Page 31 of 160
Posted: Sat, 23 Dec 2006 , 19:09
by vllaznia1919
Posted: Sat, 23 Dec 2006 , 21:23
by GOLDIAN
tani ky vit mbaroi pas fazes se pare katastrofe
me ndehsjet e fazes te dyte jemi te gjithe te kenaqur sepse kemi marre thuajse piket maksimale.dy fitore me shume vlera ne gjirokaster dhe elbasan dhe piket e plota brenda.
tani rifillimi i kampionatit do jete dhe me i veshtire pasi skuadrat do perforcohen dhe me shume
une mendoj nese vllaznia pretendon titullin kampion(edhe pse kemi diference relativisht te madhe me tiranen)duhet bere vertet bum ne merkato nje nga keto 4 sulmues duhet sjelle ne shkoder BYLYKBASHI SINANI FORTUZI APO XHAFAJ plus duke menduar fakt te kryer POPOVEN ne mesfushe dhe ne mbrojtje do duhej nje nga keto emra SINA PISHA AHMATAJ. nuk jane enderrime te mijat por thjesht nese duam titullin kampion fushaj duhet ta kete te qarte
plus mendoj FALEMINDERIT BEJZADE E DABULLA
le te ikin dhe te zeme mend per here tjera.ne jemi katastrofe me kontrata 1 vjecare po tani as keto kontrata spo respektohen.
nese futbollistet vijne te vllaznia le ta harrojne se ka merkato dimrit dhe jo te na sillen si femije e te kerkojne te ikin pas tre muajsh.
Posted: Sun, 24 Dec 2006 , 01:37
by Admin
Pershendetje,
Ashtu mendoj edhe une se Vllaznia ka marre piket maksimale per fazen e dyte.
Pavarsisht pikeve, dhe rezultateve te fundit te Vllaznise, duhen perforcime pasi ekipi hala nuk asht ne ato nivele qe deshirojme te gjithe.
Per mendimin tem na duhet nje organizator i zoti, ndoshta Popova mund te jete futbollisti i duhun, le te shpresojme.
Sulmi ka problemet e veta, te cilat me ritjen e lojes te mesfushes(ardhja e Popoves), si edhe me rritjen qe kane tregu sulmuesat tone(Sukaj e Dalipi),, ndoshta nuk ka nevoj edhe per shume dore, por normalisht qe duhet nje sulmues goli me eksperience, (Goldiani i ka permden shume mire kto).
Ne mbrojtje na duhet 2 lojtare, pasi malazezet me shune nuk po losin se sa po lozin, masandej kampionati asht relativisht i gjate, dhe nje demtim na len per zbulum ne mbrojtje.
Shpresoj qe Bejzade dhe Dabulla te mos largohen prej Vllaznise, dhe presidenti s'duhet qe ne asnje menyre t'i lejoje te largohen!!!
Posted: Sun, 24 Dec 2006 , 16:14
by vllaznia1919
Un jam i mendimit qe lojtart nuk duhen majte me zori.Kush don me ike le ta thejne qafen ne p... te nanave te tyne ku te dojne.
Perforcime na duhen sezban se gjithmone te njatit lojtar e bajne punen.Po me u demtu rande(ishalla kurr) nenjeni?????
Posted: Mon, 25 Dec 2006 , 05:10
by vllazemrajon
Vllaznia1919 ty e kushrinin tem ktu Altinin, si ka ken dhe boksier i vllaznis e meritoni me shum se sekretara, i tham dhe altinit majeni mir me mu se nuk i dihet
Gezur festat,shnet,gzim,perparim Vllaznis me tifoza e mar shkodres.
Posted: Mon, 25 Dec 2006 , 12:48
by Edmond-Cela
une jam inje mendimit me vllaznia1919 kush don te largohet te largohet
per mendimin tim na duhet 5 futbollista 1 mrojce qose largohet dabulla na duhen 2, dhe 2 mesfushor te mire. ne sulme per mendimin tim na duhen 2 sulmues qe ja din lojen njeri tjetrin dhe kombinojne mire me njeri tjetrin.
Posted: Mon, 25 Dec 2006 , 15:10
by BLEDI
pershendetje
Asht e vertet qe ka dhane televizori qe Sinani ka qjef mu kthy ne janar te Vllaznia apo jane vetem fjale adini naj gja per kyt pune
Posted: Mon, 25 Dec 2006 , 16:06
by GOLDIAN
BLEDI wrote:pershendetje
Asht e vertet qe ka dhane televizori qe Sinani ka qjef mu kthy ne janar te Vllaznia apo jane vetem fjale adini naj gja per kyt pune
naqe po te kishte dasht mu kthy sna e kishte rras golin ne tirane
une edhe pse ne postimin ma siper kam thane qe do kishte ken mire blerja e tij(eshte e veshtire ta leshoj tirana vec ne u ngjallte myftar cela rahmet paste se aj bate boom ne merkato)
TASH MENDOJ PSE DUHET NJE EKIP SI VLLAZNIA TJA LUSIN B::: NJE FUTBOLLISTI SI SINANI(edhe pse ky ka vlera si lojtar)
VLLAZEN SINANI U BA FUTBOLLIST TE VLLAZNIA E JO VLLAZNIA U BA EKIP ME SINANIN
KY A MENDIMI JEM NDSHTA KENI ME ME KUNDERSHTU
Posted: Mon, 25 Dec 2006 , 16:18
by vllaznia1919
Per mendimin tem jane vetem fjale gazetarsh.Se kus don me ike e me ardhe nuk ja thote gazetarve por flet me preidentat.
Posted: Mon, 25 Dec 2006 , 18:08
by vvvllaznia
Me u kthy Sinani tek Vllaznia dmth Tirana pa sulmues sepse ka me i ik edhe Salihi keshtu qe me u realizu kjo gja dmth Vllaznia kampion me 90% se tham qe nuk jan ne gjendje me zevendsu Sinanin e Salihin me lojtar qe vijn nga jasht.Un shpresoj qe te vijn por tham jan fjal gazetarsh
Posted: Mon, 25 Dec 2006 , 23:56
by Edmond-Cela
une them qe sinani munte te vije vetem nese don me prish contraten me tiranen per arsye personale dhe jo per arsye lekesh. sipas intervestes qe dha ne ''a1tv'' ai ka deshire te rikthehet.
Posted: Tue, 26 Dec 2006 , 01:30
by BLEDI
Edmond-Cela wrote:une them qe sinani munte te vije vetem nese don me prish contraten me tiranen per arsye personale dhe jo per arsye lekesh. sipas intervestes qe dha ne ''a1tv'' ai ka deshire te rikthehet.
ake pa intervisten Edmond apo ke nigju si une?
Posted: Tue, 26 Dec 2006 , 14:09
by vllaznia1919
Pak e fshtire qe tirana me met pa sulmusa komplet!
Posted: Tue, 26 Dec 2006 , 14:13
by Edmond-Cela
e pash intervisten por ai nuk that se do rikthehet por ka deshire
Posted: Tue, 26 Dec 2006 , 14:20
by Edmond-Cela
Bashkëpunim Vllaznia-Partizani, gati shkëmbimet e futbollistëve
Sipas zërave, të kuqtë marrin Dabullën e Bejzaden, ndërsa te shkodranët shkojnë Xhunjor e Karder
Vllaznia dhe Partizani janë shumë pranë një bashkëpunimi që rrallëherë (për mos të thënë kurrë më parë) ka ndodhur në kampionatin shqiptar. Të dyja klubet po planifikojnë shkëmbime "kokë për kokë" futbollistësh dhe në bisedime përfshihen nga 2 lojtarë të secilës skuadër. Sipas zërave pranë klubit kryeqytetas, Partizani do të merrte mbrojtësin Rezart Dabulla dhe sulmuesin Skerdi Bejzade, ndërkohë që, në Shkodër do të kalonin dy brazilianët Alan Kardek dhe Serafin Xhunjor.
Edhe pse në fillim të këtij sezoni kanë qenë dy klubet që kanë ndezur polemikën më të ashpër (braziliani Leandro ishte epiqendra e gjithçkaje), në harkun e pak muajve, duket se Vllaznia dhe Partizani do të fillojnë bashkëpunimin gjatë merkatos së janarit. Nuk bëhet fjalë për të korrigjuar gabimet e bëra në fillim të sezonit, por thjesht për t‘u gjetur një tjetër skuadër atyre futbollistëve që në këtë pjesë të parë të Superiores kanë qenë të pakënaqur. Të kuqtë janë të gatshëm që të privohen nga shërbimet e dy prej tre brazilianëve, të cilët kanë "bojkotuar" skuadrën, me pretendimin se nuk ishin paguar. Në këtë mënyrë, mbrojtësi Kardek, i cili nuk ka pranuar që të zbresë në fushë në takimin e javës së 12 në fushën e Apolonisë dhe sulmuesi Xhunjor, që ishte rebeluar dy javë më parë në derbin me Dinamon shihen si alternativa të mundshme për të kaluar në Shkodër, ndërkohë që, në këmbim të tyre do të vinin Bejzade e Dabulla. Gjithçka mbetet vetëm në kuadrin e zërave të merkatos, e për zhvillime të tjera duhet pritur muaji i parë i vitit 2007. Aktualisht, tre futbollistët brazilianë të të kuqve janë në vendlindje dhe nuk dihet nëse do të pranojnë të kthehen më në Shqipëri.
e marrure nga gazeta ship
Posted: Wed, 27 Dec 2006 , 18:56
by vllaznia1919
Noshta aj mrojtsi Kardek asht i mire por aj Junior sma mush fort menen.
Posted: Wed, 27 Dec 2006 , 19:14
by iliriny
Se pari Presidenti Fushaj nuk i lejon lojtaret qe te ikin nga ekipi dhe thote per dy brazilianet se edhe po te m'i falin nuk do t'i marr. Keshtu qe flijeni mendjen se asnje lojtar nuk largohet.
Une kisha nje pyetje e nuk e di a din kush ne Shkoder per kete se nuk kam lexuar gjekundi. A dihet cfare u be me ate lojtarin boshnjak Hirosh, a ishte gja hajri i tij apo jo, nese ishte i mire a do ta marrin apo jo?
Posted: Wed, 27 Dec 2006 , 20:13
by BLEDI
tjeta juj
Per mendimin tem tham Bejzaden me lan me ik edhe me shiku per naj sulmus te mir se aj nuk asht gja hajrit kurse per Dabin tham se i duhet skuadres se asht mbrojts me experience sa per lojtart e Partizanit une kisha me pas qjef mu rikthy Leandro se na duhet nji mesfushor si puna tij
Po per ata kosovart adini gja qa u ba
[/b]
Posted: Wed, 27 Dec 2006 , 20:34
by Admin
Mirmrama juj,
Un sjam dakort qe me ik Dabulla e as Bejzade, se pervec vlerave qe kane si lojtare, me ikjen e tyne perfocohet 1 ekip rival i Vllaznise.
Normale qe lojtaret nuk mahen me zori, por Vllaznia, nuk asht skuader koti, e skuader pa vlera, qe cdo lojtare te ikun e te vijne sa here te kene qejfin ma zi se ne hotel!!!
Vllaznia ne asnji menyre nuk duhet me leju qe kto lojtare me u largu.
Leandro asht lojtar i mire, por deri me sot nuk ka kene edhe aq shume korrekt, e lojtareve te tille nuk i xehet bese, se ne gjys te kampionatit largohen ....., ma mire me shiku per lojtare te tjere qe te pakten te rrijne deri ne fund te kampionatit.
Per Hirosh, sdihet gja se si ka shku puna e tij....
Kurse per kosovaret Popova e Elezi, hala nuk dihet nqs kane me ndej te Vllaznia, deri tesh Vllaznia duket se ka asht pro marrjes te ktyne lojtareve, por hala nuk asht fole tamam per kontratat. Popova e ka pak si ma te veshtire sepse asht nen kontrate ne Gjermani....
Posted: Wed, 27 Dec 2006 , 20:36
by Admin
Se gati qesh tu harru,
Sinani nuk vjen tek Vllaznia per kete vit!!!!
Ndoshta mund te jete deshira me u kthy, pa per kete sezon kja metet vetem nji deshire e asigja ma teper!!!