Page 35 of 125

Posted: Sun, 30 Nov 2008 , 14:12
by Ledi1920
hallall jua bofte zoti...
na vje keq per venin e pare(per faj ton) por na vje mire qe rrafet morrat...

Posted: Sun, 30 Nov 2008 , 14:15
by GOLDIAN
Ledi1920 wrote:hallall jua bofte zoti...
na vje keq per venin e pare(per fja ton) por na vje mire qe rrafet morrat...
ledi amon se dhe pa partizonin e pa xhonin nuk ka bukuri superliga
ne faze te trete duhet ti leme piket se gjynaf :D
mire se erdhe

Posted: Sun, 30 Nov 2008 , 14:19
by Ledi1920
GOLDIAN wrote:
Ledi1920 wrote:hallall jua bofte zoti...
na vje keq per venin e pare(per fja ton) por na vje mire qe rrafet morrat...
ledi amon se dhe pa partizonin e pa xhonin nuk ka bukuri superliga
ne faze te trete duhet ti leme piket se gjynaf :D
mire se erdhe

po nejti xhani...le te rrine dhe morrat ne superiore :D :D :D
nejse flm per mikprijten...
urime dhe i here edhe suksese...

Posted: Sun, 30 Nov 2008 , 14:58
by vllaznia1919
Mire se erdhe naqe.Ja kalosh mire ne mesin tone edhe mas e qaj kryt se un kam thane ka here qe simjet na marrim kampionatin e ju kupen.Jo per gja por ju ka met pishman vjet. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 30 Nov 2008 , 19:13
by Miri
video e ndeshjes Tirana 1-2 Teuta

http://www.vimeo.com/2384829

Posted: Sun, 30 Nov 2008 , 19:45
by kuqeblu4ever
Saleshka,vici keka ba me nerva.

komentatori ne video e baka komentin si me ken ne varrim tu mbajt fjalimin e fundit :lol:

Posted: Sun, 30 Nov 2008 , 22:20
by GOLDIAN
mariglen shoshi kapiten apolonise dhe lojtar i ekipit shpresa eshte goditur me tulle teksa po gezonte golin e shenuar nga apolonia
ai eshte shtruar direkt ne spital
SHERIM TE SHPEJTE SHOSHI
kafshet ne lushnje harrojne se futbolli nuk luhet me tulla
a ka federate apo jo

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 01:07
by vllaznia1919
Ska pase nej here qe me pase sot.

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 19:07
by Miri
Kotorri shkëmben grushta me një pjesëtar nga stafi i Peqinit



Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, Shkumbini-Dinamo, nuk ka kaluar pa incidente në fushën e Peqinit. Pas përfundimit të takimit mësohet se portieri i Dinamos, Elvis Kotorri, ka shkëmbyer grushta me një pjesëtar të stafit peqinas. Shkuk i kësaj zënke mësohet të kenë qenë sharjet në srejtim të portierit dinamovit.

Nga ana e tyre peqinasit shprehen se ka qenë vetë Kotorri ai që i ishtë drejtuar me sharje një grupi tifozësh, të ndodhur në një nga tribunat e stadiumit.

Ndeshja ka qenë e tensionuar, ku vendasit kanë kontestuar gjatë gjyqtarin Florens Jemini. Në minutat shtesë të takimit skuadra e Shkumbinit pretendoi për një 11-metërsh, i cili nuk u akordua nga Jemini.

Protestat e vendasve vazhduan gjatë, ku pas tyre mësohet të ketë ndodhur edhe incidenti me Kotorrin. Elbasanasi luan edicionin e tij të dytë me skuadrën e Dinamos, ku në të parin u shpall kampion i vendit.

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 19:13
by Miri
Starova: Drejtuesit e Tiranës të paaftë për të menaxhuar ekipin



Trajneri i ekipit të Teutës, Sulejman Starova, shprehet mjaft entuziast për fitoren e arritur në fundjavë 2-1 ndaj ish-skuadrës së tij, Tiranës, në kryeqytet.

“Bobi” në një intervistë për Sport Ekspres shprehet se drejtuesit e skuadrës së Tiranës janë krejtësisht të paaftë për të menaxhuar klubin e tyre. Kujtojmë që Starova ishte në drejtimin e skuadrës më të lavdishme në historinë e futbollit shqiptar, dhe u shkarkua në atë kohë nga drejtuesit e bardheblu.

Në intervistën e tij dhënë për të përditshmen shqiptare ai flet gjërë e gjatë për situatën në të cilën ndodhet skuadra e Tiranës. Për drejtuesit, Halili dhe Ngjela, ai shprehet: “Ata nuk janë të aftë të menaxhojnë si duhet një buxhet jashtëzakonisht të madh që kanë në dispozicion. Vështirë që me këta drejtues të ndryshojë”.

Teuta me rezulattin e arritur në Tiranë surprizoi të gjithë opinionin sportiv, duke e zbritur nga vendi i dytë skuadrën kryeqytetase.

Posted: Mon, 01 Dec 2008 , 22:15
by vllaznia1919
Qta paska fute pyken Bobi! :wink: :wink: :wink: :wink:

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 06:05
by fpjalmi
Shoshi: Federatë, shiko se si jam katandisur!



Derbi i Myzeqesë pritej me interesim të dyanshëm, duke shpresuar për të qenë një festë e vërtetë futbolli e duke besuar se ndeshja do të ishte një nga shprehjet më të mira të tifozërisë së emancipuar dhe qytetare të të dy ekipeve. Por takimi mes Lushnjës dhe Apolonisë për javën e 13-të të Kampionatit të 70-të Kombëtar të Futbollit befas është shndërruar në një shfaqje të shëmtuar të anti-futbollit dhe të shenjave të qarta të dhunës në stadium. Dhe është një rast që duhet ndalur fort, kur konstaton që një precedent i tillë ndodh pikërisht në një ndeshje të futbollit elitar në Shqipëri, në një ndeshje që mban siglën e superligës shqiptare. Po çfarë ndodhi në takimin derbin e Myzeqesë pas golit të barazimit të shënuar nga fierakët me anë të mbrojtësit Sreçkoviç? Të përfshirë nga gëzimet e golit, futbollistët fierakë vrapojnë për ta ndarë festën me tifozërinë e tyre, që ishte në një numër të konsiderueshëm në “Roza Haxhiu”. Ndërkohë, qendërmbrojtësi Mariglen Shoshi, sikundër të gjithë shokët e tjerë të skuadrës, drejtohet nga tifozëria fierake që po festonte, po rrëzohet përtokë nga një goditje që ka marrë në pjesën fare pranë syrit të majtë dhe është mbuluar nga gjaku. Pas kalimit të fazës së entuziazmit pas shënimit të golit, teksa kanë parë të shtrirë në fushë Shoshin, nga ana e futbollistëve fierakë është kërkuar ndihma dhe ndërhyrja e mjekëve dhe më pas mbrojtësin e Apolonisë e kanë transportuar së pari drejt spitalit të Lushnjës. Lojtarët e Apolonisë kanë kërkuar të mos e vazhdojnë më lojën pas këtij incidenti, por vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit është i prerë: skuadra duhet të luajë.

Versionet e paraqitura nga të dyja palët janë krejt të kundërta me njëra-tjetrën për sa i përket shkakut të vërtetë nga erdhi dëmtimi i Shoshit. Sipas deklarimit të sekretarit lushnjar, Llazar Dushi, Shoshi është goditur nga hekuri i portës, pasi tifozëria fierake vërshoi drejt gardhit rrethues të fushës dhe shtyu portën hyrëse. Madje, sekretari i Lushnjës ka mohuar edhe faktin se në fushë ka pasur hedhje të sendeve të ndryshme nga tifozëria vendëse. Ndërsa vetë futbollisti Mariglen Shoshi, i kontaktuar nga gazeta “Sporti shqiptar”, edhe pse vazhdon të jetë nën mbikqyrjen e vazhdueshme të mjekëve, nuk ka ngurruar të hedhë dritë mbi të vërtetën.

- Shoshi, ju keni pësuar një të çarë të thellë në pjesën poshtë syrit në ndeshjen me Lushnjën. Si ka ardhur ky dëmtimi juaj?

- Pas shënimit të golit të barazimit, po përjetonim emocionet që të fal një moment i tillë. Shokët e skuadrës vrapuan drejt hekurave ku ndodheshin sportdashësit tanë për të festuar me ta. Ndërkohë, në fushë, drejt nesh po hidheshin sende të forta, si shishe plastike, gurë etj. Unë kam qenë paksa më mbrapa shokëve të ekipit dhe, duke parë të gjithë situatën dhe vërshimin e sendeve të forta në fushë, kam shkuar për të tërhequr shokët dhe për t’i ruajtur nga ndonjë dëmtim i mundshëm. Sapo kam tërhequr Meton, kam ndier një dhimbje të tmerrshme në sy, të shkaktuar nga një gur i madh që ka ardhur drejt meje. Më pas jam rrëzuar në tokë dhe më kanë transportuar në spitalin e Lushnjës.

- Nga ana e lushnjarëve është deklaruar se ju jeni dëmtuar nga një hekuri i portës dhe nuk është i vërtetë fakti se në fushë janë hedhur sende të forta…?

- Unë nuk jam ngjitur fare te hekurat për të festuar dhe kam qenë rreth 2 metra më pas të tjerëve. Gjithë deklarimet e mësipërme nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sa e shtojnë më tepër shëmtinë e aktit, jo për faktin se ky incident ndodhi ndaj meje. Përkundër të gjitha deklaratave, përkundër të gjitha versioneve të mundshme që mund të ngrihen, ato që flasin më qartë janë pamjet filmike të këtij episodi, të cilat tashmë janë transmetuar nga televizione të ndryshme.

- Ky ishte momenti i vetëm i dhunës, apo pati tension që në fillim të takimit?

- Dhuna u ndje që në fillim. I thamë disa herë arbitrit që ta mbante më mirë lojën dhe te mos lejonte ndërhyrje aq të rënda, por ai thoshte: “Luani, luani se nuk bëjnë ndonjë gjë këta”. Ata u munduan me të gjitha forcat që të na mposhtnin. Ne me Lushnjën jemi komshinj, por asnjëherë nuk kemi shkuar mirë. Sa herë kanë ardhur në Fier lushnjarët, kanë ardhur si miq dhe jemi ndarë si miq, kurse në Lushnjë ka ndodhur e kundërta. Tifozët e kishin me mua që nga fillimi i lojës, pasi edhe në nxehje kur dola, më shanin dhe ofendonin në të gjitha mënyrat.

- Do të reagoni ju dhe klubi juaj për këtë ngjarje të shëmtuar, që ndodhi të shtunën në “Roza Haxhiu”?

- Pa dyshim që do të reagojmë, sepse po heshtëm, raste të tilla do të përsëriten prapë. Do të kërkojmë nga federata të na japë ndeshjen në tavolinë, sepse na takon. Edhe lojtarët e tjerë të skuadrës kishin ankesa, por gjyqtari i favorizoi ndjeshëm lushnjarët. Personalisht nuk kam çfarë të bëj, se nuk e kam parë personin që më goditi. Unë kërkoj dhe shpresoj që federata të marrë menjëherë masa. Do të ankohem atje, pasi shikoni sesi më kanë katandisur.







Doktori Tanaka: Shoshi ka traumë në kokë

Ngjarja e së shtunës në Lushnjë, ku mbrojtësi Mariglen Shoshi mori plagë të rënda në kokë pas u godit me gur nga tifozëria verdhjeshile, e ka shokuar mjaft opinionin futbolldashës. Reagimet nga të dy kampet nuk mungojnë. Lushnjarët kërkojnë ta minimizojnë situatën, duke u përpjekur të shfajësohen me një përplasje të kokës së mbrojtësit të Apolonisë nga gardhi i shtyrë nga tifozëria e tij, ndërsa fierakët ngrenë zërin për t’u shpaguar deri më një nga dhuna fizike dhe psikologjike që pësoi në “Roza Haxhiu”. Megjithatë, për të nxjerrë edhe një zë të tretë rreth kësaj situate të rëndë, redaksia ka kontaktuar mjekun që mban nën mbikqyrje mbrojtësin e Apolonisë. Doktor Tanaka i bën një rezyme të shpejtë gjendjes së lojtarit. Sipas mjekut, Shoshi nuk rrezikon komplikacione të rënda, por ka trauma dhe probleme me syrin e majtë. “Ne na lajmëruan nga stadiumi “Roza Haxhiu” dhe shkuam për ta marrë në spitalin e Lushnjës, ku mori ndihmën e parë. Nuk ka ndonjë rrezikshmëri shumë të rëndë, por ka një traumë në kokë dhe ka një veshje të syrit. Ne do të vazhdojmë ta observojmë në spital, pasi goditjet në kokë nuk janë të lehta dhe ne nuk mund t’i themi që të largohet nga spitali me arsyen se nuk ka rrezik. Pacienti do të vazhdojë të qëndrojë 2‑3 ditë nën mbikqyrjen tonë dhe, pasi të bëjmë një rivlerësim të gjendjes së tij, do të marrim ndonjë vendim më konkret,”- deklaron mjeku Maksi Tanaka, sipas të cilit Mariglen Shoshi do të qëndrojë edhe disa ditë nën vëzhgimin e specialistëve.

B.Rama







Papuçiu: Fatkeqësi për futbollin shqiptar

Ndërkohë, ajo që shfaqet nga qëndrimi i drejtuesve të klubit fierak, flet se e kanë përjetuar jo këndshëm një incident të tillë, i cili, sipas tyre, ka qenë një skenar i mirëmenduar dhe një nga format e garantimit të fitores me çdo kusht. Zëvendëstrajneri i Apolonisë, Dhimitër Papuçiu, ka folur me tonë të ashpra në lidhje me këtë akt, si një nga precedentët më të shëmtuar të futbollit shqiptar, që i duhet thënë “stop” një herë e mirë. “Gjithçka është e qartë si drita e diellit dhe çdo gjë është zbuluar përmes pamjeve filmike. Keni ndjekur një shfaqje fund e krye antivlerë në futboll. Është fatkeqësi! Ky sport, që është krijuar për të bashkuar njerëzit, si urë komunikimi mes kombeve të ndryshme, si art i magjishëm që të dhuron emocione të pashembullta, duhet të flasë përmes gjuhës së topit dhe jo akteve më të shëmtuara të dhunës. Nuk mund të luhet kështu, nuk mund të fitohet kështu. Ju përshëndes si media në misionin që keni ndërmarrë në përcjelljen e së vërtetës, për të bërë më të mirën që ky sport të mos humbasë sensin e bukurisë, magjinë e tij. Gjithçka ka ndodhur në Lushnjë ka qenë e tmerrshme. Pas golit të barazimit lushnjarët kanë shpërfytyruar çdo gjë që ka të bëjë me futbollin. Veç të tjerash, dua të denoncoj fuqishëm qëndrimin indiferent dhe antinjerëzor të mbajtur nga trajneri Vasil Bici dhe sekretari i Lushnjës, Llazar Dushi, të cilët, jashtë çdo morali qytetar, kanë ngritur supet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e sikur futbollisti ynë të kishte ardhur i dëmtuar që nga Fieri. Nuk ka vlera ky futboll, nëse mund të quhet i tillë, nuk mund të sigurohet mbijetesa në kategori përmes këtyre formave, që janë tërësisht të papranueshme për lojën e futbollit dhe nuk mund të hiqet asnjë paralelizëm mes garës së ndershme që zhvillojmë ne dhe antifutbollit të të tjerëve. Apolonia është civile, qytetare, e ndershme, ndërsa shumë të tjerë, Lushnja në rastin konkret, kërkojnë ta gjejnë veten te mungesa e altruizmit, te nivelet e papërgjegjshmërisë dhe shëmtimit më grotesk të lojës së futbollit.”

B.Rama









Ja çfarë përcakton Kodi i Drejtësisë Sportive

“Bibla” e FSHF-së, “Dokumentet themelore 2008-2009″, mes shumë paragrafëve, thekson edhe veçon pikërisht rastin që ndodhi të shtunën në “Roza Haxhiu”, gjatë takimit Lushnja-Apolonia 3-1.

“Kur gjatë një ndeshjeje ushtrohet dhunë nga publiku, lojtarët apo drejtuesit, ndaj arbitrave dhe lojtarëve kundërshtarë si, kërcënime, bëhet presion, goditen me sende të forta, goditen me shkelma, grushte apo me pjesë të tjera, veprime të cilat nuk lejojnë zhvillimin normal të ndeshjes, ekipi e humb ndeshjen 2-0, si dhe gjobitet 100.000 deri në 500.000 lekë edhe në rastet kur arbitri nuk e ndërpret atë për të mos krijuar probleme sociale. Për këtë vendim ai duhet të njoftojë vëzhguesin dhe delegatin e ndeshjes”. (Kodi i Drejtësisë Sportive, Neni 24/pika 21)





FSHF trego se di të vësh drejtësi!

Nga Jeton Selimi

Kur emsionet sportive të së shtunës trasmetuan pamjet e ndeshjes Lushnja-Apolonia 3-1, pakkush e kishte fort të qartë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë në stadiumin “Roza Haxhiu”. Kjo pasi edhe korrespondentët radiofonikë disa orë më parë e kishin kamufluar të vërtetën. Por pamjet e ofruara të hiqnin edhe dyshimin më të vogël. Objekti i zi dhe më formë të çrregullt që i afrohej kokës së Mariglen Shoshit ishte fare i qartë. Impakti i sendit të fortë me mbrojtësin fierak ishte i pashmangshëm dhe sigurisht aty afër nuk bëhej fjalë për përplasje të kokës së lojtarit me gardhin rrethues të fushës (referuar deklaratës së sekretarit lushnjar, Llazar Dushi). Aty nuk bëhej më fjalë as për dominim total të lojës nga minuta e parë deri tek e fundit dhe as grintë skuadre apo triumf me një lojë të nivelit të lartë (referuar deklaratës së trajnerit të Lushnjës, Vasil Bici). Aty bëhej fjalë për një lojtar të gjakosur, pak rëndësi ka emri, për një skuadër të dhunuar psikologjikisht, pak rëndësi ka emri, dhe për një kampionat emri i të cilit nuk mund të njolloset më në këtë mënyrë: superliga! Për të mos u kredhur shumë në dhjetëra raste të ngjashme në futbollin tonë, po përmend vetëm mërinë e kombëtares sonë në Azerbajxhan që për një vendim të gabuar të kryesorit gjeorgjian, ishte duke krijuar një skandal diplomatik! Zoti Duka ishte aty dhe u kërkoi lojtarëve të respektonin publikun azer. Të njëjtën gjë bëri edhe Esat Karishku, trajneri i Apolonisë, që nuk vonoi të denoncojë dhunën, vendimet e njëashme të kryesorit Latifi (emër shpesh i kotenstuar ky i bilbilit gjirokastrit) dhe paraqiti një tablo krejt tjetër nga ajo e kolegut Bici. “Kurrë në jetën time nuk më ka ndodhur që lojtari të goditet nga publiku. Për mua kjo ndeshje ishte e mbaruar. Në asnjë vend të Evropës nuk ka ndodhur që lojtari të dëmtohet nga publiku dhe të vazhdohet ndeshja. Nuk e kuptova”. As mijëra tifozë nuk e kanë kuptuar. Këto janë çudi shqiptare dhe do të ndodhin përsa kohë nuk përdoret grushti i hekurt. Presidenti Duka u ankua në UEFA për gjykimin e dobët të një miqësoreje dhe priti ndëshkimin e tij. Fierakët kanë të gjithë të drejtën e botës të ankohen dhe të kërkojnë dëmshpërblim deri më një për këtë paturpësi. Emri i stadiumit dhe skuadra që ndëshkohet nuk kanë rëndësi. Rëndësi ka të vihet në vend drejtësia pasi prej dy ditësh një lojtar 20-vjeçar gjendet nën mbikqyrjen e mjekëve.







Marini: Kërkojmë fitoren në tavolinë

Qëndrim të ashpër ndaj dhunës në Lushnjë ka mbajtur edhe sekretari i klubit fierak, Elton Marini. Sipas tij, ajo që ka ndodhur në “Roza Haxhiu” është krejtësisht e papranueshme dhe Apolonia do të kërkojë fitoren në tavolinë. “Nuk mund të heshtësh përballë një rasti të tillë. Nuk është hera e parë që Apolonia është keqpritur në një ndeshje futbolli, por kjo ka ndodhur kur skuadra militonte një kategori më poshtë. As që e kishim menduar ndonjëherë se do të ndodhnin të tilla fenomene edhe në superligë. Si staf drejtues ne morëm vendimin që skuadra të vazhdonte lojën vetëm për kortezi, pasi nuk mund të flitej për një ndeshje normale apo për qetësi të futbollistëve tanë në fushë, të cilët janë ndodhur nën presion të vazhdueshëm nga të gjitha anët. Normalisht që incidenti që i inskenuan Shoshit dhe gjendja e krijuar më pas, ndikoi në rezultatin teknik. Kësisoj, nisur nga pamjet filmike konkrete, ne kërkojmë dhe shpresojmë që organet kompetente të marrin vendimin dhe masat e duhura dhe të na japin fitoren në tavolinë”. Futbollisti me numrin 6 tek Apolonia, Mariglen Shoshi, nuk përfaqëson një lojtar që mbron vetëm ngjyrat e qytetit të Fierit, por ai ka mbrojtur me dinjitet edhe ngjyrat kuqezi të përfaqësueses sonë U-21, madje ai ka qenë i piketuar edhe nga trajneri i kombëtares kuqezi. Shoshi është shquar gjithmonë në fushë për karakterin e gdhendur sportiv dhe kurrë nuk ka demonstruar, në asnjë rast të vetëm, gjeste antisportive. Qendërmbrojtësi që përbën një lojtar simbol tek Apolonia, ai që e ka udhëhequr këtë skuadër me shiritin e kapitenit, edhe pse ka qenë vetëm 20 vjeç, ka qenë një nga më të lakmuarit e ekipeve kryesore shqiptare gjatë merkatos së verës, madje dhe nga ekipe të huaja, por Shoshi ka respektuar kontratën me fierakët e Apolonisë. Aktualisht, Mariglen Shoshi ndodhet nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekëve në Spitalin e Fierit dhe bluzat e bardha fierake nuk nxitojnë të shprehen, por shpresojnë që dëmtimi i tij të jetë pa pasoja të rënda për futbollistin.

B.Rama

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 06:14
by fpjalmi
Arben Laze, gati të
përjashtojë tre futbollistë


Nuk ka ku të shkojë më keq për ekipin e Elbasanit, i
cili jo vetëm që nuk është paraqitur ashtu siç duhet
ditën e shtunë në “Ruzhdi Bizhuta” kundër Flamurtarit,
por edhe ka bërë atë që presidenti i klubit, Laze, të
dalë në konkluzionin se tre lojtarë tashmë duhet të bëjnë
gati valixhet, pasi në muajin janar nuk kanë për të qenë
më pjesë e ekipit të Elbasanit. Lajmin e kanë pohuar
burime pranë Lazes. Ndërkohë, pritet që gjatë javëve të
ardhshme të zyrtarizohen dy afrime të bujshme e shumë
të kushtueshme, që presidenti i Elbasanit, Arben Laze,
është duke i dhënë dorën e fundit. Ndërkohë, nga ana
tjetër kreu i verdhebluve
mësohet të ketë
thënë pas ndeshjes
kundër Flamurtarit se,
nuk arrinte të kuptonte
se çfarë duan më
shumë lojtarët nga ana
e drejtuesve. “Më parë
ankoheshin se nuk ishin
paguar dhe ne i
paguam, madje ua
kemi dhënë që tani
pjesën më të madhe të
parave që u takojnë nga
kontratat”, mësohet të
jetë shprehur Laze disa
orë pas ndeshjes mes
disa miqve të tij. Përsa
u përket tre lojtarëve, që
pritet të largohen nga
ekipi i Elbasanit në
ditët e para të muajit
dhjetor, emrat e tyre
nuk bëhen të ditur.
Ndonëse gjithçka pritet të bëhet zyrtare në lidhje me
largimet, e vetmja gjë që arrihet të mësohet nga burime
shumë konfidenciale të Elbasanit, është se nga ekipi
do të largohen dy sulmues, të cilët deri tani në këto 13
javë kampionat, jo vetëm që nuk kanë bërë detyrën, por
janë përpjekur të futin brenda ekipit edhe keqkuptime
nga më të ndryshmet. Lojtari i tretë që pritet të lërë
ekipin e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, do të jetë mesfushor.
Të tre lojtarët që pritet të afrohen gjatë ditëve në
vijim në radhët e ekipit të Elbasanit, do të jetë futbollistë
të kampionatit shqiptar. Aldi Kozaria

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 06:15
by fpjalmi
3
LOJTARËT
që pritet të largohen do të
jenë dy sulmues dhe një
mesfushor. Sipas Lazes,
këta lojtarë, të cilëve nuk ua
publikon emrat, nuk do të
jenë pjesë e Elbasanit duke
filluar që nga java e
ardhshme. Zëvendësuesit e
tyre, që pritet të vijnë në
merkaton e janarit, do të
jenë tre futbollistë të njohur
të kampionatit shqiptar.

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 06:20
by fpjalmi
Tirana, kriza largohet me merkato
Emrat e lojtarëve nuk saktësohen, por krerët e klubit synojnë përforcime në çdo repart
Pas humbjes me Teutën, drejtuesit e bardhebluve binden për ndërhyrje urgjente

Në ambientet e klubit
të Tiranës ka pllakosur
heshtja dhe
askush nuk guxon të thotë dy
fjalë, pasi situata nuk është
aspak e qetë. Sidoqoftë, nga
burime të rezervuara pranë drejtuesve
të skuadrës, mësohet se
kryedonatori Refik Halili është
vënë në lëvizje, duke kontaktuar
me menaxherë të ndryshëm
për afrimin e disa kualiteteve
për pjesën e dytë të sezonit. Në
planet e drejtuesit bardheblu
përfshihen lojtarë nga kampionati
shqiptar, ndërkohë që për
një sulmues cilësor do të kërkohet
edhe jashtë. Është e qartë
tashmë se pa përforcime, Tirana
nuk mund të dalë kampione
dhe kryedonatori është i vendosur
të thyejë të gjitha limitet,
mjafton që skuadra të rigjejë ritmin
e humbur dhe të tregojë superioritetin
e saj. Ideja për përforcime
kishte lindur që pas
barazimit me Besën, por u bë e
domosdoshme sidomos në dy
takimet e fundit, ku Tirana
barazoi me Vllazninë dhe humbi
përballë Teutës. Sidomos
ndeshja e fundit i vuri kapakun
kësaj hipoteze dhe Ridi po kontakton
me menaxherët për
mundësinë e blerjeve të reja.
Në lidhje me mundësitë e përforcimit
me lojtarë vendës,
saktësohet se në vëmendje
janë Rizvanolli i Shkumbinit,
si dhe dy lojtarët e talentuar
që luajnë aktualisht me
Teutën, Hysa dhe Vila. Ata
janë pëlqyer shumë dhe klubi
mund të tentojë të bëjë marrëveshje
me presidentin e
durrsakëve Hasanbelliu. Për
Rizvanollin, idetë kanë qenë
dhe më parë dhe ai shihet si
një alternativë e mirë në sulm.
Por që Tirana të gjejë vetveten,
duhen më shumë afrime
dhe klubi për këtë arsye ka
hyrë në bisedime me menaxherë
të ndryshëm, për të bërë
të mundur kompletimin e
skuadrës dhe rikthimin në
krye. Kuptohet, lëvizjet nuk
mund të bëhen para janarit,
por kontaktet po bëhen që tani,
në mënyrë që klubi të ketë
mundësinë e përzgjedhjes.
Nuk mungojnë edhe zërat që
shprehen se ekipit i nevojitet
një lojtar si ish-sulmuesi i Dinamos
në sezonin kaluar, Pero
Pejiç. Për të tillë lojtarë do të
kërkohet jashtë kampionatit
tonë, pasi këtu nuk ka futbollistë
që mund të bëjnë diferencën.
Në ‘valle’ është edhe vetë
Slishkoviç, që mund të vijë në
janar me një sulmues të spikatur.
Me afrimin e Pezos, ai ka
dhënë prova se di të zgjedhë.

Ndryshe nga javët e para, tani dominon zhgënjimi
Bardheblutë në rënie, flasin shifrat

Po t’i ndajmë në dy pjesë 13
javët e kampionatit të luajtura
deri tani, do të shohim se Tirana
ka bërë një paraqitje me dy
fytyra, ku në të parën ka shkëlqyer,
ndërsa në të dytën jo
vetëm ka zhgënjyer, por ka
pasur rënie të theksuar, duke
humbur edhe kreun e klasifikimit.
Në shtatë javët e para
të kampionatit, bardheblutë
fiksuan 5 fitore (me Teutën,
Partizanin, Apoloninë, Flamurtarin
dhe Dinamon) e dy
barazime(me Vllazninë dhe
Bylisin), duke arritur në kuotën
e 17 pikëve. Ndërkohë, në gjashtë
javët e fundit Tirana ka
marrë vetëm 6 pikë, që i takon
1 pikë për ndeshje, shumë pak
për një skuadër që pretendon
titullin. Kështu, nga gjashtë
ndeshje, ka barazuar 3 (me Shkumbinin,
Besën dhe Vllazninë),
ka fituar një(me Lushnjën)
dhe ka humbur dy të
tjera (me Elbasanin dhe
Teutën). Statistikat do të ishin
të turpshme nëse në fitoren e
fiksuar ndaj Lushnjës nuk do
të kishte bërë autogol mbrojtësi
lushnjar Ndoni. Shkaqet e
këtij zhgënjimi janë trajtuar,
prandaj mund të thuhet se javët
deri në janar do të jenë tmerr
për 23-herë kampionët. Vetë
drejtuesit e skuadrës kishin deklaruar
në fillim se shumica e
ndeshjeve të javëve të fundit
që luheshin në kryeqytet, paraqitnin
avantazh të dukshëm
për ekipin, por kjo rezultoi të
ishte krejt e kundërta, pasi Tirana
ka shënuar më shumë
pikë jashtë fushe.

23 pike ka grumbulluar Tirana në 13 javët e para të kampionatit,
duke pasur një koeficient mesatar prej 1.77
pikë për ndeshje. Në shtatë javët e para ky tregues
ishte 2.43 pikë për ndeshje, ndërsa në gjashtë javët e
fundit 1 pikë për ndeshje. Diferenca shpreh nivelin në
rënie të lojës dhe krizën e rezultatit.

tranierin Nuk e shkarkojnë
vetëm nga kontrata

Trajneri i Tiranës, Blaz Slishkoviç, ka marrë
drejtimin e baredhebluve vetëm atëherë kur
është bërë i mundur garantimi i kontratës
së tij sipas parametrave të kërkuar. Parë
në këtë kuadër, tekniku duket të jetë komod
në krye të ekipit, pasi kontrata me
shifra të mëdha financiare i lejon atij të
përfitojë konform rregullave. Prishja e kontratës
në mënyrë të njëanshme i shkakton
Tiranës humbje financiare, prandaj asnjëra
palë nuk është e interesuar në zgjidhjen e
saj. Edhe pse “Baka” deklaroi që në fillim të
sezonit se do të jepte dorëheqjen nëse
skuadra çalonte, një gjë e tillë nuk po ndodh
dhe s’ka dyshim që trajneri ua hedh fajin
lojtarëve për të mbrojtur përfitimet e tij.


Një nga repartet më problematike
të bardhebluve,
një repart që jo vetëm nuk
ka bërë detyrën, por që për
faj të tij ka vënë në qendër
të kritikave të gjithë ekipin.
Mungesa e alternativave
ka bërë që reparti ofensiv
të mos jetë produktiv. Synimi
i kryedonatorit Halili
është afrimi i të paktën një
sulmuesi goleador, që të
finalizonte aksionet e
skuadrës dhe të kthente
qetësinë e të gjithë grupit.
MBROJTJA
Tirana ka pasur gjithnjë
probleme në mbrojtje, por
në këtë sezon spikati si një
nga më të konsoliduarit,
falë edhe emrave pikantë
që e përbëjnë. Por aktivizimi
i Lilës dhe Abrahamit
në reparte të tjera, në
shumë ndeshje ka bërë që
edhe mbrojtja të çalojë e
të mos sjellë siguri. Sidoqoftë,
mbetet reparti që
ka gabuar më pak dhe këtë
e tregojnë statistikat dhe
loja e mirë e titullarëve.
MESFUSHA
Edhe ky repart ka problemet
e tij. Vetë drejtuesit
e klubit kanë pranuar se
ka ca gjëra që nuk shkojnë
dhe se mungesa e efektivitetit
në sulm mund të lidhet
me pamjaftueshmërinë
e ideve vizionare në mesfushë.
Tiranës i mungon
një lojtar organizator dhe
që të jetë njëkohësisht rrezik
konstant për kundërshtarët.
Nëse do të ishte
në formë të mirë, Devi
Muka është një i tillë

Posted: Wed, 03 Dec 2008 , 06:49
by fpjalmi
nje lajm shum i bukur per skuadren e partizanit.Artan Dulaku se shpejti do marrin ekipin e partizanit.edhe pse xhani nuk ka alternative tjeter dhe mundohet me cdo kusht te mbaje partizanin ne cdo menyre ,duket se tashti jane ditet e tij te fundit.shikoni lajmin e ri dhe te fresket

Dulaku, kandidati kryesor për ta marrë
Nga zëra pranë klubit të kuq mësohet Artan Dulaku, i njohur si biznesmen i fuqishëm në fushën e ndërtimit
dhe atë të medias me “Vizion +” e “Tring”, është kandidati më i mundshëm për të marrë pronësinë e klubit
të kuq. Kjo, gjithmonë nëse Albert Xhani do të pranojë ta lëshojë. Një dorëzim, që për momentin duket i
vështirë, duke patur parasysh deklaratat e pronarit aktual se vetëm “vdekja do ta ndajë nga Partizani”.
Megjithatë, një e dhënë që vjen në lidhje me kandidaturën e Dulakut është edhe se ai ka dëpërtuar deri në
kryeministri, duke paraqitur dokumentet, në mënyrë që të marrë drejtimin e klubit të kuq. Për momentin nuk
ka ende asnjë konfirmim zyrtar, por siç thotë populli “ku ka zë s’është pa gjë”.

Posted: Wed, 03 Dec 2008 , 06:51
by fpjalmi
me vjen mire qe ky njeri po zhduket nga faqja e futbollit shqiptare.

asht njeriu ma i paftyre qe kam pa tan jeten teme ne futbollin shqiptare.

tamam president pusht.

Posted: Wed, 03 Dec 2008 , 06:54
by fpjalmi
gazeta tjeter thote per xhanin qe po mundohet me marr futbollista te tjere ,por asnji lojtare nuk do ti vijn ma sepse te tan e dine se futbollistat e tij nuk jan pagu ala tash 8 muaj.haram xhanit mundi i futbollistave te partizanit.tamam njeriu pa karakter.

ik o xhan e mos vish ma ne boten e futbollit shqiptare.

ik keput qafen i poshter

Posted: Wed, 03 Dec 2008 , 07:10
by fpjalmi
Vllaznia-Teuta, super perplasja e kupes

E Merkure, 03 Dhjetor 2008


Per nje moment, gara mes Vllaznise dhe Tiranes qe rivalizojne ne krye te Kategorise Superiore, do te ndryshoje drejtim. Sot te gjitha ekipet e Kategorise Superiore dhe disa ekipe te Kategorise se Pare do te luajne ndeshjet e para te turit te dyte, per te diskutuar nga nje vend ne cerek finale. Me interesante duket ndeshja mes Vllaznise dhe Teutes. Dy ekipet ne fjale u ndeshen pak kohe me pare, ne kampionat, ndeshje e cila u mbyll me fitoren e ngushte te kuqebluve, ne minutat e fundit. Vllaznia e ka fituar per here te fundit kete trofe. Para derbit Tirana do te luaje ne Lushnje, per te provuar fitoren, pas humbjes se fundit ne kampionat, me Teuten. Partizani i Shpetim Duros, nuk fiton nga java e pare e kampionatit. Te kuqte fituan ne turin e kaluar te Kupes se Shqiperise dhe perballe Burrelit do te kerkojne serish fitore, per te pasur moralin e larte, ne prag te ndeshjes se radhes derbi me Tiranen. Besa pas fitores se fundit ne kampionat do te luaje perballe Kastriotit te Krujes, qe luan ne nje Kategori me poshte. Kampionet ne fuqi, Dinamo, do te udhetojne drejt Korces, ku do te perballen me Skenderbeun vendas. Apolonia, e cila kaloi nje ndeshje me polemika, do te perballet me Shkumbinin. Ballshiotet do te ndeshen me Flamurtarin. Beselidhja do te prese Elbasanin.

Posted: Thu, 04 Dec 2008 , 16:17
by Miri
Fusha e Lushnjes dënohet me dy ndeshje pezullim dhe një pa tifozë



Komisioni i Disiplinës në FSHF mori dje në shqyrtim icidentin e ndodhur me futbollistin Shoshi në ndeshjen Lushnja-Apolonia. Klubi i Lushnjes u dënua me dy ndeshje pezullim të fushës dhe një ndeshje tjetër pa tifozë. Lushnja është gjobitur gjithashtu edhe me 100 mij lekë.

Incidenti ndodhi ditën e shtunë, në momentin që futbollisti i Apolonisë shënoi golin e barazimit shkoi për të festuar pranë tifozëve, dhe aty është goditur me një send të fortë në kokë.

Ngjarja do të ndiqet edhe penalisht nga prokuroria e rrethit të Lushnjes, pas kallëzimit të bërë nga futbollisti në fjalë. Prokurorët pritet të thërrasin në hetim edhe punonjësit e rendit të ndodhur në vendngjarje.