Page 4 of 14

Posted: Wed, 20 Jun 2007 , 22:26
by Edmond-Cela
Definohet skuadra e Intertotos


Shkodër—Ekipi i “Vllaznisë” tashmë ka edhe dy seanca stërvitore në Shkodër dhe do të niset për në Kroaci ku luan me “NK-Zagreb” në kryeqytetin kroat. Mbasi të kalojë kufirin me Malin e Zi është parashikuar një ndalesë në qytetin e fundit përpara shtetit kroat që është qyteti i Hercegnovit. Aty ndoshta bëhet edhe një seancë tjetër dhe të premten me autobuz ekipi do të niset për në Dubrovnik qytet i vjetër dhe bregdetar i Kroacisë. Nga Dubrovniku me avion të porositur apo “charter” do të shkojë në Zagreb.Gjithsesi tashmë duket se 11-tëshi i “Intertotos” është saktësuar me ndonjë ndryshim të momentit të fundit.Kështu në portë është Grima, Teli, Lici dhe Dabulla më përpara Lika, Osja, Simo, Ahi, Hoti apo Beqiri dhe në sulm Dalipi, dhe Nora e Kaçi. Në përgjithësi në kampin kuq e blu ka qetësi dhe seriozitet në stërvitjen e përditshme.
infoshkodra.com

Posted: Wed, 20 Jun 2007 , 22:30
by GOLDIAN
po sukaj ku asht

Posted: Wed, 20 Jun 2007 , 22:35
by Edmond-Cela
ta po vos josen

Posted: Fri, 22 Jun 2007 , 09:58
by PARTIZANI
te sport ekspresi thuhej qe sukaj kishte pas probleme me pasaporten e si kishin dhene vizen

Posted: Fri, 22 Jun 2007 , 12:26
by Admin
Partizan, une se lexova kund ket lajm....

Posted: Fri, 22 Jun 2007 , 13:40
by vllaznia1919
Po po aty njashtu kan shkru.

Posted: Fri, 22 Jun 2007 , 14:08
by Edmond-Cela
a din gja ndo njani a jepen ndeshja e vllaznias live ne TV neser?

Posted: Fri, 22 Jun 2007 , 19:54
by vllaznia1919
E nep direkt Tv Fushaj!

Posted: Fri, 22 Jun 2007 , 20:30
by Edmond-Cela
si se kam dit une at mar burr. si e ka adresen e webit shpejt se me ka marr malli per fushajn.

Posted: Sat, 23 Jun 2007 , 11:33
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:E nep direkt Tv Fushaj!
MA MERR MENDJA ME E PA DUHET ME PAGU APO E KA FALAS PER NE TIFOZAT

Posted: Sat, 23 Jun 2007 , 12:05
by vllaznia1919
Qa asht kja pytje maj naqe,si po na ban me pagu ne tifozave presidenti jone i dashtun. :lol: :lol: :lol: :lol:

A dihet a e nep kush a ja?

Posted: Sat, 23 Jun 2007 , 12:18
by Admin
Per momentin sdihet gja nqs e jep kush.
Kur te jete orari i ndeshjes kontrolloni se kot mas e lidhet me ndeshjen tek kja adrese:

http://www.fkvllaznia.net/tv1.php

Posted: Sat, 23 Jun 2007 , 16:49
by futbollist
As une nuk di gja akoma,se pritsha me dale te nji faqe qe jep info per cdo ndeshje qe luhet ne europe se te cilat kanale transmetohet po te ndeshja e vllaznise nuk ka nxjerre asigja hala. :?

Posted: Sat, 23 Jun 2007 , 16:55
by Admin
Naqe a ke kontrollu tek tv kroate qe jane ne satelit ??

Posted: Sat, 23 Jun 2007 , 17:00
by futbollist
Po i kam kontrollu.Me sa di deri tesh ndeshja do jepet ne kanalin e radios HR 2.

Athere shoke na duhet njeni qe flet nashke me na perkthy ktu. :lol:

Si fillim instalo Real Playerin/Windows Media Player dhe pastaj futu ktu:

http://www.hrt.hr/streams/


Kliko pastaj me poshte te HR 2 dhe te hapet direkt radioja.

Programi i ndeshjes nis ne oren 17:35 thot aty te faqja. -- > http://www.hrt.hr/hr/

Posted: Sat, 23 Jun 2007 , 17:22
by Admin
Ndeshjen mundeni me e nigju edhe ktu:

http://www.fkvllaznia.net/radio.php

Mundeni me zgjidh se ma ca me e nigju.

Posted: Sat, 23 Jun 2007 , 17:36
by Admin
GOOOOOOOOOOOOOOOOOLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL


vLLAZNIA GOL OLE OLE OLE OLEEEEE

Posted: Sat, 23 Jun 2007 , 17:40
by futbollist
GOOOOOOOOOOOOLLLLLLLLLLL

Posted: Sat, 23 Jun 2007 , 17:42
by futbollist
GOlin e ka shenuar Nora

Posted: Sat, 23 Jun 2007 , 17:45
by Admin
Hallall Nores,

Minuta e 15' rezultati -10 ne favor te Vllaznise, hajt ishalla e majn kete rezultat :)

Ika une se me duhet me ik ne pune :(

Hajt ishalla me fitore :)

FORCA VLLAZNIA