Page 38 of 86

Posted: Mon, 26 Nov 2007 , 22:22
by redbluboys
mu po vjen keq se si doli Dukes gjermania ne grup .i shkreti met pa paret e gjermaneve per te drejten tv . :lol: :lol: :lol:

megjitahet i ka ra shorti mire me shku me ba tifo .
mesa mora vesht TKZ kish qu sot ne fshf kerkesen per doreheqjen e Dukes . sma merr mendja se pranon Duka por ma merr mendja se ka me ju dashte tash me lujt ne dy fronte, edhe ne fushe edhe me tifozat ne tribune qe skan me perkrahe ma deri ne largimin e tij .

besoj se do shohim surpriza te bukra ket radhe ne tribune . :wink:

Posted: Mon, 26 Nov 2007 , 22:26
by vvvllaznia
redbluboys wrote:mu po vjen keq se si doli Dukes gjermania ne grup .i shkreti met pa paret e gjermaneve per te drejten tv . :lol: :lol: :lol:

megjitahet i ka ra shorti mire me shku me ba tifo .
mesa mora vesht TKZ kish qu sot ne fshf kerkesen per doreheqjen e Dukes . sma merr mendja se pranon Duka por ma merr mendja se ka me ju dashte tash me lujt ne dy fronte, edhe ne fushe edhe me tifozat ne tribune qe skan me perkrahe ma deri ne largimin e tij .

besoj se do shohim surpriza te bukra ket radhe ne tribune . :wink:
naqe nqs me lejohet me ju dhane nje keshille une kisha thane qe duhet me ba bojkot total kombtares si tifozatkuqezi ashtu edhe dardanet e te gjitha grupet e tjera.keto njerez preken ne seder vetem kur ja heq lekt dhe çdo bilet e kombtares jane 30.000 lek ma shume ne gjep te Dukes.

Posted: Tue, 27 Nov 2007 , 00:55
by Edmond-Cela
vvvllaznia wrote:
redbluboys wrote:mu po vjen keq se si doli Dukes gjermania ne grup .i shkreti met pa paret e gjermaneve per te drejten tv . :lol: :lol: :lol:

megjitahet i ka ra shorti mire me shku me ba tifo .
mesa mora vesht TKZ kish qu sot ne fshf kerkesen per doreheqjen e Dukes . sma merr mendja se pranon Duka por ma merr mendja se ka me ju dashte tash me lujt ne dy fronte, edhe ne fushe edhe me tifozat ne tribune qe skan me perkrahe ma deri ne largimin e tij .

besoj se do shohim surpriza te bukra ket radhe ne tribune . :wink:
naqe nqs me lejohet me ju dhane nje keshille une kisha thane qe duhet me ba bojkot total kombtares si tifozatkuqezi ashtu edhe dardanet e te gjitha grupet e tjera.keto njerez preken ne seder vetem kur ja heq lekt dhe çdo bilet e kombtares jane 30.000 lek ma shume ne gjep te Dukes.
jam me ty naqe vetem bojkoti mund ta hekun duken prej detyres.

po prap maj naqe nuk ka me ardh kush qe ja don te miren komtares ata vin vetem me vjedh sa tju vin rasti.

Posted: Tue, 27 Nov 2007 , 02:01
by vvvllaznia
Edmond-Cela wrote:
vvvllaznia wrote:
redbluboys wrote:mu po vjen keq se si doli Dukes gjermania ne grup .i shkreti met pa paret e gjermaneve per te drejten tv . :lol: :lol: :lol:

megjitahet i ka ra shorti mire me shku me ba tifo .
mesa mora vesht TKZ kish qu sot ne fshf kerkesen per doreheqjen e Dukes . sma merr mendja se pranon Duka por ma merr mendja se ka me ju dashte tash me lujt ne dy fronte, edhe ne fushe edhe me tifozat ne tribune qe skan me perkrahe ma deri ne largimin e tij .

besoj se do shohim surpriza te bukra ket radhe ne tribune . :wink:
naqe nqs me lejohet me ju dhane nje keshille une kisha thane qe duhet me ba bojkot total kombtares si tifozatkuqezi ashtu edhe dardanet e te gjitha grupet e tjera.keto njerez preken ne seder vetem kur ja heq lekt dhe çdo bilet e kombtares jane 30.000 lek ma shume ne gjep te Dukes.
jam me ty naqe vetem bojkoti mund ta hekun duken prej detyres.

po prap maj naqe nuk ka me ardh kush qe ja don te miren komtares ata vin vetem me vjedh sa tju vin rasti.
Mondi un tham qe gjithkush qe mund te vij ne vend te Dukes ka me punu ma mire e ka me vjedhe me pak.per vedi baj tifo per Rudi Vaten nqs pranon me u kthy ne Shqiperi.E randsishme asht qe te jet nje ish futbollist me eksperience edhe jashte

Posted: Tue, 27 Nov 2007 , 12:39
by Admin
Dukes nuk i bahet vone nqs e bojkotojne tifozat !!!
Ma mire me shku ne stadium edhe me protestu kunder tij.
Duke ba kshu, shifet forca e tifozave, si edhe protesta qe bahet ne stadium asht ma e leht me u trasmetu te njerzit, si edhe tek media.

Sma merr mendja se Duka ka me e lshu kollaj poltronin qe ka, merre me mend deri sa nuk ja heku ministria!!

Posted: Tue, 27 Nov 2007 , 13:54
by Man in Redblue
Un nuk bashkohem me mendimet e juaja.
Duka asht nji person shume negativ per kombetaren tone, por me bojkotu komtaren per hater te dukes, kjo i ban vetem komtares dam. Duhet me shku ne stadium dhe mrapa (jo ne stadium) me protestu.

Sa per Rudi Vaten un nuk du me e pa hic, se ai pa kene kurgja po kerkon me perfitu e me kriju klane ne federate e kombetare, e jo ba me u fut.

Posted: Tue, 27 Nov 2007 , 21:45
by redbluboys
Admin wrote:Dukes nuk i bahet vone nqs e bojkotojne tifozat !!!
Ma mire me shku ne stadium edhe me protestu kunder tij.
Duke ba kshu, shifet forca e tifozave, si edhe protesta qe bahet ne stadium asht ma e leht me u trasmetu te njerzit, si edhe tek media.

Sma merr mendja se Duka ka me e lshu kollaj poltronin qe ka, merre me mend deri sa nuk ja heku ministria!!
ne pjesene pare te shkrimit jam dakort .tifozat duhet te jene ne stadium dhe te protestojn fort kundra Dukes .forca e tifozave asht ne stadium e jo ne forum.

sa per pjesen tjeter sjam dakort hiq ,pse ?
nese nisena qysh ne filim qe ' smujti ministri ,smunen as tifozat ' atehere kena hup qysh n'fillim .ministri si ka ndore do gjana qe i kan tifozat.gjithqka ne kete raport mes ministri-fshf bahet ne rruge zyrtare dhe shpeshhere bllokada asht ba ne uefa ku dihet qe per nje vote te qelbun ju dha mbeshtetja Dukes. ministri smundet me bertite ' e shitet ,e shitet' se per ato fjale i shkon karrigja dhe reputacioni nese ska fakte nersa tifozave sju han palla se skan qa i bajn .
na duhet me u ba tan se bashku opinioni sportiv dhe me e kundershtu Duken si ne stadiume ashtu edhe ne media,forume e kudo .duhet me ja ba jeten bajat tuj mberrite noshta edhe ne nje peticion mbarkombetar ku te kerkohet ne cdo lloj institucioni doreheqja e tij .
veq te bashkum tifozat ,me nje rruge te gjate por te vendosun mund ta hekun Duken prej atij post.duhet te dalim se bashku kudo zani jon te ndihet tash e mrapa sepse po humbem ne kete iniciative atehere ne stadiume kena me shku kot dhe ka me fitu klani DUKA-NOSTRA .
kete sduhet ta lejojm me ndodhe kurr ! :evil:

Posted: Wed, 28 Nov 2007 , 14:41
by Miri
Zhega-Demollari: “Short i vështirë, Shqipëria pak shanse”

Sokol Paja


Pas zhgënjimit që ekipi ynë përfaqësues bërë i në eliminatoret e Euro 2008, pritet që e njëjta histori të përsëritet ehe për eliminatoret e kupës së Botës 2010. shorti për kombëtaren tonë ka qenë shumë i pa fat ku në grup i kanë rënë kundërshtarë shumë të fortë dhe arritja në vendet lart në klasifikim duket shumë e vështirë, pothuajse e pamundur. Dy ish-trajnerë të kombëtares dhe specialistë futbolli, Medin Zhega dhe Sulejman Demollari mendojnë se kombëtarja jonë është treguar shumë e pa fat në këto përballje, ku fati i ka rezervuar grupin më të vështirë të mundshme në këto eliminatore. Në lidhje më këtë short dhe grup të hekurt, ish trajneri që e ka drejtuar më parë ekipin kombëtar në një periudhë të shkurtër ka thënë se: “ Ekipi ynë kombëtar me këtë short dhe me këto skuadra kaq të vështira që do të kemi në grup, është tepër e vështirë që të arrijmë më shumë seç kemi arritur deri tani. Në këtë grup të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe të gjithë kundërshtarët janë të fortë.

Ky ishte shorti më i keq që kemi pasur ndonjë herë, pasi janë të gjithë kundërshtar të fortë, përveç Maltës të tjerët janë shumë të vështirë për ne por edhe Malta nuk duhet nënvlerësuar. Kemi rënë një grup ferri dhe shpresat janë shumë të pakta që të zëmë një vend komod në klasifikim” ka thënë Demollari. Në lidhje me çështjen se ekipit kombëtar i duhet një trajner i huaj apo shqiptar për për të drejtuar Sula është treguar shumë diplomat në përgjigje teksa ka argumentuar: “Duke marrë parasysh se eksperienca me të huajt ka qenë pa ndonjë surprizë të madhe, dhe të tre kanë pasur të njëjtën ecuri të përafërt me ndonjë ndryshim të vogël, them se duhet bërë një zgjidhje tjetër sepse ata u provuan dhe e pamë se çfarë japin të huajt kështu që mendoj se duhet të bëjnë një tjetër zgjidhje drejtuesit e futbollit, pasi me trajnerët e huaj u mësuam tashmë dhe nxorëm mësime se çfarë mund të bëjnë.” Ka përfunduar Demollari. Në një linjë me të është edhe ish-trajneri i kombëtares Medin Zhega që edhe ai thekson idenë se shorti është treguar shumë i pa fat me Shqipërinë teksa e ka katandisur në një grup të vështirë. “Edhe Gjermania e Italia kanë grup më të lehtë se ne. Kombëtarja jonë nuk pati aspak fat në këtë short. Kemi një grup totalisht të paarritshëm që të zëmë një vend të përshtatshme dhe real për ekipin tonë. Një grup që askush nuk e dëshironte dhe është më i vështiri që kemi pasur deri tani. Pak shanse kemi, por them se ekipi do të bëjë diçka që të bëjë një paraqitje të mirë”. Në lidhje me temën se Shqipërisë i duhet një trajner i huaj apo shqiptar edhe Zhega ka thënë se një trajner vendas apo të ishte më i mirë për ekipin. “ Edhe ne këtu në Shqipëri jemi të zotë dhe kemi aftësi të mira që mund ta drejtojmë dhe ta udhëheqim ekipin kombëtar. Drejtuesit duhet të kthejnë sytë edhe nga trajnerët shqiptarë” ka përfunduar Zhega.

Posted: Thu, 29 Nov 2007 , 18:45
by Man in Redblue
Şenol Güneş

kyt e du tranier te komtares,

Winfired Schäfer asht gjithashtu i mire, po nuk ma merr mendja se pranon

Posted: Thu, 29 Nov 2007 , 20:32
by vllaznia1919
Edhe mu me kishte pelqy Shafer ose Scala.

Posted: Thu, 29 Nov 2007 , 21:54
by Edmond-Cela
vllaznia1919 wrote:Edhe mu me kishte pelqy Shafer ose Scala.
une nuk i njos as njanin po do ishte mire nese zmijani josa e marrin per siper drejtimin e komtares

Posted: Sat, 01 Dec 2007 , 17:48
by vvvllaznia
Kombëtarja shiti flamurin


Vendosur: 01/12/2007 - 13:01
• Kryeministri Berisha reagon ashpër ndaj humbjes së fundit 6-1 të Shqipërisë me Rumaninë për eliminatorët e kampionatit evropian, duke e akuzuar kombëtaren për shitjen e flamurit dhe të fanellës kuqezi.

Dy javë pasi kombëtarja e ish-trajnerit Oto Bariç pësoi një humbje të turpshme në fushën rumune, kreu i qeverisë ka folur hapur për një grup mafioz që ka shkemuar flamurin kuqezi, në mes të Evropës, siç e quaji ai. "Turpi që kanë bërë, aty është flamuri kombëtar, ajo nuk do të mund të kapërcehet, ç'është ai grup mafioz që shkelmon mbi flamurin që bën një amoralitet të madh në mes të Evropës si përfaqësuesi i kombit. Kam pritur një reagim shumë më të madh nga mediat dhe shoqëria civile, ai ishte një poshtërim, fyerje për tifozët e Shqipërisë dhe shqiptarë, të cilët kanë ndjekur këtë futboll më me pasion se çdo gjë tjetër. Kanë skuqur me flamur kombëtar jo vetëm stadiumet e Shqipërisë, por edhe stadiumet e Evropës. Duhet të marrë përgjigjen më të rreptë", u shpreh kryeministri në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi. Një vit e gjysmë më parë përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit u futën në një "luftë të ftohtë" me Federatën e Futbollit, ku u kërkua edhe largimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i akuzuar nga ish- ministri Bujar Leskaj për korrupsion me fondet e shtetit, edhe pse organizmi më i lartë i futbollit në vend varet vetëm nga UEFA. Ndërkohë që mbrëmë kryeministri Berisha ka folur nga një pozicion tjetër, jo si zyrtar i lartë i vendit, por si sportdashës për të sulmuar krerët e lartë të federatës së futbollit. Ndonëse e ka pranuar se nuk mund të bëjë ekspertin dhe të vlerësojë rolin e ish-trajnerit Oto Bariç, kryeministri është shprehur, se nën drejtimin e tij kombëtarja ka zhvilluar ndeshje shumë të mira, ku ka përmendur edhe lojën me Holandën në "Qemal Stafa". "Deri tani nuk ka asgjë, duket se e përzunë atë kroatin. Unë nuk jam ekspert për të vlerësuar kapacitetet e tij, por kjo skuadër në drejtimin e tij realizoi lojëra nga më të shkëlqyerat, siç ishte ajo me Holandën që ishte për mua e vetmja "humbje fitore" që kisha parë. Si pa gjë të keq e përzunë, shitën golat, shitën flamurin, shitën çdo gjë. Situata është jashtëzakonisht dramatike. Nuk mundet që një grup mafioz të mëkëmbë përfaqësimin kombëtar", tha më tej kryeministri. Sipas kreut të qeverisë, një grup të papërgjegjshmish pa asnjë vetëdije kombëtare e bënë dy javë më parë këtë turp vendit, duke i kërkuar në të njëjtën kohë, organeve përgjegjëse që të merren masat ndaj të gjithë atyre lojtarëve që në mënyrë të papërgjegjshme, sipas tij, kanë shkelur simbolet kombëtare. "E kam përjetuar me trishtim shumë të madh, me një fyerje shumë të madhe. Një grup të papëgjegjshmish pa asnjë vetëdije kombëtare i bëjnë këtë turp vendit. Përgjegjësit duhet të vendosen para të gjitha përgjegjësive, duhet të përjashtohen në mënyrën më të prerë nga aktivitetet kombëtare të këtij vendimi dhe të bëjnë çdo lloj dënimi dhe dinjiteti kombëtar të rivendoset", theksoi më tej kryeministri Berisha.

---------------------------
shpresoj qe tja fusi nje shqelm ne beth Dukes edhe siku te dalim jashte fifas e uefas

DUKA ASHT NJI NGA KALBSINAT QE KA KOMPTARIA.

Posted: Sat, 01 Dec 2007 , 21:27
by julianos
HALLALL I QOFT SALS QE PASKA FOL SI DUHET .
ISHALLA E VAZHDON KYT PUN DERI SA NE HEKJEN E DUKS .SE KA NE DOR VEQ UEFA POR EDHE MINISTRI I SPORTEVE PER DORHEQJEN E POSHTERSINS.
DUHET ME NRYSHU SHUM GJANA TE KOMTARIA SI THA DHE VET RUDI VATA QYSH ME PRESIDENTIN E DERI ME PORTIERIN BOLL I KAN MUSH GJEPAT MERRE ME MEN KUR TARE E DITE RREZULTATIN PARA SE ME FILLU NJESHJA .
POSHT FEDERATA E KORRUPTUME .

Posted: Sat, 01 Dec 2007 , 22:57
by vvvllaznia
MKRTS ministria e kulture rinise turizmit dhe esporteve i ka kerku zyrtarisht UEFA te hape nje hetim mbi dy ndeshjet e fundit te kombtares.po shofim qa po del tesh.DRIDHU DUKA

Posted: Sun, 02 Dec 2007 , 15:00
by Edmond-Cela
ishalla po e gjejn korrupsionin, dhe na e hekun kyt duken. po prap uefa asht e korruptume per vedi, ja ma do na i hek porrupsionet tona

me pelqeu sala me komentin e tij se ma te shumten e rasteve kur flet me ban me qesh :lol: :lol: por isaj rradhe ka fol si duhet,

Posted: Sun, 02 Dec 2007 , 20:08
by Admin
Asht teper teper e veshtire qe qeveria me hek Duken, nqs nuk den UEFA!!!

Gjaja ma e mire qe mund te bajne Qeveria asht qe te bajne nje ligj per Sportin pasi ne Shqipni nuk ka nje ligj te vecant per sportin dhe per ekipet e futbollit !!!

Posted: Mon, 03 Dec 2007 , 14:52
by vllaznia1919
E fshtire boll asht me e hjek at shke......!Po ishalla po mrrijne me ja gjete i mnyre se nuk ecet ma kshtu me kyt matrapaz ne drejtim te federats.

Posted: Mon, 03 Dec 2007 , 17:14
by Miri
Trajneri Vinfred Shefer të mërkurën në Tiranë


Vinfred Shefer është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e përfaqësueses shqiptare. Trajneri gjerman pritet të vijë të mërkurën në Tiranë për të diskutuar drejtpërdrejt me krerët e FSHF-së, të cilët janë të joshur nga emri dhe popullariteti që gëzon Shefer. 57-vjeçari është prej disa ditësh në tratativa me palën shqiptare, por duket se gjatë orëve të fundit është arritur një kompromis verbal mes palëve dhe kjo e ka bindur atë që të mërkurën të vijë në Tiranë për të folur drejtpërdrejt me drejtuesit e lartë të Federatës. Ai kishte lënë një takim me presidentin e FSHF-së, Armand Duka në hotel “Berlin Plazza” në Vjenë, por takimi ka dështuar pasi Duka është nisur me urgjencë drejt Shqipërisë, ndoshta edhe për shkak të situatës së krijuar, ku Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi ashpër se Kombëtarja shqiptare ka shitur flamurin dhe dinjitetin e saj në dy ndeshjet e fundit.

Paratë

Burime pranë kreut të Federatës, Armand Duka bënë të ditur se Shefer do të marrë më pak para se Bariç, pra më pak se 300 mijë euro në edicion, pasi FSHF nuk është në gjendje të shpenzojë shumë para. Fakti që Shefer është kaq pranë është një surprizë, pasi ai kërkonte rreth 500 mijë euro, një shifër që Federata kurrsesi nuk mund t’ia ofronte, pasi situata ekonomike nuk është ndër më të mirat, aq më tepër që shorti për Botërorin e ardhshëm nuk i rezervoi asnjë skuadër të madhe Shqipërisë në grup, çka do të sillte më tepër përfitime arkat e Federatës.

Menaxheri

Trajneri gjerman Vinifred Shefer pritet të mbërrijë në Tiranë ditën e mërkurë bashkë me menaxherin e tij grek, Jorgos Kaziani, i cili është edhe menaxher i FIFA-s. Kaziani ka pohuar për “Panorama Sport” se do të vijë në Tiranë më 5 dhjetor. Ky i fundit ka mundësuar tratativat mes teknikut gjerman dhe Dukës, madje mësohet se ka luajtur një rol pozitiv në uljen e kërkesave financiare të trajnerit, i cili ka kërkuar fillimisht rreth dyfishin e shumës që i ka ofruar Federata Shqiptare e Futbollit.

Posted: Mon, 03 Dec 2007 , 19:53
by forri
Stadiumi bosh do ishte vlerësimi më i drejt që do i bëhej punës së Dukës dhe leg...enave të tjerë!! :twisted: :twisted: ...Maskarenjtë!!!! :twisted: :evil:

Më falni që e thyeva betimin duke shkruajtur prap tek kjo temë që isha betuar as mos ta shikoja me sy,por nuk durova dot,se më dhëmb shpirti!

Posted: Mon, 03 Dec 2007 , 23:18
by rai
dicka duhet me ba pra naqe se edhe ky Duka e ka mbush kupen....edhe Polonia e kishte problem me uefa-n por e zgjidhi me protesta.Uefa e kishte kercnu Polonine me perjashtim por njerzia demostruan dhe e detyruan ate presidentin te jepte dorheqjen. Pajtohem me forrin edhe une se nji pergjigje shume e mire do ishte zbrazja e Qemal stafes, kja si fillim e mandej te shohim.