Pse?Skodrinon wrote:Tash Shkumbinit nuk i duhet fitorja me Tiranen.....
VLLAZNIA - DINAMO
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Re: VLLAZNIA_____________DINAMO
Forca Vllaznia...

-
- Tifoz nderi
- Posts: 830
- Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57
Re: VLLAZNIA_____________DINAMO
nji neshje pa bik bukuriet per mu kja ka ken neshja ma e dobt e tirans per iket sezion
po sot kush jau pati fajin Vllaznia a.qe hupen finalen
jam kurioz me dit ca thojn ataqe na lane fajin ne per barazimin me Kavajen.

- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: VLLAZNIA_____________DINAMO
admir shkruan
tirana nuk ishte kerkund...flamurtari i bani zborin ndaq me gola e ndaq me loj...se kisha pa asnjiher kaq te fort flamurtarin ....nejse edhe ne te marrim njat kampionat...dhe tirana ska ca ban edhe kyt sezon nuk meriton asnji trofe.shnet
__________________________________________________________________________
admir,ndoshta ke te drejte por ai goli i dyte i vlones qe i kalon topi ashtu portierit me len shum mdyshime
ndoshta jam gabim

- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: VLLAZNIA_____________DINAMO
Se nuk i duhet ma vendi i katert gja se nuk e çon ne uefajeti wrote:Pse?Skodrinon wrote:Tash Shkumbinit nuk i duhet fitorja me Tiranen.....
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: VLLAZNIA_____________DINAMO
jeti shkruan
pse?
__________________________________
sepse vendi i katert asht jasht kupes uefa

- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: VLLAZNIA_____________DINAMO
a e shifni mor vllaznen, qe u shqetesut shume kur akuzun tiransit, se sa kollaj u rregullun punt... Nuk ma merr mendja se ka tirans ma goje me akuzu Vllaznine, kur mos humbjes ndaj vlores po shifet qarte,se nuk ia ka fajin Vllaznia rezultateve te kqija te tiranes.
Gjithsesi ky rezultat i kupes na demton, sepse shkumbini do te losin pa objektiva te shtunen.
Gjithsesi ky rezultat i kupes na demton, sepse shkumbini do te losin pa objektiva te shtunen.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: VLLAZNIA_____________DINAMO
shkumbini e kupton shum mire qe tirana e bani kete pune per me marr hak kunder fitores se vllaznise ne shkumbin,
un me ken si fushaj i jap shkumbinit 50 milion lek ,veq me fitu me tiranen ,dhe po te isha si fushaj do ta kisha ba sekret ket gja
per 50 milion lek lojtaret e shkumbinit kishin ba cdo gja .
edhe un jam me mendimin tand man in red blu.
un me ken si fushaj i jap shkumbinit 50 milion lek ,veq me fitu me tiranen ,dhe po te isha si fushaj do ta kisha ba sekret ket gja
per 50 milion lek lojtaret e shkumbinit kishin ba cdo gja .
edhe un jam me mendimin tand man in red blu.
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: VLLAZNIA_____________DINAMO
pjalmi edhe une mendoj se do te kishte ken mire me i dhan nji premio fushaj shkumbinit, dhe kytgja me e ba haptazi, sepse nuk ka asigja te keqe apo "pisllek", shkumbinit i qofshin hallall ato lek, nqs nalin Tiranenfpjalmi wrote:shkumbini e kupton shum mire qe tirana e bani kete pune per me marr hak kunder fitores se vllaznise ne shkumbin,
un me ken si fushaj i jap shkumbinit 50 milion lek ,veq me fitu me tiranen ,dhe po te isha si fushaj do ta kisha ba sekret ket gja
per 50 milion lek lojtaret e shkumbinit kishin ba cdo gja .
edhe un jam me mendimin tand man in red blu.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: VLLAZNIA_____________DINAMO
jam dakort me ju, dhe nuk do t'ishte gja e keqe se ne spanje, si tha edhe shv13, ndodhin haptas. por halili ka ma shum lek se fushaj.....
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Re: VLLAZNIA_____________DINAMO
Mos e u merakos Pjalmi se sekreti nuk del kollaj, askush nuk din gja per ket pun vec une e ti, e tan Shkodra...fpjalmi wrote:un me ken si fushaj i jap shkumbinit 50 milion lek ,veq me fitu me tiranen ,dhe po te isha si fushaj do ta kisha ba sekret ket gja

Forca Vllaznia...

-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: VLLAZNIA_____________DINAMO
Nuk ka nevoj me i dhane asi lek valteri peqinsave.Por duhet qe lojtart tone me fitu ita dy neshje rresht edhe manej te e treta munden edhe me barazu.Kaq.Asht shum e thjeshte.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: VLLAZNIA - DINAMO
Djema mas i bani lamsh temat!!
Vllaznia te shofin ndeshjen e vet se ca ban tirana asht dytesore. Mas te harrojme se kete kampionat Dinamoja na ka rrah mrenda 2 here.... kshu qe duhet me pas shume shume kujdes edhe me e vlersu ndeshjen sic duhet!!!
Sma merr mendja se Shkumbini ka forcen e duhun per me i marr pike Tiranes.
Hajt ishalla fitore Vllaznia ket jave!!
Vllaznia te shofin ndeshjen e vet se ca ban tirana asht dytesore. Mas te harrojme se kete kampionat Dinamoja na ka rrah mrenda 2 here.... kshu qe duhet me pas shume shume kujdes edhe me e vlersu ndeshjen sic duhet!!!
Sma merr mendja se Shkumbini ka forcen e duhun per me i marr pike Tiranes.
Hajt ishalla fitore Vllaznia ket jave!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: VLLAZNIA - DINAMO
v1919 shkruan
Nuk ka nevoj me i dhane asi lek valteri peqinsave.Por duhet qe lojtart tone me fitu ita dy neshje rresht edhe manej te e treta munden edhe me barazu.Kaq.Asht shum e thjeshte.
_________________________________________________________________________________
peqinasit tapo e kuptojn se tirana e ka ba apastafat qe shkumbini mos me shku ne kupe dhe ishalla ia marrin hakun ne tirane.
un per vedi jam prap i ketij mendimit qe fushaj me dhan lek qe shkumbini me rrah tiranen dhe nese cdo titullar merr 500 mije leke te vjetra atehere besoj se e rrahin tiranen me lehtesi sepse e tham hapun
tirana asht shum e deshperume ,lodhun dhe e shkaterrume ,dhe do lozin me frike v1919.
un mendoj se pa i dhan fushaj asnji lek ,shkumbini e rrah ose i merr barazimin
kurse per vllaznine qe tha admini kena hup 2 here ,kete rradhe asht e treta e verteta

Nuk ka nevoj me i dhane asi lek valteri peqinsave.Por duhet qe lojtart tone me fitu ita dy neshje rresht edhe manej te e treta munden edhe me barazu.Kaq.Asht shum e thjeshte.
_________________________________________________________________________________
peqinasit tapo e kuptojn se tirana e ka ba apastafat qe shkumbini mos me shku ne kupe dhe ishalla ia marrin hakun ne tirane.
un per vedi jam prap i ketij mendimit qe fushaj me dhan lek qe shkumbini me rrah tiranen dhe nese cdo titullar merr 500 mije leke te vjetra atehere besoj se e rrahin tiranen me lehtesi sepse e tham hapun
tirana asht shum e deshperume ,lodhun dhe e shkaterrume ,dhe do lozin me frike v1919.
un mendoj se pa i dhan fushaj asnji lek ,shkumbini e rrah ose i merr barazimin
kurse per vllaznine qe tha admini kena hup 2 here ,kete rradhe asht e treta e verteta

-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: VLLAZNIA - DINAMO
eh cna gjeti, u kthy prap ky...Admin wrote:Djema mas i bani lamsh temat!!
Vllaznia te shofin ndeshjen e vet se ca ban tirana asht dytesore.

-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: VLLAZNIA - DINAMO
admin
me me fal per iket postim qe po baj ,por ia vlen te futet te kja teme
_________________________________________________________________
Jep dorëheqjen Agustin Kola, Tirana pa trajner
Autori: Alfred Lleshi
Data: 07/05/2009
Version Print
E ka humbur finalen e Kupës së 57-të të Shqipërisë, ndaj e ka parë të arsyeshme që të japë dorëheqjen. Duke marrë mbi vete edhe përgjegjësitë e dështimit në njërin trofe kombëtar, që ishte synimi i Tiranës. Nuk e ka bërë menjëherë pas ndeshjes së “Niko Dovanës”, ku Flamurtari fitoi 2-1 ndaj bardhebluve, duke fituar kësisoji edhe trofeun përkatës, por ka reflektuar një natë, për t’u paraqitur sot paradite në seancën stërvitore të skuadrës, vetëm sa për t’u përshëndetur me lojtarët. I ka falenderuar ata për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, por i ka befasuar, teksa u ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen. Menjëherë ka njoftuar edhe presidentin Refik Halili, të cilit i ka bërë me dije vendimin e marrë. Në këtë mënyrë, pas humbjes së trofeut të Kupës së Shqipërisë, Tirana ka humbur edhe trajnerin. Një goditje mjaft e madhe kjo për bardheblutë, teksa po rivalizojnë ashpër me Vllazninë në kampionat. Shkodranët i kanë parakaluar me 1 pikë më shumë bardheblutë, javën e shkuar, ndërkohë që kanë mbetur edhe tri javë nga përfundimi i garës. Ndeshja e fundit e kampionatit, që do të luhet në kryeqytet, mes këtyre dy skuadrave, konsiderohet edhe si përcaktuese për titullin kampion, edhe pse mund të ndodhë që gjërat të ndryshojnë më parë. Sidoqoftë, me largimin e Kolës, duket se te Tirana janë shtuar problemet, cka përbën avanatazh për Vllazninë. Për momentin skuadra bardheblu do të drejtohet nga italiani Bencivenga, zëvendësi i trajnerit të dorëhequr Kola, derisa të caktohet edhe tekniku i ri i 23 herë kampionëve. Kështu, brenda një sezoni, Tirana largon dy trajnerë. Pas dorëheqjes së boshnjako-kroatit Blaze Slishkovic, pas barazimit 2-2 me Partizanin, në javën e 14-të, është Agustin Kola që bën të njejtën gjë, në prag të javës së 31-të të kampionatit, menjëherë pas humbjes së finales së Kupës së Shqipërisë. Kola e lë Tiranën në vendin e dytë në renditjen e superligës, me 59 pikë, një më pak se Vllaznia e vendit të parë. Ndeshja e radhës për bardheblutë është ajo me Shkumbinin, në kryeqytet, këtë fundjavë.

kuptohet qe kja asht edhe nji plus ma i mire per vllaznine tone te dashtun.
nuk flas kot un tash 2 jave qe tirana asht ne krize ,dhe po zhytet nga minuti ne minut
para VLLAZNIAAAAAAAAAA
nuk flas kot un tash 2 jave qe tirana asht ne krize ,dhe po zhytet nga minuti ne minut

para VLLAZNIAAAAAAAAAA
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: VLLAZNIA - DINAMO
Igli Allmuça: Vllaznia ka vetëm fjalë
Autori: Andi Matraxhiu
Data: 07/05/2009
Version Print
Mesfushori tiranas mendon se blutë janë më të fortë se shkodranët, pavarësiht renditjes
Edhe pse nuk do të jetë në fushë ndaj Vllaznisë, ditën e djeshme mesfushori Igli Allmuça, i caktuar nga rregullorja e klubit blu, ka folur për mediat e pranishme lidhur me situatën që po kalon Dinamo, sfidën ndaj Lushnjës dhe atë të “Loro Boriçit”. “Gjatë karrierës sportive kemi pasur favorizime nga ana e arbitrave, apo ata kanë qenë kundër nesh me apo padashje, por një arbitrim të tillë si ndaj Lushnjës s’kam parë.
Anësorët e Jeminit unë i cilësoj “kamikazë”. Mund të jenë dhe arbitra në fund të karrierës dhe mendojnë të kapin ndonjë “peshk” të fundit. Mund të bësh gabime njerëzore, por duket kur një gjyqtar është tendencioz gjatë gjithë sfidës, të paktën kryesorin Jemini po e “falim”, sepse ka qenë korrekt gjithmonë, por anësorët kanë abuzuar me pozicionet jashtë loje, sepse një i tillë është i barazvlefshëm me gol.
Na janë dhënë pozicione të tilla të panumërta. Vllaznia jo vetëm s’ka fituar asnjëherë me ne, por sërish s’ka për të triumfuar, vetëm nëse merr sërish anësorët që na gjykuan me Lushnjën. Kuqeblutë janë një skuadër që na ka eliminuar padrejtësisht nga Kupa, një skuadër që merret vetëm me llafe, duke akuzuar edhe drejtpërdrejt skuadrën e Tiranës për aleanca, ndërkohë që vetë këtë sfidë do ta ketë të vërtetë.
Ata do ta kenë të vështirë, sepse kanë presion, duhet të jemi realistë, pasi edhe ne nëse do të ishim në pozita të tilla, do të ishim më të ngarkuar, ndërsa tani jemi më të lirshëm dhe sfida nuk është në kushte të barabarta. Ne nuk bëjmë asnjë aleancë për asnjë skuadër.
Ndërsa personalisht titullin mendoj që duhet ta fitojë Tirana, sepse ajo skuadër e meriton, pasi na ka mundur dy herë. Vllaznia është skuadër shumë e mirë, por ne e kemi mposhtur shumë lehtë. Ky është vetëm mendimi im personal, nuk po flas për shokët e skuadrës këtu.
Këtu nuk bëhet fjalë për tolerim, pasi edhe ndaj Tiranës do të luajmë fort, sepse na ka mundur dy ndeshje dhe s’mund ta pranojmë një humbje të tretë. Shkodranët po mbajnë ato pozicione që na takonin ne, vendi i dytë dhe gjysmëfinalja e Kupës.
E përsëris, se shkodranët merren shumë me fjalë, e thënë ndryshe: ujku ujku, por çakalli po bën kërdinë. Lojtarët e Dinamos janë profesionistë dhe cilido që do të aktivizohet, respekton fanellën dhe jep maksimumin, për më tepër ndaj një kundërshtari që padrejtësisht na hodhi sezonin në “tokë”, pavarësisht se një objektiv minal e arritëm, pjesëmarrjen në Kupën UEFA.
Kjo përballje do të ishte ndryshe nëse do të ishim në garë për titull, sepse ai vendim na ndikoi edhe në kampionat, pasi na shokoi. Shpenzimet që janë bërë në klubin “Dinamo” them se duhet t’i ketë zili çdo skuadër. Pavarësisht se presidentët tanë nuk bëjnë shumë reklama, edhe kur na janë bërë padrejtësi ata nuk kanë folur kundër askujt.
Janë shumë pak financues kaq korrektë në futbollin shqiptar, pasi nëse ditën e shtunë fitojmë ndeshjen, të hënën premiot tona i kemi në dorë. Duke pasur drejtues të tillë korrektë dhe fjalëpakë, ndaj nesh është më e lehtë të bëhen padrejtësi. Ata nuk u ndjenë edhe në eliminimin nga Kupa, në krahun tjetër Vllaznia do të bënte namin, ashtu siç ka bërë deri tani,” - përfundon idenë e tij mesfushori blu, Igli Allmuça.
Sefa, “i pafat” me dëmtimet
Ishte në dyshim për dëmtimin e tij pas vizitave të para, por tashmë duket se gjërat janë tepër serioze për sulmuesin e Dinamos, Fatjon Sefa. Lushnjari ka një problem serioz në gjurin e tij, pikërisht në ligamentin krucial dhe si pasojë duhet të operohet në një klinikë jashtë territoreve shqiptare. Riaftësimi i tij mund të kërkojë një periudhë prej 6 muajsh. Ky nuk është aspak një lajm i mirë për dinamovitët, të cilët kishin shumë besim tek sulmuesi i tyre shtatlartë

pra ne kete shkrimin ketu dukest fare qarte se dinamo do luftojn me tiranen duke permendur fjalet e all muqes qe thote
tirana meriton vendin e pare sepse na ka rrah 2 here kurse vllaznine e kemi rrahur 2 here dhe shum lehte pa u sforcuar
tirana meriton vendin e pare sepse na ka rrah 2 here kurse vllaznine e kemi rrahur 2 here dhe shum lehte pa u sforcuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: VLLAZNIA - DINAMO
“Respekte Dinamos, por ne luajme per titullin”
8 Maj Vllaznia/ Kapiteni Sinani i bindur se skuadra nuk do te perserise dy hymbjet rradhazi ne Shkoder ndaj bluve
Ka fituar dy herë, fillimisht për kampionat dhe më pas edhe për kupë, por këtë radhë nuk do të ndodhë kështu, pasi Vllaznjia kurrsesi nuk mund të gabojë tre herë radhazi në fushën e saj. Një mendim i tillë ne lidhje me takimin kunder Dinamos ekziston në tërë opinionin sportiv të qytetit verior, por në të njëjtën kohë një objektiv të tillë e ka edhe vetë skuadra shkodrane Vllaznia, e cila që prej ditës së hënë ka filuar përgatitjet me shumë seriozitet, për të qënë e gatshme për sfidën e së shtunës. Mendimin e skuadrës në përgjithësi e përcjellë për “Sport Ekspres” kapiteni i kuqebluve, Vioresin Sinani, ai që në fakt e ka një kujtim jo shumë të këndshëm në përballjen me këtë skuadër. Sa për retrospektivë, mund t’i rikujtojmë lexuesve tanë atë moment fatal, të 28 dhjetorit 2008, kur kapiteni shkodran ka qënë shumë i pafat, teksa ka humbur dy herë radhazi penalltinë e gjuajtur në portën e Dinamos të mbrojtur nga Kotorri. Kjo erdhi pikërisht në momentin më të mirë që po e shoqëronte Sinanin, kur deri në atë ndeshje kishte dhuruar skuadrës gola vendimtarë dhe shumë përcaktues, të cilët i dhanë kryesimin deri në shtatë pikë diferencë me rivalen Tirana. “Dinamo është një skuadër që meriton respekt të veçantë, pasi në gjirin e saj ka futbollistë me emër, por për hir të së vertetës, më duhet të them që skuadra e jonë do të luftojë fort për të marrë fitoren, të cilën të gjithë si kolektiv besojmë se këtë radhë, do ta bëjmë realitet”. Këtë ai e bazon duke dalluar qartë angazhimin dhe mobilizimin maksimal që ka përfshirë të gjithë kampin kuqeblu në tërësi, në prag të këtij ballfaqimi dhe më tepër tek forma sportive e skuadrës, e cila aktualisht është shumë më e mirë se ajo e Dinanos. Më pas, numri 9 i Vllaznisë, i cili duket qartë se e ka një peng në përballjet me Dinamon, vetë personalisht ka në objektiv të shënojë patjetër në ketë ndeshje. Dhe golin ai nuk do ta kërkojë ta shënojë me penallti, pasi në fakt që prej asaj ndeshje ka hequr dorë totalisht nga 11-metërshi, por ai pritet të vijë si prodhim i lojës dhe bashkëpunimit me shokët e tij. “Gjithsesi edhe e dëshiroj shume, të shënoj në këtë ndeshje, për të hequr në një farë mase edhe fatin e keq ndaj Dinamos, më e rëndësishme është që Vllaznia të shënojë si ekip dhe përfundimi të rezultojë me fitoren e tre pikëshit për kuqeblutë, duke i hapur rrugë më pas betejës tjetër të parafundit të kampionatit, atë me Lushnjen, ndaj së cilës është i njëjti objektiv, ai i marrjes së tre pikëshit, që me gjashtë pikë të plota në këto dy ndeshje, krijojnë komoditetin e duhur për të shkuar në finalen e ndeshjes së fundit, thjeshte per t’i dhene rifinituren edicionit, ku edhe barazimi i bën ata fitues të titullit. Ndërkohë, duke iu referuar paksa takimit të mërkurës tjetër, asaj me Tiranën në “Qemal Stafa” për kupë, Viori shpreh keqardhjen për eleminimin e Vllaznisë nga ky kompeticion. “Ne kishim synime të tjera dhe në fakt ishim parapërgatitur për kualifikim, por futbolli është i tillë, ka edhe të papriturat e tij”, shprehet Sinani, i cili fillimisht si ters, llogarit dëmtimin e Dhëmbit, i cili ishte planifikuar gjatë të gjithë javës të luante përkrah tij, por edhe nderrimin e tij ne pjesen e dyte. Një ndërrim ky që nuk ka kalaur pa komente në opinionin sportiv, por edhe të specialistëve të futbollit, pasi sipas tyre, një nga arsyet e dështimit në këtë gjysëmfinale ia lënë edhe largimit të tij nga fusha përpara kohe. Në të vertetë, për këtë pikë, Sinani nuk ka dashur te bej asnje koment.

edhe un mendoj se sinani qe 3 here rresht nuk do humbim.
me vjen keq qe paulin dhembi nuk do te lozin kunder dinamos.