Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Tue, 19 May 2009 , 23:00

MONDI.

te lumsin durt per videon.

ngaqa pash aty armando cungu tha qe tifozat tone paskan fillu tu bertite per lushnjen mbas shenimit te golit te lushnjes.

per mu asht shum normale kja gja sepse vllaznia mbas golit rrezikoj jo vetem te hashim golin ne pjesen e pare ,por lushnja ne pjesen e para i kan mungu pa ba nja 2 gola te sigurte dhe loje shum ma te mire se vllaznia sepse ne fund te fundit lushnjen e kena rra ne lushnje shum thelle e me te ardh me te ba lushnja gol asht shum turp .dhe natyrisht qe tifozat shohin lojen dhe kan dale te pakenaqur aspak nga stadiumi simbas thanieve te tyne. dhe armando cungu bate thirrje ne publik qe vllaznia qe te shkoshin tifozat ne tirane

kurse zmijani fil nbas tij tha .

ne skena nevoje me i ba thirrje ,sepse vijn vete sepse ne tirane ka ken tradite gjithmone.kurse per shtypin tha qe ne angli ashtmbas 48 oresh qe gazetat kan te drejte me ba shtyp dhe kur e analizojn mire temat sepse dihet qe ne angli shtypi hedhet ne gjygj me than nje rrene te vogel kurse ne shtypin shqiptare bahen mbas 2 oresh ,dhe 100 perqind genjeshter ose rren ne shkodrance

per punen e stadiumit me duket se nuk asht aspak e vertete dhe duket se gazetat prap rrejn qe mos me marre shkodrant rrugen per me shku .

mezi po pres me ardh e shtunja ku ora 20 00 asht ora ma fantastike per te gjithe

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Wed, 20 May 2009 , 17:58

Flet Skender Hyka
“Perhere respect per shkodranet, por te shtunen jam I Tiranes”


Nje prej futbollisteve me te mire te Tiranes, gjate viteve 60-70. Skender Hyka kujton perballjet mes skuadres bardheblu dhe Vllaznise gjate ketyre viteve. “Kane qene sfida spektakolare dhe shume te bukura qe kane dhuruar emocione te medha. Tifozet gjithmone kane ndjekur me interes keto ndeshje”. Si sfiden qe kujton me me shume emocion, eshte nje fitore 4-3 e Tiranes ku Hyka ka realizuar triplete. Persa i perket finales se te shtunes, aktualisht anetari i KE ne Federaten e Futbollit, shprehet: “Deshira ime eshte qe Tirana te shpallet kampione, por duhet te beje kujdes pasi Vllaznia luan gjithmone futboll te bukur dhe te forte ne Tirane”.

-Gjate viteve qe keni luajtur futboll, si i kujtoni perplasjet mes Tiranes e Vllaznise?

-Sigurisht, ndeshje shume te bukura dhe nje rivalitet i madh mes tyre. Gjithmone kane dhuruar futboll spektakolar kur jane ndeshur keto ekipe. Ne perberje te Tiranes apo Vllaznise, ka pasur lojtare cilesore dhe me kualitete qe kane dhene shume per ekipet respektive. Sfidat mes dy skuadrave ndiqeshin me interes te madh nga tifozet e shumte. Tirana perballe skuadrave te rretheve, gjithmone kur eshte ndeshur me shkodranet kane dhuruar futboll te bukur dhe interesant. Mund te them gjithashtu se gjate viteve te meparshme, keto skuadra kane shkuar mire dhe kishin nje lloj aleance mes tyre duke pare faktin qe Dinamo shkonte mire me Partizanin. Gjithashtu, tifozerite jane sjelle ne menyre korrekte me njera-tjetren dhe nuk kane pasur asnjehere probleme.

-A kujtoni ndonje moment te veçante nga perballja mes ketyre ekipeve?

-Ka pasur shume momente qe mbeten ne mendjen e çdo lojtari ne perballjet mes Tiranes dhe Vllaznise. Mund te kujtoj nje ndeshje qe kemi fituar 4-3 dhe une kam realizuar triplete. Ka qene nje sfide shume e bukur dhe e forte njekohesisht qe do te mbetet gjate ne mendje.

-A e prisnit hapin fals te Vllaznise javen e kaluar?

-Barazimi me Lushnjen ishte nje rezultat qe nuk e prisja pasi mendohej si nje fitore e sigurte. Megjithate, ne futboll ndodh gjithçka dhe ajo e sfide e tregoi me se miri.

-Si e shihni finalen e se shtunes qe do te percaktoje skuadren kampione per kete sezon?

-Normalisht, eshte nje ndeshje shume e forte dhe pritet me rivalitet te madh. Gjate te gjithe kampionatit, keto dy ekipe kane rivalizuar fort njera-tjetren duke shmebyer disa here vendet ne krey te klasifikimit. Tegon qarte qe eshte zhvilluar nje kampionat shume i forte dhe i bukur njekohesisht. Megjithate, nuk ka alibi per Tiranen. Duhet qe te shpallet kampione pasi ka edhe barazimin ne favor. Megjithate, duhet te tregohet e kujdeshme pasi Vllaznia ka treguar qe luan gjithmone futboll te vertete ne Tirane. E rendesishme eshte njekohesisht qe jane dy ekipe qe nuk urrehen me njera-tjetren.

-Ju personalisht, per ke beni tifo?

-Une jam lindur dhe jam rritur te skuadra e Tiranes. Kam luajtur per shume vite te kjo skuader dhe sigurisht qe deshira ime eshte qe bardheblute te shpallen kampione.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Wed, 20 May 2009 , 18:03

Flet Medin Zhega
“Dy skuadra spektakolare, une jam kuqeblu por titulli I veshtire”


Nje lojtar i shkelqyer i Vllaznise ne vitet 60-70. Ish-trajneri i Kombetares, Medin Zhega, flet per sfidat mes Tiranes e Vllaznise gjate ketyre viteve. Kujton emocionet me te forta ne perballjet mes tyre. “Kane qene takime shume te forta dhe spektakolare. Gjithmone kane dhuruar emocione per tifozet”. Persa i perket finales se te shtunes, ish-lojtari i shkodraneve shprehet se deshiron qe te fitoje Vllaznia. Megjithate, e sheh si nje perplasje shume te forte mes kuqebluve e bardhebluve.

-Si i kujtoni perballjet e viteve 60-70 mes Tiranes e Vllaznise?

-Me shume perplasje persa i perket kampionatit apo Kupes se Republikes, kemi pasur me Dinamon. Me Tiranen kemi pasur me pak perplasje se me ekipet e tjera. Ne vitet kur une kam qene pjese e skuades se Vllaznise dhe kemi dale kampion apo kemi fituar Kupen, me bardheblute jemi ndeshur thjesht per takimet e radhes gjate sezonit, por nuk kane qene vendimtare ne fund.

-A kujtoni ndonje moment te bukur mes ketyre skuadrave gjate viteve qe keni qene vet pjese e skuades shkodrane?

-Gjithmone, ndeshjet qofte ne Shkoder dhe qofte ne Tirane kur ndesheshin keto dy ekipe, kane qene takime dinjitoze. Ne vitet kur Vllaznia kishte ne perberje lojtare si Zhegen, Rragamin, Bizin, Çapalikun apo Barkiçin, ishte nje skuader shume e mire dhe keta futbolliste ishin njekohesisht edhe pjese e Kombetares shqiptare. Ky ekip ishte nje kundershtar mjaft i denje per Tiranen qe gjithashtu kishte ne perberje lojtare qe luanin njekohesisht edhe ne perfaqesuese, si Skender Halili, Fatmir Frasheri, Ali Mema, Xhaçka, Ishka, Hyka apo edhe ndonje tjeter. Ishin kualitete te skuadres bardheblu dhe gjithmone beheshin ndeshje te bukur kur Tirana ndeshej me Vllaznine.

-Si e shihni finalen e se shtunes?

-Tani jane dy skuadra te denja per njera-tjetren. Jane dy ekipe te forta, te cilat pergjate te gjithe ketij kampionati kane udhehequr. Gjate sezonit jane shkembyer mes tyre ne krye te klasifikimit. Nje here Tirana dhe nje here Vllaznia. Madje, gjate rruges se tyre kane arritur te krijojne diferenca edhe me shume pike, por si bardheblute, ashtu edhe shkodranet, jane arritur me pike mes tyre. Jane dy ekipe qe kane kualitete brenda dhe i kane dhene tonin futbollit shqiptar. Kete gje po tregojne edhe ne vitet e fundit dhe gjate ketij kampionati sigurisht. Presim nje finale dinjitoze. Normalisht, Tirana ka ne dore dy rezultate per t’u shpallur kampione, si barazimin, ashtu edhe fitoren. Mos te hrrojme qe ka nje kundershtar te forte siç eshte Vllaznia dhe qe kohet e fundit ka treguar nje forme shume te mire sportive. Le t’ia leme ndeshjes dhe fushes se blerte per te pare se çfare do te ndodhe.

-A e prisnit hapin fals te Vllaznise javen e kaluar?

-Sigurisht qe jo. Mendoja ashtu si shume te tjere se skuadra shkodrane do te arrinte te fitonte perballe lushnjareve ne nje ndeshje te rendesishme, vetem nje jave perpara ndeshjes finale. Megjithate, ky sport i tille eshte, deri ne minutat e fundit nuk i dihet asnjehere se çfare do te ndodhe.

-Per ke do te beni tifo?

-Une jam anetar i Komitetit Ekzekutiv dhe e kam pak te veshtire, por gjithsesi, ne psikologjine time anoj paksa nga Shkodra. Megjithate, e rendesishme eshte qe te shohim nje ndeshje Fair-Play dhe spektakolare mes ketyre dy ekipeve.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Wed, 20 May 2009 , 18:07

“Unë, lezhjani i parw, kampion me Vllazninë”
21 Maj Mbrojtwsi Smajli: E kanw provuar shumw bashkwqytetarw tw mi, unw I pari qw e arrij



Ka munguar javën e kaluar me Lushnjen, i penalizuar nga kartonat, por me rikthimin nw fushën e lojës përballë Tiranës këtë javë ka besim të plotë, që skuadra me të cilën ai luan në këtë seozn do të shpallet kampion, duke qënë i pari në historin e sportit lezhjan, që do ta fitojë një trofe të tillë me uniformën kuqeblu.



- Minutat e fundit të krejt sezoni futbollistik janë rezervuar për një superndeshje, siç është ajo Tirana-Vllaznia, që do të luhet më mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet. Si po e përjetoni një eveniment të tillë?

- Tani është mbyllja e kampionatit dhe është një ndeshje e vështirë, pasi pasi vijmw nga një zhgënjim me Lushnjwn, qw na ka hequr një avantazh jo të vogël që patëm në dorë si kryesues tw kampionatit, që na jepte shansin e fitimit të trofeut edhe me njw barazim. Megjithatë, ne nuk do të dorëzohemi dhe do të udhëtojmë në Tiranë me besim për ta fituar ndeshjen, pasi kjo është alternativa jonë e vetme, për të justifikuar interesimin e madh, që ka shfaqur për skuadrën tonë presidenti Fushaj.

- Nuk keni qënë në fushë në përballjen me Lushnjen javën e kaluar. A mendoni se mungesa e juaj ka ndikuar në atë lojë të dobët që shfaqi skuadra në përgjithësi?

- Jo, në asnjë mënyrë nuk mendoj ashtu, kjo pasi ekipi ka lojtarw mjaft cilësorë. Megjithatë, ky ishte fati i ekipit. Gjithashtu edhe unë kam dalë mjaft i mërzitur nga stadiumi, sikur të isha në fushën e lojës. Sidoqoftë, duke pranuar që kemi zhgënjyer, tashmë ne duhet ta harrojmë Lushnjen dhe të përqëndrohemi tek Tirana e kësaj jave.

- U dhanë shenja paralajmëruese nga presidenca për gjobitje të skuadrës në përgjithësi dhe në veçanti për sulmuesin Sukaj, tashmë që ato janë lënë pas, si është gjendja psikologjike në radhët e skuadrës?

- Mendoj se presidenti ynë ka bërë zgjedhjen më të duhur, që ekipi të mos ndëshkohet me gjoba dhe pezullime, pasi jemi përpara një ndeshje vendimtare dhe nuk është momenti i duhur që ekipi të ndëshkohet, pasi për mendimin tim do të ishte një goditje e madhe psikologjike për të gjithë skuadrën. Prandaj them se ka bërë zgjidhjen më të drejtë dhe kjo është parë qartë që është reflektuar tek të gjithë futbollistët pa përjashtim, të cilët e dyfishuar mobilimin e tyre në përgatitjet e kësaj jave, për të dhënë më të mirën e tyre në përballjen me Tiranën, pasi përpos presidencës, i jemi borxhlinj edhe tifozërisë së zjarrtë shkodrane, për të sjellë titullin në kwtw qytet.

- Rikthehen dy mungesat e kartonave, Smajli dhe Nallbani, tashmë skuadra është e plotë me titullarët e saj...

- Po, në ndeshjen e kësaj jave i gjithë ekipi pa përjashtim është i gatshëm, në dispozicion të stafit teknik, për të dhënë shpirtin në fushën e lojës, në këmbim të marrjes së rezultatit pozitiv, fitores së ndeshjes, që na jep të drejtën të jemi ne kampionët e Shqipërisë.

- Fakti që në javën e fundit lëshuat kreun, duke kaluar në vend të dytë me një pikë më pas Tiranës, sa ju dwmtuar psikologjikisht?

- E vwrteta kështu është, nëse do të fitonim me Lushnjen, favoret tona për të dalë fitues do të ishin më të mëdha. Do të thosha 60 me 40 për ne, megjithatë, tashmë ajo punë ka mbaruar dhe ne duhet ta harrojnë, sikur nuk e kemi pasur fare në dorën tonë dhe ne do të futemi në fushë vetëm për fitore dhe ndoshta kjo mund të jetë edhe një plus për ne për të dalë me sukses, pasi nëse do të kishim qënë me një pikë përpara Tiranës, mund të na kishte frenuar për të luajtur më të tërhequr.

- Dritan, jeni lezhjani i parë në historinë e futbollit të qytetit tuaj, që do të tentoni të jeni kampion i Shqipërisë me Vllazninë. Sa ju ngacmon ky fakt?

- Padyshim që më gëzon shumë dhe them se mund të jem ai që më shumë se asnjë tjetër e dua këtë titull, pasi për mua do të jetë titulli i parë në karrierën time sportive, aq më tepër tani që kam të veshur uniformën kuqeblu të Vllaznisë dhe do të jem i pari lezhjan që do ta kem këtë fat.

- Në një farë mënyre, përpos Shkodrës, nëse fitohet kampionati, edhe Lezha do të jetë në festë…

- Kjo është e natyrshme, pasi një gjë të tillë e shoh edhe në radhët e bashkëqytetarëve të mi. Të dielën kam qenë në Lezhë pranë familjes dhe tek të gjithë pashë një interesim shumë të madh për këtë ndeshje. Me sa pashë, më shumë se gjysma e Lezhës pritet të jetë në Tiranë ditën e shtunë, për të shijuar nga afër këtë superndeshje dhe për të mbështetur nga afër Vllazninë si tifozë të saj.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Wed, 20 May 2009 , 18:09

2/3 e stadiumti për bardheblutë, një tribunë anësore për shkdoranët
21 Maj Përvijohet ndarja e tifozërive në stadium

Tirana-Vllaznia ndeshja e sezonit ka injektuar tension dhe emocion të madh në rradhët e tifozerisë së Tiranës që pas ringjitjes në vëndin e parë në tabelën e klasifikimit u janë shtuar dozat e besim se titulli është shumë pranë. Kanë filluar prej ditës përgatitjet për të shtunën e 23 majit dhe surpriza e koreografi e veçantë është ideuar për tu bërë në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”. Tifo-grupi “Tirona Fanatics” kanë ideuar një koreografi të bukur që do të jetë në sinkron të plotë me rëndësinë dhe spicifikën e këtij takimi. Një flamur i madh që përafron me gjithë hapsirën e tribunës D2 ku ata do të vendosen pritet të hapet në ditën e ndeshjes. Në krahun tjetër supriza të tjera kanë menduar tifozët për të dhuruar spektakël në shkallët e stadiumit dhe treguar se atë ditë do të dhurojnë një performancë të veçantë për të ndihmuar skuadrën e zemrës në fitimin e titullit kampion.

Atmosfera – Ka nisur të ndihet prej ditësh dhe në internet kanë filluar të publikohen ftesat e shumta për tu drejtuar drejt stadiumit Qemal Stafa në 23 maj. Afishime nëpër mure, lokale, shkolla e fletpalosje nëpër makina është një tjetër menyrë reklamuese që kanë nisur të bëjnë prej disa ditës tifozët bardheblu. Në facabook, në faqen online në internet, tifozët e Tiranës prej ditës kanë nisur numërimin mbrapsht duke pritur me padurim datën 23 maj dhe duke kërkuar që atë ditë të gjithë ti drejtohen stadiumit për të mbështetur skuadrën e zemrës.

Stadiumi – Kur duhen edhe 3 ditë nga ndeshja finale e sezonit, biletat për këtë takim nuk kanë dalë akoma në shitje edhe pse nga burime zyrtare mësohet që në rast se nuk do të jenë falas, çmimi për tifozerinë bardheblu për të blerë këto bileta mund të jetë fare minimal. Një pjesë e vogël afërsisht rreth 3000 bileta janë rezervuar për tifozerinë shkodrane dhe ato do të qëndrojnë në tribunën B dhe në pjesën pas portës nga krahu i qytetit.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Wed, 20 May 2009 , 18:11

Tirana-Vllaznia në orën 19:00
21 Maj

Të dyja klubet bien dakord që të luhet nën prozhektorë. Do të ketë festë dhe një ceremoni të paparë deri tani nga FSHF

Tirana-Vllaznia do të zhvillohet në orën 19:00 ditën e shtunë në Qemal Stafa. Është zyrtarizuar dje orari i ndeshjes që do të përcaktojë fituesin e titullit kampion. Klubi i Tiranës në ditën e parë të kësaj jave dërgoi në federatë një kërkesë zyrtare që ndeshja të zhvillohej në orën 20:00 por klubi i Vllaznisë ka kërkuar që orari të spostohej një orë më parë në orën 19:00 duke e argumentuar këtë kerkesë me faktin se tifozeria shkodrane do të kthehet në Shkodër dhe ky orar e lehtëson këtë gjë. Të dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe në ditën e djeshme orari është zyrtarizuar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Wed, 20 May 2009 , 19:40

nuk e kuptoj si e paskan ba punen e biletave keshtu kta legena.

vllaznise dojn me ja dhan me cmim te madh dhe vedit dojn me ia dhan free me cmim te arsyshem


kam frike mos ti qojn biletat shum ,dhe kjo ndodh nese bileta shkon ne treg te zi.

po habitem qe sot asht e merkure ,dhe hala spaskan fillu me u shit.

sdiskutohet qe tapo dalin ne treg te zi

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by futbollist » Wed, 20 May 2009 , 20:53

Po na kane friken o burr leni ca llapin kndej e andej,tane kto fjale e gjana qe kane jane vetem propagande,ke me i pa sa te tencionum kane me kene ne fushe lojtaret e Tiranes. Une kam bindjen qe lojtaret tone kane me lujte shume me nerva si per inat qe kane ngaqe Tirana ka ba pazare ndeshjesh me Dinamon me Shkumbinin me Durrsin, se tesh kishim dale kampion ne me kohe e me vakt. Puna e tifozave asht pak ne dileme, ato kane thane 3 mij lejohen. harrojne qe ne shkoder pritet kushdo qe vjen si ma i miri,po kaq burrnesha jane tiransit sa edhe numrin e tifozave dojne me na e kufizu.Mbetet suprize sa vete do shkojne ne Tirane, po te jene 8mij aty te pranishem ska force rendit qe i perban ato mandej,vec kur ti shifni dyrt e Qemal Stafes tu ra mrenda :mrgreen: :mrgreen:
I uroj skuaders fitore dhe shpresoj qe te bajne maksimumin ne kete ndeshje. Gjithsesi rezultatit ne kyt e kam perserit dhe here tjera kampionatin e kena fitu me merite se kena ba nji loje me forcen tone brenda mundesive tone por mbi te gjitha nje lojte te paster dhe pa pazare. Don zoti kena fatin dhe marrim fitoren,tapo i shohim tiransit tu ike si pula te laguna ne shpi mandej.
A ku kush na tregon cile lojtare mendohen me kene ne fushe dhe cilet jane te pezullum per kyt ndeshje ose jane te vram?
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

kosova0
Antar
Antar
Posts: 12
Joined: Sun, 17 May 2009 , 23:45
Skuadra: vllaznia

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by kosova0 » Wed, 20 May 2009 , 22:47

a e dini sa ka me qen numri i tifozve te vllaznis

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Ujku » Wed, 20 May 2009 , 23:04

kosova0 wrote:a e dini sa ka me qen numri i tifozve te vllaznis
Numri i sakt nuk dihet vec se si gjithmon kan me ken shuuuuum
mirpo at te tiranes e din mir se ca i pret se na njofin mir e jan tuj u munu me dhan
nji numer te vogel biletash per tifozat ton, po kjo sasht e sigurt shpresoj te jen vetem fjal gazetarucash
si do qoft besoj se shkodrant te shtunen kan me pushtu tiranen e jo ma stadiumin.
vec KAMPION ME NIM TE MADHIT ZOT.

gyska
Antar
Antar
Posts: 37
Joined: Wed, 02 Jul 2008 , 22:13
Location: tu ndjek vllaznin

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by gyska » Wed, 20 May 2009 , 23:18

me sa kam marr vesh... kan me lan per tifozat e vllaznis .. gjysen e tribuns edhe ate pjesen mas portes ... qe gjithsej shkojn deri te 2500 - 3000 vene .. per tifozat e taranes kan me ken biletat falas kurse per vllaznin me pages..
di qe ata jan tu e pergatit shum ket finale drejtus + tifoza . nga kja e keqe un kam nxjerr nji te mir.. qe meqense tifozat e vllaznis jan mas portet dhe vetem aty qe nuk shifet neshje asht e mira qe ne ta mbeshtesim vllaznin fyqimisht e mas me pas menje per me pa neshje... Per mu asht hala nji anderr me fitu titullin por shpresoj qe me na u ba te tanve realitet se do ishte mrekulli ... ishalla edhe fati asht me ne ate dit
SH 1919 A

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Admin » Thu, 21 May 2009 , 00:49

A nuk kane faj kta jane, ne vend qe me lane me ik sa ma shume tifoza i bllokojne !!!

Dihet se kampionati shqiptar "vun" per tifoza.... edhe FSHF duhet me ba presion qe te lejohen sa ma shume tifoza !!!
Vllaznit Ultras

Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by jeti » Thu, 21 May 2009 , 05:58

Tjeta juj djema
Vllaznia ne tiran duhet me shku e super karikume ku per gjat 90 minutave ekipi duhet te kujtohet vec vujtjet e ketij kampionati, padrejtsinat qe jan ba me ndeshje Teater qe kan ba kundershtaret tane, e shume gjan te tjera.

E mira kishte ken qe para ndesjes, Fushaj ishte dasht me hi te dhomat e zhveshjes e me ja tregu nje valigje plot me lek futbollistave tone, e ti thojn Burrash Sonte luhet per Gjithcka.
Sonte luhet Per mundin e djersen e tan sezonit, per me diftu karakterin tuj se kush jeni, si edhe per me i mush gjepat me lek.
Ita jan gjant kryesore qe mund tja rrisin moralin ekipit, dhe c'do futbollist e ka mundesin me dhanj 99% te mundesive qe kan.

Duhet me lujt fort per top te par,luft per c'do dyluftim, e zemren me e vu ne fushe deri ne minuten e 90', e ne fund fitorja nuk do ishte ma nje fjale e huj...

Para Vllaznia Forever.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by GOLDIAN » Thu, 21 May 2009 , 09:09

o gyska aman na organizo ito dite ne shkoder tifozerine
se nje randesi te vecante ne kete finale kane dhe tifozat
i perjashtuar

vllazniashkoder888
Antar
Antar
Posts: 32
Joined: Wed, 10 Dec 2008 , 14:47
Skuadra: VLLAZNIA
Location: belgijk

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by vllazniashkoder888 » Thu, 21 May 2009 , 09:53

Kena me dhane mesim tiranes se si luhet futboll

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Thu, 21 May 2009 , 16:06

“Besoni te une, i shënoj Tiranës”
22 Maj Pas problemeve me klubin, Sukaj ndjehet gati: U lw njw kujtim tifozerisë shkodrane



“Më jepni një shans dhe do t’ua shpërblej”, kjo është pak a shumë esenca e asaj që sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ka përcjellë në intervistën ekskluzive të dhënë dje për gazetën. Edhe pse problemet rreth tij kanë qënë të dukshme, aq sa tashmë janë bërë publike edhe në media në variante nga më të ndryshmet, pranw “lamtumirës” me Vllazninë, Sukaj, ashtu si gjithmonw stwrvitet pa dashur t’ia dijë, se ka patur mbi supe shumw akuza, duke filluar nga shkallët e stadiumit, e deri tek stafi shkodran dhe më gjërë. I tillë dukej edhe në seancën e djeshme, e cila që prej ditës së hënë vazhdon zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.



- Sukaj, po ofron superndeshja me Tiranën, si ndjeheni përgjithësisht si skuadër?

- Normalisht, skuadra është shumë e përqëndruar dhe e mobilizuar për të arritë një qëllim, pasi ka gjithë vitin që mundohet të bëjë maksimumin dhe ta lësh vetwm për një ndeshje, për një 90-të minutësh është krejt e papranueshme, pasi e ndjen se ke bërë një gabim tw madh. Mendoj se ekipi ëshë në maksmumin e tij, qoftë në përgatitje dhe në gatishmërinë e titullarëve, pasi të gjithë janë në nivelet e duhura fizike, për të dhënë më të mirën e tyre. Në shërbim të kësaj është edhe grumbullimi që do të bëhet në hotel “Dyrrah” të Durrësit që nga mbrëmja e së enjtes, grumbullim i cili shpresoj se do të japë një ndikim edhe më pozitiv për skuadrën në përgjithësi. Shpresoj që çdo lojtar të japë maksimumin e vet, pasi nëse gjithsecili do të bëjë detyrën e vetë edhe rezultati pozitiv do të vijë pa tjetër.

- Pas barazimit me Lushnjwn, Tiranë tashmë është një pikë më shumë në tabelë dhe duke qënë se edhe barazimi e shpall kampione, në opinion komentohet për një avantazh të Tiranës në 60 me 40 %. Ju si mendoni?

- Normalisht, duke u nisur nga logjika që ato janë një pikë më përpara, si dhe duke pasur edhe faktorin fushë, favorizimi duket më i madh për to. Por për mua, në një ndeshje si kjo e së shtunës, unë e përjashtoj fare barazimin. Kjo ndeshje nuk do tw ketw barazime, sepse është një ndeshje, ku pwrballw do tw jenw dy skuadra qw luajnw hapur. Janw dy ekipe që kanë prodhuar futboll sivjet në kampionatin shqiptar, që janë padisktim më të mirat e Shqipërisë dhe në këtë këndvështrim, unë mendoj se kjo ndeshje është 50 me 50 %.

- Të kthemi tek çështja “Sukaj”. Çfarë po ndodhë me ju këto kohët e fundit?

- Sukaj, për momentin nuk ka qënë i nevojshëm për ekipin. Kështu e ka menduar skuadra dhe stafi. Sukaj është gjithmonë në gjendje për t’i shërbyer Vllaznisë. Në qoftëse do t’i jepet mundësia për të luajtë do të bëjë maksimumin, që të lërw një kujtim të bukur kundwr Tiranës, pasi kwtwekam bwrw edhe disa herë të tjera. I jam borxhli tifozerisw shkodrane, për mbështetjen e madhe që më ka dhënë, që në hapat e para të karrierës sime sportive pranë Vllaznisë.

- Cili do të ishte komenti juaj në lidhje me ndonjë koment që është bwrw në lidhje me disa akuza, me pretendimin e mos të qënit aktiv sa duhet në fushën e lojës, për disa ndeshje të rëndësishme?

- Unë mund të them se jam përpjekur të bëj aq sa kam mundësi. ndoshta nuk kam qenë në 100 % tw formës time dhe normalisht një lojtar, kur hyn në loje në gjysmën e pjesës së dytë, normalisht mundohet tw japw maksimumin, por në të njëjtën kohë nuk e ka dëshirën e plotë. Nuk je aq i përgatitur pwr tw luajtur sikur të jesh 90 minuta në fushë. Por në të njëtën kohë, unë jam kundra atyre që thonë se Sukaj nuk wshtw impenjuar. Duke lënë pas ndeshjet e tjera të mëparshme, në këtë të fundit, unë humba një rast goli, por normalisht kishte edhe shumë lojtarë të tjerë që humbën. Skuadra humbi 20 raste shënimi për gol, nuk shpwrdoroi vetëm Sukaj. Por, mendoj se janë gjëra që në fund të fundit ndodhin, edhe pse për Lushnjwn ekipi nuk kishte nevojë fare për Sukajn, as për ndonjë tjetër, sepse Vllaznia gjithsesi do ta mposhte. Edhe 100 herë sikur të luajmë me Lushnjwn do ta mundim, madje edhe bindshëm. Por kwshtu wshtw futbolli, na ndodhi ne. Sinqerisht më erdhi keq, sepse tw shkosh deri këtu dhe të kesh mundësinë të udhwtosh i favorizuar në Tiranë dhe ta humbësh këtë mundësi vetëm një javë përpara përfundimit, me një skuadër të tillë si Lushnja është vwrtetw pwr tw ardhur keq.

- A mendoni se do tw ketw ndryshime nw formacionin e Vllaznisw?

- Atë e dinë vetë më mirë atë punë. Mua nuk më bën përshtypje fare, nëse jam apo nuk jam. Rëndësi ka që unë jam pjesë e ekipit, rëndësi ka që nwse mw jepet mundësia, unë do tw bëj atë që di.

- Gjërat tashmë janë normalizuar, a jeni i kënaqur për këtë?

- Unë faktikisht nëpër gazeta e kam marrë vesh një gjë të tillë. Presidenti është ai që ka folur vetë dhe vetë ai ka dhënë edhe kundwrpërgjigjen. Më pas është biseduar në lidhje me mobimizimin për ndeshjen e fundit me Tiranën dhe të tjera. Por, gjithsesi mund të them se çdo gjë është në rregull. Shpresojmë ta fitojmë këtë kampionat dhe t’i mbyllim të gjitha.

- Në prag twkwsaj ndeshje, a e ndjen Sukaj mundësinë e aktivizimit në këtë ndeshje?

- Atë e di më mirë stafi, trajneri Haxhiosmanoviç. Unë jam një lojtar profesionist dhe shumë mw profesionist se sa mendojnë disa të tjerë dhe mundohem tw jap maksimumin nw çdo ndeshje. Por nëqoftëse nuk jam i vlefshëm për trajnerin nuk kam asgjë, asnjë keqardhje, pasi trajneri e di më mirë një gjë të tillë.

- Sidoqoftë, duke qënë se është ndeshja e fundit e kampionatit, por edhe e fundit e Sukajt përpara rikthimit në Turqi. A do ta kishit dëshirë një gjë të tillë?

- Sinqerisht nuk do të kisha dwshiruar gjw mw tw madhe, se tw kisha lwnw njw kujtim të bukur me Tiranën, duke shënuar edhe një gol. Shpresojmë që ta arrijmë, pasi do tw ishte një fitore e madhe edhe për mua, sepse pas titullit kampion që kam fituar me Elbasanin, ky do të ishte titulli i dytë i imi dhe i pari me Vllazninë. Por, më shumë se gjithçka kam dëshirë ta marrë këtë titull edhe për hir të opinionit, sepse është krijuar një përshtypje e keqe për mua

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Thu, 21 May 2009 , 16:37

Haxhiosmanoviç: Vllaznia s’dorëzohet kollaj

Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç kërkon të përsëritë suksesin e vjetshëm në Kupë

Barazimi në javën që shkoi sigurisht që i ka lënë një shije të keqe. Nuk e kishte menduar kurrsesi se do të ndodhte ajo që ndodhi, megjithatë që nga e hëna trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, ka filluar të mendojë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Atë të kësaj fundjave me Tiranën që do të përcaktojë edhe skuadrën fituese të titullit kampion.

Pavarësisht se skuadra e tij nuk është favorite për këtë ndeshje, pavarësisht se luhet në Tiranë dhe jo në Shkodër, sërish ai mendon se kuqeblutë kanë shanse për të treguar veten e tyre dhe këtë gjë do ta bëjnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Duke folur për “Sportin shqiptar”, tekniku malazez i Vllaznisë thotë: “Nuk jemi favoritë për këtë ndeshje. Më ndryshe do të kishte qenë puna nëse do kishim shkuar me një pikë avantazh në Tiranë, sepse do të kishim pasur edhe barazimin në anën tonë, megjithëse edhe ai nuk do të kishte qenë gjithçka. Por edhe në këtë situatë që jemi, unë vazhdoj të besoj te titulli kampion.

Ndaj Tiranës gjithnjë kemi luajtur mirë dhe besoj se kështu ka për të ndodhur edhe këtë herë. Nuk besoj se kundërshtari ynë do ta fitojë kollaj ndeshjen. Nga natyra jam optimist dhe i tillë kam qenë gjithnjë dhe prej kësaj nuk heq dorë lehtë nga pikësynimet e mia. Të njëjtin mendim besoj se kanë edhe futbollistët e Vllaznisë, sepse edhe ata duan ta mbyllin me sukses këtë kampionat.

Nëse kemi arritur këtu ku jemi, është merita e të gjithëve që kanë punuar për këtë gjë dhe nuk ka pse të mos bëjmë edhe një sforco tjetër të fundit.” Për “Dedën”, vendimi i bordit drejtues të klubit për të mos ndëshkuar skuadrën pas barazimit me Lushnjën është pozitiv, sepse rikthen entuziazmin dhe atmosferën në radhët e saj. Po ashtu, gjë e mirë për kuqeblutë është edhe gatishmëria e të gjithë futbollistëve për ndeshjen e fundit të kampionatit.

Me përjashtim të Shtubinës, që ka ende pak probleme, por të cilat do të kalojnë deri të shtunën, gjithë futbollistët e tjerë janë të gatshëm për këtë ndeshje. Ky është një plus më tepër, ndërkohë që tashmë ka nisur puna për përgatitjen e skuadrës nga ana psikologjike dhe taktike për këtë takim. Për ndeshjen e fundit me bardheblutë pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh shkodranë, të cilët në fakt janë ftohur paksa me skuadrën pas barazimit të tri ditëve më parë.

Por vetë Haxhiosmanoviç mendon ndryshe, teksa në fund thekson: “Nuk mendoj se ai barazim do të ndikojë tek tifozët. Ai që është tifoz dhe e do me zemër Vllazninë, nuk ka se si të mos jetë në Tiranë për këtë ndeshje. Përderisa kemi ende shanse për t’u shpallur kampion, tifozët me siguri që nuk do kenë dëshirë ta shijonin një titull të mundshëm nga shtëpia, por ta shijojnë atë nga shkallët e stadiumit. Unë dua t’i siguroj ata se Vllaznia nuk ka për t’i zhgënyer në këtë ndeshje shumë vendimtare të këtij sezoni.”

“Deda” vëzhgon në kasetë ndeshjen e Kupës

Drejtuesit e klubit të Vllaznisë i kanë mundësuar trajnerit Haxhiosmanoviç kasetën e ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Kupës me Tiranën. Ka qenë vetë trajneri që ka shfaqur dëshirën për ta parë këtë ndeshje edhe një herë për të analizuar.

Kuptohet, për të gjetur më saktë se cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të këtij kundërshtari. Në ditët në vijim, me shumë mundësi kjo kasetë do të shikohet edhe me ekipin, për të krijuar te të gjithë një ide më të saktë të asaj se si mund të thyhet ky kundërshtar në takimin shumë të rëndësishëm të së shtunës, që do të vendosë edhe për fatin e skuadrës që do dalë kampione e sezonit 2008 2009.


Kuqeblutë, që sot të grumbulluar në Durrës

Ekipi shkodran, për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e radhës me Tiranën, do të grumbullohet që pasditen e sotme në bregdetin durrsak. Kështu është vendosur pas një bisede të presidentit Fushaj me drejtuesit e klubit dhe ata të stafit drejtues. Vendimi për ta larguar skuadrën nga Shkodra është dukur zgjidhja më e mirë e mundshme, në mënyrë që futbollistët të përgatiten larg zhurmës dhe presionit, që është shumë normal në raste të tilla.

Mësohet se pas stërvitjes së sotme, që do zhvillohet në qytetin e tyre, kuqeblutë do të marrin rrugën drejt Durrësit. Ata do të sistemohen në rezidencën e tyre të zakonshme, në hotel “Leonardo” në breg të Adriatikut, ndërkohë që nesër është planifikuar të zhvillohet një seancë stërvitore, ose në stadiumin e Durrësit, ose në fushën e Shijakut.

Akomodimi do të jetë në kushte të rrepta regjimi deri të shtunën pasdite, kur do të marrin rrugën për në Tiranë për të luajtur ndeshjen shumë të rëndësishme të sezonit të tyre, atë ndaj Tiranës, ku mund të bëjnë të tyrin titullin e 10 të kampion. Kështu u veprua edhe vitin e kaluar në prag të finales së Kupës me Tiranën në Elbasan, ku skuadra u grumbullua dy ditë më parë në këtë qytet. Vjet një grumbullim i tillë rezultoi me fat, por a do të ngjajë kështu edhe sivjet?!

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Thu, 21 May 2009 , 18:56

Nëse Tafaj ose “Deda” fitojnë titullin...


Nëse Tirana do ta fitonte trofeun e Kampionatit të 70-të Kombëtar të Futbollit, i 24-ti në historinë e saj, atëherë 35-vjeçari Tafaj do të ishte trajneri i dhjetë bardheblu që do të fitonte një kampionat me rekordmenët shqiptarë. E nëse Haxhiosmanoviçi do të fitonte titullin do të thellonte rekordin e tij personal, në këndvështrimin si teknik i huaj, por do të ishte edhe trajneri i dytë me më shumë tituj te Vllaznia.



Alban Tafaj për herë të fundit kampion si lojtar me Tiranën doli në sezonin 2004-2005, që përkonte edhe me titullin e tij të gjashtë, përfshirë edhe një me Partizanin e sezonit 1992-1993.

Por, trajneri i komanduar i Tiranës pas dorëheqjes së Agustin Kolës (dështoi në finalen e Kupës me Flamurtarin) kërkon titullin e parë si trajner, me synimin për të shkruar emrin në “Librin e artë” të teknikëve kampionë bardheblu si Selman Stërmasi (6 herë), Myslim Alla (4), Enver Shehu (3), Shyqyri Reli (2), Shkëlqim Muça (3), Sulejman Mema (2), Fatmir Frashëri (1), Mirel Josa (1) e Sulejman Starova (1).

E nëse Tirana do ta fitonte trofeun e Kampionatit të 70-të Kombëtar të Futbollit, i 24-ti në historinë e saj, atëherë 35-vjeçari Tafaj do të ishte trajneri i dhjetë bardheblu që do të fitonte një kampionat me rekordmenët shqiptarë. Gjithsesi, do të ishte një titull i ndarë më tresh midis Blaz Slishkoviçit, Agustin Kolës e vetë Alban Tafajt.

Në të kundërt, malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç është dhe trajneri i fundit që ka fituar një titull me Vllazninë (2000-2001), duke qenë njëherësh edhe i vetmi i huaj që ka mundur të fitojë një kampionat, pro dhe një Kupë të Shqipërisë (2008), pikërisht në një finale kundër Tiranës (të luajtur në Elbasan).

Trajneri i urgjencave, “Deda”, është njëri nga gjashtë trajnerët që kanë fituar një titull me Vllazninë, duke futur në këtë listë emra të tillë të bujshëm si Ibrahim Dizdari (kampion në edicionin 1945), Ernest Halepiani (1946), Xhevdet Shaqiri (1971-1972, 1973-1974, 1977-1978), Ramazan Rragami (1982-1983), Astrit Hafizi (1991-1992), Hysen Dedja (1997-1998).

E nëse Haxhiosmanoviçi do të fitonte titullin do të thellonte rekordin e tij personal, në këndvështrimin si teknik i huaj, por do të ishte edhe trajneri i dytë me më shumë tituj te Vllaznia.

Nga Tirana fitoi titullin që fitoi titullin e 23-të, atë të sezonit 2006-2007, kanë mbetur në ekipin e sotëm vetëm tre emra titullarësh: portieri Blendi Nallbani (7 tituj kampionë), mesfushori Devi Muka (5), Abraham (3 tituj me 3 ekipe të ndryshme), Jetmir Sefa (2), por në gjirin e bardhebluve janë rikthyer edhe Rezart Dabulla (5) Ansi Agolli (2), Saimir Patushi (2).

Me Tiranën e kanë fituar titullin e shkodrani Suad Lici (2003-2004), por dhe Vioresin Sinani (2006-2007), të cilët aktualisht janë pjesë e Vllaznisë në “finalen” e 23 majit kundër bardhebluve.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Thu, 21 May 2009 , 19:03

S’KA MUNGESA

Shkodranët, të
plotë në Tiranë
Vllaznia do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore
në stadiumin “Loro Boriçi”, për ta vazhduar
atë në qytetin bregdetar të Durrësit. Në seancën e
djeshme, tekniku malazez i kuqebluve, Dervish Haxhiosmanoviç,
ka pasur të gatshëm të gjithë lojtarët e
tij, madje me një frymë shumë optimiste. Për teknikun
do të jetë i gatshëm ndaj Tiranës edhe mesfushori
22-vjeçar Ndriçim Shtubina, i cili ka qenë i dëmtuar
në shpatullën e djathtë. Por nga sa mësohet,
shkodrani i ri do të bëjë maksimumin që të shtunën
të jetë në fushë përballë Tiranës. Ndërsa, përsa i
përket pjesës tjetër të ekipit, mësohet se gjendja e
tyre është shumë optimale. Shpresohet që kjo forme
të ruhet deri në fund.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Thu, 21 May 2009 , 19:05

pra mesohet qe nuk do kete mungesa.

shtubina qe thoshin nuk mund te luajn ,do luajn.

vllezer.

do jena te kompletum .

o te shtunen o kurr.

nuk ma han mendja se vllaznia ban ma gabimin e lushnjes

Post Reply