Page 42 of 72

Posted: Sun, 14 Sep 2008 , 11:39
by vllaznia1919
Hajt ishalla po asht nji sezon i mire si me klube ashtu edhe me komtaren per lojtart shqiptar!
Per sa i perket lojtarve te mundshem kena fole shum e shpresat qe FSHF-ja me punu si duhet jane te pakta.
Admin kush asht ky i Salernitanes ma?

Posted: Mon, 15 Sep 2008 , 08:44
by jeti
Salihi, gol dhe penallti e humbur

Hamdi Salihi u shndërrua sërish në një personazh goli në Austri. Sulmuesi shkodran i siguroi SV Ried kualifikimin për në turin e tretë të Kupës së Austrisë përballë Austria Karntnen, në takimin e mbyllur 1-1 në kohë të rregullta e shtesa.

Salihi shënoi golin e barazimit pas një pasi të ulët në minutën e 60, duke vendosur ekuilibrat pas golit të shënuar në të 11’ nga Zlatko Januzovic për Austria Kartnen.

Kualifikimi u vendos nga gjuajtjet e penalltive, rezultati i të cilave ishte 4-2 për SV Ried. Vlen të theksohet se Hamdi Salihi e humbi penalltinë e gjuajtur prej tij.

Posted: Mon, 15 Sep 2008 , 17:28
by jeti
Xhevahir Sukaj

“Imagjinoni pak: kur fitova penalltinë,
topin ia vodha Wnderit,
që cilësohet si një ndër qendërmbrojtësit
më të mirë të kampionatit
turk. Megjithatë një tjetër
rast i jashtëzakonshëm ishte kur
dy minuta para përfundimit, mora
një top në mesfushë dhe driblova
Roberto Karlosin; dola i vetëm
para portierit, por nuk arrita të
shënoja. Në atë moment i gjithë
stadiumi u ngrit në këmbë. Nuk di
çfarë të them, ishte fantastike”,
ka rrëfyer Sukaj

Posted: Mon, 15 Sep 2008 , 17:29
by jeti
Admir Teli
“Ishte hera e parë që brenda pak
ditësh përballesha me dy sulmues
të mëdhenj. Me Kombëtaren m’u
desh të mbuloja Ibrahimoviçin gjatë
minutave që u aktivizova, ndërsa
dje (të shtunën) kisha përballë
Guizën, një tjetër sulmues mjaft
të fortë. Jam i lumtur, shumë i
lumtur që ia dola mbanë kundër
të dyve, sepse nuk lejova të shënonin.
Guiza, ndryshe nga Ibra, simulonte
shumë më tepër, por u tregova
i kujdesshëm dhe evitova kartonët”,
është shprehur Teli.

Posted: Mon, 15 Sep 2008 , 17:29
by jeti
Gilman Lika

“Ky është një sinjal i qartë që ne
përveçse e kemi forcuar Haxhetepen,
i kemi sjellë asaj edhe pak
fat. Nëse vazhdojmë kështu,
shumë shpejt do të mund të sigurojmë
një vend edhe në kombëtare,
sepse kjo është ëndrra
ime”, thotë Gilman Lika. Skuadra
e Haxhetepes nuk fitonte prej 11
vitesh kundër Fenerbahçes, ndërsa
në shtatë sezonet e fundit në
fushën e saj, ndeshjet mes këtyre
skuadrave kishin përfunduar
gjithnjë në barazim.

Posted: Mon, 15 Sep 2008 , 17:31
by Admin
Urime treshes shkodrane e ishalla vazhdojne kshu.

Posted: Mon, 15 Sep 2008 , 23:43
by vllaznia1919
Ishalla i prihet mare te treve.Xhevoja se paska harru zakonin e vjeter,me hup golat vetem per vetem me portjerin. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 16 Sep 2008 , 00:13
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:Ishalla i prihet mare te treve.Xhevoja se paska harru zakonin e vjeter,me hup golat vetem per vetem me portjerin. :lol: :lol: :lol: :lol:
njaj a lezeti ma i madh per te

Posted: Wed, 17 Sep 2008 , 20:11
by jeti
Klodian Duro, titullar neser ndaj Mançester Sitit

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Klodian Duro do të luajë nesër në orën 19:00 përballë anglezëve të Mancester Siti-t. Skuadra e tij, Omonia Nikosia, e kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Uefa do të presë nesër skuadrën e qytetit të Mancesterit.
Sipas faqes zyrtare të klubit qipriot, Klodian Duro pritet të jetë në formacion bazë të Omonias. Mesfushori shqiptar, me dygolëshin e tij, qe edhe heroi i barazimit 2-2 të Omonias ndaj AEK-ut në fazën e dytë kualifikuese të Kupës Uefa. Këtë rradhë përballë Duro-s me shokë do të jenë milionat e presidentit arab të Mancester Siti-t si dhe talenti brazilian Robinjo.

Posted: Thu, 18 Sep 2008 , 11:48
by ingleo
sukaj a ka pas shkua me lujt te gencebirli.pse eshte kthye te hacitepe apo ska pas kercik per gencerbirli

Posted: Thu, 18 Sep 2008 , 20:08
by vllaznia1919
Ne rradhe te pare mire se na ke ardhe naqe.
Hacetepe asht skuader e presidentit te Gençlerbirligit.Dmth jane sime ken e njejta skuader.E ka qu te ekipi qe ka ma shum nevoj duket.

Posted: Thu, 18 Sep 2008 , 21:18
by GOLDIAN
jeti wrote:Klodian Duro, titullar neser ndaj Mançester Sitit

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Klodian Duro do të luajë nesër në orën 19:00 përballë anglezëve të Mancester Siti-t. Skuadra e tij, Omonia Nikosia, e kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Uefa do të presë nesër skuadrën e qytetit të Mancesterit.
Sipas faqes zyrtare të klubit qipriot, Klodian Duro pritet të jetë në formacion bazë të Omonias. Mesfushori shqiptar, me dygolëshin e tij, qe edhe heroi i barazimit 2-2 të Omonias ndaj AEK-ut në fazën e dytë kualifikuese të Kupës Uefa. Këtë rradhë përballë Duro-s me shokë do të jenë milionat e presidentit arab të Mancester Siti-t si dhe talenti brazilian Robinjo.
bravo duro
i bani gol sot mancesterit
per fat te keq humben 2-1
te kishte pas ma pak tangerllek ne jete private ky duro do kishte ken ne nje super klub europian se talenti si ka mungu asiher
vec mendja e madhe e zeza te zot

Posted: Fri, 19 Sep 2008 , 00:44
by jeti

Posted: Fri, 19 Sep 2008 , 12:58
by shkelzenhasanaj
shikoni ketu golin e duros me mire dhe shtyllen qe ka bere ai .http://it.youtube.com/watch?v=5FlHOuv1nN8

Posted: Sat, 20 Sep 2008 , 12:21
by vllaznia1919
I lumte se po na neron tane shqiptarve.Ky lojtar vjet nuk bate per kampionatin shqiptar.Kuku per ne.

Posted: Sat, 20 Sep 2008 , 17:32
by Admin
Hallall Duros per golin e per ate gjujtje bomb.
Mbrojtja e Omonias si me kene amatore, 4-5 topa ja ka fal Manchesterit ....

Posted: Sat, 20 Sep 2008 , 18:30
by vllaznia1919
Aj goli i pare ishte skandal krejt.Ishte edhe kapitenii ekipit aj qe ja fali tupin Philipsit!

Posted: Mon, 29 Sep 2008 , 17:34
by Miri
Bushi gjen golin e parë sezonal

Sulmuesi 34-vjeçar, Alban Bushi, ditën e djeshme gjeti golin e tij të parë sezonal, teksa në minutën e 56-të zhbllokon rezultatin e takimit mes Levadhiakosit dhe Asteras Tripolis. Sezonin e shkuar Bushi shënoi tetë gola për Apollonin. Sezoni i sulmuesit nuk kishte nisurnë mënyrën më të mirë për shkak të problemeve fizike.

Posted: Mon, 29 Sep 2008 , 23:10
by vllaznia1919
Keq e per dreq pa ba gol nuk rrin Bushi.

Posted: Sat, 11 Oct 2008 , 22:24
by GOLDIAN
e tregune vedin legjionaret tone sonte