne “Loro Boriçi” ose nuk u lane nga skuadrat me te cilat ata luajne aktualisht. Behet fjale ketu per lojtare te tille si Vinçetiç, Sina e Kaçi nderkohe qe u tentua edhe per malazezin e Buduçnostit Sekuliç por deri me sot nuk u arrit ne asnje perfundim. Sakaq ka ardhur edhe nje lojtar i cili ne fazen e pare luajti si i huazuar tek Shkumbini, pikerisht sulmuesi Nevian Cani i cili gjate fazes pergatitore eshte paraqitur shume mire. Ne kete logjike mendohej se çeshtja e perforcimeve per shkodranet u mbyll por se fundmi doli ne skene malazezi Ivanisheviç. Nuk dihet ende se si jane bere lidhjet me keta lojtare por mbase “shkues” per te jane bere dy malazezet e Vllaznise Radusinoviç e Vukçeviç. Dita e sotme pritet te jete vendimtare per fatin e mesfushorit nga shteti fqinj sepse mbyllja e merkatos tashme eshte ne prag. Ashtu siç duhet te marre zgjidhje edhe problemi i Gudjabit per te cilin duhet arritur marreveshja perfundimtare me Dinamon e cila kerkon te mos e leshoje. Ne kete logjike keto tre dite te fundit te ketij muaji priten te jene shume te ngarkuara per presidentin Fushaj dhe stafin e tij te cilet me pas do t’a kalojne topin ne fushen e Joses dhe bashkepunetoreve te vet.

Posted: Mon, 29 Jan 2007 , 00:03
by iliriny
Tu lexu sot faqet e internetit per ndonje lajm nga Vllaznia m'u fiken shpresat per me marre Plakun. Keta te tonet thone se e kane mbylle merkaton, ose me te shumten do marrin edhe nje lojtar malazez per mesin e fushes. Kurre nuk mund te behesh kampion nese nuk ke lojtare cilesore ne perbamje.

Posted: Mon, 29 Jan 2007 , 01:38
by Admin
iliriny wrote:Tu lexu sot faqet e internetit per ndonje lajm nga Vllaznia m'u fiken shpresat per me marre Plakun. Keta te tonet thone se e kane mbylle merkaton, ose me te shumten do marrin edhe nje lojtar malazez per mesin e fushes. Kurre nuk mund te behesh kampion nese nuk ke lojtare cilesore ne perbamje.
Gjynah naqe, se Plaku na kishte ba shume pune edhe kishte kriju nji dyshe te forte me Sukaj!!!!

Posted: Mon, 29 Jan 2007 , 13:20
by GOLDIAN
vllaznia1919 e ka dhan shpjegimin ma te mire ne lidhje me plakun
fushaj do lojtare te rinj e jo pleq :lol: :lol:

Posted: Mon, 29 Jan 2007 , 16:32
by Ultras Kuqeblu
qeshni qeshni djelmoca po plakun ky presidenti jon se begenis i tash si ash i lire mozotma keq shkon e ble gjith cfare coftinash e se ble njat si asht me prespektive lexova diku se as ne liste ne ndjekje te lojtarit sjena tirana,elbasani,dinamo jane tuj mundu me marre se nga fshf asht lane lojtare i lire e ska te beje me apolonine ma ishalla marrim gja po sma merr mendja po ishalla bela i ndrron mendja ja shtjen kush en shteg ketij presidentit tone.
Nje lajm shkruante se elbasani ashte prape ne kerkim te bejzades kete e ka pohua dhe tranjeri i elbasanit qe thote se ka deshire me marre e me duket don me na dhane sinen dhe dede.Me duket se a merzite harusha e don me na ike, cas nije nvend ci me i myll keto fjale prapse prape ketu dalim kuku e dona me dale kampion ishalla na del mar PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAA

Posted: Mon, 29 Jan 2007 , 16:39
by GOLDIAN
bejzade eshte i sigurte se nuk lun per ne
dhe une jam i mendimit mi ndrru kry me kry me kacin
mos ta majm bejzaden kot

Posted: Tue, 30 Jan 2007 , 01:14
by Edmond-Cela
Vllaznia: Nuk kemi pse paguajme per Gudjabin
Ashtu siç jane shprehur edhe me pare edhe dje drejtuesit e Vllaznise kane bere te qarte pozicionin e tyre ne lidhje me lojtarin e sapomarre nga Dinamo Gudjabin. Pretendimi i klubit blu per te paguar ne arken e tyre disa para per prishjen e kontrates shteterore qe ata kane me lojtarin, nuk eshte marre per baze nga shkodranet. Keta te fundit mesohet te kene depozituar ne Federate kontraten qe ata kane firmosur me senegalezin dhe presin qe ky insituticion t’u jape atyre te drejte per federimin e tij meqe kontrata e Gudjabit me presidentin e Dinamos ka perfunduar qe ne dhjetor. Ne kete menyre kur pritet vendimi i Federates te dy klubet i japin te drejte vetes edhe nga fakti se ne Shqiperi vazhdon te jete nje problem teper i madh akti i firmosjes se nje kontrate. Ata shpeshhere kane sjelle polemika e sherr mes klubeve e keshtu pritet te ndodhe edhe tani.

-Ivanisheviç nuk duket, pret ardhjen e presidentit Fushaj
Lojtari malazez Ivanisheviç qe mendohet te vije tek Vllaznia ne prag te mbylljes se merkatos se dimrit, dje nuk ka mberritur ne Shkoder ashtu siç pritej. E gjitha kjo ka ardhur ngaqe presidenti i klubit shkodran vazhdon te jete jashte vendit dhe per rrjedhoje ai eshte i vetmi person qe mund te vendose ne lidhje me kete çeshtje. Duke qene keshtu edhe lojtari nga Mali i zi nuk ka marre mundimin te kaloje kufirin por nje gje e tille mund te ndodhe sot ose neser. Gjithnje nese shkodranet vendosin te marrin edhe kete lojtar megjithese nje blerje e tille nuk do ishte aspak serioze sepse lojtari do vinte pa u pare asnje dite ne stervitje. E njejta gje pat ndodhur edhe ne fillim te sezonit me malazezin tjeter Miliç i cili megjithese erdhi me shume buje tek Vllaznia, asnjehere nuk arriti te binde me vlerat e tij. Ne kete logjike edhe marrja e mundshme e Ivanisheviç do ishte nje bast me vete per shkodranet.