Page 42 of 160
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 13:26
by GOLDIAN
sabino plaku eshte i lire pse se ben nje tentative ky VALTERI?
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 15:55
by Man in Redblue
Po u shkyme te than pse se merr Valteri Plakun e pse jo Abazajn etj etj.
as un me te than te drejten se kuptoj. dikush ktu thot ska pare po mu me dalin llogarinat ndryshe: kushedi sa parja shkon me afrikant vec tuj dale 3-4 here ne aeroporte per me i prit qi sdalin, pra sma merr mendja se plaku a ma i shtrejt se gudjabi. Dy mundsina ka
!) Un i baj llogarinat gabim, ne kyt rast tham shyqyr qi skam vazhdu per Ekonomik se per pak kam ken tu zgjedh ekonomikun
2) Presidenti jon asht "i trash" Por prej ksaj dalin pytje te tjera si si ka mundsi pra qi ky president me ken biznesmen kaq i sukseshem etj etj...
PS: Naqe mas ma ven re se se jam tu shkru marrina mduket, vec se mka ardh shpirti nmaje t hunds me kyt politiken e merkatos se fushes.
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 16:01
by GOLDIAN
naqe kush te tha se asht i suksesshem ne biznes.
e njofim ftyren e tij te ishte aq i sukseshem kishte ba blemje te fuqishme se spo du me e zgjat ma per te
ja naqe edeh mu me dalin llogarinat njashtu si ty
une studioj ekonomik
boll biletat i shkojne para sa te dush e telefonatat e njerezt qe shkojne me pa futbollistet pra shkon ne total nje lek i keq menaxhuar.
edhe une jam teper i merzitur nga merkatoja e tij
TURP gjithe ato premtime e ja ku perfunduam
sukajn e kerkon rapidi i vienes
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 16:19
by Admin
Per me ba merkato te fuqishme pervec anes financiare jane njohurite menaxheriale ose ma mire me than qe duhet me njoft njerzit e duhun qe mundem me te afru tek nji apo nji tjeter lojtar si edhe kushtet e qytetit ku ky lojtar ka me shku me dhan kontributin e tij.
S'duhet me harru qe kta lojtare jane teper te rinj dhe dujne me ba jeten e tyne rinore qe fatkeqesisht ne Shkoder mungon ifije, je pak si i izulume nuk ke alternativa etj etj, dhe kja sic thashe let rol tek perzgjedhja e nje lojtari.
Nga ana tjeter duhet me njoft "menaxhert" shqiptare qe fatkeqesisht nuk egzistojne ne Shqiperi, por duhet me fol direkt me presidentin e skuadres si edhe me vete lojtarin, gja shume negative kja per marrjen e nji lojtari!!!
Kta gjana kam frike se i mungojne presidences aktuale...
Sabino Plaku kishte kene nje alternative e mire per sulmin e Vllaznise dhe kishte kriju dyshe te bukur me Sukaj ose Dalipin.
Ishalla bahet ndoj gja.
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 16:24
by GOLDIAN
po ke drejte por VALTERI asht dhe president dhe menaxher dhe sekretar klubit
e vec nje lapidar i mungon
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 17:56
by iliriny
Edhe une jam pak skeptik me merkaton e zhvilluar duke pase parasysh se sa jane focuar Tirana, Elbasani, Dinamo, etj. Presidenti i Elbasanit thote se ka per te marre edhe dy nga lojtaret me te mire te kampionatit, pervec atyre qe ka marre deri tani. Kam frike se shpejt kena me e leshu kete vend qe jena tu e mbajte ne renditje. Duhet te kujtoni dicka qe presidentet nuk e bejne ekipin per tifozet por e bejne per interresat e tyre. Keshtu mos u cuditni nese ata nuk blejne lojtare cilesore ose shesin lojtaret cilesore te ekipit. Une jam i mendimit qe per kete vit ishalla mbesim ne gjashtshen e pare se per merkato qe kena ba nuk kena vend ne kupat e Europes.
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 18:16
by iliriny
Ishalla s'po na e merr Rapidi i Vjenes Sukajn se atehere duhet me diskutu mas me ra prej kategoriet. Gjithcka mund te ndodhin. Mos u cuditni kur ne fund te merkatos te ikin Sukaj dhe mos te kena ma kohe me gjete lojtare te tjere. Lum e lum se na "pasurohet klubi".
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 18:26
by Admin
Tytjeta,
Une nuk jam i mireinformum se si funksionojne shit-blerjet e lojtareve por duke pare qe shumica e kontratave jane 1 vjecare rralle here 2 vjecare, besoj se cdo lojtar masi ka maru kontraten asht i lire dhe ne kontraten e re nuk perfiton gja ekipi i meparshem!!!
Kjo gja asht shume negative si per futbollin shqiptar ashtu edhe per presidentet.
Per mendimin tem duhet te krijohet nje ligj i vecante nga parlamenti mbi kontratat e ndryshme sportive si edhe rregulla strikte nga FSHF-ja.
Levizjet e lojtareve nuk duhen te bahen pa kriter, por duhet te kete rregjistra te vecante!!!
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 18:27
by GOLDIAN
iliriny wrote:Ishalla s'po na e merr Rapidi i Vjenes Sukajn se atehere duhet me diskutu mas me ra prej kategoriet. Gjithcka mund te ndodhin. Mos u cuditni kur ne fund te merkatos te ikin Sukaj dhe mos te kena ma kohe me gjete lojtare te tjere. Lum e lum se na "pasurohet klubi".
naqe gjithcka ndodh
plus saj kam shume frike se nje nga ato futbollistet e premtuar nga laze te jete dhe skerd bejzade
plus saj mendoj dhe dabulla mund te na bajne nej film e te ikun te partizani
mane ne mend prej ketij VALTERIT ca nuk pret
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 18:36
by Admin
Sa i takon largimeve nga skuadra deri tesh presidenca ka kene korrekte edhe ka vepru ashtu sic duhet duke mbyll cdo shteg per largim!!
E per kete gja duhet me u vlersu.
Sa i takon largimeve ne mbarim te sezonit, ka hala pune deri atehere dhe per ato lojtare te vlefshem qe kane kontraten e skadume duhet te luftohet qe te jene serish ne gjirin e Vllaznise.
Pervec korrektesise te presidences duhet edhe lojtari te beje zgjedhjen e tij.
Sa i takon lojtareve qe ikin jashte sic po flitet per Sukaj, une i uroj suksese atyne dhe ja prift zoti te mbaren.... Nqs ikin ne ekipe tjera te kampionatit shqiptar atehere mund te quhen MERCENARE e TRADHETARE, e ktu presidenca nuk ka faj se me zori nuk mundet me i mbajt.
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 22:43
by Man in Redblue
iliriny wrote:Ishalla s'po na e merr Rapidi i Vjenes Sukajn se atehere duhet me diskutu mas me ra prej kategoriet. Gjithcka mund te ndodhin. Mos u cuditni kur ne fund te merkatos te ikin Sukaj dhe mos te kena ma kohe me gjete lojtare te tjere. Lum e lum se na "pasurohet klubi".
A ke nigju nakund per kyt gja konkretisht apo more Rapidin si shembull te pergjithshem?
Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 00:53
by vllaznia1919
Edhe un e kam ndi kyt muhabet.Nuk maj men se ku e lexova.
Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 00:54
by vllaznia1919
Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 01:24
by BLEDI
Mramja mir
Per mendimin tem tham ishalla nuk privatizon klubet se ateher marume na se kam than nuk kritikoj ma askend,se ke lojtar sa te dush qe kishin pas qjef me vesh bluzen e Vllaznis po kur nuk ju afrohet kush, pa lek nuk vjen kush.kaq kam me than edhe sa per Sukajn po qe se asht me ik ma mir me ik me Rapidin itesh sesa me Tir.... vitin tjeter
Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 18:04
by Admin
Gudjabi pritet sot nga drejtuesit shkodranë
Fillimisht u tha se do vinte dje, por në të vërtetë ardhja e senegalezit El Haxhi Gudjabi është shtyrë me sa duket për sot. Kështu bëhet e ditur në kampin shkodran, teksa pjesëtarë të klubit janë angazhuar për daljen dhe pritjen e tij në Rinas. Njëkohësisht bëhet e ditur se janë marrë të gjitha masat që afrikani të mos ketë probleme me hyrjen në Shqipëri, siç dhe i ndodhi para pak ditësh, kur u kthye mbrapsht. Sot njëkohësisht pritet të vijë në Shkodër edhe kosovari Xhelal Miroçi. Ai u shkëput nga skuadra të dielën që shkoi, për të udhëtuar drejt Gjermanisë, pikërisht për të marrë bagazhet e tij, prandaj ai do të mbërrijë sot bashkë me dokumentacionin që ka marrë nga klubi gjerman, me të cilin ka luajtur më parë për të bërë federimin me Vllazninë.
Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 18:30
by GOLDIAN
rapidi e kerkon sukajn ose me sakte sukaj rapidin
urime qe po na vjen bomberi gudjab
Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 21:26
by vllaznia1919
Po pshtojme krejt.
Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 23:16
by Admin
QE naqe se ka mrrit Asi i Vllaznise...
Vjen Gudjabi, neser pritet në stërvitje te Vllaznia
Ka mbërritur më në fund në Shqipëri senegalezi Gudjabi dhe neser pritet që ai të jetë në stërvitje me Vllazninë. Kështu bëhet e ditur nga burime pranë skuadrës shkodrane sipas të cilave thuhet se afrikani me të mbërritur në Rinas është drejtuar për në Tiranë ku ka shkuar në klubin Dinamo për të sqaruar pozicionin e tij. Bëhet e ditur se ai ka këmbëngulur në përfundimin e kontratës që ka pasur me blutë dhe një çështje e tillë duket se ka marrë fund pas deklarimit të lojtarit se ka ardhur në Shqipëri për llogari të Vllaznisë. Madje ka qenë vetë presidenti Fushaj që i ka siguruar vizën e hyrjes në Shqipëri dhe njëkohësisht edhe lejen e qëndrimit në vendin tonë. Sot pritet që lojtari të drejtohet për në Shkodër për të filluar stërvitjen me kuqeblutë.
Posted: Sat, 27 Jan 2007 , 12:52
by vllaznia1919
Posted: Sat, 27 Jan 2007 , 13:33
by gdr
Man in Redblue wrote:Po u shkyme te than pse se merr Valteri Plakun e pse jo Abazajn etj etj.
as un me te than te drejten se kuptoj. dikush ktu thot ska pare po mu me dalin llogarinat ndryshe: kushedi sa parja shkon me afrikant vec tuj dale 3-4 here ne aeroporte per me i prit qe sdalin, pra sma merr mendja se plaku a ma i shtrejt se gudjabi. Dy mundsina ka
!) Un i baj llogarinat gabim, ne kyt rast tham shyqyr qe skam vazhdu per Ekonomik se per pak kam ken tu zgjedh ekonomikun
2) Presidenti jon asht "i trash" Por prej ksaj dalin pytje te tjera si si ka mundsi pra qe ky president me ken biznesmen kaq i sukseshem etj etj...
PS: Naqe mas ma ven re se se jam tu shkru marrina mduket, vec se mka ardh shpirti nmaje t hunds me kyt politiken e merkatos se fushes.
M'duket se nuk e njifke hiç Valterin e me çar biznesit ka ba paret. E mos u ban marak se VLLAZNIN nuk e ka marr se asht tifoz i fort (si ka ken Myftari), po me Colosseun nuk mund te pastrohen aq shum pare sa me VLLAZNIN o me stadiumin, e perveç ksaj jan edhe bastet si p.sh. me Fierin ne Shkoder