Page 36 of 86

Posted: Fri, 16 Nov 2007 , 00:53
by Edmond-Cela
U HABITA EDHE UME KUR E NEGJOVA. PO ISHALLA ASHT NAJ NJERI I NDERSHEM DHE NA NDIHMON EDHE NEVE.

Posted: Fri, 16 Nov 2007 , 14:48
by vllaznia1919
Man in Redblue wrote:skender fani asht me te vertet shume i njoftun ne austri, dhe ka autoritet te madh, pa e ekzagjeru mund te them se asht si "Beckenbauer i austrise". jam mundu boll deri me sot me gjet se prej ka asht, por ka kene e veshtire sepse ai ka linde ne austri mesa di un edhe nuk e din kush se ka prejardhje shqiptare.
Kta thojne origjine shkodrane demek.

Posted: Mon, 19 Nov 2007 , 19:39
by Miri
CANA & DALLKU nuk kane udhetuar per Rumani,arsyja eshte paraqitja e doben ne ndeshjen me Bjellorusin..

Posted: Mon, 19 Nov 2007 , 20:04
by Man in Redblue
akaliptos wrote:CANA & DALLKU nuk kane udhetuar per Rumani,arsyja eshte paraqitja e doben ne ndeshjen me Bjellorusin..

mos po na fusin percamjet kosovare-shqiptare ne komtare. Gabim me u sjell kshtu me canen e dallkun se i kan dhan shum komtares.

Posted: Tue, 20 Nov 2007 , 09:09
by tironsi_tr
prej kartonave s'munen me lujt, kshu e di une.
v1919 PERMENU SE NA NEVOJITESH :lol:
percarje s'duhet te kete, sepse s'ishte vetem dallku-cana qe lujten keq, ishin qysh te gjithe, me ne krye baricin qe e la skuadren ne balte se do u sillte si alabak me albitrin, ene shef neshjet tashi vetem tu krujt veshin.

Posted: Tue, 20 Nov 2007 , 11:47
by amigo
CANA edhe dallku nuk lujn sepse nuk kan te drejt loje per shkak te kartonave te cilet i kan marrur.Mos ju nin se nuk do te ket perqarje mes neve .




AMIGO VLLAZNIMI KAMPION(GJAKOVA)

Posted: Tue, 20 Nov 2007 , 17:43
by Miri
ke te drejte naqe per shkak te 4 kartonave te verdhe por dje qe e lexova ne text te top-channel shkruante per paraqitjen e dobet .

Posted: Tue, 20 Nov 2007 , 19:02
by Miri
Biletat e ndeshjes Rumani-Shqipëri – takimi i fundit për të dy ekipet në fushatën kualifikuese Euro 2008 - kanë dalë në shitje qysh dje në Rumani. Federata Rumune e Futbollit e konsideron si një festë të futbollit rumun dhe për këtë arsye edhe biletat janë me çmim të arsyeshëm: 50 Ron (monedha rumune) është bileta më e shtrenjtë (diçka më pak se 15 euro) dhe ajo më e lirë kushton 10 Ron (diçka më pak se 3 euro). Sipas kursit rumun 1 euro= 3.4764 Ron. Biletat janë duke u shitur në pikat e shitjes pranë stadiumeve të Dinamos, Steauasë, Rapidit dhe Nationalit, që të katërta skuadra të kryeqytetit rumun.

Posted: Tue, 20 Nov 2007 , 21:57
by vllaznia1919
tironsi_tr wrote:prej kartonave s'munen me lujt, kshu e di une.
v1919 PERMENU SE NA NEVOJITESH :lol:
percarje s'duhet te kete, sepse s'ishte vetem dallku-cana qe lujten keq, ishin qysh te gjithe, me ne krye baricin qe e la skuadren ne balte se do u sillte si alabak me albitrin, ene shef neshjet tashi vetem tu krujt veshin.
U permenda por me vones. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 21 Nov 2007 , 13:20
by Miri
Historia kundër kuqezinjve, me Rumaninë 8 humbje rresht

Speciale nga Dash Frashëri


Rumania e futbollit nuk është një kundërshtar i panjohur për Shqipërinë. Të dyja përfaqësueset janë ndeshur plot 13 herë midis tyre që nga përballja e parë para 61 vjetësh. Një bilanc aspak optimist për Shqipërinë, ka fituar 2 ndeshje, barazuar 1, teksa kemi pësuar 10 humbje (8 rresht), e fundit më 6 shtator 2007. Kjo e së mërkurës është e 14-ta midis dy ekipeve, ku trajneri Oto Bariç do të jetë trajneri i 8-të që do të ndeshet me një kombëtare rumune, por që brenda saj ka një të veçantë për kolegun e tij. Viktor Picurka është autori i një goli kundër Shqipërisë në ndeshjen për eliminatoret e Kampionatit Europian, më 25 mars 1987 në Bukuresht, ku pësuam një humbje të thellë 5-1.

1946 -Ndeshja e parë midis dy ekipeve daton më 13 tetor 1946, kur Shqipëria fitoi 1-0 me golin e të madhit Qamil Teliti në finalet e Kampionatit Ballkanik të fituar nga Shqipëria (i vetmi trofe ndërkombëtar).

1947 - Pas këtij triumfi të vogël, më 25 maj 1947, Shqipëria do të shkatërrohej më shtatë muaj më pas po në kryeqytetin shqiptar nga Rumania me rezultatin e thellë 4-0, po për Kampionatin Ballkanik, ku rumuni Iiliu Farkas shënoi plot tri herë në portën e mbrojtur nga Alfred Bonati.

1948 - Befasisht, gati një vit më pas, më 2 maj 1948, Pal Mirashi do të ripërsëriste fitoren 1-0 atje dhe ku vetë rumunët nuk e prisnin, në kryeqytetin e tyre, Bukuresht, në stadiumin “Giuleshti”, në prani të 20 mijë shikuesve. Këmba e artë e Pal Mirashit sigloi fitoren e dytë kundër Rumanisë në një ndeshje për Kampionatin e Europës Juglindore, një lloj kampionati ballkanik.



1949 - Ndeshja e katërt midis dy ekipeve, e zhvilluar me 23 tetor 1949, përfundoi në barazim 1-1, ku Qamil Teliti (50’) barazoi pjesën e dytë golin e shënuar nga kapiteni rumun, Josif Petçovski (23’). Një ndeshje e ndjekur nga 40 mijë shikues në stadiumin “Republicci”. Më 29 Nëntor 1949, në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, Shqipëria do të humbiste 4-1 miqësoren me Rumaninë, ku ishte sërish Pal Mirashi që do të shënonte golin e vetëm përballë katër të rumunëve me autorë Iion Lungun (2) dhe Stefan Filoti e George Vazcki nga një.

1950 - Vit i rezultatit më të thellë të pësuar nga Rumania, 6-0, nga të cilët plot pesë gola vetëm në pjesën e parë: Josif Petçovski (2), Andrei Radulesku (2), Andrea Merçea (1) dhe Ioan Suru (1) ishin autorë të golave.

1972- Takimet midis dy vendeve rifillojnë pas 22 vitesh, kur Shqipëria do të humbiste 2-0 në Bukuresht, më 29 tetor 1972, për eliminatoret e Kampionatit Botëror. Dy gola të pësuar qysh në pjesën e parë dhe brenda tri minutash nga Nikolae Dobrin (38’) dhe Emerih Dembrovski (41’).

1973 - Ndeshja e kthimit e zhvilluar në Shqipëri, më 6 maj 1973, ishte edhe më e trishtuar. Rumania fitoi në Tiranë 4-1, ku Sabah Bizi shënoi golin e nderit për Shqipërinë në minutën e 85-të, kur rumunët kryesonin me rezultatin 4-0, me gola të shënuar nga Ion Dumitru, dy gola nga Florea Dumitrake (1 me penallti) dhe Teodor Taralunga.



1987 - Rumania zhduket për gati 25 vjet nga skena e futbollit shqiptar, për t’u ritakuar për eliminatoret e Kampionatit Europian, më 25 mars 1987 në Bukuresht, ku pësuam një humbje të thellë 5-1. Golin e parë kundër Shqipërisë e pat shënuar trajneri i sotëm i Rumanisë, Viktor Picurka, qysh në minutën e dytë të takimit. Shkëlqim Muça barazoi 1-1, por më pas erdhi furia rumune me 4 gola të tjerë: Ladislau Boloni, George Haxhi, Miodrag Belodedici dhe Adrian Bumbesku. Ndeshja e kthimit më 28 tetor 1987 u zhvillua në Vlorë dhe humbja ishte të paktën dinjitoze 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi rumuni Mikael Klein.

1988 - Një ndeshje miqësore, por e humbur thellësisht 3-0. Miodrag Belodedici, George Haxhi dhe Rodion Kamataru. Një ndeshje pa koment për trajnerin Shyqyri Reli.

2006 - Kaluan plot 18 vjet nga ndeshja e fundit me Rumaninë dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në historinë e dy ekipeve. Shqipëria barazoi në Bjellorusi 2-2, Rumania barazoi në shtëpi me Bullgarin 2-2, por kur të dy skuadrat u përballën, më 6 shtator në Tiranë, fitoi Rumania 2-0. Goli i parë u shënua nga Dika dhe tjetri nga Adrian Mutu me penallti.

2007 - Kjo e së mërkurës, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2008-s, është e 14-ta midis dy ekipeve. Rumania është tashmë e kualifikuar dhe lufton për vendin e parë në grup, ashtu si dhe Holanda (të dyja kanë nga 26 pikë), ndërsa Shqipëria për të humbur vendin e katërt.

Muça, golashënuesi i fundit

Shkëlqim Muça është golashënuesi i fundit shqiptar që ka shënuar në portën e Rumanisë, pikërisht në ndeshjen e luajtur në Rumani për eliminatoret e Kampionatit Europian 1988, ku humbëm me rezultatin e thellë 5-1 me Kombëtaren rumune të drejtuar nga Emerik Jenei. Autorët e tjerë të golave shqiptarë janë Qamil Teliti (autori i goli të parë historik kundër Rumanisë), Pal Mirashi (2 gola), Sabah Bizi.



TË GJITHA NDESHJET

SHQIPËRI-RUMANI



1. 13.10.1946

Shqipëri-Rumani 1-0

(Kamp. Ballkanik)-

Tr.: Ljubosha Broçiç



2. 25.05.1947

Shqipëri-Rumani 0-4

(Kamp. Ballkanik)

Tr.: Adem Karapici



3. 02.05.1948

Rumani-Shqipëri 0-1

Kamp. Ballkanik)

Tr.: Adem Karapici



4. 23.10.1949

Rumani-Shqipëri 1-1

(Kamp. Ballkanik)

Tr.: Sllave Llambi



5. 29.11.1949

Shqipëri-Rumani 1-4

(Miqësore)

Tr.: Ludovik Jakova



6. 05.10.1950

Rumani-Shqipëri 6-0

(Miqësore)

Tr.: Ludovik Jakova



7. 29.10.1972

Rumani-Shqipëri 2-0

(El. Botërorit 1974)

Tr.: Myslim Alla



8. 06.05.1973

Shqipëri-Rumani 1-4

(El. Botërorit 1974)

Tr.: Myslim Alla



9. 25.03.1987

Rumani-Shqipëri 5-1

(El. Euro 1988)

Tr.: Agron Sulaj



10. 28.10.1987

Shqipëri-Rumani 0-1

(El. Euro 1988)

Tr.: Agron Sulaj



12. 20.09.1988

Rumani-Shqipëri 3-0

(Miqësore)

Tr.: Shyqyri Reli



13. 06.09.2006

Shqipëri-Rumani 0-2

(El. Euro 2008)

Tr.: Oto Bariç



14. 21.11.2007

Rumani-Shqipëri 17:00

(El. Euro 2008)

Tr.: Oto Bariç



BILANCI

13 ndeshje

2 fitore Shqipëria

1 barazim

10 fitore Rumania

5-31 golat

Posted: Wed, 21 Nov 2007 , 18:25
by Miri
shenon golin e pare Rumania
1-0 min 22

Posted: Wed, 21 Nov 2007 , 19:15
by Miri
rumania 2-0 albania 52`

Posted: Wed, 21 Nov 2007 , 19:24
by Miri
del curri me karton te kuq (2 te verdhe)

Posted: Wed, 21 Nov 2007 , 19:25
by Miri
rumani 3-1 albania shenon Kapllani ne min 63

Posted: Wed, 21 Nov 2007 , 19:28
by Miri
rumania 4-1 albania 65`
ka desht zoti jeta ti i hanger me bollek

Posted: Wed, 21 Nov 2007 , 19:32
by vvvllaznia
erdhi edhe i pesti me penallti.ishallan mbyllin portat se me duket na koriten

Posted: Wed, 21 Nov 2007 , 19:33
by vvvllaznia
erdhi edhe i gjashti.kete radhe nuk mund te thojm qe kena nenvletsu kundershtarin.cfare turpit.un njof edhe shume rumun.kush i ndin tesh

Posted: Wed, 21 Nov 2007 , 19:49
by PARTIZANI
lam nam :(

Posted: Wed, 21 Nov 2007 , 21:05
by kuqeblu4ever
Appapa na koriten krejt, mi bjen nji shok romun telefonit e kam zor me ju pergjigj se e di per ca merr.

Posted: Thu, 22 Nov 2007 , 00:00
by vllaznia1919
Shyqyr qe skam shoke rumun.Se isha gri me te sante per faj te ktyne shker....!
TURP TURP TURP TURP!
:twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: