Page 5 of 19

Posted: Thu, 15 Nov 2007 , 21:38
by Edmond-Cela
vllaznian e shkoders fiton kupen Rexhep Ramaj ne boks

Posted: Mon, 19 Nov 2007 , 20:10
by Edmond-Cela
Luan Krasniqi kundër Aleksander Dimitrenko për titullin evropian

Luan Krasniqi do t’i rikthehet ringut për të kërkuar të bëjë të vetin edhe një herë titullin e më të mirit të Evropës. Megjithëse një gjë e tillë akoma nuk është zyrtarizuar, ka shumë gjasa që në fillim të vitit të ardhshëm boksieri shqiptar nga Kosova të luftojë kundër ukrainasit Aleksander Dimitrenko për brezin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Lajmi është bërë i ditur nga Klaus-Peter Kohl, drejtuesi i “Universum Box Promotion” i cili menaxhon karrierën e të dy boksierëve.

36-vjeçari Krasniqi më parë kishte arritur që të fitojë dy herë titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë. Së pari më më 5 janar 2002 pasi kishte mposhtur gjermanin Rene Monse, por pas vetëm gjashtë muajsh e humbet titullin përballë polakut Przemyslaw Saleta. Pas kësaj Krasniqit do t’i duhen edhe dy vite të tjera për të rikthyer titullin evropian duke mposhtur turkun Sinan Samil Sam, ndërsa e mbron edhe dy herë këtë brez, për ta lënë atë vakant në vitin 2005 kur edhe filloi aventurën për të bërë të vetin titullin e kampionit të botës.

Sigurisht që rikthimi në “skenën evropiane” është një hap mbrapa për Krasniqin, por rikthimi duhet të fillojë prej kësaj pike pas humbjes së fundit nga Tony Thompson në korrik të këtij viti, humbje kjo që nuk e lejoi të sfidojë edhe një herë titullin botëror.

Ndërkohë kundërshtari i mundshëm i Krasniqit, Aleksander Dimitrenko konsiderohet si një nga boksierët e së ardhmes në ringun profesionist. Ukrainasi 25-vjeçar renditet një nga 15 boksierët më të mirë të botës dhe aktualisht mban titullin “WBO Inter-Continental”. Në karrierën e tij si profesionist ka zhvilluar 27 ndeshje dhe të gjitha i ka fituar (17 prej tyre me “knockout”).

Posted: Mon, 19 Nov 2007 , 20:11
by Edmond-Cela
ishalla rikthehet edhe ihere se ka lezet me e pa ne ring

Posted: Sun, 24 Feb 2008 , 15:51
by Miri
Luan Krasniqi kundër Ruslan Chagaev për titulin botëror WBA

Luan Krasniqi do të ketë mundësinë që të luftojë për titullin e kampionit të botës shumë më shpejt seqë ishte menduar. Sipas mediave gjermane 36-vjeçari i lindur në Junik të Kosovës do të jetë sfiduesi i kampionit aktual në versionin WBA, uzbekut Ruslan Chagaev. Një kontratë për këtë duel akoma nuk është nënshkruar, por vetë kampioni Chagaev ka konfirmuar duelin e tij me shqiptarin Krasniqi. Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Die Welt” Chagaev ka folur për Krasniqin si kundërshtarin e tij të radhës. “E njoh shumë mirë Luanin. E di çfarë ka pikë të fortë dhe të dobët. E kam shumë të qartë sesi duhet të boksoj kundër tij”, ka thënë Chagaev.

Tashmë është rezervuar edhe palestra “Porsche Arena” në Shtutgart dhe dueli mendohet të zhvillohet në muajin maj. Mbetet të pritet vetëm konfirmimi nga ana e federatës WBA (World Boxing Association), nëse do ta pranojë si sfidues Luan Krasniqin për titullin botëror. Aktualisht Krasniqi renditet në pozitën e 15-të në listën e boksierëve më të mirë të kategorisë së rëndë në versionin WBA.

29-vjeçari Ruslan Chagaev kishte fituar titullin duke mposhtur gjigandin rus Nikolai Valuev (213 cm/146 kg) në prill të vitit të kaluar, ndërsa në fillim të këtij viti ka mbrojtur titullin përballë anglezit Matt Skelton.

Në anën tjetër Luan Krasniqi ka dështuar një herë të fitojë titullin botëror WBO pasi ishte mposhtur në shtator të vitit 2005 nga amerikani Lamon Breëster. Edhe humbja e fundit nga Tony Thompson i kishte kushtuar Krasniqit me humbjen e mundësisë për të sfiduar përsëri titullin e kampionit të botës në versionin WBO

Posted: Sun, 24 Feb 2008 , 17:10
by vllaznia1919
Hajt ishalla i prihet mbare Luanit.

Posted: Sun, 30 Mar 2008 , 17:35
by Miri
KRESHNIK QATO - Vitor Sa
me 4 prill ora 20:00 drejtperdrejt nga tvsh.

Posted: Mon, 31 Mar 2008 , 13:28
by vllaznia1919
Dmth edhe ne tv Vllaznia???? :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 31 Mar 2008 , 13:40
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:Dmth edhe ne tv Vllaznia???? :lol: :lol: :lol: :lol:
shum shpejt ka ma iba TV VLLAZNIA edhe Top Channel konkurrenz ishtu si ja ka nis :lol: :lol:

Posted: Mon, 31 Mar 2008 , 14:03
by Miri
nese e ka tvsh-ja satelit them se po por nese e ka aja toksore leshin mka maru karta e digitalbit :cry: :cry:

Posted: Mon, 31 Mar 2008 , 14:04
by Miri
Man in Redblue wrote:
vllaznia1919 wrote:Dmth edhe ne tv Vllaznia???? :lol: :lol: :lol: :lol:
shum shpejt ka ma iba TV VLLAZNIA edhe Top Channel konkurrenz ishtu si ja ka nis :lol: :lol:
shika naqe se je ka na ofendon stacionin mas na krahaso me kaq nivel te dobet :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 31 Mar 2008 , 14:13
by Man in Redblue
Miri wrote:
Man in Redblue wrote:
vllaznia1919 wrote:Dmth edhe ne tv Vllaznia???? :lol: :lol: :lol: :lol:
shum shpejt ka ma iba TV VLLAZNIA edhe Top Channel konkurrenz ishtu si ja ka nis :lol: :lol:
shika naqe se je ka na ofendon stacionin mas na krahaso me kaq nivel te dobet :lol: :lol: :lol:
a tlutem shum, ti mund t'thush ca t'dush, po filma me X nuk ke ne kanalin tand, kur te transmetosh edhe kshi filmash, flasim ma gjate :lol: :lol:

Posted: Mon, 31 Mar 2008 , 14:15
by Man in Redblue
Miri wrote:KRESHNIK QATO - Vitor Sa
me 4 prill ora 20:00 drejtperdrejt nga tvsh.


KRESHNIK QATO - Vitor Sa
me 4 prill ora 20:00 drejtperdrejt nga TV VLLAZNIA

mundesuar nga akaliptos. online -- gjithmone prane jush :lol: :lol:

Posted: Mon, 31 Mar 2008 , 14:57
by Miri
Man in Redblue wrote:
Miri wrote:
Man in Redblue wrote: shum shpejt ka ma iba TV VLLAZNIA edhe Top Channel konkurrenz ishtu si ja ka nis :lol: :lol:
shika naqe se je ka na ofendon stacionin mas na krahaso me kaq nivel te dobet :lol: :lol: :lol:
a tlutem shum, ti mund t'thush ca t'dush, po filma me X nuk ke ne kanalin tand, kur te transmetosh edhe kshi filmash, flasim ma gjate :lol: :lol:
ja naqe nuk baj kshu poshtersinash une se jena stacion serioz,pervec se shikojn familjar nuk du me te lan edhe ty pa shkoll ti nej tan diten para tv-s ti pa kshu filmash :twisted: :twisted:

Posted: Mon, 31 Mar 2008 , 15:34
by Admin
I nderum je Miri.
Ishalla nji fitore e Qatos.

Posted: Mon, 31 Mar 2008 , 17:51
by vllaznia1919
A shef mar man si menon per te miren tane Miri e ti sja din hiq.
Qa me iba kti mar Miri qe as per nder sta din. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 31 Mar 2008 , 18:32
by Miri
une kam ra ne hall me kyt njeri,nuk din robi si me u sjell me te prep si prep i keq dal :lol: :lol:

Posted: Sat, 05 Apr 2008 , 13:14
by vvvllaznia
Kreshnik Qato ka fitu boksimin me portugezin dhe e kena kampion botet.Hajt urime e ishallan korr fitore te tjera

Posted: Sat, 05 Apr 2008 , 13:52
by Edmond-Cela
urime urime nikos. ju prift mare ishalla

Posted: Sat, 05 Apr 2008 , 18:57
by Admin
Urime Kreshnik Qatos. Ishalla vazhdon kshu se po na nderon.

Greqia refuzon vizat, boksi shqiptar jashtë "Pekin 2008

Posted: Tue, 08 Apr 2008 , 16:19
by Miri
Greqia refuzon vizat, boksi shqiptar jashtë "Pekin 2008"



Kombëtarja Shqiptare e Boksit nuk do të marrë pjesë në olimpiadën "Pekin 2008" për një refuzim vizash nga ambasada greke në Tiranë. Kështu është shprehur në një deklaratë për shtyp, trajneri i kombëtares së boksit, Zef Gjoni, njëkohësisht edhe trajner i Vllaznisë. Sipas tij, ende nuk dihen arsyet se pse ambasada greke i ka kthyer mbrapsht boksierët shqiptarë, duke mos i dhënë asnjë përgjigje për refuzimin. Trajneri Gjoni shprehet se për këtë problem tepër shqetësues janë vënë në dijeni strukturat më të larta të Federatës së Boksit, Ministria e

Jashtme dhe Ministria e Sporteve, por deri tani askush nuk u ka kthyer përgjigje. Sipas Gjonit, "kjo që i është bërë boksit shqiptar është një padrejtësi, në një kohë kur Shqipëria tashmë është anëtarësuar në NATO". Ekipi kombëtar i boksit, sot në orën 10:00 duhej të ishte paraqitur në Athinë, por mospjesëmarrja në këtë kompeticion shuan shpresat e boksit shqiptar për në olimpiadën "Pekin 2008". Në këtë kompeticion si përfaqësues të vendit tonë duhet të merrnin pjesë tre boksierët shkodranë, Feliks Kruja, Jetmir Kuçi e Nelson Hysa dhe boksieri kryeqytetas Enea Kovaçi, të shoqëruar nga dy trajnerët Zef Gjoni dhe Gëzim Zeneli. Indiferenca e strukturave nga ana e shtetit bën që 4 boksierët kuqezi të mos kenë të drejtë të jenë të barabartë me vendet e tjera të Evropës.