Kupa e Shqiperis 2008-2009

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 19:12

Partizani-Flamurtari 0-1
Gol Mema ne shtese

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 19:15

Flamurtari në gjysmëfinale, Shehi “ndëshkon” Partizanin


Portieri i të kuqve, Orges Shehi, ka qenë engjëlli dhe djalli i Partizanit në ndeshjen shtesë, të zhvilluar në “Niko Dovana”, e vlefshme për Kupën e 57-të të Shqipërisë. Ka bërë disa pritje të mrekullueshme gjatë lojës, duke evituar dy gola të sigurtë për vlonjatët, por në minutën e 108-të, në kohën shtesë, ka bërë një dalje të gabuar dhe të panevojshme, duke shkaktuar penallti për Flamurtarin. Penallti e cila është kthyer në gol nga korcari Devis Mema. Më pas ka patur vazhdim të lojës, por që është kthyer në një “përleshje në drithas” mes lojtarëve të të dyja skuadrave, ku kroati Panic dhe Ngjela janë bërë strumbullarë të një sherri, që ka zgjatur rreth 3-4 minuta. Më pas, falë ndërhyrjes së stafeve teknike të të dyja skuadrave, por edhe të gjyqtarëve të ndeshjes, loja ka vijuar, por pa ndryshuar dot rezultatin e ndeshjes, që ndryshe nga cerekfinalja e para do kohëve, e luajtur në “Qemal Stafa”, që nxori fitues të kuqtë me penallti, kësaj here ka folur për Flamurtarin. Goli në kohën shtesë i Devis Memës, shënuar me penallti në minutën e 108-të, ka përcaktuar edhe gjysmëfinalsiten tjetër të kupës, e cila do të ndeshet me Shkumbinin e Peqinit. Kujtojmë se ndeshja tjetër gjysmëfinale do të jetë ajo, mes Tiranës dhe Vllaznisë, që kryesojnë aktualisht edhe kampionatin.

Gjysmëfinalet

Ndeshjet e para
15 prill 2009
FLAMURTARI-SHKUMBINI
VLLAZNIA-TIRANA


Ndeshjet e kthimit
29 prill 2009
SHKUMBINI- FLAMURTARI
TIRANA- VLLAZNIA


FINALJA E KUPES
13 maj 2009

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by futbollist » Wed, 08 Apr 2009 , 19:36

Sa mire,paskena dale me Tiranen ne gjysfinale. Edhe une ishtu e pritsha. Ma mire ne gjys finale se besoj kena me lujte ma mire se sa me pas kene finale. Ishalla spo na vrahen lojtare kyt fundjave se kam nji parandjenje qe dikujt ne kampionat shqiptar tapo i thehet kama po se kush asht nuk e di hala :mrgreen: . Tapo bahet ndeshje spektakel gjithsesi,qemal stafa do jete kuqeblu :wink:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by REINIS » Wed, 08 Apr 2009 , 19:46

Qemal Stafa do jet BARDHeblu, jo KUQeblu. :D Futbollisti mo siper do jet ngatrru ke kjo m duket. :D
E keqja e ksaj neshje osht dita e Merkure. Sikur te ishte te Shtunen ose te Dielen do ishte mo mir sepse njerzit kon mo shum kohe dhe nuk jon n pune ose ne shkolle.

P.S. I kerkoj administratoreve nqoftse mun te ma nryshojn edhe mu ate titullin posht emrit ne "Fanatic" sepse mesa pash Ledi e kishte. Falimnerit.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 20:05

Kualifikohet Flamurtari, Duro jep dorëheqjen

Flamurtari, 2 herë fitues i Kupës së Shqipërisë (1985 e 1988), do të përballet në gjysmëfinale me Shkumbinin, fillimisht në Vlorë (më 15 prill) e më pas në Peqin (29 prill). Çifti tjetër gjysmëfinale i edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë është ai midis Vllaznisë e Tiranës, që për momentin bashkëkryesojnë kampionatin me nga 51 pikë secila

Kualifikohet Flamurtari për në gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, falë një penalltie në minutën e 108-të, dhe trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, dha menjëherë dorëheqjen në shenjë protestë ndaj gjykimit të Sokol Çekajt. “Urime Flamurtarit për kualifikimin, por nuk mund të vazhdohet më me këtë lloj gjykimi e këta gjyqtarë, të cilët e kanë goditur shumë Partizanin gjatë këtij sezoni”, - tha ndihmësi i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Bariç.

Flamurtari pati një dominim të lehtë ndaj një Partizani me shumë mungesa e tërësisht në versionin “rinor” në asnjanësin “Niko Dovana”, ku nuk mungoi edhe ndonjë moment tensioni midis lojtarëve të dy ekipeve pas golit të vetëm të vlonjatëve, që kërkoi jo vetëm ndërhyrjen e stafeve drejtuese, por dhe të punonjësve të rendit.

Kapiteni Orges Shehi e çoi Partizanin e tij në shtesa, falë reagimit spektakolar ndaj gjuajtjes së fuqishme të sulmuesit të Flamurtarit, Ardit Shehaj, në limitin e pjesës së dytë, por portieri i rekordmenëve shqiptarë në Kupën e Shqipërisë, shkaktoi për fat të keq në minutën e 107-të edhe penalltinë të shndërruar më pas në gol nga Devis Mema, e që vulosi pas 120 minutave lojë pa shumë emocione edhe kualifikimin për herë të 17-të të vlonjatëve midis katër më të mirave të Shqipërisë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

Ky ishte takimi i tretë në Kupën e Shqipërisë midis dy skuadrave, por rezultatet e dy takimeve të para, përfshirë edhe kualifikimin me penallti të Partizanit, u anuluan nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatë Shqiptare të Futbollit për shkak të aktivimit të parregullt të lojtarëve nga të dyja ekipet.

Për shkak të rregullores, ku një lojtar që më parë brenda një sezoni me një ekip, nuk lejohej të aktivizohej me tjetrin, edhe pse ky i fundit kishte blerë kartonin e tij, Partizani nuk mundi të aktivizonte pesë lojtarë titullarë, çka dobësoi shumë edhe forcën e formacionit të pasuesit të Hasan Likës në bankinën e kuqe.

Flamurtari, 2 herë fitues i Kupës së Shqipërisë (1985 e 1988), do të përballet në gjysmëfinale me Shkumbinin, fillimisht në Vlorë (më 15 prill) e më pas në Peqin (29 prill).

Çifti tjetër gjysmëfinale i edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë është ai midis Vllaznisë e Tiranës, që për momentin bashkëkryesojnë kampionatin me nga 51 pikë secila.

Flamurtari gjatë rrugës së tij drejt gjysmëfinaleve eliminoi në turin e parë Naftëtarin (6-1, 3-2), në të dytin Bylisin (1-1, 2-1) dhe në të tretin Partizani (1-0, në përballjen teke).


KUPA E SHQIPËRISË

Takim shtesë
Partizani-Flamurtari 0-1
Shënues: Mema 108’ (11-m)
8 prill 2009, ora 16:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Gjyqtar: Sokol Çekaj

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by futbollist » Wed, 08 Apr 2009 , 20:23

REINIS wrote:Qemal Stafa do jet BARDHeblu, jo KUQeblu. :D Futbollisti mo siper do jet ngatrru ke kjo m duket. :D
E keqja e ksaj neshje osht dita e Merkure. Sikur te ishte te Shtunen ose te Dielen do ishte mo mir sepse njerzit kon mo shum kohe dhe nuk jon n pune ose ne shkolle.

P.S. I kerkoj administratoreve nqoftse mun te ma nryshojn edhe mu ate titullin posht emrit ne "Fanatic" sepse mesa pash Ledi e kishte. Falimnerit.

ja ma tamarrsha sjam ngatrru,po njato here qe shoh qemal stafen ne ndeshje te vllaznise ,gati 1mij tifoza jane kuqeblu. Ju itesh keni fillu me e rrite pak numrin e shikusve se viteve ma perpara ka kene skandal me i kerku me kame te kalit i nuk e ke gjete :lol: asht dashte me dal te dera e stadiumit me bertit oooo a dan me ardhe kush me pa ndeshjen ma ooooo ? :mrgreen:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by kristiani » Wed, 08 Apr 2009 , 20:26

Paska ra partizani pak si ne krize mas ksaj hupje mirboll se na favorizon neve per te shtunden...
FORCA VLLZNIA
FORZA VLLAZNIA

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Miri » Wed, 08 Apr 2009 , 20:32

REINIS wrote: P.S. I kerkoj administratoreve nqoftse mun te ma nryshojn edhe mu ate titullin posht emrit ne "Fanatic" sepse mesa pash Ledi e kishte. Falimnerit.
Duhet te jesh ne rregull tesh.

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by REINIS » Wed, 08 Apr 2009 , 20:52

Miri wrote:
REINIS wrote: P.S. I kerkoj administratoreve nqoftse mun te ma nryshojn edhe mu ate titullin posht emrit ne "Fanatic" sepse mesa pash Ledi e kishte. Falimnerit.
Duhet te jesh ne rregull tesh.
Qofsh i nerum. :D
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Admin » Thu, 09 Apr 2009 , 00:44

Gjithmon Qemal Stafa ne ndeshje kyçe si me Tiranen e si me ekipet e tjera kryeqytetse ka ken KuqeBlu.
Nji gja asht e sigurte me 29 nji kuqeblu ma shume ka me ken:D :lol: :wink: :wink:
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 16:48

Admin wrote:Gjithmon Qemal Stafa ne ndeshje kyçe si me Tiranen e si me ekipet e tjera kryeqytetse ka ken KuqeBlu.
Nji gja asht e sigurte me 29 nji kuqeblu ma shume ka me ken:D :lol: :wink: :wink:
ec aty
bane nji banderole qi me te dallu na se ku je :D
lojtaret tone i festojne gjithmone golat te tifozat, kshuqi ka me te taku nja 3-4 here me dale ne tv :roll: :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 18:34

Edhe në sfidën shtesë të “N. Dovanës” duhen 120’ për kualifikimin, këtë herë të Flamurtarit
Sërish 11 metra, por feston Vlora
Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, gjyqtari Çekaj akordon penalltinë që bën diferencën


Sërish 120 minuta lojë, përsëri janë 11 metrat që vendosin, por këtë radhë në lojë e sipër dhe është Flamurtari që gëzon. Kurse Partizani, në përfundim të ndeshjes shtesë të çerekfinales së Kupës, s’ka qenë fort dakord me këtë mënyrë elimini, që sipas të kuqve erdhi i ndikuar së tepërmi nga gjykimi i Sokol Çekajt. Kështu kanë qenë të pashmangshme polemikat, por edhe tensioni në fushën e “Niko Dovanës” gjatë minutave të fundit.

Befasia
Partizani ka befasuar me skuadrën disi të “shpërfytyruar” që ka hedhur në fushën e lojës dhe jo vetëm për katër mungesave me të cilat duhet të bënte llogaritë. Me përjashtim të “shtyllës kurrizore” të përbërë
nga Shehi, Pinari, Karapici Babamusta e Maho, pjesa tjetër ka qenë plot 20-vjeçarë. Mbi të gjitha ka rënë në sy aktivizimi i Sulçes dhe Hithit, të cilët janë aktivizuar të dy në krahun e djathtë, duke fomuar një binom adoleshentësh. Ndërsa, risi ka qenë sistemimi i Karabecit në anën e majtë të mbrojtjes, duke vepruar në vendin
e lënë bosh prej mungesës së Bakallit. Në sulm s’ishin as Gjyla, as Ngjela e as Bega, teksa përkrah Mahos është vënë
re Dashi. Nga ana tjetër, Flamurtari ka servirur formacionin më të mirë, me lojtarë si Paniç, Kon, apo Mema, të cilët s’ishin aktivizuar në sfidën e kthimit të luajtur në Tiranë, teksa fllimisht ka lënë në stol Shehjn, i cili në sfidën e përpara një muaji kishte humbur penallti. Në këtë mënyrë, trajneri Memushi ka treguar se kishte ardhur në
Durrës për të rrëmbyer me forcë atë kualifikim, që i kishte shpëtuar nga duart në “Qemal Stafa”.

Loja
Me nisjen e lojës, menjëherë vlonjatët kanë marrë në dorë iniciativën, duke synuar portën përmes manovrave të
shpeshta. Megjithatë janë shfaqur jo fort të qartë në momentet e fundit, atëherë kur është dashur një finalizim më
i saktë i aksioneve. Ndërsa, të kuqtë, përveçse e kanë vënë theksin te mbrojtja, janë përpjekur të ndërtojnë diçka në
kundërsulm, megjithëse rreziqet e vetme i kanë krijuar me tentativa nga larg. Ka ardhur një moment i ndeshjes
përpjekjet nga distanca janë bërë “armë” edhe të Flamurtarit, pasi s’ka mundur të gjejë hapësirat e nevojshme në prapavijën kundërshtare. Pjesa e dytë sikur e ka ndryshuar paksa panoramën e ndeshjes, me Flamurtarin që ka vazhduar të provojë pa shumë rrezik, teksa ka hedhur në lojë edhe Shehjan. Gjithashtu, Partizani ka nisur të guxojë, duke zhvendosur lojën në gjysmëfushën vlonjate, sidomos pas hyrjes së Ngjelës e Gjylës, në vend të Dashit e Sulçes. Sidoqoftë, ajo që ka munguar ishte qartësia në manovrat sulmuese, ndërkohë që ka funksionuar gjithmonë e më mirë faza mbrojtëse. Në një situatë të tillë, minutat kanë rrjedhur drejt fundit, me përshypjen se kush do të mund të nxirrte në dritë një gol, do të arrinte të kualifikohej.

Shtesat
Si përfundim kanë qenë sërish të pashmangshme shtesat. Menjëherë është vënë re një cfilitje e vlonjatëve, ndërkohë që më i freskët është shfaqur Partizani, që ka ndryshuar edhe vendosjen me katër mbrojtës, ndërsa Çeka i hyrë në vend të Hithit të dëmtuar, ka avancuar në mesfushë. U duk se do të shkohej edhe një herë tjetër te penalltitë,
por fillimi i shtesës së dytë ka sjellë kthesën. Së pari, një gol i anuluar i Partizanin për pozicion jashtë loje dhe fill më pas, aksioni i vlonjatëve në zonën e kuqe, ku për gjyqtarin Shehi kreu faull ndaj Memës, aq sa për të akorduar penalltinë e kthyer në rrjetë nga vetë korçari i Flamurtarit. Kaq prsa i takon lojës, sepse pastaj deri në fund ka pasur vend vetëm për tension në fushë e jashtë saj.

FORMACIONET
PARTIZANI: Shehi, Pinari, Malota, Karabeci, Karapici, Pashaj, Babamusta,
Hithi (Çeka 80’), Sulçe (Gjyla 65’), Maho, Dashi (Ngjela 65’)
FLAMURTARI: Moçka, Paniç, Kon (Beqiri 70’), Veliu, Begaj, Alvizh,
Kuqi, Çaushaj (Guga 70’), Strati, Mema, Galica (Shehaj 46’)
KARTON I VERDHË: Galica, Guga

GJYQTARET
S. Çekaj (Laç), A.Molla (Laç), G.Koka (Lezhë)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 18:43

TENSIONI
Ka edhe 5’ sherr


Pikërisht, starti i shtesës së dytë të ndeshjes ka përkuar me ndezjen e tensionit midis lojtarëve të Partizanit dhe Flamurtarit. Fillimisht i është anuluar Ngjelës një gol për pozicion jashtë loje, për të cilin të kuqtë kanë protestuar gjatë. As një minutë s’kaloi dhe në aksionin e radhës të vlonjatëve erdhi akordimi i penalltisë që të paktën nga pamjet televizive dukej e pastër. Kjo ka filluar të tensionojë situatën, deri aty sa kanë nisur ndërhyrjet e ashpra
midis futbollistëve, siç ishte ajo e minutës së 108-të ndaj Karapicit. Teksa, kur gjithçka dukej drejt qetësimit është
regjistruar edhe një fërkim midis Begajt e Ngjelës, për shkak të një ofendimi të vlonjatit. Aq sa loja është ndërprerë për 5 minuta, duke fluturuar grushta e goditje sa nga njëra palë, edhe nga tjetra. Gjithsesi, në fund të ndeshjes, Ngjela dhe Begaj kanë bërë paqë, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit. Ndërsa i çuditshëm ishte fakti se përkundër asaj që ndodhi, gjyqtari, jo vetëm nuk nxorri asnjë karton, por as nuk dha ndonjë minutë shtesë, duke e mbyllur ndeshjen fiks në të 120’.

APEL PËR FSHF
Çekaj duhet bërë një shembull për të gjithë
Gjyqtari Sokol Çekaj, padyshim ishte “aktori” më i dobët në fushë gjatë ndeshjes Partizani-Flamurtari, të luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit. Atëherë kur sfida arriti në momentet kulmore duhet të ishte pikërisht gjyqtari, i cili duhet merrte në dorë situatën. Mirëpo, kjo nuk ndodhi, teksa Sokol Çekaj nuk bëri asnjë përpjekje për të vendosur rregull në fushë, madje ndikoi për keq, duke bërë që situata të degjeneronte. Fillimisht, laçiani shfaqi probleme në aspektin fizik brenda 90 minutave, teksa pësoi një tërheqje dhe u detyrua të merrte ndihmën e mjekëve. Një fakt që nxjerr në pah edhe përgatitjen e dobët të një gjyqtari në Shqipëri. Më pas, në momentin e 11-metërshit të Flamurtarit (një vendim i drejtë), pasi Çekaj vendosi topin në pikën e bardhë, sulmuesi i Partizanit Ngjela shkoi dhe e shkelmoi sferën në mënyrë demonstrative, duke e larguar jashtë fushës, teksa loja ishte e ndalur. Në çdo vend të
botës, një gjyqtar do të kishte dhënë minimumi një karton të verdhë, por Çekaj nuk e pa të arsyeshme ta bënte një gjë të tillë, duke i kërkuar sulmuesit të Partizanit që të largohej. Disa minuta pas golit të Flamurtarit pati edhe përplasje në fushë mes dy skuadrave, madje situata degjeneroi në një sherr masiv, ku protagonist kryesor ishte Ngjela. Në fushë hynë stafet e të dyja pankinave, pati grushte dhe ndodhën nga të gjitha, por s’erdhi asnjë karton i
verdhë. Për çudi gjyqtari nuk e mori guximin të vendoste rregull, por thjesht bëri spektatorin në gjithë atë zallamahi. Pasi lojtarët e të dyja skuadrave u grindën dhe u shanë mirë e mirë, Çekaj thjesht bëri shenjë që loja të riniste. Nuk u bë për asnjë moment faktor që situata të stabilizohej, aq sa në fushë mbretëroi kaosi. Në një kohë kur niveli i gjyqtarëve po përflitet çdo javë, kuptohet në aspektin negativ, ky është një rast i mirë për FSHF-në që të marrë masa dhe të bëjë shembull një gjyqtar, duke e dënuar. Në këtë mënyrë edhe Federata do të rregullonte disi reputacionin e vet, por njëkohësisht do të vendoste drejtësi, pasi të tillë gjyqtarë nuk mund të drejtojnë në futbollin shqiptar. Gjykimi i Çekajt në ndeshjen Partizani-Flamurtari ishte një turp i vërtetë!

FATJON KODRA

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 18:53

Pas ndeshjes është shfaqur i irrituar. Policët e mbajnë, për të mos iu afruar Çekajt
Shfryn Duro: Mjaft, më vjen të iki!
Tekniku mendon ikjen, por më pas qetësohet: Këta maskarenj gjyqtarë tallen me djersën tonë!


"Kupa është mbushur. Unë them që është fundi i një maskarade gjykimesh ndaj Partizanit!”. Këto fjalë, sapo kanë dalë nga goja e trajnerit Shpëtim Duro gjatë konferencës së djeshme për shtyp në “Niko Dovana”, kanë bërë menjëherë xhiron e mediave vizive, sikur njëshi i stolit të kuq të kishte dhënë dorëheqjen. Në të vërtetë ka qenë thjesht një mendim që i ka shkuar në mendje dhe që përpara se ta thoshte publikikisht, mësohet t’ua ketë komunikuar edhe lojtarëve në dhomat e zhveshjes së “Niko Dovanës”. Megjithatë, gjithçka e thënë ka qenë në irritim e sipër, sidomos pasi në përpjekje për të kontestuar gjyqtarin Çekaj, tekniku i kuq është përplasur edhe me
forcat e rendit, të cilët gjatë hyrjes në tunelin e stadiumit nuk e kanë lënë t’i afrohej bilbilit laçian.
“Përsa i takon gjyqtarëve, ky ishte me të vërtetë fundi i periudhës që unë drejtoj këtë skuadër –
kanë qenë fjalët e Duros, dukshëm tepër i tensionuar -. Nuk dua të komentoj problemet teknike të lojës, por po
mendoj sinqerisht që të largohem nga drejtimi i Partizanit, ndonëse më vjen keq për këta djem që kanë nëntë muaj
që nuk marrin asnjë 100 lekësh”
, ka thënë përpara gazetarëve. Shkaku i të gjithë kësaj kanë qenë gjyqtarët, në adresë të të cilëve Duro ka thënë: “Ja që këta maskarenj arbitrash, këta plehra, tallen me djersën e lojtarëve. Nëse nuk do të iki e bëj vetëm për këta djem që s’dua t’i lë në gjysmën e rrugës. E them me plot gojën se ishte një tallje me djersën e futbollistëve. Tre ndeshje ndaj Flamurtarit dhe po aq penallti janë akorduar kundër nesh. Penallti që nuk mund të diskutohen, jam vërtet shumë i shqetësuar. E theksoj që nëse nuk largohem e bëj vetëm për këta lojtarë, që më vjen keq t’i lë në mes të rrugës, sepse me këta gjyqtarë është e pamundur të vazhdosh. Arbitrimi, sërish ka qenë skandaloz në dëmin tonë. S’di ç’të them më….!”.
Si përfundim, më pas Duro është kthjelluar përsa i takon mendimit për të lënë skuadrën dhe sot, ora 17:00 pritet të zbresë në stërvitje në ambientet e klubit të kuq.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 18:55

Tekniku i Flamurtarit
Memushi: Kot ankohen, ne e merituam kualifikimin!

Tepër krenarë për kualifikimin e arritur janë shfaqur drejtuesit dhe lojtarët e Flamurtarit, në një kohë kur te Partizani e kanë pasur thuajse të gjithë me gjyqtarin. Trajneri Eqerem Memushi është dukur i kënaqur që s’e dështoi këtë mundësi të dytë që iu dha skuadrës së tij për kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë: “Gjatë 120 minutave, Flamurtari e dominoi totalisht takimin, aq sa e meritoi kualifikimin –është shprehur ai gjatë konferencës për shtyp -. Në fund të ndeshjes, e vërteta është që skuadra jonë e meriton të jetë gjysmëfinaliste e Kupës së
Shqipërisë. Kjo duke u nisur edhe nga ndeshja e fundit e luajtur në Tiranë, ku humbëm një penallti gjatë
90 minutave. Gjithashtu shpërdoruam edhe raste flagrante, siç ndodhi edh në këtë takim. Kështu, me meritë Flamurtari është gjysmëfinalist i Kupës së Shqipërisë”, është shprehur me entuziazëm të madh tekniku i skuadrës vlonjate. Një reagim krejt ndryshe nga ai i ndeshjes së 11 marsit në “Qemal Stafa”, ku pas kualifikimit të Partizanit i kishte uruar suksese të mëtejshme skuadrës së kuqe, duke mos dashur të flasë shumë. Ndërkohë, sipas trajnerit kuqezi, edhe për grindjen që ndodhi në fundin e ndeshjes, faji ishte i skuadrës kryeqytetase: “Sa për incidentin ishin lojtarët e Partizanit që e provokuan. Skuadra jonë, me disiplinën nuk ka asnjë lloj problemi. Këtë mund ta vërtetojmë edhe me fakte. Madje dua të dal edhe aty që Flamurtari është ekipi më i goditur nga gjyqtarët…. Nuk e kuptoj kolegun tim Shpëtim Duro, i cili ishte shumë i irrituar”.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by futbollist » Mon, 13 Apr 2009 , 10:38

Vllaznia - Tirana luhet itesh me 15 apo jo?
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by GOLDIAN » Mon, 13 Apr 2009 , 10:42

po te merkuren
pse a je ne shkoder a
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Admin » Mon, 13 Apr 2009 , 14:08

Ndeshja asht ne 18:30
Vllaznit Ultras

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by futbollist » Tue, 14 Apr 2009 , 19:25

Nuk di si kane me ja ba tiransit neser kur te vijne me lujte se jane tu ardhe me pretendime euforike,kur te hupin tapo na duhet me boshatis spitali per ta :mrgreen: ....megjithse edhe shume sjane 22skuadra edhe 4tifoza me veture Lada se ma shume nuk e kane zakon me ardhe :mrgreen: Tapo i shkojme ndeshjen tjeter tapo ja mushim stadiumin si e kena zakon. :lol:

Cili arbiter ka me drejtu ndeshjen?
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by futbollist » Tue, 14 Apr 2009 , 19:26

GOLDIAN wrote:po te merkuren
pse a je ne shkoder a
Jo more burre po thashe ta di kur me ja cu letren e ngushllimit per hupjen presidentit Topi,ne shenje rrespektit :lol: :lol:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Post Reply