Page 37 of 160
Posted: Mon, 15 Jan 2007 , 21:27
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Mu 1 milion me duket i fije si pak.
ke drejte ti se na po japim dy futbolista te talentum
po sa me ja lan shifren pra
Posted: Mon, 15 Jan 2007 , 21:29
by vllaznia1919
Un kisha thane nja 3-4 milion.
Posted: Mon, 15 Jan 2007 , 21:38
by GOLDIAN
naqe a ban une e ti me i marr 1/10 e atyne pareve
meqe po shqetesohena kaq shume per vllaznine
Posted: Mon, 15 Jan 2007 , 22:21
by GOLDIAN
Posted: Mon, 15 Jan 2007 , 22:27
by Man in Redblue
Ca je tuj than kshtu maj naqe, cfar mourinjot, Ka kry ajo pun: Kapeloja ka ra dakord me Fushaj per sa i perket anes finanziare, priten te diskutohen edhe disa detaje te kontrates, por megjithate ai vjen sezonin tjeter ne shkoder, per te arritur ate qe se arriti me Realin: trofeun e champions leagues. pritet qe me vete te marrin edhe 3- 4 lojtare te realit si dhe fernando torres prej atletikut, per te cilin Fushaj ka deklaruar se eshte i gatshem te beje marrezira.
Posted: Mon, 15 Jan 2007 , 22:32
by BLEDI
Posted: Mon, 15 Jan 2007 , 22:35
by BLEDI
po per Ronaldon e MANCHESTERIT qa ju duket se e kan pa Valterin ne manchester??????gjithnji me THASHETHEME
Posted: Tue, 16 Jan 2007 , 01:52
by Admin
Hhahhahaha
A te medhej jeni te tane !!!
Papapapa ku ka shku puna e Vllaznise !!!
Pse nuk thoni mor shoke qe duhet me falenderu presidenti tone te "nderum", se na bani me qesh e me lujt, por gjynah qe gjith kja gja asht ne kurriz te emrin te NDERUM te VLLAZNISE dhe MUNDIT E SHPRESAVE TE MIJRAVE TIFOZEVE SHKODRANE NE TE GJITHE RRUZULLIN TOKSOR !!!
Posted: Tue, 16 Jan 2007 , 02:00
by vllaznia1919
Posted: Tue, 16 Jan 2007 , 02:21
by Admin
Ja ja deri tesh shum mire asht
Posted: Tue, 16 Jan 2007 , 14:01
by GOLDIAN
presidenti po merret me stadiumin iher se ka plan afatgjat
ca na gjet ta po na bahet si bert xhani me duket
Posted: Tue, 16 Jan 2007 , 14:44
by vllaznia1919
Ishalla ja.
Posted: Tue, 16 Jan 2007 , 14:46
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Ishalla ja.
naqe den e po sden ti
mas 3 vjetsh ke me ba tifo per
vllazenfushaj e jo vllaznia ma
Posted: Tue, 16 Jan 2007 , 20:21
by Admin
tytjeta juj,
Nuk asht keq qe Stadiumi Loro Boriçi te rregullohet.
Mu me lind 1 pyetje:
Fushaj e rregullon stadiumin (40 milion leke) dhe kerkon qe te marre ne kembim administrimin e Stadiumit per 4-5 vjet. Ok nuk ka gja te keqe edhe se 4-5 vjet per 40 milion lek me duket pak si shume e akzagjerume!!
Po nqs Fushaj vitin tjeter nuk deshiron, nuk ka mundsi, e largojne, etj etj, nga drejtimi i Vllaznise, si do behet me Stadiumin??
Presidenti qe do te vij mas Fushaj duhet te paguje qera dhe kontribute Valter Fushaj ???!!!
Per mendimin tem duhet me pas kujdes nga ana e Bashkise Shkoder, nqs jepet per tu shfrytezu per periudhe afatgjate stadiumi i Loro Boriçi, si ne rastin e Fushaj ashtu edhe sikur te jene njerez te tjere qe kerkojne dicka te tille!!
Mas i thante qe Vllaznia me u ba si Partixhani !!!!!!
Posted: Tue, 16 Jan 2007 , 23:13
by iliriny
Marrja e Canit ne ekip ka rezultuar shume efikase pasi ka shenuar 2 gola ne ndeshjen me Barat te Serbise qe ndodhet ne vendin e 7 ne kampionat. Nuk e di pse keta drejtuesit t Vllaznise e larguan ne vere, por them se kane gabuar kembe e krye. Edhe nji vit i duhet Canit e s'ke me nevoje te hedhesh syte nga Afrika, Brazili apo Mali i Zi. Dyshja Sukaj-Cani per vitin tjeter( nese i mbajne ne ekip) ka per te qene dyshja me simpatike.
Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 12:55
by GOLDIAN
DJEMA PO BEHET GJITHNJE E ME E RREZIKSHME TIR
ESHTE THUAJSE E SIGURTE SE NESE ABAZAJ PERFUNDON TE DINAMO
SUKAJ KALON TEK TIRANA
DHE SKERDI KA SHUME MUNDESI TE NA LEJE NE BALTE
p.s lajmet sjane zyrtare por nepermjet bisedash me disa futbolliste ketu.
Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 14:28
by vllaznia1919
Ta shofim se qa po bahet.Jam kurioz me pa ftyren e presidentit ne kta momente.
Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 15:45
by Admin
Hiqne mendsh se Sukaj nuk kalon te Tirana ja !!!
Ishalla po vjen Gudjabi, nderkohe qe Prela dhe nje lojtar tjeter i 19-vjecareve te Vllaznise jane lane te lire.
Me ardhjen e Gudjabit si edhe nqs Miroci vazhdon me u paraqit mire atehere skuadra mund te quhet bajagi e kompletume.
Vllaznia "gdhendet" në pritje të Gudjabit
I kthyer në një çështje mes dy klubeve, Dinamos dhe Vllaznisë, sulmuesi senegalez, El Haxhi Gudjabi, pritej të vinte dje në Shqipëri. Drejtuesit shkodranë kanë bërë të ditur se afrikani kishte lajmëruar për mbërritjen e tij në Rinas afër mesnatës së mbrëmshme, prandaj dhe ata kanë nisur makinën për ta pritur e më pas për ta sjellë në Shkodër. Nga ana tjetër, edhe në kampingun e Vllaznisë në Hercegnovi, Gudjabi është i mirëpritur. Ai ka tashmë gati dhomën e tij në hotel dhe njëkohësisht edhe çantën me materialet e duhura sportive. Ardhja e tij në kampin shkodran bëhet fakt i kryer, megjithatë, çdo gjë pritet të marrë zgjidhje pikërisht sot, teksa do zbardhet e vërteta e kësaj çështjeje.
Prela dhe Rrashketa largohen nga kuqeblutë
Dy prej futbollistëve që kishin shkuar bashkë me ekipin e Vllaznisë në përgatitoren malazeze, dje kanë lënë Hercegnovin dhe janë kthyer në Shkodër. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin e ardhur nga Firence e Italisë, Marenglen Prelën, si dhe për shkodranin
18-vjeçar Rrashketa. Ata kishin shkuar bashkë me ekipin edhe për t'u testuar nga ana e trajnerit Josa. Vëmendja më e madhe ka qenë e përqendruar te shkodrani i ardhur nga futbolli amator italian, Prela. Ai është stërvitur vetëm një javë me kuqeblutë, por pa arritur dot ta kalojë testin e trajnerit Josa. Si rrjedhojë, dje paradite ai është paraqitur në zyrën e presidentit Fushaj, të cilin gjithsesi e ka falënderuar për mundësinë që i dha për të matur forcat te Vllaznia.
Posted: Wed, 17 Jan 2007 , 19:53
by GOLDIAN
po e kur leshin ta po ambjntohit ky gudjabi a ban me me tregu????
A PO MASI TE HUPIM NE VLORE??????????