Page 38 of 160

Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 20:38
by Edmond-Cela
Vllaznia shqetëohet, Gudjabi nuk vjen

Wednesday, 17 January 2007

Vllaznia shqetëohet, Gudjabi nuk vjen.Kuqeblutë duket se janë gënjyer edhe njëherë tjetër nga ana e afrikanit Gudjabi. Ai megjithëse kishte lajmëruar se do ishte në Rinas mesnatën e së martës, sërish nuk ka ardhur duke sjellë jo pak shqetësim në rradhët e drejtuesve të Vllaznisë. Këta të fundit kishin dërguar përfaqësuesit e tyre për ta pritur në aeroport siç kishte njoftuar vetë lojtari se do zbriste në orën 23.00 të së martës por ata kanë pritur më kot për më tepër se dy orë dhe afrikani nuk është dukur asgjëkundi. Një gjë e tillë ka sjellë shqetësim edhe tek tifozeria e kësaj skuadre së cilës nuk i pëlqejnë aspak të tilla lëvizje duke deklaruar se më mirë do ishte që një lojtar i tillë të mos bëhej pjesë e skuadrës. Përderisa ai nuk është korrekt të paktën në paraqitjen e tij, kjo tregon se në rradhë të parë sulmuesi që ka luajtuar me Dinamon, nuk është profesionist. I shqetësuar bëhet e ditur se ka qenë edhe trajneri Josa i cili nuk e quan aspak të favorshme një vonesë të tillë të blerjes më të rëndësishme të Vllaznisë në merkaton e janarit. Skuadra tashmë po shkon drejt fundit të javës së dytë të përgatitores dhe e ka marrë njëfarë forme. Ndërkohë Gudjabi edhe nëse do vinte sot, do t’i duhej njëfarë kohe për të kapur formën.

Ditët në të vërtetë kalojnë dhe çdo vonesë nuk është në të mirë të skuadrës e cila në ditët e para të shkurtit do të jetë e detyruar të paraqesë më të mirën e saj në fushë nisur edhe nga kalendari i vështirë që ka me rinisjen e ndeshjeve teksa do ketë dy ndeshje në transfertë, fillimisht me Flamurtarin dhe më pas me Dinamon. Mosardhja e Gudjabit në Shqipëri në rradhë të parë nuk është një minus për Vllazninë. Ai është një minus i madh për futbollin shqiptar sepse Gudjabi nuk është i vetmi që vepron ashtu. Shumë nga të huajt që kanë luajtur në kampionatin tonë, nuk kanë qenë asnjëherë korrekt me ardhjet dhe largimet e tyre. Në të vërtetë ata paguhen shumë ndoshta më tepër sesa e meritojnë. Dhe të presësh kaq shumë e të prishësh planet që ke bërë sepse një lojtari i teket të shtyjë për disa ditë pushimet e të mos vijë për të zhvilluar fazën përgatitore sepse është e lodhshme, kjo është e padurueshme. Pa lënë më pas edhe veprimet e tjera të këtyre të huajve që shpeshherë kanë futur në sherr ekipet tona ngaqë këta lojtarë i premtonin besnikëti njëherazi disa klubeve. Madje kështu është duke ndodhur ehde me Gudjabin ku merret vesh se atë e pret edhe Besa për ta patur në rradhët e veta ndërkohë që Dinamo vazhdon të këmbëngulë se lojtari është i saj deri në korrik të këtij viti. Presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj ndërkohë me idenë e mirë për ta fuqizuar skuadrën e tij, përveçse pat firmosur një parakontratë me senegalezin, i pat dhënë atij kesh në dorë edhe 5 mijë euro. Shpërblimi është ky: në fillim afrikani thotë se do vijë më 7 janar, më pas më 9 e së fundi më 16 janar. Deri mbrëmë ai nuk ka ardhur e kësisoj më mirë të mos vijë.

Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 20:41
by Edmond-Cela
Sekuliç, malazezi që mund të vëzhgohet nga kuqeblutë
Siç është bërë e ditur prej ditësh, këtë fundjavë do të zhvillohet një takim miqësor mes ekipeve të Vllaznisë dhe buduçnostit. Ky takim nuk do jetë thjesht sa për të mbushur hapësirën e fazës përgatitore ngaqë të dy skuadrat ndodhen në fazë përgatitore në Hercegnovi të Malit të Zi. Arsyeja e vërtetë pse këto dy skuadra do të ndeshen me njëra-tjetrën ka të bëjë me faktin se mes tyre mund të ketë shkëmbime lojtarësh. Sulmuesi që ka luajtur në fazën e parë të kampionatit me Vllazninë Drazhen Miliç, ditët e fundit është duke u stërvitur në rradhët e Buduçnost ngaqë ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e tij për të luajtur me ta në vazhdim të sezonit. Por pas bisedimeve mes krerëve të dy klubeve ka lindur ideja që për ta marrë Miliçin në parametrat zero, skuadra malazeze është gati të huazojë tek shkodranët një nga lojtarët e saj të mesfushës, repart që ka nevojë për përforcime. Prandaj dhe miqësorja e kësaj fundjave do t’i japë mundësinë trajnerit Josa që përveçse të kërkojë më të mirën nga skuadra e tij në miqësoren ndaj Buduçnost, të vëshgojë edhe ndonjë nga lojtarët e kësaj skuadre që mund të vishet kuqeblu. Piketat e para duket se janë vënë dhe Vllaznia pritet që të shohë më konkretisht për Sekuliç, një muesfushor shumë potent dhe njëkohësisht një nga lojtarët më të mirë të kryesuesve të kampionatit malazez.

Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 20:53
by GOLDIAN
ronaldo i thote po milanit
mos na iku dhe ky shanc
uroj qe te mos e deshiroje galiani
ali karimi drejt dubait futbollisti qe flitej te vinte tek ne pasi duhet theksuar ka dale dhe me i miri i azise duket se pas takimit me fushajn me gjithe respektin per ne si tifoze i thote po alahli dubai
sa per casanon duhet te mposhtim oferten e skuadres angleze NEWCASTLE
gjithsesi deri ne te gdhire te 2 shkurtit kur te luhet ndehsja me flamurtarin besoj njeri nga keta te jete tek ne

Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 21:09
by Man in Redblue
Naqe se ke marr vesh ti mir si a puna per ronaldon. Milanit i ka than po Ronaldo da silva, kurse fushaj don me marr Christiano Ronaldon, se ky asht futbollist i perspektives, se ai ronaldoja tjeter sma merr mendja se do ta kishte kalu testin e joses. Pse a kujton ti naqe se me pa dasht fushaj me marr Ronaldo da Silven kishte refuzu ai vllaznin per Milanin a?? :lol: 8) :wink:

Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 21:23
by BLEDI
Vllazen po perfundon merkatoja e na bajme lojna m'kan pelqy fjalt e Adminit qe tha tana jan lojna me ngjyrat e Vllaznis e di se nuk kena qa me ba vetem me prit e me pa se qa bahet po nuk asht tu duk mir puna se perfundoj merkatoja e na kena met vendnumro pa marr parasysh se ka ardh kosovari qe lot per ekipin e BURGER KINGUT thuni shyqyr qe ka ardh CANI edhe po del gja hajrit edhe mas me lan kend me ik nuk kishna me ken keq,po une pervedi jam tu u merzit per kyt pun,edhe mas ma merrni per te keq :wink:

Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 21:36
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:Naqe se ke marr vesh ti mir si a puna per ronaldon. Milanit i ka than po Ronaldo da silva, kurse fushaj don me marr Christiano Ronaldon, se ky asht futbollist i perspektives, se ai ronaldoja tjeter sma merr mendja se do ta kishte kalu testin e joses. Pse a kujton ti naqe se me pa dasht fushaj me marr Ronaldo da Silven kishte refuzu ai vllaznin per Milanin a?? :lol: 8) :wink:
naqe edhe ate niko kovac te salzburgut e kishte kontaktu ky presidenti jone
a cpo te hapena ne austri tash si bosa une dhe ti :lol: :lol:

Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 21:38
by GOLDIAN
BLEDI ke drejte ti naqe
une jam fajtori i kerkoj falje JETIT dhe ju tanve per keto marrina po thash mas me ju lan ne pesimizem me ju dhan da lajme te fresketa
nuk e baj ma kete pune

Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 21:52
by Admin
Kontrollova pak ne internet ne lidhje me lojtarin malazes qe mund te marrin Vllaznia.
Me aq sa pashe duket se asht nji lojtare qe ka te ardhme dhe ka paraqit lojna te mira me Buducnostin.
Ishalla rezulton te jete i mire per Vllaznine, gjithmone nqs buducnosti na e jep.

Image

Roli: Mesfushor i avancum let edhe si sulmus.
Ditelindja: 27 Shtator 1985
Vendlindja: Podgoric
Gjatesia: 1,72
Pesha: 72 kg
Ekipet e meparshme: Te rinjt e Buducnostit

Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 21:54
by BLEDI
GOLDIAN wrote:BLEDI ke drejte ti naqe
une jam fajtori i kerkoj falje JETIT dhe ju tanve per keto marrina po thash mas me ju lan ne pesimizem me ju dhan da lajme te fresketa
nuk e baj ma kete pune
Ja ma naqe mas m'kerko falje perzoten se m'vjen keq,po ca tham nuk ashte gja me lujte se vjen puna e nuk marrim askend ateher kush qesh.
edhe pa dukem se jam tu e prish atmosferen me ate mesazh qe nisa po ju kerkoj falje :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :cry: :cry: :cry:


tana te mirat Bledi :oops:

Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 21:55
by Admin
Nqs ka ndonji qe flet nashke(serbisht) mundet me u rregistru te forumi i tifozave te Buducnostit e me mujt me i pyt e me lexu dica ma shume mbi kete futbollist.

QE siti: http://varvari.net/forum/
Siti zyrtar i Buducnostit: http://www.fkbuducnost.cg.yu/

Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 22:07
by BLEDI
Edhe nji her ju kerkoj falje

Bledi

Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 23:31
by kuqeblu4ever
Admin wrote:Nqs ka ndonji qe flet nashke(serbisht) mundet me u rregistru te forumi i tifozave te Buducnostit e me mujt me i pyt e me lexu dica ma shume mbi kete futbollist.

QE siti: http://varvari.net/forum/
Siti zyrtar i Buducnostit: http://www.fkbuducnost.cg.yu/
Me i than Ymer Striniqit me e perkthy.
:lol:

Posted: Thu, 18 Jan 2007 , 15:23
by vllaznia1919
BLEDI wrote:Edhe nji her ju kerkoj falje

Bledi
Nuk keni pse me kerku falje asnjeni.Te dy keni te drejte. :lol: :lol: :wink:

Posted: Thu, 18 Jan 2007 , 17:43
by GOLDIAN
BLEDI ke drejte ti njashtu asht merkatos po i vjen fundi e na kena me qa me duket por kete se kena ne dore as une e as ti

Posted: Thu, 18 Jan 2007 , 18:21
by BLEDI
GOLDIAN wrote:BLEDI ke drejte ti njashtu asht merkatos po i vjen fundi e na kena me qa me duket por kete se kena ne dore as une e as ti

E di ma naqe po kot edhe une si pyk po prep ju kerkoj falje :oops: se po nuk qeshe e s'bane lojna nuk kalohet,po a kena naj lajm te ri per Gudjabin qa u ba me te


EDHE NJI HER JU KERKOJ FALJE! :oops: :oops: :oops: :oops:

Posted: Thu, 18 Jan 2007 , 18:26
by Man in Redblue
Tana i kto marrina i thojm vec prej hallit pra, se e dim se fushaj njac sa merr Ronaldon njac merr lojtaret cilsor qi i ka premtu. Mu mka ardh shpirtiu ne maje te hunds me kyt president qi tallet me tan sportdashesit shkodran: nqs ska pare te thojn mor vlla se i kaq mundem me ba po jo kshtu tu rrejt tan kohen, i ban njerzit me shpresu e kur vjen fundi na mun apolonia ne shkoder. Kur ka dek myftar cela (rahmet paste se ka kan njishi) e kena dit se vllaznia ska pare e lufton mas me ra prej kategoriet por kena shku ne stadium e kena mbshtet skuadren, me e braktis stadiumin ishtu si kto 2 vitet e fundit asht turp e faqja e zes per shkodren, por asht vetem faji i drejtusave, e prendaj un skam guxim qi te shkruj ne forum a thu po merr vllaznia kyt lojtar apo at se e di se jan vec rrena.

Posted: Thu, 18 Jan 2007 , 18:47
by GOLDIAN
jam shume dakord me MAN IN REDBLUE
une jam i pari qe e kam kundershtu si president
dhe jam i pari qe i lutem zotit mos te na rrine ma shume se kete sezon
por nese ja japin stadiumin atehere na ka hanger dreqi te tanve

Posted: Thu, 18 Jan 2007 , 21:09
by Edmond-Cela
Miroci, kosovari që vishet kuqeblu

Miroci, kosovari që vishet kuqeblu.Vllaznia që nga dita e djeshme do të ketë në organikën e tij edhe një futbollist më tepër. Bëhet fjalë për Xhelal Mirocin i cili tashmë ka firmosur me kuqeblutë dhe është pjesë e kësaj skuadre. Kontrata është nënshkruar dje paradite në zyrën e presidentit Fushaj dhe lojtari i shoqëruar edhe nga menaxheri i tij Genc Baruti ka hedhur firmën përkatëse. Kontrata është 6 mujore me opsion rishikim në fund të sezonit. Miroci vjen nga futbolli gjerman dhe së fundi ka luajtur me ekipin e SG Dornheim. Ai ende nuk i ka mbushur 20 vjeç dhe luan në rolin e mesfushorit të djathtë. Kosovari vetëm për tre ditë stërvitjeje ka arritur ta bindë trajnerin Josa për vlerat e tij dhe për rrjedhojë më pas ka qenë presidenti Fushaj që nuk ka ngurruar të plotësojë këtë kërkesë të trajnerit duke ia vënë në dispozicion menjëherë atë.Gjergj KOLA

Posted: Thu, 18 Jan 2007 , 21:19
by Edmond-Cela
ishalla po na del i sukseshem ky Miroci. por na duhet edhe nje sulmuse i mire pa tjetur

Posted: Thu, 18 Jan 2007 , 21:25
by Admin
Miroci pranë nënshkrimit me Vllaznine

Ish- lojtari i FC Augsburgut, 23 vjeçari Xhelal Miroci ( SG Dornheim ) është pranë nënshkrimit me ekipin shkodran.
Ai si junior ka qenë nënkampion i landit të Bavarise me FC Augsburg ( ku u mposhten nga FC Bayern Munchen 2:3 ) si dhe i landit Baden Vurtenberg me SSV Ulm ( humben nga VfB Stuttgart 1:2 ). Ai, poashtu ka luajtur 18 loje për seleksionet e U 17, 18 dhe 19 të Federates se Futbollit të Bavarise.
Menagjeri i tij Genc Baruti pohon se: " Jemi shumë praën nënshkrimit me ekipin shkodran. " Perderisa Miroci thotë: " Pas veshtirësive qe pata në fillim të udhetimit. Kam kaluar shumë mirë me ekipin. Besoj se do I bashkangjitem dhe klubi i Vllaznise do jetë i kënaqur me mua dhe do arrijmë qellimin minimal me klubin dalja ne Evrope.
Por, besoj se tetë pikë nuk janë shumë. Unë besoj edhe ne titullin e Kampionit. Falenderoj menagjerin tim, Genc Baruti qe me mundesoj ti bashkangjitem ekipit shkodran. "

Sami Baçaj