Page 33 of 160

Posted: Thu, 04 Jan 2007 , 20:53
by BLEDI
Se harrova me than qa ashte ba me ata Malazest a kan ik apo jan prap ne shkoder edhe per ate Hiroshin kan pyt tan ku bahet firma :roll:

Posted: Thu, 04 Jan 2007 , 20:57
by BLEDI
Po kyt tham edhe une po nuk vjen kush prej jashte me aq lek sa paguhet te na po ma mir me marr naj lojtar qe lot ne shqipri se ja din kampionatit

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 00:57
by Edmond-Cela
Sukaj: S’di gjë për interesimin e Tiranës

Thursday, 04 January 2007

Sukaj: S’di gjë për interesimin e Tiranës.Në ditët e fundit të vitit të kaluar në media të ndryshme por edhe ambjente sportive ka qarkulluar lajmi se Tirana ishte hedhur në sulm për të marrë sulmuesin 19 vjeçar të Vllaznisë Xhevahir Sukaj. Drejtuesit bardheblu madje thuhej se ishin të gatshëm të shpenzonin një shumë të konsiderueshme për ta bërë të tyrin këtë lojtar ngaqë ai duhej të prishte kontratën që ka me kuqeblutë. Por pavarësisht këtyre lajmeve, e vërteta është se deri më dje asnjë zyrtar i klubit Tirana nuk ka kontaktuar me lojtarin për këtë problem. Këtë gjë e bën të ditur vetë Sukaj i cili për “sporti Shqiptar” do të shprehej: “Të them të drejtën edhe unë kam dëgjuar për një fakt të tillë por vetëm përmes mediave dhe njerëzve të ndryshëm që më thoshin një gjë të tillë. Por unë di të them se deri në këto momente që po flas me ju, askush nga klubi Tirana nuk ka kontaktuar me mua për këtë problem. Nëse është e vërtetë natyrisht që do më bëhej qejfi sepse nuk është pak të kërkohesh nga skuadra më e mirë e kampionatit. Megjithatë di të them se unë kam një kontratë me Vllazninë dhe jam i detyruar ta zbatoj atë përveçse është ekipi im i zemrës”. Largimi i Salihit nga bardheblutë ka krijuar një boshllëk të madh tek skuadra që udhëheq kampionatit sepse ajo me dyshen shkodrane Sinani- Salihi e kishte zgjidhur problemin e golit.

Por largimi i Salihit drejt Austrisë ka hapur “tenderin” e kësaj skuadre për një sulmues cilësor. Dhe donatorët e Tiranës mesa duket nuk kanë dëshirë të heqin dorë nga shërbimi i shkodranëve sepse ata deri tani kanë rezultuar shumë të dobishëm. Për Sukajn mbase do ishte në tavolinë një ofertë afatgjatë nisur edhe nga mosha e tij e re megjithatë në këtë mes ajo që ka penguar duket se është kontrata që ka me Vllazninë. Një kontratë që skadon në qershor të vitit 2008 dhe për rrjedhojë presidenti Fushaj vështirë se do pranonte një ofertë të tillë. Aq më tepër kur kuqeblutë duken shumë entuziastë sa i takon pretendimeve të tyre për këtë vit. Këtë e tregon edhe fakti se ata kanë marrë edhe Gudjabin për ta forcuar edhe më tepër sulmin. Gjithsesi ai që i ka dhënë fund këtyre hamendjeve ka qenë vetë Sukaj i cili ka bërë të ditur se pasi ka kaluar me familjen e tij festat e fundvitit, është duke u bërë gati për një nisje me start të fuqishëm edhe 2007-s. “Të shtunën do jem në stërvitje me ekipin ndërsa të hënën nga sa di unë do nisemi drejt Ulqinit për të zhvilluar fazën përgatitore. Jam i vendosur për të bërë një paraqitje edhe më të mirë nga sa kam bërë deri tani për të justifikuar kështu besimin e drejtuesve të skuadrës”-ka thënë në fund të prononcimit të tij Xhevahir Sukaj.Gjergj KOLA

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 00:58
by Edmond-Cela
Merkato, i sigurtë vetëm Gudjabi, largohen Miliç e Durishti

Sporti - Futboll
Thursday, 04 January 2007

Merkato, i sigurtë vetëm Gudjabi, largohen Miliç e Durishti
Ditët e para të janarit nuk kanë sjellë asgjë të re sa i takon merkatos së Vllaznisë. Presidenti Fushaj dje ka thënë se për momentin vetëm kontrata me Gudjabin është e mbyllur ndërsa pritet që deri të hënën të kryhen edhe lëvizje të tjera. Por ndërsa kjo është situata sa i takon afrimeve të lojtarëve, do të ketë edhe prej atyre që do largohen. Sipas njëshit të klubit shkodran, aventura e malazezit Miliç dhe tiranasit Durishti me Vllazninë mund të konsiderohet e mbyllur përfundimisht. “Kemi vendosur t’i lëmë të lirë këta lojtarë nisur edhe nga rendimenti që kanë dhënë gjatë kësaj periudhe kur ata kanë qenë pjesë e skuadrës. Përveç tyre do ketë edhe një seleksionim të fortë për elementin e ri që është në skuadër në mënyrë që të mos kemi lojtarë që nuk i shërbejnë trajnerit. Sa i takon afrimeve presim ardhjen e Gudjabit të dielën për të mbyllur gjithçka me të kur ai do jetë me ekipin në Mal të Zi të hënën. Sa i takon kosovarit Popova ende nuk kemi vendosur nëse do jetë pjesë e skuadrës apo jo. Gjatë këtyre ditëve shpresojmë të afrojmë edhe lojtarë të tjerë në skuadër në mënyrë që ajo të kompletohet tërësisht për të qenë sa më konkurruese në vijim të sezonit”-ka thënë dje Fushaj.
Gjergj KOLA

Vllaznia, shtyhet stërvitja, më parë kontrollet mjekësore
E planifikuar për të nisur dje, stërvitja e Vllaznisë në të vërtetë nuk ka nisur ende për këtë vit. Nga sa merret vesh ka qenë vetë trajneri Josa ai që ka vendosur kështu edhe pas konsultës me mjekun e ekipit Zyhdi Çoba i cili ka kërkuar t’i bëjë kontrollet mjekësore çdo sportisti para fillimit të fazës përgatitore. Për rrjedhojë dje dhe sot futbollistët do paraqiten tek mjeku për të bërë dhe të gjitha analizat mjekësore. Ndërkohë ditën e shtunë është lënë kontakti i parë me skuadrën teksa do ketë një seancë në stadium dhe kaq. Kjo pasi të hënën ekipi niset për në Ulqin ku do stërvitet për dy javë me rradhë.
Gj. KOLA

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 01:08
by Edmond-Cela
me duket se po na merr edhe Sukaj tirona

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 01:11
by Edmond-Cela
po cohuni o burra prej shumi cohuni se kan kaluar festat fund vitit

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 01:16
by BLEDI
O Mondi ashte e vertet se Tir... ka kerku Sukajn apo jane thashetheme?edhe e pata than une se po lujti mir tash po ik te Tir...!

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 01:21
by BLEDI

Code: Select all

[color=blue][/color]Po me ate Hiroshin a dihet gja qa u ba a ashte pjese e Vllaznise apo jo?
[/b]

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 01:30
by Edmond-Cela
une nuk e di mo BLEDI por keshtu po thojn gazetaret

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 01:33
by vllaznia1919
Gjithqka ban vaki por me duket pak e zorshme.Ishalla skan lujt meq me e shite.

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 01:37
by BLEDI
E kam than se kta tonet nuk munden mi majt lojtart edhe ishalla nuk shkon se na duhet ma mir te ikin Bejzaden se Sukajn

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 01:57
by Edmond-Cela
as mua nuk me mushet mendja se do shkoj me ato fjal qe thot fushaj por nuk i dihet. ne te gjith e dim se tirana ka presidentat me te fort se i joni por mendej edhe gazetaret i duhet te mushin faqet e gazeteve

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 11:53
by Edmond-Cela
Vincetic, “kthetra kuqeblu”

5 Janar Pas "gjuetise" se Gudjabit, drejtuesit e klubit Vllaznia i kane hedhur syte drejt nje tjeter futbollisti cilesor, sic eshte kroati Vincetic. Karriera e tij e spikatur te Dinamo, cka eshte shprehur qarte edhe ne ballaqimet direkte te kuqebluve me skuadren blu, ka nxitur kampin shkodran te interesohet per mundesine e kalimit te tij te Vllaznia. Emri i kroatit ka kohe qe lakohet ne mjedisin shkodran, nderkohe qe hapat me te medhenj, drejt kalimit te tij te Vllaznia, duket se jane hedhur ne ditet e nderrimit te viteve, kur edhe kontaktet, sidomos ato telefonike, mes drejtuesve te skuadres kuqeblu dhe Vincetic kane qene me te shpeshta. Mundesia e realizimit te ketij projekti shtohet edhe me shume, kur Vincetic, ashtu si edhe Gudjabi, jane te lire dhe mund te vendosin vete se me cilen skuader do te luajne ne periudhen ne vazhdim, sepse kontratat e tyre me Dinamon tashme kane perfunduar afatin. Interesimi ne lidhje me Vinceticin thuhet se ka kaluar edhe permes "sites Josa", i cili ka preferuar ta kete ne skuader sherbimin e tij. Per sa thuhet, sidomos nga ndonje futbollist shkodran, me te cilin ai ka marredhenie shume te aferta, kroati e ka pritur mjaft mire oferten e Vllaznise.

Motivet qe shtyjne levizjen

Sidoqofte, po burime te besueshme prane kroatit, thone se ne adrese te Vinceticit ka edhe oferta nga skuadra te tjera te kampionatit shqiptar, por preferenca e pare, e shprehur nga vete futbollisti, eshte ne favor te Vllaznise. Gjithnje sipas asaj qe Vincetic ka shprehur, dy jane faktoret qe mund ta nxisin ate te firmose per Vllaznine: se pari, korrektesa qe e karakterizon presidentin shkodran, Valter Fushaj, ne marredheniet financiare me futbollistet, dhe, se dyti, rritja e ndieshme cilesore e Vllaznise ne periudhen e fundit, cka e ben ate nje skuader pretendente ne kete sezon. Nese do te behen realitet keto blerje te perfolura ne opinion, si ajo e Gudjabit (procedurat me te thuajse jane ne mbyllje) dhe e Vinceticit (bisedimet me te thuhet se jane ne fazen finale), atehere duhet thene se Vllaznia ka bere levizjet me te studiuara te merkatos dimerore, duke perforcuar skuadren ne dy pika shume te forta, cka do te rrise me tej ambiciet ne pjesen tjeter te sezonit, ne kampionat dhe Kupe.

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 14:27
by vllaznia1919
Vinçentiç nuk kishte ken hiq keq,por un jam gjithmone i mendimit se duhet me prite deri kur te jen vu firmat mi kontrata.

Posted: Fri, 05 Jan 2007 , 22:02
by Edmond-Cela
un nuk di shum per kyt Vinçentiç. cfare pozicionit luan a di qe vllaznia 1919

Posted: Sun, 07 Jan 2007 , 04:50
by Edmond-Cela
Cani e Zmijani, tani te “mema”

Dy te huazuarit, kthimi ne “baze”

Seanca e djeshme stervitore, e cila eshte zhvilluar ne stadiumin “Loro Borici”, eshte shoqeruar me te rejat e fundit ne kampin shkodran. Ne rreshtimin e zakonshem perpara fillimit te stervitjes, ne dispozicion te teknikut Josa kane qene edhe shkodranet Nevian Cani dhe Denis Zmijani, te cilet, qe nga shtatori i kaluar e deri ne fund te vitit, ishin te huazuar te Shkumbini, ndersa me Vllaznine kane kontrate trivjecare. Por, paraqitja e mire ne radhet e skuadres peqinase ka terhequr vemendjen e drejtuesve shkodrane, te cilet kane vendosur t’i rikthejne ne gjirin e kuqebluve. Keshtu, qe dje ata figurojne ne listen e Vllaznise dhe do te vijojne te sterviten nen komanden e Joses. Cani eshte sulmues, vlerat e te cilit nuk kane munguar te dalin ne pah sa here eshte aktivizuar, qofte kur luante me Vllaznine, por edhe ne radhet e Shkumbinit. Madje, ne ndeshjen Vllaznia Shkumbini, ne “Loro Borici”, Cani u be kercenimi kryesor per mbrojtjen shkodrane. Me rikthimin e tij, Josa ka mundesi me te medha pergjedhjeje per vijen e pare, qe shtohen edhe me ardhjen e senegalezit Gudjabi, i cili eshte shprehur pro bashkimit me kuqeblute. Ndersa Denis Zmijani do te shtoje nje alternative me teper ne radhet e repartit te prapavijes.

Posted: Sun, 07 Jan 2007 , 13:26
by BLEDI
Pershendetje


Po me ate Vincentic ca u ba ai m'duket se donte me ndejt me Dinamon!
po per kyt Canin ashte lojtar i mir apo normal?

Posted: Sun, 07 Jan 2007 , 19:17
by Edmond-Cela
BLEDI wrote:Pershendetje


Po me ate Vincentic ca u ba ai m'duket se donte me ndejt me Dinamon!
po per kyt Canin ashte lojtar i mir apo normal?
une nuk e njoh mire Canin por po thuhet se luan mire ne sulm

Posted: Sun, 07 Jan 2007 , 19:19
by Edmond-Cela
Popova sot mund të jetë në Shqipëri
Fati i kosovarit Popova duket se do të bashkohet me Vllazninë për vijimin e sezonit. Siç e kemi bërë të ditur, ai tashmë ishte në dorën e drejtuesve të klubit të Allemania Aachen në Shqipëri që zotëronte dhe kartonin e tij. Por mesfushori 22 vjeçar shpresonte shumë që me këtë klub të gjente gjuhën e përbashkët për ta lënë të lirë dhe një marrëveshje e tillë duket se është arritur. Të paktën kështu vijnë sinjalet nga Gjermania teksa thuhet se Popova mund të niset sot paradite sëbashku me Kotrrin nga ky vend për të ardhur në Shqipëri e menjëherë pastaj për t’iu bashkuar skuadrës në fazën përgatitore në Mal të Zi.

Posted: Sun, 07 Jan 2007 , 19:20
by Edmond-Cela
Vllaznia-Elbasanit: Merre Bejzaden, duam Sinën e Kaçin!
Sunday, 07 January 2007
Çështja Bejzade duket se nuk do ketë fund derisa të mbarojë merkatoja. Në fillim ishte Partizani ai që kërkonte shërbimin e tij me çdo kusht ndërsa tani është Elbasani që është hedhur në ofensivë për të marrë shërbimet e këtij lojtari. Bisedimet mes dy presidentëve kanë kohë që kanë nisur për këtë problem dhe nëse në ditët e fundit të dhjetorit përgjigja e Fushajt ka qenë e prerë dhe negative, tashmë gjërat duket se kanë marrë rrjedhë tjetër. në skenë ka dalë një shifër prej 50 mijë eurosh apo dollarësh, kjo nuk është saktësuar ende, e cila është kërkuar nga ana e presidentit të Vllaznisë për ta lënë të lirë Bejzaden dhe homologu i tij elbasanas është gati të bëjë “marrëzinë” e rradhës pas marrjes së Patushit. Laze është shprehur i gatshëm ta paguajë këtë shumë të lartë vetëm e vetëm që “arusha” të bëhet sërish verdheblu. Kundër kësaj lëvizjeje nuk është as lojtari dhe kjo gjë i shton mundësitë e realizimit të një kalimi të tillë, gjithnjë nëse paguhet kjo shumë parash. Por gjërat gjatë ditës së djeshme duket se kanë marrë rrjedhë tjetër, gjithsesi në të njëjtën linjë, atë të kalimit të Bejzades tek Elbasani. Tashmë drejtuesit e Vllaznisë nuk do të kërkojnë më para për ta lënë të lirë këtë lojtar por për “kokën” e tij duan dy të tilla aktualisht pjesë e skuadrës portokalli. Bëhet fjalë për Sinën e Kaçin të cilët preferohen në rradhët e kuqebluve.

Për të parin trajneri Josa ka kohë që ka nisur kontaktet me të dhe dy ditë më parë është shprehur se e mirëpret ish-lojtarin e tij tek Tirana të vijë edhe tek Vllaznia nëse zgjidh kontratën që ka aktualisht me elbasanasit. Ndërsa për Kaçin natyrisht që nuk është nevoja për shumë komente sepse është rritur tek kjo skuadër. Një kërkesë e tillë për ta ndërruar bejzaden me Sinën e kaçin tashmë duket se është realitet dhe çdo gjë është në dorë të presidentit të Elbasanit Arben Laze. Ai duhet të vendosë nëse e do vërtet në skuadrën e tij Bejzaden apo jo. Dhe nëse për të është gati të sakrifikojë shumë gjëra, atëherë një shkëmbim i tillë mund të bëhet realitet. Vetë Bejzade dje për “sporti Shqiptar” është shprehur se është i gatshëm për çdo lëvizje por fati i tij është në dorën e presidentëve. Ai do jetë sot në Shkodër por ende nuk dihet nëse do niset drejt Malit të Zi me ekipin e Vllaznisë. “ Po , unë nesër (sot) do jem në Shkodër por ende nuk e di nëse do nisem drejt Malit të Zi apo jo. Kjo sepse më parë do bisedoj kokë më kokë me presidentin Fushaj dhe nëse ai është i gatshëm për të më lënë të lirë për shumën e 50 mijë dollarëve që ka kërkuar atëherë mund të shkoj tek Elbasani nëse presidenti i tij e paguan vërtetë këtë shumë siç dhe ka thënë. Po ashtu di që ekziston edhe një kërkesë për të shkëmbyer lojtarë mes dy skuadrave megjithatë unë jam në pritje se çfarë do ndodhë. Fati im është në duar të presidentëve, nuk kam pse them se dua të iki apo dua të rri. Nëse njëri vendos të më largojë për një shumë të caktuar parash, jam gati të shkoj tek tjetri që paguan për të më patur në skuadrën e tij”-ka thënë Bejzade. E ndërsa shkëmbimi i Bejzades me Sinën e Kaçin është një mundësi e madhe të realizohet, presidenti i Vllaznisë valter Fushaj megjithatë dje nuk ka pasur shumë dëshirë të flasë në lidhje me këtë çështje duke thënë se ajo është ekzagjeruar shumë. Nga ana tjetër edhe Albert Kaçi, lojtari i përfolur për të qenë pjesë në këtë shkëmbim, është shprehur se në rradhë të parë nuk ka dijeni për një gjë të tillë. E dyta pastaj, sipas tij mundësitë për të lëvizur drejt Shkodrës për të janë shumë të vogla pasi është edhe student në Universitetin e Elbasanit. Megjithatë në futboll çdo ditë e më tepër po bëhet realitet thënia: Kurrë mos thuaj kurrë!