Page 5 of 28

Posted: Sun, 30 Nov 2008 , 13:57
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:I demtum ka ken naqe.Ishalla spo perfundon ne kategori te dyte.
edhe une kam ken beqar
:lol: :lol:
insbruku e kerkon aty ku atrajner helmutkraft qe ka ken trajner i riedit
pata shprese nej rapid a salzburg por..........

Posted: Sun, 30 Nov 2008 , 14:51
by vllaznia1919
Po ti pse nuk difton maj naqe.Me ardhe me te pi kafen e fejeses.

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 19:23
by Miri
20 minuta lojë për rikthimin e Salihit

Hamdi Salihi, sulmuesi shqiptar i SV Riedit në kampionatin austriak, ka shënuar dje rikthimin e tij në fushë, pas një dëmtimit të pësuar 4 javë më parë. Një gjë e tillë e ka bërë pikërisht në ndeshjen e djeshme, kur skuadra e tij luante në shtëpi përballë ekipit Lask Linz. Takimi u fitua me rezultatin 1-0 nga SV Ried. Trajneri i vendasve e hodhi minutën e 70-të Salihin si zëvendësues, kur zuri vendin e Leksas. Në atë moment takimi ishte i fiksuar në barazimin 0-0, dhe synimi i teknikut të Riedit ishte që të shtonte forcat sulmuese të skuadrës së tij, në kërkim të golit të avantazhit. Goli erdhi vetëm në minutën e 92-të të ndeshjes, kur Riedi fitoi një 11-metërsh, që u kthye në gol nga Drechsel. Shqiptari bëri një paraqitje të mirë.

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 10:45
by Ledi1920
Dy jane sulmuesit qe mkane pelqy ma teper qe kur kam pa futboll
FORTUZI DHE SALIHI.

Salihin mka rastis edhe me e njof ketu ne Tiron.Si futbollist eshte njish por edhe si djale qe kampion.Bravo i qofte edhe e prifte e mbara gjithmone.

Posted: Sun, 11 Jan 2009 , 16:44
by Miri
Tifozët, presion Riedit: Mbani Salihin!


Sulmuesi i kombëtares, një idhull në qytetin austriak, pritet të rinovojë kontratën edhe për një vit

Gjithçka kthehet 180% për sulmuesin e kombëtares, Hamdi Salihi. Një idhull për tifozët e Riedit, ai është gati të rinovojë kontratën edhe për një vit. Klubi mbante pezull gjithçka në lidhje me të, edhe pse 24-vjeçari kërkohej nga disa ekipe. Por në këtë mes diçka fshihej. Salihi nuk kishte marrëdhënie të mira me trajnerin Paul Gludovatz, por janë tifozët ata që i kanë bërë presion klubit austriak. “Një kontratë të re për Hamdi Salihin.” Ishte kjo kërkesa e tyre, për lojtarin e dytë më të votuar në Austri nga tifozët. Në një intervistë ekskluzive për “Sportin shqiptar”, sulmuesi shkodran flet për zhvillimet e fundit, të ardhmen, por jo vetëm.

- Hamdi, si po shkon stërvitja te Riedi?

- Ndihem disi i bllokuar, pasi kemi vrapuar shumë. Pas një periudhe të shkurtër në Gjermani, tani jemi kthyer në Austri për të vazhduar përgatitjet. Më pas, do të shkojmë në Turqi, për t’i dhënë dorën e fundit fazës përgatitore.

- Merkatoja për ju mund të quhet e mbyllur, apo ka shanse ende për të lëvizur?

- Jo, nuk bëhet fjalë që të lëviz nga Riedi, madje them se do të rinovoj kontratën, edhe pse nuk jam ulur akoma për të folur konkretisht.

- Çfarë ju kanë thënë drejtuesit e klubit për këtë çështje?

- E vërteta është se me trajnerin aktual, Paul Gludovtaz, nuk kam shkuar mirë. Megjithatë, tani që isha në hotel me ekipin, ai erdhi dhe më foli për të biseduar, duke më konfirmuar vullnetin e klubit, që unë të rinovoj kontratën. Për këtë gjë, menjëherë vura në dijeni menaxherin tim, sepse edhe unë dua që t’i kem gjërat fikse, në mënyrë që të jem i sigurt në lidhje me të ardhmen.

- Duke qenë se nuk shkoni mirë me trajnerin, ju pengon kjo?

- Gjërat duken në rrugë të mbarë, sepse trajneri edhe kur erdhi për të biseduar, donte të tregonte që ka këmbëngulur ai te presidenti i klubit që unë të rinovoja. Gjithsesi, unë mendoj se në përgjithësi klubi është vënë nën presion nga tifozët e Riedit, të cilët kanë kërkuar që të më afrojnë një kontratë të re.

- Kaq shumë ju duan në qytetin austriak?

- Po, unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me tifozët këtu. Ata e treguan që më duan, në votimin që bënë për lojtarin e pëlqehet më shumë në Austri. Për vitin 2008 unë fitova çmimin “Lojtari i dytë më i votuar”. Ky votim ishte i shtrirë në të gjithë Austrinë dhe organizohej nga gazeta e mirënjohur këtu, “Krone Zeitung”.

- Tashmë rinovimi duket si një formalitet, apo jo?

- Që të jem i sinqertë, për mua është thikë me dy presa. Në kontratën që kam nënshkruar në fillim, që është për dy vite e gjysmë, opsioni për rinovim është edhe për një vit tjetër. Nga njëra anë është mirë ta kem fikse kontratën këtu dhe pastaj, gjatë rrugës, të dalë çfarë të dalë, në lidhje me mundësinë e ndonjë lëvizjeje në një ekip tjetër. Por nëse i them “jo”, mund të qëndroj disa kohë pa luajtur, se klubi do të shohë interesin e vet dhe do të kërkojë të më ulë vlerën si lojtar në verë. Për mua është mirë nëse klubi vendos për aq sa është opsioni, pra edhe për një vit. Po përderisa kanë bërë të ditur që do të bisedojmë, ose do të më thonë që te opsioni janë shumë lekë, ose do të më kërkojnë rinovim edhe për dy vite të tjera. Unë e kam të paracaktuar opsionin, kështu që tani jam në pritje.

- Duke lënë pas çështjen e kontratës, mund të na thoni se cili ka qenë zhgënjimi juaj gjatë vitit 2008?

- Zhgënjimi më i madh për mua kanë qenë dëmtimet dhe ndeshjet që nuk munda të aktivizohesha me kombëtaren.

- Çfarë prisni nga viti 2009?

- Së pari, shpresoj të kaloj pa dëmtime, por ëndrra ose ajo që unë pres më shumë këtë vit, është që të shënoj sa më shumë gola me kombëtaren. Gjithashtu, uroj të gjithë futbollistët shqiptarë, kudo që luajnë, për një vit sa më të suksesshëm.

Posted: Sun, 11 Jan 2009 , 16:45
by Miri
Ja mar ja mas e mani se nuk asht per ju :x

Posted: Sun, 11 Jan 2009 , 17:43
by vllaznia1919
Po i bahet qfi ktyne antarve qe kena anej. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 11 Jan 2009 , 17:54
by Miri
vllaznia1919 wrote:Po i bahet qfi ktyne antarve qe kena anej. :lol: :lol: :lol: :lol:
hahahaha

Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 06:30
by fpjalmi
ishalla po e merr nej austri e vienes salihin.

nuk kisha dasht me lujt salihi me asnji skuader tjeter perveq austrise se vienes ne austri

Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 19:03
by Man in Redblue
fpjalmi wrote:ishalla po e merr nej austri e vienes salihin.

nuk kisha dasht me lujt salihi me asnji skuader tjeter perveq austrise se vienes ne austri
Pse ?

Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 22:59
by vllaznia1919
Per me ta ba qefin ty. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 04:19
by fpjalmi
man in red blu.

pse?
___________________________________

sepse perveq austrise se vienes skuadrat e tjera jan si puna e ridit naqe

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 14:08
by Miri
Ma mire se te vllaznia eshte te ridi.

Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 14:10
by Man in Redblue
fpjalmi wrote:man in red blu.

pse?
___________________________________

sepse perveq austrise se vienes skuadrat e tjera jan si puna e ridit naqe

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
e drejte

Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 14:10
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:Per me ta ba qefin ty. :lol: :lol: :lol: :lol:
e drejte

Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 14:18
by Miri
tesh na e ke mbeshtet mendimin te treve :lol: :lol:

Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 16:15
by Admin
Me ma ba hallall se e fshiva nji postim pa dashje te MRB-se :D
Mjafton nji postim per me i dhan te drejte nji nr te caktume anetaresh :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 17:03
by Man in Redblue
Admin wrote:Me ma ba hallall se e fshiva nji postim pa dashje te MRB-se :D
Mjafton nji postim per me i dhan te drejte nji nr te caktume anetaresh :lol: :lol: :lol:
admin, mire qi e ke fshi,dhe ke fshi taman at qi kam dasht me e shi vet: Mirit nuk i jap aspak te drejte asnjihere :lol: :lol:

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 01:18
by fpjalmi
man in read blu shkruan

admin, mire qi e ke fshi,dhe ke fshi taman at qi kam dasht me e shi vet: Mirit nuk i jap aspak te drejte asnjihere :lol: :lol:

__________________________________________________

:lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 01:47
by fpjalmi
Telenovela Salihi, Gati rinovimi Prej… pasaniku
13 Janar Lojtari: Ju tregoj tratativat me Riedin

Klubi dhe lojtari mund të gjejnë akordin



Hamdi Salihi, sipas të gjitha gjasave mund të qëndrojë te skuadra e Riedit për të paktën edhe një vit e gjysëm. Lojtari e konfirmoi një gjë të tillë dje për gazetën teksa më pas sqaroi pozicionin e tij dhe tratativat me klubin në këtë moment merkatoje.

Situata – “Kur firmosa me skuadrën e Riedit në janar të vitit 2007 një kontratë 2 vjet e gjysëm kishim një opsion i cili parashikonte që nëse unë do të isha lojtar i kësaj skuadre deri në fund të kontratës kisha të drejtë të rinovoja automatikisht edhe një vit tjetër me një shumë të jashtëzakonshme. Sigurisht që kur bëmë një kontratë të tillë që në termin juridik konsiderohet (2+1) as unë e as klubi nuk mendonim se qershori i vitit 2009 do të na gjente në parametra zero. Tani gjërat janë komplikuar sepse është janar dhe nëse nuk zgjidhen gjërat deri në datë 31 ka probleme për të dyja palët. Problemi im kryesor është që nuk dua që çështja të shtyhet për në qershor sepse kështu rrezikoj një raport jo të qëndrueshëm me klubin për muajt e mbetur ndërkohë që edhe klubit nga ana tjetër nuk i intereson që të më lërë në parametra zero, sepse kështu humbet vlerën e kartonit”.

Ofertat – “sigurisht që kam pasur oferta – thotë Salihi – megjithatë nuk ia vlen të përmend emrat. Çdo lojtar në periudhë merkato ka shumë ekipe që e kërkojnë por duhet të dish t’i seleksionosh normalisht. Kam pasur oferta nga shumë kampionate, megjithatë nuk vendos dot unë. Klubi i paraprin vetë të gjitha ofertat dhe flet me “ata që më duan”. Normalisht nuk më kanë caktuar një çmim fiks. Po ju tregoj një detaj, kur vijnë përfaqësueses nga Rusia dhe Ukraina Riedi kërkon shumë para sepse e dinë që ata janë në gjendje që të paguajnë shumë. Është shumë e komplikuar situata, duhet që një skuadër të arrijë akordin me Riedin dhe më pas edhe me mua. Si nga ana sportive dhe nga ana financiare. Në këto kushte gjërat po zvarriten. Pozicioni im është që të pres dhe mos të ndikohem shumë psikologjikisht nga këto gjëra. Në momentin që nuk kam gjë në dorë nuk pse nervozohem”.

Zgjidhja – Salihi mendon si zgjidhje të mundshme një opsion: “Unë dhe klubi jemi në një pikë në unison, që kjo histori të përfundojë përpara 31 janarit. Në këtë sens unë them që këta vetë duan që unë të qëndroj, sepse nuk kanë blerë sulmues të tjerë për të më zëvendësuar. Nëse më ofrojnë kontratën e vitit plus, dhe të jem i lirë në 2010 them se duhet ta pranoj. Përfitoj si nga ana financiare ashtu edhe nga sportive. Por edhe kjo duket pak e komplikuar, sepse ndoshta Riedi nuk ka interes financiar që të pranojë këtë opsion. Të rinovojë me mua vetëm për një vit e gjysëm për ta mund të thotë humbje. Megjithatë nuk dua të mendoj negativisht. Nëse më paraqitet oferta e rinovimit me kushtet e mia sigurisht që do ta cilësoja si një tratativë të përfunduar në mënyrë pozitive”.