Page 39 of 72

Posted: Thu, 05 Jun 2008 , 18:17
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:OK, spo ta prishi. Nqs e rregullon kyt pune me Koblenzin ti, atehere per me le te shkojne atje :lol: :lol:


Hata krej kishte me kene nqs neser lexoj:

FK Austria Wien verpflichtet Gilman Lika und Hamdi Salihi


anderr per mu, se jane edhe klub shume simpatik...
a je tu ba kurse gjermanishtet ketu a :lol:
mas e kishe fjalen austria karnten verpflichtet gilman lika und xhevahir sukaj
per salihin sbaj koment

Posted: Thu, 05 Jun 2008 , 20:30
by vllaznia1919
Edhe Sheta flitet se ka me ba nji prove ose pret pergjigjen prej Kapfenberg! :wink: :wink: :wink: :wink:

Posted: Tue, 24 Jun 2008 , 21:49
by rai
Hamdi Salihi asht i lindun per gol, edhe ne ndeshje pergatitore nuk e len pa ba gola.
Sot ai shenoj golin e avantazhit ne te 58', ne ndeshjen qe skuadra e tij Ried humbi ndaj skuadres vendase Kosice 2-1.
Takimi u luajt ne Kammer/Schörfling te Attersee statt aty ku stervitet skuadra e Ried.
Ekipi i tij gjendet ne nje periudhe ri-organizimi ku shume lojtare jane larguar duke perfshire ketu edhe nje nga pikat e forta te viteve te fundit portierin Hans-Peter Berger i cili nenshkroj nje kontrate 2 vjecare me klubin portugez SC Leixoes
Bravo Salihi, suksese dhe ishalla me nji kontrate me ndonji skuader te forte :!: :!:

Posted: Fri, 27 Jun 2008 , 18:44
by Man in Redblue
Xhuilian Rrudho përfundon në Skafateze

Duken të largëta kohërat kur Rrudho bënte debutimin në Serinë A kundër skuadrës së Milanit me fanelën e Kievos. Tani futbollisti 22 vjeçar shqiptar, që ka luajtur edhe me skuadrën Shpresa ka firmosur me skuadrën e Skafatezes në nivele të ulëta të futbollit italian.


gjynah, mgjs. mu nuk mka pelqy asihere kur e kam pa tu lujt..

Posted: Fri, 27 Jun 2008 , 18:46
by Man in Redblue
Ditmar Bicaj nënshkruan me Belasica Petriç



Ditmar Bicaj është emri më i ri që i shtohet listës së shqiptarëve që luajnë në Bullgari. Mbrojtësi gjigant (1.93 m), i cili ka qenë pjesë e kampiones së Shqipërisë, Dinamo, do të jetë pjesë e Belasica Petriç, klubi i Kategorisë Superiore në Bullgari, duke u bërë lojtari i dytë shqiptar në këtë klub.

Në janar të këtij viti me këtë skuadër u bashkua edhe Klodian Semina, një tjetër lojtar i përfaqësueses U-19.

19-vjeçari, djali i trajnerit të njohur shqiptar Vasil Bici, nuk do të kalojë një periudhë prove me Belasicën, por do të nënshkruajë menjëherë kontratën me skuadrën nga Petriç.

Në Bullgari aktualisht luan edhe Enco Malindi me Slavian e Sofjs, ndërkohë që Mensur Kurtishi nënshkroi para disa ditësh me CSKA-në e Sofjes.



Shume mire. Ishalla si Semina


PS: Se kuptoj se si djali i Vasil BICIT e ka mbiemrin BICAJ :shock: :lol:

Posted: Fri, 27 Jun 2008 , 19:07
by Admin
Hhahhahaha MrB

Ka fillu nxehti tesh, e skane faj gazetart tone te nderum .....:D :lol:

Posted: Fri, 27 Jun 2008 , 20:11
by rai
O ja maj naqe, jo te nxehtit por mbiemnat tone te famshem qe kur nuk i pelqejn njerezve fillojne e i modifikojne....Vasili e ka mbiemnin taman Bicaj por ka qejf me e thirr Bici (i duket ma qytetar)....Ne kete rast autori i asht referu faqes zyrtare te Belasices qe e shkrujti emnin e lojtarit ashtu si e ka ne pasaporte.....
Edhe Alban Bushaj ka qejf me e thirr Bushi por me e pa taman emnin Bushaj e ka. :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 09 Jul 2008 , 00:23
by Man in Redblue
Vata: “Ballkani i mbushur me talente”


Rudi Vata, agjenti shqiptar i FIFA-s, i specializuar në tregun futbollistik të Europës Lindore, është shndërruar në një pikë referimi për merkaton e futbollit skocez. Gazeta më e rëndësishme në Skoci, “Daily Mail” i ka kushtuar një vëmendje të posaçme tregut të talenteve të rinj nga Ballkani, duke pasur si pikë referimi opinionin e dhënë nga ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare. Ish-qendërmbrojtësi i Parkhead në Skoci, aty ku banon dhe drejtuesi i “Vata Vision Football Management”, përveçse tregon eksperiencën e tij jep edhe disa detaje në lidhje me vlerat e lojtarëve nga vendet ish-komuniste.

Me rusët tashmë në klube të pasura, vëmendja skoceze është e kthyer nga lojtarët rumunë e kroatë. “Nëse Sëlltiku me të vërtetë dëshiron të hyjë në Europën Lindore të mbushur me talente”, - thotë ish-mbrojtësi i Parkhead, Rudi Vata për “Daily Mail”, - “ka vetëm një zgjidhje”. Menaxheri i njohur shqiptar thotë se në vendet lindore ndodhen shumë të rinj me talent të mirëfilltë dhe që janë prodhuar jashtë syve të rajoneve ku kërkojnë klubet e mëdha. Vata këmbëngul, megjithatë, se të gjesh yje për të ardhmen, përpara se ata të bëhen superyje në shuma që shkojnë deri në 8 milionë sterlina kërkon bashkërisht kohë dhe përpjekje. Duke reaguar në lidhje me lajmin për ofertën prej 3 milion sterlinash për futbollistin Gabriel Tamas të Okserit, Vata thotë për “Sportsmail”: “Unë u kam thënë te Sëlltiku: ‘Hajdeni me mua në Mal të Zi dhe në vendet ku më të vërtetë prodhohen lojtarë të mirë. :evil: Ju mund të shkoni në të gjitha këto dhe ju do të gjeni të rinj të talentuar. Nëse ju do t’i lini për një kohë të gjatë ara, atëherë ju do të shkoni në klubet e mëdha në Beograd apo Zagreb apo kudo tjetër ku çmimi i tyre gjithmonë rritet. Është e njëjta gjë me rusët e rumunët. Kur këta lojtarë bëhen të mëdhenj, atëherë ata do të kenë gjithmonë cilësinë të shkojnë në liga më të mëdha se ajo skoceze. Dhe sikur ata do të dëshirojnë të vinë, ata do të jenë shumë të kushtueshëm”. Kreu i agjencisë më të madhe shqiptare të transferimeve “Vata Vision Football Management” shton: “Nëse ju do të shkoni te ata, pikërisht në kohën kur ata kanë filluar, atëherë do të kushtojnë më lirë dhe do të më e lehtë për të nënshkruar. Nëse do të shkoni te Partizani i Beogradit, Spartaku i Moskës apo Dinamo e Zagrebit, atëherë ju do të flisni për tre-katër milionë euro, vetëm për t’i nxjerrë ata nga dera”. “Shikoni Dinamon e Zagrebit, - jep një shembull Vata. “Sëlltiku kërkonte Ognjen Vukojeviçin nga Dinamo, por ai shkoi te Kievi për 6 milionë sterlina. Aktualisht, Dinamo ka arritur të fitojë 58 milionë stelina vetëm duke shitur lojtarët. Kjo sepse ata i kanë marrë lojtarët më të mirë të rinj shumë shpejt dhe ata kanë bërë detyrat e shtëpisë”.

Tani një agjent i FIFA-s, Vata i specializuar në tregun e Europës Lindore, luajti një rol kyç në marrëveshjet e transferimin e largimit të Geri O’Konor nga Lokomotiva e Moskës. “Fabula se 22-vjeçari Vata u detyrua të kërkojë azil poltik, ndërkohë që luante për vendin e tij në (stadiumin) ‘Park de Princes’ në Paris është bërë pjesë e folklorit të futbollit skocez”, - shkruan “Daily Mail”. “Mbrojtësi u bashkua Sëlltikut 12 muaj në vonë, në kohën kur Blloku Lindor ishte ende një pengesë e madhe për ata lojtarë që shpresonin të luanin në perëndim, një barrierë që bëhej akoma më e madhe në ‘fortesën’ Shqipëri”, - vazhdon gazeta skoceze. Gjatë këtyre, lojtarë rumunë, rusë e kroatë, të cilët janë në kërkim të ekipeve më të mira, e gjejnë futbollin skocez shumë pak tërheqës. “Unë mendoj se ndërkombëtarë rumunë si Tamash vinë këtu (në Skoci) pasi nuk kanë shumë mundësi në ligat më të vërtetë të mëdha”, - thotë Vata “Shikoni Mutu, kapitenin e Rumanisë. Ai është duke negociuar një transfertë prej 14 milionë sterlinash me Romën, ashtu si më parë Kristian Çivu me Interin. Unë nuk mendoj se ne do të kemi mundësinë t’i shohim në ligën skoceze ndonjëherë. Por nëse ju luani për Okserin, atëherë Sëlltikut është një klub më i madh, dhe kjo është një arritje. Për mua, liga franceze nuk është aq e ndryshme nga ajo skoceze. Nëse Tamas nuk bëri shumë përshtypje në Francë, unë nuk jam i sigurt se Sëlltik do të hedhë sytë te ai. Por, nëse ai është i lumtur të vijë, dhe klubi është i lumtur të nënshkruajë, atëherë do të jenë të lumtur të gjithë”, - thotë Vata. Aktualisht, vetëm Marius Nikulae luan në Skoci, te Ivernes. Daniel Prodan, që nënshkroi për Rejnxhërs në vitet Nëntëdhjetë, ishte një dështim. “Skocia nuk është një vend i lehtë për ardhur e për të luajtur futboll”, - thotë Vata. “Kultura është shumë e ndryshme në futboll në raport me vendet e tjera dhe do kohë të adaptohesh. Por nëse ke talent, do të ishte më e lehtë të luaje për klube të mëdha si Sëlltiku ose Rejnxhërsi, sesa kur unë kam luajtur për Sëlltikun”. Bota është duke u bërë më e vogël, dhe për lojtarët nga Europa Lindore është më lehtë për përshtatur. Nuk ka shumë diferencë pasi dhe midis vendeve edhe mënyra e jetesës është përmirësuar në lindje. Varfëria dhe mungesa e lirisë që shumica e këtyre vendeve provoi 20 vjet më parë ka ndryshuar”, - përfundon Rudi Vata.



Salihi nuk arrin me ndrru skuader, se Ried kerkon 50000 euro per te, kurse klubet kroate, serbe kerkojne tre-kater milion per futbollist.


Bakaj te Dortmundi, Abilaliaj te Nanta, Sukaj te Koblenz
pa harru Curri, Dallku te Werder, Cana te Reali..........

Posted: Thu, 10 Jul 2008 , 16:03
by Miri
Bogdani: Kievo, do të çuditesh



Sulmuesi shqiptar rikthehet në Verona pas sezonit zhgënjyes me Livornon


Erjon Bogdani kthehet në Verona. Të dielën, në grumbullimin e Kievos për sezonin e ri, prezent do të jetë edhe sulmuesi shqiptar. Skuadra verdheblu rikthehet në Serinë A, pas një viti në kategoritë inferiore dhe Bogdani ka në kokë shumë ide. "Kam ende edhe dy vjet kontratë me këtë klub. Nuk e di se çfarë mendojnë drejtuesit, por unë kthehem me shumë entuziazëm. Për të qenë i sinqertë, entuziazmin nuk e humba asnjëherë. Jam i bindur se mund të bëj gjëra të mira për të ndihmuar skuadrën".

Jeni kthyer te Kievo për të qëndruar?

Shpresoj që po. Kam shumë dëshirë për të luajtur. Mendoj se e meritoj të vazhdoj të aktivizohem në Serinë A. Po pres me padurim fillimin e sezonit të ri, për të nisur gjithçka nga e para dhe mbase për të shkruar një histori të re.

Në sulm do të gjeni Gaspareton dhe Pelisier që ju presin...

Shumë mirë, në Serinë A konkurrenca i stimulon të gjithë. Megjithatë, mendoj se askush nuk duhet të ndihet titullar i padiskutueshëm. Pelisier nuk mund të luajë në të gjitha ndeshjet, as Gaspareto dhe as unë. Por, nëse gjendet mënyra për të paraqitur alternativat e duhura në momentin e duhur, atëherë Kievo mund të realizojë diçka vërtet të rëndësishme.

A keni folur me klubin?

Ende jo. Vetëm i kam dërguar mesazhe urimi në ditën që Kievo siguroi ngjitjen në Serinë A. Kisha shumë besim se ata do të ktheheshin në elitë, pasi në asnjë moment nuk e humba shpresën për të riveshur fanellën verdheblu.

Si ishte ndarja?

Rënia nga kategoria ishte një goditje e fortë për të gjithë. Më pas, kur skuadra u grumbullua në San Zeno e vendosa të ardhmen time në duart e klubit. Do të kisha qëndruar me gjithë qejf edhe në Serinë B. Por, pranova që të më transferonin te Livorno në formë huazimi. Në fund ajo zgjedhje rezultoi e gabuar.

Përse?

Sepse... në formë huazimi nuk shkoj më tek asnjë skuadër. Aty je thjesht një lojtar "kalimtar". Nëse gjërat nuk ecin mirë, rrezikon të përfundosh jashtë skuadrës. Nuk kam asnjë inat. Megjithatë, në një pikë të caktuar të sezonit nuk e pashë më fushën me sy. Miqtë e mi më pyesnin: Erjon, nga ke përfunduar? Nuk dija se çfarë t‘i përgjigjesha. Kjo eksperiencë bëri që të më krijohet një bindje: ose do të qëndroj te Kievo dhe do të jap maksimumin, ose klubi do të më shesë. Nuk e pranoj më huazimin.

Si e vlerësoni Kievon e re?

Për mua gjëja më kryesore është organizimi. Kievo më duket një skuadër e organizuar mirë.

Po trajnerin Iakini?

Mendoj se ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Po pres me padurim që të filloj të stërvitem.

Megjithatë, e ardhmja nuk është se ju jep ndonjë garanci...

Kjo nuk përbën problem. Shkoj në Verona me kokën poshtë, nuk do t‘i kërkoj asgjë askujt, do të tentoj që të fitoj hapësirat e mia ditë pas dite. Mendoj se mund t‘ia dal. Mund t‘i çudis të gjithë, mund të shënoj sërish ndonjë gol me peshë.

Një vit më pas, çfarë synon Bogdani të tregojë përsëri?

Dëshiroj të tregoj se pjesë e këtij projekti mund të jem edhe unë. Mbase, dua të tregoj të gjitha ato gjëra që nuk arrita t‘i tregoj në të kaluarën. E ndiej se veprimi më i drejtë është që të qëndroj me skuadrën. Nuk kam pasur kontakte të tjera: Kievo është zgjedhja ime e parë.


Huazimi

Bogdani mendon se e meriton që të vazhdojë të luajë në Serinë A dhe se Kievo është zgjedhja e tij e parë. Sulmuesi ka mohuar kategorikisht çdo mundësi për t‘u huazuar në një tjetër skuadër: "Ose qëndroj, ose më shesin"

Posted: Thu, 10 Jul 2008 , 16:05
by Miri
Igli Tare, sot largimi zyrtar nga kombëtarja

Igli Tare pritet t’i japë sot lamtumirën zyrtare kombëtares kuqezi, në një konferencë për shtyp që do të mbahet në orën 11:00 në hotel “Sheraton”. Sulmuesi i Lacios ka një kohë të gjatë që nuk aktivizohet me përfaqësuesen tonë, për shkak të disa problemeve si me trajnerin Bariç, ashtu edhe me disa drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjithashtu, sot Tare pritet të zbulojë edhe disa nga objektivat e tij për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, duket se biondi do të vazhdojë të luajë edhe për një sezon tjetër me Lacion për sa u përket klubeve, ndërsa me kombëtaren e ka mbyllur me 67 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar dhjetë gola.

Posted: Thu, 10 Jul 2008 , 23:04
by vllaznia1919
Man in Redblue wrote:Xhuilian Rrudho përfundon në Skafateze

Duken të largëta kohërat kur Rrudho bënte debutimin në Serinë A kundër skuadrës së Milanit me fanelën e Kievos. Tani futbollisti 22 vjeçar shqiptar, që ka luajtur edhe me skuadrën Shpresa ka firmosur me skuadrën e Skafatezes në nivele të ulëta të futbollit italian.


gjynah, mgjs. mu nuk mka pelqy asihere kur e kam pa tu lujt..
Naqe ka e gjete i kyt se Xhulioja ka ken te skafatezja pjesen e dyte te sezonit te kalum.

Posted: Fri, 11 Jul 2008 , 14:46
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:
Man in Redblue wrote:Xhuilian Rrudho përfundon në Skafateze

Duken të largëta kohërat kur Rrudho bënte debutimin në Serinë A kundër skuadrës së Milanit me fanelën e Kievos. Tani futbollisti 22 vjeçar shqiptar, që ka luajtur edhe me skuadrën Shpresa ka firmosur me skuadrën e Skafatezes në nivele të ulëta të futbollit italian.


gjynah, mgjs. mu nuk mka pelqy asihere kur e kam pa tu lujt..
Naqe ka e gjete i kyt se Xhulioja ka ken te skafatezja pjesen e dyte te sezonit te kalum.
te albaniasport.com, qi mos qofte ma mire...

Posted: Sat, 12 Jul 2008 , 00:24
by vllaznia1919
Ke pshtu kot vetem se Miri e ka menen te nusja.Se kushedi qa ishte ba ne ty. :lol: :lol: :lol: :lol:
Hala e lexon at faqe ti????? :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 12 Jul 2008 , 20:14
by Man in Redblue
Salihi rrasi petllen :) :)

Posted: Sat, 12 Jul 2008 , 20:28
by rai
tu e pa ishe edhe une naqe....me erdhi keq qe albitri ja dha ate karton te kuq ku mbrojtsi i Mattresburgut i hypi siper...albitri nuk e ndali lojen
faji i albitrit qe e lejoj ate vazhdim loje.
Sidoqofte bravo Salihit per golin
Albitri shume i dyshimte edhe te penalltia qe i dha Matersburgut

Posted: Sat, 12 Jul 2008 , 21:03
by vllaznia1919
Edhe per mu sherrin e filloj aj lojtari i Mattersburgut.Megjithate i lumte Sals per golin shum te bukur qe bani.

Posted: Sun, 13 Jul 2008 , 13:35
by Admin
Alamet golit ka ba Salihi, ishalla vazhdon kshu,
Tek kartoni Salihi ishte dasht me u tregu ma kopil.....

Posted: Sun, 13 Jul 2008 , 13:38
by Edmond-Cela
goli fantastik krejt. per mua nuk eshte per karton te kur, momenta jan ato

Posted: Sun, 13 Jul 2008 , 20:59
by matrix-kuqeblu
goli dhe kartoni e kuq te salihit mundeni me e pa te iku sit http://www.tvgolo.com/football.php?star ... 1215897637&

Posted: Mon, 14 Jul 2008 , 20:02
by Miri
Marseille - Neuchatel Xamax 2-0
goli i dyte eshte shenuar nga Lorik Cana

http://www.youtube.com/watch?v=FTBpAYsmNrQ