Mu me pelqevi shum se si ka fol Skerdi ne lidhje me thenjet e tija per Tiranen (e keni me shkrinja te zeza dhe te nenvizume). Ka dasht me ja myll gojen mir e bukur Tiranes, me te cilen ka shku gjithmon keq.
------------------------------------------------------------------------------------
Skerdi: Me jepni nje ekran!
21 Prill - Skuadra kuqeblu, dje pasdite, ka zhvilluar seancen e fundit stervitore, ne pergatitje per ndeshjen e sotme me Dinamon. Vllaznia do te luaje per te fituar trepikeshin, qe aq shume i duhet, si per te mbajtur vendin e dyte, ashtu dhe per te perfituar nga ndonje hap i gabuar i Tiranes, per te pare me pas edhe me lart. Menjehere pas stervitjes jemi takuar e kemi biseduar me Skerdi Bejzaden. Tema e bisedes ka qene ndeshja e sotme me Dinamon, por nuk ka mbetur pa u cikur edhe “konflikti” me Tiranen dhe gjoba qe mori nga drejtuesit e Vllaznise.
- Skerdi, si e ndien veten ne prag te ndeshjes me Dinamon?
- Ndihem mire ne te gjitha drejtimet dhe besoj se do te jap maksimumin tim, ne menyre qe Vllaznia te fitoje trepikeshin e radhes ne kete ndeshje.
- Ne pamje te pare, duket e lehte, ngaqe Dinamo ka probleme; ju si mendoni?
- Absolutisht nuk jam me mendimin qe do te jete lehte, perkundrazi, e parashikoj nje ndeshje shume te veshtire, pasi kemi perballe nje Dinamo me emer, qe kerkon te permiresoje imazhin jo te mire te ketij sezoni. Madje, kjo e ben edhe me te veshtire, pasi ajo luan shume me e lirshme se ne, ngaqe ka dale nga objektivat madhore, ndersa ne do te jemi nen presionin psikologjik te arritjes se rezultatit. Megjithate, besoj se do ta kalojme me sukses, sepse gjate te gjithe javes jemi pergatitur me shume seriozitet. Nese pretendojme te ngjitemi me lart, ne duhet ta kalojme pa tjeter kete ndeshje me sukses, duke marre trepikeshin. Perndryshe, nese nuk ndodh keshtu, atehere rrezikojme shume edhe vendin e dyte. E perseris, kjo ndeshje nuk duhet nenvleresuar, perkundrazi, ajo duhet konsideruar si finale.
- Me rikthimin tuaj, pas “pushimit” prej kartonit te kuq, ashtu si edhe ne Vlore, mund te perseritet skema me kater sulmues ne fushe?
- Vertet qe ne kete ndeshje jemi ne dispozicion te trajnerit shume sulmues, por, edhe nese i aktivizon te gjithe, nuk do te thote se do te jene te tere ne sulm, pasi do te ngarkohen edhe me detyra te tjera, Sidoqofte, kjo eshte nje arme e forte per skuadren tone ne kete ndeshje.
- Sa mendoni se ndikon marrja e tri pikeve ne kete ndeshje, per te siguruar vendin e dyte?
- Nese fitojme ndaj bluve, atehere na behet me e lehte per t’iu shkeputur skuadrave te vendit te trete dhe te katert, aq me teper kur javen e ardhshme ato do te perplasen njera me tjetren, kurse ne presim Besen ne “shtepi”.
- Nje humbje e Tiranes, ne Elbasan, mendoni se hap shanse per vendin e pare?
- Une e njoh mire lojen e Elbasanit. Po te karikohet ne maksimum, e mund Tiranen, por, ne qofte se kane synime te tjera, te shohim pastaj... Une mendoj se Elbasani e ka te gjithe poencialin ta munde Tiranen, meqenese do te luaje me mbeshtetjen e tifozeve. Pastaj, nese nuk kane ndermend te luajne, mund te fitoje Tirana. Ne rast se Tirana humbet ne Elbasan, titulli eshte i hapur, madje, jo vetem per ne, por edhe per Teuten dhe Partizanin.
- Me qe po flasim per Tiranen, sa e ka ndiere Bejzade peshen e gjobes, te dhene nga presidenti Fushaj dy dite me pare?
- Nuk kam ndonje problem te madh per gjoben qe mora.
Une e kisha mendim personal ate per Tiranen dhe nuk ishte pune klubesh. Megjithate, kur te dal ne studiot e televizionit do t’ia them dicka edhe me shume, por te presim kete jave, si do te shkoje. Meqenese edhe Parlamenti e ka miratuar ligjin e gjobave, te njejten gje beri dhe klubi yne, duke na gjobitur mua dhe Sukajn.
- Mendoni se, me masen e marre nga klubi Vllaznia, marredheniet me Tiranen do te normalizohen?
-
Bejzade nuk ka ndermend te behet mire me Tiranen. Une them ate qe mendoj, kurse Vllaznia ia beri qejfin Tiranes duke me gjobitur.
Kuqeblute, qe mbreme ne Tirane
Ndryshe nga si vepronte paraardhesi i tij, gjermani Ulrih Shulze, tekniku Josa, ne prag te ndeshjeve me skuadrat kryeqytetase, e ka sistemuar Vllaznine nje dite me pare Tirane. Edhe kete radhe nuk ka bere perjashtim, kur, qe mbreme, kuqeblute jane sistemuar ne hotelin “Eklips”, nje preference e kahershme e futbollisteve shkodrane. Prpara nisjes, e cila eshte shenuar ne oren 17:00, skuadra ka zhvilluar seancen e fundit stervitore antiDinamo, ne stadiumin “Loro Borici”. Aty jane dhene dhe porosite e fundit ne prag te kesaj ndeshjeje, nderkohe qe jane percaktuar edhe 18 lojtaret, te cilet do te jene ne dizpozicion te Joses per kete ndeshje. Ashtu sic eshte bere e ditur edhe me pare, demtimi i pesuar ne ndeshjen me Elbasanin e ka bere te pamundur gatishmerine e Docit. Pervec tij, edhe malaziasi Radusinovic, si rezultat i gjendjes jo te mire shendetesore qe ka kaluar ne ditet e meparshme, nuk ka udhetuar me skuadren.
Marre nga gazeta
Sport Ekspres