Page 5 of 125
Posted: Thu, 16 Feb 2006 , 21:40
by vllaznia1919
Golashenuesit me te mire
18 gola: Salihi (Tirana)
8 gola: Gudjabi (Dinamo), Memelli (Skenderbeu), Fortunat (Besa)
7gola: Bejzade (Elbasani), Bylykbashi (Partizani), Sinani (Vllaznia)
6gola: Veliaj (Besa), Mancaku (Teuta)
5 gola: Mashado (Partizani), Stafa, Abazaj (Shkumbini), Dhembi (Dinamo 2+Partizani 3), Abdulla (Besa), Muka (Tirana)
4 gola: Ceno (Lushnja), Rinaldo*(Vllaznia),Abilaliaj (Partizani)
3 gola: Dede, Tetova (Elbasani), Dervishi (Lushnja), Hamzai (Besa), Dellialisi, Poçi, Ahmataj (Dinamo), Liçi, Roger (Skënderbeu), Xhihani (Teuta), Delain (Partizani)
*I larguar!
Posted: Fri, 17 Feb 2006 , 14:26
by vllaznia1919
Gjyqtaret dhe asistentet e kategorise superiore
Ne sallen e konferencave per shtyp te FSHF se dje eshte rikthyer shorti i gjyqtareve, kur te shtunen do te luhen ndeshjet e javes se 22 te te kategorise superiore dhe te 14 te kategorise se pare.
Partizani Teuta S.Velcani, P.Gaxho, D.Salaj
Vllaznia Besa M.Sopjani, I.Shima, S.Avdo
Elbasani Lushnja P.Lapi, D.Rexha, R.Zhuli
Shkumbini Dinamo B.Pashaj, A.Pregja, E.Bicaku
Tirana Skenderbeu A.Lulaj, F.Lamaj, A.Molla
(Shenim: Te gjitha ndeshjet fillojne ne ora 13.30)
Posted: Mon, 06 Mar 2006 , 14:43
by vllaznia1919
Teuta-Laçi: U dhunuam, duam 3 pikët!
"Kërkojmë tripikëshin që na rrëmbeu dhuna." Kështu është shprehur për "Sportin shqiptar" shefi i klubit të futbollit të Teutës, Edi Salillari, i cili komenton atë që ka ndodhur në të vërtetë në fushën e Peqinit, ku pasi ndeshja ishte zgjidhur me golin e Xhihanit, futja e sekretarit të klubit të Peqinit dhe e njerëzve të tjerë në fushë detyruan forcërisht gjyqtariun që të anulonte golin pas 7 minutash kërcënime. Një rast unikal në historinë e futbollit shqiptar, për më tepër që njerëzit që ushtruan dhunë janë përpjekur që në mënyrën më të paturpshme të justifikojnë këto veprime. "Dhunë nuk ka pasur vetëm brenda fushës, - është shprehur Salillari, - por edhe jashtë saj, me goditje gurësh, kanaçesh dhe objektesh të tjera. Kanë qenë këta faktorë që e detyruan ekipin të lërë fushën e lojës për njëfarë kohe në shenjë proteste ndaj kësaj dhune të pastër që duhet dënuar, pasi është një precedent tepër i rrezikshëm për futbollin shqiptar. Që në momentin kur sekretari i klubit të Peqinit është futur në fushën e lojës bashkë me njerëz të tjerë për të bërë presion mbi anësorin, ndeshja quhet e përfunduar, pasi askush nuk mund të thotë se çfarë lloj kërcënimesh ka marrë gjyqtari. Në një stadium ku kontrollohen kamerat nuk mund të ketë garanci për një futboll të ndershëm e të pastër. Nëse ne i pritëm si miq peqinasit në Durrës, ku kanë luajtur si në shtëpinë e tyre, në Peqin ata e kanë fyer rëndë futbollin shqiptar, tifozërinë durrsake dhe mbi të gjitha futbollin shqiptar, duke rikthyer pamje të harruara të viteve të mëparshme, ku njerëz futen në fushë dhe kërcënojnë gjyqtarët. Me çfarë rregulloreje janë futur këta njerëz në fushë dhe a mund të anulohet një gol pas 7 minutash presione të hapura në stadium? Edhe në fazën e parë kemi pasur probleme në fushën e Peqinit, kur gjyqtari akordoi një gol kur futbollistët e Peqinit e shtynë topin në rrjetë së bashku me Kapllanin, në një kohë që ne si ekip, apo si staf nuk bëmë protesta të tilla si ato të njerëzve të klubit të Peqinit, që u futën në fushën e lojës dhe kërcënuan gjyqtarin, që i terrorizuar u detyrua të anulojë golin. Askush të mos mendojë se gjëra të tilla mund të kalohen lehtë, pasi është fyer rëndë dinjiteti i futbollit shqiptar dhe, për më tepër, është dëmtuar Teuta. Drejtuesit e klubit të Shkumbinit duhet të kuptojnë se në momentin që u futën në fushë për të bërë presion, ata e kanë mbyllur vetë ndeshjen dhe duhet të jenë shumë të kënaqur me humbjen e tri pikëve, pasi masa më të forta ndëshkimore për ekipet duhet të merren në raste të tilla," - shprehet Salillari. Duke u ndalur konkretisht në momentin e shënimit të golit, Salillari deklaron se jo vetëm ishte një gol i rregullt, por asnjë prej futbollistëve të Shkumbinit, me përjashtim të njërit në mesfushë, nuk ka protestuar. "Protestat kanë nisur pas futjes së kundraligjshme të sekretarit të klubit dhe njerëzve të tjerë në fushë, të cilët bënë presion të hapur mbi gjyqtarin. Kush mund t'i fshehë gurët që vinin në stol, apo në fushë në një situatë të tillë dhe cili do të ishte ai ekip në botë që do të qëndronte në një fushë të tillë, ku nuk garantohet shëndeti i futbollistëve. Ne kërkojmë tripikëshin që fituam dhe që u përpoqën të na e rrëmbejnë me forcë, pasi kjo është e drejta," - ka përfunduar Edi Salillari, shefi i klubit durrsak.
Posted: Fri, 17 Mar 2006 , 14:39
by vllaznia1919
Gjyqtaret dhe asistentet e kategorise superiore
Shkumbini Elbasani S.Velcani, A.Lamce, S.Avdo
(te dielen)
Tirana Partizani Sh.Guce, E.Doda, E.Miho
(te dielen)
Dinamo Teuta T.Latifi, A.Guce, A.Pregja
Vllaznia Skenderbeu E.Peza, R.Zhuli, A.Molla
Besa Lushnja S.Cekaj, F.Elezi, G.Qirici
Posted: Sun, 26 Mar 2006 , 08:16
by Admin
Golashenuesit me te Superliges:
24 gola: Salihi (Tirana)
13 gola: Gudjabi (Dinamo)
12 gola: Sinani (Vllaznia)
10 gola: Fortunat (Besa)
8 gola: Memelli (Skenderbeu), Abazaj (Shkumbini)
7 gola: Bejzade (Elbasani), Bylykbashi, Abilaliaj (Partizani), Dhembi (Dinamo 2+Partizani 5), Mancaku (Teuta)
6 gola: Veliaj, Hamzaj (Besa), Stafa (Shkumbini)
5 gola: Mashado (Partizani), Abdulla, Muka (Tirana), Bubeqi (Besa)
4 gola: Ceno (Lushnja), Rinaldo (Vllaznia), Lici, Arbri (Skenderbeu), Dede, K.Dalipi (Elbasani), Ahmataj, Pema (Dinamo), R.Dervishi (Lushnja 3+Shkumbini 1), Delain (Partizani), Rraklli (Besa).
Posted: Sun, 26 Mar 2006 , 08:17
by Admin
Numra pikante te javes se 28-te
* Per te treten jave radhazi rregjistrohet shifra e 10 golave. Por, ndryshe nga javet e 26 e 27 te, kur eshte fiuksuar nga nje barazim, dje te pese takimet perfunduan me fitore; tre per vendasit dhe dy per udhetuesit, ndonese ne Kavaje eshte nderprere loja.
* Fiton, per here te pare, nje tripikesh ne transferte Lushnja. Kavajasi Bekim Kuli realizon te parin gol, per kete sezon, me myzeqaret. Gjate sezonit te kaluar, po ne ndeshjen me Dinamon, (java 25), me 26.02.2005, Kuli kishte shenuar, ne Lushnje, golin e e pare te ndeshjes se mbyllur ne barazim, 2 2. Nje gol jeter, po per lushnjaret, Kuli, sezonin e kaluar, e pat regjistruar dhe ne javen e 29 te, ne humbjen 1 3 me Elbasanin, ne “Ruzhdi Bizhuta”.
* Hamdi Salihi realizoi te katertin dygolesh ne keto 28 jave. Ai kishte shenuar dopiete ne barazimin 3 3 me Dinamon, ne fitoren 3 0 me Skenderbeun dhe ne fitoren me Teuten, 4 0, ne Durres. Dhe te katerten dopjete, dje ne ndeshjen me Vllaznine, 2 1.
* Me fitoren e djeshme, Tirana i gezohet vendit te dyte ne renditje per here te 2 te gjate ketij sezoni. Ne javen e pare te kampionatit, Tirana kishte qene e para. Ne te dyten e 2 ta, ndersa kishte qendruar larg ketij vendi per 26 jave te tjera, duke e rrimare serish dje kete pozicion ne klasifikimin e kampionatit te kategorise superiore.
Posted: Fri, 31 Mar 2006 , 12:08
by Admin
Gjyqtaret dhe asistentet e kategorise superiore dhe te pare
Vllaznia Teuta
A.Lulaj, E.Bicaku, S.Avdo
Lushnja Skenderbeu
P.Lapi, A.Pregja, A.Mali
Elbasani Dinamo
B.Pashaj, A.Guce, A.Molla
Partizani Besa
S.Velcani, E.Miho, D.Rexha
Tirana SHkumbini
T.Latifi, P.Gaxho, R.Zhuli
Flamurtari Tomori
E.Peza, F.Elezi, D.Alla
Luftetari Tepelena
Sh.Guce, I.Shima, E.Kello
Apolonia Laci
S.Bogdani, I.Ziraj, E.Pjetrushi
Erzeni Egnatia
A.Janku, D.Salaj, G.Koka
Ada Butrinti
L.Jemini, V.Guranjaku, D.Koreshi
Pogradeci Kastrioti
S.Jareci, D.Agaraj, G.Qirici
Beselidhja Turbina
E.Dobi, B.Mesi, E.Doda
(ndeshjet luhen te shtunen, me 1 prill, ne oren 15:00)
Posted: Sat, 24 Jun 2006 , 23:52
by futbollist
Kush din gja me cile date fillon kampionati?
Posted: Tue, 27 Jun 2006 , 02:02
by Admin
FSHF-KLUBE,TAKIM PUNE
Ne takimin e zhvilluar sot ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit pervec Shefit te Sektorit te Garave merrnin pjese Sekretari i Pergjithshem Roland Mici dhe Anetari i Komitetit Ekzekutiv Skender Hyka. Ne mbledhje ishin te pranishem te gjithe Sekretaret e Klubeve te Kategorise Superiore dhe pas propizimeve dhe diskutimeve arriten ne disa pika te perbashket per sa i perket sezonit te ri futbollistik.Me poshte jane paraqitur disa nga pikat qe jane diskutuar. Te gjithe ishin dakord qe Kampionati Kombetar i Kategorise Superiore dhe i Kategosire se Pare te filloje me 26 gusht 2006. Ishin dakord qe pushimi dimeror (per nje mini periudhe pergatitore) te jete sic eshte planifikuar rreth 40 dite. Nente klube ishin dakord qe struktura e Kategorise Superiore 06-07 te mos ndryshoje. Te gjithe perfaqesuesit e klubeve ishin dakord qe shorti i fazes se trete te kategorise superiore te behet i njohur para fillimit te kampionatit kombetar, pasi te njihen me shortin e faze se parer dhe te dyte. Perfaqesuesit e klubeve rane dakord qe nese finaliste te Kupes se Shqiperise te jene nje skuader e Tiranes dhe nje e rretheve, ndeshja te zhvillohet ne nje fushe asnjeanse te licensuar e caktuar para fillimit te sezonit. Te gjithe perfaqesuesit e Klubeve rane dakord qe Kupa e Shqiperise te zhvillohet me dy grupe, duke mos hedhur short deri ne ndeshjen finale dhe finalistet e te dy grupeve luajne ndeshjen finale sic e parashikon rregullorja e aktivitetit.. Nuk ishin dakort perfaqesuesit e klubeve qe lojtari te beje pushim mbas 2 kartonave, por ishin qe te respektohet rregullorja ekzistusese, e cila thote qe lojtari duhet te beje pushim mbas kartonit te trete. Sektori i Garave do tia paraqese keto propozimeve Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se ku me pas do te miratohet Rregullorja e re e Aktivitetit per sezonin 2006-2007.
Posted: Tue, 27 Jun 2006 , 23:14
by vllaznia1919
Me te thane menja se qa po bajne e prep njashtu i lane punt.
Posted: Wed, 28 Jun 2006 , 10:53
by Admin
Asht vendos qe kampionati Shqiptar te filloje me 19 gusht.
Ne mbledhjet e tjera shpresojme qe te hartojne edhe kampionatin.
Posted: Wed, 28 Jun 2006 , 12:56
by vllaznia1919
Derisa te fillojne kampionati kan kohe me i vendose gjanat,bile munsisht kur te kene fillu.
Posted: Wed, 28 Jun 2006 , 17:30
by Admin
vllaznia1919 wrote:Derisa te fillojne kampionati kan kohe me i vendose gjanat,bile munsisht kur te kene fillu.
Hhahaha naqe , lene mas e pyt
Posted: Wed, 28 Jun 2006 , 23:34
by futbollist
po e shifkam ndeshjen e pare athere
Posted: Thu, 29 Jun 2006 , 10:01
by kuqeblu4ever
edhe une po e shifkam, deri me 1 Shtator do jem ne Shkoder
Posted: Thu, 29 Jun 2006 , 13:12
by vllaznia1919
Lum si ju se me ka marre malli me neshje te Vllaznise ne stadium.
Posted: Mon, 24 Jul 2006 , 11:32
by Admin
Pritet miratimi nga Komiteti Ekzekutiv
Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit pritet te mblidhet sot per te miratuar rregulloren e re dhe strukturen e kampionatin te 68 te kombetar. Qe nga mesi i javes se kaluar, Sektori i Garave ne FSHF dhe Sekretari i Pergjithshem, Roland Mici, kane zhvilluar mbledhje maratone, duke perpiluar materialin qe do t’i shtrohet per diskutim Komitetit Ekzekutiv. Sektori i Garave ka propozuar dy variante te zhvillimit te kampionatit te Kategorise Superiore, i cili fillon me 19 gusht. Njeri nga variantet parashikon ndarjen e 12 skuadrave pjesemarrese ne dy grupe me nga gjashte skuadra pas perfundimit te dy fazave te para, ndersa varianti i dyte parashikon qe faza e trete te zhvillohet pa i ndare skuadra ne grupe. Po ashtu, nga Sektori i Garave eshte paraqitur edhe projekt rregullorja, e cila do te zevendesoje ate te sezonit te kaluar, me shume gabime brenda saj. Puna per pergatitjen e ketij materiali ka filluar qe para nje muaji dhe nuk dihet se perse Sektorit te Garave iu desh te mblidhej ne ditet e fundit e te punonte me vrull te papare per te mbaruar pune medoemos deri ne fundin e javes se kaluar. Po ashtu, nga zedhenesi i FSHF se eshte bere e ditur fillimisht se Komiteti Ekzekutiv do te mblidhet sot, me pas eshte thene vetem se KE do te mblidhet ne fillim te javes, cka le te kuptosh se nuk eshte plotesisht e sigurt qe diskutimi i materialit do te behet sot. Megjithate, duke pasur parasysh qe fillimi i kampionatit eshte shume prane, pritet qe edhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv te jete nje maratone e gjate, per te mos shtyre me miratimin e rregullores dhe formatit te kampionatit.
Posted: Mon, 24 Jul 2006 , 13:19
by vllaznia1919
Kja damja ne grupe me duket marri e madhe fort.
Posted: Mon, 24 Jul 2006 , 13:37
by Admin
vllaznia1919 wrote:Kja damja ne grupe me duket marri e madhe fort.
Jam dakort me ty naqe , metamam qe asht absurde, pa te shohim versionin perfundimtar.
Posted: Mon, 24 Jul 2006 , 18:18
by GOLDIAN
Edhe une jam dakort me ju se kjo ndarja ne grupe e shoh si te pakuptimte.po kete variantin e dyte se kuptova si do luajne me tre faza i bie qe psh vllaznia me tiranen te luaj o dy here ne shkoder o dy here ne tirane apo e kam gabim?