Kur ja kena lan ne neshjen Apolonise ma, se vjet Apolonia ka ken ne kategorine e pare, apa mas ka ken parvjet se nuk e kam pas ndjek kampionatin at vit e s'di gja.kam ken vet ne stadium kur ia kena lan ndeshjen apolonis, bile kan bertit tifozat shkodran per apolonine;
Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Me sa maj men un ja kena lan ne 2004-shin, ka ken neshja e funit e kampionatit, fitunen Fieri me ne, edhe Lushnja pat fitu, m'duket se me Tiranen, edhe i ra me lujt play-out, e fitaj Lushnja 3-1. Perveq ksaj, ka edhe nji rast tjeter njikta 3-4 vitet e funit, po tesh nuk pa me kujtohet mir se kur.Shkodrani81 wrote:Kur ja kena lan ne neshjen Apolonise ma, se vjet Apolonia ka ken ne kategorine e pare, apa mas ka ken parvjet se nuk e kam pas ndjek kampionatin at vit e s'di gja.
Neshje n'jav t'funit t'kampionatit i kena lan edhe Elbasanit, m'duket se ka ken viti 2000, po rrezikt nuk pshtunen, se i rrahi Besa ne play-out, dhe Elbasani ra prej kategoriet bashk me Partizanin.
-
- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
E kam pa kyt ndeshje.Ka qënë një ndeshje fantastike,shumë e fortë,si duket të dyja skuadrat ishin të një niveli,dhe loja ishte shumë e hapur.kuqeblu wrote: Me sa maj men un ja kena lan ne 2004-shin, ka ken neshja e funit e kampionatit, fitunen Fieri me ne, edhe Lushnja pat fitu, m'duket se me Tiranen, edhe i ra me lujt play-out, e fitaj Lushnja 3-1.
Para VLLAZNIA!
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Suad Lici “shkund merimangat”
19 Mars -Ne prag te ndeshjes LuftetariVllaznia, ne nje prononcim qe jepte per “Sport Ekspres”, veterani i kuqebluve, Suad Lici, do te shprehej optimist per mundesine e marrjes se tri pikeve ne stadiumin “Gjirokastra”. Edhe pse kuqeblute ishin te bindur se ne kete transferte ata do te ndesheshin me nje kundershtar te veshtire, per vete pozicionin qe mbante ne pjesen e fundit te tabeles, per Vllaznine fitorja ishte alternativa e vetme, duke mos menduar per asnje rezultat tjeter. Ndryshe, vendi i dyte do te largohej akoma me teper. Dhe parashikimit i Licit, por edhe i pjesetareve te tjere te skuadres shkodrane, u be realitet, duke e mbyllur ndeshjen me fitore. Duke i bere nje permbledhje asaj ndeshjeje ne Gjirokaster, duhet te nenvizojme se protagonist ne te ka qene personazhi i shkrimit tone, veterani i respektuar nga fansat shkodrane, Suad Lici. Ekzekutimi i persosur i nje goditjeje denimi, sapo kishte filluar pjesa e dyte e ndeshjes, e ka kthyer ate ne “hero” te kesaj sfide. Nga nje pozicion diagonal me porten e skuadres vendase, ai e ka harkuar topin drejt shtylles se larget te portes, duke e bere te pasuksesshme hedhjen e portierit Toci. ata qe e kane pare direkt, e kane quajtur “gol klasik”. Por, Lici eshte bere “protagonist” edhe ne zonen e rreptesise se skuadres kuqeblu, kur ne dyluftim me Noren, topi prek doren e tij, qe per gjyqtarin tiranas Meta ishte penallti, ndaj dhe ka vershellyer. Gjithsesi, shkodranet ishin me fat, kur Nora e ka nxjerre jashte portes topin e gjuajtur nga pika e bardhe. Ne lidhje me kete moment, Lici tregon se ai dhe e gjithe skuadra kane mbetur te befasuar nga ai vendim i gjyqtarit Meta, i cili me sa duket e mori ate i gjendur nen trysnine e madhe te publikut vendas. Pastaj, me te qeshur, Lici shton se “ashtu si u dha ajo penallti, ashtu dhe u humb, duke vene ne vend drejtesine”.
Goli “alla Bekam”
Megjithate, “figura” kryesore e ndeshjes mbetet goli i Licit, te cilin fansat shkodrane, ndoshta edhe paksa te ekzaltuar nga fitorja ne transferte, e kane krahasuar me ato qe shenon anglezi i famshem Bekam. Modestia e Licit, ashtu si edhe heret e tjera, eshte prezente, kur, duke vijuar te flase per “Sport Ekspres”, thote: “Bera vetem detyren, ashtu sic jam perpjekur ta bej gjithmone per skuadren time”. Mandej, ai pranon se goli ishte shume i rendesishem per skuadren, sepse, ne rast te ndonje rezultati tjeter, punet nuk do te ishin fort mire per Vllaznine. Edhe pse Lici nuk e prek vete kete teme, duhet thene se gola te tille spektakolare ai ka shenuar edhe te tjere gjate ketij sezoni. Madje, edhe pse ne te shumten e rasteve ka luajtur ne rolin e mbrojtesit, apo te mesfushorit, ai eshte shenuesi me i mire i skuadres kuqeblu, me 7 gola. Krahas ketij te fundit, ndaj Luftetarit, per t’u mbajtur mend eshte edhe ai fazes se dyte, ndaj Shkumbinit, ne “Loro Borici”, qe, pervecse i dha fitoren Vllaznise, pas ekzekutimit te goditjes se denimit, topi perfundoi ne kendin e siperm te majte te portes peqinase, aty ku, sikurse thuhet, “shkunden merimangat”.
Qetesia drejt vendit te dyte
Duke komentuar fitoren ne Gjirokaster, qe sipas Licit eshte arritur me shume mund e sakrifice, pse jo, edhe me pak fat, shkodrani i pervojes e hedh shikimin ne vazhdimesine e kampionatit, duke thene se “per te mberritur tek vendi i dyte qe kemi si objektiv, duhet nje pune e madhe dhe shume e kujdesshme per ndeshjet e tjera”. “Nese do te kishin lene pike rivalet tona direkte per vendin e dyte, sic jane Teuta dhe Partizani, puna jone do te kishte qene disi me e lehte per vazhdimesine, megjithate, e rendesishme eshte qe fituam ne”, vijon Lici. Fitorja, sipas Licit, ka vlera te shumefishta, te cilat sjellin qetesine psikollogjike ne radhet e skuadres per ndeshjet e ardhshme. Pjese e kesaj qetesie eshte edhe rikthimi i normalitetit ne raportet me presidentin Fushaj, i cili, pas asaj paraqitje zhgenjyese me Shkumbinin nje jave me pare, ne “Loro Borici”, vuri ne pikepyetje marredheniet me skuadren, duke filluar me hapin e pare, ate te pezullimit te rrogave mujore te radhes deri ne perfundim te kesaj ndeshjeje. Keshtu qe, cuarja ne shtepi e rrogave te plota, pa penalitete, si dhe koha e mjaftueshme dyjavore qe ofron nderprerja e kampionatit, do t’i japin mundesine Vllaznise te projektoje hapat e metejshem, drejt marrjes se vendit te dyte. Pa fyer skuadren krutane, me te cilen do te luhet ndeshja e radhes, shkodranet jane optimiste se kalendari paraqet nje shans per Vllaznine.
Marre nga gazeta Sport Ekspres
-------------------------------------------------------------------------------------
Fushaj, i kënaqur nga reagimi i Vllaznisë
Presidenti i kuqebluve mbi të gjitha ka vlerësuar pikët e marra në fushën e Gjirokastrës
19-03-2007 - Fitorja në Gjirokastër i ka rikthyer sërish buzëqeshjen presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj. Tashmë edhe ai vetë duket mjaft optimist për të ardhmen e skuadrës që sponsorizon. Sakaq, vetëm një javë më përpara, gjendja emocionale tek ai, por edhe te shumë sportdashës shkodranë ka qenë shumë e rënduar, rrjedhojë e asaj humbjeje me Shkumbinin brenda në "Loro Boriçi". Fushaj në ato momente ka menduar shumë gjëra, duke nisur nga gjobat, pezullimet, madje edhe përjashtimet e disa lojtarëve nga ekipi. Por falë një politike ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim zakonisht në skuadrat shqiptare, kreu më i lartë i klubit shkodran ka ndërruar strategji. Pikërisht në momentet e fundit, edhe pas insistimit të trajnerit Josa, por edhe këshillave të njerëzve të afërt të presidentit. Në takimin që ka pasur me kuqeblutë të martën, dy palët patën bërë një pakt, kthesë të menjëhershme në ndeshjen e radhës në Gjirokastër. Kjo gjë nuk ishte aq e lehtë, sepse Luftëtari e shihte veten të rrezikuar. Besimi, megjithatë, ekzistonte në radhët e skuadrës shkodrane dhe ajo u shpërblye. Fitorja 1 0 nuk e ka shkëputur Vllazninë nga skuadrat e tjera pretendente për vendin e dytë, megjithatë presidenti Fushaj shprehet i kënaqur. "Prisja reagimin e skuadrës në këtë ndeshje dhe ajo e bëri atë. Fituam një ndeshje shumë të vështirë dhe kjo tregoi se skuadra ka forca për të synuar shumë më lart në renditje. Ishte e kuptueshme se duhej të reagonim pas asaj humbjeje të turpshme me Shkumbinin dhe tashmë që kjo ndodhi jam i kënaqur," ka thënë ai. Përveç shkodranëve, këtë javë kanë fituar edhe Teuta e Partizani, skuadra që rivalizojnë me Vllazninë për vendin e dytë në renditje. Gara në javët e ardhshme pritet të bëhet shumë e bukur dhe njëkohësisht mjaft e vështirë. Këtë gjë thotë edhe presidenti i kuqebluve, i cili u bën thirrje futbollistëve të tij të vazhdojnë tashmë me këtë ritëm deri në fund. "Siç u pa edhe nga ndeshjet e kësaj jave, kampionati për ne do të bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kështu që duhet të vazhdojmë të luajmë fort deri në ndeshjen e fundit të kampionatit për të arritur objektivin që kemi. Nga kupa jemi eliminuar, kështu që duhet të jemi të përqendruar maksimalisht te kampionati, ku nuk lejohet asnjë hap i gabuar, sepse po të ndodhë kështu, do të jetë vonë për ta riparuar," deklaron më tutje "bosi" i kuqebluve. Në Gjirokastër për të fituar Vllaznia është e qartë se ka pasur edhe pak fat në anën e vet, prandaj dhe ai është i pranishëm në një ndeshje futbolli. Presideni Fushaj, i pyetur nëse është i kënaqur me lojën që ekipi i tij zhvilloi në këtë ndeshje, është përgjigjur: "Vllaznia nuk ka zhvilluar ndeshjen e saj më të mirë, por për vetë terrenin e vështirë ku u luajt kjo ndeshje, mund të them se jam i kënaqur me lojën që ekipi ynë zhvilloi. Megjithatë, kur është rezultati, kjo nuk vlen shumë, sepse më të rëndësishmet në këto raste janë pikët."
Marre nga gazeta Sporti Shqiptar

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Pershendetje te gjitheve,
Klubi i Futbollit Vllaznia me ne fund ka hap faqen e saj zyrtare.
Adresa e faqes asht www.vllaznia.eu
P.S. Aja pjesa e presidentit asht 1-sh krejt

Klubi i Futbollit Vllaznia me ne fund ka hap faqen e saj zyrtare.
Adresa e faqes asht www.vllaznia.eu
P.S. Aja pjesa e presidentit asht 1-sh krejt

-
- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
nje pytje kishaAdmin wrote:Pershendetje te gjitheve,
Klubi i Futbollit Vllaznia me ne fund ka hap faqen e saj zyrtare.
Adresa e faqes asht www.vllaznia.eu
P.S. Aja pjesa e presidentit asht 1-sh krejt![]()
![]()
po skerdin e dalipin as kishin mujt me i ba me fanellen tone a
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
i ke ra ne te naqekuqeblu wrote:Asht shum gjynah me i harxhu lekt Fushaj, se i duhen per me ble neshjet!GOLDIAN wrote:naqe une po paguaj per bluzen e dalipit ti paguaj bluzen e skerdit se a gjynah me harxhu lek fushajvllaznia1919 wrote:Nuk kan lek me ja ble edhe atyne bluzen!![]()
pse me ja harxhu leket kot
ma mire po mledhim fonde na te forumit e ndihmojme valterin nej fije

i perjashtuar
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Bejzade: Nuk mund të rri më pa luajtur
Sulmuesi tiranas i Vllaznisë, Skerdi Bejzade, mezi pret të rifillojë kampionati
22-03-2007 Pikërisht dje është bërë plot një muaj që Skerdi Bejzade nuk shkel në fushat e blerta. Një dëmtim në pamje të parë i lehtë në një ndeshje kampionati ndaj Flamurtarit në Vlorë, ka rezultuar shumë më i rëndë nga sa dukej. Tërheqja në pjesën e prapme të kofshës së djathtë e ka vënë në "siklet" lojtarin e Vllaznisë, i cili nuk është mësuar të qëndrojë kaq gjatë pa luajtur. Gjatë kësaj periudhe "Arusha" kuqeblu ka vuajtur jo pak dhe këtë gjë ai e pranon edhe në prononcimin e tij për gazetën "Sporti shqiptar", kur thotë: "Ka qenë një periudhë e vështirë për mua. Fillimisht mendova se kisha të bëja me një dëmtim të lehtë dhe, në njëfarë mënyre, e nënvlerësuam atë, por ja që nuk ishte kështu dhe si pasojë qëndrova pa luajtur për mbi një muaj. Kam jetuar me gëzimet dhe hidhërimet e skuadrës gjatë gjithë kësaj kohe, megjithëse siç e thashë, nuk kam luajtur dhe jam i mendimit se Vllaznia ka bërë më të mirën e mundshme gjatë kësaj periudhe." Terapia e Bejzades këto ditët e fundit ka qenë e veçantë dhe është zhvilluar në një nga klinikat e kryeqytetit. Ndërkohë, që nga dita e djeshme, flokëgjati i sulmit shkodran është bashkuar në stërvitje me ekipin. Ai është tashmë drejt rikuperimit të plotë dhe dëshira është e madhe që të jetë në fushë në ndeshjen e ardhshme me Kastriotin. Lojtari e pranon vetë se ende nuk është në formën e tij më optimale, por gradualisht ajo do të arrihet dhe, pas 6 javësh mungesë, ai pritet të rikthehet në fushë. "Rikuperimi i plotë e do edhe njëfarë kohe, megjithatë mendoj se jam në rrugën e duhur. Dëshira është e madhe që të jem në fushë në ndeshjen me Kastriotin dhe shpresoj të ngjasë kështu," ka thënë Skerdi. Ai nuk kërkon të ngutet me rikthimin e tij në fushë, sepse kështu i ngjau edhe pak kohë më parë, kur luajti për disa minuta ndaj Partizanit, ndonëse nuk ishte plotësisht i rikuperuar. Kjo gjë ia përkeqësoi edhe më tepër traumën dhe si shkak i kësaj erdhi ky pushim kaq i gjatë. Vllaznia është e qartë se ka nevojë për një lojtar të tillë, aq më tepër kur tani po i vjen fundi kampionatit dhe skuadra duhet të bëjë më të mirën për të kapur objektivin e saj, vendin e dytë në kampionat. Gjatë këtij sezoni Bejzade ka shënuar 4 gola për ngjyrat kuqeblu, duke luajtur më tepër pas shpinës së dy sulmuesve. Vetë ai shprehet se dëshira është për t'i shërbyer në maksimum skuadrës në këto ndeshje të fundit. "Shumëkush ndoshta nuk e ka besuar dëmtimin tim, por ai ka qenë vërtet i tillë. E thashë edhe më lart, megjithëse nuk kam luajtur gjatë kësaj periudhe, jam munduar të kontribuoj për skuadrën në mënyra nga më të ndryshmet. Qëllimi i të gjithëve është ta çojmë Vllazninë në Europë dhe për këtë besimi im është shumë i madh se do t'ia arrijmë," thotë në fund Bejzade.
Kombëtarja largon vëmendjen nga Vllaznia
Ndryshe nga javët e tjera, këtë javë tifozëria shkodrane nuk e ka shumë mendjen te skuadra e tyre e zemrës. Arsyeja pse ndodh kështu ka të bëjë me faktin se gjatë kësaj jave, pikërisht në Shkodër, do të luhet ndeshja e shumëpritur mes ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Sllovenisë, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian. Për këtë arsye, shkodranët janë duke menduar se si të paraqiten denjësisht në shkallët e "Loro Boriçit" për këtë ndeshje me një dekor të veçantë. Shqetësimi i vetëm i tyre janë kushtet atmosferike, të cilat gjatë këtyre ditëve u kanë futur "frikën" atyre. Ndërkohë, Vllaznia ka zhvilluar pikërisht për këto arsye e qetë stërvitjen gjatë këtyre ditëve. Larg presionit të tifozëve, apo më mirë interesimit të tyre dhe si pasojë edhe Josa ka punuar më qetë. Qetësi që në njëfarë mënyre ka qenë e diktuar edhe nga fitorja e fundit me Luftëtarin, e cila i ka sjellë ekuilibrat te Vllaznia.

Gudjabi i bindur, Vllaznia në Europë
Sulmuesi senegalez shprehet se ekipi shkodran do ta sigurojë patjetër vendin e dytë
23-03-2007 Ka ardhur në merkaton e janarit te Vllaznia dhe përgjithësisht ndihet i kënaqur me ambientin që ka gjetur. Pas një startimi jo të mirë në ndeshjet e para, si pasojë e një gjendjeje jo të plotë fizike, senegalezi i kuqebluve El Haxhi Gudjabi tashmë duket mirë. Ai po luan rregullisht në formacion dhe ka arritur të shënojë edhe dy gola për kuqeblutë, ndaj Apolonisë dhe Teutës. Afrikani, kuptohet, që e ka pasur pak të vështirë ambientimin me skuadrën e tij të re, por tashmë e sheh veten pjesë të saj. "Në fillim ishte pak e vështirë për mua, sepse nuk e njihja ambientin. Por me kalimin e kohës u ambientova dhe jam i kënaqur që jam te kjo skuadër. Te Vllaznia gjërat shkojnë shumë mirë dhe ajo çfarë më bën përshtypje është se në skuadër ka shumë humor. Lojtarët luajnë e qeshin me njëri tjetrin dhe kjo e bën ekipin më të lidhur. Te Dinamo ishte më ndryshe, nuk kishte një harmoni të tillë. Pikërisht duke qenë shumë të lidhur me shokët e skuadrës, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se duhet bërë më e mira dhe luajnë më fort edhe në fushë," ka thënë ai. Gudjabi ka ardhur në janar te Vllaznia dhe e ka pak të vështirë edhe sa i takon kohës së lirë. E pranon që nuk ka atë shoqërinë që ka pasur kur ishte në Tiranë, megjithatë Sukajn, kolegun e sulmit, e ka shokun më të ngushtë, kalon jo pak kohë në lokale dhe ambiente të tjera. E ndien edhe mungesën e familjes, për më tepër që prej 3 muajsh është edhe babai i një vajze të vogël. Kontaktet me familjen janë të shpeshta përmes telefonit dhe ai pret fundin e sezonit për të udhëtuar drejt vendit të tij, për t'u kthyer sërish në Shqipëri, sepse kontrata që ka me Vllazninë vlen edhe për sezonin tjetër, aq më tepër që sulmuesi shtatlartë dëshiron të luajë edhe me këtë skuadër në kupat e Europës, ashtu siç ka bërë edhe me Dinamon. Madje ai veten e konsideron shans për skuadrat me të cilat luan. "Me Dinamon, si në sezonin e parë, ashtu edhe në të dytin, kam luajtur në Europë. Tashmë do ta bëj këtë gjë edhe me Vllazninë, sepse jemi në rrugë të mbarë për këtë. Vërtet jemi në vend të tretë, por besoj se do ta kalojmë Teutën. Gabimin që bëmë me Shkumbinin shpresoj të mos e përsërisim më, prandaj duhet ta fillojmë me fitore ndaj Kastriotit në ndeshjen që vjen. Deri në fund pastaj duhet të bëjmë më të mirën në fushë, në mënyrë që ta arrijmë objektivin tonë, të kënaqim presidentin dhe tifozët tanë që na mbështesin fuqimisht," shton Gudjabi. Në ndeshjen e radhës ai nuk do të luajë për shkak kartonësh, por beson se fitorja nuk do të jetë problem për skuadrën e tij. I pyetur nëse është i kënaqur me dy golat që ka shënuar deri tani për Vllazninë, senegalezi përgjigjet: "Ndoshta duhej të ishte edhe ndonjë më tepër, por nuk shqetësohem shumë nga ky fakt. Unë nuk jam lojtar që dua të matem me gola. E rëndësishme për mua është të bëj një lojë të mirë në çdo ndeshje dhe t'i vë në alarm mbrojtësit. Golat le t'i shënojnë të tjerët dhe mbi të gjitha të fitojë skuadra. Ky është parimi im dhe deri tani jam i kënaqur me mënyrën si më ka shkuar puna."
Kuqeblutë, dje stërvitje në kalçeto
Kushtet jo të mira atmosferike të ditëve të fundit kanë kushtëzuar në njëfarë mënyre edhe stërvitjen e Vllaznisë. Pikërisht për shkak të shiut është anuluar seanca e pasdites të së mërkurës dhe njëkohësisht edhe dje skuadra është "mbyllur" në kalçeto. Për rrjedhojë, në orën 14:00, kuqeblutë janë grumbulluar në kompleksin sportiv "Tek 10 ta" në hyrje të qytetit, ku kanë zhvilluar seancën e radhës. Të pranishëm kanë qenë të gjithë futbollistët, me përjashtim të Miroçit, i cili ka marrë leje për të shkuar në Kosovë. Ndërkohë sot do të ketë vetëm një seancë dhe ajo do të zhvillohet pasdite, në orën 15:00, në fushën sportive të Shtojit.

Grima: Vllazni, jo me frikë në Shkodër!
Portieri i kuqebluve Armir Grima i konsideron më të vështira ndeshjet brenda fushe sesa jashtë
25-03-2007 Të duket e habitshme, por ja që ndodh, kur dikush më shumë të vështira i klasifikon ndeshjet brenda fushës së vet sesa ato jashtë. Ky është pikërisht portieri shkodran i Vllaznisë, Armir Grima, i cili mendon se ekipi kur luan në "Loro Boriçi" e kap një lloj ankthi, që pastaj kthehet kundër të gjithëve dhe për pasojë ndikon në rezultat, ashtu siç ndodhi me Shkumbinin, ku Vllaznia u mund në fushën e vet. "Nuk e di pse është krijuar njëfarë lloj presioni psikologjik te Vllaznia kur luan në shtëpinë e vet. Kur të gjitha ekipet e tjera faktorin fushë e kanë determinant, neve na ndodh e kundërta, në fushën tonë mezi arrijmë të fitojmë, pa harruar që kemi bërë edhe hapa falsë. Dhe rivalët kanë të drejtë kur shprehen se në Shkodër të lënë të luash futboll. Pra, është krijuar njëfarë tradite tashmë që edhe ekipe jo me forcën e Vllaznisë kërkojnë madje edhe të fitojnë në "Loro Boriçi". Duhet ta heqim sa më parë këtë lloj psikologjie, duke luajtur neve në radhë të parë lirshëm dhe jo kundërshtari që vjen në Shkodër," - shprehet portieri veteran Grima, i cili ka luajtur një rol jo të vogël në ecurinë e ekipit shkodran këtë sezon. Në kampin shkodran është rikthyer qetësia dhe kjo shihet edhe fjalët e tifozëve, të cilët humbjen me Shkumbinin ia kanë lënë rastësisë, por në asnjë mënyrë nuk do të pajtoheshin që ai rezultat të përsëritej. Dhe që të mos ndodhë kjo, kuqeblutë e kanë tepër seriozisht takimin me Kastriotin, duke mos i nënvlerësuar aspak. "Kastrioti nuk ka se çfarë të humbasë në Shkodër, aq më tepër që krutanët luftojnë për të qëndruar në superligë dhe çdo pikë e marrë prej tyre është si një fitore. Por të mos harrojmë që Vllaznia ka objektivat e veta. Rasti "Shkumbini" nuk do të përsëritet më në Shkodër dhe për këtë i garantoj të gjithë tifozët tanë, të cilët me të drejtë janë mërzitur në takimin e fundit në shtëpi. Do të luajmë të mobilizuar ndaj Kastriotit, duke e kërkuar fitoren që nga minuta e parë, në mënyrë që t'u shmangemi surprizave. Krutanët do të vlerësohen njësoj si kryesuesit e kampionatit," - shton më tej Armir Grima, që po kalon një rini të dytë në ekipin shkodran. Në fakt vëmendja e tifozëve shkodranë këto ditë ka qenë më shumë e përqendruar te ndeshja e kombëtares, pasi ajo është zhvilluar në Shkodër. Kjo në njëfarë mënyre ka ndikuar pozitivisht tek ekipi kuqeblu, pasi lojtarët janë stërvitur pa atë presionin e zakonshëm të sportdashësve, kur kujtojmë që Vllazninë edhe në stërvitje e ndjekin një numër i konsiderueshëm tifozësh. Vllaznia aktualisht është në vend të tretë, një pikë larg Teutës së vendit të dytë, por deri në përfundim të sezonit, kur mbeten edhe 9 ndeshje, kuqeblutë janë të detyruar ta rimarrin vendin e dytë, vend i cili mund të sigurojë Europën, të vetmin objektiv të mbetur, që mund të sigurohet vetëm nga kampionati, pasi nga kupa kuqeblutë u eliminuan.
Kuqeblutë, dje stërvitja paradite
Kuqeblutë dje kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore, të kryer paradite, kjo e kondicionuar nga ndeshja e kombëtares pasdite. Trajneri Josa ka kryer një ndeshje kontrolli në fushën e Shtojit, duke bërë një miksim mes formacioneve. Kjo më shumë i ka shërbyer trajnerit për t'i mbajtur në tonus futbollistët sesa për të përcaktuar formacionin për ndeshjen e radhës.

Josa, i kënaqur vetëm nga pikët
02-04-2007 Në futboll ndodh që shpeshherë skuadrat, futbollistët, apo trajnerët të kënaqen vetëm me arritjen e rezultatit të dëshiruar. Në të vërtetë, ka edhe ndryshe dhe shembulli më i mirë për këtë është ai i Mirel Josës të shtunën pas ndeshjes me Kastriotin. Pavarësisht se Vllaznia e fitoi atë takim dhe mori tri pikët, trajneri i saj është shprehur shumë kritik ndaj futbollistëve të tij në konferencën e shtypit të pasndeshjes. Ai i ka akuzuar ata për mendjemadhësi dhe lojë individuale, madje ka shkuar deri aty sa ta cilësojë humbje atë pjesë të dytë të këtij takimi. Në të vërtetë, Josa ka të drejtë të shprehet në atë mënyrë, sepse është trajner i kësaj skuadre dhe vetëm ai i di detyrat që u ka dhënë lojtarëve për t'i zbatuar. Dhe kur ato nuk zbatohen, sigurisht që ka të drejtë të kërkojë llogari. Kjo për më tepër ngaqë të gjithë ata tifozë që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit të shtunën u mërzitën duke parë atë lojë të shëmtuar të kuqebluve në pjesën e dytë. Trajneri i Vllaznisë, për rrjedhojë, duke dashur të justifikohet para këtyre njerëzve për paraqitjen e ekipit të tij, i ka akuzuar lojtarët, duke thënë: "Jam shumë i indinjuar nga paraqitja e ekipit tim në pjesën e dytë. Me sa duket, lojtarëve të Vllaznisë u rritet mendja shpejt. Me përjashtim të 2 3 sportistëve, të cilët e justifikuan praninë e tyre në fushë, paraqitja e të tjerëve ka qenë për t'u harruar. Ata kaluan edhe në veprime individuale, duke bërë një figurë të keqe. Mund të kemi luajtur dobët edhe në ndeshje të tjera, por jo si në këtë pjesë të dytë ndaj Kastriotit. Eshtë paraqitja më e dobët që në momentin kur e drejtoj këtë ekip." Siç e thamë, deri këtu çdo gjë në rregull, por kur e pyetëm Josën nëse duke parë këtë paraqitje të dobët të disa lojtarëve, do t'i ndëshkonte ata duke i lënë në stol në ndeshjen e ardhshme, trajneri kuqeblu është shprehur: "Nëse skuadra paraqiti probleme në këtë pjesë loje, këto janë gjëra që do t'i zgjidhim brenda skuadrës në ditët e ardhshme dhe nuk bëhet fjalë për ndëshkime të tilla. Madje për mua si trajner, kjo pyetje është pa vend." Në të vërtetë, në gjithë këtë histori deklaratash të Mirel Josës kuptohet qartë se ato akuza ndaj lojtarëve të tij janë thënë thjesht sa për konsum gazetash, apo për justifikim para publikut. Themi kështu sepse vetë trajneri, pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, nuk u ka thënë asnjë fjalë të këtij lloji lojtarëve. Përkundrazi, madje i ka përgëzuar ata për fitoren e arritur. Këtë e mësojmë nga kontaktet me vetë lojtarët, të cilët të pyetur me humor se ku bënin pjesë, në 3 shen lojtarëve që u impenjuan, apo në 8 shen e paimpenjuar, janë gjendur të habitur para një konstatimi të tillë të trajnerit të tyre. Mbase Josa kritikat i ka lënë për ditët e ardhshme, kur të zhvillohet analiza, megjithatë ajo që konstatohet është se këto kritika nuk do të jenë në atë shkallë që u amplifikuan për mediat. Kjo sepse vetë trajneri para disa kohësh është shprehur se "nuk më intereson shumë loja, por pikët e skuadrës". Vllaznia me Kastriotin mori pikët maksimale dhe ato mbyllin gjithçka.
Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
-------------------------------------------------------------------------------------
Asht e vertet qe kta "karajfilat" ton kan lujt veq me marr njata 3 pik, e me fjet menjen. Turp i qoft, se po e tregojn vedin qi s'ja nin hiq per kyt ekip e per kyt qytet. TURP!