Page 5 of 15

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 19:12
by Miri
Reali mbyll dyert për Krespon, alternativë është Tevezi dhe Huntelar



Reali i Madridit vazhdon të kërkojë për sulmuesin zëvëndësues të Van Nilsteroit, i cili mund ta konsiderojë të mbyllur këtë sezon. Sipas mediave spanjolle pista e Krespos mund të konsiderohet e mbyllur, pasi drejtuesit janë duke u interesuar për të tjerë sulmues. Në shenjestrën e kampionëve të Spanjes qendron Tevez dhe Huntelar.

Sipas të përditshmes Marka emri i parë në listën e Petrg Mijatoviçit është sulmuesi i Ajaksit, Huntelar. Kampionët hasin vështirësi në gadishmërinë e Ajaksit për ta lëshuar futbollistin e tyre në merkaton e janarit. Për kalimin e tij në Madrid është dakort edhe vetë presidenti i Realit, Kalderon.

Pista tjetër për të cilën përflitet në mediat spanjolle është ajo e Karlos Tevezit tek Mançesteri. Vetë lojtari nuk është i kënaqur me trajtimin që po i bëhet nga Sir Aleks Fergusoni që pas ardhjes në ekip të bullgarit, Dimitar Berbatov. Kalimin tek skuadra merenguez, argjentinasi do ta priste me një kënaqësi të madhe.

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 20:25
by GOLDIAN
o miri si smarrin nej shqiptar te papune keta realit si bogdanin apo berishen

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 21:27
by Miri
GOLDIAN wrote:o miri si smarrin nej shqiptar te papune keta realit si bogdanin apo berishen
per gabel me pastru rrugat e madritit kan boll skan nevoj :wink:

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 21:37
by GOLDIAN
Miri wrote:
GOLDIAN wrote:o miri si smarrin nej shqiptar te papune keta realit si bogdanin apo berishen
per gabel me pastru rrugat e madritit kan boll skan nevoj :wink:
mke keqkuptu vlla
se po vjen v1919 e po me shan mandej :lol:
e kisha fjalen per me i ba golat jo me pastru rruget :D

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 22:10
by vllaznia1919
Mas mi merrni yjet e komtares tone neper goje ju lutem. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 22:25
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Mas mi merrni yjet e komtares tone neper goje ju lutem. :lol: :lol: :lol: :lol:
miri e ka fajin
une sfola gja
une desha vec me ju gjet pune :lol:

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 22:34
by vllaznia1919
Pune kan boll.Berisha pastron fushen e Rosenborgut nga bora e Bogu merret me mirmajtjen e kopshteve te Verones. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 22:56
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Pune kan boll.Berisha pastron fushen e Rosenborgut nga bora e Bogu merret me mirmajtjen e kopshteve te Verones. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
ahahahahahahahah
i pa arritshem je
po hyka ca ban ne mainz

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 00:01
by jeti
Hyka, si femi duket, dhe klubi ka mendu me dhane i pune mbrapa portet.... :wink: kur ka rivendje ansore i kap topat jashta dhe ja hedh futbollistave... :lol:

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 05:49
by fpjalmi
un mendoj qe barcelona e ka te vdekun kupen.

lojtaret e barcelones jan tepewr te ri dhe jan tan yje ,dhe rini do te thote i forte ,dhe nuk ma han mendja se do ta ndalin nej skuader barcelonen kete vit.

barcelona me vllaznine do jene kampiona kete vit ,si asnji here tjeter. :lol:

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 05:54
by fpjalmi
Skandal trukimesh ne futbollin spanjoll
01/12/2008 16:35

El Mundo” ka publikuar nje pjese te bisedes mes ish lojtarit te Tenerifes, Jesus Antonio Mora Jesuli dhe presidentit te Real Sociedad, Inaki Badiola, skuadra e te cilit nuk u ngjit ne Primera Divizion vitin e shkuar, pasi u rendit ne vendin e katert.

Skandali ne futbollin spanjoll rrezikon te infektoje gjithe lojen e topkembes ne Gadishullin Iberik. Gazeta “El Mundo” ka publikuar nje pjese te bisedes mes ish lojtarit te Tenerifes, Jesus Antonio Mora Jesuli dhe presidentit te Real Sociedad, Inaki Badiola, skuadra e te cilit nuk u ngjit ne Primera Divizion vitin e shkuar, pasi u rendit ne vendin e katert.

Behet fjale per takimin Malaga-Tenerife qe perfundoi me rezultatin 2-1 dhe i lejoi skuadres mike te priste bileten per ne kategorine e me te mireve, bashke me Sporting Gijon e Numancia-n.

“Mund ta di sa ka kushtuar humbja e ndeshjes? Sa para keni marre per te humbur ndeshjen qe na kushtoi kualifikimin e munguar? 5000, 7000 euro?”, pyet Bandiola lojtarin, i cili pergjigjet, “Po, nje shifer e perafert, rreth 6 mije euro”.

Pas publikimit te kesaj bisede, te dyshuarit kryesore per trukime jane, ish presidenti i Real Madrid, Lorenzo Sanz dhe djali i tij, Fernando Sanz, i cili eshte presidenti aktual i Malaga-s.

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 17:11
by Miri
vllaznia1919 wrote:Pune kan boll.Berisha pastron fushen e Rosenborgut nga bora e Bogu merret me mirmajtjen e kopshteve te Verones. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
e ka prish kontraten edhe Rosenborgu me Berishen dhe e ka nis prep ne angli te bernli.

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 17:12
by Miri
vllaznia1919 wrote:Mas mi merrni yjet e komtares tone neper goje ju lutem. :lol: :lol: :lol: :lol:
neper goj merri ti se une nuk e kam ner mend :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 17:13
by Miri
Reali i Madrit arrin të sigurojë shërbimet e holandezit Huntelari


Reali i Madridit arriti një marrëveshje me klubin e Ajaksit për transferimin e sulmuesit Huntelar në Madrid, gjatë merkatos së janarit. Marrëveshja është arritur mbrëmë vonë, dhe sipas të përditshmes Marca, futbollistit do t’i jepet mundësia për të luajtur në Ligën e Kampioneve.

Futbollisti tashmë ndjehet i qetë, pasi po merr dhuratën më të bukur për Vitin e Ri, Realin e Madridit. Huntelar do të zëvëndësojë “makinën e golave”, Rud van Nilsteroin, i cili është i dëmtuar, dhe do të mungojë deri në fundin e sezonit. Me blerjen e holandezit, tashmë shuhen edhe zërat që flisnin për transferimin e mundshëm të disa futbollistëve tek Reali.

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 23:36
by fpjalmi
qa bajn kta skuadrat e medhaja mor zot.

demtohet nji hollandez dhe blehet tjetri.pu pu pu pu. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 23:37
by fpjalmi
tash nuk mund te mendoj se barcelona asht ma pretendente. :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 23:40
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:Skandal trukimesh ne futbollin spanjoll
01/12/2008 16:35

El Mundo” ka publikuar nje pjese te bisedes mes ish lojtarit te Tenerifes, Jesus Antonio Mora Jesuli dhe presidentit te Real Sociedad, Inaki Badiola, skuadra e te cilit nuk u ngjit ne Primera Divizion vitin e shkuar, pasi u rendit ne vendin e katert.

Skandali ne futbollin spanjoll rrezikon te infektoje gjithe lojen e topkembes ne Gadishullin Iberik. Gazeta “El Mundo” ka publikuar nje pjese te bisedes mes ish lojtarit te Tenerifes, Jesus Antonio Mora Jesuli dhe presidentit te Real Sociedad, Inaki Badiola, skuadra e te cilit nuk u ngjit ne Primera Divizion vitin e shkuar, pasi u rendit ne vendin e katert.

Behet fjale per takimin Malaga-Tenerife qe perfundoi me rezultatin 2-1 dhe i lejoi skuadres mike te priste bileten per ne kategorine e me te mireve, bashke me Sporting Gijon e Numancia-n.

“Mund ta di sa ka kushtuar humbja e ndeshjes? Sa para keni marre per te humbur ndeshjen qe na kushtoi kualifikimin e munguar? 5000, 7000 euro?”, pyet Bandiola lojtarin, i cili pergjigjet, “Po, nje shifer e perafert, rreth 6 mije euro”.

Pas publikimit te kesaj bisede, te dyshuarit kryesore per trukime jane, ish presidenti i Real Madrid, Lorenzo Sanz dhe djali i tij, Fernando Sanz, i cili eshte presidenti aktual i Malaga-s.
6 mije euro me duken i fije si pak per kampionat spanjoll

Posted: Mon, 15 Dec 2008 , 15:43
by Miri
Barcelona zhyt në terr Realin e Madridit


Humbja e kësaj jave me Barcelonën 0-2, e fut Realin e Madridit në një tunel të errët pa asnjë rreze drite përpara. Megjithëse madrilenët pas ardhjes së Ramosit ishin më entuziastë, ky entuziazëm nuk ndikoi fare tek ata. Katalanasve pas kësaj ndeshjeje u bie në qafë në qoftë se do t’u thoshe se janë "thjesht" në formë, por fare mirë mund t’i quash një “bishë biblike” që nuk pyet për asnjë emër që i del përpara.

Djemtë e Guardiolës shkëpun akoma më tepër pas kësaj javë, duke përfituar edhe nga humbja e Vilarealit me Seviljan. Diferenca shkon në tetë pikë, ku tani ndjekësja më e afërt është skuadra e Valencias dhe Seviljas. Reali zbret nga vendi i pestë në të gjashtin, duke u parakaluar nga Atletiko e Madridit.

Javën e ardhshme Reali i Madridit do të presë Valencian në “Bernabeu”, ndërsa Barcelona do të udhëtojë në transfertën e Vilarealit.

Posted: Mon, 15 Dec 2008 , 21:35
by vllaznia1919
O pjalmi qa ishe tuj thane per Realin kur bleu huntekarin? :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 08:18
by Miri
Spanje, 19 kartone te kuq ne nje ndeshje


Te mbyllesh nje ndeshje futbolli me vetem 3 lojtare ne fushe, kjo cudi ka ndodhur ne nje ndeshje amatore ne Spanje mes skuadrave Recreativo Linense dhe Saladillo de Algeciras.

Sherri nisi ne minuten e 54-t kur skuadra vendase shenoi golin e avantazhit, por qe prej atij momenti, fusha u kthye ne nje arene gladiatoresh. Pervec lojtareve, ne sherr moren pjese edhe disa spaktatore dhe kjo beri qe arbitri te nxjerre me karton te kuq 10 lojtare te skuadres vendase dhe 9 te skuadres mike.

Menjehere pas ketij gjesti te rralle ndeshja eshte mbyllur, por trajneri i Recreativo Linens, Sebastian Naranjo, ka protestuar gjate ne mediat lokale. “Arbitri nuk thote te verteten ne raportin e tij. Pas episodit ku u perleshen Francis e Aguilar nuk ka pasur dhune. Lojtaret dhe tifozet nderhyne vetem per te qetesuar situaten”, thekson tekniku ne nje interviste per televizionin “Onda Cero”.