Page 43 of 87
Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 20:04
by fpjalmi
ujku shkruan
Po po fpjalm jam tifoz HOLLANDES qysh ne 1974 kujtoj mir e krojfin e madh pra qysh se jam ken 7 vjec jam me TULIPANT .
___________________________________________________
un ne fakt nuk kam ken ne ate kohe por kam tam kasetat e ajaxit 70 71 72 73 74 dhe aty ka ka dale nen kampione ,por gjaja ma tragjike asht ne 78 me arxhentinen kur joni rrep i ka ra shtylles 4 metra larg portes e pa portier e minuta e 90 ,e kur i pat ra shtylles pat kap kryt ne grushta e ka nej nja 3 minuta ne toke se nuk iu besote
Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 20:46
by fpjalmi
GALIANI
Ua kalon
çështjen
avokatëve
Bekham dëshiron Milanin
dhe avokatët e tij kanë
filluar bisedimet e para me
drejtuesit e Los Anxhelos
Galaksi, për t’i dhënë jetë
qëndrimit të britanikut në
Milano deri në përfundim të
sezonit. Këtë lajm e konfirmon
edhe administratori i
kuqezinjve, Adriano Galiani:
“Avokatët e Bekhamit po
bisedojnë me drejtuesit e Los
Anxhelos Galaksi. Nëse ata
do të shprehen të hapur për
të nisur bisedimet me ne, do
ishim mëse të lumtur. Për
momentin gjithçka është e
hapur. Bekham është një lojtar
i Galaksit dhe ne shpresojmë
shumë që të na e shesin, por
nëse nuk ndryshojnë mendim,
atëherë ai do rikthehet në
Amerikë. Nga ana tjetër, ne do
përpiqemi ta blejmë përfundimisht
kartonin e Bekhamit,
ose ta marrin në formë
huazimi deri në fund të
sezonit”. Galiani, i pyetur
nëse Milani u ka ofruar 15
milionë euro amerikanëve për
anglezin, ka thënë: “Absolutisht
jo, kjo shifër është
qesharake ne kemi bërë një
ofertë shumë më të vogël”.
Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 20:49
by fpjalmi
Mesfushori anglez është shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm për Karlo Ançelotin
“Me Bekhamin ju premtoj titullin kampion”
Sipas trajnerit të Milanit,
Karlo Ançeloti, ardhja e
Devid Bekhamit i ka dhënë
skuadrës kuqezi motivacionet
e duhura. Përsa i përket
së ardhmes, kreu i pankinës
shikon tek anglezi një lojtar
të rëndësishëm në arritjen
e objektivave sezonalë:
“Bekham i ka dhënë diçka më
shumë skuadrës në aspektin
psikologjik e cilësor. Tashmë
lojtarët tanë janë më të motivuar
e më entuziastë sa herë
që zbresin në fushë krah tij.
Edhe loja jonë është përmirësuar
dukshëm në fushë që
pas ardhjes së tij”. Pyetjes
nëse është optimist mbi të
ardhmen e Devid Bekhamit
tek Milani, Ançeloti i është
përgjigjur: “Jam realist, e di
që do jetë me ne deri më 8
mars. Prandaj do përpiqemi
ta shfrytëzojmë në mënyrën
më të mirë të mundshme. Por
se ç’mund të ndodhë pas
kësaj date, askush nuk e di”.
Shpresa – Me pak fjalë,
tekniku kuqezi lë të kuptohet
se shpreson shumë që
britaniku të qëndrojë tek Milani
deri në fund të sezonit:
“Devid dëshiron të qëndrojë,
e nuk e fsheh aspak vullnetin
e tij. E këtë çështje mund
ta zgjidhë vetëm ai me drejtuesit
e Los Anxhelos Galaksi.
Ne si klub nuk mund të
ndërhyjmë absolutisht”. Sipas
Ançelotit, me “Spice-
Boy”-n në skuadër, Milani
do kishte më tepër shanse
për të fituar kampionatin.
“Devid i ka dhënë një kontribut
të madh Milanit. Sinqerisht
që nuk e prisja të
shikoja një Bekham të tillë që
në fillim. Është fantastik,
debutimi i tij më ka lënë pa
fjalë. Me të në skuadër jam i
sigurt se shanset tona për t’u
shpallur kampion janë dyfishuar.
Skuadra tani është
më e motivuar, loja falë tij po
ecën më rrjedhshëm. E gjithë
këta faktorë më bëjnë të ndihem
optimist mbi fundin e
kampionatit”.
Ronaldinjo – Trajneri
Ançeloti shpjegon më tej
edhe arsyet që e kanë shtyrë
të lërë jashtë formacionit
bazë Ronaldinjon. “Në momente
të caktuara të sezonit
ka lojtarë që bien fizikisht, e
për rrjedhojë zëvendësohen
me të tjerë futbollistë më në
formë. Pavarësisht kësaj,
Ronaldinjo nuk mund të quhet
një lojtar i mbaruar. Pas
pankinës ndaj Lacios e kam
parë më të motivuar në stërvitje.
Besoj se ndaj Rexhinës
do arrijë të na bindë të
gjithëve për aftësitë që ka. E
përsëris, Ronaldinjo është
një lojtar shumë i rëndësishëm
për Milanin”, përfundon
Karlo Ançeloti.
Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 20:51
by fpjalmi
Kupa e Italisë/Në gjysmëfinale do ketë përballë Lacion
Juventusi mund Napolin
vetëm pas penalltive
Bardhezinjtë e Ranierit tregohen më të saktë nga 11 metrat
Juventusi i Klaudio Ranier
it plotëson gjysmëfinalet e
Kupës së Italisë. Bardhez
injtë kanë mundur në çerekfinalen
e këtij kompeticioni
skuadrën e Napolit. Këtë herë
suksesi për formacionin torinez
ka mbërritur nga pika e
bardhë e njëmbëdhjetë metrave,
pasi juventinët tregohen
më të saktë se kundërshtarët
e tyre dhe ekzekutojnë
saktë katër goditje, kundrejt
tri të saktave të lojtarëve
të Edi Rejas. Tashmë, Juventusi
ka arritur një tjetër objektiv
të tijin sezonal,
ndërkohë që në gjysmëfinale,
“Zonja e Vjetër” do të ketë
përballë Lacion e Delio Rosit.
Çifti tjetër është ai ndërmjet
Interit dhe Sampdorias.
Në sfidën e zhvilluar
mbrëmë në “Olimpikon” e
Torinos, koha e rregullt dhe
ajo shtesë janë mbyllur me
rrjeta të paprekura, ndonëse
skuadra e Ranierit mund të
protestojë për një gol të anuluar
në mënyrë të padrejtë,
të francezit të rikthyer në
fushë David Trezege, vetëm
pak sekonda nga përfundimi
i 90 minutave të rregullta.
Gjithsesi, një gabim i tillë
duket se tashmë është shpërblyer
dhe Juventusi në një farë
mënyrë rigjen suksesin.
Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 20:51
by fpjalmi
RANIERI
“E duam Kupën e Italisë”
Rezultati e kënaq më shumë se çfarëdolloj gjëje tjetër, por në të njëjtën
kohë, Klaudio Ranieri është gjithashtu i kënaqur edhe nga loja e zhvilluar
nga të tijtë, ndonëse në fund ka arritur të sigurojë kualifikimin vetëm nga
pika e njëmbëdhjetëmetërshave. “E rëndësishme për ne ishte që të
vazhdonim përpara, pasi realisht duam ta fitojmë këtë kompeticion. Ndaj
Napolit nuk ishte një ndeshje e lehtë, por mbi të gjitha, përballë njëratjetrës
ishin dy skuadra që e përballuan ndeshjen me armë të barabarta.
Të dyja skuadrat gjenden pothuajse në të njëjtën situatë, por dalëngadalë,
lojtarët e mi filluan të fitojnë terren ndaj kundërshtarit, duke e vënë
disa herë në vështirësi. Gjithsesi, në fund të fundit mendoj se e merituam
këtë kualifikim dhe tashmë mund të shohim më të qetë drejt ndeshjeve të
ardhshme. Trezege? Sapo është rikthyer e ka lënë shenjën e tij, pavarësisht
se goli iu anulua. Jam shumë i lumtur për Trezegenë, por gjithashtu
edhe për vete, pasi tashmë mund të mbështetem edhe tek ai”.
Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 21:33
by vllaznia1919
Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 21:47
by Skodrinon
Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 21:54
by vllaznia1919
Ktu e gjeta se e kan vu te tana.Kja asht thjesht me thane qe kan dashte me kap diken edhe i ka ra letra me bire Moxhit.Se pislleqet i kan ba,i bajn edhe kan me i ba te tana ekipet sa te ken munsi.
Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 22:02
by shv13
tuttosporti asht gazete e torinos...ba me e lexu n vere t thote mendja se juvja blen gjysen e europes(vjet thote se gerarrd,diego,silva jnae te juves me 100%) e mandej merr poulsen,sissoko e mellberg...kaq e besushme asht..bashke me corriere dello sport(e romes) jane gazetat sportive ma t poshtra qe ekzistojne,njisoj si me kene partiake..
ata poshtersina qe ka ba moggi duhet me ja ule ftyren pertoke cdo juventinit e ju e mbroni...
ps: c'è solo l'inter!!
Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 22:29
by vllaznia1919
Moggi asht njish!
Fieri ed orgogliosi!
Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 22:51
by shv13
nqs asht njish pse mbas sentences per juven ne serie b pat kontestime ne mbledhjen e keshillit te shoqates ku ortake te ndryshem kerkonin shpjegime se pse dirigjenca e re nuk bani ndoj rezistence t madhe per me u mbrojte,boniperti u tha tanve : "state buoni che ci è andata bene"....
une jam dakort qe ti vazhdon me ba tifozllek per juven se moggi nuk mundet me shi 100 vjet histori..po njaq krenar per te s kisha kene mos te vijne keq..
Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 23:35
by BLEDI
Posted: Fri, 06 Feb 2009 , 14:37
by vllaznia1919
shv13 wrote:nqs asht njish pse mbas sentences per juven ne serie b pat kontestime ne mbledhjen e keshillit te shoqates ku ortake te ndryshem kerkonin shpjegime se pse dirigjenca e re nuk bani ndoj rezistence t madhe per me u mbrojte,boniperti u tha tanve : "state buoni che ci è andata bene"....
une jam dakort qe ti vazhdon me ba tifozllek per juven se moggi nuk mundet me shi 100 vjet histori..po njaq krenar per te s kisha kene mos te vijne keq..
Ka pase shum persona qe dijne ma shum se un e se ti bashke qe kan thane gabimi ka ken te drejtusit e ri qe nejten urt si pula se fakte 100% nuk pase edhe po shifen tesh me gjygjet penale.
Posted: Fri, 06 Feb 2009 , 16:38
by Ujku
fpjalmi wrote:ujku shkruan
Po po fpjalm jam tifoz HOLLANDES qysh ne 1974 kujtoj mir e krojfin e madh pra qysh se jam ken 7 vjec jam me TULIPANT .
___________________________________________________
un ne fakt nuk kam ken ne ate kohe por kam tam kasetat e ajaxit 70 71 72 73 74 dhe aty ka ka dale nen kampione ,por gjaja ma tragjike asht ne 78 me arxhentinen kur joni rrep i ka ra shtylles 4 metra larg portes e pa portier e minuta e 90 ,e kur i pat ra shtylles pat kap kryt ne grushta e ka nej nja 3 minuta ne toke se nuk iu besote
Ne 1978 Hollonda kapas nji grup lojtarsh t'hatashem,mas qe lan mrapa Italin e Xofit eleminun edhe gjermant, e finalja indeshi me argjentinen e Mario Kempes fati nuk deshti qe Tulipant te merrshin titullin .
Mirpo at grup lojtarsh un ekujtoj gjithmon me nastologji, ai futboll nuk kthehet ma,dhe per mu botnori i 78 esht turneu ma i bukur i te gjitha kohrave.
Posted: Fri, 06 Feb 2009 , 18:53
by shv13
[quote="vllaznia1919"][quote="shv13"]nqs asht njish pse mbas sentences per juven ne serie b pat kontestime ne mbledhjen e keshillit te shoqates ku ortake te ndryshem kerkonin shpjegime se pse dirigjenca e re nuk bani ndoj rezistence t madhe per me u mbrojte,boniperti u tha tanve : "state buoni che ci è andata bene"....
une jam dakort qe ti vazhdon me ba tifozllek per juven se moggi nuk mundet me shi 100 vjet histori..po njaq krenar per te s kisha kene mos te vijne keq..
[/quote]
Ka pase shum persona qe dijne ma shum se un e se ti bashke qe kan thane gabimi ka ken te drejtusit e ri qe nejten urt si pula se fakte 100% nuk pase edhe po shifen tesh me gjygjet penale.[/quote]
gjygji penal asht tjeter e sportivi asht tjeter...nuk asht veprim penal me ju dhane karta sim zvicerane arbitrave po per kodin sportiv del e tepron,thuj mire qe s kane ba pergjime edhe ma perpara...atehere kishin dale tane hardheqet..nejse ata jane gjana t kalume tesh po t shofim si po shkon iky kamionat se asht tu u ba i bukur boll...
Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 15:39
by vllaznia1919
Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 18:23
by fpjalmi
ujku shkruan
Ne 1978 Hollonda kapas nji grup lojtarsh t'hatashem,mas qe lan mrapa Italin e Xofit eleminun edhe gjermant, e finalja indeshi me argjentinen e Mario Kempes fati nuk deshti qe Tulipant te merrshin titullin .
Mirpo at grup lojtarsh un ekujtoj gjithmon me nastologji, ai futboll nuk kthehet ma,dhe per mu botnori i 78 esht turneu ma i bukur i te gjitha kohrave.
____________________________________________________
ke te drejte naqe.
asht turneu ma i bukur i te tana kohnave
Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 18:23
by Skodrinon
I kan pergju tan. Po vetem Moggin kan nigju tu fol 36 here me arbitrin Bertini para Juve-Milan. Dhe per koincidence, Bertini i han 2 penallti Milanit. Vetem Moggi i shperndate arbitrave karta telefonike te huja per mos me e pergu kur flitte me ta. Vetem Moggi urdhnote nji anesor me i anullu golat Milanit ne Siena. E vetem Moggi urdhnot dezinjatort cil arbiter me e vu ne filan ndeshje.
Tana ita qe permenda, nuk perbajn shkelje penale, e Moggi me shoke kane me dal te pafajshem ne gjygj. Por jane sjellje antisportive, e per ket gja asht denu prej gjygjit sportiv mos me kene ma pjese e futbollit. Natyrisht edhe Juventus, qe man pergjithsi per drjtusat e vet, e qe ka perfitu prej sjelljes se tyne, asht denu me ramje ne serine b. Denim qe e ka kerku vete avokati mrojtes i Juventusit
Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 18:38
by fpjalmi
Galaxy: Milan duhet te na ofroje me shume per Beckham
07/02/2009 11:50
Milan duhet te beje nje oferte me te mire per te mbajtur Beckham edhe pas 9 marsit.
Keshtu shkruhet ne faqet e Los Angeles Times, duke cituar fjalet e Tim Leiweke, shefit ekzekutiv te AEG, shoqerise se Los Angeles Galaxy, skuadra, e cila e ka blere futbollistin anglez.
"Nuk duam ta sjellim domosdoshmerisht David ne Californi, por nese ai do te deshironte te perfundonte sezonin ne Itali, Milan duhet te rikompensonte klubin tone per te mos demtuar tifozet tane dhe skuadren tone", u shpreh Leiweke.
Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 18:39
by fpjalmi
Miqesorja ndaj Brazilit, grumbullohet kombetarja italiane
07/02/2009 14:00
Gigi Buffon dhe Andrea Pirlo, por edhe Aquilani, Di Natale dhe Zambrotta, jane disa prej emrave te grumbulluar nga Marcello Lippi per miqesoren qe Italia do te luaje te marten ndaj Brazilit.
Mes sulmuesve te perzgjedhur nga trajneri jane Gilardino, Quagliarella, Iaquinta, Rossi dhe Toni.
Jashte liste kane mbetur sulmuesit Del Piero e Cassano.