Page 41 of 125

Posted: Fri, 02 Jan 2009 , 06:16
by fpjalmi
un nuk kam dasht kurr me pas deden me vllaznine ,sepse asht matrapaz dhe shet ndeshjet

Posted: Fri, 02 Jan 2009 , 14:48
by vllaznia1919
Ma thuj nji lojtar te kampionatit shqiptar qe se se ka ba?

Posted: Fri, 02 Jan 2009 , 20:21
by matrix-kuqeblu
dronba :lol: (futbollisti i portokallis)

Posted: Sat, 03 Jan 2009 , 12:44
by Miri
matrix-kuqeblu wrote:dronba :lol: (futbollisti i portokallis)
Aj tranjeri ishte shkodran :lol: :lol:

Posted: Sat, 03 Jan 2009 , 13:06
by Miri
“Tirona Fanatics”: Mukaj, jashtë

“Gjylja e madhe” plasi. Më e madhe se largimi i Bllazh Slishkoviçit apo caktimi i legjendës Agustin Kola në stol. Grupi i njohur i tifozëve bardheblu, “Tirona Fanatiks” (Fanatiks) e tregoi vullnetin e tij dje pasdite, në cepin e një tribune të “Selman Stërmasit”, ndërsa në mes shiut e baltës po luhet takimi Tirana-Apolonia (3-0) për Superligën. “Muka, Devolli, Osmani IK” shkruante një parullë e vendosur prej djemve, ndërsa tek të tjerat, pak më poshtë, ishte shkruar “Agustin, largo klanet” dhe “Faleminderit Baka”.

Është shumë e rëndë të dalësh kundër kapitenit, sidomos kundër atij. Mukaj ka qenë vazhdimisht një nga beniaminët e tifozëve, të ish-presidentit të ndjerë El Sajed që e solli që nga Kroacia dhe të donatorëve të tanishëm. Por, me gjithë ato biseda mbi grupazhe e klane që zhurmonin në çdo tavolinë ku bisedohej për krizën bardheblu, pritej që të arrihej deri këtu. “Deri tani nuk dimë të ketë ndonjë reagim”, - u shpreh në telefon mbrëmë njëri nga djemtë e grupimit.

E prisja këtë reagim të Fanatiksëve. Të enjten mbrëma, u ula dhe piva një kafe jo tek klubi i tyre i zakonshëm “Bar Fanatics”, por në një tjetër thuajse përballë, tek rruga “Tafaj” aty tek Selvia, dhe biseda kishte vetëm një temë, problemin e “Tironës”. “Nuk rregullohet më, - thoshin çunat, Rezi, Erblini e të tjerët, - tani që iku edhe Slishkoviçi, s’ka më shpresë”. Mendimet e tyre shkonin më larg se gabimet normale dhe arrinin deri tek puna e qëllimshme kundër ekipit të tyre të zemrës.

Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 19:35
by Miri

Arratisen ekipet shqiptare


Larg Shqipërisë. Atje ku kushtet janë më të mira. Thuajse të gjitha ekipet e Kategorisë Superiore do të “arratisen” gjatë pauzës dimërore të kampionatit përpara rifillimit të kampionatit, më 31 janar 2008 java 18. Destinacionet janë Turqia, Maqedonia e Mali i Zi.

MALI I ZI

VLLAZNIA – Kryesuesit e kampionatit (pas 17 javëve të para) do ta kryejnë fazën përgatitore në Ulqin të Malit të Zi, nga data 9 deri 24 janar.
BESA - Faza përgatitore e Besës do të zhvillohet në Malin e Zi. Presidenti Nexhat Bizhdili ka premtuar katër emra të rinj për merkaton e janarit, dy mbrojtës, një mesfushor e një sulmues.
TEUTA - Edhe Teuta e presidentit Edmond Hasanbelliu e trajnerit Sulejman Starova do të zhvillojë pjesën e dytë të fazës përgatitore dimërore në Ulqin të Malit të Zi (13-26 janar).
FLAMURTARI - Flamurtari nisi stërvitjen e parë për vitin 2009 me lojtarët shqiptarë. Skuadra e Emdond Licajt - e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e shtatë, 23 pikë – do të kryejë fazën përgatitore në Ulqin (10-20 janar).

TURQI
TIRANA – 23-herë kampionët nisën stërvitjen dimërore, ndërkohë që faza përgatitore do të zhvillohet në Kemer të Turqisë (10-24 janar), ku është parashikuar edhe një miqësore me Fenerbahçen.
DINAMO - Faza përgatitore e Dinamos do të zhvillohet në Turqi, duke filluar nga data 12 janar. Gjatë dy javëve të qëndrimit në Antalia, Dinamo ka planifikuar zhvillimin e tre ndeshjeve miqësore.

MAQEDONI
ELBASANI - Minifaza përgatitore do të zhvillohet në Maqedoni. Bashkia e qytetit ka dhënë 400 mijë dollarë për vitin 2009. Likuidimet e futbollistëve dhe e stafit do të bëhet brenda dy javëve të para të janarit.

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 05:46
by fpjalmi
Vasil Bici, largim me mirekuptim nga Lushnja
06 January, 2009 10:31:00
Vasil Bici ish-trajner i Lushnjes Trajneri mer emerim te ri ne MTKRS


Altin Ngjela

Qe nga dita e sotme (e marte) trajneri Vasil Bici nuk do te jete me ne krye te skuadres se Lushnjes. Arsyeja eshte subjektive, pasi tekniku lezhian eshte emeruar si Drejtor prane MTKRS. Kontrata me skuadren e Lushnjes eshte zgjidhur me konsensensusin e te dyja paleve, pasi trajneri ishte ende kontraktualisht pjese e “lagunareve” deri ne fund te sezonit. Nuk dihet ende se cili do te emerohet trajneri i ri per verdhejeshilet, por alternativat jane te shumta.

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 05:48
by fpjalmi
Partizani/Xhani s’ka nga ia mban: do jetë president nderi
Gati tre gjigantë,
ja plani i shpëtimit
Dulaku, “Taçi Oil” e “Joy Travel” pritet të hyjnë si aksionerë


Do ta shihni se jan
ari do të sjellë një
epokë më të mbarë
se asnjëherë tjetër gjatë 60
vjetëve të historisë së Partizanit.
Eshtë mirë që e kemi përfunduar
projektin tonë, që do ta
fusim në zbatim nga janari.
Atëherë do të dëgjoni për diçka
të re, një risi, që ka lidhje jo
vetëm me Partizanin, por me të
gjithë futbollin shqiptar”. Që
prej 7 dhjetorit, kur u lëshuan
këto fjalë nga Alberti Xhani, i
madh ka qenë kurioziteti për të
zbuluar se cili është projekti i
përmendur nga presidenti i
kuq. Pas zvarritjes për disa
kohë, i gjendur në një pozicion
vërtet të vështirë financiar, presidenti
duket s’e nuk ka pasur
se nga t’ia mbajë. Me aq sa mësohet
prej burimeve afër Partizanit,
projekti i famshëm përfshin
afrimin e të paktën tre “gjigantëve”
tregtarë, të gatshëm
për të marrë aksione nga klubi.
I njohur është biznesmeni Artan
Dulaku, si në fushën e
ndërtimit, ashtu edhe në atë të
mediave. Për më tepër, ai është
i lidhur prej kohësh me Partizanin
e Xhanit, të cilit prej dy
sezonesh i ka blerë të drejtat e
ndeshjeve shtëpiake, që transmetohen
në “Vizion +”. E madje
duket se përveçse në skuadër,
MOLGEN BALENA
ka ndërmend të investojë edhe
për hapjen e një “Partizani
Channel”. Tjetër emër i famshëm
është edhe “Taçi Oil”, me
në krye Rezart Taçin, i bërë i
famshëm së fundi në arenën
futbollistike për sjelljen e Milanit
të madh në Shqipëri, por edhe
për investimet serioze te skuadra
e Kategorisë së Parë,
Gramozi. Dyshes së fuqishme
të biznesmenëve duket se ka
ndërmend t’i bashkohet edhe
“Joy Travel”, kompania e famshme
e udhëtimeve, në drejtim
të së cilës qëndron Xhoana
Nano. Duket se në këtë aspekt
ka qenë një farë treguesi fakti i
ndjekjes në stadium të disa
ndeshjeve të Partizanit, nga
ana e ish-çiftit kryeministror.
Realizimi i këtij projekti mësohet
se ka gjetur konfirmim edhe
gjatë këtyre ditëve të para të vitit
2009, nga goja e presidentit
Xhani, roli i të cilit në të gjithë
këtë duhet të jetë ai i presidentit
të nderit të Partizanit. Për momentin
është gjithçka ende në
trajtën e fjalëve, por njerëzit që
gjenden afër klubit të kuq betohen
se gjithçka do të konkretizohet
mjaft shpejt.

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 05:49
by fpjalmi
RIKTHIMI
Xhani, më në fund
shkel në... Shqipëri
Telefonin e ka pasur të mbyllur gjatë të gjithë kësaj
periudhe, ndoshta me qëllimin për të dhënë përshtypjen
se ka qenë jashtë vendit, në Greqi. Por sipas njerëzve që
qëndrojnë afër tij, nga dje presidenti Albert Xhani ka shkelur
(të paktën zyrtarisht) në tokën shqiptare, duke pasur
si objektiv të fillojë hedhjen e hapave përfundimtarë,
për zbatimin e projektit të famshëm. E madje thuhet edhe
se është dukur tepër entuziast. Por mbi të gjitha, ai ka
detyrën për të sqaruar gjërat me lojtarët e zhgënjyer, aq sa
janë gati të marrin rrugën larg Partizanit. Gjithashtu, i
pashmangshëm është edhe takimi me teknikun Duro, për
të vendosur piketat në lidhje me skuadrën aktuale, por
edhe për të ardhmen e mëtejshme.

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 05:50
by fpjalmi
familja NANO


Kompania e udhëtimeve, “Joy
Travel”, ka qenë disa herë
sponsorizuese e Partizanit. E
duket se tashmë kërkon të hyjë
direkt me aksione në klub.
Tregues në këtë drejtim është
ndjekja e disa ndeshjeve të
Partizanit, nga ana e çiftit ishkryeministror

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 15:08
by Miri
Kampionati shqiptar, i 56-ti në botë



IFFHS stilon klasifikimin për 2008-ën: kryesojnë Premier League, Seria A dhe Argjentina


Premier League është kampionati më i mirë në botë për vitin 2008 sipas IFFHS-së (Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit). Ndërsa në renditjen e 100 kampionateve më të mira të botës, bën pjesë edhe Shqipëria, e cila është pozicionuar në vendin e 56-të. Në klasifikimin special të IFFHS-së për vitin e sapo lënë pas, kampionati shqiptar ka grumbulluar 297 pikë dhe ka lënë pas kampionate si ato të Australisë (60), Norvegjisë (67), Kinës (68), Finlandës (75), Algjerisë (76), SHBA-së (77), Maqedonisë (78), Bosnjë-Hercegovinës (98). Por një fakt që të bën të mos krenohesh është se kampionate më të mirë se i yni kanë Tunizia (26), Uzbekistani (35), Bjellorusia (42), Libani (46), Zimbabve (47), Sudani (50), Hondurasi (53) etj. Për sa u përket kampionateve të rajonit të Ballkanit, Shqipëria ka lënë pas vetëm Maqedoninë dhe Bosnjën, ndërsa ia kanë kaluar Greqia, Kroacia, Serbia e Sllovenia.

Kampionati anglez e ka ruajtur sërish vendin e tij në majë të renditjes së kampionateve më të mira të botës, duke fituar kështu konkurrencën e fortë me kampionatet e tjera evropiane, si ai italian, spanjoll, gjerman etj. Turneu i "ishullorëve", në kuotën e 1192 pikëve, ka dyfishuar triumfin e 2007-ës. Ndërkohë që kemi një ngritje të Serisë A, e cila nga vendi i tretë është ngjitur në të dytin me 1031 pikë. Vendi i tretë ka shkuar për kampionatin e Argjentinës, që ka lënë pas kështu "La Liga"-n spanjolle, të cilës i është dashur të zbresë nga podi i nderit. Surpriza e rënies së "La Liga"-s nga podi shpjegohet me faktin se klubet më të mira spanjolle, me përjashtimin e vetëm Barcelonën, në fakt nuk kanë mundur të ruajnë një farë vazhdimësie të rregullt të rezultateve në kompeticionet kombëtare, por edhe në ato ndërkombëtare.

Një pozicion në rënie ka edhe Bundesliga gjermane, e cila shikon si shpresë të vetme skuadrën e Bajernit të Mynihut. Gjermanët pozicionohen në vendin e gjashtë, të klasifikuar një më poshtë se kampionati brazilian (i pesti). Gjithsesi, Bundesliga ngushëllohet kur shikon se Franca është një vend poshtë dhe më pas vijnë me radhë Meksika e Portugalia. Listën e "Top 10" kampionateve më të mira e mbyll kampionati i Ukrainës. Vetëm në vendin e 11-të pozicionohet Turqia, e ndjekur nga Greqia dhe Holanda. Rusia zbret nga vendi i 13-të në të 17-in. Kampionati më i mirë i Azisë konfirmohet edhe një herë Japonia, e klasifikuar e 27-ta, para Uzbekistanit, Singaporit, Libanit dhe Iranit. Vetëm në vendin e 77-të pozicionohet "Mls" (kampionati amerikan i futbollit, ku militon edhe Devid Bekham në radhët e Los Angelos Galaksi).




KLASIFIKIMI

Skuadra Pikët

1. Anglia 1192,0

2. Italia 1031,0

3. Argjentina 1020,0

4. Spanja 952,0

5. Brazili 942,0

6. Gjermania 922,0

7. Franca 847,0

8. Meksika 683,0

9. Portugalia 649,5

10. Ukraina 620,0

11. Turqia 599,0

12. Greqia 597,5

13. Holanda 573,0

14. Kili 564,5

15. Peruja 553,5

---------------------

55. Hungaria 300,0

56. SHQIPËRIA 297,0

57. Irani 296,5

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 16:22
by Man in Redblue
fpjalmi wrote:Vasil Bici, largim me mirekuptim nga Lushnja
Vasil Bici ish-trajner i Lushnjes Trajneri mer emerim te ri ne MTKRS


Arsyeja eshte subjektive, pasi tekniku lezhian eshte emeruar si Drejtor prane MTKRS.

i shkon posti i drejtorit te MTKRS si matrapaz qi asht, ishalla i rrin larg shkodres :evil:

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 16:43
by GOLDIAN
ishalla larg e ma larg shkodres
ilir qorri ka nenshkru per elbasanin
dhe florenc arapi nga tirana tek bylis

Posted: Sun, 11 Jan 2009 , 07:14
by Miri
Ilir Gjyla, trajneri i ri i Lushnjës


Ilir Gjyla do të jetë trajneri i ri i Lushnjës .Kështu zgjidhet nga drejtuesit lushnjar pasuesi i Vasil Bicit I cili është emëruar drejtor i sporteve në Ministrinë e Turizmit ,Kulturës ,Rinisë dhe sporteve.Lushnja ka si objektiv për këtë sezon qëndrimin në Superligë dhe për momentin ndodhet në vend të fundit.Pritet një punë e vështirë në kry të lagunarëve për Gjylën i cili nuk do të ketë në dispozicion as vëllezërit beratas Arbri të cilët janë larguar nga myzeqarët.Gjyla në të kaluarën ka drejtuar edhe Besëlidhjen e Lezhës.

Posted: Sun, 11 Jan 2009 , 11:54
by Miri
Elbasani bën transfertën e pestë në vetëm një muaj

Mbrojtësi nga Maqedonia Nikolla Karcev i është bashkuar skuadrës së Elbasanit. Burime nga klubi bëjnë të ditur se Nikolla Karcev është blerja e pestë brenda këtyre 20 ditëve. Karcev ka luajtur me ekipin e Elbasanit një vit më parë, dhe rikthimi i tij, sipas drejtuesve të Klub-Futboll Elbasanit, "do të realizojë objektivat që ka ekipi në këtë merkato dimri". Ditët e fundit të vitit që lamë pas ishte Nevil Dede ai që firmosi me ekipin e Elbasanit, duke u pasuar nga futbollistë të njohur të kampionatit kombëtar, si Ilir Qorri, Eleandro Pema dhe maqedonasi Nikolla

Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 14:44
by Miri
Klubet sportive shqiptare, miratohet ligji i privatizimit


Odiseja e gjate e privatizimit te klubeve sportive ne vendin tone pritet te marre fund, pasi qeveria shqiptare vendosi qe te ndeze driten jeshile, per t'i shnderruar ato ne shoqeri anonime. Viti 2009 do te jete viti i kthimit te klubeve sportive ne sh.a. "Ministrise sone i ka ardhur dy dite me pare komunikimi nga ana e qeverise dhe do te filloje se shpejti privatizimi i klubeve te sportit,' - shprehet per "Koha Jone" drejtori i sapoemeruar ne krye te Drejtorise se Sporteve ne MTKRS-se, Vasil Bici. - "Per sa iu perket procedurave te metejshme dhe detajeve, ne lidhje me privatizimin, do te ngrihen grupe dhe borde pune dhe do te procedohet sipas eksperiencave te tjera, ne vend te ndryshme te Evropes." Vendimi eshte marre dhe pritet te publikohet zyrtarisht nga ana e qeverise. Keshtu, pas diskutimeve dhe problemeve te shumta, akti per privatizimin e klubeve te sportit eshte komunikuar ne Ministrine e TKRS-se. Ministria e Ekonomise, Privatizimit dhe Energjetikes do te merret me procesin ne fjale. Nje hap i vonuar, sikurse ishte dhe projektligji i vitit 2004, i cili parashikonte privatizimin e klubeve te Sportit. U deshem plot kater vjet qe te jepet vendimi i shumepritur nga sponsore dhe drejtues te klubeve, te cilet kane disa vite qe sponsorizojne, per te qene promotore te shnderrimit te klubeve ne sh.a. Pas viteve '90, ne rast se ekipet e futbollit shqiptar, ne klubet perkatese kane qene me ne qender te sponsorizimeve, sportet e tjera pervec fondeve te shtetit, nuk njohin te ardhura, duke mbetur shume pas vendeve te ndryshme te Evropes. Ne kete aspekt, privatizimi i klubeve do te krijoje mundesi per me teper konkurrence, me qellim qe te ritet cilesia ne sport dhe ne infrastrukture. Gjate privatizimit shteti do te analizoje ligjshmerine e bizneseve te sponsoreve aktuale, per te percaktuar emrat konkrete qe do te jene aksionare te klubeve.

Emblema, prone e shtetit

Privatizimi i klubeve dhe kthimi i tyre ne sh.a nuk do te jete i plote dhe ne dore te privateve. Shteti do te jete bashkepronar ne privatizim. Keshtu, pas ketij procesi emblema e klubit do te jete ne pronesi te shtetit, kurse per procedura te metejshme dhe per detaje do te diskutohet ne vijimesi. Shteti, si bashkepronar me privatet do te investoje, ne terrene dhe klubet e sportit, per t'i kthyer ato ne ndermarrje fitimprurese. Me menaxhimin do te merret bordi drejtues, qe do te perfaqesoje palet e interesit, ashtu sikurse funksionon e cdo ndermarrje aksionare. Sigurisht, shteti do te mbaje perqindjen me te vogel te aksioneve. Presidente dhe sponsore, me aktivitet te paligjshem, nuk do te pershihen ne privatizim.

Stop trukimeve dhe korrupsionit ne sport

Shitblerjet e ndeshjeve dhe akuzat qe ngrihen shpesh nuk do te kalojne aq lehte, si deri tani. Per te zgjidhur problemet e fundit ne futbollin shqiptar, do te nderhyjne edhe instancat me te larta te shtetit. Nje nder vendimet e fundit te qeverise, ne lidhje me problemet e shkuara ne sport, sidomos ne futbollin shqiptar eshte edhe miratimi qe pritet te jepet, ne luften ndaj korrupsionit, apo te trukimit te ndeshjeve te futbollit. Keshtu, do te ngrihet nje komision qe do te merret me kete pune dhe do te denohen penalisht, te gjithe ata persona qe do te tentojne te japin ryshfet apo te fiksojne ndeshjet e kampionatit, apo te ekipeve tona, ne arenen nderkombetare. Mesohet se pergjimet telefonike dhe cdo prove tjeter, qe verteton kundervajtje te tilla, do te ndiqen penalisht. Kjo mase behet per t'i dhene me teper seriozitet sportit dhe futbolli, qe te parandalohet nje here e mire imazhi i keq, qe mbizoteron ne sportin tone. Gjate viteve te fundit, per shkak te skandaleve te shumta, futbolli shqiptar ka krijuar nje imazh te keq ne arenen nderkombetare. Ekipet tona te Kategorise Superiore eliminohen shume shpejt, ne arenen nderkombetare. Pas privatizimit te klubeve, do te kete ndjekje penale per cdo abuzim te mundshem ne lidhje me trukimet, korrupsionin ndaj gjyqtareve, lojtareve dhe trajnereve, me qellim qe sporti te terheqe me teper spektatore ne shkallet e stadiumeve, ne te ardhmen.

Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 16:50
by Admin
Ishalla ka me ken vullneti i te tana paleve qe privatizimi me u ba sic duhet edhe me trasparence te plote!!!

Ligji duket dicka pozitive qe mendoj se ka me ndihmu futbollin e sportin ne pergjithesi, por ishalla ky ligj aplikohet sic duhet :) :?

Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 19:44
by Skodrinon
Ca don me thane SH.A? Shoqeri Aksionere a?

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 08:21
by fpjalmi
LEVIZJET NE MERKATON DIMERORE 2009

Lojtari Roli Nga Tek Statusi
Elis Bakaj S Partizani DINAMO Blerje
Nevil Dede Mb Qingdao ELBASANI Blerje
Xhulian Rrudho S Kievo TIRANA Huazim
Sajmir Patushi Mf Pa ekip TIRANA Blerje
Ansi Agolli Mf Tirana GREUTHER FURTH Huazim
Florenc Arapi Mf Tirana BYLIS Huazim
Ilir Qorri Mf Teuta ELBASANI Huazim
Xhevair Sukaj S Haccetepe VLLAZNIA Huazim
Elvin Beqiri Mb Vllaznia VLLAZNIA Zgj.Kon
Dario Bodrusic Mb Rijeka DINAMO Blerje
R.O. Ceco S Argjentina DINAMO Blerje
Gezim Rexhaj Mb - TEUTA Blerje
I.Jaksimovic Mf Serbia SHKUMBINI Blerje
Eleandro Pema S Flamurtari ELBASANI Huazim
Erjol Merxha Mf Elbasani FLAMURTARI Huazim
Arjan Sheta Mb Elbasani PARTIZANI Blerje
Engert Bakalli Mf Elbasani PARTIZANI Blerje
Stavrion Lako Mb Elbasani SKENDERBEU Blerje
Klodian Semina Mb - VLLAZNIA Blerje
Ferizovic Mb Serbi APOLONIA Blerje
Haxhibalic S Serbi APOLONIA Blerje

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 15:30
by kuqeblu4ever
KRENARIA KUQ e BLU wrote:Ca don me thane SH.A? Shoqeri Aksionere a?
po krenaria kuq e blu, Shoqeri Aksionere don me than.