Page 5 of 19
Posted: Sat, 15 Apr 2006 , 22:47
by vllaznia1919
Falimners redbluboy per rikthimin tan ne forum.
Kishe kohe pa shkru!
Posted: Sun, 16 Apr 2006 , 11:08
by vllaznia1919
Valbona triumfon në finalen e parë
Valbona - Vllaznia 100-60 (1-0)
(24-15, 14-14, 29-13, 33-18 )
VALBONA: Bilali (21), Stevoviç (13), Kasmi (17), Shima (23), Skanja (7) / E. Karaj (12), Madani (2), Gjonaj (5) / Byberi, Sh. Llazani, Gaçi. Trajner: A. Muhametaj
VLLAZNIA: Halili (8 ), Bërdica (19), Nexhimi (15), Gjeçaj (7), Myselimi (8 ) / Omi, E. Llazani, Taraboshi (3), Hadëri / Tevija, Dibra. Trajner: E. Milla
Gjyqtarë: Sh. Bekteshi, D. Bardhi
Valbona fiton 100-60 ndaj Vllaznisë në finalen e parë të play-off-it në basketboll për meshkuj, duke hedhur hapin e parë drejt titullit të katërt radhazi kampion. Një fitore e lehtë e skuadrës kampione, 40 pikë diferencë, që flasin qartë për diferencat mes dy ekipeve në fushë, ndonëse finaliste. Valbona luajti me ritmin e saj të zakonshëm, ndoshta duke mos i shpenzuar të gjitha energjitë. Por ajo që zhgënjeu ishte Vllaznia, e lodhur nga takimet gjysmëfinale, duke mos dalë në lojën e saj dhe duke bërë shumë gabime. Kjo e lehtësoi punën e skuadrës tropojane, e cila gradualisht mori masat dhe u shkëput gradualisht, duke mos i dhënë mundësi Vllaznisë që të rivalizojë. Te shkodranët dje mungoi trajneri Osmani dhe ekipi u drejtua nga ndihmësi i tij, Milla, ndërsa Erkand Karaj, megjithëse jo në formën më të mirë, u aktivizua në pjesën e dytë.
Kështu, Valbona e nisi ndeshjen me Skanjën në vend të Karajit, Shimën, Bilalin, Kasmin e Stevoviç. Ndërsa asnjë "surprizë" në formacionin fillestar të Vllaznisë, me Gjeçajn, Halilin, Bërdicën, Myselimin e Nexhimin. 5 minutat e para të lojës janë të shkodranëve, që arrijnë të luajnë mirë në mbrojtje dhe shkëputen 4-9. Por këtu loja e miqve ngec dhe Valbona shënon 16 pikë radhazi, shkëputet 20-9 dhe situata përmbyset krejt. Perioda e parë përfundon 24-15 për Valbonën, ndërkohë që në periodën e dytë niveli lë shumë për të dëshiruar. Skuadrat gabojnë shumë dhe pjesa e parë përfundon 38-29, duke mërzitur edhe ata pak tifozë të pranishëm, ndonëse ishte një finale. Por gjuajtjet e sakta nga distanca në periodën e tretë nga lojtarët e Valbonës e rritin diferencën, 55-38, 64-40. Bilali, Shima e Kasmi janë të saktë, ndërkohë që Gjeçaj duket i lodhur, ndërsa Nexhimi e Bërdica bëjnë pak. Perioda e tretë përfundon 67-42 për Valbonën, që në 10-minutëshin e fundit krijon shkëputjen më të madhe, 95-52, pra 43 pikë. Kasmi shënon një 3-pikësh në fund, që e çon Valbonën në kuotën e 100 pikëve, duke sigluar këtë takim, që fitohet nga kampionët 100-60. Të martën takimi i dytë final, në Shkodër.
Thanë pas ndeshjes
Adem Muhametaj, trajner i Valbonës: "Ishte një ndeshje e bukur, e kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. E zgjidhëm shpejt ndeshjen dhe më pas monitoruam gjithçka. Falënderoj të gjithë djemtë, pasi luajtën shumë mirë. Takimi i ardhshëm është në Shkodër dhe natyrisht është një sfidë më e vështirë, pasi Vllaznia mund të bëjë të papriturat e saj dhe di të luajë shumë bukur. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Gjithsesi, mendoj se sot (dje) kemi hedhur një hap përpara drejt titullit kampion."
Ermal Milla, zv.trajner i Vllaznisë: "Nuk mund të themi shumë për këtë takim, pasi humbëm duke mos luajtur shumë mirë. Mendoj se gabuam shumë dhe skuadra nuk ishte në nivelin që pritej. Ndoshta këtu ndikoi edhe lodhja, duke humbur shumë terren ndaj kundërshtarit. Shpresojmë që në takimin e ardhshëm, në Shkodër, skuadra të dijë të reagojë më mirë dhe të rivalizojë siç duhet, pasi luajmë në fushën tonë."
Posted: Sun, 16 Apr 2006 , 18:40
by Admin
Pershendetje !!
Diten e marte me date 18 Prill 2006 ora 18:00 ne pallatin e sportit Qazim Dervishi te qytetit te Shkodres zhvillohet ndeshja e dyte finale e play-off Vllaznia - Valbona, e vlefshme per finalen e kampionatit shqiptar te basketbollit.
Sic tha edhe Redbluboys pritet qe ne kene ndeshje ka me pas shume dashamires dhe tifoze te Vllaznise.
Urojme qe Vllaznia te kete nje perkrahje te zjarrte si edhe ta fitoje kete takim
Fitore Vllaznia
Posted: Sun, 16 Apr 2006 , 20:01
by vllaznia1919
Hajt ishalla nuk e zhgenjejn publikun ne Shkoder.te pakten ndeshjen ne Shkoder me fitu do te ishte shum mire.
Posted: Sun, 16 Apr 2006 , 22:06
by redbluboys
Posted: Mon, 17 Apr 2006 , 13:45
by Admin
Redbluboys, ishalla po dalim ne finale e ta fitojme ate kupe se metamam qe ket vite na duhet ma shume se kurr , jo vetem se Vllaznia i asht perkushtu shum kupes pa edhe se Vllaznia ka shum vjet qe nuk e fiton ket trofe si edhe duhet me e fitu per tifozat e zjarrte.
Kurse basketbollistet femna te Vllaznise dje kan arrit me fitu kunder Partizanit, gjynah qe nuk ka pas shume interesim ...
Ja edhe artikulli i pergatitun nga Nikolin Gjuraj :
Eshte zhvilluar ne nje ritem te dobet dhe me pak interesim nga sportdashesit shkodrane takimi i basketbollit te femrave me Vllaznise dhe Partizanit, qe u fitua nga vendaset me shifrat 74 60, nderkohe qe periodat respektivisht perfunduan: e para 16 11, e dyta 14 21, e treta 20 17 dhe e fundit 24 11. Trajneri i Vllaznise Rasha ka patur ne dispozicion: Brahimin, Xhanin, Drishtin, Sokolin, Nelan dhe Mendojan. Nga ana tjeter tekniku Agim Bocaj i Partizanit ka luajtur me: Progrin, M. Ndregjonin, E.Mehmetin, Shytin, Ashikun D.Mehmetin, N.Ndregjonin, M.Shkembin dhe Dervishin. Nga FSHB ja per te gjykuar kete takim ishin caktuar L.Lazimi dhe E.Merkuri.
Perioda e pare filloi e qete nga te dy ekipet, ku basketbollistet vendase u munduan te merrnin iniciativen e lojes, gje qe i nxorri me fitoren 16 11. Nderkohe ne 10 minuteshin e dyte, pas nderhyrjes se teknikut A.Bocaj, basketbollistet e Partizanit e ndryshuan rrjedhen e lojes, duke arritur te marrin ne fund nje fitore me diferencen e 7 pikeve, 21 14. Keshtu pjesa e pare perfundoi 32 30 per Partizanin. Por, pas pushimit frenat e lojes i morem serish vajzat shkodrane qe fituan perioden e trete 20 17. Edhe ne 10 minuteshin e fundit te tere takimit, basketbollistet vendase, nuk leshuan ne lojen e tyre, madje arrijne te luajne me mire duke e fituar ate 24 11, dhe krejt takimin me 14 pike diference 74 60. Me kete fitore baskebollistet e Vllaznise arriten te treten ne kete kampionat, duke thyer per here te trete te njejtin kundershtar, ekipin e Partizanit. Nderkohe pas nje jave ne mbyllje te javeve te kampionatit te femrave te ketij sezoni, basketbollistet shkodrane do te presin ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres ekipin e Matit. Pas takimit trajneri i skuadres se Partizanit, Agim Bocaj u shpreh: “Vajzat e Vllaznise per mua jane te talentuara. Ato do te ecin perpara. Vllaznia e Partizani gjithmone kane zhvilluar lojra te bukura. Por duhet qe er to te kete nje fare motivimi me shume nga ky qytet me mjaft tradita. Partizani nuk dha asnje lloj impresioni dhe na mungon deshira e interesi, pasi tani eshte edhe fundi i kampionatit”. Rasha, trajneri i Vllaznise shtoi: “Jam fjale per fjale me mendimet e kolegut Bocaj”.
Posted: Mon, 17 Apr 2006 , 19:47
by vllaznia1919
Normal qe ma mire kur hin per lajme te mira por edhe per nji dore muhabet munesh me hi.
Faleminers per pershendetjet edhe ti na i pershnet tane anej!
Posted: Mon, 17 Apr 2006 , 22:12
by redbluboys
Posted: Tue, 18 Apr 2006 , 13:50
by vllaznia1919
Posted: Tue, 18 Apr 2006 , 21:41
by vllaznia1919
Posted: Wed, 19 Apr 2006 , 16:44
by kuqeblu
Po a dihet gja si kan dal me pik a ja?
Posted: Wed, 19 Apr 2006 , 18:12
by Admin
Vllaznia - Valbona 60 - 80
Vllaznia: Gjecaj, Berdica, Nexhimi, Haderi, Myselimi/ Dibra, Omi, Tevia, Taraboshi, Tr. P. Osmani
Valbona: Bilali, Shima, Kasmi, Karaj, Ratko Stevovic / Byberaj, Skonja, Madani, Gjoni, Gaci, Tr. A. Muhametaj
Gjyqtare: Koci, Cici
Takimi Vllaznia Valbona ka folur per ekipin kampion Valbona. Perioda e pare ka qene disi e ekuilibruar, ku me veshtiresi tropojanet kane arritur te thyejne shkodranet, me vetem 6 pike diference, 18 12. Megjithe perkrahjen e shumte te tifozerise vendasit nuk kane arritur t’u bejne dot balle kampioneve ne fuqi. Dhjete minutat e dyta perseri kane qene ne favor te miqve, te cilet i fituan ato 31 9, duke e mbyllur pjesen e pare 49 21. Pjesa e dyte filloi me mire per Vllaznine, qe arriti te fitonte perioden e trete, 16 14 ne saje te nje dypikeshi te realizuar nga Berdica. Perioda e fundit perseri ishte e mbare per Vllaznine. Tekniku shkodran Osmani ka aktivizuar thuajse tere formacionin qe kishte ne dispozicion, gje qe i solli fitoren me shifrat 23 17. Megjithate, e gjithe ndeshja u mbyll me rezultatin 80 60, per Valbonen qe ka arritur dy fitore radhazi, duke bere tani plane per fitimin e ndeshjes se trete, diten e premte me daten 21 prill, ne Tirane kur edhe do te kurorezohet me titullin e katert kampion. Ne perfundim te ndeshjes tekniku shkodran Petrit Osmani u shpreh: “Pjesa e pare ishte e ekuilibruar. U munduam te jepnim maksimumin, perballe ekipit kampion Valbona. Kemi nevoje per nje mbeshtetje me te mire financiare. Lojtaret e mi ne pergjithesi jane te rinj, megjithate une si trajner jam i kenaqur, pasi kete sezon lame pas disa ekipe si Dinamo, Studenti, Partizani, Tirana, Teuta dhe Flamurtari”. Nderkohe tekniku e skuadres kampione Valbona, Adem Muhametaj, komentoi: “Ishte nje ndeshje qe u vleresua maksimalisht. Na ndihmoi dhe fati pasi nje nga lojtaret kryesore te Vllaznise, Halili nuk luajti per arsye traume. Pershendes te gjithe ekipin tim, pasi arriten dy fitore dhe tani duhet te pergatitemi edhe per te treten”.
Nikolin Gjuraj
Posted: Wed, 19 Apr 2006 , 22:13
by redbluboys
Posted: Thu, 20 Apr 2006 , 01:45
by vllaznia1919
Posted: Thu, 20 Apr 2006 , 02:14
by Admin
Hallall per tifozllekun !!!
E gjynah qe ekipi basketbollit shkodran mas me pas mbeshtetje financiare !!!!
Ishalla i bjen ne mend ndoj biznesmeni shkodran me i dhan nje dore ekipit te basketbollit!!!
Redbluboys mirpresim fotot tuja , ishalla sa ma shpejt
Hhahaha keli
Posted: Thu, 20 Apr 2006 , 14:09
by vllaznia1919
Posted: Fri, 21 Apr 2006 , 13:53
by vllaznia1919
Valbona pret kurorezimin e ri
Basketbolli i meshkujve per veprimtarite kombetare te ketij sezoni, duket se sot do ta mbylle kete kapitull, per t’ia lene radhen veprimtarise nderkombetare te Kupes Europiane te Promocionit, e cila do te organizohet ne fundmajin dhe fillimqershorin e vitit ne vazhdim. Dy skuadrat pretendente, qe luftojne per fitimin e titullit kampion jane Valbona dhe Vllaznia e Shkodres. Shkodranet ne keto vitet e fundit kane qene jashte kesaj valleje dhe ky eshte nje rikthim i tyre, nderkohe qe Valbona eshte kampione ne fuqi dhe kerkon titullin e katert radhazi. Nga seria e pese takimeve qe caktohen ne kete tur plejof, deri tani jane zhvilluar dy dhe sot e ka radhen i treti. Por te dy jane fituar nga kampionet, i pari me shifrat 100 60 dhe i dyti me rezultatin 80 60. Sipas rregullores se FSHB se, nese nje skuader arrin te fitoje tre takime, ajo shpallet kampione dhe nuk jane te nevojshme zhvillimet e dy ndeshjeve te tjera. Pikerisht ne saje te kesaj rregulloreje, nese Valbona arrin sot fitoren e trete, do te kurorezohet sot me kuroren e katert te kampiones. Pavaresisht nga kjo te dy trajneret jane shprehur se ekipet do te japin me te miren e tyre edhe ndeshjen e trete finale.
Adem Muhametaj, trajneri i Valbones
“Ne, ashtu si ne dy ndeshjet e para, edhe sot, ne te treten, do te futemi ne fushe me mobilizim maksimal. I gjithe grupi i lojtareve eshte i impenjuar per te arritur fitoren. Gjendja e tyre eshte shume e mire. Edhe problemet shendetesore qe kishte Erkand Karaj i kaluam, keshtu qe ai do te aktivizohet qe nga momenti i pare. E perseris qe e kemi vleresuar Vllaznine, si nje ekip qe luan gjithmone mire. Do te mundohemi te marrim fitore, qe te shpallemi kampione per here te katert radhazi dhe per te kenaqur te pranishmit ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Gjithashtu do te jemi teper te kujdesshem per te mos kaluar ne eufori pas dy fitoreve, ne Tirane dhe ne Shkoder. Shpresojme qe ta realizojme objektivin”.
Petrit Osmani, trajneri i Vllaznise
“Ndeshja do te jete me rivalitet. Kjo pasi skuadra e Valbones eshte e forte dhe pjesa me e madhe e lojtareve te saj eshte ne perberje te ekipit kombetar. Realisht, nuk mund te quhemi te barabarte me kete kundershtar. Megjithate do te perpiqemi ta perballojme sa te mundemi, aq me teper per spektatorin. Edhe pse eshte ndeshja e trete, jemi te mobilizuar. Por do te thosha se nuk ka shume rendesi nese fiton Shkodra apo Valbona, ne krahasim me zhvillimin e nje takimi te bukur me me nivel te larte. Te gjithe sportdashesit duhet te dalin te kenaqur ne perfundim te kesaj ndeshjeje. Persa i perket kontigjentit te lojtareve te mi, Halili eshte i demtuar dhe Gjeçaj po ashtu”.
Posted: Fri, 21 Apr 2006 , 21:35
by redbluboys
Posted: Sat, 22 Apr 2006 , 00:59
by Admin
Posted: Sat, 22 Apr 2006 , 13:25
by vllaznia1919