Page 5 of 56
Posted: Thu, 05 May 2005 , 17:12
by piero
Muorinjo dështoi përballë "ushtrisë së kuqe"
Ëndrrat e Hoze Mourinjos për të pushtuar botën me Çelsin e tij morën fund. Ëndrra e Hoze Mourinjos për t'u rikonfirmuar si trajneri numër një në botë morën fund. Kaq mjafton...
Por, sigurisht, ka dhe të tjera. Mourinjo shkon të përshëndesë lojtarët e Liverpulit. Mourinjo përqafon edhe rezervat. Mourinjo përgëzon të tijtë dhe Mourinjo duhet t'ia nisë nga e para, ose aty afër. Ore, po a është me të vërtetë Hoze Mourinjo ky? A nuk është i njëjti njeri që para pak kohësh trondiste median me deklaratat e tij sensacionale? E çuditshme, vërtet e çuditshme. Mbase kanë ndikuar dy gjëra, ose më saktë njëra prej këtyre të dyjave. E para, Mourinjo e ka kuptuar se nuk është i plotfuqishëm, teksa Çelsi i tij dështoi përballë "ushtrisë së kuqe". Dhe e dyta, Abramoviçi nuk mund të jetë gjithmonë një djalë i qeshur, me buzën që i shkon vesh më vesh dhe që përshëndet të gjithë rretheqark. Kur bëhet fjalë për paratë e tua, natyrisht që egërsohesh.
Por megjithatë, ajo që ka më shumë rëndësi është dështimi i portugezit të madh. Tani nuk mund të quhet tërësisht dështim, kampionati anglez është i bluve dhe mund të qëndrojë shumë gjatë aty. Por ajo që u intereson dhe banorëve më të humbur të planetit të bukur me emrin Tokë, është dështimi i Mourinjos përballë Rafa Benitezit, dështimi i Çelsit përballë Liverpulit dhe dështimi i Abramoviçit përballë Karagerit.
Mourinjo e kishte lavdëruar shumë Benitezin. Benitezi e kishte lavdëruar shumë Mourinjon. Mjafton të shikoje atë përqafim të gjatë mes tyre për të kuptuar se sa shumë e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin fqinjët iberikë. Benitezi nuk gëzon luksin e Mourinjos në përbërje të skuadrës, por zotëron aftësinë për të drejtuar ushtarët e tij si një gjeneral i vërtetë. "Ushtria e kuqe" dje ka mposhtur blutë e Londrës, të cilët gjatë këtij sezoni i kanë shpartalluar në të gjitha frontet. Por fundja, Liga e Kampioneve ka një status të veçantë. Këtë e di dhe Mourinjo, kampion në fuqi i kompeticionit më të madh europian për klube me Porton e tij.
Çelsi dështoi përballë Liverpulit. Blutë nuk qenë të aftë të ribëjnë atë që kanë bërë gjatë gjithë këtij sezoni. Liverpulasit u mbrojtën mirë dhe shënuan në një rast disi të dyshimtë. Por pak rëndësi ka. Nëse "Th Kop" me 17 mijë tifozat e tij ka pasur një arsye për të festuar, qarë dhe për të ndier krenari. Ajo zonë tifozësh, ai grup, më i famshmi në të gjithë botën, dje ka parë Liverpulin që fiton dhe që arrin finalen e madhe dhe po ata tifozë dje kanë kuptuar se tanimë mund të pretendojnë edhe fitoren e madhe. Ndonëse pranë përfundimit të takimit, ata kanë parë një Gundjonsen në zonën e rreptësisë që mund t'i kishte bërë të kuqtë të qanin me lot hidhërimi.
Abramoviçi dështoi përballë Karagerit. Jo se kanë një kombësi, jo se kanë një lidhje gjaku, jo se kanë marrëdhënie pune. Sado para të kesh, i dashur Roman, nuk mund të bëhesh kurrë një liverpulas i mirëfilltë. Xhemi Karager ka bërë dje një ndeshje të madhe. Gjaku i tij liverpulas ka qenë më i fortë se miliardat e rusit. Nuk është një rastësi, është çështje zemre. Karageri ka dhënë dje shpirtin dhe nuk ishte i vetmi. Shembulli më i mirë për t'u treguar biznesmenëve futbollshkatërrues se e gjithë bota e parave nuk mund të jetë më e fortë se karakteri i një djali liverpulas, që e do me shpirt atë fanellë që mban veshur.
Të vendosur në pjesën poshtë zonës "Kop", lojtarët e Çelsit nuk mund të komunikonin dot me njëri-tjetrin. Një zallamahi e madhe, zhurmë, të bërtitura dhe çjerrje të ultrasve, të cilët e bënë me sukses punën e tyre. Luis Garsia shënoi golin e parë në minutën e katërt. Misioni u përmbush me sukses. Ata ua trasmetuan lojtarëve të tyre atë që ndienin në zemër. Ata ishin njësh me lojtarët dhe e nderuan fanellën e kuqe.
Por harruam Mourinjon. Një tip bukurosh ky portugezi. Nuk hoqi një herë dorë nga vesi i tij. Filloi prapë nga rrëmuja. I dashur Hoze, Liverpuli të dha një mësim të mirë. Liverpuli e meritoi kualifikimin, sepse gëzon diçka më shumë se të gjitha paratë e Abramoviçit. Liverpuli ka zemër dhe deklaratat e tua për punën e golit të shënuar nga Garsia nuk janë një faktor bindës i potencës tënde. Të jesh i madh nuk është asgjë. Të kesh zemrën e madhe është një mrekulli. Ti ke para, Rafa ka zemër. "Ushtria e kuqe" mposhti mercenarët e tu. Ndryshimi është kolosal. Shpirti nuk blihet me para, ky është leksioni që doli pas ndeshjes Liverpul-Çelsi.
Tashmë, të nderuar londinezë, shijoni kampionatin. E merituat fitoren e tij, por më shumë nuk keni ku të shkoni. Le të shijojmë Liverpulin. "You'll never walk alone".
Posted: Thu, 05 May 2005 , 17:14
by piero
Trajneri i Çelsit, pavarësisht nga eliminimi në Ligën e Kampioneve, përgëzon futbollistët e tij
Portugezi: Na mundi një gol i anësorit
Trajneri i ekipit të Çelsit, Hoze Mourinjo, u shpreh se lojtarët e ekipit të tij do të ktheheshin në Londër si heronj, pasi kishin fituar titullin kampion të Anglisë. Pavarësisht eliminimit nga Championsi, portugezi u shpreh i kënaqur me arritjet e këtij sezoni. Çelsi humbi 0-1 ndaj Liverpulit dhe i dha lamtumirën ëndrrës për të fituar trofeun e tretë të këtij sezoni. Pas fitimit të Kupës "Carling" dhe titullit në Premier Ligë, Mourinjo synonte trofeun e tretë të këtij sezoni, por ëndrra e tij u ndal nga Liverpuli, i cili pas barazimit në "Stemford Bridge" arriti të fitonte ndeshjen e kthimit në "Anfield Road". Mourinjo u shpreh i zhgënjyer për humbjen, duke thënë se ekipi më i mirë ishte eliminuar, falë kontributit të gjyqtarit anësor. Deklarata e tij, lidhur me episodin e golit të Luis Garsias, erdhi si pasojë e dyshimeve të shumta për vlefshmërinë e golit. Mourinjo deklaroi se gjyqtari anësor ishte ndikuar nga turma "e flaktë" e "Anfield Road"-it dhe deklaroi se ishte krenar për lojën që zhvilloi ekipi i tij. Çelsi do të marrë të shtunën trofeun e Premier Ligës, para ndeshjes me Çarltonin, një javë pas sigurimit të titullit kampion, për herë të parë pas 50 vitesh. Pas ndeshjes me Liverpulin, Mourinjo deklaroi: "Anësori shënoi golin e fitores për Liverpulin. Lojtarët e mi mbeten gjithsesi heronj. Te ky klub, ata kanë arritur atë që asnjë nuk e ka arritur në 50 vite. Fituan Premiershipin, kështu që për mua ata mbeten heronj. Besoj se dhe tifozët tanë kanë të njëjtin mendim me mua. Ata e meritojnë një pritje të shkëlqyer në "Stemford Bridge", pasi do të mbeten në zemrat e tifozëve për një kohë të gjatë, sepse fituan titullin. Edhe pse i eliminuar, Mourinjo u shfaq përsëri krenar për veten, duke thënë se e quan veten një njeri të veçantë. "Jam krenar për veten, - iu drejtua Mourinjo një reporteri të UEFA-s. - Nëse ti do të doje të kishe të njëjtin sukses si mua në tri vite, nuk do të kishe asnjë shpresë për ta arritur. Sigurisht, të gjithë jemi të mërzitur për eliminimin. Të gjithë reagojnë ndryshe, por jam i bindur se të gjithëve na vjen keq për eliminimin. Galasi po qan, por nuk është i mërzitur më shumë se mua." Pas ndeshjes, Galasi deklaroi se topi nuk e kishte kaluar vijën fatale, por Benitez iu përgjigj që, nëse goli nuk do të kishte qenë i rregullt për Liverpulin, atëherë gjyqtari duhej të jepte një penallti dhe një karton të kuq për portierin Çeh, i cili ndërhyri rëndë ndaj çekut Milan Barosh. "Lojtarët e mi më thanë që nuk kishte qenë gol. Nuk e kam parë ende në televizor, por njerëzit thonë që nuk mund të thuash nëse ishte gol apo jo. Mendoj se ekipi më i mirë humbi, por futbolli ndonjëherë është i hidhur dhe duhet të pranosh realitetin."
Gjyqtari Slisko: Goli ishte i rregullt
Gjyqtari anësor i ndeshjes Liverpul-Çelsi, Roman Slisko, i cili i akordoi ekipit të Benitezit golin e vetëm të takimit, ishte i bindur për vendimin e tij. "Besoj se vendimi im ishte i drejtë. Përshtypja ime e parë ishte se topi e pati kaluar vijën e bardhë. Jam 100% i sigurtë se goli ishte i rregullt. Ishte një situatë mjaft e vështirë, ku çdo njeri ka vetëm pak sekonda për të vendosur. Me sa kuptoj, vlefshmëria e golit nuk është provuar as me anë të imazheve televizive. Por, unë e pashë qartë. Isha i pozicionuar mjaft mirë dhe për mua nuk ka dyshim që ishte gol," - deklaroi gjyqtari Slisko.
Posted: Thu, 05 May 2005 , 17:15
by piero
Spanjolli beson se skuadra e tij mund të fitojë edhe finalen e Championsit
Benitez: Nuk i druhemi askujt
Trajneri i ekipit të Liverpulit, Rafael Benitez, pas fitores ndaj Çelsit, deklaroi se ekipi i tij nuk do t'i trembej asnjë ekipi kundërshtar në finalen e Stambollit. Milani është favorit për t'u kualifikuar për në finale, pasi fitoi 2-0 në ndeshjen e parë ndaj PSV-së. "Në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, kundërshtarët tanë kanë qenë favoritë dhe ne kemi fituar. Do të isha dakord sikur të përsëritej e njëjta gjë edhe në finalen e Stambollit. Duhet të presim ekipin fitues të gjysmëfinales tjetër, por për ne nuk ka shumë rëndësi. Normalisht besoj se ekipi fitues do të jetë Milani, pasi ekipet italiane nuk gabojnë shpesh dhe janë në avantazh të dy golave. Kemi mundur ekipe si Bajer Leverkuseni, Juventusi dhe Çelsi, prandaj besoj se mund të fitojmë edhe ndaj Milanit ose ndaj PSV-së. Në finale luhet për të fituar dhe jo për të humbur," - përfundoi Benitezi. Benitezi kishte besim se Liverpuli do të fitonte ndaj Çelsit dhe besimi i tij u justifikua plotësisht, pasi "redsat" arritën të fitonin 1-0 në "Anfield Road". Për rregullsinë e golit vendimtar të Luis Garsias, pati shumë polemika pas ndeshjes. Galasi dhe portieri Çeh deklaruan se topi nuk e kishte kaluar vijën fatale të portës. Gjithsesi, Liverpuli arrin finalen e parë pas 20 vitesh, që nga tragjedia në stadiumin belg të "Hejselit". "Jam i kënaqur që një ekip anglez është në finalen e Championsit," - deklaroi Benitezi.
Posted: Wed, 11 May 2005 , 11:35
by piero
Edhe dy jave kane mbetur mes finales se madhe te Stambollit mes kuqezinjve dhe britanikeve.Ancelotti ka kohe per ta pergatitur mire kete sfide.
Milan-Liverpool:-14
Dy dite pushimi.Pardje dhe dje.Sot Milanello do te ha pe dyert.Deri me daten 22 qendra stervitore do te jete nje oaz per lojtaret kuqezinj.Ata me shume se 270 minuta kampionat qe kane ngele,duhet te mendojne per finalen e 25 majit per Champions League.
Tri dite pas disfates me Juven,qe mund te thote se titulli eshte humbur,Carlo Ancelotti ka kohen e duhur per te pergatitur ndeshjen me te rendesishme te gjithe sezonit,per mos ta shnderruar ate si nje nga me te deshtuarat te historise se Milanit.Trajneri kuqezi ka shpresuar shume se ky mund te ishte sezoni perfekt,por pas humbjes me bardhezinjte i famshmi "double" duket se nuk mund te arrihet.
Por Ancelottin e njohin te gjithe.Ai veshtire se gabon ne takimet e rendesishme.Strategjia eshte e thjeshte;te ruaje lojtaret e rendesishem dhe kembet e mira te kampioneve qe ka ne dispozicion,pikerisht kunder Lecces te dielen dhe kunder Palermos te premten date 20.Pikerisht kunder sicilianeve Ancelotti do te perdore turnoverin,por jo si dy vite me pare kunder Piacences,ku zbriti ne fushe ekipin e te rinjve,sepse pas tre ditesh e priste finalja e madhe kunder Juves.Pasi kishte siguruar vendin e trete ne kampionat,Milani kunder emilianeve humbi 4-2 dhe dukej se nuk i interesonte fare ajo ndeshje.
Ps ores 22:30 te dates 20 maj per Milanin kampionati do te "ngrihet",pasi qysh nga ajo ore do te mendohet vetem per Liverpoolin.Kater dite ne dispozicion per te hyre ne lekuren e te "kuqve",per te studiuar formacionin me te mire kunder 11-shit britanik qe diti te eleminoje ekipe si Juventus dhe Chelsea.Ajo mes Ancelottit dhe Rafà Benittez do te jete nje sfide e vertete shahu.Nje sfide ku shihet qarte dominimi i futbollit Italo-Spanjoll i perzier me historine madheshtore te klubit anglez.
Posted: Thu, 12 May 2005 , 15:13
by piero
"Bomberi", i rikthyer pas dëmtimit, përgatitet për finalen e 25 majit: Dua t'u dhuroj tifozëve diçka të madhe
Pipo Inzagi "prenoton" Stambollin
Nuk është vetëm çështje numrash, por zemre, sepse numrat mund të tregojnë karrierën e një sulmuesi të jashtëzakonshëm, por nuk mund të arrijnë të shpjegojnë gjithçka që i rrethon: puna, talenti, djersa, instikti, pasioni dhe dashuria. Pipo Inzagi e do futbollin dhe skuadrën e tij, tifozët e Milanit e duan Pipo Inzagin dhe tani i kërkojnë një dhuratë më të bukur, një gol në finalen e Ligës së Kampioneve. Një gol për dy objektiva fantastikë: Kupa e 7-të e Kapioneve për Milanin dhe goli i 49-të europian për sulmuesin, që do të arrinte kështu Alfredo Di Stefanon. I mësuar të flasë me fakte, Inzagi kërkon të mos zhbilancohet. Por tifozët kuqezi janë të qetë. Pipo "është" në Stamboll, në kuptimin që mezi pret orën për të shpërthyer në stadiumin "Ataturk". Të dielën ndaj Juves, ai zbriti në fushë në pjesën e dytë dhe adrenalina e tij fluturoi deri në tribunat e tifozëve. Një pritje e Bufonit ndërpreu thirrjet e tyre, por nuk shuajti entuziazmin e tij që po përgatitet të luajë ndeshjen më të rëndësishme të vitit.
- Inzagi, çfarë i thatë Bufonit pas asaj pritjeje?
- Çfarë nuk i thashë! Dhe ai m'u përgjigj kështu: "Pipo, më vështirësove ditën, para hyrjes tënde isha më i qetë". Gjithnjë Xhixhi ndaj meje kështu ka qenë.
- Cila është gjendja juaj?
- Më në fund jam mirë, pa dhimbje dhe probleme të tilla. Por shpirti im është ai i dhjetë viteve më parë, madje besoj se kam më shumë dëshirë të luaj në krahasim nga fillimi i karrierës sime dhe pres të bëj gjëra të pabesueshme.
- Ançeloti tha se ka parë Inzagin e vërtetë. Çfarë ka ndryshuar?
- Inzagi i vërtetë lëviz në njëfarë mënyre në fushë, kërkon të ndjekë aksionin deri në fund dhe synon portën. Tani të keqen e kam kaluar. Po punoj me shokët pa problem dhe Ançeloti është i kënaqur.
- Si ndihet Milani?
- Jo i bukur si disa vjet më parë, por edhe as keq siç mund të thotë dikush. Faza më e mirë e ndeshjeve tona është kjo finale. Në gjysmëorëshin e fundit, edhe ndaj Juves ndërtuam disa aksione për gol. Kjo tregon se nga aspekti atletik jemi në lartësi të gjendjes. Ndoshta na mungon pak shkëlqim, për shkak të shumë përkushtimeve, por jam i sigurt se do të jemi gati për finalen e Championsit.
- Kjo do të thotë se për titullin nuk po mendoni më?
- Besojmë ende, por e dimë që edhe Liga e Kampioneve varet vetëm nga ne, ndërsa kampionati është në duart e Juves. Nëse bardhezinjtë do të na bëjnë ndonjë dhuratë, duke ngadalësuar marshin, do të përpiqemi të përfitojmë. Të luajmë në maksimum edhe në ndeshjet e fundit të kampionatit, është edhe mënyra më e mirë për të përgatitur sfidën me Liverpulin.
- A është Juvja më e fortë se Milani?
- Nuk e di, por nuk e besoj. Ka fituar takimin direkt dhe kjo mund të bëjë ndryshimin, duke parë që duhen edhe pak ndeshje deri në fund. Në "San Siro" e pashë shumë të bashkuar, përgatiti në mënyrën më të mirë një ndeshje vendimtare. Skualifikimi nga Liga e Kampioneve i favorizoi padyshim bardhezinjtë në sprintin final. Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe ne mund të kishim shënuar, por Juvja nuk na vodhi asgjë, edhe pse barazimi do të ishte më i drejtë.
- Si është atmosfera mes jush?
- Mjaft e qetë. Pas ndeshjes me Juven, në dhomat e zhveshjes kishte pak dëshpërim, por presidenti Berluskoni dhe Galiani na ngritën moralin. Duhet të jemi krenarë për rezultatet tona. Asnjë nuk e ka bërë atë që ka bërë Milani.
- Stamboll: cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje?
- Një ëndërr. Por edhe një objektiv, që është afër Milanit. Pastaj nëse mendon finalen e Championsit, kujton emocionet e Mançesterit. Do të më pëlqente të ripërjetoja atë kënaqësi dhe shpresoj t'i ndihmoj shokët.
- Të ndihmoni shokët? Tifozët presin më shumë nga ju.
- Dhe unë i falënderoj. Me mua kanë qenë gjithnjë fantastikë. Mbështetja e tyre më jep një karikim të pabesueshëm. Por unë nuk jam shpëtimtari i atdheut dhe asnjë nuk duhet të mendojë që unë mund të fitoj i vetëm ndaj Liverpulit. Unë jam një nga 24 lojtarët e Milanit. Ndoshta, ndryshe nga të tjerët, jam më i freskët dhe sigurisht kam motive të mëdha, duke parë mungesën e gjatë.
- Ç'finale do të jetë?
- E vështirë, si gjithë të tjerat, dhe më e vështirë se ajo e Mançesterit, sepse kundër Liverpulit jemi favoritë dhe njerëzit presin fitoren tonë. Skuadra e benitezit është e fortë, por ne e duam këtë kupë. Nëse mbyll sytë, imagjinoj se do ta fitoj dhe pastaj të luaj Superkupën Europiane dhe Kupën Interkontinentale.
- Pipo, shprehni një dëshirë.
- Dua t'u dhuroj diçka të madhe tifozëve. Kur të dielën Bufoni bëri atë mrekulli, mbeta keq. Fati me mua ka qenë bujar për shumë vjet, pastaj ndryshoi diçka, por kush e di, ndoshta më ruan një kënaqësi speciale pikërisht kundër Liverpulit.
Posted: Fri, 13 May 2005 , 13:51
by vllaznia1919
Shko mar pj....,lojtar kot,smund ta shof me sy kyt debil.Qysh se ka kene me Juven e kam pase inate.Edhe me i fry pak prej mrapa rrxohet fille.
Posted: Fri, 13 May 2005 , 16:09
by piero
Po para se me lujte i mushe xhepat me gure i here se andej ka Milanoja fryn shume si ne Burrel!
Posted: Fri, 13 May 2005 , 18:44
by futbollist
Lojtar kot po njashtu tu u shkrra i ka rrase golat ky pis maj mend kur mujten Bajernin parvjet 2-1 ne Munih nji ky pisi i rrasi golat .
Posted: Fri, 13 May 2005 , 22:40
by vllaznia1919
Posted: Fri, 13 May 2005 , 22:45
by kristian
Po naqe po duhet me dit me i dal golit perpara
Forca Bayern Munchen
Posted: Fri, 13 May 2005 , 22:49
by vllaznia1919
Posted: Fri, 13 May 2005 , 22:52
by kristian
Hahahaha leni talljet naqe hahahaha
Posted: Sat, 14 May 2005 , 10:38
by piero
Ca me e xane goli ate lojtar.Une me italianet jam po kurre s'ma ka pase kande se si lun.Tane jeten gola qyl ka ba o me porte bosh ose tu ja dhane tjeret topin e tu i thane qe ku e ke bane.Mazalla se e ka ba nje gol tu triblu kundershteret.Tane golat i ban offside ose me dore,ose simulon e merr penallti.
Posted: Sat, 14 May 2005 , 12:17
by vllaznia1919
Njate thashe edhe un,lojtar qylit asht.
Posted: Fri, 20 May 2005 , 09:26
by kristian
Mbrojtësi është i karikuar para finales. Ndërsa Kaka kërkon të hyjë në histori, Sheva vlerëson Benitezin
Nesta: Do të jemi në formë
Ndërkohë që ka filluar numërimi i ditëve për të arritur te finalja e Ligës së Kampioneve në Stamboll, lojtarët kuqezi nuk i fshehin emocionet dhe ankthin në prag të kësaj sfide të madhe. Një nga lojtarët më në formë të këtij sezoni, Alesandro Nesta, duket disi më i qetë: "Pardje Galiani nuk na dha karikim, - tha qendërmbrojtësi milanist, - sepse ajo vjen vetë, ekziston dhe do të jetë. Në të vërtetë na dha qetësi, që është gjëja për të cilën kemi më shumë nevojë. Jam i bindur që çdo ditë do të jemi në formë për finalen e së mërkurës së ardhshme, ku do të ndeshemi me Liverpulin. Kjo skuadër, sipas meje, nuk është e fortë vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Nga ana jonë, ne jemi më përpara të përgatitur në krahasim me finalen e Mançesterit, sepse në atë periudhë grupi ynë sapo kishte filluar të krijohej, ndërsa sot jemi më të pjekur, më të bashkuar, por edhe më të ndërgjegjshëm. Forma ime? Ndihem mirë. Më ka bërë mirë pushimi i ditëve të shkuara, kur mungova në ndeshjen Leçe-Milan, dhe më ka bërë mirë puna fizike e bërë këto ditë", - përfundoi Nesta.
Edhe braziliani Kaka i ka idetë shumë të qarta gjashtë ditë para ndeshjes me anglezët në Stamboll: "Ajo e së mërkurës që vjen, është ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime, - nënvizoi fantazisti brazilian. - Shpresoj ta fitoj, sepse dua edhe unë, sikundër dhe Paolo Maldini, të hyj në historinë e Milanit".
Ndërsa Andrei Shevçenko thekson forcën e vërtetë të Liverpulit dhe të trajenrit të tij Benitez. Ukrainasi nuk kalon në eufori, por kërkon vëmendje dhe kujdes: "Sipas meje, forca e vërtetë e Liverpulit përfaqësohet nga trajneri i vet, - tha "bomberi". - Benitezi e ka çuar skuadrën në finale kundër çdo parashikimi. Ka aftësi të mëdha tekniko-taktike dhe ka një personalitet fituesi. Që në vitin e parë, në një realitet të ri, ka bërë përpara".
Posted: Sun, 22 May 2005 , 09:03
by kristian
Trajneri i Liverpulit flet kur duhen edhe katër ditë nga finalja e Championsit
Benitez: I trembem Milanit, por...
Trajneri i ekipit të Liverpulit, Rafa Benitez, vazhdon të studiojë kasetat e regjistruara të ndeshjeve të ekipit të Milanit, duke kërkuar për pikat e dobëta të ekipit italian. "Çdo ekip ka pikat e dobëta. Edhe ekipet e "mëdha". E rëndësishme është t'i shfrytëzosh ato," - deklaroi Benitezi. Në prag të finales së Ligës së Kampioneve, në klubin e Liverpulit mbizotëron një atmosferë e qetë. Trajneri Benitez ka filluar përgatitjet e ekipit për finalen e Stambollit dhe shprehet se lojtarët e tij ndihen mjaft të qetë. "Eshtë normale që lojtarët të jenë të qetë. Do të shihni që të hënën dhe të martën do të jenë në tension të madh. Do të më takojë mua të ul tensionet dhe t'i qetësoj. Megjithatë, Benitezi u shpreh optimist për finalen e së mërkurës: "Nëse Ançeloti, ndaj Palermos, do të hedhë në fushë shtatë lojtarë titullarë, për ne do të jetë një avantazh. Ata do ta nisin finalen si favoritë, duke parë se kanë shumë vite në arenën ndërkombëtare që dominojnë, por ne kemi më shumë "uri" për sukses, pasi po e presim prej kohësh këtë moment. Kë kemi më frikë? Për mendimin tim, Shevçenko është më i rrezikshmi, por të mendosh vetëm për të, do të thotë të lësh pas dore Maldinin, Stamin, Nestën, Pirlon, Tomasonin, Krespon, Inzagin dhe gjithë të tjerët. Prandaj nuk mund të lëmë pas dore asnjë, pasi janë të gjithë lojtarë shumë të talentuar," - përfundoi Benitezi. Ndaj Milanit, Benitezi mund të aktivizojë dyshen e sulmit, Sise-Barosh, të cilët kanë luajtur shumë pak herë me njëri-tjetrin.
Posted: Wed, 25 May 2005 , 21:39
by kristian
Mbaroj pjesa e pare Milan 3-0 Leverpool
Ndeshje hata veqse jan ifije te lodhun leverpooli
Posted: Wed, 25 May 2005 , 22:05
by kristian
Minuta e 60. Milan 3-3 Levrpool
ndeshja hata
Posted: Thu, 26 May 2005 , 12:16
by kristian
Fitore e madhe e Leverpool-it, prej ne 3 me 0 per Milan shkoj ne 3 me 3, Leverpol-i shenoj 3 gola ne 6 minuta (54° Gerrard,56° Smicer,60° Alonso) , mandej Leverpoll-i fitoj me penallti ku portieri i tyne arriti te stopoj 3 penallti ner 4.
Posted: Thu, 26 May 2005 , 13:27
by vllaznia1919
U si e hangri Milani!
Qfare skandalit prej 3-0 me shku me hupe finalen.