Legjionaret
Moderator: GOLDIAN
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Ne ndeshjen e fundit Austria Wien- Ried isha me e pa Salihin ne stadium. ndeshja mbaroi me rezulatetin 2-0 per vendasit. Salihi vec nji top edhe at shum tveshtire mori gjat tan ndeshjes. ne 11 ndeshjet e fundit ne transferte Ried ka hum 10, dhe me golavarazh mizerabel dhe ka barazu nji ndeshje.
Ishalla vitin tjeter ndrron skuader se me Ried vitin tjeter bjen prej kategoriet

- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Skela 2 gola
Ervin Skela vazhdon të bëjë maksimumin për skuadrën e tij Energie Cottbus në luftë për të mbetur në Bundesliga. Fantazisti i kombëtares shqiptare ka shënuar dy gola për të siguruar fitoren e skuadrës së tij përballë Hertha Berlin. Ndeshja ka filluar keq për Cottbus pasi kanë qenë miqtë ata që kanë kaluar të parë në avantazh me golin e Mineiro në minutën e 21-ë. Në të 41-tën Skela ka ekzekutuar për mrekulli një gjuajtje të lirë nga një largësi prej 20 metrash duke barazuar rezultatin në 1-1. Në minutën e 62-të Cottbus ka fituar një penallti dhe përgjegjësinë për të gjuajtur nga pika e 11-metërshit e ka marrë mesfushori shqiptar dhe nuk ka gabuar.
Me këtë fitore skuadra e Energie Cottbus është larguar nga zona e rrezikshme për rënie në kategorinë e dytë dhe aktualisht renditet në pozitën e 15-të me 24 pikë nga 26 ndeshje.

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
eh sa her ka plas shkopi ne stadium te PAS GIANNINA kur ishim ne katigori te pare nuk harrohen..vllaznia1919 wrote:Hahahaha.Qysh i vogel ke ken tifoz i flakt i Janins.Miri wrote:apapapa ky goli i zaimit maka prish punen se me nxorri skuadren qe bej tifo ktu ne vend te 3-te
nuk e ke keq ti qysh i vogel kam ba tifo per kta,e kam ndiekur ma shum se vllaznin duke e marr parasysh qe jam qysh 11 vjec ketu por zemra jeme asht kuqeblu per gjithmon.
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Ta urrejmë apo ta duam 17-vjeçarin Sotir Nini?
Nga Xhevdet Zekaj
Më 3 prill, himarioti Sotir Nini mbushi 17 vjeç. Edhe 100 i urojmë, suksese dhe shëndet! Tashmë i rritur, madje aq sa mund të marrë patentën, sipas ligjit grek, shqiptaro-greku po tregon se është një yll i futbollit dhe për këtë duhet të ndihemi mirë, edhe pse nuk do të luajë me ekipet tona kombëtare. Në këto momente, kur shteti ynë e ka dënuar futbollin, është rasti i vetëm që i japim të drejtë himariotit të vogël për zgjedhjen e tij, sepse sot do të ishte i dënuar.
Jashtë urrejtjeve apo mërive banale, jashtë racizmit permanent grek si dhe në rastin kur i kanë ulëritur fansët e Olimpiakosit apo në Selanik "Alvanje pote dhen tha gjinis elinas" (shqiptar, asnjëherë nuk do të bëhesh grek), Ninin duhet ta respektojmë si shqiptar, si djalë i rritur nën bukurinë e detit Jon, me aromën e portokajve dhe ullinjve, nën tingujt e këngës së "Vajzës së valëve" apo edhe me ison piluriote.
Shqiptaro-greku Sotir Nini mbushi 17 vjeç, një ditëlindje që e ka festuar me lotë. Futbollisti më i shquar i zbuluar kohët e fundit në Greqi, madje i quajtur Saravakosi i ri, që prej prillit të 2007-s, kur përjetoi një lumturi të madhe, që shpesh ngjante si gënjeshtër, ka bërë realitet një ëndërr. Ai luan një ndeshje të madhe, për të bindur të gjithë se ishte ai që do ta trondiste futbollin grek me cilësinë dhe talentin e tij. As më shumë e as më pak ishte Lionel... Nini, shqiptaro‑greku i madh.
Që nga 22 dhjetori 2006 jeta e djaloshit himariot ndryshoi rrënjësisht. Kjo datë përkon me nënshkrimin e kontratës së parë zyrtare me Panathiniakosin e madh. Dhe nuk kaluan shumë ditë, kur Viktor Munjoz, ish-futbolllisti i Barcelonës së madhe, të cilit në stadiumin "Flamurtari" i miri Latif Gjondeda "ia nxiu" jetën, mori një vendim fantastik, duke e aktivizuar si titullar në ndeshjen me Egalion më 16.01.2007. Që nga ai moment fama dhe vlerat e Ninit i kaluan kufijtë e Greqisë, duke e futur atë në nivelet e larta të futbollit europian. Ndërsa në Shqipëri u pa herë si shqiptar i keq, e herë si himariot tradhtar, edhe pse vlerat të gjithë ia dimë.
Përtej kësaj, Sotir Nini filloi të vendoste rekorde në ekipin legjendar grek si lojtari më i ri që ka shënuar gol në historinë e "PAO"-s, me golin e mrekullueshëm kundër Panionosit, lojtari më i ri që ka shënuar në derbin me AEK-un, lojtari më i ri i historisë greke që ka luajtur në kupat europiane, golashënuesi i dytë më i ri i historisë së futbollit grek, pas Thoma Mavrosit të madh etj. Fakte si këto e bënë të jetë në fokusin sportiv ndërkombëtar himariotin e vogël apo shqiptaro-grekun Nini. Vendosja e tij në sajtet e FIFA‑s dhe UEFA‑s si dhe botimet e tyre krahas Lionel Mesit, i dhanë tjetër ritëm kampionatit grek, por tërhoqi edhe vëmendjen nga shumë skuadra, midis tyre edhe Reali i Madridit për himariotin, i cilësuar një Dhimitër Saravakos modern. Normalisht që edhe ne duhet të ndihemi mirë për himariotin Sotir Nini, pavarësisht se ka marrë shtetësinë greke.
Por ndodh edhe të jesh në ditë të vështira, sepse, pas një dëmtimi që erdhi si rezultat i stërmundimit apo efekteve të ngarkesave të shumta (ndeshje me Shpresat, 21 takime si titullar me Panathiaikosin, miqësore) bënë që në tetorin e kaluar të realizonte një ndërhyrje mjekësore. Ninit do t'i duhej të rrinte jashtë fushave të futbollit deri në fund të nëntorit. Dhe Nini ishte gati, ashtu futyrëqeshur. Disa herë i përsëriti trajnerit të ri portugez Zhoze Peseiro se ishte gati, nëse i duhej. Por deri tani vetëm tri takime, në një si titullar, kur vjet për gjysmë sezoni zhvilloi 21 takime! Çështje idesh, zgjidhje taktike apo problem racizmi? Pak nga të gjitha. Himarioti i artë po ngroh stolin. Kjo është e hidhur për të në këto momente, kur i duhet më shumë mbështetje psikologjike, më shumë fjalë të mira. Atë që nuk ia jep portugezi të paktën t'ia japim ne, bashkëkombësit e tij. Na takon ta përkrahim. Himarioti është shqiptar, i mirë madje. Zgjedhja është personale. Personalisht i uroj të luajë që në ndeshjen e radhës me ekipin e dobët OFI shqiptaro-grekun nga Himara. Me pak qetësi pasi kemi "humbur" Pirro Dhimën, pasi shpesh kujtojmë shumë figura historike shqiptare dhe kryeministra grekë me origjinë nga Shqipëria, t'i uronin fat në rrugën e sigurt të famës dhe suksesit Sotir Ninit.
Jemi pak dhe nuk na duhen armiqtë. Të mos harrojmë se para pak ditësh disa sportistë kërcënuan se shteti i tyre nuk i respekton dhe i vlerëson, dhe ata ishin gati të bëheshin grekë. Atëhere ta respektojmë apo mallkojmë Sotir Ninin?
Himarioti Sotir Nini mbushi 17 vjeç. Ta urrejmë apo duam? Përse të mos mburremi me të? Behrami luan me Lacion, por komentatorët thonë "shqiptari Behrami". Po kështu Nini në Greqi, por edhe mediat e huaja, e quajnë "shqiptari Nini". E kështu ia vlen ta respektojmë dhe ta
urojmë: Gëzuar ditëlindjen, Sotir Nini, shqiptar i vogël me numër shtatë!

Une nuk mund te them as se u du, e as se e urrej (se nuk e kam pas dashnore ), por them se nuk e kam simpati:
nuk jam dakord me ate qe shkrun ky gazetari ne fund, qe neper media thuhet shqiptari Behrami e shqiptari Nini. Ndoshta mund te permendet nai her tek-tuk, ne itali a greqi, po ne arenen nderkombetare ai asht talenti grek Sotirious Ninis.
nuk jam dakord me ate qe shkrun ky gazetari ne fund, qe neper media thuhet shqiptari Behrami e shqiptari Nini. Ndoshta mund te permendet nai her tek-tuk, ne itali a greqi, po ne arenen nderkombetare ai asht talenti grek Sotirious Ninis.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Sme duket e drejte aja se ca kerkon gazetari!!!
Me duket nji propagande fitim prurese per Ninin !!!!!
Propoganda te ishte ba ne momentin ma te mire te Ninit dhe ja tesh kur ka nevoje, duke ja dhan fajin tjerakuj!!!
Me vjen keq per Ninin qe nuk po kthehet ne formen e tij, por kja keqardhje asht persa i perket nji lojtari te ri me perspektive se sa nji lojtari shqiptar, qe te tille e qujti vedin!!!
Sa i takon Pirro Dhimes, e Luan Shabanit me shoke sja ka faji populli shqiptar dhe qeveria shqiptare se ata bajne zgjedhje anti-shqiptare e zgjedhje vetem ekonomike, kshu qe krahasimet nuk kane vlere ne kete shkrim!!!
Ky shkim asht nji propogante e shemtume ne favor te Ninit e asigja ma teper!!!

- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
As une nuk kam kurrfare simpatije per ket lojtar, bile nuk me pelqen aspak shkrimi i kti gazetarit i cili do bante ma mire me u interesu per talente tjera tonat qe jane ne Greqi e me i ba naj artikull mbeshtetes, se persa i perket kti Sotiris-it....ka dal bojet
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Edhe pse diten e sotit secili shef interesin e vet dhe munsine ma te mire te jeteses un nuk kam asnji fare simpatijet per kyt apo tjere si puna e tije qe perfaqesojn nji flamur tjeter.Nuk me bahet hiq vone qe nji lojtar i komtares greke nuk asht ne forme.Ku e merr mas me ken kurr asnji lojtar i atij ven.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Kronika e ndeshjes Karlsruhe - Werder, goli itrete asht i Kapllanit:
http://www.myvideo.de/watch/4042159/k** ... der_Bremen