Lajme mbi kombëtaren
Moderator: GOLDIAN
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Gjyqtarët për Ukrainën dhe Turqinë
Organizmi më i lartë i futbollit në botë, FIFA, ka përcaktuar gjyqtarët e dy ndeshjeve që kuqezinjtë do të zhvillojnë në tetor me Ukrainën dhe Turqinë. Kështu, në ndeshjen e parë, Ukrainë-Shqipëri, e cila do të zhvillohet më datë 8 tetor 2005, në orën 18.15, gjyqtarë do të jenë Johan Verbist. Ndihmës të tij Klod Regour dhe Dani Hynes, të gjithë nga Belgjika. Gjyqtar i katërt, Peter Ververken, po nga Belgjika. Ndeshja Shqipëri-Turqi do të luhet më datë 12 tetor, ora 18.00, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Gjyqtarë të ndeshjes janë Arturo Duaden Ibanez,Juan Carlos Justre Himenez dhe Jesus Guadamuro nga Spanja. Gjyqtar i katërt Julian Santiago Rodriguez, po nga Spanja.

Brigel thërret Aliajn dhe lë jashtë Agollin
28 Shtator Trajneri gjerman i Kombëtares grumbullon 21 futbollistë për ndeshjen me Ukrainën, mes të cilëve figuron edhe Tare i dëmtuar
Kur duhen edhe rreth 11 ditë nga impenimi i kombëtares së Shqipërisë përballë Ukrainës më 8 tetor dhe kundër Turqisë më 12 tetor, të vlefshme për eliminatoret e Botërotit 2006 në grupin 2, trajneri i saj Hans Peter Brigel kë bërë të njohur edhe listën e futbollistëve, të cilëve u ka çuar një ftesë për tu grumbulluar në fazën përgatitore të këtyre dy takimeve. Janë plotë 21 lojtarë, të besuarit e Brigelit për dy sfidat që do të mbyllin edhe këtë edicion eliminator për Shqipërinë. Ajo që bie në sy, ka të bëjë me faktin se trajneri gjerman në ndërtimin e kësaj liste është mbështetur te lojtarët që kishte të grumbulluar për ndeshjen me Kazakistanin në fillimi të muajit shtator. Por gjithsesi edhe këtu ka patur vend për një ndryshim, i cili ka të bëjë me faktin se rikthehet te ngjyrat kuqezi pas një kohe të gjatë mungesë mbrojtësi vlonjat Adrian Aliaj. Një dëmtim i rëndë e ka lënë atë për javë të tëra jashtë fushës. Por vetëm këtë fundjavë, futbollisti i kombëtares, i cili luan në rradhët e skuadrës së Brestit në kategorinë e dytë franceze, ka mundur të rekuperojë formën e tij, madje të zbresë në fushë me shokët e tij të ekipit. Trajneri gjerman i Shqipërisë, duke parë përmirësimin e tij, e ka gjykuar të nevojshëm për përfaqëasuen në këto dy ndeshje të rëndësishme eliminatore. Por rikthimi i Alijat duket se ka lënë jashtë grumbullimit Ansi Agollin, talentin shqiptar që luan në rradhët e skuadrës zvicerane Ksamaks, i cili u grumbullua nga Brigel vetëm për dy ndeshjet me Azerbajxhanin dhe Kazakistanin. Po ashtu mes të grumbulluarve figuron edhe emri i sulmuesit shqiptar të Lacios, Igli Tare, edhe pse ky i fundit vuan një dëmti, i cili sipas shtypit italian mund ta lërë jashtë fushave të blerta deri në 10 ditëshin e parë të tetorit.
Kombetarja
Portierë
1. Ilion Lika (Dinamo)
2. Isli Hidi (Tirana)
Mbrojtës
3. Elvin Beqiri (Alania Vladikaukaz)
4. Armend Dallku (Poltava)
5. Tefik Osmani (Metalurg Zhaporozhnje)
6. Adrian Aliaj (Stade Brest)
7. Besnik Hasi (Anderlecht)
8. Altin Haxhi (Anorthosis Famagusta)
Mesfushorë
9. Lorik Cana (Olympique Marseille)
10. Ervin Skela (Kaiserslautern)
11. Edvin Murati (Iraklis)
12. Blendi Shkëmbi (Metalurg Zhaporozhnja)
13. Elvis Sina (Tirana)
14. Redi Jupi (Diyarbakirspor)
15. Altin Lala (Hannover 96)
16. Klodian Duro (Tirana)
Sulmues
17. Florian Myrtaj (Catanzaro)
18. Edmond Kapllani (Karlsruher SC)
19. Erion Bogdani (Siena)
20. Alban Bushi (Levadhiakos)
21. Igli Tare (Lazio)

Kombëtarja fiton miqësoren me Heis Hain
Ekipi kombëtar shqiptar dje pasdite ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin amator gjerman, Heis Hain. Ndeshja është zhvilluar në një nga fushat stërvitore të kësaj skuadre. Kuqezinjtë e kanë dominuar plotësisht takimin dhe kanë fituar me rezultatin 8-1, duke luajtur shumë mirë. Sipas informacioneve të marra nëpërmjet telefonit, në fushë nuk ka qenë ekipi i plotë. Kombëtarja jonë e ka nisur miqësoren me këtë 11-she. Në portë Lika, pastaj Dallku, Hasi, Aliaj, Lala, Jupi, Duro, Haxhi, Shkëmbi, Tare dhe Kapllani. Në pjesën e dytë janë ndërruar të gjithë lojtarët. Nuk kanë luajtur vetëm Elvin Beqiri, me gjendje gripale, dhe Isli Hidi, i cili është dëmtuar në gisht në stërvitjen e paradites. Ndërkohë në ndeshje është dëmtuar pak sulmuesi Florian Myrtaj, por sipas stafit mjekësor të kombëtares shqiptare bëhet fjalë vetëm për një gërvishtje të lehtë pa shumë probleme.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Gjermani
Rikthimi i Tares në fushë gati i konfirmuar
Igli Tare ka shumë mundësi të zbresë në fushë që nga minuta e parë e takimit Ukrainë –Shqipëri. Bjondi i sulmit kuqezi duket se është rekuperuar plotësisht, ndaj rikthimin në fushë pritet ta bëjë më parë me Kombëtaren sesa me Lacion. Forma e tij e përmirësuar është vënë re në miqësoren që Kombëtarja zhvilloi dy ditë më parë, kur fitoi 7-1 ndaj modestëve të Viktorias. Përtej rezultatit të ndeshjes së Karlsruhes, rëndësi ka fakti që Tare ka shënuar tre gola. Por formë të mirë kanë treguar të gjithë të tjerët, rrjetën e kanë tundur edhe Kapllani, Bushi, Jupi dhe Skela. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e djeshme seancën e fundit stërvitore përpara nisjes drejt Ukrainës. Kuqezinjtë do të qëndrojnë në Karlsruhe të Gjermanisë deri në orët e mesditës së sotme. Më pas me një fluturim Direkt do të mbërrijnë në Ukrainë, më saktësisht në Dnjepro-Petrovski, ku të shtunën do të luhet ndaj skuadrës së Oleg Bllohin. Mëngjesin e djeshëm lojtarët kanë shfrytëzuar pushimin e akorduar nga trajneri Brigel, pas miqësores me ekipin e Viktoria. Gjatë ndeshjes në fjalë Florian Myrtaj ka pësuar një dëmtim të lehtë, që, sipas pjesëtarëve të stafit, nuk do të ndikojë në aktivizimin e tij. Një gjendje të lehtë gripale vazhdon të kalojë Elvin Beqiri, por sipas mjekëve të ekipit, mbrojtësi do të aktivizohet në ndeshjen e “Meteor”.

Kuqezinjtë zbarkojnë në mbretërinë e naftës
Përfaqësuesja ka mbërritur dje në Ukrainë, pas tre ditësh grumbullimi në Gjermani
Hans Peter Brigel ka programuar dy seanca stërvitore, njëra prej të cilave është zhvilluar dje
Rreth orës 08:00 të mëngjesit të djeshëm, ekipi ynë kombëtar është nisur drejt Dnjepro- Petrovskit, qyteti ku do të luhet takimi me Ukrainasit. Pas tri ditë grumbullimi dhe stërvitjeje në Karlsruhe të Gjermanisë, përfaqësuesja kuqezi është shpërngulur në Ukrainë, ku është akomoduar në "Grant Hotel Ukraina", në të ashtuquajturin qytet të naftës. Ekipi ka mbërritur në shtetin ish-Sovjetik në orën 13:00. Seanca e parë stërvitore është zhvilluar vetëm pas pesë orësh, pikërisht në stadiumin “Meteor”, ku do të zhvillohet ndeshja. Trajneri i Ekipit Kombëtar, Hans Peter Brigel ka vëzhguar sërish nga afër disa prej lojtarëve që kanë pasur probleme fizike, ku mund të përmendet Beqiri dhe Myrtaj. Sipas zëdhënësit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Lusien Nurishmi, nga informacionet që vijnë nga stafi i Kombëtares, të gjithë lojtarët kanë marrë pjesë rregullisht në stërvitje. Pritet që në ndeshjen e së shtunës të mos ketë probleme për asnjë nga lojtarët, të cilët kanë lënë pas përkatësisht gjendjen gripale dhe dëmtimin e lehtë. Sot në orën 15:00 Kombëtarja do të zhvillojë seancën e findit stërvitore. Gjithashtu dje ka mbërritur në Ukrainë edhe delegacioni i Federates Shqiptare te Futbollit, që kryesohet nga presidenti Armand Duka dhe zvpresidenti Lutfi Nuri. Sot në orën 18:00 në stadiumin "Torpedo" të Zaporozhies zhvillohet takimi ndërmjet ekipeve U-21 të Ukrainës dhe Shqipërisë, i vlefshëm për grupin e dytë paraeliminator të Kampionatit Evropian.

SuperBogdani i zbeh festën Ukrainës
Mbrëmë e kemi prekur me dorë fitoren në Ukrainë ndaj skuadrës vendëse, e para në grup, e kualifikuar tashmë për në finalet e botërorit 2006, që s'e njihte humbjen në këto eliminatore. Kemi qenë fare pranë një fitoreje, që për nga përmasat, nëse do ta ruanim avantazhin e 2 golave të superBogdanit, kundrejt golit të Shevçenkos, deri 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, do të vinte pas asaj të 4 shtatorit të vitit të kaluar me kampionen e Europës, Greqinë. Dhe nëse do të kishte rezultuar kështu, do të mbeteshim në historinë e këtyre eliminatoreve të grupit të dytë si skuadra që theu kampionët e Europës dhe mundi brenda në shtëpi skuadrën e kreut të grupit, të pathyeshme në asnjë ndeshje, Ukrainën. Por jemi ndëshkuar shumë shpejt, vetëm pak minuta pas golit të dytë të Bogdanit, duke treguar se jemi aq "të pjekur" sa të administrojmë një avantazh të tillë edhe për 10 minuta. Gjithsesi, mbrëmë kemi parë ndoshta kombëtaren më të mirë të ndeshjeve të këtyre eliminatoreve, përjashto këtu ndeshjen me Greqinë. Jo se nuk kanë gabuar, por me në krye superBogdanin, që s'i ka lënë asgjë mangut "Topit të artë" të Ukrainës, Shevçenkos, madje mbrëmë ka shkëlqyer më shumë se ai, kuqezinjtë tanë kanë ditur të maten denjësisht me ukrainasit e strategut Oleg Bllohin, të cilit i ka ikur fytyra 10 minuta para finishit të lojës, kur ka parë kombëtaren shqiptare të përmbysë rezultatin në 2-1. E meqë jemi te dy "kullat e regjisë", duhet thënë se një rol deciziv në kthesën e ndeshjes së mbrëmshme nga kombëtarja jonë ka edhe trajneri Brigel, "karta" e të cilit, Kapllani, që ka zënë vendin e kapitenit Tare, ka rezultuar tepër efikase. Nga këmbët e shqiptarit të Karlsruhes ka marrë jetë edhe goli i barazimit për ne, i shënuar mjeshtërisht nga superBogdani, ndërkohë që kjo i ka dhënë zemër kombëtares sonë, e cila ka filluar të besojë më shumë në vetvete, derisa ka ndodhur, si të thuash, mrekullia. Kombinimi perfekt Cana-superBogdani, i ndihmuar disi edhe nga një shushatje e mbrojtjes vendëse, është konvertuar në golin e dytë për tanët, të cilët e kanë parë veten në "qiellin e shtatë". Por nuk ia kemi arritur ta ruajmë fitoren, edhe pse kishin mbetur pak minuta nga vërshëllima e gjyqtarit të ndeshjes, sa për meritë të të zotëve të shtëpisë, të cilët janë hedhur totalisht në sulm, në kërkim të barazimit, aq edhe për mangësi të mbrojtjes sonë dhe deri diku të portierit Lika. Nëse do t'i bëjmë një "skaner" të shpejtë lojës së kombëtares sonë ndaj Ukrainës, pika më e dobët ka qenë mbrojtja. Kjo e fundit, ashtu si në disa ndeshje të tjera, mbrëmë ka qenë reparti më në hije i kuqezinjve tanë. Veçanërisht Hasi dhe Aliaj kanë stonuar jo pak në mjaft raste, të cilat, fatmirësisht për ne, janë shpërdoruar nga kundërshtarët. Fakti që ata nuk kanë luajtur rregullisht me skuadrat e tyre (Aliaj ka qenë i dëmtuar, ndërsa Hasi ka ngrohur stolin) ka bërë që të dy të shfaqnin momente pasigurie. Prezantim i mirë duhet vlerësuar për Dallkun, i cili gjithsesi nuk është në gjendje të ndërtojë aksione nga krahu për tanët, aq më tepër për të dhënë krosin përfundimtar për sulmuesit tanë. Ndeshje pozitive duhet vlerësuar për Elvin Beqirin, i cili ka mbyllur mjaft shtigje në prapavijën kuqezi. Për të ecur më përpara, me reparin e mesfushës, të cilit i ka munguar ai "dirigjenti" i zakonshëm, jo fizikisht, por me klasin e qarkullimit të topit dhe inspirimin e aksioneve sulmuese për kuqezinjtë. Fjala është për Ervin Skelën, i cili ka qenë disi në hije në ndeshjen e mbrëmshme. Sidoqoftë, kanë kompensuar gjithçka mirë Cana, Lala dhe Haxhi. Për të ardhur te sulmi i kombëtares sonë, të cilit nuk kishte se si t'i mungonte një superBogdan rrëzëllitës, në top-formë, me veprime elegante dhe me gjuajtjen "vrastare" për portierin kundërshtar. E ka kërkuar "me dhunë", si të thuash golin, dhe e ka gjetur dy herë, duke rezultuar kështu njeriu i ndeshjes për kuqezinjtë tanë. Përkrah tij ka qenë që në fillim të lojës kapiteni Tare, i cili ka vepruar mirë në lojën në ajër, në disa raste edhe në fazën mbrojtëse, kur kundërshtari ekzekutonte goditjet nga këndi, por nuk e kishte freskinë e duhur fizike. Ndoshta dëmtimi që ka kaluar dhe mosaktivizimi prej disa kohësh ka ndikuar që gjiganti ynë kuqezi të mos ishte në 100 për qind të mundësive të tij. Sidoqoftë, e ka mbajtur nën presion mbrojtjen vendëse gjatë gjithë kohës, deri kur është zëvendësuar nga Kapllani. Sikurse e thamë edhe në fillim, futja e këtij të fundit ka ndryshuar rrjedhën e lojës. Pasi ka mbrojtur bukur një top të marrë nga mesi i fushës, Kapllani jep një asist për superBogdanin, i cili "pikturon" golin e barazimit për tanët. Pak minuta më vonë, vërshimi i Canës nga mesfusha përfundon me një pasim perfekt për njeriun-gol të kuqezinjve, superBogdanin, i cili i çon kuqezinjtë në "qiellin e shtatë". Por gëzimi i fitores nuk ka zgjatur shumë, pasi vendësit kanë barazuar shpejt. Gjithsesi, i kemi rezistuar barazimit, të cilin e kemi merituar plotësisht ndaj një kundërshtari që nuk e njihte humbjen në këto eliminatiore dhe që e kishte prerë "biletën" për në finalet e botërorit 2006. Kemi qenë fare pranë "mrekullisë", që do të kthehej në "tragjedi" për ukrainasit, të cilit e kishin nisur që para ndeshjes festën e fitimit të së drejtës për të qenë pjesë e finaleve të Botërorit të Gjermanisë. Jemi mjaftuar me një pikë, e cila vendos një rekord të ri për kombëtaren tonë, që e sheh veten tashmë të sigurt në vendin e pestë, pas barazimit të Gjeorgjisë mbrëmë me Kazakistanin.
E megjithatë, historia nuk ka përfunduar këtu. Të mërkurën na pret sfida me Turqinë, fati i së cilës varet nga kombëtarja jonë. Nëse u bëmë një nisje të mrekullueshme këtyre eliminatoreve, kur fituam me kampionen e Europës, Greqinë, kemi rastin që edhe siparin e kësaj faze kualifikuese ta ulim me një tjetër fitore, kësaj here me Turqinë. Pika e marrë mbrëmë dhe loja e mirë e kuqezinjve ndaj Ukrainës është një ogur i mirë për këtë. Fundja, kombëtarja jonë, pavarësisht pikëve rekord të grumbulluara deri më tani, tashmë është kthyer në pikë referimi për grupin e dytë dhe në "xhami", ku duhet të falen skuadrat e tjera, që ende shpresojnë për një vend në botërorin 2006.

Kuqezinjtë në kërkim të një miqësoreje
Pas ndeshjes së fundit zyrtare Shqipëri-Turqi, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2006, FSHF ka filluar punën për të gjetur një miqësore për kuqezinjtë për datën e lirë të nëntorit si dhe për datat e tjera të lira nga FIFA për vitin 2007. Kështu, sipas zëdhënësit të FSHF-së prej disa ditësh, federata ka filluar kërkimet për të gjetur kundërshtarin e radhës për kuqezinjtë. Në FSHF nuk kanë dhënë emra konkretë, por, sipas informacioneve të marra në këtë institucion, ftesë u janë dërguar disa federative homologe. FSHF, prej ditës së djeshme, është në pritje të rezultateve konkrete për sa u përket miqësoreve. Data më e afërt për kuqezinjtë për të zhvilluar një miqësore është 12 ose 16 nëntori.

Brigeli, në Tiranë më 21 tetor
Pasi janë mbyllur ndeshjet eliminatore, trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, ka preferuar të bëjë disa ditë pushim. Më pas, ai do të rikthet shumë shpejt në Tiranë për të rifilluar "zboret" me futbolistët e kampionatit shqiptar. I pari "zbor" me lojtarët e kampionatit shqiptar do të bëhet rreth datës 22 tetor. Sipas burimeve në FSHF, gjermani do të jetë në Shqipëri më 21 tetor së bashku me stafin e tij për të filluar punën me talentet shqiptare.

Shqipëria, një vazo më lart për Europianin
Organizmi më i lartë i futbollit europian, UEFA, më në fund ka bërë publike dje 7 vazot me ekipet që do të përballen për eliminatoret e Europianit të 2008-ës, që do të zhvillohet në Austri dhe Zvicër pas dy vjetësh. Ashtu siç kishim thënë edhe kohë më parë, ekipi ynë përfaqësues më në fund ka arritur të largohet nga vazoja e parafundit për eliminatoret e Europianit të 2008-s. Kuqezinjtë, pas paraqitjes së mirë në eliminatoret për Botërorin e 2006-ës, kanë fituar të drejtën që të renditen në vazon numër 5 si asnjëherë tjetër, pra nga shorti i kaluar një vazo më lart. Renditja e skuadrës sonë një vazo më lart se eliminatoret e fundit është shumë pozitive, pasi kuqezinjtë tashmë në letër konsiderohen ekip më i fortë. Në vazon numër 5, ku është tashmë Shqipëria, bëjnë pjesë edhe ekipe me emër, si Hungaria, Finlanda, Islanda, Uellsi, Lituania dhe Estonia. Renditja më e mirë në grupin 2 eliminator për botërorin ka bërë që kuqezinjtë të kenë poshtë tyre skuadra të vogla të rangut të Gjeorgjisë, ndërsa në vazon e fundit skuadrat më të dobëta të kontinentit, si Kazakistani, San Marino apo edhe Ishujt Faroe. Pra, duket qartë se me këtë pozicionim, kuqezinjtë mund të kenë më shumë shanse për t'u kualifikuar në Europianin e 2008-s, gjithmonë nëse në grupin e tyre nuk ka ekipe me shumë emër. Kokë serie për shortin e grupeve të europianit do të jetë kampionia në fuqi, Greqia, e ndjekur nga Holanda, Portugalia, Anglia, Çekia, Franca dhe Suedia. Shorti që përcakton grupet eliminatore për euro 2008-n do të hidhet më 27 janar në Montro.
Ja vazot zyrtare për Euro 2008:
Vazo 1: Greqia, Holanda, Portugalia, Anglia, Republika Çeke, Franca, Suedia
Vazo 2: Gjermania, Kroacia, Italia, Turqia, Polonia, Spanja, Rumania.
Vazo 3: Serbi Mali i Zi, Rusia, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Ukraina, Sllovakia.
Vazo 4: Bosnjë Hercegovina, Irlanda, Belgjika, Letonia, Izraeli, Skocia, Sllovenia.
Vazo 5: Hungaria, Finlanda, Estonia, Uellsi, Lituania, Shqipëria, Islanda.
Vazo 6: Gjeorgjia, Maqedonia, Bjellorusia, Armenia, Irlanda e Veriut, Qipro, Moldavia.
Vazo 7: Lihtenshteini, Azerbajxhani, Andorra, Malta, Ishujt Faroe, Kazakistani, Luksemburgu, San Marino.

FIFA, Shqipëria një vend më lart
Shqipëria është ngjitur një vend më lart në renditjen e muajit tetor, të bërë publike dje nga FIFA. Pas përfundimit të fushatës eliminatore për Kupën e Botës “Gjermania 2006”, institucioni më i lartë i futbollit botëror e ka renditur Shqipërinë në vendin e 85-të, një shkallë më lart nga muaji shtatot, ku renditeshim në të 86-in. Për muajin shtator-tetor ekipi ynë kombëtar ka përfituar 15 pikë në koeficientin e kësaj renditjeje. Turqia dhe Greqia kanë fituar nga dy pozicione, ndërkohë që Ukraina ka ruajtur të njëjtën renditje. Klasifikimi i FIFA-s vazhdon të kryesohet nga Brazili me 840 pikë, i ndjekur nga Holanda me 797 dhe Republika Çeke me 783. Argjentina dhe Franca zënë vendin e pestë dhe të gjashtë, ndërkohë që mbyllin 10-shen e parë Anglia dhe Portugalia.

Përplasja me ndeshjet e turit të tretë të Kupës e ka detyruar FSHF-në ta shtyjë grumbullimin
Zyrtare, dështon “zbori” i Brigel
Deri para dy ditësh ishte thjeshtë një hipotezë, por dje gjithçka është bërë zyrtare. Sektori i Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit ka shtyrë për një datë të pacaktuar “zborin” e planifikuar për në fillim të javës së ardhshme nga ana e trajnerit të Kombëtares Hans Brigel. Burime zyrtare nga institucioni më i lartë i futbollit në vend u shprehën dje se përplasja me takimet e Kupës së Shqipërisë, bën që grumbullimi i Kombëtares B “për shkak të ndeshjeve të Kupës, të shtyhet “zbori” për në një datë tjetër”, njoftoi dje FSHF. Kundërshtimi i klubeve për lejimin e futbollistëve në datat 24, 25 dhe 26 tetor ka çuar në një vendim të tillë. Ndërkaq, burimet sqaruan se Brigel do të anulojë udhëtimin e planifikuar për në Shqipëri këtë fundjavë. Gjermani do të vinte ditën e premte në Tiranë për të ndjekur nga afër ndeshjen Elbasani-Tirana, por një e tillë nuk ka për të ndodhur. Në bazë të rregullores, klubet janë të detyruara t’i lëshojnë futbollistët për ndeshjet e ekipit kombëtar, por kur ka ndeshje zyrtare ose data të lëna të lira nga FIFA apo UEFA për ndeshje miqësore. Gjithsesi, ajo që ia vlen të përmendet është fakti se kësaj radhe betejën me Brigelin e kanë fituar klubet. Gjermani shpeshherë është kritikuar se nuk vjen në Shqipëri për të parë nga afër apo për të grumbulluar futbollistët, megjithatë, kësaj radhe kanë qenë vetë shqiptarët ata që e kanë “përzënë”. Ndonëse lista e “zboristëve” nuk është shpallur ende, klubet nuk kanë nguruar ta presin me skepticizëm grumbullimin treditor të planifikuar nga tekniku i përfaqësueses kuqezi, që tashmë nuk dihet se kur do të vijë në Tiranë. Pas përfundimit të fushatës eliminatore të Kupës së Botës “Gjermania 2006” dhe mungesës së ndeshjeve miqësore, ky ishte një tjetër rast që kuqezinjtë të ishin nën tonusin e grumbullimit.

Shqipëri – Austri, miqësorja në horizont
Shqiperi-Austri - është pikërisht kjo miqësorja më e mundshme për momentin për kombëtaresh shqiptare. Një lajmi i tillë është bërë publik dje në televizionin sportiv shqiptar “Telesport”, i cili i referohej një deklarate të trajnerit Hans Peter Brigel. Interesante në lidhje me këtë fakt është se ndërmjetësi i shqiptarëve në këtë tentativë për të zhvilluar një takim miqësor me përfaqësuesen austriake është vetë tekniku gjerman. Por përveç tij tashmë janë bërë të njohura edhe negociatat mes zyrtarëve të FSHF-së dhe atyre të Federatës Austriake. “Kemi kërkuar të luajmë një ndeshje miqësore në datat e lira të FIFA-s në muajin nëntor, - është shprehur dje Brigeli. Shpresojmë që kjo të realizohet.” Kombëtarja austriake deri tani nuk ka asnjë plan për datat e lira, kështu që mundësia që të pranojnë një miqësore me Shqipërinë është e madhe. Tekniku gjerman i kuqezinjve mësohet se po këmbëngul pranë “kushërinjve” austriakë për realizimin e kësaj miqësoreje. Madje, ai ka shprehur dëshirën që përballja e mundshme mes dy kombëtareve të zhvillohet në Tiranë. Me këtë rast Brigeli preferon që të provojë skuadrën e tij në përballje me një skuadër prestigjoze siç është Austria në sytë e publikut të zjarrtë shqiptar. Por nuk përjashtohet që miqësorja të luhet edhe në Vjenë. Gjithsesi, për momentin pritet përgjigjja e austriakëve. Ndërkaq FSHF-ja dhe Brigeli i kanë marrë masat edhe në rastë të dështimit të tentativës për zhvillimin e kësaj miqësoreje. Sikurse është bërë e njohur dje, nëse Federata Austriake nuk do të pranojë, atëherë do të hyjë plani tjetër i dretuesve të FSHF-së dhe trajnerit Brigel. Ky i fundit pritet të zhvillojë një “zbor” disaditor, por këtë herë jo vetëm me futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar, por edhe legjionarët kuqezinj që luajnë në kampionate të ndryshme të Europës. E gjithë kjo vjen pas dështimit të vetëm dy ditëve më parë të një tentative të gjermanit për të zhvilluar një “zbor” treditore me futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar. Dështimi erdhi për shkak të mosbërjes saktë të llogarive nga zyrtarët e FSHF-së dhe vetë Brigelit, të cilët nuk kishin marrë parasysh zhvillimin ndeshjeve të kthimit për turin e tretë të Kupës së Shqipërisë. Një gjë e tillë bëri që Brigeli të anulonte udhëtimin e tij drejt Tiranës, i cili duhej të vihej në jetë pikërisht sot. Tashmë kahu i zhvillimeve ka ecur dhe të gjithë shqiptarët presin me shpresë se cila do të jetë përgjigjja e ausaustriakëve për të njohur edhe të ardhmen e afërt të Kombëtares së tyre.

Gjermani do të vijë më 18 nëntor në Shqipëri dhe një ditë më pas do të ndjekë Dinamo-Tirana
Brigel, “zbor” me kandidatët për Kombëtare
Tashmë është zyrtare: Hans Petet Brigel mund të bazohet vetëm tek zboret për të testuar kandidatët për në ekipin kombëtar. Sipas zëdhënësit për shtyp të Federatës Shqiptare të Futbollit, Lysjen Nurishmi, gjermani i pankinës kuqezi do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar ditën e premte, në datën 18 nëntor, duke bërë që datat e lëna të lira nga FIFA, 12 dhe 16 nëntor, të mbeten të pashfrytëzuara. “Edhe kësaj radhe do të organizohet një zbor stërvitor me lojtarët që janë kandidatë për në ekipin kombëtar”, sqaroi Nurishmi. “Grumbullimi do të bëhet në datat 21-23 nëntor dhe do të ketë si synim edhe kësaj ardhe evidentimin e elementëve cilësorë për në Kombëtaren A”, u shpreh zëdhënësi për shtyp i FSHF-së. Ndërkaq, nuk do të jenë të pranishëm në këtë grumbullim futbollistët që luajnë në kampionatet e Evropës. Kjo, pasi ata do të kenë impenjime me klubet e tyre në këto data. Hans Peter Brigel ditën e shtunë, në datën 19 nëntor, do të ndjekë nga afër derbin kryeqytetas Dinamo-Tirana, që do të luhet në “Qemal Stafa”. Në këto dy skuadra aktivizohen shumë elementë cilësorë dhe duket se synimi kryesor i gjermanit të përfaqësueses kuqezi, do të jetë vëzhgimi nga afër i talentit shkodran Hamdi Salihi. Forma e treguar nga ky i fundit në këtë fillim kampionati, kanë bërë që edhe tekniku kuqezi ta marrë seriozisht në konsderatë kandidaturën e tij. Kësaj radhe në itinerarin e Kombëtares nuk parashikohet asnjë ndeshje miqësore në përfundim të “zborit”, i cili si zakonisht do të zhvillohet në fushën e Kamzës. Për t’u theksuar është fakti se Brigel kishte kërkuar një ndeshje miqësore para tifozërisë shqiptare për datat e lira të mes nëntorit, por FSHF u kujtua me vonesë dhe kjo bëri që të gjitha përpjekjet e tyre të ishin të kota në një kohë që shumica e federatave i kishin të programuara 12 dhe 16 nëntorin.

Miqësorja, FSHF injoron Kosovën
Federata Shqiptare e Futbollit injoron homologen e saj kosovare. Në një kohë kur trajneri Hans Peter Brigel qan mungesën e ndeshjeve miqësore, FSHF i ka thënë një “Jo” të prerë një ftese të sjellë nga FKF. Burime të sigurta nga institucioni më i lartë në vend bëjnë të ditur se Federata Kosovare ka sjellë një ftesë për zhvillimin e një takimi miqësor në datat e lëna të lira nga FIFA, por që nuk është pranuar nga pala shqiptare për arsye...inati të vjetër. FSHF u dërgoi ftesa disa federatave evropiane, të cilat refuzuan të gjitha, ndërkohë që e vetmja ftesë që erdhi në zyrat e saj u refuzua pa u menduar, pavarësisht se një takim me përfaqësuesen kosovare do të ishte edhe një shenjë e vëllazërisë, përveçse një ndeshje futbolli.

Briegel, spektator edhe ne Vllaznia-Partizani
Pasi ka deklaruar se do te jete diten e premte ne Tirana-Elbasani, trajneri i kombetares shqiptare, Hans-Peter Briegel, ka bere me dije se ai do te jete i pranishem edhe ne Shkoder, gjithnje ne javen e 17-te te Kategorise Superiore. FSHF ka njoftuar me ane te zedhenesit Nurishmi, se "trajneri i kombetares, Briegel, do jete ne ndeshjen Vllaznia-Partizani, e vlefshme per kampionatin kombetar". Me pas, besohet se Briegel do te beje nje grumbullim te kombetares B, gje qe ai e ka premtuar si te padiskutueshme deri ne fund te ketij viti.

Kombëtare pa mjek, çudi "made in Albania"
"Perandori" i futbollit botëror, Adriano i madh, u shtri në tokë pa ndjenja të mërkurën e kaluar, ishte një ankth i madh për spektatorët, stafin dhe gjithë teleshikuesit anembanë botës, ishte tmerr i vërtetë. Por përballë këtij makthi pa fund mjekët vrapuan drejt tij, ata i sollën gjithë ndihmën e parë, aparatura moderne, mjekë që i bënë goditje elektrike, iu bë ekzaminimi ekografik aty në fushë etj. Pra, në çdo moment kemi një strukturë futbollistike të të gjithë infrastrukturës moderne, që përfshin futbollin, ku mjekësia sportive tregoi eficensë totale.
Pasi kaluan disa momente, m'u rishfaq kombëtarja jonë me dy fizioterapistë, por edhe më keq, kur në disa nga klubet tona mungon ai, mjeku i vërtetë, që është zëvendësuar nga masazhatorët, nga psikoterapistë a infermierë, sepse mjekët as që na duhen.
Duke u ballafaquar me përvojën e futbollit europian e botëror, konstatova një mendim modern të qartë të detyrave të stafeve mjekësore që i kalojnë kufijtë e Liut, kinezit të shkretë që vraponte me një torbë nëpër stadiumet tona për të siguruar një paçe apo ndonjë kromidhe mjerane, që do të thotë se kështu ishte katandisur mjekësia sportive shqiptare.
Por ka një eksperiencë për këtë problem që, e thenë ndryshe, detyrat e stafit mjekësor nuk janë masazh apo ndonjë mpiksje gjaku, por në radhë të parë kanë të bëjnë evidentimin dhe ndjekjen permanente të shëndetit të futbollistëve, të njohë deri në detaje problemet patologjike që mund të pësojnë në rrugën e gjatë të një edicioni sportiv. Kjo kërkon në radhë të parë mjekë të formuar, të kualifikuar, të përkushtuar dhe profesionalisht të aftë.
Një mjek i kualifikuar ka si objektiv të parandalojë traumat e mundshme të futbollistëve, që realizohet jo vetëm duke kontrolluar dhe kontribuar në ngarkesat psikomotorike apo fizike, por edhe duke testuar gjendjen fizike dhe funksionale të futbollistit në testime periodike në kushte laboratorike. Kur flasim për kushte laboratorike, kemi parasysh analiza gjaku dhe urine, për anemi dhe për të evidentuar lodhje apo sforcime të ndryshme, analiza spirometrike, që kanë objekt kapacitetin e mushkërive dhe aftësitë e mundshme të sportistit dhe natyrisht me EKO n e zemrës për të mbajtur në kontroll sforcimet e saj. Realizimi i një kontrolli të tillë mjeksor natyrisht që bën të mundshëm të parandalohen mbi 80% e rasteve të traumës dhe garanton suksesin në gara.
Kur flasim për një mjek skuadre, kemi parasysh bashkëpunimin e tij me stafin trajnues për të qenë aktiv në programin vjetor, mujor, javor, ditor jo vetëm për fazat përgatitore verore dhe dimërore, por edhe në ngarkesat kolektive dhe individuale, për të përcaktuar ngarkesat edhe pushimet. Detyrë kjo që natyrisht kërkon edhe ndjekjen e traumës kur ajo ndodh, që shqip do të thotë të bëhet diagnostikimi profesional i saj nëpërmjet ekografisë, rografisë, rezonancës elektromagnetike, skanerit, konsultave edhe jashtë vendi kur mendohet e gjykohet. Por në kushtet kur është rritur stërvitja dhe rehabilitimi në palestër do të thotë që edhe nga mjeku të alternohet reabilitimi fizioterapeutik, gjimnastikor, dhe atij në pishinë. Janë mjekët ata që nëpërmjet bisedave, anketave, sondazheve, vëzhgimeve, duhet të gjejnë edhe terapinë e nevojshme për çlodhjen apo pagjumësinë, mbi apo nënpeshën, rënien fizike apo rendimentin, ngarkesat psikologjike dhe ato nervore, duke biseduar ngushtë edhe me trajnerët, por edhe me një shënim a evidentim konsenguent e në ballafaqimin e të dhënave në mënyrë periodike.
Themi se stafi mjekësor është i obliguar dhe këtë nuk e bën dot asnjë amator, sepse duhet të bëjë kompensimin periodik të ngarkesave elektrolitike dhe energjitike të humbura gjatë një ndeshjeje, në stërvitje, në kushtete atmosferike të të nxehtit në verë apo të të ftohtit në dimër, që, siç ofron përvoja botërore, realizohet duke vëzhguar, analizuar, por sidomos duke balancuar hemoglobinën, hekurin, duke përdorur produkte me përmbajtje kreatine, karnitine, vitamine, minerale, proteine plastike, enzime plastike, fermente plastike, antianemikë, por edhe Izostar, Gatoraide etj., në formë limonatash gjatë gjithë vitit dhe larg ujit me shishe plastike që shikojmë të përdoret pa pushim, pa kontroll e pa kriter shkencor e kurativ nga futbollistët tanë.
Këta mjekë duhet patjetër të specializohen edhe në nivelin infermier, që do të thotë të jenë mjeshtër për të mjekuar plagët që mund të shkaktohen gjatë stërvitjes apo garës, për të qepur inde dhe muskuj në garë, për të mjekuar çarje, trauma, tërheqje muskulore e të tjera, që në pamje të parë duken si terapi të thjeshta, por janë tepër të zakonshme gjatë shfaqjeve të teatrit futbollistik.
Në fakt, më shumë se problem buxheti, ky është vizion, përgjegjësi, obligim njerëzor e qytetar, por mbi të gjitha sensibilizim sa i FSHF së, aq i klubeve e sponsorëve, por mbi të gjithë i shoqatës së mjekëve sportivë, nëse ka një të tillë.
Problemi është në përmasa më të mëdha, kur kujtojmë se jemi më shumë se anakronikë dhe joligjorë në aplikimin e sistemit të sigurimeve në fushën e sportit, që do të thotë se Insig, Sigal, Sigma e institute të jera sigurimesh jete etj., etj., ende nuk e kanë shtrirë institucionalizimin e sigurimit dhe mbulimit të problemit të sportit. Në shumë veprimtari sportive kam qenë dëshmitar se si volejbollistet e Dinamos, atletët, futbollistët e Dinamos dhe ata të minifutbollit etj., i siguronin individualisht, duke mbuluar me shpenzime individuale, që nga medikamentet e thjeshta kurative e deri në ndërhyrje kirurgjikale brenda e jashtë atdheut.
Përpara disa ditësh, në një tempull të futbollit botëror pamë një "perandor" futbolli të rrezikohej jeta, por ai kishte fatin e tij e mbi të gjitha një staf mjekësor e asistencë të menjëhershme e profesionale të përkryer. Lus zotin të mos ndodhë tek asnjë shqiptar, sepse mjerë atë .
Them kështu sepse edhe në kombëtare jemi unikalë vetëm me Hachim Bulinger phisician, Ylli Mihali physiotherapist dhe Asllan Kasa physiotherapist (sipas faqes së internetit të FSHF së) pra mjeku ala Lluka Heqimi mungon dhe përse, si, natyrisht, e dinë kompetentët. Mora guximin për një nismë që është vetëm fillimi, sepse mendoj se në ambientin futbollistik mjekësor shqiptar ka specialistë me të kaluar të gjatë, që do të ngacmohen e thonë fjalën e tyre sa nuk është vonë, por edhe në respekt të asaj që kanë dhënë për mjekësinë sportive.

Përvijohet kiombëtarja e Norçias
Eshtë përvijuar, edhe pse jo ende zyrtarisht, lista e lojtarëve të kampionatit shqiptar, të cilët janë thirrur nga trajneri Hans Peter Brigel për turneun e Norçias. Kështu, para ambasadës italiane janë parë disa nga lojtarët e kampionatit shqiptar. Me grupin nuk kanë munguar as lojtarë, që janë kontigjent i ekipit kombëtar. Gjithsesi, duket se lista përfundimtare do të merret vesh zyrtarisht vetëm në ditët në vazhdim. Ja lista e plotë e lojtarëve për në Norçia: I.Lika, I.Hidi, A.Mustafa, E.Sina, A.Dragusha, R.Dabulla, E.Kraja, A.Teli, E.Vrapi, E.Xhafa, D.Bylykbashi, I.Allmuça, Gj.Muzaka, A.Beqiri, E.Beqiri, E.Veliaj, B.Mancaku, E.Bulku, A.Abilaliaj, H.Salihi

Bosnja: Shqipëri, prit disa ditë
Drejtuesit e Bosnjës, të cilët pak ditë më parë kishin shprehur dëshirën për të zhvilluar një miqësore me Shqipërisë, duket se kanë kthyer mendje. Nga kontaktet e fundit me federatën boshnjake, drejtuesit e FSHF së kanë marrë një përgjigje të lëkundur. Boshnjakët janë shprehur se do të sjellin për federatën tonë, një përgjigje përfundimtare brenda 3 4 ditëve.

Kombëtarja B - Norçia 6-0
Shënues: Salihi (2), Bylykbashi (2), K.Duro, Veliaj
Kombëtarja B: Hidi, Pisha, E.Xhafa, Kraja, Beqiri, Veliaj, Mehmeti, E.Bulku, K.Duro, Salihi, Bylykbashi. Janë aktivizuar edhe Allmuça, Muzaka, Teli, Sina dhe Vrapi.
Dje, futbollistët kuqezinj të kombëtares sonë B, të cilët po stërviten në Norçia të Italisë, zhvilluan ndeshjen e parë të tyre, duke patur përballë ekipin modest të qytetit të Norçias, që luan në kategorinë rexhionale të këtij vendi. Futbollistët kuqezinj arritën një fitore të lehtë, duke e mbyllur takimin 6-0 në favor të tyre.
Trajneri Brigel e nisi ndeshjen me këtë përbërje: Hidi, Pisha, E.Xhafa, Kraja, Beqiri, Veliaj, Mehmeti, Bulku, Duro, Salihi dhe Bylykbashi. Në pjesën e dytë, trajneri Brigel aktivizoi edhe Allmuçën, Muzakën, Telin, Sinën dhe Vrapin. Sipas informacioneve që ka redaksia jonë, loja e futbollistëve tanë kuqezinj ka qenë e mirë. Mbrojtja, e dirigjuar me aftësi nga Pisha, nuk është vënë në asnjë rast në vështirësi, ndërkohë që Duro, i ngarkuar me shiritin e kapitenit, ka udhëhequr dhe ndihmuar Salihin dhe Bylykbashin që të jenë kërcënim i vazhdueshëm për kundërshtarët. Kështu, ai jo vetëm ka shënuar një gol dhe ka goditur dy herë shtyllat e portës së Norçias, por i ka krijuar mundësi Salihit dhe Bylykbashit që të shënojnë nga dy gola secili. Në portën e vendësve ka shënuar edhe Veliaj.
Kështu, me fitoren e thellë 6-0, është mbyllur takimi i parë miqësor i kuqezinjve tanë të Kombëtares B.
Sot futbollistët tanë kuqezinj do të vazhdojnë programin e tyre stërvitor nën drejtimin e trajnerit Brigel, ndërkohë që nesër do të nisin zyrtarisht turneun e përvitshëm, ku kundërshtarë të tyre mund të jenë rumunët e UTA-s së Aradit apo zviceranët e Juventusit të Zyrihut. Sidoqoftë, programi i turneut tradicional të Norçias ende nuk është zyrtarizuar, për mungesë të ekipeve pjesëmarrëse në të.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Ecuria,formacionet dhe statistikat e ndeshjeve ne turneun e Noricias
te Ekipit Kombetar B.
01.02.2006-09.02.2006
03.02.2006 Norcia – Shqiperi 0 – 6
Golat:
Pjesa e pare Bylykbashi,Veliaj,Bylykbashi,Pjesa e dyte Bylykbashi,Salihi,Salihi
Formacioni:12.Hidi, 6.Xhafa, 4.Pisha,14.Kraja (46`5.Teli) 8.Bulku (46´ 7.Almuca)
16.Mehmeti,13.Beqiri,(46´Sina),15.Veliaj (46´3.Vrapi),10.Duro,9.Bylykbashi(76´
17.Muzaka),11.Salihi
Norcia:1.Narlo Simone,2.Emili,3.De Santis,4.Anzani,5.Onori,6.Manoni,7.Della
8.Vedova.9.Cupi,10.Laudani.11.Morelli,12.Cataneo.13.Quaguetti.14.Migeli
Gjyqtare:Nicola Fraschetti,Micelle Petrangeli,Allo Maticchioni
05.02.2006 Shqiperi – Politeknika 3 – 0
Golat
Bylykbashi 40`,44`dhe 80`
Formazioni:1.Lika,5.Teli,4.Pisha.6.Xhafa,2.Sina (46`13.Beqiri)16.Mehmeti,8.Bulku,
3.Vrapi (75`19.Dabulla),10.Duro,9.Bylykbashi(80`15.Veliaj) 18.Apilaliaj,(46`11.Salihi)
Politeknika Jashte
Formazioni:1.Branet(Marc),2.Toma,3.Onut,30.Ciobanu,4.Bordeanu,23.Arnif,8.Gauato
rta,10.Iurisniti,20.Rednic,11.Onofras,(Doalimaru)27.Cernoeh (9.Balba)
Gjyqtare.Moretti Fabrizio,Emanuele,Marino
08.02.2006 Shqiperi – Juventus Zürich 2 – 0
Golat
Duro 40 min dhe Salihi 75 min
Formacioni:12Hidi,19.Dabulla,5.Telei,6.Xhafa,16.Mehmeti,8.Bulku(65 min 2.Sina),
15.Veliaj,46 min 3.Vrapi)17.Muzaka,(46 min
13.Beqiri,10.Duro.9.Bylykbashi,23.Shiba,
(46 min 11.Salihi)
Juventus:1.Mive.20.Luca.6.Bruno,5.Walti,3.Mirko,8.Cesar,10.markos,4.Ladi.7.Gigi,11
.Palbo.9 Robson
Arbitro:Diego Di Biago,Emenuele Angelici,Gabriele Menikoni