Page 41 of 61

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 21:43
by fpjalmi
per mendimin tem van byjtenin te largohet prej bajernit do ishte nji gabim i mad per bajernin duke pa qe ka shenu mjaft gola me bajernindhe asht lojtare cilesore dhe i randesishem

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 21:45
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:
fpjalmi wrote:Loew zgjat kontraten me Gjermanine
17/12/2009 10:00

Trajneri i Gjermanise, Joachim Loew do te zgjase kontraten deri ne 2012: ne janar do te vihet dhe firma.
Lajmin e ka bere te ditur Federata Gjermane e Futbollit. Loew, 49 vjec, ka zevendesuar Juergen Klinsmann pas boterorit 2006.

Ai e ka drejtuar Gjermanine ne finalen e Euro 2008-es dhe ka marre kualifikimin e boterorit 2010 ne Afriken e Jugut.

Ne pankinen gjermane deri tani ka zhvilluar 45 ndeshje duke fituar 31, barazuar 8 dhe humbur 6.

Nga federata jane konfirmuar edhe bashkepunetoret e tij.
180 000 euro ka pagen vjetore angela merkel
kurse löw me 4.5 milion ne vit duke pas parasysh sa ndeshje lun ne vit komtarja
i bjen me pas rrogen afro 320 000 per cdo 90minutsh

KESHTU JANE LLOGARIT SIPAS MEDIAVE GJERMANE
:D :D :D :D :D

i ka ra spata ne mjalt

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 21:54
by fpjalmi
Bayern München 5-2 Hertha BSC Berlin [19.12.2009] [Alle Tore] SKY HD
16' [1 - 0] D.v. Buyten

31' [2 - 0] M. Gomez

33' [3 - 0] A. Robben

60' [4 - 0] T. Müller

63' Cicero

71' [4 - 1] A. Ramos

77' [5 - 1] I. Olic

90' [5 - 2] Raffael

Copyright





http://www.youtube.com/watch?v=DcYCZE981lc


golat e bajernit te shoqnum me muzike

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 21 Dec 2009 , 20:18
by Man in Redblue
pa ca mvjen keq per Herthen...shpresoj mos tbijn prej kategoriet so do kishte ken gjynah shume

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 21 Dec 2009 , 20:42
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:pa ca mvjen keq per Herthen...shpresoj mos tbijn prej kategoriet so do kishte ken gjynah shume
jane tu ba merkato te mire
edhe nje rus kishin marr sot
shpresoj te mbesin ne kategori

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 21 Dec 2009 , 21:16
by fpjalmi
Van Gal: Tani vjen pjesa më e bukur!





Trajneri i Bajernit ngre në qiell pretendimet e bavarezëve pas fitoreve në Bundesligë dhe Champions

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Luis van Gal, ka thënë se tani skuadra e tij do të tregojë vlerat e veta dhe do të bëjë ndeshje edhe më të bukura. Ai i bëri këto komente pas fitores 5-2 kundër Hertës së Berlinit, që ishte edhe fitorja e gjashtë radhazi për bavarezët. Bajerni e ka hedhur pas shpine krizën e fillimit të sezonit dhe tani është ngjitur nga vendi i tetë në të tretin dhe u kualifikua edhe në Ligën e Kampionëve.

Për më shumë, këto fitore janë arritur pa Frenk Riberinë, për të cilin Van Gal thotë se mund ta çojë Bajernin një hap më përpara kur të kthehet në janar. “Me Frenk Riberinë, ne ndoshta do të jemi edhe më të fortë”, ka thënë trajneri i Bajernit. “E nëse marrim rezultate më të mira se këto që kemi marrë në javët e fundit, kemi shanse për të marrë titullin.

” Bajerni ka vetëm dy pikë më pak se Leverkuseni kryesues në mes të sezonit, ndërkohë që po presin 16 shkurtin për ndeshjen kundër Fiorentinës në 1/16 e Ligës së Kampionëve. “Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur me mënyrën se si fituam. Kështu duam që të luajë Bajerni dhe pas kësaj fitoreje mund të pushojmë të qetë”, ka shtuar Van Gal. Drejtori sportiv i Bajernit, Kristian Nerlinger, ka përgëzuar Van Galin, që mbajti qëndrim konseguent edhe kur ishte nën presion të madh.

Fitorja 1-0 kundër Makabi Haifas në Ligën e Kampionëve muajin që shkoi ishte me sa duket pika e kthesës, pasi humbja në atë ndeshje do t’i kishte kushtuar atij shtrenjt. Ai rezultat i mbajti gjallë shpresat e Bajernit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe ata e arritën synimin pas fitores 4-1 kundër Juventusit. Më pas erdhën edhe 4 fitore në Bundesligë dhe kjo e konfirmoi Van Galin si trajnerin e duhur. “Presioni nga jashtë ishte tepër i madh, por Van Gali ishe i palëkundur si mali. Ai i qëndroi me rreptësi parimeve të veta në një situatë të vështirë. Tani gjërat po funksionojnë”, ka thënë Nerlinger.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 21 Dec 2009 , 21:16
by fpjalmi
Uli Hënes: Toni është “gratis”

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, ka thënë se klubi i tij është i gatshëm të ndahet nga sulmuesi italian Luka Toni duke e lënë të largohet si lojtar i lirë, pra me kosto zero. Kontrata e Tonit skadon në qershor 2011, por ai ka mosmarrëveshje me trajnerin Van Galin. Presidenti Uli Hënes i ka thënë televizionit DSF se edhe pse nuk kanë marrë akoma asnjë ofertë, “klubi është i përgatitur ta huazojë ose ta shesë pa kosto transferimi”. 32-vjeçari Luka Toni iu bashkua Bajernit në vitin 2007.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 21 Dec 2009 , 21:17
by fpjalmi
Kobiashvili dhe Gekas shkojnë te Herta

Herta e Berlinit ka bërë blerjen e dytë këtë dimër para se merkatoja të hapet zyrtarisht më 1 janar 2010, duke siguruar shërbimet e Levan Kobiashvilit nga Shalke. 32?vjeçari ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në qershor 2010, me opsionin e zgjatjes automatike edhe për dy sezone nëse Herta shmang rënien nga kategoria. Asnjëri prej klubeve nuk ka bërë të ditur shifrën e blerjes. Ai pason blerjen e Theofanis Gekas nga Bajer Leverkuseni.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Thu, 24 Dec 2009 , 19:04
by GOLDIAN
bayern dhe roma kan ra dakord qe toni te transferohet ne rome
momentalisht toni ka rrogen 3 milion euro neto dhe roma eshte e gatshme qe ta marre duke i pagu te njejten shume
deri ne fund te vitit i huazum pastaj dri ne 2012 me nenshkru me to
mirepo menaxheri i tij ende ska vendos

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 19:24
by fpjalmi
Merkato, Çelsi, 50 milionë euro për Frank Riberi


Pas disa rezultateve jo të mira radhazi, Çelsi është gati të japë 50 milionë euro për kartonin e Frenk Riberi. Mesfushori francez i Bajernit ishte një nga dëshirat e Abramoviç edhe në verë, por ndërhyrja e Realit bëri që marrëveshja të dështonte. Edhe pse Ançeloti ka deklaruar se nuk do të kërkojë të hyjë në merkato në muajin janar, pronari Roman Abramoviç duket i gatshëm të shpenzojë. Në krahun tjetër edhe Bajerni ka deklaruar se në rast se Riberi nuk rinovon kontratën që skadon më 2011, atëherë do të hyjë në bisedime për ta shitur. Ndërkohë rivali kryesor Mançester Junajtid kërkon italianin, Xhorxhio Kielini. Lajmi bëhet i ditur në "News of the World".

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 20:05
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:bayern dhe roma kan ra dakord qe toni te transferohet ne rome
momentalisht toni ka rrogen 3 milion euro neto dhe roma eshte e gatshme qe ta marre duke i pagu te njejten shume
deri ne fund te vitit i huazum pastaj dri ne 2012 me nenshkru me to
mirepo menaxheri i tij ende ska vendos
tash keka pre fjala gold .

zyrtarish asht i romes nga janari

Luka Toni: Jam lojtar i Romes, zyrtare ne janar

E Marte 29 Dhjetor 2009


Sulmuesi i Bajernit te Mynihut, Luka Toni ka komunikuar me miqte me te afert dhe sipas gazetes italian "La Gazzeta della Sporti", ai do te bashkohet ne muajin janar me ekipin e Romes. 32-vjecari do te rikthehet ne Itali pasi ne radhet e bavarezeve nuk ka gjetur hapesiren e duhur, gjate drejtimit te holandezit Luis van Gal. Keshtu klubi i Bajernit vendosi qe te lere te lire lojtarin ne fjale. Raportet e fundit flasin se ish-lojtari i Fiorentines dhe i Palermos mund te ndryshoje destinacion, per shkak se kerkohet edhe nga disa klube te Premier Liges. "Une nuk mund te pres..." - theksoi ai. "Nuk eshte ende e perfunduar marreveshja me ekipin e Romes. Por une thjesht dua qe t'i bashkohem ekipit te Romes dhe madje, deshiroj qe te mbyll karrieren me klubin e Romes", - perfundon Luka Toni. Sulmuesi synon qe te jape maksimumin ne pjesen e dyte te gares dhe e sheh Romen, si nje mundesi te mire, per te prekur finalet e Kupes se Botes.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Thu, 31 Dec 2009 , 19:23
by fpjalmi
Ribery tek Reali, arrihet marreveshja
30/12/2009 16:10

Arrihet marreveshja mes Bajernit te Mynihut dhe Realit te Madridit per transferimin ne veren e ardhshme te Franck Ribery.
Lajmin e ka bere te ditur gjermania “Ran.de”, sipas se ciles marreveshja eshte arritur ne muajin gusht dhe eshte bere ne kuader te transferimit te holandezit Arjen Robben nga klubi spanjoll ne ate bavarez.

Tek Bajerni, sipas “Ran.de”, do te shkojne rreth 55 milione euro.

Ribery, 26 vjec, i cili gjate ketij sezoni ka pesuar nje demtim ne gju, nuk e ka fshehur asnjehere deshiren per te luajtur tek Reali.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Thu, 31 Dec 2009 , 19:24
by fpjalmi
per mendimin tem bajerni u dote me hek riberine ne fillim te kampionatit e ja ne mes

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 04 Jan 2010 , 01:08
by fpjalmi
Tifozët e Borusias ftojnë në sfidë Elis Bakajn
Fansët BVB kanë komentuar videot e futbollistit të Dinamos në internet, duke e admiruar Bakajn

http://www.sportishqiptar.com.al/tifoze ... is-bakajn/

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 04 Jan 2010 , 01:09
by fpjalmi
a thu asht lajm i vertete a? :lol: :lol:

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 04 Jan 2010 , 16:06
by GOLDIAN
po bahet nje rremuje e madhe ne skuader
qe nuk me pelqen
ok largimi i otl e breno tek nurnbergu
po baumjohanin pse ja falen shalkes se marr vesht
edhe riberise ti tregojne deren se na cmendi

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 04 Jan 2010 , 18:31
by Man in Redblue
e qelbi krejt Ribery ...kry tri ditsh "damtohet" :her i dhem thoni i gishtit tvogel tkams, her ka shqetsime nga lesht....ma mire ti kishin marr 50 milionat se Ribery ntribun nuk ban pune

Baumjohan a cilsu si nder talentat ma te mdhenj tfutbollit gjerman...se kuptoj si e po e hekun...brravo i qoft Magathit se paska ken mjeshter i madh...Magathin ishte dasht me pas Tranier kombtarja jone :D

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Tue, 05 Jan 2010 , 09:17
by Ledi1920
Po ai Henes e ka menjen me pjek salcice mer cuna...se ka emnjen ne tjeter vend.
Ishalla me paret e Riberise blejn lojtar cilesore.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 07:05
by fpjalmi
Ledi1920 wrote:Po ai Henes e ka menjen me pjek salcice mer cuna...se ka emnjen ne tjeter vend.
Ishalla me paret e Riberise blejn lojtar cilesore.

kam frike se mos te blejn prap nej hollandez :lol: :lol: :lol:

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 19:04
by GOLDIAN
boatengun kampioneurope me u21 lojtarin e hsv e kerkon bajerni
te shohim nga ndonje surprize