Kupa e Shqiperis 2008-2009

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Miri » Thu, 19 Mar 2009 , 12:54

Ledi me fal dhe mas ma merr per keq por nese flitet per drejtesi skuadra e tiranes nuk ka goj me fole naqe edhe nuk du justifikime se shume mire e dini edhe ju vete por thjesht beni syt e shtremte.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Ledi1920 » Thu, 19 Mar 2009 , 14:42

Miri wrote:Ledi me fal dhe mas ma merr per keq por nese flitet per drejtesi skuadra e tiranes nuk ka goj me fole naqe edhe nuk du justifikime se shume mire e dini edhe ju vete por thjesht beni syt e shtremte.
Me fol per drejtesi nuk ka goje asnje ekip ne Shqiperi ene jo vetem Tirona.
Une fola per rastin e fundit edhe e thashe qe sinqerisht edhe nqs ka shkelje nga ana juj nuk e du ate kupe se na keni MUNDUR ne FUSHE.

Per komentet qe ishin me lart...Tirona e ka mundur Dinamon ket vit dy here kshuqe se bohen tre nuk eshte noj gjo e modhe. :wink:
Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Ujku » Thu, 19 Mar 2009 , 14:43

Ledi1920 wrote:
Ujku wrote:Ata Tiranes po i servilosen Dinamos per ndeshjen e kampionatit
per me i lan i 3 piksh, po bajn se ju vjen keq per Dinamon.
Kam frig se po krijohen aleanca nga ekipet e Shqipris te mesme kunder nesh per titull
drejtusit e Tirans po tregoj ftyren e vertet ee sa te flliqun.
na marrshin te keqen.

Nuk eshte pune aleance...
Une ate kupen e vjetshme nuk e du fare.Dhe nuk me vje mire per kto qe kujtohen mas i viti.Pasi na keni rraf ne fushe dhe ajo fitorja ne tavoline me duket kot...sme pelqe futbolli tavolines por ne fushe.nejse ju kerkoni drejtesi kur behen shkelje dhe kur gjehen shkelje karshi jush thoni jo servilizma,jo do ja lej neshjen dinamo etj etj.Kur kerkon drejtesi gje qe mire bote duihet te jeni dhe ju te drejte me te tjeret....


Te vetmit kampionate qe du ne tavoline jon 39-42-67, Sepse ne FUSHE i kom fitu, po ne tavoline mi kon heq!

_________________
Ledi dakort te gjith pelqejm futbollin e lujtur ne fush po ka rregulla qe
duhen zbatuar, kur shkelen rregullate tavolins edhe futbolli ne fush del i pavler kjo me duket me se normale
sic ndodhi ne kto cerek finale te kupes.
Sa per kupen e vjetshme esht turp per ata te tiranes qe qesin shqelma sepse del ashiqare urrejtja e drejtusve
te tiranes karshi nesh se ata nuk kan asnji argument me fol per vjet nuk thon pse vec ja fusin katunce
se me ba me shiku vitet e kalume Tirana ka me pagu shum gjynahe.
Per ket tham se po krijohen aleanca te pista,se pse Tirana ska goj me fol sesht e demtuar ne ket qe po flitet
ather lind pytja pse folin ne favor te Dinamos ne menyr te padrejt?
pergjigjia esht e thjesht i kerkojn me i fal piket per titull.
Ktu po tregojn se nuk u shkon per shtat drejtesia as atyre
se jam i bindur se as Dinamon nuk e dun me shum se Vllaznin por i tremben drejtesis.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Thu, 19 Mar 2009 , 14:59

“Megjithëse rregullorja ka dy vite që është bërë edhe edicionin e kaluar është përdorur rregullorja e vjetër, konfirmon zyrtari i mësipërm, i cili preferon të mbetet anonim. Kjo pasi ndryshimi nuk kishte hyrë në fuqi, për shkak se nuk ishte bërë e mundur shpërndarja e rregullores në të gjitha klubet. Kështu që në sezonin 2007-2008 të praktikohej sërish rregullorja e vjetër”.
Një gjë e tillë e legjitimon trofeun e fituar me rezultatin nga shkodranët në sfidën finale përballë Tiranës.
Besoj se u sqarun ata qi pretendonin per kupen e vjetshme. Fjalte e teperta jane fukarallek

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by shv13 » Thu, 19 Mar 2009 , 16:24

ba me e lexu mire ca thote rregullorja(nqs dijne me lexu) ishte evitu tane iky pacamur qe u ba.Federates(mbetet gjithsesi amatore) i bijne ne qafe kot ikyt rradhe(here tjera e ka pase fajin vete,ose ma mire disa pjestare te saj) se perderisa e ka ne rregullore te shkrume s ka pse me u cu tirana ne kambe kunder vllaznise...

mandej kam edhe nji pytje te vogel....ca t zezen(mas me thane ndoj send tjeter) don tirana qe perzihet?Ky problem perfshin dinamon,partizanin,flamurtarin e ne.Apo jane nana e drejtesise kta e ju dhimt dinamo me partizanin.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Miri » Thu, 19 Mar 2009 , 17:03

Ledo aman mor vlla mos u ben holigans por shiko te verteten,meqe qenka puna keshtu atehere perse nuk e late vllaznin ne vend te pare meqe ishim me pike te barabarta apo ne kete rast vetem per ju ekziston rregullorja?
Ashtu si dolet ju ne vend te pare keshtu fituam edhe ne ne tavoline si u favorizuat ju ne short te kampionatit u kualifikuam edhe ne ne kupe prandaj rri shtrembet dhe fol drejt.

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by REINIS » Thu, 19 Mar 2009 , 19:42

Ledi1920 wrote:
Ujku wrote:Ata Tiranes po i servilosen Dinamos per ndeshjen e kampionatit
per me i lan i 3 piksh, po bajn se ju vjen keq per Dinamon.
Kam frig se po krijohen aleanca nga ekipet e Shqipris te mesme kunder nesh per titull
drejtusit e Tirans po tregoj ftyren e vertet ee sa te flliqun.
na marrshin te keqen.

Nuk eshte pune aleance...
Une ate kupen e vjetshme nuk e du fare.Dhe nuk me vje mire per kto qe kujtohen mas i viti.Pasi na keni rraf ne fushe dhe ajo fitorja ne tavoline me duket kot...sme pelqe futbolli tavolines por ne fushe.nejse ju kerkoni drejtesi kur behen shkelje dhe kur gjehen shkelje karshi jush thoni jo servilizma,jo do ja lej neshjen dinamo etj etj.Kur kerkon drejtesi gje qe mire bote duihet te jeni dhe ju te drejte me te tjeret....


Te vetmit kampionate qe du ne tavoline jon 39-42-67, Sepse ne FUSHE i kom fitu, po ne tavoline mi kon heq!

_________________
Asaj t vjetshmes un i them e shkume e harrume. Faji ishte i joni!
Po ju per neshjen me Spiunat keni fillu me e bo qe tashti terrenin gati ne rast se fitojm ne?????? Per kte m vika keq! Masnej si mund t pretendoni qi TIRONA t ket vesh Morrat me Spiunat?!?!?!?!?!? Mos harroni se ishit ju ato qi mas neshjes s par me Elbasonin fillut tu thon se "Dylat po lushin per TIRONEN". TIRONA E VERTETE KAmpionatet i fito m fush.

P.S. 39-42-67 i du se s'bo sepse i kemi fitu n fush!!! :wink:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by sportist_shkodran » Fri, 20 Mar 2009 , 04:19

Un nuk perjashtoj asnji ekip nga injoranca qe i rrethon,por du me than,rregulloret jan rregullore dhe duhet te zbatohet deri ne nji,ne rast te kundert do te digjesh.
po si ka mundesi me ec futbolli badi hava,pa rregulla,pa ligje,shifni si ec bota,nuk ta len me kalu qimen,e k'tu thojn ju kena mujt,sju kena mujt ne fush,zotni ke gabu dhe eleminohesh,jo se vllaznia nuk gabon ,por asht djegnji her ne kup kampionesh per ishi marrinash,prandajne duhet te msohena,te njofim dhe te zbatojm rregullat.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Ledi1920 » Fri, 20 Mar 2009 , 09:39

Miri wrote:Ledo aman mor vlla mos u ben holigans por shiko te verteten,meqe qenka puna keshtu atehere perse nuk e late vllaznin ne vend te pare meqe ishim me pike te barabarta apo ne kete rast vetem per ju ekziston rregullorja?
Ashtu si dolet ju ne vend te pare keshtu fituam edhe ne ne tavoline si u favorizuat ju ne short te kampionatit u kualifikuam edhe ne ne kupe prandaj rri shtrembet dhe fol drejt.

Jam shume dakort me Miro qe ka rregullore dhe shume mire bot qe u kuallifikut ne taviline pasi ligjet nuk jane per tu shkruar por edhe per tu zbatuar.
Mu me vje inot per faktin...as per kupen e vjetshme se e meritut(biles kto drejtusit tone kot e kane se ajo shkoi,nqs ishin te afte ta kapnin problemin qe atere),as per kualifikimin tuaj ne tavoline,se qe shkelur hapur rregullorja..mu me vje inot pasi qe tani po filloni te flisni per pazare...

TIRONA -dianmon e rref mjes-dreke-darke. dmth cdo here mbas buke...(ene ket jua ka vertetu :wink: :wink: )

Bravo Hamburgu....
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Sat, 21 Mar 2009 , 14:43

Sot verdikti i Apelit, Dinamo me dosje voluminoze
Drejtuesit blu depozitojnë në FSHF dosjen prej dhjetëra faqesh, për të hedhur poshtë vendimin e disiplinorit

Para dy ditësh, në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një dosje voluminoze nga klubi “Dinamo”, që ka të bëjë me apelimin e vendimit të komisionit të disiplinës, që me dhënien e fitores në tavolinë 2 0 Vllaznisë ka eliminuar nga kupa Dinamon. Apelimi është bërë brenda afatit, kështu që komisioni i apelit do ta marrë në shqyrtim sot këtë çështje, rreth orës 10:00 të paradites. Drejtuesit e Dinamos e kanë kundërshtuar me forcë vendimin e disiplinorit, madje janë bazuar në vakuume të rregullores. Dosja përbëhej nga dhjetëra faqe, ku janë marrë shumë pika dhe nene në shqyrtim, për ta hedhur poshtë vendimin. Një nga pikat ku është kapur fort Dinamo ka të bëjë me sanksionet që merren për shkeljen rregullores. Në rastin konkret, për aktivizimin e një lojtari që ka luajtur në kupë me një skuadër tjetër nuk parashikohet masa e dënimit. Për dinamovitët masa e marrë nga disiplinori është arbitrare. Madje pretendohet se janë marrë vendime me dy standarde, më të rënda për Dinamon dhe më të lehta për Partizanin dhe Flamurtarin. Dosja e depozituar në FSHF, e përgatitur nga juristi Alban Mësonjësi, duket se do t’i kushtojë shumë punë komisionit të apelit, që ndoshta do t’i duhen orë të tëra për ta shqyrtuar deri në fund. Dinamo kërkon t’i përdorë të gjitha “kartat” e mundshme, për ta quajtur të pavlefshëm vendimin e komisionit të apelit.

Adi Metaliu Sporti Shqiptar

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by sidrit » Sat, 21 Mar 2009 , 15:45

E postova edhe nje teme tjeter por me duket se ketu e ka vendin lajmi!!!
Marre nga faqja e fshf

Tirane, me 21.03.2009
KOMISIONI I APELIT
1. Ankimi I KF “Flabina” per ndeshjen Flabina-Flamurtari ndaj vendimit te K.D te
dates 28.01.2009 per dhenie te rezultatit 2:0 ne favor te KF Flamurtari,
Komisioni vendosi te lere ne fuqi vendimit e K.D te dates 28.01.2009.
2. Ankimimi I KF Dinamo ndaj vendimit te K.D te dates 16.03.2009 pika 1,
Komisioni vendosi te lere ne fuqi vendimin e Komisionit te Disiplines te
dates 16.03.2009, per shkaqet vijuese.
1. Sipas nenit 5/1 – e te Statusit te FSHF-se se klubet kane pranuar qe ti binden
statuteve te FIFA-s , UEFA-s dhe FSHF-se.
2. Sipas nenit 36/25 te Rregullores se Veprimtarise Futbollistike te FSHF-se
lojtari Elis Bakaj rezulton qe ka luajtur me pare me ekipin e KF “Partizani” ne
ndeshjet e Kupes se Shqiperise per sesonin 2008-2009.
Me date 11.03.2009 ky lojtar eshte aktivizuar edhe me ekipin e KF “Dinamo” ne
ndeshjen Dinamo-Vllaznia.ne Tirane, ndeshje kthimi ne kete kupe.Pra ne baze te
kesaj dispozite ky lojtar konsiderohet I skualifikuar (i pezulluar).
3. Ne baze te neneve 14/G, 53 te KDS te UEFA-s Neni 31, 55 te KDS te FIFA-s
parashikohet humbja e ndeshjes me rezultatin 2-0 ne tavoline ne favor te ekipit
kontestues , kur vertetohet aktivizimi I nje futbollisti te skualifikuar ( te pezulluar).
4. Termat per kete Komision “I Skualifikuar e I Pezulluar” kane te njetin kuptim
qe lojtari Elis Bakaj nuk duhej te aktivizohej ne ndeshjen Dinamo-Vllaznia .
5. Ne baze te Nenit 23/2 te KDS te FSHF-se parashikohet sanksioni konkret per
shkeljen e rregullores nga ana e ekipit te Dinamos ne kete ndeshje . KDS ka
patur parasysh kete dispozite ne vendimin e saj .Meqenese ndeshja e pare
ndermjet dy ekipeve
Vllaznia-Dinamo perfundoi 1-2 dhe ndeshja e kthimit konsiderohet me rezultatin
2-0 ne favor te KF Vllaznia , ekipi I KF Dinamo konsiderohet I eleminuar nga
Kupa e Shqiperise per sezonin 2008-2009.
Shkaqet e tjera te KF Dinamo nuk merren parasysh.
Ky vendim eshte I formes se prere dhe hyn ne fuqi menjehere.
Kryetar Anetar Anetar
Bujar Musta Fatmir Leli Astrit Canaj

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Sat, 21 Mar 2009 , 16:10

Shyqyr qi maroi kjo pune se na e prunen n'maje t'hunds

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Tue, 24 Mar 2009 , 14:39

Ndryshojnë datat e gjysmëfinaleve dhe të finales së këtij kompeticioni
Shtyhen ndeshjet e Kupës

Pas ngatërresës që ndodhi në Kupën e Shqipërisë, federata ka vendosur që të ndryshojë edhe datat e gjysmëfinaleve të këtij kompeticioni. Takimet do të luhen më datë 15.04.2009 dhe ndeshjet e kthimit më datë 29.04.09. Ndërkaq, ende nuk është vendosur zyrtarisht se kur do të luhet ndeshja shtesë mes Partizanit dhe Flamurtarit, e vlefshme
për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Gjatë ditëve të fundit është folur se kjo sfidë mund të zhvillohet më datë 8 prill, por nuk ka asnjë sinjalizim zyrtar nga institucioni i futbollit. FSHF-ja e konsideron kapitull të mbyllur ankesën e klubit të Dinamos, që nuk ishte aspak dakord me vendimin e Disiplinorit dhe më pas të Apelit, se e humbiste ndeshjen në tavolinë 2-0 kundër Vllaznisë, për shkak se kishte aktivizuar në mënyrë të parregullt Bakajn. Ky rezultat eliminoi kampionët nga Kupa, ndonëse në fushë kishin mundur Vllazninë në Shkodër me rezultatin 2-1, ndërsa në Tiranë kishin
barazuar me rezultatin e bardhë 0-0.

VENDIMET E DJESHME TË KOMITETIT EKZEKUTIV
1. Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë të luhen më datë 15.04.09 dhe ndeshjet e kthimit më datë 29.04.09.
2. Ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë të luhet më datë 13.05.09.
3. FSHF-ja të mbështesë aktivitetin e “Milan Junior Camp, Tirana 2009”, duke vënë në dispozicion infrastrukturën e
saj (fushat stërvitore).

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Admin » Thu, 26 Mar 2009 , 19:05

Mirboll qe i kane levi se kismet ishalla pa me takon me e pa ndeshjen e dyte :)

P.S. kampionati 1942 shume i dyshimt, pasi asht dhane ne tavoline 2-0 duke shpall kampion Tiranen :wink:
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Miri » Thu, 02 Apr 2009 , 19:36

Vllaznia e Tirana do të ndeshen mes tyre në gjysmëfinale

Vllaznia dhe Tirana do te ndeshen mes tyre ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise, ndersa cifti tjeter do te percaktohet nga ndeshja e prapambetur Partizani-Flamurtari. Skuadra qe do te fitoje kete sfide do te perballet mje Shkumbinin. Ky ka qene verdikti i shortit, i cili u hodh drejtperdrejt ne televizionin Alsat, ne pranine e perfaqesueseve te te gjitha skuadrave.

Keshtu, dy pretendetet kryesore per titullin kampion Tirana dhe Vllaznia do ta spostojne rivalitetin mes tyre edhe ne kompeticionin e dyte per nga rendesia qe eshte Kupa e Shqiperise. Ndeshja e pare gjysmefinale mes Vllaznise dhe Tiranes do te luhet ne stadiumin “Loro Borici”, ndersa ajo e kthimit do te zhvillohet ne kryeqytet.

Nderkohe, skuadra qe do te dale nga ndeshja Partizani-Flamurtari, qe do te zhvillohet me 8 prill ne “Niko Dovana” te Durresit, do te prese ne ndeshjen e pare gjysmefinale Shkumbinin, qe takimin e kthimit do ta luaje ne shtepi. Ndeshjet e vajtjes per gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise do do te luhen me 15 prill, ndersa ato te kthimit me 29 te ketij muaji.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by GOLDIAN » Thu, 02 Apr 2009 , 20:04

ma mire keshtu se ne finale
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Admin » Fri, 03 Apr 2009 , 03:38

Gjysmëfinalet

Ndeshjet e para

15 prill 2009
(PARTIZANI/FLAMURTARI)-SHKUMBINI
VLLAZNIA-TIRANA

Ndeshjet e kthimit
29 prill 2009
SHKUMBINI- (PARTIZANI/FLAMURTARI)
TIRANA- VLLAZNIA

FINALJA E KUPES

13 maj 2009
Vllaznit Ultras

Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by jeti » Fri, 03 Apr 2009 , 07:08

Une jam i gezum qe na ka ra me Tiranen qysh itash, ne kete menyre kampionati nuk mund te komprementohet nga Kupa.

Shanset 50-50
Para Vllaznia.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Miri » Fri, 03 Apr 2009 , 12:42

Edhe une jam shume i knaqur me kete takim ne te cilin mund te zhvillojme 2 ndeshje dhe te shofim se sa force ka vllaznia dhe tirana.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 15:34

Partizani/ Ndonëse me mungesa, të kuqtë kanë bindjen se do të kualifikohen sërish
“Mjaft degjenerim, duam hakun!”
Duro: Moralisht jemi të kualifikuar, por tentojmë sërish. Vetëm të mos na dëmtojnë më”


Ato 210 minuta që iu deshën Partizanit për të siguruar gjysmëfinalen e Kupës rezultuan të pamjaftueshme,
megjithëse fusha sanksionoi eliminimin e Flamurtarit. Disiplinori i FSHF-së vendosi që sot të luhet seria e tretë midis
dy ekipeve në këtë kompeticion. E të kuqtë, të paktën me fjalë, duket se s’kanë ndërmend të kursehen. “Do të luajmë me 100% për të merituar biletën për më tej, ashtu siç bëmë herën e parë – lëshon tekniku Duro -. Ne e kemi arritur objektivin, moralisht e ndiejmë veten të kualifikuar, pavarësisht problemeve të krijuara më pas. Megjithatë kemi si synim të kualifikohemi sërish”. Megjithë padrejtësitë që po vuan skuadra, njëshi i stolit të kuq nuk frikësohet, përkundrazi duket sikur merr më tepër zemër për të rrëmbyer atë që i takon. "E theksoj se të gjitha
ndeshjet janë të forta, si finale për ne. Edhe me Flamurtarin do të bëjmë maksimumin, ashtu siç ndodhi me Dinamon,
ku mund merrnim një pikë. Humbëm thjesht për shkak të një gjyqtari frikacak, si Edvin Hoxha.... Në Kupë do
të gjykojë Çeka? Eshtë arbitër ndër më të mirët që kemi, por shpresoj të mos bëhet protagonist. Le të lejojë të fitojë ajo skuadër që e meriton. E kam thënë që jemi një ekip në momente të vështira. Momentalisht nuk kemi as president, i cili po sakrifikon për arsyet e veta, teksa mbetet të shihet sesi do të zhvillohen ngjarjet. Nuk kemi as deputet dhe as kryetar bashkie, apo ndonjë ministër që na qëndron afër në stadium. Jam vetëm unë dhe futbollistët në fushën e lojës. Në këtë aspekt, të gjithë elementëve që merren me futbollin u bëj thirrje të mos e degjenerojnë
këtë Partizan. S’kërkoj lëmoshë, por të paktën të mos na dëmtojnë, gjë që po ndodh nga ndeshja në ndeshje. E them me sinqeritet që nëse e meritojmë të humbasim, do ta pranojmë. Vetëm të mos na hahet haku, por t’u jepet këtyre futbollistëve ajo që po duan ta marrin me djersë e sakrifica. Të mos tallen në këtë mënyrë me Partizanin!”.

Kundërshtari vlonjat ka vlerësimin e duhur të teknikut Duro: “Luhet në Durrës, në fushë asnjëanëse, por të qetë.
Jemi në kushte të barabarta me Flamurtarin, të shikojmë sesi do të shkojë. Normalisht kemi shumë mungesa për shkak të rregullores. Plus edhe Tafaji është i dëmtuar. Në këtë aspekt është e favorizuar skuadra vlonjate. Gjithsesi do të luhet 11 kundër 11 dhe do të kemi përballë një kundërshtar që është në pozita të barabarta në renditje. Të dy
ekipet jemi në kuotën e 29 pikëve. Ashtu siç dëshiron Flamurtari të kualifikohet, duam edhe ne. Akoma më shumë se
e kemi arritur një herë dhe kemi të drejtën morale për ta kërkuar me të gjithë forcat”.

BATUTA E PINARIT
“Mos nuk na lënë as ne që para 5 vjetësh luanim me Tiranën?!”

“Kjo ndeshje me Flamurtarin do të jetë shumë më e vështirë, nëse FSHF-ja nuk do të na linte të luanim as ne që përpara pesë vjetësh kemi qenë me Tiranën...”. Luan Pinari ka gjetur momentin për të lëshuar një nga batutat e tij, edhe përpara sfidës së sotme shtesë në Kupë. Mbrojtësi, në këtë mënyrë ka dashur të komentojë situatën me mungesa të shumta në kampin e kuq. “Sidoqoftë i kemi forcat për të tentuar të kualifikohemi edhe për herë të dytë, nëse do të vazhdojmë të luajmë të bashkuar – ka deklaruar -. Të vjen keq vetëm për faktin se herën e fundit ndaj Flamurtarit luajtëm 120 minuta që nuk vlejtën për asgjë. Ky takim s’ka përse të ndikojë në ndeshjen e kampionatit që kemi përballë Vllaznisë, edhe sepse disa prej lojtarëve që do të mungojnë kundër vlonjatëve, mund të jenë
më të freskët për të shtunën, apo të dielën, atëherë
kur do të caktohet të luhet takimi në Shkodër”.

Post Reply