Page 4 of 6
Posted: Tue, 14 Aug 2007 , 23:42
by Admin
Forri, edhe une jam per logon e vjeter.
Biles me thane te drejten une se di se si dhe kur asht vendos me ndryshu logon e vjeter e cila asht prej ma shume se 80 viteve qe perdoret
Posted: Wed, 15 Aug 2007 , 11:40
by forri
Admin wrote:Forri, edhe une jam per logon e vjeter.
Biles me thane te drejten une se di se si dhe kur asht vendos me ndryshu logon e vjeter e cila asht prej ma shume se 80 viteve qe perdoret
Kur flas për logon e vjetër,kam parasysh shallin që do doja ta kisha unë personalisht dhe jo që duhej ndryshuar logoja për të gjithë tifozat e tjerë,pasi më pëlqen ma shumë logoja e mëparshme.
Logoja e re mund të jetë dëshirë e drejtusve të rinj të klubit dhe s'mund ta ndryshojmë ne(në rast se unë apo ti do bahena president të klubit ndonjë ditë,gjaja e parë që kena me ba do jetë rikthimi i logos së mëparshme,kuptohet ).
Kurse përsa i përket kohës që asht përdorë logoja e mëparshme,nuk je i saktë,pasi ajo mund të jetë përdorur për 8 vjet dhe jo 80 pasi,mos të shkojmë larg,por vetëm 25 vjet ma parë,logoja e skuadrës ka qënë ajo që ka vu për avatar V 1919
P.S.Redbluboys-in e ke ma mik se unë,prandaj,mbushja mëndjen të më sigurojë versionin e katërt të shallit Ultras,se përndryshe,punë javësh dhe më ke aty në Bolonjë e tash po të lë pa msu ,e kam me ta nxi jetën ashtu siç të shkruajta në shkrimin e mëparshëm.
Posted: Wed, 15 Aug 2007 , 12:35
by vllaznia1919
Menoj se shallat do te bahen ne baze te logos te tanishem.
Kurse per te ardhmen un kisha menu qe me u hape nji kunkurs per logon e Vllaznise me u zgjedhe tri propozime e manej me u vu ne internet per me zgjedhe logon e re te Vllaznise.
Por kja pune duhet ba prej klubit dhe ju me kuptoni mire qe ska me u ba kurr.
Posted: Wed, 15 Aug 2007 , 12:41
by vllaznia1919
Stema e pare ka kene kja qe kam un mas u gabosha manej ka ardhe aja aktualja mas saj aja qe ka Forri e tesh a kthy prep aja e maparshmja me diferencen e vetme qe ka topin ne midis.Memorja jeme ishtu me thote.Nuk jam i sigurt.
Posted: Wed, 15 Aug 2007 , 22:09
by redbluboys
dy fjale per logon.
se di per logon e pare qe flet vllaznia1919 por logoja qe ka forri ka te shkrume KS VLLAZNIA dhe kjo asht logoja e Klubit Shumesportesh (Sportiv) Vllaznia ku perfshihen atletika,basketbolli,volejbolli,noti etj etj.
ne parim kjo asht logoja nane nga ku normalisht cdo bije e saj duhet te kete logon personale dhe ne kete rast KF VLLAZNIA ka logon e saj me topin e futbollit dhe kete do e quj normale.
ne analet e historise se klubit te futbollit dhe nga studiuesit e saj ma te shqum ne emra qe jan Besnik Dizdari dhe Giovani Armillota ne stemat dhe logot e ekipeve shqiptare ,si logo ose steme e klubit te futbollit vllaznia gjejme kete logo e cila po tentohete te perdoret edhe sot si logo e Klubit te Futbollit Vllaznia .
une i kam pas marre para disa kohesh shume prej logove shqiptare te ekipeve te futbollit dhe aty ka kene edhe ajo steme ose logo e perdorun per skuadren e vllaznise .
KTU ASHT VARIANTI DIZDARI-ARMILLOTA
MEQE KA NJE GABIM NE SHKRIMIN FK.VLLAZNIA ATEHERE ASHT BA VETEM NJE NDRYSHIM NE KF.VLLAZNIA DHE U PERPUNU LOGOJA VETEM ME KETE NDRYSHIM DHE PO MENDOHET MEPERDORE KETE LOGO-STEME TASH E MBRAPA. MUNDET QE ASHT GABIM DHE PA PROBLEM ISHTE PERDORE EDHE LOGOJA E VJETER POR KJO ASHT LOGJIKA E LOGOS AKTUALE E CILA ASHT KJO POSHTE
kaq mesa di une ne ldhje me logon e vllaznise ne futboll.
PS: admin ose vllaznia1919
ju lutem te shkrimi jem per materialet e tifozave bashkangjitni edhe kete per kapelen e Vllazenve Ultras me idene qe ne te njetin shkrim te jene te gjitha materialet e bashkangjituna .
Kapelja
Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 02:52
by Admin
Forri, Redbluboys e kena te painfluencueshem e skam ca me i ba....
Besoj se shallat , nqs realozohen, kane me u ba e seri e veshtire qe me munden me u ba versione te personalizume.
Sa i takon logos une nuk thashe me kthy te vjetren, por nuk arrij me kuptu se kur, tek e si ka ndodh ndryshimi i logos.
Edhe logoja e re nuk asht keq.
Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 12:19
by vllaznia1919
Logoja qe ka forri per avatar kur deri kur asht perdor?
Se un kam nji stem qe u veshin neper bluzat e futbollit,shum te vjeter,mund te kete 20 vjet qe asht pak a shum si kja e teshmja vetem se nuk ka topin e te shkrumen.Pra asht gjyse blu e gjyse kuq me V ne midis.Dmth kja aktualja nuk asht nej logo e re por asht e marrun dhe e modifikume prej te vjetres.
Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 12:20
by vllaznia1919
redbluboy,kapelat jane yll krejt.Si tana materialet,je njish naqe.Te lumshin durt.
Posted: Thu, 16 Aug 2007 , 14:21
by Admin
Kurse une e kam nji bluze tjeter te Vllaznise qe e kam ble tesh vone edhe ka stemen e vjeter dmth ate qe ka Forri.
Po kshu para 4 vjetve kur takova disa drejtus te Vllaznise (Klubit Shumesportesh Vllaznia) me paten dhuru nji trekandesh ku ne te eshte stema qe ka Forri....
Per here te pare stemen qe perdor sot Vllaznia e kam pa tek nji dyqan sportiv qe asht tek ish-mapoja ne Parruce, para 5-6 vjeteve...
Posted: Sat, 18 Aug 2007 , 16:01
by forri
Posted: Sat, 18 Aug 2007 , 16:02
by forri
Para VLLAZNIA !
Posted: Sun, 19 Aug 2007 , 11:44
by redbluboys
Forri
problemi i materialeve per tifozat ne shkoder asht i madh.
te gjith e dim qe fanela (edhe zyrtaret) ,shalla apo ckado tjeter ne shkoder ska ose edhe ato qe jan sjan me ngjyrat tona taman ose jan fallsifikime apo modele te bame vete prej tregtareve per interesa te tyne por qe ne fakt skan shume lidhje me materialet qe perdorin ose ne fakt duhet te perdorin tifozat.imagjinoni qe ne treg ka shall te prodhum prej nje tregtari nga fieri ku ne vend te VLLAZNIA ka te shkrume VLLANZIA
.
qe te mberrijm deri ne materiale qe mund te perdoren nga tifozeria ishte dashte qe se pari vete klubi te kete strukturen e vete te shitjes se materialeve per tifozat dhe krahas ksaj vete tifozat te kene materialet e tyne .
per klubin skam qa me fole se skena gja ne dore por per tifozat dhe materialet e tyne ma pare duhet me u kriju struktura e cila mundet me i realizu kta gjana e kjo bahet permes shoqatave ose grupimeve te tifozave.
vete grupet bajn modelet e tyne te materialeve qe perdoren per identifikimin e tyre ne tribuna dhe jashte .kto materiale perdoren edhe si mjete vetefinancimi per grupin por.... dalim te gjendja e jone momentale .
nese flasim per klubin e di qe ka nje projekt per materiale te vllaznise qe mund te dalin ne shitje me ane te nje dyqani apostafat per kete pune por se ne cilen faze asht kjo ,ate se di .
nese flasim per V-U per momentin smundena me than naj gja te madhe sepse financat mungojn totalisht .gjithqka qe asht ba deri tash jan ba permes ndihmave qe na kan dhan tifoza te tjere dha naj gja qe kena mujt me siguru vete . materialet kerkojn nje dore te mire paresh si fillim sepse pr te realizu nje shall ose nje fanele me kosto te perballushme nga tifozat atehere ishte dashte me prodhu minimalisht ka 100 cope ose ma shume .nese flasim per fanelat ato kan nje kosto minimale prej 5000-6000 leke dhe per 100 cope duhen te pakten 500 euro . po ashtu shallat te cilet nuk prodhohen ne shqipni por do porositen ne turqi ose ne itali dhe ku kostoja e tyne shkon minimalisht 3-4 euro per cope .po e njejta asht me kapelet etj etj .
un nuk besoj se jena aq te pasun sa me ba modele personale te cilat e kan koston minimale mbi 30 euro copa .pra duhet me cu nje desajn ne sasine prej 100 copash e cila sic ju tregova don shume leke si fillim .
per momentin une po mundohem me i ba nja 20-30 fanela jo memodelin qe kam nxjerre ne sit si fanele zyrtare te V-U por thjesht te pakten te jene kuq e blu dhe te jene sa per paraqitje dhe identifikim ne tribune e masandej me aklimin e kohes me mujte me ba diqka edhe per materialet zyrtare te grupit .
per momentin mos te kerkoje kush materiale unike sepse asht krejt e pamujtun se spo mundena me ba diqka masive e jo ma unike .
Posted: Tue, 21 Aug 2007 , 18:26
by forri
Mos u mërzit,kadal-kadalë se ishalla tash po bahet ma mirë.
Mu thjesht më pëlqeu ideja e versionit t katërt të shallave dhe kaq,jo se të sugjeroj që o me i ba kshtu o s'ka.Randsi ka që i kena idetë e mira pasi ka shumë klube që i kanë paret por s'kan tru.
Respekte,naqe e tana të mirat!
Posted: Wed, 22 Aug 2007 , 07:59
by gdr
Tironsi_tr wrote:edhe mu bo qefi qe osht kjo deshire me e cu tifozerine perpara.
Kush esht me mosh mbi 25t'pakten e ma men mjaft mire se tifozlliku ne Shqipni bohej vetem me nji "Vllazni Vllazni" ose "Tiron Tiron' edhe nonji "uuuuuuu" kur ishte rasti per gati gol...
edhe pranej ka ardh koha qe dhe ne Shqipni te hy fryma e re e tifozllikut.
jam dakord me ty po un jam kthy para dy ditsh prej shkodret edhe te ata persona qe dikur shkoshin ne stadium edhe per miqesore nuk kishte ma entuziazem, prej dallavereve, p.sh. me turqit ka ken e vendosun per mos me lujt qysh ma perpara, jan fjal te nje antarit te stafit drejtus te ekipit, po keshtu edhe marrja ne ekip e dyshes gjermane vjet ka pas piksynimet e veta, e sot shkojn e marrin delainin, pse kur tan e dijn qe asht matrapaz? po ajo qe m'ban me nerva asht pse me marr nji matrapaz t'huj kur kena boll ktu..
p.s. perveç atyne brohoritjeve ishte edhe ajo e Lushnjes "o polic t'q...a nanen" 'polici polici' "o polic na e q..h nanen"
Posted: Wed, 22 Aug 2007 , 08:04
by gdr
te mesazhi ma siper, 4 rreshtat e par jan citim i tiransit po nuk di pse m'dolen ishtu
Posted: Wed, 22 Aug 2007 , 08:25
by gdr
redbluboy e di se sa je i fiksum me fjalen ultras po du me t'than qe nuk jan tan njisoj ato qe vetquhen keshtu. un flas prej eksperiences personale se kam pas kontakt me ultrasit e nje skuadre qe shetit sa ne serie a e ne serie b. un punoj shofer e ma perpara kam punu me autobuz e i kam trnsportu ne 7-8 trasferta e di me t'than qe ner 52 vet qe merrte autobuzi veç 2 m'jan duk normal, te tjert ishin me rrah murin, bile nuk kishe nevoj se u rrahshin vet per mur (e natyrisht u damtote muri). persa i perket shallave me pelqejn jashtzakonisht ata dy djathtas, taman ultra-s
aja fanela e montev... asht e mir kurse aja me ata vizat n'mang asht shum "sampdoria", kapelja ultra edhe aja, kurse at fjalen sportdashes e kisha nrru me tifoz. persa i perket kontributeve un kam ken disponibel edhe ma perpara, mjafton me na rujt nej shall edhe ne.
Posted: Wed, 22 Aug 2007 , 13:45
by vllaznia1919
Posted: Wed, 22 Aug 2007 , 17:56
by Admin
Qe gdr se e rregullova
, pshtove edhe prej denimit
Posted: Thu, 23 Aug 2007 , 11:17
by gdr
aman njata denimet nuk i duroj, kam ba edhe si burgaxhi me i evitu' ty ishalla t'shef zoti mar admin
Posted: Sun, 02 Sep 2007 , 02:12
by GOLDIAN
me t ardh keq per mundin qe ban redbluboys me shoke
mund qe shkon dam per keta pleha
me falni por tashme kupa u mush nuk mund te flitet per pretendent per titull ne nje skuader ku smerr vesh i pari te dytin