Page 40 of 86
Posted: Wed, 23 Jan 2008 , 13:39
by Man in Redblue
eh ta lumsha se na terbunen, a ba shteti shqiptar si kuzhine grash te kqija qi merren me thashetheme, nqs nuk mund ta vertetojn se jan shit ndeshjet, te myllin gojen e ti shajn vendit.
Posted: Thu, 24 Jan 2008 , 08:47
by tironsi_tr
kishte plas sherr ne komtare gjate stervitjes.
Kuli dhe Bakaj. Tashi ket Bakajn e kom inot se osht pordhaci modh i duket vetja si Ronaldinjo pa brek n'byth. Per Kulin me aq sa e kom pa duket nji lojtar i shtrum. Si perfundim, e kishte honger Kuli dhe ishte pezullu per stervitjen e funit. Ajt mo Bakaj si pizeveng qe osht dihej se do shpetote.
Posted: Thu, 24 Jan 2008 , 11:52
by tironsi_tr
Slavia këmbëngul për Likën
Megjithëse është nën kontratë me skuadrën e Vllaznisë dhe duket shumë e vështirë që të largohet nga shkodranët, pasi presidenti Fushaj nuk i jep kartonin, Gilman Lika ka pasur sërish një ofertë nga Slavia e Sofies. “Unë kam dëshirë të iki e të luaj jashtë shtetit, megjithatë jam nën kontratë”, thotë shkurt lojtari kuqeblu.
Llani në provë në Greqi
Portieri Llani, menjëherë sapo të përfundojë stejxhi stërvitor, do të largohet për në Greqi, ku do të provohet meskuadrën Panseraikos. “Shpresoj që të konkludohet diçka se, më bën mirë edhe për karrierën time”, tha ai.
Asnjë menaxher në Turqi
Lojtarët e përfaqësueses kanë qenë “të pashqetësuar” gjatë këtyre ditëve nga menaxherët për merkaton. Pothuajse asnjëri nga futbollistët nuk ka marrë asnjë ofertë nga klube të huaja, apo të vihej re ndonjë interesim për ndonjërin prej tyre.
(ndersa une them, kur dolen gjith kto oferta edhe prova... edhe pastaj ska qen asnji
ne turqi kon qen te pashqetesum
ah gazetaria shqiptarve ka mor fun)
Posted: Sun, 27 Jan 2008 , 07:38
by Miri
SHQIPERI - ARABIA SAUDITE ndeshja miqesore e radhes e kombetares ton qe do luhet me 21 mars.
papapa do jet nje derbi i vertet
Posted: Thu, 13 Mar 2008 , 18:15
by Miri
Han, listë me polemika e surpriza
Trajneri holandez Ari Han bëri përfundimsiht publike edhe emrat e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet miqësore, ato kundër Arabisë Saudite në Dammam (21 mars, datë jo e lirë e FIFA-s) dhe kundër Moldavisë në Tirasol (26 mars, darë zyrtare e FIFA-s).
Surprizat e ish-trajnerit të Kinës nuk janë të pakta, kur shikon listën “B” kundër Arabisë Saudite. Maringlen Shoshi, Hair Zeqiri, Marius Ngjela, Gjergji Muzaka thirren për herë të parë për një miqësore.
Lista zyrtare (A) e Moldavisë sheh Gjergji Muzakën në rolin e një sulmuesi, dhe jo Hamdi Salihin, edhe pse sulmuesi i SV Ried në Austri ka shënuar 11 gola.
LISTA PËR ARABINË SAUDITE
Portier
Enea Koliçi
Olti Bishani
Mbrojtës
Admir Teli
Andi Lila
Endri Vrapi
Maringlen Shoshi
Elvis Sina
Paulin Dhëmbi
Mesfushori
Klodian Duro
Bledi Shkëmbi
Elis Bakaj
Gilman Lika
Hair Zeqiri
Gjergj Muzaka
Sulmues
Jahmir Hyka
Marius Ngjela
Xhevahir Sukaj
Vioresin Sinani
KOMBËTARET
LISTA PËR MOLDAVINË
Portier
Arjan Beqaj
Isli Hidi
Mbrojtës
Elvis Sina
Armend Dallku
Kristi Vangjeli
Debatik Curri
Endri Vrapi
Mesfushor
Lorik Cana
Klodian Duro
Ervin Skela
Altin Lala
Ervin Bulku
Ansi Agolli
Gilman Lika
Sulmues
Edmond Kapllani
Erjon Bogdani
Jahmir Hyka
Gjergji Muzaka
Posted: Fri, 14 Mar 2008 , 00:01
by vllaznia1919
Ishalla e ka prej pak informacionit se me lan jashte Salihin por edhe Bylykbashin me duket e gabume.
Posted: Fri, 14 Mar 2008 , 13:23
by Man in Redblue
Miri wrote:
LISTA PËR ARABINË SAUDITE
Portier
Enea Koliçi
Olti Bishani
Mbrojtës
Admir Teli
Andi Lila
Endri Vrapi
Maringlen Shoshi
Elvis Sina
Paulin Dhëmbi
Mesfushori
Klodian Duro
Bledi Shkëmbi
Elis Bakaj
Gilman Lika
Hair Zeqiri
Gjergj Muzaka
Sulmues
Jahmir Hyka
Marius Ngjela
Xhevahir Sukaj
Vioresin Sinani
1. Olti Bishani asht shum i talentum, vllaznia duhet me e ba sezonin tjeter sezban titullar, se asht gjynah me e djeg.
2. Telin, Sinen kot i ka thirr, se kan hanger livadin.
3. Dhembin gjynah qe ka thirr me komtare futbollit, ma mir te kishte shku me komtaren e basketbollit
4. me thirr shkembin, ne vend te bylykbashit
5. mvjen mire per Muzaken, Ngjelen, Ishalla ne te ardhemn bahen t' hajrit
Posted: Fri, 14 Mar 2008 , 13:25
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:Ishalla e ka prej pak informacionit se me lan jashte Salihin por edhe Bylykbashin me duket e gabume.
Ska ka shkon, Salihin do ta thirrin sezban dhe bile do ta bajn titullar,se sulmi kuqezi asht momentalisht mizerabel.
Po ai Plaku a e ka fillu sezonin ne suedi ?
Posted: Fri, 14 Mar 2008 , 15:05
by rai
Man in Redblue wrote:
Po ai Plaku a e ka fillu sezonin ne suedi ?
Plaku lun ne Norvegji naqe e kampionati aty fillon me 30 Mars. Ka me pas konkurence ne ekip qe quhet Ham-Kam se kan marr edhe nji serb te forte. Ne ndeshjet miqsore her e fillon si titullar e her pri stolit...por tash e shofim kur te nisin kampionati e ishalla i ec.
Posted: Fri, 14 Mar 2008 , 21:16
by tironsi_tr
Man in Redblue wrote:Miri wrote:
4. me thirr shkembin, ne vend te bylykbashit
5. mvjen mire per Muzaken, Ngjelen, Ishalla ne te ardhemn bahen t' hajrit
100% dakort me ty.
Duhet te behet na nji organizim me nxjerr i shkrim ne gazete, a parrull ne stadium... NUK KA KOMBTARE PA HAMDIN
Posted: Fri, 14 Mar 2008 , 21:44
by Edmond-Cela
nje lajm shum ikeq burra sa e degjova se fifa dhe uefa ka denuar shqiperin me pjesmarrjet nderkomtare. per ma shum nuk di se ky laj sa asht marr prej zyjes se uefas
Posted: Fri, 14 Mar 2008 , 23:02
by vllaznia1919
Posted: Thu, 01 May 2008 , 14:29
by Miri
Kombetarja - Miqesore me Iranin ne fund te majit
Shqipëria mund të luajë kundër Kombëtares së Iranit në fund të muajit maj. Këtë e ka pohuar vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka thënë se po diskutohet me federatën iraniane për të zhvilluar një takim miqësor. Nëse arrihet një akord, sipas të gjitha gjasave do të anulohet miqësorja me Shafhauzenin, e planifikuar për në datën 21 maj.
Si FSHFja, ashtu edhe Federata e Iranit u pezulluan këtë vit nga FIFA, për shkak të ndërhyrjeve të shteteve përkatëse në çështjet e futbollit. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, do ta mirëpriste një ndeshje të tillë, pasi ai dëshiron që kuqezinjtë të përballen me skuadra të forta gjatë kësaj periudhe. “Sa më i fortë të jetë kundërshtari, aq më shumë dalin në pah cilësitë e skuadrës”, është shprehur Han.
Posted: Thu, 01 May 2008 , 15:50
by Miri
Kombetarja - Shpallet lista anti-Poloni
Trajneri i kombetares shqiptare Arie Haan ka shpallur me ne fund listen e tij te lojtareve qe do te kete ne dispozicion ne miqesoren e 27 majit kunder Polonise ne Gjermani.
Ne listen e Haan jane plot 8 lojtare nga kampionati shqiptar ku skuadrat me me shume lojtare jane Tirana dhe Partizani. Ndersa nga Tirana shohim emra tashme te njohur ne kombetare si Endri Vrapi, Klodian Duro dhe Jahmir Hyka, nga Partizani pervec Elis Bakajt shikojme dhe nje rikthim te Blendi Shkembit dhe Paulin Dhembit pas nje mungese te gjate. Gjithashtu me nga nje lojtar prezantohen edhe Besa me kapitenin e saj Lila si dhe Vllaznia me talentin e ri shkodran Lika.
Haan ka thirrur vetem dy portiere, Beqajn qe u shpall lojtari me i mire ne Qipro me Anorthosis si dhe Hidin qe eshte bere tashme portier titullar ne Ukraine me Kryvbas.
Ne mbrojtje jane si gjithmone dyshja e Vorskla Poltava Dallku dhe Curri. Gjithashtu dhe Vangjeli, Vrapi dhe Agolli qe rikthehet perseri pasi ishte lene jashte nga Baric. Bie ne sy mungesa e nje qendermbrojtesi me eksperience, madje vetem Lila eshte nje qendermbrojtes i mirfillte.
Mesfusha eshte e mbipopulluar sidomos me organizatore ku pervec Skeles, Duro dhe Hykes, edhe shtuar edhe Dorian Bylykbashi qe po kalon nje forme shume te mire me Kryvbas dhe po shenon vazhdimisht. Jane si gjithmone kapiteni Lala dhe Lorik Cana, si dhe Ervin Bulku po nga Kryvbas.
Ne sulm jane thirrur vetem tre lojtare. Erjon Bogdani qe ka shenuar 2 gola ne Serie A, Edmond Kapllani qe sapo shenoi golin e tij te pare ne Budnesliga si dhe Hamdi Salihi qe ka shenuar 12 gola per Ried ne Austri.
Lista e plote
Arjan Beqaj - Anorthosis Famagusta
Isli Hidi - FC Kryvbas Kryvyi Rih
Andi Lila - KF Besa
Armend Dallku - Vorskla Poltava
Debatik Curri - Vorskla Poltava
Kristi Vangjeli - Aris Thessaloniki F.C.
Endri Vrapi - SK Tirana
Ansi Agolli - FC Vaasan Palloseura
Lorik Cana - Olympique Marseille
Klodian Duro - SK Tirana
Ervin Skela - Energie Cottbus
Altin Lala - Hannover 96
Ervin Bulku - FC Kryvbas Kryvyi Rih
Elis Bakaj - KF Partizani
Gilman Lika - KF Vllaznia
Paulin Dhembi - FK Partizani
Blendi Shkembi - FK Partizani
Dorian Bylykbashi - FC Kryvbas Kryvyi Rih
Jahmir Hyka - SK Tirana
Hamdi Salihi - FC Ried
Erjon Bogdani - AS Livorno
Edmond Kapllani - Karlsruher SC
Posted: Thu, 01 May 2008 , 21:39
by Edmond-Cela
po me vjen mire per salihin dhe liken se e meritojn
Posted: Fri, 02 May 2008 , 13:56
by Admin
Edhe mu pa me vjen mire per Salihin dhe Liken, edhe se sma merr mendja se Han ka me aktivizu Liken.
Posted: Fri, 02 May 2008 , 18:03
by rai
o e meriton Salihi o se meriton kush, aq ma teper qe skuadra e tij asht nji skuader do ca do, me ba tana ata gola asht vertet zotesi...une tham se po lujti per nej ekip ma te mire Salihi , mund te jete edhe ma rrezultativ.
Edhe per Liken me bahet qejfi, ta tregojne vedin ne grumullim sa te mundet. asht i ri e do ta kene edhe shancin e tij doemos
Posted: Sat, 03 May 2008 , 10:31
by vllaznia1919
Qa i duhen Shkembi e Dhembi se kuptoj!!!!!!!!!!!!
Posted: Mon, 12 May 2008 , 20:55
by Man in Redblue
“Kundër rrymës” Shqipëria bën pazar në Kosovë FSHF kontakte me dy futbollistë nga Suedia
Federata Shqiptare e Futbollit është duke përgatitur dokumentacionin për të pasaportizuar dy futbollistë kosovarë që lujnë në Suedi, me synimin që këta t’i bëjnë pjesë të përfaqësueses shqiptare në të ardhmen. Dy lojtarët 19?vjecarë, Berisha dhe Raskaj, janë të predispozuar që të luajnë nën ngjyrat kuqezi, pavarësisht se ndoshta në të ardhmen mund të gjënden në dilemë përballë një thirrjeje kosovare.
Shqipëria – Trajneri i skuadrës U?21, Bushati, shqetësohet vetëm në lidhje me anën teknike të cëshjtes. “Unë mendoj se këta dy futbollistë ia vlejnë dhe kjo është shumë e rëndësishme, të gjithë shqiptarët duan që shqipëria të ketë një përfaqësuese të fortë. Unë nuk di c’të them se cfarë do të bëjnë këta futbollistë në të ardhmen kur Kosova të njihet zyrtarisht në futboll. Sigurisht që të gjitha duam të kemi edhe një Kosovë të fortë megjithatë, për momentin, si teknik them që janë dy lojtarë të vlefshëm. Do të kem një kontakt tjetër me ata, pasi i pari ishte pozitiv”.
Kosova – Kosova zyrtare e Futbollit nuk ka asnjë reagim në lidhje me kërkesën shqiptare e megjithatë në Prishtinë opinionet janë të ndryshme. Ka pasur nga ata që kanë besuar se nuk është fort e ndershme që Shqipëria të vijojë të rekrutojë futbollistë kosovar, pasi shumë shpejt Kosova do të ketë përfaqësuesen e saj, ndërsa të tjerë thonë që kosovarët, ashtu si gjithë të tjerët, janë të lirë të luajnë me këdo përfaqësuese të duan, e aq më mirë kur kjo që zgjedhin është njëra kuqezi. Presidenti i federatës Duka së bashku me homologun e tij Vokrri, në një takim në Tiranë, kanë shprehur kënaqësinë për dy skuadra të forta futbollit duke shprehur gjithashtu bindjen se asnjëra nuk do ta pengojë tjetrën për tu zhvilluar sa më shumë.
Lojtarët e kërkuar
Etrit Berisha
Pozicioni: Portier
Datelindja: 10/03/1989
Vendlindja: Kosove
Gjatesia: 1.94 m
Skuadra: Kalmar FF
Karriera:
2007/08 ? Kalmar FF
2006/07 ? Kalmar FF
2006/07 ? 2 Korriku
Anel Raskaj
Pozicioni: Sulmues
Datëlindja: 19/09/1989
Vendlinja: Kosovë
Gjatësia: 1.89 m
SkuadraL Halmstad
Karriera
2003/08 Halmstad
Posted: Tue, 13 May 2008 , 14:43
by vllaznia1919
Un mendoj se per portjer skena shum nevoje.Ne na duhen mrojtsa e mesfushor ma shum.Ky asht mendimi jem.