Posted: Fri, 18 May 2007 , 19:54
Josa: Vllaznia e kenaqur me mua, une me Vllaznine
Friday, 18 May 2007

Ne pamje te pare te krijohej pershtypja se per Mirel Josen, konferenca e shtypit qe kishte kerkuar dje per gazetaret, do shoqerohej me lamtumiren e tij nga Vllaznia. Normale mbase nje gje e tille duke pase parasysh faktin se jemi ne fund te sezonit dhe kontrata e tij mbaron ketu. Por fakti se vendi per t’u shprehur ishte Hotel “Colosseu”, prone e presidentit Fushaj, na bente te mendonim te kunderten. Dhe ne fakt ashtu rezultoi. “Oferta te tjera kane filluar te me vijne por me to jam ndalur vetem ne kuadrin e ofrtave. Kjo sepse ne Shkoder ndjehem mire dhe kam deshire te vazhdoj ketu. Kam bere nje bisede paraprake me presidentin Fushaj per kete çeshtje por gjerat do vendosen ne ditet e ardhshme”-ka thene Josa. Nderkohe duke folur per ecurine e tij me kuqeblute qe nga nentori kur ka marre persiper drejtimin e tyre dhe deri me sot, tekniku kryeqytetas ka dhene edhe verdiktin e tij: “Maksimumi qe duhej te merrte kjo skuader ishte vendi i dyte. S’e kapem ate, qofte per faj te sistemit qe u krijua, qofte per gabime tonat dhe perfunduam ne vendin e trete por nuk do te thote se ky eshte deshtim per kete skuader. E mira s’ka fund por te gjithe duhet te jemi te vetedijshem se ky vend eshte shume pozitiv per kontigjentin qe ka skuadra”. Sikur te ishte ceremonia e lamtumires Mirel Josa ka gjetur dje momentin te beje edhe falenderimet e tij teksa i ka permendur me rradhe:
“Falenderoj tifozerine e zjarrte shkodrane qe eshte e dashuruar pas kesaj skuadre nderkohe qe mua personalisht me ka mbeshtetur fuqimisht ne punen time por them se tifozet duhej te kishin qene pak me te afert dhe ne mbeshtetje edhe te lojtareve. Keta te fundit i falenderoj sinqerisht per angazhimin qe kane patur si ne stervitje ashtu edhe ne ndeshje duke ma bere me te lehte punen edhe mua si trajner. Njekohesisht jam i kenaqur edhe nga bashkepunimi qe kam patur me stafin tim, me drejtuesit e klubit dhe me presidentin me te cilin kam patur marredhenie te shkelqyera”.
Duke qene keshtu atehere pse Vllaznia nuk arriti te kapte vendin e dyte qe ishet dhe objektivi i saj. Pergjigja e Joses eshte e shpejte:”Gabuam ne momentet me te rendesishme dhe me kryesorja kane qene barazimi me Besen dhe humbja me Shkumbinin, te dyja keto ne fushen tone. Sa per ndeshjen me Teuten nuk jam shume i merakosur per te sepse skuadra luajti shume mire. Kuptohet ajo ndeshje kishte shume tension brenda sepse ne na duhej vetem fitorja. Pa harruar pastaj faktin tjeter se nuk duhej te vinte gjyqtari italian per ta drejtuar ate ndeshje. Presidenti Fushaj u tregua xhentelmen i vertete qe e pranoi nje propozim te tille por nuk ishte shume normal qe te vinte ai. Ndryshe vete Federata duhej te vendoste se te gjitha ndeshjet e forta te gjykohen nga te huajt, sepse edhe ne kemi gjyqtare te mire. Lodhja ndikoi ne kete ndeshje pa harruar pastaj ehde faktin se na demtoi dalja jashte e Bejzades nderkohe qe nderrimet e bera prej meje ishin me nje qellim te vetem, te shenonim gol, ashtu siç mund ta pesonim ne fund”. Josa flet gjate gjithe kohes per skuadren, vendin e trete madje edhe Intertoton. Ne loje gjithsesi jane edhe ndeshjet e sotme dhe shkodranet mund te kapin serish vendin e dyte. Por trajneri aktual i Vllaznise nuk mendon keshtu teksa ne fund do thoshte: “Vendi i dyte ka marre fund, çfaredo qe te bejme ne. megjithate Vllaznia do ta respektoje siç duhet kampionatin, do shkojme ne Tirane me formacionin me te mire, do udhetojme qe nje nate me perpara sepse duam te bejme futbollin tone, thjesht per te treguar se kush eshte kjo skuader”.
Gjergj KOLA
-Ndryshimi me Tiranen? Ketu komandon 1 tek Tirana 4 vete
I ngacmuar se si e ka ndjere veten ne keta 7 muaj te qendrimit te tij ne Shkoder, Mirel Josa ka folur me fjalet me te mira per te gjithe. Madje ai ka shprehur deshiren dhe per te qendruar serish aty sepse ndjehet mire. I pyetur se ku qendron ndryshimi me Vllaznise dhe Tiranes ne drejtim, Josa i eshte pergjigjur shkurt dhe me diplomaci: “Tek Vllaznia komando 1 njeri qe vendos per gjithçka ndersa tek Tirana komandojne 4 vete”. Me keto fjale ai ka lene te nenkuptoje shume gjera por gjithsesi ish-tekniku bardheblu ka mohuar çdo mundesi te rikthimit te tij ne stolin e Tiranes per momentin duke e konsideruar çeshtje te mbyllur kete gje sepse sipas tij “Tirana e ka zgjedhur trajnerin e saj”.
Gj. KOLA
infoshkodra.com