Page 35 of 160
Posted: Wed, 10 Jan 2007 , 12:58
by GOLDIAN
me gazetaret le ta xjerrin kujin po me duket po xherrin kujin pak si shume dhe me fanellen kuqeblu
mireboll as gudjabi mos te vijne se ta po ban gol fushaj vete
KAM FRIKE SE PO INSISTOJ TIRANA NA E MERR SUKAJN
MOS HARRONI RASTET SALIHI SINANI PATUSHI
PROPOOJ ME LUJT ME ERMIN FK FUSHAJ E JO VLLAZNIA
Posted: Wed, 10 Jan 2007 , 13:17
by BLEDI
Gudjabi nuk është bashkuar me ekipin, ndërsa Popova nuk ka kthyer përgjigje. Vinçetiç akoma në tratativa
Vllaznia, shumë zhurmë për asgjë
Ka lezet kur i shef titujt e gazetave kshtu edhe mas thuni se gazetart dojne me mbush faqet e gazetave se e kan pa edhe ata se si e drejton klubin PRESIDENTI jon i dashtun
Posted: Wed, 10 Jan 2007 , 13:25
by GOLDIAN
tre humbje rresht na duhen per me shku edhe iher ne fillim te sezonit
merkoci firmos per dinamon tash po hyn ne valle laze me marr gudjabin dhe ky i joni te rrine tu prit apo bjen shi me mush hidrocentralet.
o sbajme hajr na jo me kete president vec ishalla vitin tjeter na vjen ky
SHYQYRI DURRAKU se kam degju asht teper i fuqishem dhe shume tifoz i vllaznise
Posted: Wed, 10 Jan 2007 , 13:44
by BLEDI
Posted: Wed, 10 Jan 2007 , 13:55
by GOLDIAN
forri wrote:GOLDIAN wrote:une po luj me mendt e kres kur lexoj keshtu deklaratash une se kuptoj a ka sekretar e njerez tjere kjo skuadra me emrin VLLAZNI
kush i len keta palaco me fol keshtu
le te ikin te dy
Eh!!!
Ka ardhur dita e maskarait,nuk thonë kot.
Të them të drejtën ndjehem shumë i ofenduar nga mënyra se si e trajtojnë disa lojtarë të caktuar skuadrën tonë,për më tepër edhe mënyra se si punojnë disa njerëz(po themi)brënda klubit.A kanë sedër a jo?!!
ke shume drejte naqe
ka ardh koha maskarejve.
e si mund pretendojme na me fitu me keta lojtare te tille qe nuk impenjohen.
une e kam pa postu dhe ne fillim me ardhjen e skerdit kur tane ishin ne gjermani ky spat mundesi me shku??????? A KA MUNDESI ME MA SHPJEGU KUSH KETE PUNE.
mandej shkon e stervitet te partizani????
le te ikin te dy.
JA KAM FRIKEN SUKAJT SHUME se ka me na ik
Posted: Wed, 10 Jan 2007 , 14:47
by vllaznia1919
Kaj here me duket vedja si ata pleqt 80 vjeça kur thojne:E disha un,a ju kam thane.Tana ita muhabete mi ka marre menja.Me kta drejtusa qe kena skena me ba hejr nej here,ata veq llafe kotit çesin.Lojtart jane pasqyre e drejtusave.
Posted: Wed, 10 Jan 2007 , 15:22
by Edmond-Cela
Hitaj: Gudjabi dhe Vincetiç kanë kontratë me Dinamon
Shefi i Garave tregon dokumentet e depozituar në FSHF
Sulmuesi senegalez, El Haxhi Gudjabi dhe mbrojtësi kroat, Goran Vincetiç, janë futbollistë të Dinamos deri në fundin e këtij sezoni, të paktën sipas kontratave të tyre ekzistuese. Shefi i Sektorit të Garave, Hito Hitaj, ka bërë të ditur se të dy lojtarët nuk mund të ndryshojnë ekip, pa marrë miratimin e klubit me të cilin kanë kontratë, duke i mbyllur kështu derën të gjithë zërave të merkatos rreth këtyre dy futbollistëve. Hitaj ka shpjeguar dje për mediat se Dinamo ka depozituar në FSHF kontratat e lojtarëve, dhe sipas këtyre dokumenteve, të dy futbollistët janë të lidhur me klubin blu deri në përfundimin e sezonit 2006-07. Vetë Hitaj ka bërë të ditur se kërkesa e Dinamos për respektimin e kontratës ekzistuese me futbollistët do të merrej parasysh dhe klubet e tjera, që kërkojnë shërbimet e këtyre futbollistëve, do të duhej të merrnin më parë miratimin e drejtuesve të bluve. Ndonëse vetë lojtarët pretendojnë se kontrata e tyre me Dinamon është mbyllur në dhjetor, dokumentet e depozituar në FSHF dhe të publikuar dje nga shefi i Sektorit të Garave, mbajnë poshtë firmën e tyre. Si rrjedhojë, duket shumë e vështirë që futbollistët të ndryshojnë skuadër gjatë merkatos së janarit. Drejtuesit e Dinamos kanë bërë të ditur se duan të ruajnë grupin ekzistues dhe Gudjabi e Vincetiç cilësohen si pjesë e rëndësishme e skuadrës. Mbrojtësi kroat është në Shqipëri dhe po stërvitet rregullisht me blutë, në pritje të njohjes së të ardhmes së tij. Për të ka pasur oferta nga Elbasani dhe Tirana, por, me sa duket, do të vazhdojë të jetë në skuadrën që drejtohet nga Jupi. Por mbetet enigmë e ardhmja e Gudjabit, pasi sulmuesi senegalez nuk ka mbërritur ende në vendin tonë. Ai ka pasur oferta nga Vllaznia dhe Besa dhe, sipas zërave, ka pranuar t‘i bashkohet ekipit shkodran. Megjithatë, prania e kontratës ekzistuese me Dinamon mund të përmbysë gjithçka dhe ai do të detyrohet të kthehet te blutë.
Posted: Wed, 10 Jan 2007 , 17:50
by BLEDI
Po tesh qe aj presidenti jone ka pagu per Gudjabin e Dinamoja nuk e leshon se paska kontrate me ta deri ne fund te sezonit kush ja kthen lekt mbrapa????????
Posted: Thu, 11 Jan 2007 , 12:30
by GOLDIAN
BLEDI MOS JA QAJ HALLIN PER LEKE FUSHAJT SE SJ I MERR LEKT PRAP
SIPAS INTERVISTES SE OSEJS POPOVA NUK VJEN TE VLLAZNIA
HAHAHHAHAHAHAHAHAHA SA MAR E KENA NIS
JU KUJTOHET KUR NE FILLIM THOSHA PSE NUK BASHKOHET BEJZADE E NEJ TJETER ME SKUADREN NE FAZE PERGATITORE QE EDHE TASH NEJ FUTBOLLIST QE KA ME ARDH TA PO I BASHKOHET DITET E FUNDIT SKUADRES DHE KA ME JU DASHT NJE FAZE MU AMBIENTU
PARA FK FUSHAJ
Posted: Thu, 11 Jan 2007 , 14:11
by GOLDIAN
vincetic duket perfundimisht i dinamos
e pra sna mbetet gje tjeter te themi vetem
para FK FUSHAJ
Posted: Thu, 11 Jan 2007 , 14:47
by vllaznia1919
Edhe Popova ka kthy pergjigje negative.As ai nuk vjen se nuk e len klubi.
Kja asht merkato e jo llafe!Kuku per ne ne dore te kuj jena.
Posted: Thu, 11 Jan 2007 , 23:10
by GOLDIAN
vllazen pash zoten para nja 3 mujve a u fol se fortuzi asht te vllaznia per ceshtje oresh
une spo bahem merak pse spo vjen fortuzi po kam hallin mas i ka mbet ora VALTERIT e duhet mu mbledh na te tan me ja ba nje ore dhurate
aj e den dhe te shtrejte tip ROLEX
Posted: Fri, 12 Jan 2007 , 01:12
by Admin
GOLDIAN wrote:vllazen pash zoten para nja 3 mujve a u fol se fortuzi asht te vllaznia per ceshtje oresh
une spo bahem merak pse spo vjen fortuzi po kam hallin mas i ka mbet ora VALTERIT e duhet mu mbledh na te tan me ja ba nje ore dhurate
aj e den dhe te shtrejte tip ROLEX
Ehhh maj naqe.
Kta edhe lojtaret qe kane jane tu i largu.
Un nuk arrij me e imagjinu se si largojne Milic duke mas pas sulmusa tjere!!!
Sot Vllaznia ka vetem 2 sulmusa Sukaj e Dalipi, si mas o zot demtohet njeni prej tyne.. kush hin ne loje Valteri vete ???!!!!
Po Elezin qe u tha qe kishte vlera pse u largu/afru apa super lojtari boshnjak Hirosh !!!!!
Tesh flitet per nji kosovar tjeter qe let ne Gjermani, pa edhe kja pune bir ne uje asht!!!
Posted: Fri, 12 Jan 2007 , 01:45
by vllaznia1919
Komshiu i Luan Krasniqit në prove ke Vllaznia
Futbollisti Junikase me banim në Gjermani, 24 vjeçari,Xhelal Miroci ( SG Dornheim ) do të shkoj të shtunden ne provë tek Vllaznia e Shkodres. Bashkëvendasi i boksjerit Luan Krasniqi, në Gjermani ka luajtur në Bundesliga për Junior me ekipet e FC Augsburg dhe SSV Ulm 1846. Në vitin 2005 ka luajtur në ligen e tretë për FC Augsburg. Ai, poashtu ka luajtur në ekipet e liges se katërt FC Memmingen 07, FC Kempten. Ai për momentin është anëtar i ekipit të SG Dornheim. Miroci u shpreh: „ Besoj që do kaloj mirë testin me Vllazninë dhe kështu do me hapen dyert për Kupat Evropjane. „
Sami Baçaj
Posted: Fri, 12 Jan 2007 , 01:46
by vllaznia1919
Posted: Fri, 12 Jan 2007 , 13:22
by GOLDIAN
naqe ky ne skuader te vet paska pase sponsor burger king
eh lum si na qe e morme
kete se len benzina hic
BRAVO FUSHAJ e more komshiun e krasniqit
Posted: Fri, 12 Jan 2007 , 14:43
by vllaznia1919
Posted: Fri, 12 Jan 2007 , 15:08
by GOLDIAN
naqe a na takon gja me hanger ne tifozave apo
vec presidenti ka me hanger burger king
Posted: Fri, 12 Jan 2007 , 16:05
by Man in Redblue
Cili asht ne fotografi se kto tan isoj po duken. Ishalla spo na bijn nakend tjeterpertjeter se edhe ai plaku i pari ne fotografi si ftyr shqiptarit u duka
Posted: Fri, 12 Jan 2007 , 18:50
by Edmond-Cela
Vllaznia- Buduçnost, “pazar” për Miliçin
Arritja e një marrëveshjeje mes futbollistit malazez Drazhen Miliç me klubin e Buduçnostit të Podgoricës ende nuk është konkretizuar me lëshimin e firmës përfundimtare në kontratë. Kjo ngaqë në këtë mes ai që vendos është klubi Vllaznia me të cilin lojtari ka një kontratë deri në fund të sezonit. Shkodranët ndërkohë kishin vendosur ta linin të lirë lojtarin kundrejt një shume të caktuar të hollash që ai do kthente në arkën e klubit. Por ditët e fundit, ka lindur një tjetër ide: këmbimi i Miliç me një lojtar të Buduçnost. Bëhet fjalë për ndonjë mesfushor cilësor për të cilin kuqeblutë kanë nevojë. Për këtë arsye dje pasdite presidenti Fushaj ka udhëtuar drejt Malit të Zi ku në axhendën e tij ka qenë një takim me presidentin dhe sekretarin e klubit të Buduçnostit. Këtë e konfirmon vetë presidenti shkodran që saktëson: “Përderisa Miliç ka rënë dakord me drejtuesit e Buduçnosit për të luajtur me ta, ne kemi menduar që ta lëmë të lirë këtë lojtar por në këmbim të tij do të kërkojmë nga skuadra malazeze në mesfushor cilësor. Drejtuesit e saj parimisht e kanë pranuar një këmbim të tillë dhe për këtë arsye unë sot (dje) pasdite do jem në Podgoricë për të biseduar me ta. Të shohim, dëshira është të gjejmë një lojtar që na nevojitet”. Në të vërtetë marrëdhëniet me klubin më të njohur të Malit të Zi janë të mira për shkodranët. Kujtojmë këtu edhe lejimin e mbrojtësit Vukçeviç në fillim të sezonit për të ardhur tek Vllaznia.