Page 34 of 125
Posted: Mon, 10 Nov 2008 , 01:34
by fpjalmi
elbasanit i mungoshin nja 4 lojtare mondi ,e prandaj ndrrova mendje tamam ne fund.
Posted: Mon, 10 Nov 2008 , 01:50
by Edmond-Cela
me duket se ja paskena fitu birrat goldit me korrupsion
Posted: Mon, 10 Nov 2008 , 02:07
by fpjalmi
Posted: Mon, 10 Nov 2008 , 09:15
by fpjalmi
Skuadra e Lushnjës është
shokuar këtë javë nga humbja
që pësoi të shtunën me Vllazninë,
me rezultatin 1-4. Ajo
ka sjellë shumë pështjellim në
radhët e myzeqarëve, të cilët
duket se nuk do ta kapërdinë
lehtë këtë rezultat. Sepse, sikur
të mos mjaftonte humbja, loja
e verdhejeshilëve ka qenë një
nga më të dobëtat e zhvilluara
deri tani. “Kjo humbje më
ka shokuar pa masë, sepse
nuk e prisja një të tillë nga
lojtarët e mi. Ka qenë një nga
ndeshjet tona më të dobëta, e
për pasojë ekipi i Vllaznisë ka
‘hedhur valle’ në fushën tonë,
pasi futbollistët nuk treguan
asgjë nga vlerat e tyre. Ishte
një turp i vërtetë për ne”, u
shpreh në një prononcim të
tijin për gazetën “Panorama
Sport” ish-presidenti i klubit
të Lushnjës, Albert Sanxhaku.
Sot stadiumi “Roza Haxhiu”
pritet të jetë i zhurmshëm,
pasi analiza që do të zhvillohet
mund të nxjerrë në skenë
jë moment, ata nuk toleruan
dhe nuk nënvlerësuan, pavarësisht
rezultatit të lojës. E
pra, të gjitha këto çuan tek ajo
fitore e thellë e ekipit tonë në
këtë takim”. Shkodranët tani
janë vetëm një pikë larg kreut
të renditjes, duke u kthyer
kështu sërish më afër objektivave
të tyre. Kjo renditje është
mjaft favorizuese për kuqeblutë,
për ta pritur sa më të
qetë ndeshjen e fundit të fazës
së parë me Teutën. Në letër
kjo përballje shikohet e kalueshme,
ndonëse në fushë
shkodranët kanë dëshmuar
shumë herë të kundërtën.
“Nuk mund të them se tani
do të presim vetëm përballjen
e parë të fazës së dytë me
Tiranën për të ndarë vendin
e parë pas këtij takimi, sepse
mund të gabohesha. Unë dhe
i gjithë stafi i këtij ekipi nuk
po mendojmë për ndeshjet e
javëve të tjera, por vetëm për
sfidën e radhës. Duhet të
mendojmë dhe punojmë
vetëm për këtë takim, për ta
vlerësuar drejtë dhe për mos
e nënvlerësuar, pasi mund
të jetë pikërisht ky gabimi më
i madh që mund të bëjmë”,
vazhdon mendimin e tij
menaxheri Shaba. Ndërkohë
menaxheri i klubit kuqeblu
zbulon edhe fillimet e
planeve për kompletimin e
skuadrës në merkaton e janarit.
“Kryesorja është që të
kalojmë me sukses këtë pjesë
të sezonit deri në mbylljen
sezonale të tij, pasi drejtuesit
po përgatisin edhe afrimet
e nevojshme për të përballuar
me sukses këtë sezon.
Kemi besim se me tre apo
katër afrime, të cilat janë në
planet tona, Vllaznia do të
ketë gjendjen e tij optimale
për të pretenduar trofetë e
këtij sezoni. Ky qytet dhe
këta sportdashës meritojnë
shumë dhe shpresojmë se
me rrugën që kemi nisur, do
t’i kënaqim ata. Unë mendoj
se që në ndeshjen e radhës,
ata nuk do të mungojnë dhe
ekipi ynë do të dijë t’i shpërblejë”,
deklaron në fund të
fjalës së tij menaxheri i
përgjithshëm i ekipit kuqeblu,
Kujtim Shaba.
dyshimet që stafi teknik kishte
pas takimit me futbollistët.
“Do të ndalojmë gjatë për këtë
ndeshje, pasi kurrë nuk e
kisha parë të shthurej ekipi në
këtë mënyrë. Në këtë analizë
do të jem unë, presidenti Ducellari,
por edhe stafi teknik i
trajnerëve që kemi krijuar. Pasi
ta shohim të gjithë këtë takim,
më pas do të gjykojmë se çfarë
ndodhi në atë humbje vërtetë
të turpshme. E në fund do të
marrim masa shumë ekstreme
për futbollistët, madje do të
ketë edhe largime. Pa diskutim
që do të vëmë edhe gjoba,
sepse kështu nuk vazhdohet
më”, deklaroi Sanxhaku.
Lushnja ndodhet në
vendin e parafundit e paraqitjet
e saj në këtë fazë të parë
kanë qenë vërtet nga më të errëtat.
Faza e parë ka akoma
dhe një ndeshje, për t’u mbyllur
kështu një kapitull. Ngelen
më pas edhe dy të tjerë.
Megjithatë, është ende herët
për të dalë në përfundimin e
mbijetesës së verdhejeshilëve
në Kategorinë Superiore. “Pas
analizës do të gjykojmë me të
gjithë stafin teknik dhe stafin
e trajnerëve, për ecurinë e ekipit
gjatë fazës së dytë e të tretë.
Mendoj se gjatë merkatos së
janarit do të hymë fuqishëm
dhe do të afrojmë lojtarë cilësorë.
Mendoj se do të ndërtojmë
një ekip shumë të mirë
për të çuar në vend nderin e
humbur gjatë kësaj faze të
Lushnjës”, mbylli prononcimin
e tij Sanxhaku.
Armand Nezha
Posted: Mon, 10 Nov 2008 , 09:21
by fpjalmi
Është krizë e thellë bardheblu
Bardheblutë pësojnë humbjen e parë dhe tashmë kryesojnë me vetëm një pikë
Abazaj ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij, duke i dhënë fitoren 1-0 verdhebluve
ALDI KOZARIA
Supersfida e djeshme
mes Elbasanit dhe
Tiranës është karakterizuar
nga emocione të
mëdha, që nga minuta e parë
e deri në vërshëllimën e fundit
të takimit. Një ndeshje
delikate midis dy skuadrash
rivale, që ka përfunduar me
fitoren e vendësve. Skuadra
elbasanase, si për çudi, ka
lënë pas gjithë atë presion
dhe atë periudhë mjaft të errët,
të mbushur me rezultate
negative e probleme financiare.
Ka qenë ish-futbollisti i
Tiranës, sulmuesi Oriand
Abazaj, ai që ka ndëshkuar
dje bardheblutë, duke realizuar
golin e vetëm të takimit
e duke i dhënë Elbasanit fitoren
më të rëndësishme të
këtij sezoni. Një gol, që
përveçse u ka dhënë verdhebluve
tri pikët e çmuara, ka
ndëshkuar Tiranën me humbjen
e parë në këtë kampionat.
Ndeshja ka nisur e bukur dhe
me mjaft raste për shënim.
Fillimisht kanë qenë miqtë
nga Tirana ata që janë
shfaqur tepër të rrezikshëm.
Mirëpo, tentativat e tyre janë
ndërprerë radhazi nga portieri
Osamni. Superioritet i
bardhebluve, që është ndërprerë
në minutën e 17-të, kur
i gjithë stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”
është ndezur nga entuziazmi
për golin e realizuar
nga ekipi i Elbasanit.
Abazaj ka kaluar kështu verdheblutë
në avantazh. Pas
golit të pësuar, kryeqytetasit
shfaqen nervozë e joharmonikë,
çka u krijon terren verdhebluve
për të qenë të rrezikshëm
përballë portës së Nallbanit.
Në kushtet e dizavantazhit,
trajneri Slishkoviç
modifikon formacionin bardheblu,
për të qenë më ofensiv.
Por pavarësisht tentativave
të skuadrës së Tiranës, ka
qenë ish-portieri bardheblu,
Alfred Osamni, ai që ka ndërprerë
thuajse të gjitha përpjekjet
e miqve. Në minutën
e 35’, Tirana ka qenë më
pranë golit, kur një topi i
goditur nga Andi Lila ka
tronditur traversën e portës
elbasanase. Fraksioni i dytë
i lojës ka startuar me ndryshime
në formacionet e të
dyja skuadrave. Ndryshime
këto që janë reflektuar hapur
edhe në lojën e tyre. Tirana
do të vazhdojë të kërkojë
golin e barazimit, tashmë
edhe me goditje nga jashtë
zone, por pa ia arritur dot
qëllimit. Nga ana tjetër, edhe
Elbasani nuk ka pranuar të
lëshojë terren në këmbët e
kundërshtarit, duke rrezikuar
disa herë me Abazajn
e Bejzaden. Pikërisht në një
bashkëpunim mes këtyre të
dyve, mund të ishte realizuar
edhe goli i dytë për verdheblutë,
mirëpo Bejzade ka
gabuar në finalizim. Pikërisht
atëherë kur mendohej se
emocionet e kësaj sfide kishin
shteruar, skuadra e Tiranës
e parë veten fare pranë
golit të barazimit. Ka qenë
Deliallisi ai që në minutën e
tretë shtesë ka goditur shtyllën
e portës elbasanase, por
fati i ka ndihmuar vendësit
deri në vërshëllimën e fundit
të gjyqtarit. Përfundim ky, që
përveçse ka përcaktuar për
momentin fatin e dy skuadrave,
ka rihapur edhe kampionatin,
teksa diferenca në
pikë mes ekipeve të kreut është
eliminuar tërësisht.
Posted: Mon, 10 Nov 2008 , 09:21
by fpjalmi
Posted: Tue, 11 Nov 2008 , 00:35
by Man in Redblue
Xhani heq stafin mjekësor
Sikur të mos mjaftonte ajo që po bën me skuadrën, papërgjegjshmëria
e presidentit Xhani ka prekur edhe stafin mjekësor të Partizanit. Pertef
e Perli Rusi, të cilët mund të cilësohen si dyshja më e mirë në zanat, jo
vetëm brenda kampionatit, por edhe në mbarë Shqipërinë, mësohet se
nuk janë më pjesë e ekipi. Kjo ka ardhur pas një vendimi paradoksal të
kreut të klubit, që s’ka ditur as t’i japë doktorëve mirënjohjen më të
vogël për punën e kryer, duke i larguar në një mënyrë fare të ulët.
a i rrezikshem a ky njiri
Posted: Wed, 12 Nov 2008 , 10:53
by ingleo
albert xhani asht shum i rrezikshem per partizanin ne vecanti dhe futbollin shqiptar ne pergjithsi.asht shume me e ndershme nga ana e tij me dal e me than"nuk kam lek me ju dhan".sa here qe hum partizani o ja kan shit ndeshjen lojtaret o ja kane fajin arbitrat.nqs nuk ka lek te ikin ne shtepi e te lan partizanin se ndoshta gje naj president tjeter.eshte e vertete se ne dhjete vjet ka harxhua shume lek per futbollin e nje gja te mire e ka ba <akademine>.tash i ka dal boja e asht ma mire me ike krejt.
Posted: Thu, 13 Nov 2008 , 17:52
by ingleo
sapo lexova qe fshf u ka fal klubeve te gjitha borxhet per nje shume 870 milion leke te vjetra.sinqerisht nuk e di se si jane ken te ndara keto borxhe por me duket nje vendim shume i keq.eshte i padrejte si vendim sepse demtohen ato ekipe qe i kane paguar gjithmoe lekte.jo te tana ekipet kan pas borxhe ne vlere te barabarte.nje nder ekipet ma borxhli ishte ken partizani me rrreth 100 milion leke te vjetra.lexova qe xhani ka deklarua qe tash nuk e ka armik ma armand duken sepse i ka fal borxhin.kjo eshte nje gje krejt e padrejte. tana ekipet duhet me pagua ne rralle te pare detyrimet qe kane ndaj fshf masanej me mendua per shpenzimet e brendshme(merkato).sipas mejet ky vendim perben nje precedent te rrezikshem sepse mas nje vitit tana ekipet qe nuk kan pase detyrime tani tapo lypin me jua fale edhe atyne.duhet qe ne fillim te cdo sezoni tana klubet e rregjistruara ne fshf me pagua detyrimet e prapambetuna perndryshe nuk duhet lan me fillua sezonin. ata leke qe u jane fale klubeve ishte dashte me i investua ne infrastrukture per moshat.
gjithsesi kuptohet qe jena ne shqiperi dhe jo gjithcka shkon si duhet me shua.
Posted: Thu, 13 Nov 2008 , 22:06
by vllaznia1919
Mu me duket gabim me ja fale.Kush nuk pagun nuk merr pjes ne kampionat.
Posted: Thu, 13 Nov 2008 , 22:41
by fpjalmi
Posted: Mon, 24 Nov 2008 , 14:01
by Man in Redblue
"Turpi i Partizanit, stafi mjekësor i mangët
Çahet në ballë Babamusta, jep ndihmën e tij mjeku i Lushnjes"
------------------------------------------------------------------------------------
nuk e di si vazhdon me lujt kush per partizanin, shpresoj qi te bijn prej kategoriet
Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 08:14
by jeti
TË PREMTEN
Elbasani - Flamurtari 14:00
TË SHTUNËN
Lushnja - Apolonia 14:00
Vllaznia - Partizani 14:00
Tirana - Teuta 14:00
TË DIELËN
Shkumbini - Dinamo 14:00
Besa - Bylis 14:00
Si po me duket Superliga si me ken Kampionat Gjerman, Premte, Shtunde, dile ndeshje.
Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 13:45
by Miri
Elbasani-Flamurtari shtyhet për shkak të Ditës së Pavarësisë
e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme, Elbasani-Flamurtari, shtyhet për nesër pas kërkesës së drejtuesve vlonjat. Drejtuesit e Flamurtarit kanë kërkuar shtyrjen e takimit për shkak se në qytetin e pavarësisë do të ketë festime të ndryshme ditën e sotme.
Kërkesa e drejtuar në Federatë është pranuar është pranuar nga këta të fundit, dhe takimi do të luhet nesër në të njëjtën orë siç ishte programuar për sot, në 14:00. Nesër do të luhen edhe takimet e tjera të javës së 13-të.
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 09:05
by tironsi_tr
pse s'thu ti e paska te morme elbasoni ket neshje se labt po u bokan tap gjith diten/noten tu festu.
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 10:43
by fpjalmi
dicka e quditshme qe po e marr vesht per here te pare.
lojtaret e partizanit jan 8 muaj pa u pagu nga xhani e un kujtosha se partizani asht ne krize ,por keka e kunderta qe lojtaret nuk jan pagu qysh prej 8 muajsh ,dicka e rradhe ne bote e tamam me u fut ne librin ginez
un e kam dit qe xhani asht njiri shum i poshter por pse keka kaq i paftyre qe mos me pagu lojtaret 8 muaj in kurr se kam dit.
un nuk e di si paska fytyre ai njeri me ken ala president i partizanit.
hajt presidenti por kta lojtaret e partizanit kaq trapa me ken qe me lujt per 8 muaj pa u pagu?
tamam njiri i paftyre keka xhani.nuk jan lojtaret qe nuk din me lujt ,por jan paret qe nuk i marrin e nuk e vrasin hiq trunin.doka me ba merkato janarit pa pagu per 8 muaj lojtaret qe ka tashti,
po kush asht ai trap qe shkon me lujt per xhanin per kryq te kuq mar
o lojtaret e partizanit.humni ne shkoder nja 8 me 0 vetem per kuj te xhanit
se ndoshta tapo iu jep paret
shihni qa ka shkru panorama sport
Aspak festiv ky fund
i nëntorit te Partiza
ni, që gjendet mes
dy “zjarreve”. Zgjerimi i rrezikut
të një eksodi në fillim të vitit
tjetër ndërthuret me vështirësinë
e lartë të transfertës së sotme
në Shkodër kundër Vllaznisë.
Ndër të vetmit që mundohet
të mendojë seriozisht për
përballjen e kampionatit është
trajneri Duro, teksa për lojtarët
s’është fare të lehtë të përjetojnë
festat e nëntorit, pa asnjë
të ardhur në xhep që prej 8
muajsh.
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 10:53
by Miri
Dinamo nis merkaton e dimrit me lojtarët e Partizanit
Skuadra e Dinamos ka filluar merkaton e dimrit, pasi ka siguruar shërbimet e lojtarit Elis Bakaj nga skuadra e partizanit. Flitet që blutë i kanë ofruar presidentit Xhani 100 mijë euro për lojtarin. Kampionët po mendojnë të rrëmbejnë edhe Hallaçin, i cili nuk po kalon një moment të mirë tek Partizani.
Dinamo ndodhet në vendin e 4-t të klasifikimit, me pesë pik më pak se Tirana e vendit të parë. Një pjesë e mirë e lojtarëve me të cilët Dinamo u shpall kampione, u larguan gjatë verës. Presidenti Sulaj po mendon të bëj të pamundurën për të marrë disa lojtarë të rinj në këtë merkato për të pretenduar sërish për titullin.
Dy futbollistët e Partizanit do t’i zgjidhnin mjaft punë trajnerit kroat, Daliç. Këtë javë kampionët do të udhëtojnë në transfertën e vështirë të Peqinit. Shkumbini ndodhet përpara kampionëve në renditje, dhe një fitore me ta do t’i rregullonte mjaft pozitat e bluve
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 18:09
by Miri
Vllaznia merr kreun, fundos Partizanin, Teuta turpëron Tiranën
Java e 13-te solli surpriza ne kampionatin e 70-te kombetar te futbollit, Superliga, ndersa njeherazi u luajten edhe ndeshjet e javes se 12-te te kategorise se pare, ku Skenderbeu shkeputet ne krye, fale fitores 2-1 ne Cerrik, nderkohe qe ndalet Gramozi I suksesshem ne Pogradec, me humbjen 3-2. Pas disa javesh, kemi ngjitjen ne krye te renditjes se Vllaznise, pas fitores se saj ne “Loro Borici” 2-1 ndaj Partizanit, duke e fundosur kete te fundit perfundimisht ne vendin e fundit te renditjes, sepse Lushnja ka fituar me Apolonine dhe ngjitet me lart. Nga ana e saj, Tirana ka bere “hara-kiri” Brenda ne “Qemal Stafa”, teksa eshte mundur 2-1 nga Teuta e Durresit. Nje triumph I shumanshem ky I Sulejman Staroves, trajnerit te durrsakeve, I cili ka provuar dy here tradhetine e bardhebluve, kur I drejtonte ata. Nje fitore me vete e tij ndaj donatoreve te Tiranes, te cilet u bene bashke me lojtaret, asokohe, duke e larguar nga Tirana, ashtu sikurse triumfon edhe ndaj Slishkovicit, trajnerit kroat te 23 here kampioneve te Shqiperise, qe erdhi me buje, vazhdon te drejtoje me buje, madje se rfundi I konsideroi edhe gazetaret shqiptare joprofesioniste, sepse kritikuan lojen e skuadres se tij. Elbasani barazon me Flamurtarin ne shtepi, duke mos perfituar keshtu nga ndalesa e Tiranes kryesuese per te perforcuar pozitat e tij si pretendent. Pas gati 2 muaj e gjysme, Lushnja rigjen fitoren ne shtepi, 3-1 ndaj Apolonise, duke dhene shenja te ktheses. Sidoqofte, java e 13-te e superliges ka nje “kryefjale”: Humbjen e dyte te Tiranes dhe bashke me te edhe humbjen e vendit te pare ne klasifikim, cka perben tashme nje moment te vertete krize te bardheblute. Nuk dihen rrugedaljet, por sigurisht qe presidenca do te ndalet dhe te marre masa. Cka do te thote se edhe trajneri Slishkovic eshte ne pikepyetje, vetem nese kontrata e tij rendon shume, nese prishet ne menyre te njeaneshme nga Refik Halili. Me konkretisht, ne menyre telegrafike, me poshte jane ndeshjet, rezultati i tyre, golashenuesit dhe statistika kryesore per secilen prej tyre, si per Superligen, ashtu edhe per kategorine e pare.
SUPERLIGA, Java e 13-te
E shtunë (28.10.2008), ora 14.00
ELBASANI‑FLAMURTARI 0-0
Bilanci
120 ndeshje (+48=28‑44.Gol: 140‑138)
Fitorja e fundit e Elbasanit:
1‑0, më 31.8.2008
Barazimi i fundit:
0-0, më 29.12.2008
Fitorja e fundit e Flamurtarit:
3‑0, më 28.9.2002
Gjyqtar: Sokol Jareci (Tiranë)
Stadiumi: “RuzhdiBizhuta”
LUSHNJA‑APOLONIA 3-1
(G.Arbri 13’; Bubeqi 54′; Sisoko 80′ / Sreckovic 28’)
Bilanci
42 ndeshje (+14=11‑17.Gol: 43‑50)
Fitorja e fundit e Lushnjës:
3‑1, më 29.10.2008
Barazimi i fundit:
1‑1, më 28.10.2000
Fitorja e fundit e Apolonisë:
2‑0, më 31.8.2008
Gjyqtar: Tanush Latifi (Gjirokastër)
Stadiumi: “Roza Haxhiu”
VLLAZNIA‑PARTIZANI 2-1
(Boadu 26’; Shtupina 86′ / Bakaj 36’)
Bilanci
132 ndeshje (+40=33‑59.Gol: 136‑188)
Fitorja e fundit e Vllaznisë:
2‑1, më 28.10.2008
Barazimi i fundit:
1‑1, më 8.12.2007
Fitorja e fundit e Partizanit:
2‑0, më 10.5.2008
Gjyqtar: Artan Taullahu (Tiranë)
Stadiumi: “Loro Boriçi”
TIRANA‑TEUTA 1-2
(Sefa 77′ / Vila 21’; 42′)
Bilanci
143 ndeshje (+72=37‑34.Gol: 230‑122)
Fitorja e fundit e Tiranës:
1‑0, më 30.8.2008
Barazimi i fundit:
0‑0, më 22.2.2008
Fitorja e fundit e Teutës:
2‑1, më 28.10.2008
Gjyqtar: Albano Janku (Tiranë)
Stadiumi: “Qemal Stafa”
Të dielën (29.10.2008), ora 14.00
SHKUMBINI‑DINAMO
Bilanci
36 ndeshje (+7=9‑20.Gol: 23‑51)
Fitorja e fundit e Shkumbinit:
1‑0, më 12.2.2005
Barazimi i fundit:
0‑0, më 19.4.2008
Fitorja e fundit e Dinamos:
3‑1, më 30.8.2008
Gjyqtar: Lorenc Jemini (Tiranë)
Stadiumi: Fusha sportive Peqin
BESA‑BYLIS
Bilanci
12 ndeshje (+4=3‑5.Gol: 17‑15)
Fitorja e fundit e Besës:
3‑2, më 30.8.2008
Barazimi i fundit:
0‑0, më 1.3.2003
Fitorja e fundit e Bylisit:
1‑0, më 24.2.2001
Gjyqtar: Ervis Peza (Tiranë)
Stadiumi: “Besa"
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 21:29
by vllaznia1919
Ishalla poshte e ma poshte Partizani i Xhan shker........!
Posted: Sun, 30 Nov 2008 , 09:21
by Miri
“Gold-en Vila”, Teuta turpëron Tiranën ne “Qemal Stafa”
Java e 13-te solli surpriza ne kampionatin e 70-te kombetar te futbollit, Superliga, ndersa njeherazi u luajten edhe ndeshjet e javes se 12-te te kategorise se pare, ku Skenderbeu shkeputet ne krye, fale fitores 2-1 ne Cerrik, nderkohe qe ndalet Gramozi I suksesshem ne Pogradec, me humbjen 3-2. Pas disa javesh, kemi ngjitjen ne krye te renditjes se Vllaznise, pas fitores se saj ne “Loro Borici” 2-1 ndaj Partizanit, duke e fundosur kete te fundit perfundimisht ne vendin e fundit te renditjes, sepse Lushnja ka fituar me Apolonine dhe ngjitet me lart. Nga ana e saj, Tirana ka bere “hara-kiri” Brenda ne “Qemal Stafa”, teksa eshte mundur 2-1 nga Teuta e Durresit. Nje triumph I shumanshem ky I Sulejman Staroves, trajnerit te durrsakeve, I cili ka provuar dy here tradhetine e bardhebluve, kur I drejtonte ata. Nje fitore me vete e tij ndaj donatoreve te Tiranes, te cilet u bene bashke me lojtaret, asokohe, duke e larguar nga Tirana, ashtu sikurse triumfon edhe ndaj Slishkovicit, trajnerit kroat te 23 here kampioneve te Shqiperise, qe erdhi me buje, vazhdon te drejtoje me buje, madje se rfundi I konsideroi edhe gazetaret shqiptare joprofesioniste, sepse kritikuan lojen e skuadres se tij. Elbasani barazon me Flamurtarin ne shtepi, duke mos perfituar keshtu nga ndalesa e Tiranes kryesuese per te perforcuar pozitat e tij si pretendent. Pas gati 2 muaj e gjysme, Lushnja rigjen fitoren ne shtepi, 3-1 ndaj Apolonise, duke dhene shenja te ktheses. Sidoqofte, java e 13-te e superliges ka nje “kryefjale”: Humbjen e dyte te Tiranes dhe bashke me te edhe humbjen e vendit te pare ne klasifikim, cka perben tashme nje moment te vertete krize te bardheblute. Nuk dihen rrugedaljet, por sigurisht qe presidenca do te ndalet dhe te marre masa. Cka do te thote se edhe trajneri Slishkovic eshte ne pikepyetje, vetem nese kontrata e tij rendon shume, nese prishet ne menyre te njeaneshme nga Refik Halili. Me konkretisht, ne menyre telegrafike, me poshte jane ndeshjet, rezultati i tyre, golashenuesit dhe statistika kryesore per secilen prej tyre, si per Superligen, ashtu edhe per kategorine e pare.