Grima

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Grima

Post by Man in Redblue » Sun, 12 Jul 2009 , 14:20

GOLDIAN wrote:
REINIS wrote:Grima osht denu ka UEFA per kater neshje. Kshu qi do mungoj ene kunder Rapidit.
mirboll ja paskan ba
sa te poshter, per nji grusht me e denu kater ndeshje

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Grima

Post by Skodrinon » Tue, 01 Jun 2010 , 14:02

“Nëse Vllaznia nuk me do me, une lë futbollin”

Portieri dhe kapiteni, Armir Grima del hapur: “Nese nuk me ofrojne nje kontrate te re, e mbyll ketu…”


“Në qoftëse largohem nga Vllaznia unë lë menjehere futbollin”. Kështu është shprehur dje gardiani i portës shkodrane, Armir Grima, në një kohë kur zërat e merkatos, te perhershme ne klubin kuqeblu, kanë filluar të bëjnë punën e tyre. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Grima ka folur në lidhje me skuadrën e tij, me lëvizjet që po bën presidenca për gjejtjen e trajnerit të ri dhe nevojat që mund të ketë Vllaznia për afrimin e disa lojtarëve gjatë merkatos. Duke qenë simpatizant i aktivizimit të lojtarëve të rinj dhe një trajneri shkodran, Grima beson se kuqeblutë do të arrijnë të tregojnë veten e tyre për sezonin e ardhshëm.

- Grima, Vllaznia ka përfunduar një sezon të dështuar. Ju vetë keni qenë në rolin e kapitenit të skuadrës…

- Të gjithë e dime se si shkoi sezoni, kështu që nuk ia vlen që të kthehemi pas. Rëndësi ka që ne do të shikojmë vetëm përpara.

- Do qëndroni sërish tek kuqeblutë dhe këtë sezon?

Sigurisht që do të qëndroj te Vllaznia pasi nuk kam arsye që të largohem.

- Gjatë fasës së tretë të kampionatit keni sakrifikuar nje demtim për të ndihmuar skuadrën. Si jeni në këto momente?

- E kam thënë gjithmonë që për Vllazninë bëj çdo gjë. Akoma vazhdoj që të kem probleme. Besoj se këtë të mërkurë do të realizoj një ndërhyrje kirurgjikale që të rregulloje dhe problemin. Rëndësi ka që të jemi shëndoshe e mire. Më pas të shikojmë se çfarë do të bëhet.

- Grima, e keni menduar ndonjëherë të largoheni nga Vllaznia, apo dhe të jepni dorëheqjen nga futbolli pasi edhe mosha juaj nuk eshte me e re?

- Nga Vllaznia nuk e kam menduar që të largohem. Sigurisht kam menduar që të jepja dorëheqjen. Sikur të kishim përfunduar këtë sezon me sukses do të isha larguar. Por mendoj se jam akoma në gjendje për të dhënë për skuadrën, për ta ndihmuar atë për të arritur qëllimet që do të kemi për sezonin e ardhshëm.

- Të ndalemi pak, tek skuadra aktuale. Jeni pushim që pas shkarkimit të trajnerit Martini, mendoni se gjithë kjo kohë do të ndikojë negativisht tek ekipi?

- Jo nuk mendoj, pasi ne kemi kohë për të rikuperuar. Janë dy muaj për të realizuar stërvitje dhe fazë përgatitore, kështuqë nuk është se do të ndikojë negativisht.

- Vllaznia është në kërkim të trajnerit të ri. Ju pëlqeni një trajner, shkodran, shqiptar apo të huaj? Dhe pse?

- Në fakt mua nuk më pëlqen shumë një trajner i huaj, për asgjë tjetër vetëm se ndoshta nuk mund të ambjentohet ashtu siç duhet. Ky fakt më duket disi shqetësues. Ndërkohë që do të më pëlqente një trajner shkodran. Ai do të ishte më mirë. Por dhe një trajner shqiptar, jam i bindur se do të ketë sukses, pasi e njeh futbollin tone dhe nuk është se ka ndonjë diferencë të madhe.

- Të ndalemi pak tek gjendja e skuadrës. Perforcime?

- Po sigurisht që ekipi ka nevojë për disa përforcime. Të them të drejtën unë jam simpatizant që të mbështetemi te lojtar e ekipit të të rinjve, të cilët janë shpallur kampione. Jam me atë idenë që t’u jepet një mbështetje. Besoj se ka mjaft lojtar që mund t’i shërbejnë skuadrës.

- Por me te rinjte nuk dilet kampion…



- Jo, jo nuk është kjo. Unë thashë që Vllaznia duhet të marrë disa lojtar të rinj, por jo të gjithë. Natyrisht që duhen dhe lojtare me eksperiencë që mbajnë peshën e skuadrës për të pretenduar dhe titullin kampion.

- Të ndalemi pak tek porta. Ju tashmë jeni i vetëm, pas largimit të Bishanit. Shumë specialistë theksojnë se një sezon nuk mund t’i besohet plotësisht Grimës, pasi ka edhe rreziqe dëmtimi?

- Sigurisht që është një problem pas largimit të Bishanit. Pasi i vetëm nuk mund të bëj asgjë. Aq më tepër në rast dëmtimi ku dhe rrezikojmë më pas.

- Pra Vllaznia duhet të blejë patjetër një tjetër portier sipas jush?

- Po patjetër, që duhet ta bëje një veprim të tillë.

- Kjo do te thote konkurrence…

- Unë nuk i frikësohem asnjë konkurrence. Grima nuk është për të bërë karrierë tek Vllaznia, por që ta ndihmojë atë. Prandaj unë do të respektoj çdo portier që do të vijë, qoftë me eksperiencë apo i ri. Madje do t’i ndihmoj me të gjitha mundësitë që të ecin sa më shumë dhe t’i shërbejnë skuadrës sa më mirë.

- Dhe e fundit. Do ta lini Vllazninë për një ofertë më të mirë nga një skuadër tjetër?

- E them me bindjen më të plotë se në qoftëse largohem nga Vllaznia, do të lë futbollin.

s.ekspres

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Grima

Post by fpjalmi » Tue, 01 Jun 2010 , 19:21

un mendoj se grima ban prap

ka sakrifiku vedin tan ato ndeshje veqse mos me lan vllaznine tu ken i demtum

un mendoj se grima duhet me ndej

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Grima

Post by Ledi1920 » Wed, 02 Jun 2010 , 08:55

Ca jane portier si Grima ,Nallbani e noj tjeter ti hapin rrugen portierave te rinj se nuk jane Dino Zoff.
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Grima

Post by fpjalmi » Wed, 02 Jun 2010 , 19:02

po nese nuk ka portier te ri qa me ba :D

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Grima

Post by Ledi1920 » Thu, 03 Jun 2010 , 08:44

fpjalmi wrote:po nese nuk ka portier te ri qa me ba :D
po si ere nuk ka...pse moshat e vllaznise lujn pa portier???
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Grima

Post by fpjalmi » Fri, 04 Jun 2010 , 03:31

se nuk ka ma te mire se grima per momentin dhe bishani ban shum gafa

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Grima

Post by Ledi1920 » Fri, 04 Jun 2010 , 08:43

fpjalmi wrote:se nuk ka ma te mire se grima per momentin dhe bishani ban shum gafa
Kur Reali Madridit mori casilias 18 vjec e futi ne formacion.Vitin e pare vetem gafa bente se natyrisht portier i ri dhe pa eksperience,por klubi i dha besim dhe sot eshte nji nga portieret me te mire ne bote.

Une Bishanin e kam pa ca neshje dhe sme eshte duk portier i keq.
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Grima

Post by vllaznia1919 » Sun, 06 Jun 2010 , 18:27

U pa Bishani se qfare portjerit asht.Duhet me marre nji te u-19 te Vllaznise dhe me e ba nji sezon bashke me Grimen qe me fitu eksperience e sezonin tjeter me ken gati qe me lujte ne vend te Grimes.Manej Casillas edhe pse i ri gjithmone Realin e ri ka lujte ja me Vllaznine u-19. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Grima

Post by fpjalmi » Sun, 06 Jun 2010 , 19:52

Ledi1920 wrote:
fpjalmi wrote:se nuk ka ma te mire se grima per momentin dhe bishani ban shum gafa
Kur Reali Madridit mori casilias 18 vjec e futi ne formacion.Vitin e pare vetem gafa bente se natyrisht portier i ri dhe pa eksperience,por klubi i dha besim dhe sot eshte nji nga portieret me te mire ne bote.

Une Bishanin e kam pa ca neshje dhe sme eshte duk portier i keq.
bishani ka hanger da gola shum qesharake me shum gafa

Ndoshta te kishte zgjedh me u ba mbrojtes ,kishte pas maq shum sukses :D :D :D

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Grima

Post by Ledi1920 » Mon, 07 Jun 2010 , 08:48

Nejse se nuk eshte vetem Bishani alternative me zevendesu grimen.
Ka dhe tek moshat.Tek kta qe u shpallen kampion.Po ti japesh dore dhe ti stervitesh ka shanse shume qe me dal me i mire se Grima se spo folim per Kahnin.
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Grima

Post by fpjalmi » Tue, 08 Jun 2010 , 00:39

Ledi1920 wrote:Nejse se nuk eshte vetem Bishani alternative me zevendesu grimen.
Ka dhe tek moshat.Tek kta qe u shpallen kampion.Po ti japesh dore dhe ti stervitesh ka shanse shume qe me dal me i mire se Grima se spo folim per Kahnin.

Asht puna se portieri i ri ,sadi i mire qe te jete nuk ka eksperiencen e duhun ku dihet shum mire qe nese portieri asht i dobt ,skuadra humb .

sikur vllaznia te kishte ma\rr nej portier te miree malazez nuk do ishte keq

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Grima

Post by fpjalmi » Tue, 08 Jun 2010 , 00:54

Skuadra shkodrane ka nevojë imediate për një portier cilësor, nisur nga fakti që portieri titullar Grima sapo është operuar dhe do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar. Përpos kësaj, kuqeblutë nuk kanë një portier të dytë pas largimit të Bishanit. Duke qenë kështu, Mushica konsiderohet për momentin një zgjidhje e mirë, pa harruar edhe faktin tjetër se, nëse trajner vjen malazezi Radonjiç, bashkë me të do të vijë edhe portieri i Buduçnostit, Vujadinoviç. Mushica, megjithatë, mbetet një mundësi reale. Ai është 27 vjeç dhe 1.90 m i gjatë. Me të në portë shkodranët mund të mbyllin problemin e prapavijës.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Grima

Post by Man in Redblue » Tue, 08 Jun 2010 , 15:20

vllaznia1919 wrote:U pa Bishani se qfare portjerit asht.Duhet me marre nji te u-19 te Vllaznise dhe me e ba nji sezon bashke me Grimen qe me fitu eksperience e sezonin tjeter me ken gati qe me lujte ne vend te Grimes.Manej Casillas edhe pse i ri gjithmone Realin e ri ka lujte ja me Vllaznine u-19. :lol: :lol: :lol: :lol:

KUR u pa se cfar portierit asht ??? Ne ndeshjet kunder Napolit e Rapidit ?! Nuk lun tan sezonin e e fusin nport ne ndeshje Europa Liget e mandej presin se po ban mrekullina a ?! Ne humjen 5-0 kunder Rapidit Bishani vetem ne njeni gol ka pas faj, pse nuk permenden ma ato gafat e Beqirit ? Edhe ky Heroi i sotem, Bala, nuk qe i zoti me e fut topin nport, edhe pse ishte bosh pa portier krejt....

Edhe un jam me fut nji portier U19, se nuk pa ka me mrojt porten e Realit...le qi tan ndeshjet e trukume jan, kshtuqi ai vec me hap porten kur tmarrin urdhen ka

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Grima

Post by Skodrinon » Tue, 08 Jun 2010 , 17:24

kam ndigju qi pika ma e dobet e u-19 asht portieri

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Grima

Post by fpjalmi » Wed, 09 Jun 2010 , 18:57

Grima: Edhe një sezon tjetër me Vllazninë

http://www.sportishqiptar.com.al/grima- ... vllaznine/

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Grima

Post by vllaznia1919 » Fri, 18 Jun 2010 , 15:50

Edhe pse pak plak per futbollin Miri ka ken ner lojtart ma te mire kyt sezon.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Grima

Post by jeti » Mon, 22 Aug 2011 , 23:36

Vllaznia / Armir Grima i jep "lamtumiren" te luajturit

Armir Grima, portieri i Vllaznise ka vendosur qe ti japi perfundimisht lamtumiren futbollit te luajtur. Ceremonia zyrtare do te behet ne zyrat e klubit te futbollit Vllaznia diten e hene ne date 22 gusht 2011 ne oren 11.00. Grima luajti per 18 edicione, nga te cilat 15 prej tyre i ka zhvilluar me Vllaznine, per te cilen ka luajtur mbi 300 takime. Gjithashtu Grima ka patur ndalesa edhe ne klubet e Apolon ne Greqi dhe Flamurtarit me te cilen nuk arriti te zhvilloje asnje takim zyrtar ne kampionat, si dhe te Partizani me te cilet nuk ka luajtur me teper se 2 takime gjate sezonit 2001-02, pas rikthimit nga Kategoria e pare.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Grima

Post by Skodrinon » Wed, 12 Oct 2011 , 19:36

Armir Grima, drejtori i ri sportiv i klubit Vllaznia

Ish-portieri I njohur I Vllaznise Armir Grima qe nga dita e sotme eshte emeruar ne postin e
drejtorit sportiv te klubit shkodran. Kane qene drejtuesit e klubit ata qe e kane perzgjedhur kete
kandidature per te qene ai njeriu qe do merret me te gjitha problemet sportive te ekipit te pare e
deri tek ekipet e moshave. Prezantimi I Grimes para skuadres eshte bere pasditen e sotme nga
ana e nenkryetarit te Bashkise Shkoder Ritvan Troshani perpara fillimit te seances stervitore ne
fushen sportive te Shtojit.

Ish-portieri I njohur I dha fund karrieres se gjate sportive vetem pak kohe me pare pas plor 22
vitesh aktivizimi ne fushat e blerta, madje drejtuesit e klubit me kete rast, ne ndeshjen e pare te
ketij kampionati, I organizuan edhe ceremonine e lamtumires nga sporti per te dhe per
ish-futbollistin tjeter Suad Lici. Nevoja e nje drejtori sportiv ka qene e domosdoshme kohet e
fundit pas riorganizimit te klubit dhe tani e tutje Grima do jete njeriu qe do çoje te gjitha
problemet e skuadres tek drejtuesit e klubit per t’I dhene zgjidhjen e duhur. Afrimi I nje figure te
tille sportive prane Vllaznise eshte nje gjetje e mire e drejtuesve te Bashkise Shkoder qe ne
kete menyre evidentojne te tille personalitete per t’I vene serish ne sherbim te futbollit shkodran.
Vete Grima pas emerimit te tij ne kete post eshte shprehur I kenaqur me vleresimin e bere nga
drejtuesit e klubit dhe ka premtuar se do te vazhdoje te beje serish me te miren per Vllaznine
ashtu siç ka bere per mbi 20 vjet si portier.

shkodra sport

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Grima

Post by GOLDIAN » Wed, 12 Oct 2011 , 22:23

suksese Grimes ne detyren e re
i perjashtuar

Post Reply