E di qe shumica dojn medite qa ka nodh,si ka nodh diten e neshjes.sot pata pak kohe e shkrujta diqa ,dmth i carcaf .
Me VLLAZNIT ULTRAS diten e ndeshjes per finalen e kupes se republikes
Prej disa ndeshjesh VLLAZNIT ULTRAS nuk jan paraqite ne stadium ne shenje proteste ndaj ekipit dhe udheheqjes se vllaznise duke bojkotu tribunat mrena dhe jashte shkodres me arsyet se e kena ndi vedin te fyer nga paraqitjet qe ekipi i vllaznise kish ba kohet e fundit .
Sjena paraqite e as kena shku ne stadium duke mos nxjerre asnje prej banerave tone ashtu siq shume vete duhet ta kene vu re edhe ne tv ose media .
Nje pjese e efektit qe kan dhan mosparaqitja e grupeve te organizum ne tribuna u vu re edhe me ramjen e prezences ne stadium edhe te tifozeve te tjere (jo te organizum) derisa u arrit fatkeqesisht qe ne ndeshjen e fundit me Skenderbeun tribuna e madhe ballore nuk u hap sepse skishte tifoze qe te hapej.ky fatkeqesisht asht rasti i dyte ne historine e vllaznise ku tribuna ballore ska tifoze.
Nuk kena dashte as ndeshjen e finales me kene prezent por disa dite para ndeshjes jena kontaktu nga drejtues te vllaznise dhe ne bisede e siper na asht kerku qe te jena prezent ne finalen e kupes.
Disa prej antareve jena mbledhe se bashku dhe kena vendose me shku vetem nese merrshim garanci te plota qe ekipi i vllaznise shkonte ne elbasan me mentalitetin per fitore .nuk kishte ransi qe fitohej apo jo ndeshja por ekipi te lunte me fitu ,kjo ishte paresorja per ne .
Masi kena marre garancite nga drejtues dhe lojtare qe ekipi shkon ne elbasan me lujte paster dhe me fitu ndeshjen kena vendose qe ne kete ndeshje te jena prezent duke e mbeshtete ekipin maksimalisht nga ana e jone dhe duke marre persiper mrena mundesive tona edhe organizimin e tribunes ku do ishin te vendosun V-U dhe tifozat tjere shkodran.
Koreografi te mirefillte skishim kohe me ba por te gjitha materialet tona qe kena i kena marre ne elbasan dhe me to ,si i thojn fjales “jena kallanise”.
Jena lajmeru qe tre dite perpara qe do kete ndihme per pjesen ma te madhe te tifozave shkodrane nga ana e klubit vllaznia me autobuse dhe bileta. ( per kto duhet me falenderu ne kete rast per korrektesine e tregume drejtuesat e vllaznise ).mesa kena info jan nise 14 autobuse nga sheshi “5 herojte” dhe jan shpernda falas 1000 cope bileta ne elbasan per te gjithe ata tifoze ne autobuse dhe te tjere qe kishin udhtu me mjetet e tyne prej shkodret.
Vllaznit Ultras jan nise prej te sheshi perballe turizmit me nje autobus te dedikum per ta dhe nisja asht ba ne oren 11.00. gjate gjithe rruges atmosfera mrena autobusit asht kene fenomenale si ne shkumje e aq ma shume ne kthim meqe edhe mundi na u shperbly .
Ne elbasan kena mberrite rreth ores 14.00. mbasi asht parku autobusi me flamuj ,tupana e brohoritje jena nise ne kembe drejte stadiumit ne grup ku jena bashku edhe me tifoza te tjere me te cilet kena ba te ushtojne brohoritjet para stadiumit Ruzhdi Bizhuta per rreth 30 min .
Nje pjese e antareve kan hy mrena stadiumit me vu banerat dhe nje pjese ashtu tuj knu kan hy ne tribune duke ba gati materialet tjera per te kene gati ne fillimin e ndeshjes .meqe disa tifoza tjere shkodran kishin hy para nesh dhe kishin zbukuru tribunen kuqeblu perpara nesh vendosem ne tela vetem banerin tone zyrtar VLLAZNIT ULTRAS dhe mas tij jena vendose te gjithe antaret ku mas nesh u afrun normalisht edhe shkodran te tjere tuj na pergzu per ambientin e krijum deri ne ata momente.
Nuk mundem me lan pa falenderu edhe tifozat e elbasanit dhe vecanarisht Tigrat te cilet qe prej momentit qe ne jena paraqite para stadiumit na kan perkrahe jashte e mrena stadiumit e deri ne ikjen tone prej elbasanit.
Tifozat e vllaznise kan kene te vendosun ne dy tribuna.ate ballore dhe ne tribunen qendrore ne te majte,pra perballe njera tjetres.
Me daljen e ekipit te vllaznise ne nxemje kan fillu brohoritjet ne perkrahje te saj te cilat mundem me ju than pa frike se sjan ndale asnjihere deri edhe mas marrjes se kupes ne rruget e elbasanit.
Meqe ne pergjithesi tribuna ka ken e mbushur ne pjesen ma te madhe me tifoza ne moshe te re (nga 15-35 vjeq) te cilet ishin te predispozum me ba tifo ,mundem me ju than qe perkrahja ka kene maksimale per te gjithe kohen e ndenjes ne tribune.personalisht ka kohe qe kete predispozicion per te ba tifo se kam pa as ne Loro Borici e as jashte shkodres kto vitet e fundit.
Normalisht qe kishte raste kur jo te gjitha kanget qe knojn V-U perkraheshin sepse ka edhe prej atyne qe nuk i dijn por brohoritjet ne kor kan kene te hatashme .tan tuj perkrahe,tan tuj bertite ,tan tuj ba tifo per vllaznine.si efekt e ksaj atmosfere ne tribunen tone u arrit qe ne pjesen e dyte te futej ne perkrahje edhe tribuna perballe nesh me tifoza shkodran qe normalisht kishte ne perbamje moshat pak ma te mdhaja por qe ne momente brohoritjesh coheshin edhe ata e zani i shkodranve USHTONTE ne stadium .
Normalisht ktu kishte te bante edhe fakti qe ekipi i vllaznise bani gol shpejt dhe pothujse e siguroj neshjen qe ne pjesen e pare.
Ne momente te caktume ka pase edhe kore kundra tiranes dhe tifozave te saj qe ishin vendosur ne krahin tjeter te tribunes ballore dhe ku ndaheshin prej shkodranve me gardh policie ne nje distance prej 20-25m .koret kundra jan iniciu edhe prej shkodranve edhe me raste nga tifoze te elbasanit qe ishin bashkangjite me shkodranet tuj perkrahe vllaznine .
Nuk kam ndi qe nga ana e tifozave tiranas te organizum apo jo te kete pase kore kundra ne drejtim te tifozave te vllaznise,ose noshta zani i tyne ska ardhe deri aty ke kena kene Ne te vendosun megjithese prezenca e tyne duhet te kete kene dikund 200-300 vete (edhe pse noshta mund te gaboj ne numer nga vete pozicioni qe kena pase ne tribune dhe smund te vlersojm taman )
Gjate minutave te fundit edhe pse prej te nxehtit te madh kish fillu me ike zani (policia jone si gjithmone injorante kish vendose me e kthy tribunen ne nje kamp perqendrimi duke mos leju asnji shishe uje per te lage fytin) brohoritjet nuk ndalen duke mberrite ne fundin e ndeshjes ne ovacione te fuqishme me te cilat bashkohen edhe vete lojtaret e vllaznise qe afrohen pran nesh duke hyp ne tela dhe duke festu me ne .
Marrja e kupes shoqnohet me kange e thirrje e perseri lojtaret me kupen ne dore afrohen te tribunat me tifoze shkodran tuj e nda gzimin e fitores se bashku me ne.
Me largimin prej tribunes vazhdon festa ne rruget e elbasanit ku sduhet me lan pa permende qe jan blloku rruget ne kalimin tone e poashtu edhe pershnetjet e pothujse cdo elbasanasi ne drejtimin tone tuj na uru per fitoren .
Autobusi jone asht largu i fundit prej elbasanit dhe rruges asht vazhdu me atmosfere edhe mrena autobusit dhe ne cdo qytet apo qender te banume qe kena kalu na kan pershnete edhe vendalite.elbasan,rrogozhine,durres,vore,lezhe mesa dukej kete ndeshje kishin kene me vllaznine sepse na kan pershnete tuj na uru per fitoren .
Kishim vendose me u ndale dikun me hanger diqka rruges por na lajmerojn ne cel se ne shkoder asht tuj “u ba nami” dhe se ne qytet kan dale njerzit neper rruge per te festu kupen dhe jan ne pritje te ekipit te vllaznise qe pritej me ardhe mas ores 22.00 dhe se bashkia ishte tuj pergatite sheshin Luigj Gurakuqi per feste e per kete arsye vendosem mos me u nal ma askund por te vazhdojm direkt per shkoder dhe per te festu atje se bashku me te tjeret.
Gjate hymjes tone ne shkoder jena pershnete prej te gjithve tuj na uru per atmosferen e krijume ne stadium dhe kena perfundu ne sheshin ne Pijace ku ne podiumin e krijum enkas per ekipin e vllaznise na kerkun ne vendos nje prej banerave tone dhe aty kena vendose banerin tone ku shkruhet 1919 me logon e vllaznise ne mes .
Kanges tone “ jena gzu mar jena gzu, kupen n’shkoder kena pru “ ju bashkangjiten edhe tifozat tjere shkodran qe kishin kene ne elbasan dhe qe kishin mberrite para nesh ne shesh e poashtu edhe te tjere qe kishin dale prej shpije me ardhe ne shesh me festu.
Fishekzjarre ,tymuse,kange e brohoritje ne shesh sa te dush e ne kup te qiellit .
Muzike shkodrane ,banda e qytetit e rreshtume ne shesh ,kangtare shkodran qe knojshin ne podium e birre me pi sa te xajn zhaba e stomakut ne shesh skan mungu e i tan ky organizim i bame per ma pak se 2 ore prej bashkise shkoder qe ne kete rast duhet pergzu me shpejtesine e veprimeve.
Ne oren 22.30 mberriti edhe autobusi me ekipin e vllaznise dhe ne ato momente sheshi veq se ska shperthy prej thirrjeve VLLAZNI,VLLAZNI .
Ne shesh ka pas prej te fmija e deri te pleqte,gra e vajza te reja ,familje te tana qe kishin dale me prite vllaznine me u knaq me ta se bashku ne shesh .
E keqja asht se une sdi me i gjete tana fjalet me pershkru ambientin e krijum ne ato ore veq mundem me ju tregu qe edhe pse jena largu nder te fundit kena lan njerz ne shesh tuj knu ,tuj pi e tuj u knaq prej gzimit te fitores.
M’vjen keq per ata qe skan mujte me kene aty ne shesh sepse me te vertet kan hupe disa momente qe normalisht nuk harrohen lehte .
Ne fund krejt ju uroj te tan adhuruesave te vllaznise
URIME PER FITOREN E KUPES SE REPUBLIKES.