Page 5 of 72

Posted: Wed, 04 Jan 2006 , 16:40
by vllaznia1919
Tare, ndoshta borxh tek Bari

Sulmuesi shqiptar Igli Tare vazhdon të jetë në qendër të merkatos së lojtarëve në Itali. Kështu, pas kërkesës së Parmës dhe Livornos, në lojë është futur edhe ekipi i Barit. Lacio, ekipi i bjondit kuqezi, duket se do të marrë në skuadër Di Vajon. Në këtë mënyrë Tare duket se del jashtë planeve të trajnerit Delio Rosi. Sipas informacioneve të mediave italiane, dy klubet janë parimisht dakord që të kalojnë Taren borxh tek Bari deri në fund të sezonit. Gjithsesi, asgjë nuk është e përfunduar. Nga ana tjetër, edhe Erion Bogdani është në shënjestrën e klubeve të Serisë A. Udineze është në kërkim të një zëvendësuesi për Iakuintën dhe Erion Bogdani shihet nga drejtuesit e kësaj skuadre si njeriu i duhur. Për momentin gjithçka po ecën në rrugën e duhur dhe klubet vazhdojnë të diskutojnë nëse Bogdani do të kalojë apo jo tek Udineze. Në fund vazhdon të jetë në qendër të merkatos edhe Myrtaj. Sulmuesi vlonjat mund të largohet nga Katanxaro. Destinacioni i tij i ri ende nuk është përcaktuar përfundimisht.

Posted: Wed, 11 Jan 2006 , 15:04
by vllaznia1919
PAOK-u pret përgjigje nga Klodian Duro

Paoku i Selanikut, prej disa ditësh, pret një përgjigje të fundit nga mesfushori kuqezi i Tiranës, Klodian Duro, me qëllim që të përforcojë mesfushën për të konkurruar më denjësisht në pjesën e dytë të kampionatit grek. Helenët nuk kanë ecur mirë gjatë dy fazave të para dhe, për pasojë, janë futur në merkato për të blerë elementë të tjerë. Mësohet se ata kanë kontaktuar me mesfushorin e Tiranës, duke i bërë të ditur 29-vjeçarit shqiptar pothuajse të gjitha kushtet e mundshme për të firmosur një kontratë të re në një nga këto ditë. Kështu, pas lajmit dhe zërave që nisën të qarkullonin për një kalim të mundshëm të Duros te rivali më i fortë i ekipit tjetër selanikas, Iraklis, ku luajnë dy lojtarë të njohur shqiptarë, Murati dhe Fortuzi, Duro i kontaktuar dje konfirmon ofertën: "Po, Paoku i Selanikut pret një përgjigje të fundit prej meje. Grekët këto ditë më kanë bërë të qartë ofertën konkrete. Ndërkohë u kam bërë të ditur se kam firmosur një kontratë me Tiranën, e cila më skadon në fund të këtij edicioni dhe aktualisht jam duke u stërvitur me këtë ekip. Madje, që të jem i sinqertë, po mendoj për ndeshjen e së shtunës, me Vllazninë. E kam të vështirë të ndërroj ambient e të sakrifikoj për një kampionat tjetër, si ai grek, megjithëse e kam marrë në konsideratë ofertën e drejtuesve të Paokut, të cilëve nuk u kam thënë zyrtarisht akoma jo. Po mendohem dhe më parë duhet të ulem e të bisedoj me drejtuesit e Tiranës. Por jam futur akoma më shumë në dilemë, sepse, përveç Paokut, aktualisht jam në bisedime edhe me ekipe të tjera, pjesëmarrëse në kampionate më prestigjioze se ai grek," - shprehet Duro.
Mesfushori i konfirmuar prej kohësh në radhët e përfaqësueses sonë kuqezi, gjatë karrierës së deritanishme, përveç Tiranës, Partizanit, Vllaznisë e Elbasanit, ka luajtur edhe jashtë Shqipërisë dhe njihet mirë në vende me futboll të zhvilluar, siç është Turqia dhe Gjermania. Kështu, përveç Paokut dhe ndonjë oferte tjetër që ka pasur lojtari në fjalë nga skuadra të këtij niveli në kampionate të ndryshme europiane, mesfushori i Tiranës zbulon se ka pasur këto ditë merkatoje kontakte më të leverdishme edhe nga Bundesliga e parë. Por në këtë rast, është duke biseduar me agjentë të njohur që mund t'i mundësojnë brenda janarit një rikthim të dytë në Bundesligën e parë.
Kujtojmë se në fillim të këtij kampionati mesfushori elbasnas Klodian Duro u divorcua me ekipin e Bundesligës së parë, Arminian e Bielefeldit, për t'u rikthyer te Tirana. "Ekzistojnë sinjale nga Gjermania dhe një ndër të gjithë më duket më i favorshmi në këto momente. Mund të rikthehem dhe një herë në Bundesligën e parë dhe për këtë nuk kam pse të ngurroj fare. Agjentë të ndryshëm kanë kontaktuar që andej gjatë këtyre ditëve. Personalisht, në një rast të tillë mund të sakrifikoja më lehtë për të lënë Tiranën, pasi bëhet fjalë për një ndër kampionatet më prestigjioze në Europë," - përfundon Duro.

Posted: Sat, 14 Jan 2006 , 14:20
by vllaznia1919
Lorik Cana, i ftuari special i televizionit të Marsejës

Mesfushori i Olimpik Marsejës ka qenë dje i ftuari special në një emision për të rinj në televizionin e Marsejës. Kosovari ka folur për jetën e tij, që nga largimi nga Kosova, mbërritja në Zvicër dhe nënshkrimi i kontratës me klubin e PSG-së. Cana i është përgjigjur edhe pyetjeve nga fansat e tij dhe tifozët e Olimpik Marsejës nga studio e këtij televizioni. Gjithashtu, mesfushori i ekipit tonë përfaqësues ka treguar edhe aventurën e largimit të tij nga klubi i Parisit.

Posted: Fri, 20 Jan 2006 , 14:41
by vllaznia1919
Zyrtare: Hasi për 2 vjet e gjysmë te Lokereni

Ashtu siç ishte parashikuar, Besnik Hasi që nga dita e djeshme është një futbollist i Lokerenit, skuadër e cila renditet në vendin e shtatë të kampionatit belg. Pas një aventure 5-vjeçare me Anderlehtin, mesfushori 34-vjeçar i kombëtares sonë ka vendosur të ndërrojë skuadër, duke iu bashkëngjitur Lokerenit. Lajmi është konfirmuar nga faqja e internetit “sport.be”, që trajton gjithçka në lidhje me kampionatin belg të futbollit. Sipas sitit në fjalë, drejtuesit e Anderlehtit dhe Lokerenit kanë rënë dakord dhe mesfushori ynë që nga dita e djeshme është vënë nën urdhrat e teknikut Aime Antuenis. Në fakt, vetëm firma mungonte, pasi gjithçka tjetër ishte e mbyllur. Por edhe firma ka mbërritur e në këtë mënyrë zyrtarisht Besnik Hasi është një futbollist i Lokerenit. Mesfushori i kombëtares sonë ka firmosur një kontratë për 2 vjet e gjysmë me skuadrën e Lokerenit. Rol vendimtar në kalimin e tij në radhët e skuadrës që renditet e shtata në kampionatin belg ka pasur trajneri aktual i kësaj skuadre Aime Antuenis (ish-trajner i kombëtares belge), i cili ka qenë dhe trajneri që bëri të mundur kalimin e Hasit nga Genku tek Anderlehti 5 sezone më parë.

Posted: Fri, 20 Jan 2006 , 14:42
by vllaznia1919
Tare, Mesina ne gare me Udinezen

Pas ndeshjes ndërmjet Lacios dhe Mesinës, drejtuesit e të dyja skuadrave kanë biseduar në lidhje me një huazim të mundshëm të kapitenit të kuqezinjve te mesinezët

Sapo mbyllet një ndeshje kampionati, menjëherë në Itali hapet tema e merkatos. Kështu ka ndodhur edhe pas javës së 20-të. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve drejtuesit e skuadrave kanë marrë kontaktet e radhës mes tyre për të përvijuar ndryshimet në skuadrat që ata drejtojnë. Ndryshime që mund të prekin edhe kapitenin e kombëtares sonë Igli Tare. Gjiganti i sulmit të Lacios mund të kalojë deri në fund të janarit te skuadra kundër së cilës ai u aktivizua si titullar të mërkurën në mbrëmje, pra me Mesinën. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “img press”, që u është referuar burimeve nga klubi i Mesinës. Sipas agjencisë në fjalë, menjëherë në përfundim të takimit ndërmjet Mesinës dhe Lacios, të mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1, drejtuesit e të dy klubeve kanë kontaktuar ndërmjet tyre duke biseduar edhe për çështje të merkatos, ku në qendër të bisedës ka qenë edhe kapiteni ynë Igli Tare, i cili në takimin e së mërkurës ka qenë titullar, duke bërë edhe një paraqitje mjaft të mirë. Kjo paraqitje e mirë e sulmuesit të bardhekaltërve i ka bindur drejtuesit e Mesinës që t’ia kërkojnë sulmuesin 32-vjeçar deri në fund të sezonit. Një propozim ky që është dukur interesant për lacialët, të cilët duket se e kanë marrë në konsideratë një variant të tillë huazimi për kapitenin e kombëtares sonë Igli Tare. Futja në lojë edhe e skuadrës së Mesinës e ka bërë edhe më të koklavitur të ardhmen e sulmuesit tonë, i cili në më shumë se një rast e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për të mos lëvizur nga Roma. Jo vetëm kaq, por hyrja në valle e mesinezëve e ka vënë edhe më në vështirësi skuadrën e Udinezës, e cila ka shfaqur prej kohësh interesimin për sulmuesin e kombëtares sonë. Por një bisedë ndërmjet drejtuesve të Lacios dhe atyre të Mesinës duket se i ka prishur jo pak planet e friulanëve (Udinezes), të cilët ishin bërë gati për të dhënë shtysën finale: për të marrë nga Lacio pikërisht sulmuesin e kuqezinjve. Gjithsesi, sipas sajtit të internetit “goal.com”, drejtuesit e Udinezes, pavarësisht bisedave Lacio-Mesina, janë shprehur të bindur se do të tentojnë të sjellin pranë skuadrës së tyre sulmuesin shqiptar të Lacios. Dhe për të arritur deri te sulmuesi ynë ata po operojnë me futbollistë të tjerë. Dhe çelësi duket se është mesfushori me tipare sulmuese i Kaljarit Lanxhela, që sipas “goal.com” është shumë pranë kalimit tek Udineze. Një kalim i tij te kjo skuadër do të bënte që ai të shërbente si urë lidhëse mes Udinezes dhe Lacios. Kështu, Lanxhela, tepër i pëlqyer në Romë, do të kalonte te Lacio, e cila në këmbim do t’u ofronte bardhezinjve të Udinezes pikërisht sulmuesin e kombëtares sonë Igli Tare.

Posted: Sun, 12 Feb 2006 , 18:59
by vllaznia1919
Skela shpëton dy herë Kaizerslauternin

Ervin Skela ka shënuar golin e tij të dytë për Kaizerslauternin. Mesfushori ynë kuqezi ka qenë autori i golit të dytë për të tijtë, shënuar në minutën e 88-të, në ndeshjen e zhvilluar me Verder Bremenin. Skuadra e Skelës ka fituar 2-0 në një trasfertë të vështirë dhe vlonjati kuqezi ka qenë në një ditë mjaft të mirë. Goli i Skelës, i dyti për Kaizerslauternin, e ka ndihmuar skuardën e tij të sigurojë 3 pikë për mbijetesën në Bundesligë. Duhet përmendur fakti që mesfushori i kombëtares sonë e ka shpëtuar K'lauternin nga një gol i sigurt, pas një krosimi nga këndi. Në vijën fatale të portës së tij, kur topi po shkonte drejt rrjetës, Skela e ka larguar rrezikun.

Posted: Thu, 23 Mar 2006 , 14:48
by vllaznia1919
Memelli, "fatura" 30 mije euro

Migen Memelli duhet te paguaje 30 mije euro nese deshiron te shkeputet perfundimisht nga klubi Skenderbeu dhe te vazhdoje karrieren me Bran Bergen te Norvegjise. Sulmuesi i korcareve u largua nga skuadra per te shkuar ne Norvegji dhe Komisioni i Disiplines vendosi qe ai mund te aktivizohej rregullisht me Bran Bergen, me kusht qe t'i paguaje klubit korcar demshperblimin prej 600 mije lekesh. Nje vendim i tille nuk u pranu nga Skenderbeu dhe dje Komisioni i Apelit i ka dhene te drejte klubit, duke ndryshuar vendimin e Disiplines. Apeli ka vendosur qe Memelli mund te luaje me skuadren norvegjeze, por pasi te permbushe detyrimet kontraktuale qe ka pasur me Skenderbeun. Ne baze te kontrates midis klubit dhe lojtarit, ky i fundit eshte i detyruar te paguaje 30 mije euro nese prish ne menyre te njeanshme kontraten. Memelli ka nenshkruar tashme me klubin norvegjez, por nuk do te lejohet te luaje pa paguar detyrimin, ose te pakten pa gjetur gjuhen e perbashket me presidentin e Skenderbeut, Spiro Bardhi.

Posted: Fri, 26 May 2006 , 13:22
by vllaznia1919
Chievo-Udinese, duel 7-milionesh per Bogdanin

Chievo e pelqen Erion Bogdanin. Kjo eshte e qarte dhe media italiane e nenvizon deshiren e veronezeve. Edhe Bogdanit do t'i pelqente nje kthim ne Verone, ku ka luajtur dy sezone me pare me skuadren tjeter, Hellas Verona-n. Por verdheblute nuk jane te vetmit qe interesohen per sulmuesin shqiptar te Siena-s, pasi ne "prite" eshte edhe Udinese. "La Nazione" ka shkruar edhe dje, se "Udinese po mendon per Bogdanin per te zevendesuar Iaquinta-n". Nese Iaquinta largohet nga Friuli, atehere do shperthente nje operacion zinxhir, sepse Udinese mund te synonte Bogdanin, por edhe Amauri-n. Ky i fundit luan pikerisht te Chievo, dhe kalimi i tij ne Udine do i hapte rrugen kthimit te Bogdanit ne Verone. "Ne Verone do isha i lumtur qe te kthehesha", - ka thene Erioni per "L'Arena"-n, ndersa gazeta thekson se "ne Verone, Erioni ka lene nje pjese te zemres se tij". Chievo e kerkoi edhe vjet, por pa sukses, ndersa kete vit, me nje kalim prej 7 milione eurosh te Amauri-t ne Udine, do t'i kishte parate e nevojshme per nje operacion te tille. Bogdani ka nje cmim te kartonit me te ulet se konkurrentet e tjere, pasi Amauri shkon ne 7 milione, Vucinic ne 10 milione, ndersa Eri jo me shume se 4 milione. Kjo e ben me te pershtatshem per klube qe nuk duan te shpenzojne aq shume, sidomos ne kohe krize si kjo e tanishmja. Megjithate, "yahoo.it" qe i referohet medias apenine, thote se "Chievo mund ta leshoje Amauri-n ose per 7 milione euro, ose per Erion Bogdanin".

Posted: Mon, 20 Nov 2006 , 21:38
by GOLDIAN
po luhet super sfida e kategorise se dyte ne futboll ne gjermani
karlsruhe-hansa rostock te dy skuadrat kane 28 pike dhe luhet ndehsja mes sulmit me te forte qe ka karlsruhe dhe mbrojtjes me te mire qe e ka hansa.gazetat shkruajne per sfide mes sulmuesve federico aktualisht me i miri me 8 gola dhe kern i hanses qe ka 7 gola
por surpriza e laperave gazetar ka emrin E D M O N D K A P L L A N I
vetem 6 minuta loje dhe pas nje krosi te bukur ai shenon me koke
goli i 8 duke barazu shokun e skuadres se tij.
besoj se ketij duhet dhene me hsume mundesi se bogut apo tares

Posted: Tue, 21 Nov 2006 , 00:06
by Admin
Hallall Kapllanit, isha vazhdon kshu.

Sic tha edhe goldi aj e meriton nje vend ne 11-she te komtares.

Posted: Tue, 21 Nov 2006 , 14:56
by vllaznia1919
Per ma teper me sa di un ai asht edhe relativisht i ri ne moshe.Kshtuqe ka edhe perspektive.

Posted: Fri, 24 Nov 2006 , 17:30
by GOLDIAN
une po mendoj
vertet sa lojtare kena na te nivelit eurpian qe kena kaq shume pretendime??????
cana..................................OM skuader e njohur por vitet e fundit me probleme
kapllani......................... karlsruhe........ne vend te pare liga e dyte po shkelqen
bogdani...................siena ekip modest ne itali
emer tjeter spo kujtoj mund te shtoni ju
po me duket vertet mendjemadhesi e jona te pretendojme tu pa se car skuadret kena

Posted: Fri, 24 Nov 2006 , 20:45
by vllaznia1919
Nuk pretendojme mrekullina por ekipi nuk asht i keq per mendimin tem.

Posted: Fri, 24 Nov 2006 , 23:13
by Admin
Sot pashe golin qe kishte ba Indrit Fortuzi ne Greqi.... i hatashem, i ka ik 4 lojtareve (ku i ka ul ne beth te tan, me mfal per shprehjen) prej pothuejse tek mesi i fushes....

Shikojeni maposhte:

http://www.youtube.com/watch?v=yvbMncigN9A


Kam pa edhe disa permbledhje e gola te Kapllanit e jam habit me fuqine e tij, per mu ja vlen qe aj lojtare me kene ne formacion baze te Shqipnise.

Posted: Fri, 24 Nov 2006 , 23:19
by BLEDI
me t'vertet hata e ku kena shans na me marr Fortuzin si pa len greqin me ardh me lujt me ne po megjithate i lumt edhe suksese edhe ishalla i hec kshtu se ka lezet

Posted: Sat, 25 Nov 2006 , 10:36
by gdr
Fantastik, gol fantastik! Po golat e Kapllanit ku me i gjet grup?

Posted: Sat, 25 Nov 2006 , 14:41
by Admin
gdr wrote:Fantastik, gol fantastik! Po golat e Kapllanit ku me i gjet grup?
Naqe shiko tek kja faqe mundesh me gjet dicka:

http://video-shqiperia.blogspot.com/

Posted: Sat, 25 Nov 2006 , 15:00
by GOLDIAN
itash sa po shof tek nje sit italian lojtaret e grumbulluar te askolit ne ndehjen kunder lazios dhe nuk figuron SKELA
jashte kombetarex mendoj une

Posted: Sat, 25 Nov 2006 , 20:01
by GOLDIAN
altin lala futet ne minuten e 89 ne loje
besart berisha ne minuten e 87
marshalla taman mu krenu

Posted: Sun, 26 Nov 2006 , 19:14
by GOLDIAN
po e baj kete postim dhe pse keta sjane lojtare kombetaret
ne ndehsjen e sotme mes erzgebirge aue-paderborn 07 1-0
luajten dy futbollista shqiptare
dragusga ish futbollisti i komtares u aktivizu si rradhe here qe nga fillimi i takimit per tu zevendesu ne min e 74.ky zevendesim duket solli ters per skuadren e tij pasi vetem pas pak sekondash vendasit e AUE sehnojne golin e fitores qe mbn si autor SKERDILAjD CURRIN i cili futet si zevendesues ne min 55 dhe shenon ne 75