Page 38 of 125

Posted: Fri, 12 Dec 2008 , 20:01
by Ledi1920
tironsi_tr wrote:
Man in Redblue wrote:Nje pershendetje e vecante per morrat, qi ia pin gjakun minjve sot.

Dakord ...jam me ket qe thu...
qe ato na qujn minj edhe ne morra...

Puna eshte si na quni ju???Jo si na qujn ata...
Cdo epitet qe mund te na keni vone e kuptojm qe na keni kundershtar...dmth kto gjona ndodhin midis tifozesh...
Puna eshte qe ajo si postim eshte fyese per cdo tifoz te Tirones...edhe ti po te jesh tek forumi jone, je i mikpritem po lexove noj epitet per ju (gjo qe se kundershtoj,edhe ka ndodh)ene per ekipin tuj te zemres nuk do ju vij mire.One nqs ndodh do kerkoj une i pari me e editu...

Problemet e Tirones i dim shume mire.Mgjth qe te thush qe morrat na e pin gjakun eshte cik si shume...pasi tirona me 10 lojtar edhe ne momentin ma te mire te tyne arriti me barazu...qe shume pak rendesi ka se ai barazim nuk ja zgjidh problemet tirones...


Nuk du me ju dhon men...ju i dini ma mire gjonat se jeni ne shpine tuj ktu...

Posted: Fri, 12 Dec 2008 , 22:02
by shv13
ca ju djeg kur ju shajne ma pash nderin,ju mund te shani kedo po ama kur ju prekin nder tela hidheni menjihere,,,,nejse me sa di une ajo shprehja me morra e me minj asht perdore me ironi mgjth nuk asht kuptu taman.Ktu s jane permende ndojhere prej nesh,ja keni vu njeni tjetrit e i gzofshi e ndishi lezetin se ne s na duhen gja. Ju gjithmone me njeni-tjetrin i keni perdore kur jeni fute te forumi i vllaznise.

Qellimi ka kene me ju thane qe nqs doni me i perdore ,perdorini tjeter kund e jo ktu se kohet e fundit ka pase shume tifoza kryeqytetas qe jane sha me ato fjale ktu.Me sa di une ne shkoder nuk ka ndoj epitet as per tiranasit as per dinamovitet e as per kend tjeter se nuk e kena ule vedin deri njaty...perkundrazi jane tiranasit(JO TE GJITHE) qe perdorin edhe neper stadium epitetin "malok" ( qe asht ma keq se emen kafshet se n dac t ju vijne keq n dac jo ,asht me sfond racist) ne kor sa here lujne me vllaznine e per kyt gja ba me kene jashte shqipniet tifozerite denohen(ma i fundit rasti i inter-napoli qe i thirrshin "terroni" e ju vu gjoba sa krahi interit)...nuk e di kush duhet me kene ma i ofendum a ju a na...

Posted: Sat, 13 Dec 2008 , 08:25
by fpjalmi
edhe un ne forumin vllaznia kam pa qe partizani i thote tiranes minj kurse tiranasit i thojn morra.

ne rradhe te pare asht faji i tifozave te partizanit dhe i tifozave te tiranes qe shahen njeni me tjetrin minj e morra.nese vduhen te shahen atehere te shahen dikun tjeter.

forumi vllaznia asht jo vetem per shkodranet ,por nga ana tjeter presim bukur edhe mikun por ama nese ne forumin vllaznia miqte shahen njeni me tjetrin asht gabim sepse asht forumi vllaznia dhe duhet me u rrespektu nga miqte ashtu siq miku rrespektohet kur vjen ne forumin tone.

duke ndigju tan tifozat e vllaznise duke u sha tirana minj dhe partizani morra i hyn edhe atyne ne mendje dhe pa dashje edhe mund ti pshtojn nga mendja kur shkruajn.

Posted: Sat, 13 Dec 2008 , 08:28
by fpjalmi
mandej minj dhe morra nuk asht nej gja fyse.

mos i merrni me tamam gjanat ju tifozat e partizanit dhe te tiranes sepse morri ne fund te fundit te pim xhakun kurse mini te han djathin,dhe te dyja kan merite :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 13 Dec 2008 , 11:30
by Miri
Agustin Kola zgjidhet trajner i ri i Tiranës



Agustin Kola do të jetë zëvëndësuesi i Slishkiviçit në stolin e skuadrës së Tiranës. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, mori sot vendimin që në stolin e klubit më të madh në futbollin shqiptar të ulë një ish-futbollist të tij. Kola është një figurë e një njohur për të gjithë ambientin bardheblu, jo vetëm për karrierën e tij si futbollist me këtë skuadër, por ka qenë edhe zv-trajner në vitin 2006.

Detyra e Kolës aktualisht është mjaft e vështirë tek skuadra e Tiranës, pasi kjo skuadër ndodhet e shkëputur nga vendi i parë me 4 pikë, dhe për më tepër në një gjendje jo fort të mirë psikoligjike. Debutimi i tij do të jetë këtë fundjavë në ndeshjen me Apoloninë e Fierit në kryeqytet.

Posted: Sat, 13 Dec 2008 , 11:32
by Miri
Superliga shqiptare luan sot javën e 15-të



Superliga shqiptare luan sot ndeshjet e e javës së 15-të. Elbasani do të presë për këtë javë në një ndeshje delikate kampionët e vendit, Dinamon. Blutë ndodhen 3 pikë përpara verdhebluve, dhe një fitore e këtyre të fundit do t’i çonte ata në të njëjtën kuotë me kampionët.

Besa e Kavajës do të presë në stadiumin e saj Shkumbinin e Peqinit. Verdhezinjtë kanë mundësinë më të mirë për të lënë pas në klasifikim peqinasit, të cilët duket se e kanë zbehur disi fillimin e tyre të mrekullueshëm. Shkumbini ka vetëm një pikë më shumë se Besa, dhe kjo përballje direkte mund të sjellë ndryshim në tabelë.

Takim mjaft interesant është ai mes ekipit të Lushnjes dhe Bylisit të Ballshit. Ekipet janë në garë për të mbijetuar në kategorinë e më të mirëve. Takimi do të zhvillohet në fushën e Peqinit, pasi stadium i Lushnjes, “Roza Haxhiu”, është i pezulluar për shkak të incidenteve me Apoloninë e Fierit.

Tirana e vendit të dytë do të presë në kryeqytet modestët e Apolonisë. Objektivat e skuadrave janë të kundërta, ku fierakët do të kërkojnë të mos bien më keq në tabelë. Ndeshja do të jetë e rëndësishme për Tiranën, pasi në stoliin e tyre do të bëjë debutimin tekniku i ri Agustin Kola.

Prozhektorët kryesorë do të jenë të drejtuar në tempullin “Loro Boriçi”, ku kryesuesit e Vllaznisë do të presin Flamurtarin e Vlorës. Shkodranët ndodhen në një moment të shkëlqyer në kampionat, por ndeshja e mesjavës me Teutën në Durrës për kupën i ka zbehur pak kuqeblutë. Në këtë takim pritet të shihet një Vllazni mjaft agresive për të kërkuar një rezultat pozitiv.

Partizani i vendit të fundit do të presë surprizën e deritanishme, Teutën e Durrësit. Ndeshja është në kuptimin e plotë interesante, pasi të kuqtë vijnë nga ai barazim shpresdhënës me Tiranën, ndërsa durrsakët po përjetojnë një moment që as vetë nuk e kishin ëndërruar pas javëve të para të kampionatit.

Ndeshjet do të luhen të gjitha në orën 14:00.

Posted: Sun, 14 Dec 2008 , 15:58
by Miri
Kategoria Superiore (Java XV)


Elbasani - Dinamo 2-2

Fagu 17', Vrapi 90' / Poci 32' (11-m), Sefa 44'



Besa - Shkumbini 2-0

Mihani 32'/ Abilaliaj 32'



Lushnja - Bylis 1-1

Hasalla 70' / Bakiu 40'



Tirana - Apolonia 3-0

D. Xhafaj 37', 47', A. Lila 67'



Vllaznia - Flamurtari 1-0

Boadu 2'

Partizani - Teuta 0-0



Klasifikimi

Vllaznia 31

Tirana 27

Teuta 24

Dinamo 23

Besa 22

Shkumbini 20

Flamurtari 20

Elbasani 20

Bylis 16

Apolonia 12

Lushnja 12

Partizani 10

Posted: Mon, 15 Dec 2008 , 17:44
by Man in Redblue
shv13 e shpjegoi shume mire qellimin e shkrimit, vec mund te perserise edhe nji here, se ne shkoder nuk perdoret as "minj" e "morra" as noi epitet tjeter, ishte thjesht ironike...

Puna eshte qe ajo si postim eshte fyese per cdo tifoz te Tirones...edhe ti po te jesh tek forumi jone, je i mikpritem po lexove noj epitet per ju (gjo qe se kundershtoj,edhe ka ndodh)ene per ekipin tuj te zemres nuk do ju vij mire.One nqs ndodh do kerkoj une i pari me e editu...

Ledi jam gadi ta hek shkrimin, po ateher duhet te fshihen gjithe shkrimet me "morra" qi i keni ba ju tifozat e tiranes ne forumin tone..e kjo i qet pune shume adminit

Problemet e Tirones i dim shume mire.Mgjth qe te thush qe morrat na e pin gjakun eshte cik si shume...pasi tirona me 10 lojtar edhe ne momentin ma te mire te tyne arriti me barazu...qe shume pak rendesi ka se ai barazim nuk ja zgjidh problemet tirones...
nuk e kam pa ndeshjen, as nuk kam lexu gazetat, per mu ka randsi qi tirana u ndalu prej partizanit...

mos i merrni me tamam gjanat ju tifozat e partizanit dhe te tiranes sepse morri ne fund te fundit te pim xhakun kurse mini te han djathin,dhe te dyja kan merite
:lol: :lol: :lol: ke fol fjale me vend pjalmi, me vrapu lojtaret e tiranes mas topit, si miu mas djathit, do kishin kene sot te paret nrenditje.


Shnet e pare

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 04:29
by jeti
Abraham, nje hap larg Hajduk Spiltit

Mbrojtësi nigerian i Tiranës, Abraham Alechenu, mund të jetë pjesë e Hajdukut të Splitit në Kroaci, për pjesën e mbetur të sezonit. Pas paraqitjes mjaft të mira të Abraham në kampionatin shqiptar, ka ardhur dhe oferta e kroatëve.
Sipas menaxherit të lojtarit, Gëzim Mançe, “janë duke u mbyllur bisedimet e fundit për zyrtarizimin e kontratës së Abrahamit me Hajdukun e Splitit”.
Skuadra e Hajdukut të Splitit ka marrë rekomandime për mbrojtësin nigerian nga trajneri i Dinamos, Zlatko Daliç dhe ish-trajneri i Tiranës, Blaze Slishkovic. Abraham është i vetmi lojtar i huaj që ka mundur të dalë tri herë kampion rresht në Shqipëri me tri skuadra të ndryshme (Elbasani, Tirana, Dinamo). Sidoqofte, bardheblute kekrojne 70 mije euro per ta lene futbollistin te lire.
Ky largim krijon një hapësirë në mbrojtjen e Tiranës, e cila mund të mbyllet vetëm në janar me hapjen e merkatos dimërore.
Ndërkohë skuadra e Tiranës ka vazhduar edhe sot përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Lushnjes, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen e parë Tirana ka fituar me rezultatin 4-1. Grupit të futbollistëve të Tiranës i janë bashkuar edhe lojtari i kombëtares, Ervin Bulku dhe mbrojtësi Nevil Dede. Të dy këta lojtarë stërviten me bardh e blutë, pasi kampionatet ku ata luajnë kanë periudhë pushimi.

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 06:52
by jeti
Dede dhe Patushi, gati të vishen bardheblu

Edhe pse trajneri Agustin Kola ka theksuar në deklaratat e tij se Tirana nuk ka nevojë të zhvillojë merkato, pasi e ka të plotë grupin e lojtarëve, në ambientin e drejtuesve të skuadrës vazhdojnë të ziejnë diskutimet për afrimin e dy ishfutbollistëve bardheblu, Nevil Dedes dhe Saimir Patushit, të cilët, me kalimin e ditëve, duken gjithnjë e më pranë rikthimit
në skuadër. Për Deden, po këmbëngul fort donatorja Ngjela, që mbetet edhe në vazhdim krahu i djathtë i kryedonatorit Halili në misionin e tij për
ta rikthyer Tiranën te titulli, ndërkohë që është vetë Halili, ai që ka dashamirësinë për ta kthyer Patushin në mesfushë,
si një lojtar energjik e të dashur për tifozerinë. Por kur merkato po afron,
duket se kryedonatori do të pranojë ardhjen e Dedes në skuadër vetëm për hir
të donatores, ndërsa vetë Ngjela do të pranojë ardhjen e Patushit si kundërpeshë
për afrimin e Dedes. Gjithsesi, me të gjitha gjasat, dy “ish”-ët do të vishen
bardheblu që në ditët e para të janarit

Goldian te pershndes me kete artikullin... :wink:

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 17:44
by GOLDIAN
njesha mire per ty jeti :D

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 17:54
by jeti
GOLDIAN wrote:njesha mire per ty jeti :D

Edhe per ty naqe, ky lajm asht mu festu, hajde se po te qerasi une me birra...Image

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 19:46
by jeti
FSHF-ja pezullime dhe gjoba futbollisteve

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, i mbledhur të mërkurën, me datë 17.12.2008, mori në shqyrtim materialet e paraqitura nga sektori i garave. Komisioni u ndal në tërësi dhe në vecanti te problemet e ndodhura javën e shkuar, në të gjitha katergoritë. Duke parë vendimet e marra, konstaton me lehtësi se FSHF-ja, sërish nuk po përdor “dorën e hekurt” ndaj veprimeve të dhunëshme dhe antisportive në stadiumet tona. Konkretisht, me gjobat që ka vënë, më shumë ka mbushur arkën e vet federate, se sa ka penalizuar shkaktarët e dhunës e problemeve. Ajo që të cudit më shumë është fakti se “duart në fyt” kundërshtarit, sic bëri Fortunati i Besës ndaj Ramazanit të Shkumbinit, apo Lici i Vllaznisë ndaj një sulmuesi të Flamurtarit, konsiderohen gjeste fyese dhe provokuese për Komisionin e Dispilinës dhe, me këtë “kut” edhe dënohen. Cka do të thotë se, në kushtet kur dhuna po njeh rritje në stadiumet shqiptare, komisionet juridike, më shumë po i përkëdhelin autorët dhe shkaktarët, se sa po i dënojnë. Më saktësisht, Disiplina, pasi i analizoi materialet e reklamuara, në përfundim vendosi:

- Futbollisti i Lushnjës, Gentian Cela, per gjeste fyese dhe provokuese ndaj zyrtarëve të FSHF-së, pezullohet 2 ndeshje dhe gjobitet me 30.000 lekë.

- Futbollisti i Besës, Herby Fortunat, për gjeste fyese dhe provokuese ndaj lojtarit kundërshtar pezullohet 2 ndeshje dhe gjobitet me 30.000 lekë.

Futbollistët e Vllaznisë, Suad Lici, Safet Osja, Armir Grimaj, për gjeste fyese dhe provokuese ndaj kundërshtarit, gjobiten me nga 30.000 lekë secili.

- Futbollisti i Sopotit, Nuredin Sula, për goditje me grushte te trainierit te ekipit kundershtar, pezullohet nga aktiviteti per 1 vit dhe gjobitet me 100.000 lekë.

- KF “Besa”, për mosmarrje të masave të mjaftueshme organizative gjobitet me 100.000 lekë.

- Futbollistët: Mateo Metaj (Turbina), Behar Ramadani (Burreli), për goditje ndaj njëri-tjetrit pezullohen me nga 5 ndeshje nga aktiviteti futbollistik dhe gjobiten me nga 30.000 lekë.

- Futbollisti i Burrelit, Enis Haxhija, per gjeste fyese dhe provokuese ndaj arbitrave, pezullohet 2 ndeshje dhe gjobitet me 30.000 lekë.

- Futbollisti i Maliqit, Altin Sejdarasi, për ofendim të arbitrit pezullohet 2 ndeshje dhe gjobitet me 30.000 lekë.

- Futbollistët: Erando Pire (U-19, Naftëtari), Erald Menalla (U-19, Sopoti), për goditje ndaj njëri-tjetrit pezullohen nga 8 ndeshje dhe gjobiten me nga 10.000 lekë secili.

- Futbollisti i ekipit U-19 të Skraparit, Mehmet Tusha, për goditje me grusht të Kundërshtarit, dënohet 8 ndeshje dhe gjobitet me 10.000 lekë.

- Ekipet “U-17” dhe “U-19” të Skraparit, për aktivizim të lojtarëve brenda një dite në dy ndeshje, në aktivitetin futbollistik që organizon FSHF-ja, i humbasin ndeshjet me rezultatin 2-0, të cilat i fitojnë respektivisht ekipet “U-17” dhe “U-19” të Bilisht Sportit. Trainerët e ekipeve “U-17” e “U-19” të Skraparit, Bledar Petriti dhe Genci Lamce, gjobiten me nga 10.000 lekë secili.

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 19:50
by jeti
Grima, Lici,Osja mire kekan da vec me 30.000 lekë secili... :wink:
Hajt se ka Vlateri boll e ja pagun si per sevap... :lol:

Posted: Thu, 18 Dec 2008 , 03:07
by fpjalmi
“Revolucioni”, ikin gjyqtarët e pandreqshëm


Autori: Jorgis Memo
Data: 17/12/2008
Version Print
Dje u zhvillua një mbledhje e rëndësishme për garën, me praninë e sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Arben Bici

Problematika e kampionatit ka imponuar një mbledhje të rëndësishme dje në FSHF, midis sekretarit të përgjithshëm Arben Bici, anëtarit të komitetit ekzekutiv Skënder Hyka, shefit të garave, Ilir Shulku, si dhe atij të gjyqtarëve, Plarent Kotherja. Por për çfarë është folur në këtë mbledhje? Natyrisht, pika më e debatueshme ka qenë ajo për gjyqtarët, të cilët edhe pse në institucionin e futbollit kërkojnë t’i mbrojnë, duket qartë që disa prej tyre ua kanë sjellë aty ku nuk mban më, duke prishur garën.

Vullneti i institucionit të futbollit duket se është i qartë: të ndëshkohen të gjithë ata që e bëjnë bozë dhe të zëvendësohen me emra të rinj. Shenjat janë dhënë, kur kryesorët Edvin Hoxha dhe Remzi Sadiku kanë bërë debutimin e tyre në kategorinë superiore. Pra, furtuna është gati për ata të cilët duken të pandreqshëm dhe gabojnë thuajse çdo ndeshje që u jepet.

Vetë shefi i gjyqtarëve, Plarent Kotherja, e konfirmon këtë fakt. “Nuk ka më dyshime. Do të futim gjyqtarë të rinj në garë. Nuk mund të mbajmë më ata emra, të cilët na kanë lodhur,”- pohon Kotherja, i cili u bën një rezyme edhe dy debutesve. “Isha vetë në Shkodër për të vëzhguar gjyqtarin Remzi Sadiku. Ai ka arbitruar në mënyrë perfekte dhe më vjen keq që mediat janë marrë me rastin që ndodhi në fillim të lojës, midis portierit të Vllaznisë dhe një futbollisti të Flamurtarit.

Edhe gjyqtari Hoxha ka arbitruar shumë mirë në dy ndeshjet që i janë dhënë.” Më tej Kotherja zbulon edhe emrat e të rinjve që pritet të gjykojnë në kategorinë superiore. “Do të futim arbitra si Melis Dervishi, Laver Alla, Labian Mustafaraj, Enea Jorgji etj., natyrisht për të larguar ata që na i kanë prurë në majë të hundës.” I pyetur se cili është vendimi drastik që është marrë këtë sezon, shefi i gjyqtarëve shkurtimisht thotë:

“Eshtë rasti i Shkëlqim Guçes, i cili e ka mbyllur këtë kampionat.” Këtë sezon mësohet se nuk i kanë shpëtuar pezullimit edhe emra të tillë si Albano Janku (gjyqtar i FIFA-s), gjithashtu Lorenc Jemini. Kjo verifikohet lehtë edhe nga moshedhja e tyre në short gjatë javëve të kaluara, kur kanë pasur precedentë. Ndërkohë, disa herë i ndëshkuar mbetet Ervis Peza. Disa prej emrave të rinj që promovoi Kotherja, u janë besuar sot ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Gjithsesi, “revolucioni” i paralajmëruar ngelet për t’u parë.

Gjyqtarët e rinj
Remzi Sadiku
Edvin Hoxha
Laver Alla
Melis Dervishi
Labian Mustafaraj
Enea Jorgji

Të pezulluarit këtë sezon

Gjithë sezonin
Shkëlqim Guçe
Me disa javë
Ervis Peza
Mentor Sopjani
Albano Janku
Lorenc Jemini
Kridens Meta

Posted: Thu, 18 Dec 2008 , 03:08
by fpjalmi
sezonin e ri do te kemi gjygjtare te rinj.

te gjithe te vjetrit nuk do te gjykojn ma,dhe kam frike mos na bajn nej puq vllaznise me keta gjygjtaret e rinj

Posted: Thu, 18 Dec 2008 , 03:09
by fpjalmi
te gjithe gjygjtaret e rinj jane te shkolles ne tirane ,dhe 95 perqind tiranas

Posted: Fri, 19 Dec 2008 , 02:04
by fpjalmi
ky lajm asht per te miren e vllaznise

qipi ,te marsha te keqen.shihni qa ka shkru per te grumbullu tifozat kunder tiranes. :lol: :lol: :lol: :lol:
_____________________________________________________

Futboll

Çipi thërret tifozët: Tani duhet të jeni në stadium
18 Dhjetor Edhe pse na ndajnë edhe dy ditë nga ndeshja Flamurtari - Tirana, në qytetin e Vlorës ka filluar të diskutohet shumë për këtë ballafaqim interesant. Vazhdimisht, ndeshje të tilla kanë tërhequr vëmendjen e tifozerisë vlonjate dhe ndryshe nga vitet e fundit, kjo ndeshje do të sjellë në stadium një numër më të madh sportdashës. Më mirë këtë e tregon edhe fakti, që ky takim është vendosur në qendër të bisedave, në çdo ambient në Vlorë. Duke kërkuar të shfrytëzojë këtë moment, sekretari klubit Geri Çipi i bënë thirrje tifozerisë për të përkrahur skuadrën, në këtë përballje. “Është e natyrshme, që nuk do të jetë një ndeshje e ngjashme me to të zhvilluara përpara viteteve ‘90, por gjithsesi do të jetë një ballafaqim shumë interesant. Historikisht, të dy skuadrat kanë nxjerrë ndeshje të bukura, madje disa prej tyrekanë qenë për të mos u humbur. Kështu shpresojmë që do të jetë edhe ky takim. Dihet që Tirana do të kërkojë fitoren, sepse synon titullin kampion, por edhe skuadra jonë kërkon rritje në tabelën e klasifikimit. Mjafton kaq, për të besuar se do të zhvillohet një ndeshje shumë fortë. Por Flamurtari, për ta kaluar me sukses këtë provë të vështirë kërkon mbështetje nga tifozeria e saj.”, përfundon sekretari Geri Çipi.

Posted: Fri, 19 Dec 2008 , 10:30
by GOLDIAN
duke pa kronikat e ndeshjeve me bani pershtypje ajo e besa-shkumbini
aj gjesti i fortunatit por mbi te gjitha mos reagimi ndaj goditjeve qe tjeret i bashin te te riut peqinas ramazani.
nuk me kishte ndodh nej here qe ai as per vetemrojtje nuk reagoi aspak
e kam shpreh diku dhe ma perpara asht nje djale i ri he me mjaft prepspektive dhe normal sdeshiron te ulet ne nivelin e fortunatit me shoke
fortunat ky lojtar qe 2 ndeshje ban e 3 mungan
respekte te riut peqinas per sjelljen e tij ne keto caste acaruese
do kisha deshire ta afronte valteri tek vllaznia se asht vertet lojtar me nivel
e kam ndjek ne disa ndeshje

Posted: Fri, 19 Dec 2008 , 19:44
by Man in Redblue
Edhe mu me bani pershtypja shume si sjellja e matur e atij djalit peqinas, ashtu edhe veprimet kafsherore te Fortunat-it,

Per mendimin tem Fortunat duhet te denohet te pakten 10 jave.. edhe turp ti vijne atyne presidentave te superliges qi i napin leke e mbeshtetje ktyne horave si Fortunati.