Page 39 of 160

Posted: Fri, 19 Jan 2007 , 14:01
by Edmond-Cela
Fanela nr.10 e Gudjabit, vishet nga Eldo Merkoci

Sulmuesi senegalez i bluve ende nuk eshte kthyer te Dinamo pas pushimeve te dimrit dhe duket se nuk do ta beje kurre me nje gje te tille. Zerat e pakonfirmuar thone se kthimi i tij ne Shqiperi pritet neser, por Dinamo do ta lere menjehere te lire, per te shkuar me pas te Vllaznia. Shenimi i pese golave te merkuren, kunder Shkumbinit, duket se ka mbyllur cd dyshim ne lidhje me forcen e sulmit, edhe pa senegalezin. Nderkohe, fanella me numrin 10 e senegalezit tashme i eshte dhene Eldorado Merkocit, qe duket se do te jete lideri i ri i sulmit.

Posted: Fri, 19 Jan 2007 , 14:33
by futbollist
Une kam dyshime se nuk ka me ardhe hic te Vllaznia.Kto bethzezt meten tu na mashtru vij sot vij neser rrace e poshtme.lyp me ti hi me ti rrah ne thuper sheget kta fare faret :lol:

Posted: Fri, 19 Jan 2007 , 19:53
by Edmond-Cela
Miroci: Vij për një Vllazni në Kupat e Evropës.
Sporti - Futboll

Friday, 19 January 2007
Miroci: Vij për një Vllazni në Kupat e Evropës.Dëshira e tij kryesore ka qenë për të ardhur edhe më parë në futbollin shqiptar por vetëm tani është bërë realitet. Kontrata e firmosur dy ditë më parë me Vllazninë, për Xhelal Mirocin pritet t’i japë atij shansin për të bërë emër në futbollin shqiptar. Duke pretenduar kuptohet që të jetë sa më shpejt pjesë e ekipit U-21 të Shqipërisë e më pas dhe atij kombëtar. Ai ende nuk i ka mbushur 20 vjeç (datëlindja 13.3.1987) dhe i kanë mjaftuar vetëm 3 ditë për të bindur trajnerin e kuqebluve Mirel Josa për vlerat e tij. Gjë që më pas çoi edhe në akordin financiar me presidentin Valter Fushaj dhe për pasojë është hedhur firma në letër. Një kontratë 6 mujore në mënyrë që të dy palët të shohin si shkojnë punët e më pas mund të zgjatet edhe më tej. Ka qenë vetë lojtari i cili ka shpjeguar për “sporti Shqiptar” pse nguli këmbë që kontrata të ishte vetëm deri në përfundim të këtij sezoni. “Desha të firmos vetëm për 6 muaj dhe për këtë ishte dakord edhe presidenti Fushaj në mënyrë që gjatë kësaj periudhe të shohim si do shkojnë punët e më pas kontrata mund të zgjatet sërish. Dëshira ime është t’i bindë me lojëra të mira drejtuesit e Vllaznisë për vlerat që kam e për këtë do të bëj më të mirën në fushë”-ka shpjeguar ai. Xhelal Miroci ëshhtë nga Juniku i Kosovës dhe ka emigruar në Gjermani që në vitin 1996. ndoshta ngaqë ka mbi 10 vjet që jeton në këtë vend, 20 vjeçari e ka të vështirë të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe megjithatë nuk është shumë problem të komunikosh me të. Karrierën e futbollit e ka filluar pikërisht në këtë vend teksa më pas ka arritur të luajë në disa ekipe të kategorisë së tretë dhe të katërt të futbollit gjerman. Kryesisht ka luajtur në Ausburg ndërkohë që sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit SG Dornheim. Pamundësia për t’u bashkuar me Vllazninë e kosovarit tjetër Popova, ka bërë që menaxherët t’i sugjerojnë drejtuesve shkodranë pikërisht këtë lojtar. Ai luan kryesisht në krahun e djathtë të mesfushës dhe Josa është mahinitur nga veprimet e tij në miqësoren me serbët e Banat . Kaq ka mjaftuar dhe tekniku i kuqebluve ka dhënë “OK”-in e tij. “Të them të drejtën u entuziasmova shumë kur trajneri më tha se për të isha i gatshëm për të luajtur me Vllazninë. Njëkohësisht falenderoj edhe presidentin Fushaj që menjëherë më plotësoi edhe kërkesat financiare. Duke qenë kështu premtoj se në këta 6 muaj do të jap maksimumin për të nderuar trajnerin, presidentin por dhe për të kënaqur tifozerinë shkodrane që siç kam dëgjuar është shumë e zjarrtë”-ka shtuar më tej blerja e fundit e kuqebluve. Në këtë mënyrë me ardhjen e Mirocit janë rregulluar edhe disa plane të trajnerit Josa që kërkonte një lojtar të fuqishëm për krahun e djathtë të mesfushës.

Posted: Fri, 19 Jan 2007 , 20:07
by GOLDIAN
nuk e di ctju them por besoj se do deshtojme
me falni qe flas keshtu por me dy futbolliste ne formacion qe e kane mendjen tjeter kund veshtire te ecim
me mire ti zevendesojme me denis zmijanin e me canin te pakten e dime se luajne me shpirt
mendimi imi ky

Posted: Fri, 19 Jan 2007 , 21:47
by vllaznia1919
Me sa di un Zmijani ka kalu te Kastrioti.

Posted: Fri, 19 Jan 2007 , 22:25
by BLEDI
Une tham Gudjabi tash po vjen prep tham na duhet naj perforcim tjeter
se me Mirocin nuk i thuhet merkato tan ata fjale kur po hapet merkatoja po ma merr mendja Fushaj tesh do te thoj kur po myllet.po mjer Vllaznia :twisted: [/b]

Posted: Fri, 19 Jan 2007 , 23:13
by Man in Redblue
Si erdhi si serdhi Gudjabi sna duhet gja se ska me pase pregatitje fizike.

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 00:37
by iliriny
Dinamo thote se nuk ka nevoje per Gudjabin dhe e le te lire. Shikoni se si Vllaznia merr lojtare qe nuk i duhen skuadrave konkurrente. Nuk e di se me ke do luajme ne sulm nese nuk vjen "princi i shumepritur Gudjabi"? Shpresoj te mos vije aspak dhe te leje ne sulm dyshen e te rinjve Sukaj-Cani. Mos u tregoni skeptike per eksperiencen dhe moshen e tyre, sepse kane per te bere gjera te bukura bashke ata dy. Me kujtohet Xhelal Alibali ne nje kohe kur Vllaznia u denua nga FSHF ne '87. Ai ishte krejt pa emer dhe sulmues i vetem qe erdhi nga te rinjte, por ishte ai qe e mbajti Vllaznine ne mes te tabeles ne ate vit kur u mendua se Vllaznia mbaroi, duke bere per vete edhe tifozet me xhunglimet e tij. Keshtu qe une them se keta dy djem te rinj do bejne mjaft per skuadren, sigurisht te mbeshtetur edhe nga ata me me pervoje.

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 03:31
by Admin
Pershendetje,

Ishalla kosovari Miroci del i hajrit edhe i jep ma shume levizje mesfushes e krahut te djathe.

Cani - Sukaj mund te jete dyshe e mire por nje lojtar i ri ka nevoje per mbeshtetje nga nje lojtar me eksperience. Nji skuader si Vllaznia qe pretondon per me hi ne kupat e Evropes nuk mundet qe sulmin e vet me ja "lane ne dore" dy 20-vjecareve.
Edhe une si shume prej jush ktu jam i mendimit se Gudjabi ne kete pike nuk na duhet.... Ai asht pa pergatitje fizike, skuadren e lojtaret nuk i njeh hiç, masandej edhe kohet e fundit nuk ka paraqit lojna te bukra me Dinamon, kshu qe ma mire mas ta marrim.
Te shohim nqs po mundena me marr ndonje lojtar te hajrit prej Buducnostit.

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 09:37
by iliriny
Ai lojtari qe dojne me marre prej Buducnostit asht mesfushor. Masandej presidenti e ka thane se s'ka lojtare shume ne treg, prandaj them bejani shyqyrin qe erdhi Cani se kishim mbet me Sukajn e Dalipin vetem. Per te tjere harrojeni se afrohet kush me. Merkatoja ka per t'u mbyllur me blerjen e lojtarit malazez e kaq. Edhe ate kane me e ble sa me thane se e kena mbush edhe nji bire, e jo pse ka me pas cilesi te vecanta si lojtar.

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 15:21
by vllaznia1919
Man in Redblue wrote:Si erdhi si serdhi Gudjabi sna duhet gja se ska me pase pregatitje fizike.
Lene qe nuk asht tuj ardhe,por si thu ti nuk asht kerkun me anen fizike.Per njate pune e kishin pase problem ne fund te fazes te Dinamoja.Kan thane qe asht shnosh si THI! :lol: :lol: :lol: :lol:
I ka pelqy guzhina shqiptare duket.Byrekt e qebabt i ka tha krejt! :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 16:19
by Admin
Normale qe Merkatoja per Vllaznine ka mbaru!!!!
Ashtu si edhe ne merkaton e vers, lojtaret qe mund te vijne ne momentet e fundit nuk besoj se mund te rrezultojne te mire per Vllaznine.
Per mendimin tem Milic nuk ishte dasht me e lan me u largu prej Vllaznise pasi asht nje lojtar me pervoje. Ishte dasht me i dhan ma shume kohe me u ambjentu me skuadren.

Per ate lojtarin malazes qe flitet me ardh i cili lun si mesfushor i avancum, jane fjale te mira pa nuk e di se sa mund te na sherbeje e nqs mundet me ardh, pasi faza pergatitore pa mbaron.

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 18:31
by Edmond-Cela
Anullohet miqësorja me Buduçnost, gati ajo me Zetën
Takimi miqësor me Buduçnostin i planifkuar për t’u zhvilluar këtë fundjavë nuk do zhvillohet. Arsyeja është se malazezët i kanë filluar vonë përgatitjet e tyre dimërore dhe sipas trajnerit të kësaj skuadre, ajo nuk është e gatshme për të zhvilluar ndonjë miqësore. Këtë e ka konfirmuar dje presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj që ishte bërë gati për t’u nisur drejt Hercegnovit për të parë këtë miqësore nisur edhe nga marrëveshja që ai para pak ditësh pat bërë me krerët më të lartë të klubit malazez. Duke qenë kështu, një miqësore e tillë ndoshta mund të zhvillohet javën e ardhshme në Shkodër ose Podgoricë por ndërkohë para kthimit të ekipit të Vllaznisë nga përgatitorja e Hercegnovit, ai mund të zhvillojë një tjetër miqësore. Kundërshtari i tij pritet të jetë ekipi tjetër malazez, i dyti në kampionatin e këtij vendi, pikërisht Zeta. Miqësorja mund të zhvillohet ditën e hënë në Ulqin gjatë kthimit të kuqebluve për në Shkodër.

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 18:40
by Edmond-Cela
Vllaznia, në dyshim ardhja e mesfushorit malazez
Miqësorja me Buduçnostin përveçse do shërbente për të parë gjendjen e skuadrës shkodrane pas dy javëve të stërvitjeve në Hercegnovi, do ishte edhe një mundësi e mirë që shkodranët të shikonin dhe të merrnin ndonjë lojtar nga kjo skuadër. Por fakti që miqësorja nuk do zhvillohet ia ka hequr mundësinë trajnerit Josa të vërejë se cilin prej lojtarëve mund t’i shkëpuste Buduçnostit. Një afrim i tillë vështirë se do bëhet më vonë nisur nga fakti se ditët kalojnë dhe skuadra duhet të marrë konfigurimin e saj të plotë sa më shpejt. Pikërisht për të njëjtën arsye, u hoq dorë thuajse plotëssiht edhe nga Gudjabi sepse Vllaznisë nuk i duhen lojtarë të papërgatitur.
Gjergj KOLA

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 21:52
by GOLDIAN
ME FALNI VLLAZEN PER PESIMIZMIN TIM
POR NJE GJA ME BEN PERSHTYPJE DHE E THEM PA IRONI
A KA TURP KY PRESIDENT??????

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 22:38
by Shkodrani81
vllaznia1919 wrote:
I ka pelqy guzhina shqiptare duket.Byrekt e qebabt i ka tha krejt! :lol: :lol: :lol:
Hahahaha :lol: :lol: E FORTE KJA!

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 23:07
by BLEDI
Shkodrani81 wrote:
vllaznia1919 wrote:
I ka pelqy guzhina shqiptare duket.Byrekt e qebabt i ka tha krejt! :lol: :lol: :lol:
Hahahaha :lol: :lol: E FORTE KJA!

Shkodrani81 mirseerdhe ne rralle te pare edhe ishalla ke ardhe me kam te mar per fazen e dyte


edhe ja kalosh mir BLEDI

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 23:09
by BLEDI
O Mondi a kena naj lajm ka londra qa bahet atje?

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 23:14
by GOLDIAN
BLEDI wrote:O Mondi a kena naj lajm ka londra qa bahet atje?
chelsi hupi sot e ka mundesi qe vjen murinjo bashke me wright-philips e me ate obi mikel

Posted: Sat, 20 Jan 2007 , 23:17
by BLEDI
GOLDIAN wrote:
BLEDI wrote:O Mondi a kena naj lajm ka londra qa bahet atje?
chelsi hupi sot e ka mundesi qe vjen murinjo bashke me wright-philips e me ate obi mikel

Po nuk i xehet bese murinjos se asht shum mistrec po ma mir te rrim me josen