Suad Lici “shkund merimangat”
19 Mars -Ne prag te ndeshjes LuftetariVllaznia, ne nje prononcim qe jepte per “Sport Ekspres”, veterani i kuqebluve, Suad Lici, do te shprehej optimist per mundesine e marrjes se tri pikeve ne stadiumin “Gjirokastra”. Edhe pse kuqeblute ishin te bindur se ne kete transferte ata do te ndesheshin me nje kundershtar te veshtire, per vete pozicionin qe mbante ne pjesen e fundit te tabeles, per Vllaznine fitorja ishte alternativa e vetme, duke mos menduar per asnje rezultat tjeter. Ndryshe, vendi i dyte do te largohej akoma me teper. Dhe parashikimit i Licit, por edhe i pjesetareve te tjere te skuadres shkodrane, u be realitet, duke e mbyllur ndeshjen me fitore. Duke i bere nje permbledhje asaj ndeshjeje ne Gjirokaster, duhet te nenvizojme se protagonist ne te ka qene personazhi i shkrimit tone, veterani i respektuar nga fansat shkodrane, Suad Lici. Ekzekutimi i persosur i nje goditjeje denimi, sapo kishte filluar pjesa e dyte e ndeshjes, e ka kthyer ate ne “hero” te kesaj sfide. Nga nje pozicion diagonal me porten e skuadres vendase, ai e ka harkuar topin drejt shtylles se larget te portes, duke e bere te pasuksesshme hedhjen e portierit Toci. ata qe e kane pare direkt, e kane quajtur “gol klasik”. Por, Lici eshte bere “protagonist” edhe ne zonen e rreptesise se skuadres kuqeblu, kur ne dyluftim me Noren, topi prek doren e tij, qe per gjyqtarin tiranas Meta ishte penallti, ndaj dhe ka vershellyer. Gjithsesi, shkodranet ishin me fat, kur Nora e ka nxjerre jashte portes topin e gjuajtur nga pika e bardhe. Ne lidhje me kete moment, Lici tregon se ai dhe e gjithe skuadra kane mbetur te befasuar nga ai vendim i gjyqtarit Meta, i cili me sa duket e mori ate i gjendur nen trysnine e madhe te publikut vendas. Pastaj, me te qeshur, Lici shton se “ashtu si u dha ajo penallti, ashtu dhe u humb, duke vene ne vend drejtesine”.
Goli “alla Bekam”
Megjithate, “figura” kryesore e ndeshjes mbetet goli i Licit, te cilin fansat shkodrane, ndoshta edhe paksa te ekzaltuar nga fitorja ne transferte, e kane krahasuar me ato qe shenon anglezi i famshem Bekam. Modestia e Licit, ashtu si edhe heret e tjera, eshte prezente, kur, duke vijuar te flase per “Sport Ekspres”, thote: “Bera vetem detyren, ashtu sic jam perpjekur ta bej gjithmone per skuadren time”. Mandej, ai pranon se goli ishte shume i rendesishem per skuadren, sepse, ne rast te ndonje rezultati tjeter, punet nuk do te ishin fort mire per Vllaznine. Edhe pse Lici nuk e prek vete kete teme, duhet thene se gola te tille spektakolare ai ka shenuar edhe te tjere gjate ketij sezoni. Madje, edhe pse ne te shumten e rasteve ka luajtur ne rolin e mbrojtesit, apo te mesfushorit, ai eshte shenuesi me i mire i skuadres kuqeblu, me 7 gola. Krahas ketij te fundit, ndaj Luftetarit, per t’u mbajtur mend eshte edhe ai fazes se dyte, ndaj Shkumbinit, ne “Loro Borici”, qe, pervecse i dha fitoren Vllaznise, pas ekzekutimit te goditjes se denimit, topi perfundoi ne kendin e siperm te majte te portes peqinase, aty ku, sikurse thuhet, “shkunden merimangat”.
Qetesia drejt vendit te dyte
Duke komentuar fitoren ne Gjirokaster, qe sipas Licit eshte arritur me shume mund e sakrifice, pse jo, edhe me pak fat, shkodrani i pervojes e hedh shikimin ne vazhdimesine e kampionatit, duke thene se “per te mberritur tek vendi i dyte qe kemi si objektiv, duhet nje pune e madhe dhe shume e kujdesshme per ndeshjet e tjera”. “Nese do te kishin lene pike rivalet tona direkte per vendin e dyte, sic jane Teuta dhe Partizani, puna jone do te kishte qene disi me e lehte per vazhdimesine, megjithate, e rendesishme eshte qe fituam ne”, vijon Lici. Fitorja, sipas Licit, ka vlera te shumefishta, te cilat sjellin qetesine psikollogjike ne radhet e skuadres per ndeshjet e ardhshme. Pjese e kesaj qetesie eshte edhe rikthimi i normalitetit ne raportet me presidentin Fushaj, i cili, pas asaj paraqitje zhgenjyese me Shkumbinin nje jave me pare, ne “Loro Borici”, vuri ne pikepyetje marredheniet me skuadren, duke filluar me hapin e pare, ate te pezullimit te rrogave mujore te radhes deri ne perfundim te kesaj ndeshjeje. Keshtu qe, cuarja ne shtepi e rrogave te plota, pa penalitete, si dhe koha e mjaftueshme dyjavore qe ofron nderprerja e kampionatit, do t’i japin mundesine Vllaznise te projektoje hapat e metejshem, drejt marrjes se vendit te dyte. Pa fyer skuadren krutane, me te cilen do te luhet ndeshja e radhes, shkodranet jane optimiste se kalendari paraqet nje shans per Vllaznine.
Marre nga gazeta
Sport Ekspres
-------------------------------------------------------------------------------------
Fushaj, i kënaqur nga reagimi i Vllaznisë
Presidenti i kuqebluve mbi të gjitha ka vlerësuar pikët e marra në fushën e Gjirokastrës
19-03-2007 - Fitorja në Gjirokastër i ka rikthyer sërish buzëqeshjen presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj. Tashmë edhe ai vetë duket mjaft optimist për të ardhmen e skuadrës që sponsorizon. Sakaq, vetëm një javë më përpara, gjendja emocionale tek ai, por edhe te shumë sportdashës shkodranë ka qenë shumë e rënduar, rrjedhojë e asaj humbjeje me Shkumbinin brenda në "Loro Boriçi". Fushaj në ato momente ka menduar shumë gjëra, duke nisur nga gjobat, pezullimet, madje edhe përjashtimet e disa lojtarëve nga ekipi. Por falë një politike ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim zakonisht në skuadrat shqiptare, kreu më i lartë i klubit shkodran ka ndërruar strategji. Pikërisht në momentet e fundit, edhe pas insistimit të trajnerit Josa, por edhe këshillave të njerëzve të afërt të presidentit. Në takimin që ka pasur me kuqeblutë të martën, dy palët patën bërë një pakt, kthesë të menjëhershme në ndeshjen e radhës në Gjirokastër. Kjo gjë nuk ishte aq e lehtë, sepse Luftëtari e shihte veten të rrezikuar. Besimi, megjithatë, ekzistonte në radhët e skuadrës shkodrane dhe ajo u shpërblye. Fitorja 1 0 nuk e ka shkëputur Vllazninë nga skuadrat e tjera pretendente për vendin e dytë, megjithatë presidenti Fushaj shprehet i kënaqur. "Prisja reagimin e skuadrës në këtë ndeshje dhe ajo e bëri atë. Fituam një ndeshje shumë të vështirë dhe kjo tregoi se skuadra ka forca për të synuar shumë më lart në renditje. Ishte e kuptueshme se duhej të reagonim pas asaj humbjeje të turpshme me Shkumbinin dhe tashmë që kjo ndodhi jam i kënaqur," ka thënë ai. Përveç shkodranëve, këtë javë kanë fituar edhe Teuta e Partizani, skuadra që rivalizojnë me Vllazninë për vendin e dytë në renditje. Gara në javët e ardhshme pritet të bëhet shumë e bukur dhe njëkohësisht mjaft e vështirë. Këtë gjë thotë edhe presidenti i kuqebluve, i cili u bën thirrje futbollistëve të tij të vazhdojnë tashmë me këtë ritëm deri në fund. "Siç u pa edhe nga ndeshjet e kësaj jave, kampionati për ne do të bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kështu që duhet të vazhdojmë të luajmë fort deri në ndeshjen e fundit të kampionatit për të arritur objektivin që kemi. Nga kupa jemi eliminuar, kështu që duhet të jemi të përqendruar maksimalisht te kampionati, ku nuk lejohet asnjë hap i gabuar, sepse po të ndodhë kështu, do të jetë vonë për ta riparuar," deklaron më tutje "bosi" i kuqebluve. Në Gjirokastër për të fituar Vllaznia është e qartë se ka pasur edhe pak fat në anën e vet, prandaj dhe ai është i pranishëm në një ndeshje futbolli. Presideni Fushaj, i pyetur nëse është i kënaqur me lojën që ekipi i tij zhvilloi në këtë ndeshje, është përgjigjur: "Vllaznia nuk ka zhvilluar ndeshjen e saj më të mirë, por për vetë terrenin e vështirë ku u luajt kjo ndeshje, mund të them se jam i kënaqur me lojën që ekipi ynë zhvilloi. Megjithatë, kur është rezultati, kjo nuk vlen shumë, sepse më të rëndësishmet në këto raste janë pikët."
Marre nga gazeta
Sporti Shqiptar