Page 41 of 56
Re: Boterori 2010
Posted: Tue, 29 Jun 2010 , 23:54
by loroborici
Finalja ka me ken Spanje Brazil
Re: Boterori 2010
Posted: Wed, 30 Jun 2010 , 04:43
by fpjalmi
loroborici wrote:Finalja ka me ken Spanje Brazil
ose holland gjermani
Re: Boterori 2010
Posted: Wed, 30 Jun 2010 , 05:16
by fpjalmi
Parashikimi, oktapodi zgjedh Gjermaninë
Në çerekfinalen mes Argjentinës dhe Gjermanisë do të fitojnë gjermanët.
Parashikimi është bërë nga një burim që nuk lë vend për të dyshuar: oktapodi Paul, 2 vjeç, që deri tani ka gjetur të gjitha rezultatet e katër ndeshjeve të luajtura nga skuadra e Loew (fitoret me Anglinë, Ganën dhe Australinë si dhe humbjen me Serbinë).
Nga akuariumi i Oberhausen, ku jeton, Paul ka dhënë edhe kësaj here verdiktin e tij.
Përpara se të vendosë se në cilën anë të shkonte, ka pasur një hezitim të madh, shenjë se
______________________________________
po dukeni me fat ju gjermanet
Re: Boterori 2010
Posted: Wed, 30 Jun 2010 , 05:18
by fpjalmi
Kërcënojnë kampionët e Europës: Kristiano Ronaldo, “kurbani” çerekfinal!
http://www.sportishqiptar.com.al/paragu ... boterorit/
nuk ka shprese per top te arte me ronaldo
Re: Boterori 2010
Posted: Wed, 30 Jun 2010 , 05:35
by fpjalmi
Iu lutem te gjithe tifozave gjerman ,dhe hollandez ta lexojn ket artikull se asht gjaja ma e vertete qe ka ndodh ne tan historine e futbollit ]
tifozave hollandez do ti qohet mishi kokerr kurse tifozat gjerman ose brazilian do mesojn dicka ma shum
un kujtova se pele maradona DHE KROJF RENDITEN NE VEND TE PARE TE DYTE DHE TE TRETE POR KEKA CDO GJA NDRYSHE NGA VOTIMET E TIFOZAVE NE BOTE
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=55335
Tragjedia me e madhe e futbollit: nuk fiton ekipi me i mire
Mjeshtri holandez, pionieri i “futbollit total” apo i futbollit modern, Johan Krojf konsiderohet nje prej sulmuesve me te mire te te gjitha koherave. Por ai nuk arriti te kurorezoje Holanden kampione, edhe pse futbolli qe paraqiten tulipanet ne Boterorin ‘74 dhe ’78 ishte spektakolar. Krojfi e ndryshonte i vetem fatin e ndeshjes me levizjet e tij brilante, qe edhe sot mbeten te paharrueshme. Ai eshte votuar lojtari evropian i shekullit nga tifozet, si dhe i dyti pas Peles, ne te gjithe historine e futbollit boteror. Por edhe pse me nje plejade te shkelqyer lojtaresh, Holanda nuk ia ka dale qe te fitoje titullin e pare. Tragjedia me e madhe e futbollit lidhet me faktin se skuadra me e mire nuk ka arritur qe te fitoje gjithmone, sic pranohet se ishte Holanda e atyre viteve. Johan Krojfi mbetet nje prej lojtareve me te mire, i cili udhehoqi po ashtu nje prej ekipeve me te mira, pa arritur te ngreje lart trofeun e Kupes se Botes. Holandezi fluturues thekson se: - “futbolli eshte mjaft i thjeshte, por eshte shume e veshtire qe te luash nje futboll sa me te thjeshte”. Holanda e Bert Marvjik ne finalet e Kupes se Botes, Afrika e Jugut 2010 nuk ka paraqitur spektaklin e dikurshem, por ka marre maksimumin e pikeve, pa harxhuar energji ne ndeshjet e grupit. Tre fitore ne tre ndeshjet e para. Portokallinjte jane entuziaste dhe jane ne pritje qe futbolli t’iu ktheje borxhin, duke i shperblyer nje dite.
Re: Boterori 2010
Posted: Wed, 30 Jun 2010 , 08:17
by Ledi1920
fpjalmi wrote:Parashikimi, oktapodi zgjedh Gjermaninë
Në çerekfinalen mes Argjentinës dhe Gjermanisë do të fitojnë gjermanët.
Parashikimi është bërë nga një burim që nuk lë vend për të dyshuar: oktapodi Paul, 2 vjeç, që deri tani ka gjetur të gjitha rezultatet e katër ndeshjeve të luajtura nga skuadra e Loew (fitoret me Anglinë, Ganën dhe Australinë si dhe humbjen me Serbinë).
Nga akuariumi i Oberhausen, ku jeton, Paul ka dhënë edhe kësaj here verdiktin e tij.
Përpara se të vendosë se në cilën anë të shkonte, ka pasur një hezitim të madh, shenjë se
______________________________________
po dukeni me fat ju gjermanet
Edhe ne ndeshjen me Angli -Gjermani kishte zgjedh Gjermanine.
Edhe ne ndeshjet ne grup kishte dal i sakte parashikimi i oktapodit-orakull. Ndeshjen Gjermani Serbi kishte zgjedh serbet.
Re: Boterori 2010
Posted: Wed, 30 Jun 2010 , 16:50
by loroborici
Me Anglin Gjermnnai ka pas orakullin edhe arbitrin mas vedid...bile arbitri ka kne ma i fortese orakulli tuj pa ca "gjana"
Re: Boterori 2010
Posted: Wed, 30 Jun 2010 , 19:17
by jeti
M,q,s po bahet muhabet supersticioz po jap edhe nje detaj tjeter per sa i perket kupes se botes se ketij viti.
Numri magjik ne kupen e botes eshte 3964 ma poshte do e shpjegos se pse.
1) Argjentina e ka fitu kupen e botes ne 1986 edhe ne 1978 pra po ti mbledhim keto dy numra 1986 + 1978 = 3964
2) Gjermania fituse e kupes se botes ne vitin 1990, 1974, 1954 pra 1990 +1974 = 3964
3) brazili fitus i kupes se botes 1958, 1962, 1970, 1994, 2002. Per Brazilin ligji i numrit 3964 funksionno dy heran 1970 + 1994 = 3964 si edhe 2002 + 1962 = 3964
per me e gjet fitusin e kupes se botes kete vit mjafton vec me mbledh numrin 2010 me nje nga vitet qe keto skuadra e kan fitu kupen e botes ma perpara.
nga dhogarit qe jan ba vec viti 1954 + 2010 jep numrin 3964 pra po ti referohemi kesaj teorije qe ka ken shume efikase ne kupat e botes nder vite, del qe fituse e kupes e botes ne vitin 1954 ishte Gjermania si dhe 1954 + 2010 = 3964. Per kupen e botes 2010 dhogarit matematikore flasin per gjermanin kampione botet.
Re: Boterori 2010
Posted: Wed, 30 Jun 2010 , 20:00
by Ujku
Kurse mu me ka kallxu i fallxhore kush e fiton kupen e bots ket her pa nuk me tha numra
me tha emrin e skuadres, mirpo per me i met besnik ksaj fallxhores
nuk pa e publikoj emrin e fitueses
Re: Boterori 2010
Posted: Wed, 30 Jun 2010 , 20:06
by Ujku
fpjalmi wrote:Iu lutem te gjithe tifozave gjerman ,dhe hollandez ta lexojn ket artikull se asht gjaja ma e vertete qe ka ndodh ne tan historine e futbollit ]
tifozave hollandez do ti qohet mishi kokerr kurse tifozat gjerman ose brazilian do mesojn dicka ma shum
un kujtova se pele maradona DHE KROJF RENDITEN NE VEND TE PARE TE DYTE DHE TE TRETE POR KEKA CDO GJA NDRYSHE NGA VOTIMET E TIFOZAVE NE BOTE
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=55335
Tragjedia me e madhe e futbollit: nuk fiton ekipi me i mire
Mjeshtri holandez, pionieri i “futbollit total” apo i futbollit modern, Johan Krojf konsiderohet nje prej sulmuesve me te mire te te gjitha koherave. Por ai nuk arriti te kurorezoje Holanden kampione, edhe pse futbolli qe paraqiten tulipanet ne Boterorin ‘74 dhe ’78 ishte spektakolar. Krojfi e ndryshonte i vetem fatin e ndeshjes me levizjet e tij brilante, qe edhe sot mbeten te paharrueshme. Ai eshte votuar lojtari evropian i shekullit nga tifozet, si dhe i dyti pas Peles, ne te gjithe historine e futbollit boteror. Por edhe pse me nje plejade te shkelqyer lojtaresh, Holanda nuk ia ka dale qe te fitoje titullin e pare. Tragjedia me e madhe e futbollit lidhet me faktin se skuadra me e mire nuk ka arritur qe te fitoje gjithmone, sic pranohet se ishte Holanda e atyre viteve. Johan Krojfi mbetet nje prej lojtareve me te mire, i cili udhehoqi po ashtu nje prej ekipeve me te mira, pa arritur te ngreje lart trofeun e Kupes se Botes. Holandezi fluturues thekson se: - “futbolli eshte mjaft i thjeshte, por eshte shume e veshtire qe te luash nje futboll sa me te thjeshte”. Holanda e Bert Marvjik ne finalet e Kupes se Botes, Afrika e Jugut 2010 nuk ka paraqitur spektaklin e dikurshem, por ka marre maksimumin e pikeve, pa harxhuar energji ne ndeshjet e grupit. Tre fitore ne tre ndeshjet e para. Portokallinjte jane entuziaste dhe jane ne pritje qe futbolli t’iu ktheje borxhin, duke i shperblyer nje dite.
O Fpjalm e pa shef se edhe krojfit ja ni zemra se kupa shkon ne shpin e tij
pa ti hollandezt per njat jan tu fitu njashtu pa naj spektakel pa me rezultate te pastra ( e pa ndihm arbitrash)
se e kan ngop boten me futbool te bukur pa nuk ja kan pa hajrin keshtu qe tashti kan ndrru mendim
me lujt loj normale simas nivelit te kundershtarit e me fitu pa prablem
o kupa esht nis te lulushta tulipane ka maru aja pun.
Re: Boterori 2010
Posted: Thu, 01 Jul 2010 , 03:17
by loroborici
Tuj gjykue cerekfinalistet, duhet me than se Spanja ka pas i fije me shume shanc qi i ka ran shorti me Paraguajin ekip i cili nuk me duket se asht bash nder 8 ekipet ma te forta te bots. Vshtire ka me e pas edhe Uruguaji qi lun me optimizem tuj pa ecurine deri me tash, por Gana ka tregue se ka ekip taman. 2 ciftet e tjera jane ma te ekulibrura por ma shume shanca per mue, kan Argjentina dhe Brazili.
Re: Boterori 2010
Posted: Thu, 01 Jul 2010 , 04:25
by fpjalmi
Ujku wrote:Kurse mu me ka kallxu i fallxhore kush e fiton kupen e bots ket her pa nuk me tha numra
me tha emrin e skuadres, mirpo per me i met besnik ksaj fallxhores
nuk pa e publikoj emrin e fitueses
Ujku
te betohem
cdo 2 vjet qe ka botnore dhe europian shof vetem 1 anderr dhe cdo anderr qe shifsha cdo 2 vjet u deshperosha sepse shifsha hollanden tu humb
Te botohem qe 1 muaj para se me fillu botnori kam pa tulipant tu qu kupen
ngaqe andrrat me dalin te verteta ,Brazili po me duket ma poshte se tulipanet
Re: Boterori 2010
Posted: Thu, 01 Jul 2010 , 04:28
by fpjalmi
Ujku wrote:fpjalmi wrote:Iu lutem te gjithe tifozave gjerman ,dhe hollandez ta lexojn ket artikull se asht gjaja ma e vertete qe ka ndodh ne tan historine e futbollit ]
tifozave hollandez do ti qohet mishi kokerr kurse tifozat gjerman ose brazilian do mesojn dicka ma shum
un kujtova se pele maradona DHE KROJF RENDITEN NE VEND TE PARE TE DYTE DHE TE TRETE POR KEKA CDO GJA NDRYSHE NGA VOTIMET E TIFOZAVE NE BOTE
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=55335
Tragjedia me e madhe e futbollit: nuk fiton ekipi me i mire
Mjeshtri holandez, pionieri i “futbollit total” apo i futbollit modern, Johan Krojf konsiderohet nje prej sulmuesve me te mire te te gjitha koherave. Por ai nuk arriti te kurorezoje Holanden kampione, edhe pse futbolli qe paraqiten tulipanet ne Boterorin ‘74 dhe ’78 ishte spektakolar. Krojfi e ndryshonte i vetem fatin e ndeshjes me levizjet e tij brilante, qe edhe sot mbeten te paharrueshme. Ai eshte votuar lojtari evropian i shekullit nga tifozet, si dhe i dyti pas Peles, ne te gjithe historine e futbollit boteror. Por edhe pse me nje plejade te shkelqyer lojtaresh, Holanda nuk ia ka dale qe te fitoje titullin e pare. Tragjedia me e madhe e futbollit lidhet me faktin se skuadra me e mire nuk ka arritur qe te fitoje gjithmone, sic pranohet se ishte Holanda e atyre viteve. Johan Krojfi mbetet nje prej lojtareve me te mire, i cili udhehoqi po ashtu nje prej ekipeve me te mira, pa arritur te ngreje lart trofeun e Kupes se Botes. Holandezi fluturues thekson se: - “futbolli eshte mjaft i thjeshte, por eshte shume e veshtire qe te luash nje futboll sa me te thjeshte”. Holanda e Bert Marvjik ne finalet e Kupes se Botes, Afrika e Jugut 2010 nuk ka paraqitur spektaklin e dikurshem, por ka marre maksimumin e pikeve, pa harxhuar energji ne ndeshjet e grupit. Tre fitore ne tre ndeshjet e para. Portokallinjte jane entuziaste dhe jane ne pritje qe futbolli t’iu ktheje borxhin, duke i shperblyer nje dite.
O Fpjalm e pa shef se edhe krojfit ja ni zemra se kupa shkon ne shpin e tij
pa ti hollandezt per njat jan tu fitu njashtu pa naj spektakel pa me rezultate te pastra ( e pa ndihm arbitrash)
se e kan ngop boten me futbool te bukur pa nuk ja kan pa hajrin keshtu qe tashti kan ndrru mendim
me lujt loj normale simas nivelit te kundershtarit e me fitu pa prablem
o kupa esht nis te lulushta tulipane ka maru aja pun.
Edhe mu njashtu ma ndin zemra ujku
Nuk ma ndin zemra qe brazili tapo na prish rekordin 26 ndeshje pa hup
Re: Boterori 2010
Posted: Thu, 01 Jul 2010 , 04:53
by fpjalmi
Holandë-Brazil do të jetë një çerekfinale që premton spektakël. Me lojtarë si Roben, Shnajder, Kaka apo Robinjo në fushë, emocionet janë të garantuara. Por, kujdes: sfida e së premtes mund të luhet në një terren shumë të rënduar. Në Port Elizabet janë ndezur sirenat e alarmit për fushën e stadiumit “Nelson Mandela”. Bari në këtë impiant thuajse është shkatërruar, ndërsa organizatorët i tremben faktit se nuk do të arrijnë ta riparojnë fushën në kohë. Në këtë mënyrë, Holanda dhe Brazili, përveç shqetësimeve nga topi “Jabulani”, duhet të bëjnë llogaritë edhe me terrenin e vështirë. Fusha nuk arriti ta përballojë shiun e rrëmbyeshëm që ka rënë gjatë pesë ndeshjeve, ndërsa gjendja u përkeqësua në ndeshjen Uruguai-Koreja e Jugut. Për të tharë fushën po përdoren llamba gjigande, ndërsa zonat e dëmtuara janë mbuluar me mushama
Re: Boterori 2010
Posted: Thu, 01 Jul 2010 , 04:55
by fpjalmi
Maradona “shock”: Finalja e vitit ‘90 ishte e turpshme
http://bw.balkanweb.com/kryesore/1/mara ... 14536.html
Re: Boterori 2010
Posted: Thu, 01 Jul 2010 , 04:56
by fpjalmi
Shvajni në sulm: Argjentinasit janë provokatorë në fushë
JOHANESBURG- Provokues që nuk respektojnë arbitrat dhe kundërshtarët. Është ky identikiti i argjentinasve, sipas mesfushorit gjerman Bastian Shvajnstajger. Duke folur përpara sfidës së të shtunës, lojtari i Bajernit ka kujtuar sherrin e madh të plasur 4 vjet më parë, pasi Gjermania eliminoi Argjentinën me penallti.
“Ajo ditë peshon ende shumë”, deklaroi Shvajnstajger, lideri i Gjermanisë. Por, gjakrat mes dy kampeve u rindezën në miqësoren e këtij viti në mars, pasi Maradona refuzoi të ulej në konferencën e shtypit në krah të të riut Myler, i cili debutoi në atë takim. Maradona tha se donte t’u përgjigjej pyetjeve pa praninë e një gjermani “të bezdisshëm”, gjë që natyrisht nuk u prit mirë.
Por, tashmë Myler është një nga rreziqet kryesore për Argjentinën e tij.
Re: Boterori 2010
Posted: Thu, 01 Jul 2010 , 04:59
by fpjalmi
Van Persi “ben corap” tulipanet
Trajneri i Holandes, Bert van Marvijk, ka kerkuar unitet mes lojtareve ne ndeshjet e tjera finale te Kupes se Botes, pas rastit te Van Persit ne ndeshjen me Sllovakine. Sulmuesi reagoi i zemeruar pas zevendesimit, ne ndeshjen e fundit me Sllovakine. Por mediat holandeze kane sqaruar se gjate lojes ka pasur mosmarreveshjes mes tij dhe Shnajderit. - “Nuk mund te pranoj asnje rast te tille, ne ndeshjen tjeter”, - theksoi van Marvjik. - “Fola me Robin dhe supozohet se ai i ka thene dicka Shnajderit. Kam folur edhe me Shnajderin dhe kam mbledhur ekipin, duke iu kerkuar se cfare kerkohet prej tyre, ne ndeshjet e tjera”. Deri tani skuadra holandeze eshte shfaqur e bashkuar ne Afrika e Jugut. Van Marvijk insiston se ndaj Brazilit nuk duhet te perseriten ngjarje te tilla, kurse Van Persi thote: - “Doja te perfundoja ndeshjen dhe mendoja se ne 10 minutat e fundit do te isha me i rrezikshem. Mbeta i shokuar pas largimit nga fusha”. Sulmuesi i Arsenalit dhe Shnaijderi kane pasur nje histori te ngjashme, me probleme, ne “Euro 2008”. Ata jane zene per nje goditje te lire, dhe ne cerekfinale ndaj Rusise marredheniet mes lojtareve nuk kane qene te mira, cka mendohet se kane ndikuar ne largimin e tulipaneve, te cilet kishin zhvilluar ndeshje te medha, ne grup. Ne “Euro 96”, trajneri Gus Hidink largoi Edgar Davids nga ekipi, sepse ky i fundi them disiplinen e skuadres.
Re: Boterori 2010
Posted: Thu, 01 Jul 2010 , 16:50
by fpjalmi
Ozil-Podolski alarmojnë Gjermaninë
Mesut Ozil dhe Lukas Podolski po bëjnë me dhimbje koke trajnerin e Gjermanisë, Joachim Loew në prag të ndeshjes cerekfinale kundër Argjentinës.
Dy lojtarët që kanë rënë në sy gjatë këtij botërori për kombëtaren gjermane, nuk kanë marrë pjesë në stërvitjen e paradites së sotme dhe sipas federatës, ata po pushojnë për t’u rekuperuar. Federata ka shtuar gjithashtu se në ndeshjen e së shtunës dy lojtarët nuk janë në dyshim.
Podolski nuk u stërvit as dje për shkak të problemeve muskulare, por probleme ka edhe sulmuesi tjetër Jeronimo Cacau, i cili vuan nga një problem në shpine. Vendimi për aktivizimin e tij ndaj Argjentinës, do të merret ditën e nesërme.
Re: Boterori 2010
Posted: Thu, 01 Jul 2010 , 16:52
by fpjalmi
Holanda, skuadra që varet nga Roben e Shnajder
Holanda ka hequr dorë nga “portokallja mekanike”, nuk praktikon më skemën 4-3-3, ku mbrojtja qëndron e rreshtuar shumë lart dhe skuadra rrezikon sa herë që kundërshtarët dalin në kundërsulm.
Në Afrikën e Jugut 2010, ndryshe i cilësuar botërori i lojës së kujdesshme, edhe trajneri Van Marvijk ka marrë masat dhe rreshton dy mesfushorë shkatërrues, që ndihmojnë mbrojtësit. Nëse emrat e lojtarëve difensivë vlerësohen një për një, ata nuk japin shumë siguri
Kjo ka bërë që Van Bomel dhe De Jong të luajnë në rolin e mbrojtësit të pestë dhe të gjashtë të Holandës, që deri më tani ka pësuar vetëm dy gola.
Ndërsa në fazën ofensive aktivizohen katër lojtarë që mund të ndëshkojnë cilindo kundërshtar.
Gjithçka rrotullohet rreth kualitetit të Uesli Shnajder, që me vertikalizimet perfekte krijon raste për Kuijt e Roben (në mungesë të yllit të Bajernit aktivizohet Van der Vart) nga krahët dhe sulmuesin kryesor, Van Persi. Pas çdo ore që kalon, nxehet sfida me Brazilin, ndërsa rikthimi i Roben, që u shfaq vendimtar që prej rikthimit nga dëmtimi, është një garanci më shumë.
Re: Boterori 2010
Posted: Thu, 01 Jul 2010 , 16:58
by fpjalmi
Krojfi: Nuk do te paguaja, per te pare Brazilin
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=55415