Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
iliriny
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 201
Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
Location: New York

Post by iliriny » Mon, 02 Apr 2007 , 21:44

A ju ka marre malli me e pa Vllaznine ne vendin e katert? Kete fakt keni me pase mundesi me e shiju kete fundjave pas ndeshjes me Flamurtarin. Me ate ndeshje qe kane paraqit te shtunen, kjo qe po them une ka mundesi te behet realitet.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion

iliriny
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 201
Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
Location: New York

Urime

Post by iliriny » Mon, 02 Apr 2007 , 22:03

Nje lajm te gezuar du me ju dhane. Sot zbulova se ishte hap sajti zyrtar i Vllaznise qe eshte vllaznia.eu . Urojme qe ky te jete nje start per nje administrim serioz te ketij klubi. Urime presidentit dhe stafit punues se kesaj faqeje.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Re: Urime

Post by kuqeblu » Mon, 02 Apr 2007 , 22:28

iliriny wrote:Nje lajm te gezuar du me ju dhane. Sot zbulova se ishte hap sajti zyrtar i Vllaznise qe eshte vllaznia.eu
Ilir, websitin kan disa koh qe e kan nis, edhe e kena publiku edhe ktu n'forum. Sidoqoft, falemners.
Ne fillim e kishin vllaznia.al, biles e reklamunen edhe ne stadium, manej nuk di pse e kthynen ne vllaznia.eu.

Sa per venin e katert, edhe un them qi asht shum i munshem, se kta tont nuk po lujn hiq me zemen, e fusha e Vlons asht e keqe, nuk kena dal mir atje, biles asht rrah edhe Tirana.
Po ishalla po ju bjen n'men emni "Vllaznia" e ngjyrat e fanells kyt jav ktyne tonve, e po na e zbardhin faqen. Se njikshu si ja kan nis, s'kan gja ne fije... :(
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 06 Apr 2007 , 14:13

Ky El Haxhi Gurabija keka njeri i kompletumar mar shok, dika shkrim, kendim dhe arithmetik. Po kyt keka me e vu zv/president, se edhe per skedinat ka nji nuhatje te jashtzakonshme. Pse s'thoni ju se ky paska me na e qit Vllaznin ne drit neve?
-------------------------------------------------------------------------------------
Llogaritë e Gudjabit, Vllaznia edhe 20 pikë
Sulmuesi senegalez i kuqebluve do të jetë i gatshëm pas skualifikimit javën e fundit

06-04-2007 Senegalezi që luan për skuadrën shkodrane që nga janari i këtij viti, El Haxhi Gudjabi, duket shumë i qetë në prag të ndeshjes me Flamurtarin. Ndoshta është natyra e tij për të mos folur shumë, por kur e pyet, ai menjëherë shpreh besimin se Vllaznia ka për të bërë një paraqitje të mirë në këtë ndeshje. Për ta gjetur atë në momentet kur nuk është në stërvitje me ekipin, mjafton të hysh në ambientet e "Colosseut" dhe do ta gjesh aty. Përgjithësisht me një kapuçino para, afrikani, përveçse e flet mirë shqipen, di të lexojë po kaq mirë edhe gazetat sportive në gjuhën tonë. Diku në faqet e gazetave ai lexon pikërisht për atë çfarë shkruhet për Flamurtarin, kundërshtarin e radhës të kuqebluve. "Flamurtari ka një ekip të mirë, prandaj tifozët dhe drejtuesit e kësaj skuadre presin rezultate më të mira. Megjithatë, nuk mendoj se gjendja e tyre është aq alarmante sa për të larguar edhe trajnerët, siç shkruhet. Vllaznisë, në fund të fundit, nuk i intereson shumë gjendja e kësaj skuadre, e rëndësishme për ne është të luajmë mirë në këtë ndeshje dhe të marrim maksimumin e pikëve," thotë shtatlarti i sulmit shkodran. Ka munguar në ndeshjen e fundit me Kastriotin për shkak të plotësimit të numri tre të kartonëve të verdhë dhe, i ngacmuar nëse më mirë për një lojtar është ta shohë ndeshjen nga tribuna i qetë apo në fushë nën presionin e një paraqitjeje të mirë, Gudjabi përgjigjet: "Jo, jo, ta shohësh ndeshjen nga tribuna nuk është aspak mirë. Them kështu për një futbollist profesionist. Më mirë për mua është të jem në fushë, megjithëse e di që jam nën presion të vazhdueshëm, për të luajtur mirë e për të shënuar. Një futbollist, nëse nuk është nën presion, nuk mund të bëhet i mirë. Po nuk pati kritika e presione, ai nuk është asnjëherë në gjendje të bëjë më të mirën në fushën e lojës." Për ndeshjen e radhës me vlonjatët afrikani është i përqendruar në maksimum për të bërë më të mirën. Mundësisht edhe për të shënuar, megjithëse kjo nuk është parësore për të. E rëndësishme është fitorja e kuqebluve, e cila do t'i mbante sërish në tonus për luftën e vendit të dytë. I pyetur nëse Vllaznia do të ishte e kënaqur vetëm me fitoren në Vlorë, apo me faktin e moskthimit pa pikë, Gudjabi do të thoshte: "Vllaznia shkon drejt Vlorës me objektivin për të fituar. Kjo është shumë e qartë për ne, sepse nuk duam kurrsesi t'i largohemi vendit të dytë. Personalisht e kam thënë edhe më parë, që jam shumë i motivuar për të bërë më të mirën për këtë skuadër, sepse dua të luaj në kupat e Europës." Por për të luajtur në kupën UEFA, shkodranëve u duhet medoemos të arrijnë vendin e dytë. Në garë për të janë edhe Teuta e Partizani, por Gudjabi thotë se Vllaznia me 20 pikë që mendon të grumbullojë në 8 ndeshjet e mbetura, të jetë e dyta në fund të kampionatit. "Në lojë janë edhe 24 pikë dhe unë them se me 20 pikë, po t'i marrim, ndoshta edhe më pak, ne do të jemi të dytët në renditje. Objektivi ynë është që, nëse Teuta nuk lëshon në këto ndeshje, të shkojmë me këtë diferencë deri në përballjen direkte me të në Shkodër. Aty besoj se do të mbyllet çdo gjë pas fitores sonë," shprehet në fund sulmuesi Gudjabi.

Kuqeblutë, 4 sulmues të gatshëm
Për ndeshjen e nesërme me Flamurtarin trajneri Josa i Vllaznisë do të ketë të gatshëm plot 4 lojtarë të repartit ofensiv. Javët e fundit nuk kishte ndodhur kështu për arsye të mungesave të ndryshme, por këtë radhë është ndryshe. Rikthimi i Bejzades pas dëmtimit është një plus më tepër për këtë skuadër, ashtu siç është pozitiv edhe fakti se Gudjabi e ka mbaruar skualifikimin dhe këtë javë do të jetë në gjendje të luajë për kuqeblutë. Të gatshëm sigurisht që janë edhe Dalipi e Sukaj dhe në këtë mënyrë bëhen plot 4 futbollistët e këtij reparti. Ende nuk është shumë e qartë se cilët prej tyre Josa do të vendosë të hedhë në fushë, sepse vështirë të ndodhë që ata të katërt të jenë në formacion që nga minuta e parë. Kjo pasi një numër i tillë i lojtarëve në vijën e parë mund të sillte probleme në prapavijë, aq më tepër që është një ndeshje në transfertë. Me shumë siguri, njëri nga këta 4 lojtarë do ta nisë ndeshjen nga stoli, por se cili prej tyre ende nuk është e qartë.

Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
--------------------------------------------------------------------------------------
Safet Osja: Duhet trepikeshi!

6 Prill T’i marresh nje pike Flamurtarit, ne fushen e tij, eshte nje arritje jo e vogel. Kete e di mjaft mire edhe skuadra shkodrane, por e detyruar nga rrethanat ne te cilat gjendet, ajo eshte e detyruar te kete nje tjeter objektiv ne kete ndeshje, ate te fitores. Nje gje e tille tashme eshte shfaqur haptazi nga te gjithe pjesetaret e kampit kuqeblu: futbolliste, trajnere dhe drejtues te klubit.

Te “denuar” per te fituar

Ne nje fare mase, kjo eshte ajo qe percjell, ne prononcimin per “Sport Ekspres”, kapiteni Safet Osja. Madje, ndermjet te tjerave, ai perdor edhe nje shprehje tashme te njohur ne mjediset sportive, teksa thote se “ne kete ndeshje ne jemi te denuar te fitojme”. Duke vijuar ne lidhje me transferten e veshtire ne Vlore, Osja vlereson jo pak edhe kundershtarin, per te cilin thote: “Edhe pse ka tri humbje radhazi, ndaj nesh Flamurtari do te luaje tejet i mobilizuar, ashtu sic ka bere edhe ne dy ndeshjet e luajtura mes nesh ne kete kampionat, te cilat kane perfunduar ne barazim”. Megjithate, ai thekson se skuadra shkodrane, ndryshe nga dy perballjet e meparshme, do te perpiqet te tregohet shume serioze, ne kerkim te arritjes se rezultatit pozitiv. “Per nje gje te tille kemi punuar gjate gjithe javes”, thote Osja, i cili pohon se barazimi nuk i intereson Vllaznise. “Te kuptohemi drejt, kete na e dikton situata ku gjendemi. Nje barazim do te ishte “luks” ne fushen vlonjate, ne mund ta themi keshtu, por objektivi yne per vendin e dyte na dikton qe te kerkojme vetem fitoren”, thekson kapiteni.

Atmosfera ne skuader

Me qetesine e tij karakteristike, kapiteni Safet Osja pershkruan edhe situaten qe ekziston ne skuader. Ndryshe nga sa eshte percjelle ne opinion, ai thote se “ne skuader ekziston nje klime pozitive ne te gjitha aspektet”. Dhe, kur ky pohim del nga goja e atij qe mban shiritin e kapitenit, fakti behet edhe me bindes. “As qe behet fjale te kete ndonje hendek midis futbollisteve dhe drejtuesve, kete ua them me kompetence, sepse jam pjese e kampit kuqeblu, jo vetem ne stervitje, por edhe jashte saj. Madje, mund t’ju konfirmoj se marredheniet e skuadres me teknikun Josa jane me te ngrohta se kurre. Te gjithe kemi nje objektiv te perbashket, mberritjen e vendit te dyte ne renditje. Realizimi i ketij objektivi nuk ka asnje “ngjyre”, prandaj duhet ta kuptojne te gjithe se per kete jemi pa perjashtim te interesuar”, thote Osja.

Grupi, i kompletuar

Optimizmi i kapitenit shkodran, per marrjen e nje rezultati pozitiv ne Vlore, mbeshtetet edhe në faktin se Vllaznia eshte e kompletuar me lojtaret qe ka ne dispozicion. “Edhe kjo eshte nje ane pozitive, qe na jep besim per te kerkuar fitoren”, vijon kapiteni. Keshtu, sipas Osjes, pjese e grupit jane edhe ata lojtare, qe kane patur probleme fizike ne javen e meparshme, si Dabulla e Bejzade, te cilet tashme jane rikuperuar plotesisht. Po keshtu edhe i riu Cani, qe ka munguar prej shume javesh. Perpos tyre, listes i bashkohet edhe senegalezi Gudjabi, duke konfirmuar, ndoshta per here te pare ne kete sezon, gatishmerine e plote te te gjithe lojtareve qe jane ne dispozicion, cka e ben edhe me optimiste atmosferen ne kampin shkodran, per te kerkuar trepikeshin ne kete ndeshje.

Marre nga gazeta Sport Ekspres
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 11 Apr 2007 , 14:08

Trajneri: S'duhet të mendojmë për titullin

Ndryshe nga shumëkush tjetër, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, nuk ka dëshirë të flasë për titullin kampion. Ai e sheh të paarritshëm për momentin këtë sfidë dhe si rrjedhojë mendimi i tij është për të mos menduar shumë për të. Aq më tepër që kuqeblutë ende nuk e kanë të siguruar vendin e dytë në renditje. Sipas trajnerit të kuqebluve, shumë të rëndësishme për fatin e mëtejshëm të shkodranëve janë dy sfidat e radhës me Elbasanin dhe me Dinamon.


__

Edhe une jam dakort me Josen, duhet ma pare me mendu per vendin e dyte.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 11 Apr 2007 , 14:09

Vllaznia: Dje dy seanca, sot një paradreke

Ditën e djeshme, ekipi shkodran, ashtu si çdo të martë tjetër, ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Paradreke ai ka qenë në sallën e forcës, ndërsa pasdreke, në orën 15:30, në fushën e Shtojit, ku është punuar me topin. Sot, sipas Josës, do të ketë vetëm një seancë dhe ajo do të jetë paradreke me qëllim që pas saj kuqeblutë të jenë 24 orë pushim për të rigjeneruar forcat e humbura në ditët e para të javës.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 11 Apr 2007 , 16:19

Shifet qe asht trajner persmarit.E din qe skena mjekerr perqabe per titull. :lol: :lol: :lol:
Si e kam thane edhe perpara ishalla majme njate ven te dyte.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 11 Apr 2007 , 23:02

une jam dakort me fushajn me pretendu per titull se kena sulmin ma te forte e mbrojtjen ma bombe e presidentin ma special ne shqipni :lol:
i perjashtuar

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 11 Apr 2007 , 23:24

GOLDIAN wrote:une jam dakort me fushajn me pretendu per titull se kena sulmin ma te forte e mbrojtjen ma bombe...
Per Sulm e Mrojtje mas u tall fart naqe. Shife renditjen, edhe ke me pa se Sulmi jon asht i dyti, mas Tiranes qe asht shkeput shum perpara (normale se shkodrant jan ty ja ba golat), dhe Mrojtja asht gjithashtu e dyta, mas Partizanit.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 12 Apr 2007 , 01:04

Goldi nuk u tall as per sulmin as per mrojtjen,por per ate repartin e trete me duket. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 13 Apr 2007 , 10:54

vllaznia1919 wrote:Goldi nuk u tall as per sulmin as per mrojtjen,por per ate repartin e trete me duket. :lol: :lol: :lol: :lol:
gjithmone ne shkodraneve sna kane lan ne balte gjanat e treta
si psh :lol: :lol: :lol: :lol:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 13 Apr 2007 , 13:28

Pa pa naqe ke te drejte. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Sun, 15 Apr 2007 , 06:20

Tiranës le ti dalë “tymi”! Kështu është shprehur ish-mbrojtësi i Tiranës Rezart Dabulla, në studion sportive të televizionit A1. Mbrojtësi i Vllaznisë pas akuzave të donatores Ngjela, i pyetur si një “ish”, është përgjigjur: “Nuk është mirë që dikush të merret me jetën personale të futbollistëve, por në anën tjetër s’me takon mua që të komëntoi këto deklarata të Zj.Ngjela. Sigurisht që pala kompetente duhet të gjykoi për këtë që ndodhi sot në “Qemal Stafa”. Ndërsa si futbollist kundërshtarë uroj që Tirana të ketë sa më shumë probleme, me një fjalë, le ti dalë “tymi”. Por në anën tjetër po në këtë emision nëpërmjet linjës telefonike ka ndërhyrë ish-goleadori bardheblu Hamdi Salihi. Ish numëri 14 i nënkampionëve ka komentuar si të nxituara deklaratat e Zj.Ngjela duke deklaruar: “Këta janë futbollistët që e ngjitën 11-pikë përpara Tiranën dhe po këta do ta nxjerrin pa diskutim kampion, jam mëse i sigurtë për këtë gjë. Deklaratat e Zj.Ngjela sic duket direkte pas takimit janë emocionale dhe cështja duhet gjykuar më me gjakftohtësi.” Salihi i pyetur rreth skuadrës së tij Ried, ka pohuar se në Austri është një tjetër “muzik” dhe nuk mundet të kem 10 raste goli në një ndeshje si në Shqipëri.” Batuta e Salihit i përkiste këpucës së artë të golashënuesit më të mirë në Shqipëri, Salihi ka deklaruar ”Nëse do të isha atje, do të merrnim një këpucë unë dhe një Viori.”

Si se paska permend salihi VLLAZNINE po aj a lexon se kane luajte gjanat, makare nje lavderim per skuadren qe e rriti e beri futbollist.

PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 15 Apr 2007 , 10:41

Ultras Kuqeblu wrote:
Si se paska permend salihi VLLAZNINE po aj a lexon se kane luajte gjanat, makare nje lavderim per skuadren qe e rriti e beri futbollist.
prandaj une e kam thene dhe me perpara se ne ndhejset e kombetares nuk ja vlen ajo parulla salihi krenaria shkodrane
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 15 Apr 2007 , 13:22

Un e kam thane me kohe at gja.Salihi na asht ba tiranas 100%! :evil: :evil: :evil:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 15 Apr 2007 , 21:15

papapapaa ca ka hup sot
i perjashtuar

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 15 Apr 2007 , 21:59

Ultras Kuqeblu wrote:
Si se paska permend salihi VLLAZNINE
Pse, a asht Shkodran ky Salihi a?!! :lol: :oops: :oops: :oops: :oops: :lol:
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 15 Apr 2007 , 22:24

Per si asht tuj fole qysh se ka ike prej Vllaznise JO!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Sun, 15 Apr 2007 , 23:39

Ultras Kuqeblu wrote:Tiranës le ti dalë “tymi”! Kështu është shprehur ish-mbrojtësi i Tiranës Rezart Dabulla, në studion sportive të televizionit A1. Mbrojtësi i Vllaznisë pas akuzave të donatores Ngjela, i pyetur si një “ish”, është përgjigjur: “Nuk është mirë që dikush të merret me jetën personale të futbollistëve, por në anën tjetër s’me takon mua që të komëntoi këto deklarata të Zj.Ngjela. Sigurisht që pala kompetente duhet të gjykoi për këtë që ndodhi sot në “Qemal Stafa”. Ndërsa si futbollist kundërshtarë uroj që Tirana të ketë sa më shumë probleme, me një fjalë, le ti dalë “tymi”. Por në anën tjetër po në këtë emision nëpërmjet linjës telefonike ka ndërhyrë ish-goleadori bardheblu Hamdi Salihi. Ish numëri 14 i nënkampionëve ka komentuar si të nxituara deklaratat e Zj.Ngjela duke deklaruar: “Këta janë futbollistët që e ngjitën 11-pikë përpara Tiranën dhe po këta do ta nxjerrin pa diskutim kampion, jam mëse i sigurtë për këtë gjë. Deklaratat e Zj.Ngjela sic duket direkte pas takimit janë emocionale dhe cështja duhet gjykuar më me gjakftohtësi.” Salihi i pyetur rreth skuadrës së tij Ried, ka pohuar se në Austri është një tjetër “muzik” dhe nuk mundet të kem 10 raste goli në një ndeshje si në Shqipëri.” Batuta e Salihit i përkiste këpucës së artë të golashënuesit më të mirë në Shqipëri, Salihi ka deklaruar ”Nëse do të isha atje, do të merrnim një këpucë unë dhe një Viori.”

Si se paska permend salihi VLLAZNINE po aj a lexon se kane luajte gjanat, makare nje lavderim per skuadren qe e rriti e beri futbollist.

E ke shum gabim,une e kam ndjek drejt per drejt kete rubrike sportive dhe kur foli Salihi ne telefon gjaja e pare qe tha ishte ''Jam shum i gzum qe ka fitu Vllaznia,nga ana tjeter me vjen keq qe ka humb Tirana''.Di me ju thane qe ne baze te bisedave e menyres si pergjigjet pytjeve ai ban tifozllek per Vllaznine dhe shpreson qe vllaznia me dale kampion pavarsisht se ca ndini neper medja ajo asht thjeshte nga qe te Tirana e kane majte me pare e kane ba shum per te,per njate dhe asht nji menyre mirnjohjet mos me shpreh qe ca do me kene ai don qe Vllaznia me ece perpara Tiranes e tana tjerave.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 16 Apr 2007 , 11:12

Qyre u fut nforum ky futbollisti sa u permend emri i Salihit se tesh sa muj si ndi zani hic :lol:

Post Reply